TemA TV/ PS: Berisha të dëgjojë miqtë tanë, duhet rikthyer legjitimiteti i KQZ-së (VIDEO)

24 Prill 2013, 15:08Sociale TEMA

Partia Socialiste i ka bërë sërish thirrje kryeministrit Berisha, për të dëgjuar këshillat e ndërkombëtarëve në lidhje me situatën e krijuar në KQZ. Deputetja Vasilika Hysi ka thënë në një konferencë shtypi se, ashtu siç janë shprehur të gjithë miqtë ndërkombëtarë, rrëmbimi i anëtarit të KQZ-së nga Berisha, nuk mbështetet në ligj.

“Çdo ditë e më tepër, po bëhet e qartë për të gjithë shqiptarët se tentativa e Sali Berishës për të rrënuar KQZ është kthyer në një burim alarmi për të gjithë miqtë e partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë. Njëri pas tjetrit, ambasadorë, zyrtarë të lartë, komisionerë e miq të tjerë të shqiptarëve në BE dhe SHBA kanë deklaruar se rrëmbimi i anëtarit të KQZ nga mazhoranca e Sali Berishës është i pambështetur në ligj dhe ka kompromentuar rëndë besueshmërinë dhe legjitimitetin e zgjedhjeve të 23 qershorit.

Në të njëjtën linjë ishin dje edhe Komisioneri Fule, Ambasadori Arvizu, Drejtori i Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit Jonathan Moore të cilët theksuan rëndësinë jetike të mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme në 23 qershor, por edhe koston e papranueshme që do të kishte për vendin cenimi i standardeve më të larta ndërkombëtare dhe europiane në këto zgjedhje.

Po ashtu edhe SHBA në vijimësi të mesazheve dërguar kryeministrit cilëson si domosdoshmëri rikonstituimin e KQZ-së, si një akt të nevojshëm për të rikthyer besimin te procesi zgjedhor”, ka thënë deputetja Hysi.

Ajo është shprehur se PS është e gatshme për të punuar për gjetjen e një zgjidhje për situatën e krijuar me KQZ-në.

“Partia Socialiste e ka theksuar në vijimësi domosdoshmërinë e rivendosjes së besueshmërisë së humbur të KQZ, si institucioni kryesor për administrimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Nisur nga kjo bindje, por edhe në përgjigje të shqetësimit të partnerëve tanë në BE dhe SHBA, ne si PS jemi të gatshëm për të punuar për të gjetur një zgjidhje e cila do të garantonte integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve të 23 qershorit.

Për të gjitha arsyet e mësipërme, e ftojmë kryeministrin në ikje që në këto momente të dëgjojë zërin e arsyes dhe shqetësimin që nuk vjen vetëm nga Partia Socialiste dhe opozita, por nga të gjithë partnerët strategjikë të Shqipërisë në këto momente delikate për vendin tonë”, përfundoi Hysi./b.l

6 komente në “TemA TV/ PS: Berisha të dëgjojë miqtë tanë, duhet rikthyer legjitimiteti i KQZ-së (VIDEO)”

  1. shteti says:

    Shkoder,Shkoder c’na turperove! perse te zgjodhen ty keta te deleguar sllavokomunista prorus e pro serbo grek.
    Shkoder Shkoder ja lista e pjesëmarrësve:
    Milo Doukanoviç, Kryeministri i Malit të Zi, DPS
    Ranko Krivokapiç, President i Malit të Zi
    Kristian Vigenin, Kryetar i Task-Forcës PES për Ballkanin
    Drajan Djilas, lideri i DS, Serbi
    Ivan Branjoviç, zv.president, ministër i Transporteve, Mali i Zi, DPS
    Richard Hovvitt, anëtar i PE, S&D, Britani e Madhe
    Tanja Fajon, anëtare e PE, anëtare e Internacionales Socialiste, Slloveni
    Svetozar Pudariç, President i SDP, Bosnjë-Hercegovina
    Sanja Vlahoviç, Ministër i Shkencës në Malin e Zi, DPS
    Muhamed Budimliç, Ministër i Brendshëm Sarajevës, SDP
    Sasa Magazinoviç, Anëtar i SDP, Bosnjë-Hercegovina
    Neven Mimica, Zëvendëskryeministër i Kroacisë,SDP
    Elizabeta Madareviç, Këshilltare e Zv.kryeministrit të Kroacisë, SDP
    Libor Roucek, zëvendëspresident Grupit S&D në PE, CSSD
    Rinna Kullaa, Anëtare e Grupit të Jashtëm për sigurinë, SDP Finlandë
    Sebastien Gricourt, Këshilltar Politik PS, Francë
    Knut Fleckenstein, Anëtar i Parlamentit Europian, SDP Gjermani
    Giacomo Filibeck, koordinator i Departamentit Ndërkombëtar në Itali.
    PS-LSI, i pranishëm në Shkodër edhe ish-Presidenti serb, Tadiç
    Emri i Tadiç nuk figuron në listën e shpërndarë nga PS

    Shqiperi, Shkoder, mos voto te tillet :
    Ilir Meta
    Edi Rama(Goran Bregovic)
    Sali Berisha
    Damir Fazllic
    Vangjel Dule
    Spiro Ksera
    paskal Milo
    Skender Gjinushi
    Shqiperi, Tirane , Shkoder e Vlore shiqo adresat si ne vijim :
    http://www.google.com/search?q=masakrat+serbe+ne+kosove&tbm=isch&tbo=u&source=univ&sa=X&ei=gXx2UcGaI8XMswaZmoDADg&ved=0CC0QsAQ&biw=1366&bih=640
    http://www.scribd.com/doc/45878006/Kriminelet-serbe-kane-krye-masakra-ne-Kosove-FOTO
    http://www.youtube.com/watch?v=WKk_P7PNWYA
    http://www.forumishqiptar.com/threads/80648-Masakrat-serbe-ndaj-shqiptar%C3%ABve-n%C3%AB-Kosov%C3%AB

    Shqiperi, Shkoder, Tirane, e Vlore rishih keto pamje dhe pushoni te ftoni xhelatet dhe ideatoret e tyre ne ahengjet tuaja. Mos beni sic bene i ligu: ishte se cna ishte , eja te darkojm se bashku!

    Ndjehuni krenar qe jeni shqiptare, kjo duhet te ju mjaftoje.C’ju duhet argatet e shkaut, grekut, rusit e dreqit e te birit…

    1. Shtet kartoni says:

      ti me siguri ke bo nomin tu luftu me serbet aty ne kosove se dukesh qe je nga ato te grupit te argites edhe bashes ne kosove!

    2. elsi says:

      Sali Berisha paska artikuluar nje batute me “rithemelimin e PS”!!

      Aaaaaaa po, paska aluduar per jugosllavet dhe rolin e tyre.
      Ky eeeej, Sali Ram Berisha, bashkeshorti i Slobodankes-Liri ne shqip, qe:

      Rembeu e vrau Remzi Hoxhen;
      Theu embargon e naftes dhe te armeve te vendosur nga OKB duke ndihmuar e ushqyer luftrat e Slobodanit-ne shqip Miloshevicit;
      Arrestoi, ndaloi, pastaj deboi celulat e para te rezistences kosovare ndaj pushtimit serb, celulat e UCK duke i shpallur ato marksist leniniste e terroriste;
      Kundershtoi dhe insistoi deri ne fund te prishte marreveshjen e Rambujese;
      Ngriu marredheniet me Presidentin e Kosoves Ibrahim Rugova;
      Dorezoi Keshillin e Sigurimit te Shqiperise ne duart e nje serbi me plote dyshime te renda mbi kuriz sic Damir Fazllic;
      Dorezoi sektorin strategjik te energjise elektrike ne duart e ketij njeriu dhe kompanive serbe;
      Dorezoi disa kontrata publike rrugesh po perseri ne duart e kompanive serbe;
      Dorezoi tregun e drithrave ne duart e importeve serbe;
      Dorezoi toka e projekte te tjera strategjike ne energji posacerisht ne duart e kompanive serbe;
      Po pengon clirimin prej Serbise dhe integrimin e tregut te energjise ne Kosove me Shqiperine;
      etj etj etj

      SALIIII;
      PARTINE SOCIALISTE TE SHQIPERISE E RITHEMELOI DRITERO AGOLLI, MOIKOM ZEQO, SERVET PELLUMBI, SPIRO DEDE, ISMAIL LLESHI, FATOS NANO, SHAQIR VUKAJ, GRAMOS RUCI, NAMIK DOKLE, MAQO LAKRORI, XHEVAT LLOSHI, YLLI BUFI, SABIT BROKAJ, SHKELQIM CANI, ERMELINDA MEKSI, BARDHYL AGASI, E SHUME E SHUME TE TJERE INTELEKTUALE, PUUUUUUURO SHQIPTARE, DEN BABA DEN!!

      Shko qaj ne Serbi tani.

  2. Kico says:

    Keto thuaja atij debilit qe drejton PS. Le te kthej 3 antaret ne KQZ dhe cdo gje eshte legjitime. Po pse sa here harron te marre ilacit ai duhet te ngreme Shqiperine nga e para,domethene ta rilindim?

    1. enea says:

      Ku e shikon legjitimitetin ti ne KQZ??? Tek presionet e Berishes?

      Shqiperia duhet bere nga e para, sepse e keni perdhunuar ju te pacivilizuarit qe mbeshtesni Berishen.
      Ju jeni ata qe vini ere, te pafytyre, hipokrite, e gjakatare.

      KQZ eshte per popullin e jo per tu perdorur si lecke per te shkelur Kushtetuten.

      Llogari kerkoji Edit kur te vije ne pushtet.

      Berisha hoqi anetarin e LSI ne KQZ me nje veprim antikushtetues.

      Keto shiko Kico, keto…

  3. Agroni says:

    Paraqitja juaj te imponon respekt.
    Majlinda Bregu me ate vetem kemishe siper trupit duket sikur eshte tek semaforet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje