Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është takuar me një grup prej 200 ish-mbështetësish të së djathtës në Burrel, të cilët kanë vendosur t’i bashkohen Partisë Socialiste.
Në fjalët e tyre pjesëmarrësit në takim kanë shprehur zhgënjimin e thellë nga politika 22 vjeçare e PD-së dhe veçanërisht nga qeverisja e 8 viteve të fundit të kësaj force politike.
“Jam i zhgënjyer dhe i mashtruar prej 22 vitesh, ku unë kam kontribuar dhe kam ardhur të denoncoj dhe te deklaroj publikisht: Qofshin të mallkuara këto 22 vite që kam mbështetur PD-në. Unë tani do të mbështes programin që do të rilindë Shqipërinë dhe do të organizoj shoqërinë dhe miqësinë që të ndjekin këtë rrugë. Unë besoj në rilindjen e demokracisë”, është shprehur Haxhi Llupa, njëri ndër themeluesit dhe aktivistët e parë të PD-së në fshatin Guri i Bardhë.
Ndërsa Enver Dodolli, një djalë i ri nga Klosi me prejardhje nga një familje e persekutuar gjatë regjimit komunist ka theksuar: “Është rilindja ajo që ne na jep shpresë dhe përgëzoj zonën e Klosit që i është bashkuar iniciativës për të ecur me rilindjen”.
Kryeplaku i fshatit Suç, Shefki Patri ka folur për gjendjen e vështirë që po kalon ky fshat i cili për vite me radhë ka votuar për Partinë Demokratike, por të cilit nuk i janë zgjidhur as problemet më themelore të jetesës siç është uji i pijshëm. “Ne kemi qenë fshat demokrat dhe vazhdojnë një pjesë të jenë me PD-në. Kanë bërë boll për demokracinë, por kurrgjë s’kanë në shtëpinë e vet. Sepse për shembull nuk kanë ujë të pijshëm. Në fshatin tonë që është prerë shiriti i ujësjellësit që në ’94 te Allamani, edhe sot mbushim ujë me boilera”, ka thënë Patri.
Pas tij fjalën e ka marrë një tjetër përfaqësuese e një familjeje të persekutuar nga regjimi, Fata Mala, e cila është shprehur: “Gjatë regjimit unë isha e persekutuar dhe nuk më bënte njeri ftesë të merrja pjesë asgjëkundi. Ajo çka është më tronditësja është ajo që ndodhi pas viteve ’90, kur të gjithë ne besuam dhe drejtuam sytë të Partia Demokratike se do na sillte ndryshimin, barazinë, lumturinë të gjitha që kishim ëndërruar. Por kjo nuk ndodhi. Unë të them të drejtën preferova të hesht duke menduar se heshtja ime do të fliste më shumë, por kjo s’i bëri përshtypje askujt”.
Kreu i PS tha se me aktin e tyre kanë bërë një hap emancipues për të treguar se populli nuk duhet të zgjedhë sipas tifozllëkut partiak, por sipas alternativave që zgjidhin hallet dhe problemet e tij, që i japin mundësi për një jetë më të mirë. “Shqipëria ka nevojë për më pak tifozllëk për partitë dhe për më shumë qytetarë që kudo ku banojnë në qytet apo në fshat votën e tyre nuk e lidhin me besnikërinë e verbër ndaj partisë, por e lidhin me nevojën për të ndryshuar jetën e tyre. Përgjegjësi më i madh për këtë përçarje të madhe mes shqiptarëve është kryetari i PD-së, i cili të gjithë instrumentet e luftës së klasave, e luftës me armikun e brendshëm i mori dhe i vuri në përdorim në kohën e demokracisë, duke e kthyer PD-në nga një parti e shpresës së madhe në një parti familjare që sot nuk ofron asgjë tjetër, përveç gënjeshtrave dhe dasisë.
Juve bëni një hap që është shumë emancipues, bëni një hap që është shumë qytetar. Bëni një hap që është vërtet hapi i një rilindjeje, jo në kuptimin e votës në 23 qershor për PS-në, por në kuptimin e kapërcimit të kufirit që mban njerëzit ndarë në emër të partisë dhe i mban të varfër, i mban të papunë, i mban pa shërbime, i mban pa shpresë me atë idenë që ‘puna jonë u pa, por të na rrojë partia’,” është shprehur kryetari i PS, Edi Rama./ep
Bravo dhe mirse te vini asnjehere nuk eshte vone, por kjo le te na sherbeje qe te mos genjehemi me nga sharlatane qe dine vetem te gerthasin neper podiumet e mbushura me zorr, per te lene pershtypjen se udheheqesin e do populli, jo Sali Berishen sot e urren mbi 98% e shqiptareve ne Shqiperi dhe ata qe e mbeshtesin e mbeshtesin nga halli se ikja e Berishes, nga pushteti do te thote falimentim i tyre ne biznese.
O Sale, do ngelesh vetem me Zhelefinen e Mulin.Edhe Zhelefina ka per te te lene sapo te gjeje ndonje hamshor
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/nana-pede.html
SHQIPËRIA PO RILIND
Sa herë që shoh mitingjet fashiste që bën, me gërshërë në dorë, Salih Geddaf Gërdec Gërdalla, trishtohem jo për broçkullat që flet ai, jo për budallalliqet me okë që bën ky i çmendur, e as për premtimet mashtruese pa kandar që jep ky demagog.
Ajo që më trishton, më brengos e më vë në mendime është pyetja që i drejtoj vetes:
Ç’janë këta njerëz që i shkojnë akoma pas këtij të marri, këtij krimineli vrasës, këtij tradhtari të Kombit?
Më ka munduar shumë kjo pyetje pasi përgjigjet që i jepja vetes nuk më lehtësonin.
Përgjigjet e mija ishin se: Ata që akoma e ndjekin monstrën e Viçidolit janë naivë e të paditur, janë të gënjyer, janë të detyruar, janë të mjerë e në nevojë për një thes me miell, janë të frikësuar nga pushteti kriminal i pushtave të Saliut, janë të korruptuar e të inkriminuar nga rregjimi neofashist i Saliut, ose janë vetë falangat monstra të Salih Sulltanit.
Tani po lehtësohem pasi vetë mbështetës dhe themelues të PD-së po ndërgjegjësohen e po shkëputen nga e keqja.
Orteku i braktisjes së Saliut, që ka nisur nga Dibra, Mati, Lezha e Shkodra po përhapet me shpejtësi në gjithë Shqipërinë e do e verë për fund rregjimin kriminal të stalinistit të fundit në Evropë.
Ditë të mira pas këtej vijnë, SHQIPËRIA DO RILINDË.
hahahahahah kete fore vetem ortodhijaksit mund ta hane
C’jane keto lejfenizma???!!! As PD dhe as PS nuk kane nevoje per legena qe deklarojne “mallkuar qofshin keto 22 vite qe kam mbeshtetur x-in apo y-in”. Mallkuar per ke or hajvan???!!!
………..paskan filluar putanizmin kolektive????????? Pale , e jepni edhe si diçka pozitive . Thjesht po shtohen xhuvelinot dhe “besniket” e partise .
O sa po u djeg spiunave e bijve te spiunave. Ta gezon PD, o spiuna, se njerezit e ndershem po e kuptojne sa prapa ka mbet Shqiperia nga Sala. Nuk duan ta shtyjne tranzicionin edhe 4 vjet te tjere…