Avokati i Popullit, Igli Totozani ka reaguar pas situatës së krijuar në një godinë të Tiranës, e cila po lirohet për t’iu dorëzuar pronarit të saj, pas një akti normativ të qeverisë shqiptare.
Totozani tha se në këtë rast është përdorur dhunë ndaj qiramarrësve si dhe janë përdorur armët e zjarrit nga policia private, e shoqëruar nga punonjës të Policisë së Shtetit.
Totozani tha se ata e kanë kundërshtuar këtë akt normativ, pasi nuk bien dakord që familje të tëra të hidhen në mes të katër rrugëve.
“Dëmi psikologjik që i shkaktohet familjeve në këto kushte është i pariparueshëm, jo vetëm për to, por për gjithë shoqërinë shqiptare, e cila aspiron standarde reale të ushtrimit dhe garantimit të së drejtës për strehim të çdo individi. Nuk mundet që familje të cilat kanë individë paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të moshuar të moshë të thyer, fëmijë e të rritur pa asnjë mundësi financiare për të përballuar qoftë edhe jetesën minimale, të trajtohen në këtë mënyrë,” tha Totozani.
Sipas tij, prokuroria duhet të nisë hetimet pasi ka raste kur është abuzuar me këtë akt normativ.
Totozani deklaroi se banorët e larguar nga shtëpitë nuk mund të marrin as kredi dhe as banesa sociale, ashtu siç u ishte premtuar.
“Nga ndjekja nga afër e këtij problemi na rezulton se ish- pronarët po marrin pronat e tyre, por qiramarrësit në banesat e tyre nuk mund të përfitojnë në një pjesë të madhe të tyre, as kredi me interes 0% dhe afat kohor 30 vjeçar nga shteti, as banesa sociale nga ana e pushtetit vendor dhe për më tepër qendrat e përkujdesjes për moshat e treta nuk kanë mundësi pasi nuk kanë kapacitet për të akomoduar individë të moshuar qiramarrës që duhet të lirojnë në këto kushte banesat e ish- pronarëve.
Avokati i Popullit tepër i shqetësuar nga kjo situatë i bën thirrje qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të miratojnë shumë shpejt bazën ligjore, e cila do të mundësojë trajtimin individual, specifik për secilën familje qiramarrëse në banesat e ish-pronarëve,” tha Totozani./ep
o igli vari teneqen kësaj pune,moo!!
para se të na bëheshe AP,shkruaje mirë!tashti po merr rrogën i fut ndonjë gallatë për hymnin dhe LGB.. dhe asgjë më tepër!kse takat or lali!si ti personalisht ashtu dhe posti që zë!!
tërë “agresivitetin tënd”të mëparshëm e ke këthyer në këtë buzëqeshje që na i paraqesinçdo herë,të rralë,që të vjen për të gogësitur!!
hec mo iglo moo!!
futja gjunit për këtëmuj ,e bëre punën!!
rrogën ta çojmë si gjithnjë në të njëjtën datë!!
Anticensure ,Igli mund te shkruaje vetem direktiva,mund te mbushi ca letra dhe ti dergoje te Zhelefina…kaq ka ne dore .
Personalisht i kam interpeluar jo me larg se javen e kaluar dhe mora pergjigje direkt,plus qe kane nderhyr dhe si institucion vete per zgjidhjen e ktij problemi.Nuk ka asnje te drejte te bej me shume .
Agresiviteti te zhduket perball injorances pushtetare ,nuk ke cfare ti besh fare .
Nuk kuptova kush te ngacmon me shume …buzeqeshja e tij simpatike apo LGBT ???? Anticensure ,mua me *trazon* bunkeri i mentalitetit qe pak te eshte ngulitur apooooooo jooooooooooooo ?????
Shaka ,pra qetesohu nqs me pergjigjesh .{nejse eshte gjithmone gjysma e te vertetes }
Anticensure ,dhe dicka …nje dite ata do dilnin nga ajo shtepi ,po te kujtoj qe kur pushteti popullor i morracakeve u sekuestroi pronat ,i denuan me pushkatim ,askush nuk pati mundesi te replikonte apo te gjente drejtesi.Kane pasur kohe 22 vjet te kuptonin qe nuk ishte shtepia e tyre
Fakti qe jane te semure,tetraplegjik dhe nuk mund te marrin kredi ,me vjen keq por,por ngelet e drejta e tij te kete pronen per te cilen njerez ndoshta dhe kane vdekur ……Nuk besoj se kur jane futur ne shtepine e ish pronarit ti kete vrare ndonjeher ndergjegjia per *armikun e popullit*…e pra tani te privatizojne bunkerin …per ate kane punuar gjithe jeten e tyre si koperativiste …te presin se do vije i biri i Kristaqit dhe do u firmosi varjen…ops ashtu bunkerin…eeeeeeee po e lej fare …e zgjata shume *shakane* .
Respekte per Iglin.Ka treguar perkushtim te padegjuar ne punen e vet ne Shqiperi
nika
se kam as me buzëqeshjen e tij e aq më pak me LBGT!
buzëqeshja është private dhe sa për LBGT e ke vetë parasysh mendimin tim!!
e kam thjeshtë me totozanin që përveç kompetencave të kashtës që ka,ka humbur atë “agresivitet”për të drejtën që ka pasur!
ndoshta ai është një profesionist,teknokrat i mirë në lëmin e tij,por mendoj se askush nuk e pengon që të japë të njëjtën ndihmesë si dhe më parë si qytetar i thejshtë!!
pa dashur të hyj në diskutim për gomarllëkun që ke shkruar më lart”pushteti popullor i morracakeve”,po të them se nuk kam hyrë në diskutim të ngjarjes!nuk i njoh kushtet dhe nuk nuk mund të flas!fola vetëm për igli totozanin si e kam njohur para se të bëhej AP!nëpërmjet shkrimeve të tij!!
Anticensure provohe njeher ti si qytetar i thjeshte te ndihmosh dike,merr nje leri romet se per ata te peshtyjne dhe ne surrat,nuk kam shume qe cova nje femije 13 vjec me epatitin “c” per analiza me lek ne dore dhe nuk donte kush te ma zinte me dore…nejse merr nje qytetar normal…nje rrace ariane ,une ndesh me nje problem frekuent te mos regjistrimit…shume i kane lindur jashte ne Greqi,pastaj kane dhene emrat qe kishin marre ne Greqi e di une cfare rremuje nejse ik si qytetar i thjeshte ne gjendjen civile dhe provo ti kerkosh ndihme per regjistrimin….nuk e di ku jeton ,por ktu eshte e pamundur…merr nje grua dhe ik denanco dhunen ne familje…Zot na mbaj mendjen une as gjuhen nuk jua kuptoj atyre qe gjej ne polici…
Nuk ben dot asgje ktu Anticensure ,asgje ,mire qe kam rastisur kokeforte nga lindja dhe me fat nga vazhdimesia e jetes ,por fatekeqesi ngelet qe kemi lindur ketu .
Je shume ‘acid” kto kohet e fundit….e ka fajin martesa Meta Rama me duket ????/
Jane selia Pink ,leri te jetojne …martohu dhe ti ,do ja kalosh mire…hahaaahahahahahahha jeto dhe ler te jetojne
E megjithate “pushteti popullor i morracakeve’ nuk eshte gomarlleku im,eshte i klases puntore koperativiste !
Qetesohu i dashur,me ler te pakten Iglin ,se ndryshe une nuk do dija ku te perplasja koken pa ate njeri me buzeqeshje simpatike dhe te nje pregatitje te shkelqyer …eshte nje nga me te miret qe kemi ,me gjithe stafin qe ka .Korrekt dhe te vlefshem.Sinqerisht i kam vene ne prove .KLM !
“Jane selia Pink ,leri te jetojne …martohu dhe ti ,do ja kalosh mire…hahaaahahahahahahha jeto dhe ler te jetojne”
nika me sa duket ti nuk je po aq e informuar për mua sa un jam për ty!!
me selinë pink nuk kam pasur probleme!ata jetojnë dhe duhet të jeojnë si të gjithë ne të tjerët!janë pjesë e njerëzimit dhe e shoqërisë!
sa për martesën o nika,po më këshillon ta bëj për së dyti??
nuk ta mer mëndja se mjafton njëherë??
ndoshta ske faj ti,ndoshta ti e ke zakon të përsërisësh gabimet,gomarllëqet!
unë jo!
mos harro se në këtë koment prap ke folur për “morracakë”për popull të thejshtë që ti me aq devocion përpiqesh ta ndihmosh!unë bëj të njëjtën gjë nika,ndoshta jo në të njëjtën mënyrë si ti,por mendoj se kemi një ndryshim!
ti e bën për mëshirë dhe për egon tënde!
unë e bëj sepse jam i bindur se personi ka të drejtë që të përfitojë nga të drejtat e tij si njeri!!
unë nuk jam “acid”,kam qënë i thartë dhe i hidhur sipas momentit,ashtu si kam qënë dhe i ëmbël!!
normalisht përpiqem ti shoh,vlersoj gjërat me një objektivitet sa më të madh!e vë veten dhe në krahun tjetër dhe mundohem të them atë që mendoj!
si pasqyrohet në krahun tjetër është subjektive!!varet nga gjëndja emocionale,kulturore dhe dijet e anës tjetër!!
KLDHMM
Z.Anticensure,
E para lexoni kompetencat e A.P., e dyta nuk asnje lloj standarti ne politike qe cdo gje duhet te behet duke share e uleritur.
o vëllai mashkull i oketës
si ta merr mëndja?
ja vlen të replikoj me ty??
O shoku Igli. Pronat tek i zoti. Keshtu zhvillohet Shqiperia!!!!
hahahah tamam e pershetdes komentin me lart
igli…… o igli…….o igliiiiiiii
zgjidhu hallin o igli jo jepu mende qeverise
ik atije bashkohu me ta kapi per dore dhe akomodoj te kryemistri se ka m2 plot sa te duash aty o igli
Igliiiiii pse nuk u feshkellen edhe atyre te LGB-ve te ngrihen ne proteste per kete problem se ata kane edhe ato metodat e tyre per tju inponuar qeverise …iglo
avokati i popullit duhet te ndihmoje qytetaret e thjeshte dhe te verifikoje parregullsite dhe fallsifikemiet qe behen tani para zgjedhhjeve…nese ben kete je i nderuar, ndryshe IK edhe ti!!
Bej punen tende verifiko rast per rast dhe mos i fut te gjithe ne nje thes, nese mundesh ngri edhe nje task force per kete dhe mos rri gjithe diten ne TV, sepse kur ishte rasti i romeve beje reklame, kurse tani kur mijera familje dhe te semure jane ne mes te rruges, ku do i futesh ne zyren tende??????
Me vjen keq per ata qe jane te semure e ku di une. Po atyre pronareve qe ju mor prona dhe u hodhen ne mes te rruges pa ju dridhur fare zemra?! Sa vite kane kaluar qe atehere? Mos duhet qe te sistemohen gllaberuesit e prones njehere dhe pastaj t’u kthehet prona atyre qe u mor brutalish, u internuan, vran e persekutuan?!