Boateng: Baloteli është si Ibrahimoviç

12 Prill 2013, 10:54Sport TEMA

Mesfushori ganez i Milanit, Kevin Prince boating, mendon se Mario Baloteli është njësoj si Ibrahimoviç dhe mund të ndihmojë shumë Milanin për të arritur ovjektivat e tij.

Baloteli është fondamental për ne dhe ai mund të krahasohet me Ibrahimoviçin”, deklaroi Boateng për Sky Sport Italia.

Mario është lojtar të cilin duhet ta luftoni vazhdimisht në fushë, sepse është e vetmja mënyrë për ta ndalur atë. Ai është djalosh i mrekullueshëm dhe një shembull i profesionistit, kështu që nuk kam asgjë të keqe që të them për të”, vijoi ai.

Milani pret Napolin të dielën në San Siro dhe Boateng shpreson që ekipi i tij t’i marrë tre pikët  për të synuar vendin e dytë.

Duhet ta fitojmë këtë ndeshje, sepse duhet të dalim në vendin e dytë, pasi është objektivi ynë për këtë sezon”, deklaroi Boateng./b.l

1 komente në “Boateng: Baloteli është si Ibrahimoviç”

  1. totila says:

    Balotelli nuk eshte si IBRA, prisni ato floket se late nam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje