Marçelo Lipi: Juventus, beso. Rezultati me Bajernin mund të përmbyset

8 Prill 2013, 19:28Sport TEMA

Ish-trajneri bardhezi, Marçelo Lipi, që e ngriti këtë ekip në majat e botës, ndërsa arriti që të fitojë edhe Kupën e Botës me Italinë, shprehet se Juventusi duhet të besojë për ndeshjen e së mërkurës. Ai deklaroi për të përditshmen torineze “tuttosport”, se rezultati 0-2 është i rekuperueshëm. Kjo, edhe për faktin se në ndeshjen e parë, Juventusi nuk ishte ekipi që është në të vërtetë.

“Në atë ndeshje në fushë nuk ishte Juventusi i vërtetë. Këtë e kuptuan të parët vetë lojtarët bardhezinj dhe shumë prej tyre do të udhëhiqen nga dëshira për përmbysje e shpagim, për të treguar se në të vërtetë nuk janë ata futbollistët që u shfaqën në Mynih. Nuk më pëlqejnë përqindjet, por në teori, rezultati 2-0 është i rikuperueshëm, nëse shënon shpejt ndeshja merr një rrjedhë tjetër. Nëse Juventusi jep maksimumin, përmbysja është e mundshme”,  deklaroi Lipi, që ka arritur ta çojë Juventusin në katër finale të Ligës së Kampioneve./b.l

16 komente në “Marçelo Lipi: Juventus, beso. Rezultati me Bajernin mund të përmbyset”

  1. Ben Chicago says:

    Lipi e pe ndeshjen e pare ti mo???Diferenca ne fushe ishte e madhe.Bajerni eshte shume me lart se Juve.Juve ka marre tatepjeten ashtu si karroca PS,qe ka marre fund.

  2. bruxelles says:

    o peni chicago e degjove cfar tha maestro lipi ne ndeshjen e par nuk ishte juventusi i vertet prandaj juvja duhet te besoj ne perbysje po megjithate bajeri eshte pak me larte ne mesfush dhe ne sulme se ne mbrojte te ha kalin bajeri o peni chikago

  3. ajax says:

    Une nuk jam juventin,nese Juvja do te eliminoj Bajernin do te festoje.

    1. Tironci Lugano says:

      Ajax
      Shof qe paske mllefe.Ste ve faj..Historikisht skuadrat italiane kane pasur sukses me ato gjermane.por 2-0 rezultat i veshtire pee tu kthyer e kur ke perballe Bjernin.
      pershnetje

  4. goni angli says:

    o beni a sheh footboll ti ne chicago apo shikon berishen ne internet le footbollin se seshte per ty bajeni mire eshte po juvja nuk qe juvja qe eshte e tha mire lipi ypsh beni

  5. Elton Canada says:

    Ca lesh Chicago , ky Jeton me bathore o daj. Cmerresh kot me Ben Chicagon , leje se si ka dhene leket PD ja per komentet qe ben

  6. sami says:

    Lipi bene detyren si italian ,per ngritjen e moralit, po JUVE eshte i eliminuar duke humbur perseri

  7. altin says:

    lipi juventusi nuk eshte juventus sepse po luan me bayernin,, juventus eshte juventus vetem kur luan me lacion me romen me milanin ,,bayerni sivjet nuk e ndal askush te gjith i ka ne thes

  8. Best says:

    Vini re
    Lipi ka te drejte, Juvja e ndeshjes se pare nuk ishte Juvja, gabim total i Kontes qe la vetem Pirlon ne mesfushe

    Vini Re
    Juvja ka dy mungesa te rendesishme si Vidale Lishtajner, teper kyce
    Por…..
    Nese Pirlo-Vucinic kane diten e tyre, uroni qe Pirlo mos mte kete shenje ne goditjet e denimit se mund te ktheje ndeshjen bashke me Vucinic
    Bajerni la dyshime me Arsenalin kur rrezikoi per qime 2-0 ne shtepi

    Gjermanet nuk kane me karakterin e dikurshem, i leshojne ndeshjet atehere kur se pret
    Gjithsesi ndeshje e forte, bajern i favorizuar, por juvja nuk nenvleresohet

  9. Aftoqinto says:

    Duhen ato mo shoku, ato Arbitrat. Ah sikur te ishte Braschi dizenjator edhe ne CHL. Nami do ishte bo.

  10. totila says:

    Per LIPIN do te permendja titullin e kenges se A.CELENTANOS : ‘Tempo se ne va “.Nuk eshte problemi se BAYERNI eshte shume lart ,por JUVENTUSI eshte shume poshte .Bayerni e HIPOTETIKOI kalimin qe kuerse fitoi ndeshjen e pare .U.E.F.A do te veje perballe : ekipet spanjolle kunder njeri tjetrit dhe ekipet gjermane po kunder njeri tjetrit .Ketu qendron dhe hileja e hedhjes se shortit sipss mua .GOGLAT qe do godasin ekipin spanjoll do te jene specifike ,dhe ato qe do te godasin ekipin gjerman do te jene prape specifike .Pra sejcila gogel do te njoh vetem kombesine e saj. Keshtu do te ndodhe .Une e kam theksuar qysh me pare dhe cdo gje do te shkoje sipas parashikimit te kompanive te basteve ,te cilat do te “MENAXHOHEN ” ,nga U.E.F.A. Ne do te “kenaqemi” duke diskutuar ate qe eshte paracaktuar.

  11. Avni Rustemi says:

    Ben Qikago fshihet me kete emer se ne vertete eshte Argita…

  12. Asht e kote me than loja e Juves nuk ishte e Juves ,sepse e para JUvja asht nr 1 ne Serina A,por kur vjen puna me u ndesh me clubet e mdhaja e tregon vedin qe nuk asht ne lartesine e tyne e dyta Bayern e ka te sigurte kalimin ne gjysfinaledhe e treta ma e ransishme rregullat e lojes jan percaktu qe ne fillim nga UEFA,dhe nuk na metet gja tjeter veç se te presim hedhjen e shortit ne gjysfinale.

  13. hidrauliku says:

    Finalja eshte Bayern M.- Real M.

    1. Gent says:

      Bayern – Barcelona eshte me e mundshme nese nuk perplsen ne gjysfinale, dhe ne kete rast Borusia – Barcelona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje