Partia Socialiste deklaroi se një nga 100 dështimet e kësaj qeverisje është ai me rendin.
Deputeti i PS, Piro Lutaj tha se qytetarët sot ndihen më të pambrojtur se kurrë, ndërkohë që krimi është trefishuar në këto tetë vite qeverisje të Berishës.
Sipas Lutajt, pasiguria në rrugë është rritur me 220 përqind, ndërkohë që është përkeqësuar lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Sot Policia e Shtetit ka dështuar keq dhe me mbrojtjen e grupeve më në nevojë, siç janë fëmijët dhe gratë nën rrezikun e provuar e të përsëritur të dhunës.
Profesionalizmin dhe motivimin e Policisë së Shtetit, Berisha e mbyti me emërimet dhe rekrutimet që plotësonin vetëm një kriter, atë të militantit (ose tre nëse shtojmë nepotizmin e krahinarizmin).
Raportet e Bashkimit Europian në vitin 2010 dhe 2011 për progresin e bërë nga Shqipëria dhe raporti i Departamentit Amerikan të Drejtësisë (2012) theksojnë qartë se Policia e Shtetit vuan si pasojë e korrupsionit dhe të mungesës së profesionalizmit, me gjithë trajnimet e shumta të ofruara nga misionet që asistojnë policinë,” tha Lutaj.
“Ndershmëria e personelit u godit rëndë kur Policia e Shtetit u kap nga kupola e Ministrisë së Brendshme me lidhje të shkurtra me botën e krimit. Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit sot janë të lidhur me krimin e organizuar. Kjo kupolë ka tradhtuar Policinë e Shtetit, duke tradhtuar njerëzit e ndershëm e më të përgatitur brenda saj. Këta ose janë larguar, ose janë hedhur në katër rrugë, ose janë detyruar të heshtin, duke shkaktuar një shkatërrim moral të gjithë Policisë së Shtetit.
Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit sot garantojnë rrugët e kontrabandës dhe administrojnë të gjitha të ardhurat nga korrupsioni. Tradhtia e përditshme që i bëhet Policisë së Shtetit, ka fytyrën e trios Flamur Noka (Ministër i Brendshëm), Hysni Burgaj dhe Agron Kuliçaj. Kjo është dora e rrënimit të vazhdueshëm të Policisë së Shtetit,” vijoi deputeti socialist, duke theksuar se tani komisarët këputen rrugëve nga plumbat dhe asgjë nuk ndryshon.
Sipas Lutajt, akoma nuk ka një bazë të dhënash elektronike për të gjithë personat me precedentë penalë dhe vendndodhjen e tyre.
“Qeveria e Berishës jo vetëm që ka shkaktuar një dëm kaq të madh në kurriz të rendit e sigurisë publike të qytetarëve, por ka vendosur të bashkëjetojë me këtë situatë: Duke mos pasur aspak ndërmend luftën ndaj krimit, vendosi të miratonte ligjin që pajis me armë ministra e deputetë.
Pas 59 ditësh, qeveria e majtë, që në 300 ditët e para do ta rivendosë Policinë e Shtetit në krye të detyrës dhe Shqipëria do të shohë me sytë e saj një polici të rilindur. Riorganizimi rrënjësor i Policisë së Shtetit dhe i të gjitha forcave të sigurisë, rritje të trajtimit financiar për policinë shqiptare dhe do e çlirojmë atë nga kupola e Policisë,” tha Lutaj./ep
Emerimet ne strukturat e policise behen ne baze krahine dhe militantizmi, ne nuk kemi polici profesionale, ne kemi rrogetare ne sherbim te pushtetit te veshur me uniforme.
gangster si kulici dhe brecani smund te behen kryemikomisar e drejtora!!!!!!!
harruat sesa komisar e polic jane vrare keto vite? ky eshte deshtimi i sales!
E pame se cfare bente policia tek Petro nini ne komune te parisit. Ku shefi i policise z. Brecani ishte i pezulluar nga pune per shkak te incidentit qe pati me kameramanin e Topit. Nderkohe qe ai ishte me uniforme te veshur. Ky eshte nje skandal shume i turpshem i policise. Ky eshte nje gjest qe duhet denuar.
Jeta e qytetareve eshte e pasigurte sepse ne krye te policise eshte nje kriminel si KUlicaj. Ndersa si minister eshte nje njeri i paafte si Z. Muli qe ndryshe e quan veten zoti minister. keto te dy figura por edhe shume te tjere e ka degraduar policine duke e perdorur per ineteresa te tyre personale dhe jo ne sherbim te qytetareve. te gjithe e mbajme mend ate foto qe ishte me z.Frroku qe eshte vrasesi i komisar Lamajt. Ata ishin duke ngrene dreke dhe as qe e vrisnin mendjen fare se cfare pazaresh po benin. Atyre u mjafton qe te mbushet qesja e tyre.
policine e kane mbuluar gangsterat dhe kriminelat. tani ajo eshte ne dileme te mroje shefat e krimit te organizuar, apo te mbrojne qytetaret nga krimi. Pra policia eshte kthyer ne nje force qe shperdorohet per qellime personale.
Policia sot eshte ne pike te hallit sepse per te nuk kujdeset asnjeri. Ata nuk kane se cfare te bejne per qytetaret sepse krimi po lulezon sheshit. Dhe vete ata kane frike qe te dalin ne rruge sepse krimin mund ti kape dhe ata.
Policia eshte kthyer ne nje sektor qe i sherben krimit te organizuar. Te gjithe e mbajme mend se si u qellua shefi i krimeve ne Mat, krimineli e qelloi pa asnje probelem dhe as qe i dridhej dore fare. Ate e vrane dhe shteti thejsht e denoi me burg, por duhet te presim sepse edhe ky vrarses mund te dale nga burgu pasi ka lidhje me Salen. Policia nuk po i sherben me popullit.
Nuk duhet te kete me polici private qe u kane dhene kaq shume kompetenca. Si mund te shkoje dhe te qelloje polici privat me pistolet ne nje ambient shume te ngushte dhe ku plumbi mund te kushte vrare cdo njeri qe ishte aty. Ai po ua drejtonte pistoleten te gjitheve sa ishin aty. Keto shoqeri sigurimi private as qe kontrollohen nga shteti sepse ato jane te lidhura vete me shtetin. Mjafton te permendim shoqerine e sigurimit Brecani qe e ka krimineli qe mban veshur uniformen e policise.
Kjo qeveri e ka shenderrua policine ne nje institucion qe nuk i sherben me qytetareve dhe ruajtjes se rendit dhe qetesise. Dhe vete jeta e policeve eshte ne rrezik sepse edhe ata jane ne shenjester te kriminelave. Ky shtet e ka rrenzuar policine sepse Berisha ne krye ka vendosur disa kriminela si Kulicja apo Brecani. Keta njerez duhet te denohen me burgim te perjeteshem sepse mbi ta rendojne shume akuza.
Kemi popullin me te friksuar ne ballkan , me te pambrojtur ne Europ dhe kjo per shkak te nje qeverie militantiste Berishane qe nuk pergjigjet per mbrojtjen e popullit te vet por perkundrazi merret me infiltrimin e individeve te vet per kryerjen e krimeve me qellim qe te fajsoje forcat e tjera politike. Jo kjo nuk mund te jetoj me gjate se 23qershori.
Nuk mund te vazhdojne me keto propaganda politike per ndryshim PD-ja asgje nuk u be ne gjith keto vite pervecse nje panik dhe pasiguri tek qytetaret . Kemi humbur mjaftushem dhe kan spekuluar ne cdo spekter te jetes ton keshtu qe mos te na lodhin me pervec krimeve qe jane rritur kundravajtjeve qe jan shumfishuar skemi pare asgje pozitive i dashur kryeminister .
Policia e shtetit eshte e goditur rende nga qeveria sepse pervecse eshte vene ne sherbim te pushtetit, per te mbrojtur pushtetin nga qytetaret, eshte edhe e pambrojtur vete nga kriminelet.
Mungesa e shtetit ligjor dhe zbatimi i ligjeve ka sjell kaos ne vend, krimet jane rritur ne menyre te frikshme, policia qe nuk ben detyren e vet se o jane te paafte, o jane te pambrojtur vete nga shteti. Gjykatat qe nuk funksionojne, shteti qe tradheton policine dhe ka ndertuar nje kupole mafioze qe te jete vetem ne sherbim te karriges qeveritare.
Zoteri nese ke ndermend ta vendosesh policine e shtetit ne detyre rriti rrogat pastaj,bere per 100dit e300dit, por pa para nuk mund te beni as ju as nje gje se tani ka ikur koha e komunizmit qe njerezit te punojne pa u paguar, sot policia e shtetit eshte ashtu sic thoni juve por do tu shohem se cfare do beni dhe ju.
Shume mire qe jane rritur krimet. Nje popull kriminel nje kriminel do veje ne krye. E gjithe bota e qyteteruar na njeh si popull kriminel. Burgjet e Italise, Greqise, Spanjes, Hollandes, Amerikes etj jane plot me shqipetare. Nuk eshte faji i Sales qe eshte nje Kryekriminel eshte faji i shqipètareve kriminele. Ai nuk mund te jete aty se nuk ka aq shume kriminele. Deshiroj qe Sala ta udheheke shqiperine drejt theqafjes, drejt gremines se ardhmeshme. Keshtu njerzia do te mesoje.
Sa me shpejte te jete e mundur,te hiqen te koruptuarit qe behen pale me krimin ,Ata nuk kapin kriminelet qe Jane ne kerkime ,po I ndihmeojne me informacione ,populli ka besim se mbase 23 qershorit do te vendoset rendi e qetesia publike , dhe do Kapen te gjithe kriminelet ne kerkim
Bravo z. Lutaj. Po kur do flisni per ushtrine. Jane hapur tenderat e gradimeve, emerimeve shkollimeve, etj. Duhet te perfundojne ne menyre te jashteligjeshme deri me 23 qershor. Mandaxher Gjunkshi do bej goxha euro. Po merruni edhe me ata dordoleca, anetare te komisioneve te gradimeve, qe vetem zbatojne urdherat e jashteligjeshem te Imamit dhe Gjunkshit. E kane kthyer ushtrine me keq se shendetesine dhe arsimin. Po kur do merreni me keta plerat qe perdorin ushtrine ne menyre antikushtetuese per interes te firmave te tyre private dhe fushate elektorale. Cfar prisni?
Aqif. Ke te drejte. Po do ti shohesh keta ushtarak fanatik te Gjunkshit si do ikin vete mbas 23 qershorit. Gerdeci ishte nje mesim i mire. Ushtaraket qe u binden verberisht jane ne burge, nga Luan Hoxha deri tek i fundit. Keshtu do i ndodh edhe Gjunkshit dhe fanatikeve te tij.
Policia me e korruptuar nuk behet dot. Me keta drejtues nuk luftohet dot krimi. Keta vetem e ndihmojne rritjen e krimit dhe pasigurise ne vend.
Berisha ka deshtuar ne cdo fushe…po ashtu edhe me rendin dhe qetesin publike….policia eshte katandisur si mos me keq…e kap kriminelin me qerre….
Policia? simos me keq….e mbush makine ne naft me bidon…..policet presin kur te marrin ndonje 500 lekshe….shtet rrumpall
Policia ne pike te hallit kriminaliteti eshte rritur ne kulm,,,njerzit ndjehen me te pambrojtur se kurre…..eshte koha per rilindje
Ndaj duhet te votojm per PS sepse ajo e ka nje rruge se si do te rregulloje policine e shtetit dhe te ktheje rendin publik…..
Qeveria Berisha ka deshtuar kudo jo vetem ne Rend
Qeveria Berisha ka deshtuar kudo jo vetem ne Rend. Policia e shtetit,dhe jo vetem eshte teresisht e korruptuar
Eshte shume e vertet,shifrat e krimeve jane rritur ndjeshem. Prandaj ky nuk meriton te qendroje me ne pushtet. E vetmja rruge e vetmja mundesi per ndyshim eshte programi i rilindjes!
Nje polici ne sherbim te pushtetit dhe jo te popullit. Kjo eshte situata ne te cilen ndodhet shqiperia sot.
Policia e shtetit eshte shenderruar ne kukull…ke frike te hapesh televizorin se te degjon veshi vetem krime vrasje, pordhunime…eshte katastrofe situata sot…eshte koha per nje rilindje rrenjesore….
Partia Socialiste deklaroi se një nga 100 dështimet e kësaj qeverisje është ai me rendin.
Deputeti i PS, Piro Lutaj tha se qytetarët sot ndihen më të pambrojtur se kurrë, ndërkohë që krimi është trefishuar në këto tetë vite qeverisje të Berishës.
kjo qeverisje sben gje tjeter vetem se rrenon sa me shum te riun shqiptar i cili i gjendur para burokracise se institucionve si dhe para nje situate te mjeruar ekonomike; te gjendur pa pun dhe pa nje dyshk leku ne gjep detyrohen t i drejtohen rrugeve kriminale si i vetmi mjet per mbijetese. ambjenti shqiptar duket se edhte ber nje rreth vicioz i cili te qon drejt krimit me apo pa deshire
kreret me te lart te policise jan te lidhur me afera mafioze dhe korruptive dhe kjo eshte e verteta e hillur e funksionimit te shtetit, i cili duket se eshte mberthyer nga te gjitha anet nga sistemi dhe grupet kriminale. nje nder shkaqet qe shpesh kemi polic apo funksjonar te larte te policise se shtetit te cilet vriten neper rruget e shqiperise jane: lidhjet e tyre me krimin si dhe arroganca e tyre ne kontaktet qe kan me qytetaret
Policia e katandisur pa karburant, pa vlera, pa rroga, pa asgje…krimi sa vjen e rritet cdo dite…
Eshte koha qe te vije ne pushtet Rilindja qe te funksionoi drejtesia ne vend…..me 23 qershor ndeshkim per Berishen
Po dole prap more Pirro.
Po te qe gjalle Sulua, do te bente lanet.
O Pirro, u shqyeve dhe ti per ate Ministrine e mbrojtjes. Te siguroj qe ske per tu bere kurre minister i mbrojtjes apo qofte dhe shef shtabi. Ske klas ske ushtare ske pushke ske bole.
Keni folur mo tamam si kunati shokut Xhemal. Se ska mundesi te kesh nivelin e tij, se vetem Xhemali mendon qe nje Deputet mund te behet dhe Shef Shtabi.
O Skela. Po pse moj. Vetem Imami qe ka hipur ne tank mund te behej Minister. Apo apo a Gjenral Gjunkshi qe ka ven ca lek me emerimet dhe gradat e oficereve dhe kujton se do shpetoj. Tregoja Gjunkshit dhe Imamit ku bie 313
Ne polici jane vesheur te gjithe me uniforme mjafton te jene militante te PD, ky eshte shteti i se drejtes? Rilindje
Mbas 97-es Tropojanet, per shkak te Sali Berishes nuk e tregonin vendlindjen e tyre se u vinte turp. Tani pas liberalizimit te vizave ky turp ka zene te gjithe shqiptaret. Ne ato vende ku ka informacion per shqiperine, nuk kemi deshire te tregojme shtetesine gjithnje per faj te te njejtit person.
Ty Z Piro do te thosha se do tju degjojme me vemevdje kur te shkoni tek qypi i mjaltit.
Propozoj qe te veni ne pushtet Ilir Meten. Tashme me ardhjen tij ne pushtet, ne Qeshor jeta juaj do jete ne duart te sigurta.
Ignorance is bliss.
O Pirro,
Kishe kohe qe nuk po ndiheshe, pse e mbylle me mut. Ty ai i gjati nuk te kandidon, apo te tha do jesh minister?
Ti e di mire qe nuk ke kapacitet te jesh aty ku je – vetem te buzeqeshi fati.
Po pse more Pirro i xha Danos e turperon deren e Sulo Mustafajt?
Po nga i ke mare ti keto te dhena? Nga Muci qe as 8-vjecaren nuk e mbaroje e vajti badigard i Palit Miskes ne Fier?
Po pse more Pirro e harron ti qe deri ne 2005 bandad famekeqe (qe sot kjo polici i rrasi brenda) udhetonin me makinat e parlametareve socialist? A nuk te kujtohet ty tmerri qe ne kishim kur ato banda operonin si ti ishin te licensuara per krim e terror?
Mos ji bukeshkal Pirro, mblidhe mendjen e ngetheu ne fshat. Ja, ce gjeti Mecen, plot bacen me ullinj.
ne kte vend askush nuk eshte i sigurt, deshtimi i radhes i ksaj qeverie deshtakesh
Deshtimet e Berishes jane te panumerta ndaj eshte koha per Rilindje, eshte koha per te vene drejtesin ne vend me 23 Qeshor…per te ngritur dinjitetin e neperkembur te policise se shtetit……….
Berisha nuk deshtoi me rendin, berisha donte te bente nje shtet ku qytetaret te kene frike dhe ia arriti, ska me deshtime per te, ai vendosi diktaturen e re permes policise dhe te afermit e tija, ja shteti jone, nen kontrollin e nje diktatori
Ky shtet eshte i krimbur dhe i korruptuar, shikojeni policine qe eshte bere nje gur shahu qe saliu e leviz si ti doje qejfi, asgje nuk eshte me e sigurt ne shqiperi, duhet ta largojme salen qe te filloje perseri liria e fjales dhe e jetes se nuk kemi te drejte as te flasim e as te jetojme ne kete vend
sali berisha e kishte llogaritur mire, pasi vendosi te gjithe shoket dhe miqte e tij ne polici filloje te vjedhi dhe te vrasi, shifeni sa injorant e kemi kryeministrin, vjen edhe na thote qe shqiperia eshte vendi me i sigurte ne ballkan nderkohe qe vdesin njerez te pafajshem cdo dite. Poshte berisha
Kupola eshte e kalbur nuk ben punen e vete, ka ndermend te poshteroje popullin shqiptar jo ta mbroje ate, keshu jane urdherat e berishes kush eshte demokrat te ruhet te tjeret bjerini me ca te keni mundesi, e ka treguar kete gje ne 21 janar dhe shikojeni sesi do filloje sherret policia ne 23 qeshor nga frika se do humbi sala zgjedhjet