Mino Raiola, një prej menaxherëve më të njohur në botë, që përfaqëson interesat e futbollistëve të tillë si Ibrahimoviç, Baloteli, Robinjo etj, është gjobitur me 5 mijë franga zviceriane dhe 1 mijë të tjera për shpenzimet gjyqësore.
Ai është gjobitur nga ana e FIFA-s, pasi e ka cilësuar kreun e kësaj të fundit, Sep Blater, si një “diktator të çmendur” pak kohë më parë. Ai akuzoi edhe kreun e UEFA-së, Mishel Platini, si “bosin e mafies”.
Ai vuri asokohe në diskutim edhe dhënien e “Topit të Artë”, duke qenë se këtë çmim e meritonte pikërisht Zlatan Ibrahimoviç./b.l