Gjatë vizitës së tij në Vjenë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar takim me Ministrin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Mbrojtjes së Konsumatori Rudolf Hundsdorfer. Në këtë takim kryetari Rama e njohu Hundsdorfer me programin e Partisë Socialiste për një Rilindje Shqiptare, me një nga angazhimet themelorë të këtij programi për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës, për ringritjen e sistemit të arsimit profesional.
Po ashtu një takim Kryetari Rama ka zhvilluar me Andreas Schieder, Sekretar i Shtetit në Ministrinë Federale të Financave.
Pas takimit Schieder dha këtë mesazh: “Unë mendoj se është një program i mirë, kur thuhet se Shqipëria ka nevojë për një Rilindje, një riforcim, konkretisht në kuptimin pozitiv të një shoqërie sociale. Në këtë kuptim unë e mbështes Edi Ramën dhe të majtën progresiste shqiptare. Shpresoj që koalicioni i majtë të arrijë të fitojë shumicën, sepse në këtë mënyrë mund të forcohet miqësia që na lidh prej vitesh me Shqipërinë. Unë personalisht kam miqësi më Edi Ramën, por dhe me shumë politikanë të së majtës social-demokratike progresiste të Shqipërisë. Kështu do të kemi mundësi të bashkëpunojmë, të zhvillojmë shumë projekte të përbashkëta të qeverisë austriake dhe asaj shqiptare, të zhvillojmë ide, sesi mund të përmirësohet ekonomia shqiptare, sesi mund të integrohet rajoni, sesi mund të përmirësohet tregu i punës, si mund të përmirësohen kushtet dhe klima e investimeve, për të rritur në të ardhmen numrin e tyre, sesi Shqipëria, por dhe krejt rajoni mund të përfitojnë prej saj. Por më e rëndësishme është sipas mendimit tim, fakti që ne duam të bëjmë politikë për njerëzit, edhe për njerëzit në Shqipëri, në favor të tyre, pra kjo politikë duhet të japë rezultate për qytetarët në Shqipëri, të ketë vende pune, të ketë një shpërndarje të drejtë, por dhe një sistem taksash që vlerëson punën e gjithsecilit, por dhe që bën të mundur një shpërndarje të drejtë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Në këtë kuptim i uroj Edi Ramës dhe miqve tanë në Shqipëri shumë suksese për zgjedhjet e muajit qershor dhe pres me gëzim muajin korrik dhe qeverinë e re shqiptare”.
Dialogu i zhvilluar në Akademinë Diplomatike në Vjenë është hapur nga Hans Winkler, drejtor i kësaj akademie.
Në këtë dialog Edi Rama ka bashkëbiseduar duke iu përgjigjur interesit të lartë të diplomatëve.
Kryetari i PS është shprehur se procesi i ribashkimit me Europën është jo vetëm shkrim dhe miratim ligjesh në letër, jo thjesht një proces burokratik, por mbi të gjitha është implementim, zbatim i ligjeve të hartuara.
“Për sa i përket qeverisë, qeveria ka premtuar parajsën për shqiptarët dhe sot shqiptarët gjenden në një situatë që ekonomikisht është më e keqe se sa më parë, për shkak se fuqia blerëse e shqiptarëve sot ka rënë dhe me të njëjtën sasi parash blejnë më pak se më parë. Nga pikëpamja sociale është më keq sepse liritë dhe të drejtat janë tkurrur, mundësitë pjesëmarrjes në jetën shoqërore janë zvogëluar dhe sigurisht edhe mundësitë për t’u integruar në shoqëri janë shumë të pakta. Nga pikëpamja e institucioneve është më keq, sepse sot gjykatat janë shumë më të kontrolluara politikisht, shërbimet janë shumë më të dobëta dhe shteti është praktikisht shumë më i politizuar se sa ç’ishte”, është shprehur kreu i PS-së lidhur me dështimin e qeverisë në këto 8 vite.
Rama ka vijuar më tej me atë se si është përgatitur PS për t’i ndryshuar gjërat pas 23 qershorit: “Për sa i përket opozitës, ne kemi një program që e kemi quajtur programi për një Rilindje Shqiptare. Kemi një program që i jep një zgjidhje të ndryshme një sërë problemesh që sot janë rënduar jashtëzakonisht dhe kanë mbetur pa u zgjidhur, duke filluar me punësimin, me lehtësimin e biznesit të vogël, me mbështetjen e biznesit të madh, me konkurrencën e lirë dhe meritën, me shërbimet publike sipas nevojës dhe jo sipas xhepit, me zhvillimin rural modern dhe jo me braktisjen e fshatit sikur ishte në mesjetë, me një Shqipëri që duhet të jetë e pastër dhe jo e mbushur me plehra dhe që importon plehra dhe nga jashtë me një vend që promovon atdhedashurinë dhe jo nacionalizmin. Këto janë dallimet mes nesh dhe atyre”.
Kreu i PS është shprehur edhe për dallimin thelbësor që ekziston mes tij dhe kryeministrit aktual. “Për sa u përket dallimeve mes meje dhe Saliut, nuk po përmend shumë, por po them vetëm një fakt. Saliu kishte 13 vjet për të treguar se mund të bënte diçka mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, gjë që realiteti shqiptar nuk e provon. Unë kisha mundësinë të tregoja se mund ta transformoja Tiranën nga një pazar oriental në një qytet europian dhe kjo ka ndodhur”, ka theksuar Rama.
I pyetur për vizionin e PS lidhur me çështjen kombëtare dhe marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri pas 23 qershorit, kryesocialisti Rama nënvizoi se realisht bashkimi ka ndodhur, pasi sot kemi një kufi që nuk na pengon të bëjmë çfarë të duam bashkë. Sipas Ramës vërtet jemi dy shtete dhe dy qeveri, por kjo nuk na pengon që të hartojmë dhe të zbatojmë një plan strategjik zhvillimi kombëtar të përbashkët, një plan kombëtar për sigurinë energjetike, për arsimin dhe sistemin arsimor të unifikuar në gjithë hapësirën e Kosovës dhe të Shqipërisë, për të pasur një ofertë turistike të unifikuar, një plan të zhvillimit rural, të blegtorisë dhe agropërpunimit të përbashkët, dogana të bashkuara për të mos pasur më dogana në kufirin Shqipëri-Kosovë dhe sigurisht aktivitet sportiv të përbashkët. Për Ramën asgjë nuk pengon për të pasur mbledhje të përbashkëta qeverie, dy apo tre herë në vit, për të ndërtuar këtë plan kombëtar zhvillimi dhe për të realizuar bashkimin kombëtar në Bashkimin Europian.
Kafsha ka in na Austri per te rregullu maredheniet ngaqe e shperfillen qe mbas deklarates qe do hiqte licencen llotarise kombetare plus shume bizneseve te tjere Austriak dhe prandaj PSIKOPATI do humbi prap
Mos e ngaterro Edi Ramen me veten dhe familjen tende te pyllit,o SHPELLAR i Berishes!!!
O zefo, ne shqiperi perpos shpellareve “t´djathte” dhe gomerve “t´majte” nuk ekziston gje tjeter.
kjo eshte tragjedia jone.
kemi dhe nentorin e dyte qe ne mes te shpellareve i duket vetja me intelektuali.
Shkembimi i ideve me te huajt eshte gjeja me e mire qe mund te beje nje lider qe kerkon qe te ndryshoje gjendjen e vendit e cila eshte shume dramatike. Keto takime jane ne sherbim te forcimit te mardhenieve dypaleshe ne te ardhmen. Shqiperia meriton me shume.
Shpellaret e Berishes e kane humbur toruan sepse ata nuk e kane me mendjen se si mund te fitojne, por se si te vjedhin votat dhe te bejne mashtrimin e radhes me zgjedhjet. Kjo situate duhet e marre fund nje mesazh i tille u percoll edhe nga nderkombetaret.
Ky bashkepunim me te huajt duhet te behet me i madh me me i gjere. Sali Berisha i ka shkeputur mardheniet me shume shtete dhe mbi te gjitha i ka shkeputue me BE sepse ajo ja nxorri ne shesh te palarat dhe e diskretitio per paaftesine e saj ne qeveriseje. Te gjitha keto gjera duhet qe ti rregulloje Edi Rama. Berisha kapitullon me 23 qershor.
Ti qe ben avokatin e Shpellarit,e maskon veten pas shenjes se barazimit qe perpiqesh te vesh mes dy kampeve.Te tillet jane edhe me te rrezikshem se vete Shpellari.Prandaj eshte veshtire te behet ky vend.
@Pena
Shiko Rama po perpiqet qe te rregulloje mardheniet me shtetet qe Berisha i ka prishur per arsye personale apo sepse nuk i kane ardhur pas vetes.Duhet te shohesh anen e mire te gjerave sepse mbeshtetja per Ramen po rritet cdo dite e me shume dhe kjo eshte nje gje shume e mire.
Kemi 8 vjet qe vuajme ne kete qeveri te deshtuar. Dhe tani qe doli nje njeri qe po perpiqet qe ti rregulloje gjerat, del nje palaco dhe kerkon qe ti prishe pune. Por e ka gabim ai i prish pune vetes sepse Rames nuk ka se cfare i ben. Kjo qeveri nuk njeh turp per asnje gje.
@Ermal Mos fol ashtu o tu shitoft zana, o cope e injorances qe nuk e din te dallosh kafshen nga njeriu vizionare. Po ca te ju thush juve o kokrrat e idioteve.
O ylli i partise, o fatosi e xhaxhit, o pionier i PD, o kolopuci i teta Zhelefines.
Ermal, o mendje sallate, o personifikim i militanteve karagjoze te PD.
Te kane hypur keq nervat, ju ka bo Edi si gogol, e humbet fare…Ah sikur te rihapej Spaci per ju
more njeri i mire
Kush nuk e kupton edi ramen nuk ka sy e veshe .
a i keni pare debatet e politikaneve ne bote .
beni dallimin . shikoni vetem ne vendet pa kulture
radikalet shajne e vrasin .
Edi RAMA VJEN NGA NJE FAMILJE QE REZATON KULTURE .
BEHUNI TE MENCUR .NA DUHET LARGIMI I KESAJ QEVERIE.
O Moli, laje goje para se te flasesh per Edin, shkoi ne Austri sepse beri nje takim, nuk eshte si sala qe ketu e dh… muhabetin pastaj shkon jashte per ti lepire b… qe te rregulloje gjerat
Dhe pres me gëzim muajin korrik dhe qeverinë e re shqiptare”apo
Pres me gëzim suksesin e Edi Ramës dhe qeverinë e re?
Cila qendron prej ketyre fjalive?Titulli apo ajo qe thuhet ne artikull?
po ju djeg tani?/?gjithe evropa do e presi kryeministrin e ri shqiptar EDI RAMA ,njeriun qe do ndryshoje shqiperine…..po kete sali birishenn kush e pret?
Ramen pervec Tadic dhe serbeve te tjere qe kishte mbledh ne Shkoder e dime sa shume e vleresojne se ia dine kapacitetet qe eshte nje Idiot qe ska lidhje me asgje.
o Ermal, o benevreks.
@Ermal
Qenke nje fillestar ne mendimin e cdo gjeje. Ti qenke nje ushtar i saliut qe te ka vene ketu per te shkruajtur ato qe ti ka dhene ne nje cope leter. Rama do jete kryeminister per kete te jesh mese i sigurte sepse te gjithe e duan nje gje te tille.
Mire e ka Edi por c’ti besh qenit te Neritanit.Saliu po ben gabime edhe me trajtimin e familjeve te medha.C’do njeriu festen sipas kokes shoku Sali,keshtu na ka mesuar xhaxhi dhe te fjala e tij do vemi me ne fund.Familjet e fiset patriotike do nderohen nqs do jene te ndershem,ndersa me familjet e medha e bizneset e medha per nga prona do jene gjithmone nen goditje si shfrytezues e si hajdute.
Sdo vij ajo dite qe Rama te jete Kryeminister KRYETAR opozite ka rruge te gjate para po ti me Meten ne krahe
europa do ta ket per nder te punoj me nje njeri si edi ram
Edi eshte humbesi I madhe I 2013
ermal cuccia cazzi nuk njihke limit ne kete zanat bravo..
JO VETEM ZOTI SHNEDER MEZI PRET KORIKUN QE NA GEZON OP TIMIZMI DHE PREMTIMET QE AI BEN NE INTERES TE SHQIPERIS DHE SHQIPTAREVE MBAS FITORES TE KUALICJONIT TE MAJT PER ZBATIMIN E NE PRAKTIK TE PROGRAMIT PER RILINDJEN E SHQIPERIS. EDHE SHUM MERGIMTAR KUDO NE BOT DHE KETU NE AMERIK MEZI PRESIM FITOREN E 23 QERSHORIT. FITORE DHE SUKSESE BASHKEATDHETAREVE TANE PER TA PARE NDRYSHIMIN NE NTERES DHE NE TE MIRE TE GJITH SHQIPTAREVE.
Te gjithe e presin me gezim ardhjen e Edi Rames ne pushtet sepse ai eshte njeriu vizionar qe do ta udheheq shqiperin drejt europes…..
Te gjithe e presin me shume gezim ardhjen e PS ne pushtet , per te sjelle ndryshimin qe shqiptaret meritojn…Presin shpalosjen e programit te Rilindjes per nje shqiperi europiane……..
Europa mbare pret ardhjen ne pushtet te Kryeministrit te ri, pret shpalosjen e programit te tij te ndertuar me aq detaje e te mbushur plot shprese per nje te ardhem me te mire per shqiptaret e zakonshem………
Edi Rama eshte njeriu qe e beshtet e gjithe bota demokratike…sepse eshte njeriu qe do te sjelle demokracine e vertet ne shqiperi……..
Me optimizem e pret bota mbare ardhuen ne krye te shtetit njeriut vizionar qe ndryshoi tiranen dhe tani do te ndryshoi shqiperin….
Erdhi koha qe njeriu i duhur te vije ne krye te shtetit per te bere realitet enderren europiane te shqiptareve dhe kete fakt e presin te gjithe me gezim………
Koha e Rilindjes mberriti ardhja ne pushtet e Edi Rames eshte shume prane….do te vije ne krye te shtetit njeriu qe shqiperia meriton….
O Ermal !prap Ti ketu !nuk u merzite duke shkruajtur mellefet e tua …. a ke sy ? po pak mend ? ake zemer ????? , reflekto sadopak se do te ndjehesh me mire per ndergjegjen tende ,po jemi vend i shkaterruar totalisht.Po presim ndryshimin se po mbarojme fare e na vjen keq per vendin ton .
Deklarimi i zotit Ruci ne parlament Berishes, se Edi Ramen e priten ato autoritete te larta austriake, qe ti ke tre vjet qe i lutesh te presin ne ndonje vizite e shkaterroi menderisht Berishen, qe u hodh si nje gerdalle ne ngordhje, duke gerthitur per nje komision parlamentar dhe nuk ka as sy as veshe te degjoje qe nderkombetaret tashme njesoj si shqiptaret, nuk duan tja shohin boje Sali Berishes.
TI SALI BERISHA NUK DO DENOHESH ME KOMISJON PARLAMENTAR, POR DO DENOHESH ME LIGJET E SHTETIT SHQIPTAR. Te erdhi fundi ngordhesire komuniste.
ermali nuk mbante as breke e jo me penevreke. kur nji shok i tij i fali breket e veta ermali e pyeti nga e kane anen e perparme nga kjo me ngjyre kafe apo nga e verdha.
Rama pritet ngrohete nga nderkombetaret kudo qe shkon, sepse eshte nje politikan ivertet…dhe jo nje llomotites si Berisha qe i ka prish mardheniet dhe me aleatet tone kryesore…….
Rama eshte njeriu qe rregullon marheniet e prishura nga Berisha me miqt e shtetit Shqiptare dhe njekohessht miqte shqiptareve…..ky eshte njeriu vizionar qe i duhet hqiperis dhe do te jete shume shpejt ne krye te shtetit shqiptare sepse 23 Qershori eshte shume afer….
Te gjithe po e pres me padurim 23 qershorin per Fitoren e madhe dhe me Edi Ramen ne krye ,KJo ehste gjeja me emire qe mund ti ndohe vendit tone ne keta 20 vjet.E gjitha per te miren e ketij vendi
Shqiperia e meriton nje kryeminister te denje si Rama,dhe do kete nje mbeshtetje masive ne 23 qershor.Eshte ai qe do ta coj vendin perpara dhe do te integroj vendin ne BE ,tashme koha e Berishes ka perenduar dhe ka treguar qe eshte shume i paafte per te qeverisur vendin
Koalicioni i majte eshte me favoritja kete here,Ka ardhur me e bashkuar dhe me solide,PS gjithashtu ka nj eprogram i cili i nevojitet me urgjence vendit tone pas kesaj shkaterrimi e degradimi qe i eshte bere ,Te gjithe mezor po e presim fitoren e Rames ,,ehste i denje per kryeminister
Rilindja tashme eshte prane ,ate eben me te prekshem Rama dhe grupi i punes s e tij ,qe kane treguar nivel dhe dinjitet ne ate cfare na kane ofruar deri me tani Bravo PS per punen e bere dhe do te keni mebshtjen e te gjithe njerezit qe u ka sosur durimi nga njerez qe kryejne krime ne emer tyre dhe ne kurriz te tyre
Po shikoja komentet e disa personave qe jane besnik te xhaxhi sales, doja tju pergjigjesha vetem me nje fjali. 23 qeshori po afron, parapregatiteni partine tuaj dhe kryetocin tuaj berisha, se do humbi aq keq saqe do shkulni floket nga koka
O demokrate te vobekte, mos beni propagande kot, e dime qe sala vetem e vetem fut rrena qe te prishi pune, se nuk do te punoje per vete prandaj, dihet qe Edi punon dhe i mban premtimet shifeni Bashkine e Tiranes, basha 2 vjec nje vrime ne uje beri, Rama kur ishte ne bashki e kishte filluar RILINDJEN e Tiranes qe ne fillim te mandatit, tashme ka ardhur koha ti japim Edit mundesine te RILINDI edhe Shqiperine.
Edi Rama do arrije nje fitore te paster ne 23 qeshor, militantet e PD gjithnje e kane treguar se nga frika e humbjes fillojne e behen agresive, po ta dini mire keni edhe 2 muaj kohe para se te filloje RILINDJA, beni valixhet gati se FITORJA eshte e PS dhe Edi Rames
Ju zoterinj qe thoni se Edi ka prish marredheniet me Austrine, nga i pillni keto budalleqe??? Llotaria kombetare eshte dhene ne nje menyre qe PS e ka kundershuar sepse procesi nuk ishte shume transparent, dihet qe sala ka marre lek nga kompania austriake dhe prandaj eshte kundershtuar, por me keq sesa na i ka prish punet sala nuk na i ka prishuar as enveri. Gjithsesi 23 qeshori po afron, ka ardhur koha per nje ndryshim rrenjesore dhe do ta shikoni pas FITORES se Edit do bindeni se Edi Rama eshte nje person qe e meriton te quhet KRYEMINISTER. FITORE
Te gjithe presim me shume gezim rrotacionin politik aq shume te nevojshem, pas gjendjes katastrofale ku e ka shpene Berisha shtetin…..23 qershori do te sjelle ndryshimin e enderruar nga shqiptaret, me Edi Ramen Kryeminister endrra e shqiperise europiane do te behet realitet…….
Nje fitore e thelle e Edi Rames me 23 qershore per te gezuar te gjithe shqiptaret dhe boten mbare……..Kjo eshte Rilindja e shumpritur……..
edi ramen dhe qeverine e tij qe do ejte shume e sukseshme pas 23 qershot po tregojne te gjithe se mezi po e presin te vijne ne pushtet e te bashkpunojne me te per projekte te ndryshme t eperbashketa
sali berisha eshte i izoluar diplomatikisht dhe askush nuk e do me ne krye te qeverise shqiptare e jo vetem shqipatret por edhe te huajte sepse nuk po bashkpunojne me me shqiperine
austria nje shtet qe edhe para clirimit ka bere cmos qe vendi jone te marre pavarsine nga turqia dhe qe tani eshte djepi i kulutures boterore dhe poltikes se qete dhe te zhvilluar kerkon me pa durim edi ramen ne pusht qe edhe shqiperia te zhvillohet
jemi te gjithe te gezuar qe nderkombetaret po mbeshtesin edi ramen dhe ky eshte nje ogur i mire qe antaresimin e saj ne bashkimin europian ndaj te gjithe jemi krenare per kete parti dhe kryetarin e saj
asnje shqipatr nqs do vendin e tij ne bashkimin eurpopain nuk duhet te ngurroje edi ramen sepse vetem em te shqiperia eshte me afer asaj sepse te gjithe duan ate ne krye te vendit te shqiperise si i vetmi person shpres dhenes per vendin