Të afërmit e 11 vjeçarit të zhdukur, Julian Çela, besojnë se ai është gjallë dhe po vazhdojnë kërkimet privatisht.
““Kërkimet po i vijojmë privatisht për të gjetur trupin e Julit, nëse është e vërtetë se atë e kanë hedhur në landfillin e Sharrës. Ne besojmë se ai është gjallë, shpresa vdes e fundit”, pohon për GSH një kushërirë e 11-vjeçarit të zhdukur që në 30 nëntor.
Prej afro një muaji, forcat e policisë në bashkëpunim me ato të ushtrisë vazhdojnë kërkimet në landfillin e Sharrës, aty ku “monstra i Laprakës”, Ardian Prrenjasi, pohoi se e ka hedhur trupin e 11 vjeçarit, pasi e ka vrarë atë.
Edhe pse Ardian Prrenjasi i ka qëndruar i palëkundur versionit të tij, policia po heton edhe në pistën e trafikimit.
Julian Çela është zhdukur më 30 nëntor, ndërsa arrestimi i Prrenjasit është bërë më 17 mars, pasi kishte rrëmbyer një fëmijë 10 vjeçar. Pas arrestimit ai pranoi se e kishte vrarë edhe Julian Çelën./A.XH