TemA TV/ Miratohet përgjysmimi i taksës vjetore për makinat e përdorura (VIDEO)

16 Prill 2013, 20:55Sociale TEMA

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin që parashikon përgjysmimin e taksës vjetore për automjetet e përdorura.

Po ashtu në projektligj parashikohet që të falen edhe evazorët që kanë shmangur pagimin e taksës.

“Të gjithë ata individë që nuk e kanë paguar ende taksën e mjeteve të përdorura, në momentin kur ligji është futur në fuqi, për ta do të mund të aplikohet taksa e re, formula e re, pra gjysma e saj ç’kanë paguar deri më sot”, thotë zëvendësministri i Financave, Alfred Rrushaj.

Doza e amnistisë u shtua, kur deputeti demokrat Sherefedin Shehu propozoi që atyre t’u falen edhe penalitetet nëse e paguajnë taksën deri ne 30 qershor, një javë pas zgjedhjeve.

“Propozoj që të shtohet një fjali. Në rast se pagesa bëhet brenda datës 30 qershor 2013, ata përjashtohen edhe nga penalitetet për vonesë në pagesë”, tha Shehu.

Taksa vjetore për automjetet e përdorura u vendos nga Qeveria tre vjet më parë.

“Ne atëherë kemi qenë kundër dhe ju kemi thënë se po ndikoni drejtpërdrejt në buxhetet e ekonomive familjare. Me përllogaritjet e tre viteve, ju i keni marrë 7.5 miliardë lekë të reja familjeve shqiptare dhe vini dhe rrihni duart dhe bëni sikur këtë taksë e kemi vendosur ne dhe jo ju,” tha Braçe.

Opozita votoi pro ligjit në parim, por kundërshtoi nenin që amniston evazorët. Erjon Braçe tha se falja është e pamoralshme.

3 komente në “TemA TV/ Miratohet përgjysmimi i taksës vjetore për makinat e përdorura (VIDEO)”

  1. Blendi Tahiri, Xhamlliku says:

    O karagjoza, po ne qe e kena pagu?!!
    Do rimbursohemi apo do marrim nje mut?
    Fajin e kemi ne qe pagujme te paret per me qene ne rregull me ju shtet muti

  2. Sabri says:

    Braçe ka plotesisht te drejte. Evazoret nuk duhet te falen, pasi duhet ne radhe te pare te respektojme paguesit e rregullt dhe sistematike.Ndryshe ti kthejme parate takspaguesve dhe klienteve korrekte qe nuk kane bere kurre evazion .

  3. ilir says:

    po kshu ka lezet. puno qorri e han horri. megjithate personalisht jam i fituar, se e dij qe kam te bej me budallenj dhe si kisha pagu taksat. problemi esht se ktu fitova por kushedi se ku do e haj. ah populli shkret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje