Reali, 105 milionë euro për dyshen Aguero-Bejl

9 Prill 2013, 15:25Sport TEMA

Real Madrid pritet që të bëjë një ofertë të çmendur në merkaton e verës, në mënyrë që të afrojë në ekip Serxhio Agueron dhe Garet Bejl. Sipas mediave britanike, Real është gati që të paguajë plot 105 milionë euro për dy futbollistët.

Kështy, Reali pritet që të paguajë 60 milionë euro për mesfushorin e Totenhem, Garet Bejl, i cili këtë sezon ka shpërthyer dhe tashmë konsiderohet si Ronaldo i ri. Uellsiani konsiderohej nga legjenda Zinedin Zidan, si lojtari më i mirë këtë sezon, duke lënë pas edhe Mesin e Ronaldon.

Ndërkohë, për sulmuesin argjentinas të Mançester Sitit, Serxhio Aguero, Reali pritet që të paguajë 45 milionë euro. Nëse Bejl është më i lehtë për t’u blerë, duke parë që Totenhem nuk mund të bëjë dot rezistencë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Agueron, të cilin Siti do të jetë shumë e vështirë për ta lënë të largohet.

Ndërkohë, për të blerë këta dy futbollistë, tek Reali do të ketë largime, në mënyrë që të zbutet paksa shuma prej 105 milionë euro.

I larguari i parë mund të jetë Gonzalo Higuain, që ka shumë merkato në Angli dhe Itali, si dhe argjentinasi tjetër Angel Di Maria, i cili ka bërë një sezon me ulje-ngritje. Për të ka shfaqur interes Mançester Junaited./b.l

2 komente në “Reali, 105 milionë euro për dyshen Aguero-Bejl”

  1. Per menimin tem sulmin reali e ka fantastike ,nuk duhet te largohet el pipita nga reali pasi ai asht taktik ka nuhatje dhe e njef porten ,di maria asht ‘Engjelli’ i skudadres.

  2. TOTILA says:

    Kaq shume kushton mbajtja e ekipeve zinxhir tek nje qytet si MADRIDI ? Si nuk nxori ky madrid ,te pakten REALI dhe ATLETIKO ,per 34 vjet nje lojtar qe t’a kishte cuar kombetaren e SPANJES ne 9 EUROPIANE dhe ne 11 KUPA BOTE te pakten ne katershe .Hiq vetem finalen e 1984 NE europian me FRANCEN ku ARKONADA ishte dhe e beri SPANJEN ekip ….”KREVATI” .As EMILIO BUTRUAGENO nuk i mjaftoi ne 1986 megjithese i beri 4 gola DANIMARKES SE ELKAJERIT . Edhe ne 1956-1961 ,zgjidhjen REALI e beri me nje ITALO-ARGJENTINAS …ALFREDO DI STEFANO .A mund te flitet ne kohen e sotme per ekipe te mirefillta qe te perfaqesojne ne menyre me adeguate nje qytet ? jo. Por perjashtim ben REAL SOCIEDAD,BARCELONA dhe deri diku JUVENTUSI .M’a kundershton dot njeri komentin tim ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje