Terror në një shkollë në Korçë, 70- vjeçari qëllon me sëpatë mbi një fëmijë

23 Prill 2013, 15:48Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Një 70-vjeçar ka hyrë në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Nuçi Naçi” dhe ka tentuar që të godasë me sëpatë një prej nxënësve.

Fatmirësisht nxënësi 13-vjeçar është shmangur dhe i ka shpëtuar goditjes, e cila mund të ishte fatale.

Pas ngjarjes së rëndë policia tha se autori i sulmit është me probleme mendore, ndërsa ende nuk është zbardhur ngjarja e plotë.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë për faktin se kushdo mund të hyjë në shkollë i armatosur dhe nuk ndalohet nga askush

 

Dëshmia e 13- vjeçarit: Më gjuajti se nuk iu binda

Andon Trebicka i ka shpëtuar për mrekulli goditjes me sëpatë  dhe pse ishte në orën e mësimit. Për minuta të tëra fëmijët e klasës së gjashtë në Korçë janë terrorizuar nga një person, për të cilin policia thotë se është me të meta mendore.

Dhe pse nuk ka asnjë të dhënë se si një person ka mundur të hyjë në ambientet e shkollës, 70-vjeçari ka tentuar të godasë fëmijën.

13- vjeçari i shkollës 9-vjeçare “Nuçi Naçi”, që ka qenë dhe objekt i sulmit, ka shpëtuar për mrekulli, ndërkohë që policia e qytetit të Korçës ka deklaruar se 70-vjeçari njihet si person me të meta mendore.

Megjithëse ngjarja fatmirësisht nuk ka shënuar viktima, askush nuk mban përgjegjësi se si ka hyrë në ambientet e shkollës një person me të meta mendore, i cili jo vetëm ka terrorizuar fëmijët, por dhe ka shkaktuar panik në tërë zonës.

Pak kohë pas ngjarjes policia tha se ka ndaluar 70-vjeçarin, por nuk ka bërë me dije identitetin e tij. Ndërsa Andon Trebicka ka shpjeguar për mediat historinë e tmerrshme, ku ai për fat i ka  shpëtuar sulmit të agresorit.

“Ishim të gjithë nxënësit në klasë, kur një burrë hap derën e klasës dhe pa leje futet brenda. Nuk e di sa vjeç ishte, por me sa zë kishte na thotë uluni të gjithë. Pastaj tha se ishim të gjithë të pushuar nga puna. Unë nuk pranova të ulem dhe ai më qëlloi me sëpatë. Unë u largova menjëherë dhe sëpata goditi më pas në mur. Sëpatën e kishte të mbështjellë dhe të bërë si bastun. Nuk di se si kam shpëtuar”, ka rrëfyer nxënësi i klasës së gjashtë së shkollës 9-vjeçare të Korçës.

Ngjarja e tmerrshme është konfirmuar edhe nga policia e qytetit të Korçës, e cila bëri të ditur se ka arrestuar agresorin e fëmijëve menjëherë pas sinjalizimit të marrë nga drejtuesit e shkollës 9- vjeçare.

Sipas policisë, Përparim Beqiraj ka hyrë në shkollë në gjendje të dehur dhe në kushte depresioni ka kërcënuar fëmijët.  Policia thotë se Beqiraj është prezantuar si drejtuesi i shkollës dhe pasi ka hyrë në ambiente të brendshme të saj, ka nisur të kanosë fëmijët pa asnjë shkak. Sipas njoftimit zyrtar, 70-vjeçari Beqiraj është arrestuar dhe ndaj tij rëndon akuza e veprave penale të kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje e mjeteve të forta./l.ç

10 komente në “Terror në një shkollë në Korçë, 70- vjeçari qëllon me sëpatë mbi një fëmijë”

  1. ben prezevativi says:

    Ben chicago eshte
    Nga korca
    39 vjec
    I semur mendor

  2. elona says:

    Admin je ne gjum?gjithe gazetat e kane nxjerr lajmin per Aleancen Popullore te Tur Dojakes me PS,vetem ju jo.Dhe s’eshte hera e pare qe ndodh…verejtje!!!

  3. lili says:

    korqa kta tegjith ishin tesmur psiqikisht

    1. dritani says:

      Cfare gjuhe ishte ky komenti yt?

    2. edi says:

      Me b… e shkrojte kete komentin o lili.

  4. TOTILA says:

    Ben chicago..cben keshtu

  5. gjynah says:

    Gjynah. Qenka renduar ben chicago. Nuk ishte dhe kaq keq. Sdo kete pire ilacet ndoshta.
    E shikon ramy? Duhet ti push ilacet me rregull, se do na besh ndonje hata do na besh.
    He te keqen.

  6. llazi says:

    Po,po,paska semundjen e Saliut…Edhe ky kishte sulmuar nxenesit e nje shkolle sot.

  7. Andon says:

    Po akuza e “vrasje e mbetur ne tentative” apo “tentative vrasje?” Apo harroi qe kishte sopate, dhe mendoi se po e godiste me bastun?

    (I paska pushuar nga puna pa asnje shkak, meqe po afrohen zgjedhjet, ka dashur te beje presion)

  8. Marga says:

    Psikopatet dhe depresivet jane shtuar shume. Edhe keta kemi mangut, nuk mjaftojne udheheqesit.

    Keta njerez duhet futur ne institucione perkatese. Na njoftoni cfare do ndodhe me ‘zoterine’ apo e lirojne me amnestine e rradhes!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje