Dhe pyetjet mbeten/ E shoqja i shkruan LETER Ardian Klosit

26 Prill 2013, 11:52Sociale TEMA

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të publicistit dhe përkthyesit të njohur, Ardian Klosi, e shoqja, fotografja Jutta Benzenbeg, sjell një rrëfim të ndjerë për mungesën dhe jetën përkrah tij…

Para pak ditësh, pas gati një viti, gjeta fotot në shtëpinë tonë. Ato ishin në dollap, poshtë fotokopjuesit tënd, aty ku ti vendosje gjithnjë sendet e tua personale, çelësat, portofolin, orën, paratë e vogla, stilolapsin, kur ktheheshe në shtëpi nga lufta jote e përditshme në qytet.

Më kujtohet se si vije në shtëpi çdo ditë, me xhaketën tënde të bardhë prej leshi të firmës BOSS, të cilën ta kisha blerë kur isha shtatzënë me Katin dhe me pulovrën e gjelbër, të cilën e kishe pasur që kur të kisha njohur në Mynih.

Në dimër, ndonjëherë, ti vishje ndonjë nga rrobat e mia për t’u ngrohur. Kjo më pëlqente shumë dhe më jepte një ndjesi të këndshme.

Sa herë që ktheheshe në shtëpi, gjëja e parë që bëje ishte përqafimi që u bëje vajzave, duke i pyetur me një zë të ulët, por plot dashuri:

Si jeni?

Si shkoi dita sot?

Oh sa të bukura që jeni!

Morët ndonjë notë sot?

Kur ato merrnin nota të mira, ty të shndriste fytyra. Kur nuk ishin të mira, më hidhje një vështrim mua. Unë, pastaj, të shpjegoja se në jetë ka edhe gjëra të tjera më të rëndësishme sesa vetëm fakti që të jesh më i miri nga notat, sidomos kur sheh se sa të zgjuara janë vajzat dhe që kanë një moral të mirë. Këto fjalë ty të bënin të rrudhje pak buzët, por dhe të vije buzën në gaz, pasi ato të kujtonin kohën tënde të shkollës, kur babai yt, Bilbili, mendonte ashtu si unë, por ti bashkë me nënën tënde kishit të njëjtin mendim lidhur me notat.

Ti nuk ke qenë një baba i rreptë. E rëndësishme për ne të dy ka qenë që vajzat të ishin të lumtura dhe të mos vuanin asnjëherë.

Ti ishe një baba i mrekullueshëm, gjithmonë dorëzoheshe kur të luteshin, u ke dhënë shumë dashuri dhe i ke mbrojtur.

Shpesh tregoje nga koha jote e shkollës histori, që fëmijët dhe unë i dëgjonim me shumë kënaqësi. Ti na ke treguar kaq shumë histori interesante.

Kur ulesha pranë teje ti i tregoje në gjermanisht, ndërsa fëmijët pyetjet i bënin në shqip, duke folur sa në njërën ashtu edhe në tjetrën gjuhë, ndërsa për mua përktheje. Por, kur nuk doje që fëmijët të merrnin vesh, ti flisje me mua në frëngjisht. Ndoshta kjo është një arsye që vajzat nuk e pëlqejnë këtë gjuhë të bukur…

Pas buke, ti i përqafoje përsëri vajzat, më hidhje një vështrim plot dashuri dhe pastaj shkoje në dhomën e punës, ku i kushtoheshe punës tënde, ku dua të them se ti i kushtoheshe punës me mish e me shpirt. Librat për ty ishin një dashuri tjetër, duke u zhytur në ta për orë të tëra.

Ajo çfarë sodisja vazhdimisht dhe që më pëlqente shumë, ishin flokët  e tu, forma që u jepje, sidomos, kur ishe zhytur e kishe humbur në mendime të thella.

Fytyra jote ishte e butë dhe e bukur dhe energjia jote derdhej deri në flokët e tu pis të zinj.

Dhe pastaj, të pesë kurorat bëheshin më të dukshme.

E më pas, kur kishe punuar shumë dhe ishe zhytur shumë thellë në botën e autorëve të tu, ti përsëri ktheheshe te ne, në dhomën e ndenjjes, duke i përqafuar dhe dhënë nga një puthje vajzave, bëje çajin tënd të kamomilit, uleshe në tavolinën e kuzhinës dhe na vështroje në ato që bënim, duke këmbyer disa fjalë me ne. Pra, ti ktheheshe përsëri në botën tonë, derisa vinte koha të ktheheshe përsëri tek autorët e tu.

Ne ishim si një litar, ku mund të mbaheshe, kur të rrëmbente intelekti yt.

Po le të kthehem te fotografitë që kam gjetur, të cilat me siguri i ke seleksionuar vetëm pak më parë, çka e tregojnë edhe shënimet e freskëta mbi to. Janë shumë zarfe, të seleksionuar sipas datave: para 1993, pas 1993 deri më 1995, para 1999 dhe pastaj të gjitha kujtimet e vjetra me shënimet “familja”, “miqtë”. Ti ke futur në këto zarfe të bardha të gjithë jetën tënde, në formën e fotove. Ti e dije që unë nuk jam njeri i fjalëve, por që botën e shpreh dhe e kuptoj nëpërmjet fotove.

Isha vetëm në shtëpi, kur i gjeta këto foto. Isha duke kërkuar diçka tjetër, por një ndjesi më çoi te ky dollap. Po pse pikërisht tani mbas një viti? Unë e kisha seleksionuar dhe parë të gjithë trashëgiminë tënde, por jo fotot. I hapa zarfet dhe me këto foto më ktheve në historinë tonë dhe tënden. Foto nga dasma, foto të fëmijëve tanë, nga lindja e tyre, në kopsht, në shkollë, ditëlindje, të dy bashkë të qeshur dhe të gëzuar, në një festë në Gjermani, ti me miqtë e tu, shumë foto nga ti e Edi, në Paris, në Gjermani, përsëri në Paris, pastaj vijnë foto të vjetra, ku je ti Ardian i vogël më vëllain, Titin, me babanë dhe motrat Mira, Etleva, Lule, me kushërinj, me Aleksandër Xhuvanin dhe qindra foto të nënës tënde, por edhe si adoleshent me miqtë, me Brikenën dhe me grupin tënd revolucionar të shkollës. Pastaj foto bashkë me vajzat tona dhe foto, ku jemi ne të dy në ceremoninë e dasmës në Mynih, por edhe nga festimet e Krishtlindjeve në Gjermani dhe Shqipëri, me prindërit e mi.

Ishte sikur ti kishe dashur që unë t’i tregoja botës Ardianin, ashtu sikurse ishe.

Ky koleksion ishte si një vepër e plotë e emocioneve të tua, të cilat nuk mund të kishe mundur t’i shprehje në mënyrë kaq të vërtetë, por kur i shihja ishin aq të fuqishme, sa që më dukej se isha pranë teje, por e mbytur në lot, ndërsa ti nuk mund të qaje.

Të gjithë këta njerëz të dashur në foto, ti i ke lënë me dëshirën tënde dhe është e vështirë për ta kuptuar apo pranuar.

Në letrën tënde të fundit ti e ke shpjeguar, me plot dashuri, se nuk mund t’i duroje më dhimbjet dhe se asnjeri nuk është fajtor, por se nuk kishte asnjë rrugëzgjidhje tjetër, veç asaj për të ikur.

Unë e kuptoj mirë se kur ti nuk mund të qëndroje as për vajzat e tua, si mund ta bëje këtë për gjithë të tjerët.

Gjatë gjithë viteve që ishim bashkë ne kemi kaluar shumë kohë të vështira. Fillimisht largimin tënd nga puna në vitin 1999, mbas 6 muaj pune si drejtor i Përgjithshëm në Radio Televizionin Shqiptar, mbasi kishe sjellë të gjithë familjen nga Gjermania në Shqipëri, pastaj armiqësitë e bëra vetëm e vetëm se ti shpreheshe ndershmërisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, pastaj erdhi djegia e shtëpisë në 2008, vdekja e vëllait dhe e mikut tënd, Adhurimit, si dhe shumë tragjedi të tjera. Por të gjitha këto i përballove me forcë. Bile ti u bëre më i fortë, vure në lëvizje shumë gjëra, u bëre zëri i atyre që nuk ishin dëgjuar në mjerimin e tyre, luftove për Shqipërinë tënde të dashur si një intelektual i pavarur për njerëzit dhe ruajtjen e natyrës. Ti ke ndikuar shumë në fushën e kulturës. Ti ndihmove miqtë e tu, familjen tënde, na ndihmove ne, duke e kthyer këtë si një detyrë tënden dhe asgjë nuk të përkuli. Ti kishe një besim të fortë për të ndryshuar gjërat. Ti kishe forcën për të përballuar kohë të vështira.

Dhe pastaj, papritur erdhi kjo sëmundje, kjo monstër me emrin depresion, që është kaq e tmerrshme, mbasi ne të gjithë, mjekët gjithashtu, nuk mund ta kuptonin, ashtu sikurse nuk e kuptojmë shpirtin tonë dhe atë të të tjerëve.

Monstra, kështu dua ta quaj edhe në emër të shumë të prekurve të tjerë, e cila në mënyrë të tmerrshme u ka marrë familjeve të pashpresa baballarë, nëna, djem dhe vajza.

Do të duhet shumë kohë derisa ta kuptojmë me gjithë zemër vendimin tënd për të na lënë, me atë zemër që do të duam gjithmonë.

Së fundi, dua të të falënderoj për gjithçka më ke dhuruar. Faleminderit që na solle në Shqipëri. Faleminderit për vajzat tona. Faleminderit që ato të ngjajnë kaq shumë ty dhe që tek to mund të të shoh ty çdo ditë. Faleminderit për dy dekada që jetuam bashkë në gëzim e dhimbje.

 

Të përqafoj,

 

*Letra është botuar në të përditshmen Shqip

64 komente në “Dhe pyetjet mbeten/ E shoqja i shkruan LETER Ardian Klosit”

  1. Elton cela says:

    Fajin e ka Saliu

    1. alex says:

      O gomar, kur nuk kupton pse flet?

    2. Dean says:

      Sapo do shkruaja qe CINIKET dhe BARBARET,per hir te ZOTIT,te mos bojn ndo1 koment per kete leter imagjinare qe Zonja ne fjale i ka ”derguar” burrit te vet,por ti ishe shume i shpejt.Ti komentove i pari, pasi ligesia ne shpirt nuk mund te lejoje qe dikush tjeter te kete te drejte dhe ti te jesh i gabuar.
      Ah mor shqiptar,shqiptar….shqiptar i KEQ,qe KURRE nuk u bere dot as ashtu sikur edhe Zoti te boni:NJERI.
      Kafshe mbete gjith jeten,o i uruar.

      1. Pelasgian says:

        gruaja e Ardianit ” BARBARE ” eshte , madje vjen nga ai vend qe shquhej per BARBARET me te eger te Europes , edhe ti BARBAR je. Vetem greket nuk jan te tille ?

        1. Dean says:

          E kisha per ata njerez qe do ta ndyjne artikullin e mesiperm me komente idiote,o Pelasgian.
          Jane do njerez qe nuk e humbasin dot rastin pa the ndo1 budallallik edhe ne momente te tilla.
          Si ai HAJVANI qe e kemi K/Minister,qe ishte i lumtun kur morri pjese ne ceremonin e varrimit te 1 polici te rene ne krye te detyres.

          1. Pelasgian says:

            ah..mire …kujtova se ja kishe dediku Veriut , se nga1her i fut ca speca djegs ti ?

    3. Qytetari says:

      Fatkeqesia me e madhe eshte kur,kafshe si Elton Cela dine te shkruajne!

      1. Edmond says:

        Fatkeqsia me e madhe eshte kur ata qe vetem dine te shkruajne krijojne nje iluzion sikur i dine te gjitha dhe jane te zgjuarit e dheut dhe ne rastin qe e kuptojne qe eshte thjeshte nje iluzion bam bam vetes.

  2. Skela says:

    Lexoj keto rreshta dhe psheretij thelle per humbjen e madhe qe pesoi brezi yne me ikjen e Adrian Klosit. Dhe nuk e di perse me vjen ti turrem me te shara dhe peshtyra Henri Cilit.

    1. Beni says:

      Henri Cili eshte produkt i kesaj shoqerie te felliqur, qe nuk vlereson integritetin dhe vlerat, por bythelepirjen dhe servilizmin.

      Problemi eshte se Henri eshte nje kurve qe ka gjithmone kliente.

      Kur Edi Rama nuk do te jete me klienti i Henrit, atehere eshte burre prej verteti.

  3. Dilema says:

    E mrekullueshme… Po ku i kuptojnë gomerët lulet ngjyraylberi dhe erëmira……

  4. feniks says:

    NJEREZORE!!! TEPER NJEREZORE!!!!
    IKIN NJEREZIT ME GJAK NJERIU DHE RRINE NJEREZIT ME GJAK GJARPRI SI Sali Berisha,Jozefina Topallja ,Henri Cili,Artan Hoxha,Edi Paloka,Agim Doci,Robert Papa,Kastriot Islami,Fatos Nano etj,etj!!!
    NDERUAR PER JETE KUJTIMI I NJERIUT TE MIRE ARDIAN KLOSI!!!

  5. alex says:

    Prekese, e vertete, e thjeshte.
    Respekt te thelle per keta njerez te rralle qe e kane dashur Shqiperine!

  6. gzimi says:

    Respekte per nje njeri te lexuar, nje individ qe nderonte emrin e shqiperise…shpejt kaloi ne kete realitetin tone te turbullt nje vit pa Danin ndoshta prania e tij do te na e lehtesonte pak stresin ku jemi futur..i paharruar qofte kujtimi i tij

  7. Rilindja says:

    Shume e ndjere dhe njerezore.
    Respekte dhe u prehte ne paqe Ardian Klosi.

  8. Frank says:

    Nje shpirt i paster, i ndershem, nje bote e pasur shume altruiste, por qe gjarperinjte fatkeqesisht arrijne ta helmojne per vdekje…

  9. Endri M says:

    Nje humbje e madhe per shqiptarizmin…..humbje e cila na ben te kthejme koken pas dhe te gjejme trashegimine artistike…vleren e nje shpirti te lire…sakrificen e njeriut te forte….kurajon e qytetarit te thjeshte….

  10. VERONIKA says:

    “Por kockat e femijeve te Gerdecit jane aty .Vetem pak metra larg nga rruga qe bejme cdo dite.Femije te tretur…Femije .Vetem zbrazeni koken per 30 sekonda dhe mendoni. Femije !O ZOT FEMIJE !
    Sot shohim Berishen,Mediun te qeshur {per ate Zot ,a mund ti shihni te qeshin}”….KATASTROFA E GERDECIT -ARDIAN KLOSI !

    PUSHO I QETE I NDERUAR ,NE HARROJME KEDO DHE CDO GJE !
    NE KTE VEND MUND TE JETOSH VETEM DUKE VDEKUR …PO NA THONE QE DO RILINDIM
    RRI ATY KU JE ,MOS RILIND …TE PAKTEN TI QE PATE KURAJE !
    NE TE VDEKURIT E TJERE KEMI FRIKE TE …VDESIM …NE VOTOJME PER TE VDEKUR

    RESPEKTE DHE JUVE ZONJE !
    {hem ,jeni e vetmja qe falenderoni qe ju kane sjelle ne Shqiperi}

    1. anticensurë says:

      “NE TE VDEKURIT E TJERE KEMI FRIKE TE …VDESIM …NE VOTOJME PER TE VDEKUR”

      shkëlqyeshëm nika!
      ps: gjithnjë të kam thënë se kur do shkruan mirë!gjithnjë kur shkruan shkurt!!

    2. Beni says:

      Bravo, Veronika, me kete me pelqeve!

    3. Sallakja says:

      Veronica.
      Non sei stata molta attenta, ti e scapata .
      Inperdonabille per un anticomuniste come te.
      Cioe, di vecchia data.
      Io non lo conocsevo questo tizio. Adrian Klosi…boo
      mai sentito parlare di lui, forse colpa mia ?
      Il cognome pero mi é conosciuto ma non mi
      ricordo bene, dove e come ?
      Eco, se mi puo aiutare un po tu che sai tutto
      Di quei tempi ” meravigliosi “

      1. VERONIKA says:

        Sic e shikoni amico solo e un po …*vecchio*,kam prekur librin e tij mbi Gerdecin .Non ho parlato di quei *tempi meravigliosi*.
        Eshte publikuar njeher nje shkrim i tij te Shekulli mbi Shqiperine e perdale…me duket se keshtu e kishte titulluar…dhe ne nje fraze permendte bunkeret krenar te Shqiperise .Kritikonte ne fakt ndertimet pa asnje lloj kriteri.Oh i dashur mik ,te jesh i sigurt qe nuk lashe pa i kujtuar dhe ato kohe te mrekullueshme per bunkerin qe ngriti mbiemri Klosi .{gjithe gazeta mu kundervu..ehe popull bageti,pak rendesi ka } .
        Sallakja ,shume nga ne ,shume nga ata kane thjesht fajin te jene pinjoll te njeres apo tjetres klase …thjesht mbiemri ngelet *mallkimi* i jone.
        Imperdonabile per un anticomunista come me ?? Hahaaahaha sa qesha.
        Nuk dua dhe kurre nuk do te jem ne rolin e persekutorit .Nuk ditem ose ndoshta ju me te medhenjte nuk ditet te vendosnit drejtesi mbi kte farse te demokracise qe na u lejua .Grande Fratello amerikani keshtu e pa te arsyeshme te lejonte vazhdimesine e ktij populli.
        Ndoshta ne ate 91 te larget Katovica ishte shume me e forte.Askush diti ta manexhoje kte situate dhe te dilte ne krye.Ne jemi viktima te nje sistemi bastard…ende po luftojme me hijet e te kaluares,nga e cila kurre nuk do kete te vertete .Kjo eshte nje e vertete e hidhur ,dhe sidoqofte ARDIAN KLOSI ,ka qene nje ….kulture e brishte ne kte vend hijenash.Munden te shkolloheshin ,sistemi i baballareve te tyre u dha kete mundesi,ne ngelem ne klase i dashur…dajo ,teze,xhaxhallare ,halla te mite ngelen te gjithe pa shkolle…ne u shkolluam …por nuk vlen ,asgje nuk vlen…sepse ne jemi perseri femijet kopil te luftes se klasave ,nuk kemi as xhaxhane ,as babane,dhe as Berishen qe na puneson.Po i biri i C.Rusmailit ben ligjin…dhe po F.Kadilli eshte deputet ekzekutor.Eshte nje kafaz me zinxhire te arte kesaj radhe….jua kam thene do kohen e vet cdo gje….dhe *difekti* i shumices nga ne ngelet qe nuk behemi dot pale me ta…ehe po e njejta histori si ne ato kohe te erreta.Uroj te kem arsyen dhe do ta kem qe femijet e mi me vajzat e A.Klosit te shihen si mike {?} ndoshta kurre nuk do e bejne ….diversamente cosa posso fare….mi puoi aiutare un po anche tu ??

        Anticensure flm ,jo gjithmone mund te shkruaj mire…ose jo gjithmone ty te pelqen…e di une e ka fajin pushteti popullor i bunkerit …hahahhhaahha por keshtu eshte ,nqs do kishim te gjithe te njejtat mendime,ide,histori dhe jete do ishim fotokopje te shemtuara .

        1. Sallakja says:

          Eco.
          Questa si che é Veronica vera. Inteligente,
          ragionevole e con una leggera dose di tenereza.
          Io penso che l’albania ha bisogno di essere
          governata da persone come te.
          Quando mi diventero primo ministro albanese
          ( cioe mai ) tu sarai ministro della cultura.
          Non sucedera mai, pero a me piace sognare,
          e i sogni di una certa età ti assicuro sono piú
          belli, li fa ezaltare una sotile rabbia che viene
          da lontano.

          Domani ( se ti trovo da qualche parte ) ti diro
          cosa penso del matrimonio Rama-Meta che ti ha
          fatto tanto arrabbiare.
          Mi interesa il tuo parere.

          Ciao

          1. italiacano says:

            o sallake,

            po pse shkruan ne italisht? per te treguar qe ben nje thes me gabime?

            1. Sallakja says:

              Thuhet:
              Pse shkruan italishte ? Dhe jo, ne italishte.
              Impara l’albanese, poi si vedrà.

        2. lani says:

          Veronika, besoj se ke lexuar dicka per GENET, megjithese u shkolluan gati me “dhune” nga regjimi, rreckamanet komuniste nuk mund te studiojne gjithmone brez pas brezi, sepse u mungon zgjuaresia e lindur=Geni. Kurse famijet e persekutuara edhe pse e humben nje brez shkollimi jane pasardhesit te cilet e trashegojne genin, dhe geni qe u krijua ( teoria e seleksionimit natyral)u deshen qindra vite dhe nuk mund te humbase per 50 vjet. Zgjuaresia dhe deshira per te mesuar eshte shume e theksuar tek Familjet e kultivuara, kurse zbatharaket bolshevike do te kthehen ne fis, sic ishin para 45`, sic kishin katragjyshin,stergjyshin, gjyshin…

    4. Askushi says:

      Po VERONIKA,kockat e femijve te Gerdecit jane diku perzier,nga mesi e fundi i varrezes,ndoshta edhe me kockat e prinderve e te afermeve te tyre,nderse trupi i Ardianit, prehet ne rrjeshtin e pare te Sharres,aty ne krah te isheve ‘te medhenj’.
      Per mua Klosi qe nje idealist egoist qe braktisi jeten e vet, pjese edhe e jetes se vajzave te tije.
      Ndjese paste Dani!Uroj shendet vajzave e nenes tyre dhe e pacin sa me te lehte mungesen e tije!

      1. VERONIKA says:

        Askushi ju garantoj qe ai *idealisti egoist* ,po ta dinte qe rreshti i pare do u sherbente kockave te gerdecareve,do e lironte vendin e tij,do u jepte dhe syte per tu lejuar prehjen qe kurre nuk gjeten.
        Askushi eshte shume e lehte ti gjykosh te tjeret,eshte shume e lehte
        Te garantoj qe do shume kurajo te jetosh ketu koshiente per kte maskarallek dhe pafytyresi pushtetaresh.Do shume kurajo te vazhdosh te jetosh koshiente per cfare po na bejne,per cfare po u bejne femijeve tane.Do shume kuraje te jesh ketu ne mes te te *gjalleve*
        perdite ,tu buzeqeshesh ,ti respektosh ,te besh detyren si qytetare,si prind.Do shume kuraje te jetosh me ftohtesine e vdekjes ne shpirt dhe me buzeqeshje nga jashte .
        POR ,POR DO ME SHUME KURAJO TE VDESESH,TE JESH NJE PISHTAR ME VDEKJEN TENDE.KY NUK ESHTE EGOIZEM,ESHTE ANTIKONFORMIZEM,ESHTE ANTI FALSITET .KJO DO VERTET SHUME KURAJO !

        ISH-et e medhenj ????Rreshti i pare ne nje varreze nuk te ben te madh…VEPRAT ,JANE VEPRAT QE JEP KUR JE GJALLE DHE MUNDESISHT DHE KUR VDES ,JANE ATO QE TE BEJNE TE MADH !

    5. lani says:

      Po per kockat e njerezve tane qe i pushkatoi a i varrosi te gjalle Bilbil Klosi a ka shkruajtur diku ?

      1. VERONIKA says:

        Nuk e di Lani ,ja lashe ne dore Berishes te shkruante historine e varreve pa emer …nuk e di ku humbi rruges dhe ai …ndoshta humbi te tesera qe ka ne xhep,qe e rriti dhe edukoi ne palestrat e sigurimit te shtetit ,nuk e di pse kam deputet FATBARDH KADILLIN ,qe xhaxhai i vet ishte ne togat e pushkatimit….nuk e di pse ligjet per te persekutuarit i firmos ILIR CAJUP RUSMAILI….ai djali i sekretarit te komitetit qendror …nuk e di Lani pse LIRAK BEJKO u la te behej pishtar per 30 mil.leke te vjetra dhe ishte ende pa shtepi…kur kishte bere 15 vjet pune te detyruar .Nuk e di ,dreqi e mori kurre skam per ta ditur pse dosjet nuk u hapen asnjeher ,nuk e di pse ARANIT CELA ka pensionin 1 milion leke te vjetra ne muaj dhe ruhet nga SHISH ,nuk e di pse babait tim nuk i japin as ilacet per demet qe i shkaktoi hetuesia e tij…nuk e di dreqi e mori pse ne kryesine e PD ne VLORE ,me ftuan te isha pjese dhe te rrija ne tavoline po me ate qe pa asnje arsye me denancoi babane ,shpifi …nuk e di pse u rritem jetim por me babane gjalle ….Nuk e di …
        Oh sa gjera qe di ,dhe me vjen keq qe si kupton ,me vjen keq qe nuk kupton pse kockat e tyre jane ende anonime….
        NJE POPULL ,LANI ,QE MBAHET PENG NGA E KALUARA DHE LEJON TI SHKRUHET HISTORIA NGA HIJET E TE KALUARES DO VDESI I GJITHI ANONIM

  11. Luani says:

    Respekte per te Z. Ardian Klosi, nje nder te paktet intelektuale te vertete ne Shqiperi. Ndjese paste.

  12. hygo says:

    nuk kemi per te te harruar ardian

  13. Ermali says:

    ARDIANI I SHKRETE ISHTE INTELEKTUAL I MIREFILLTE PO I VETMI GABIM I TIJ ISHTE LIDHJA INTIME QE KISHTE ME RAMEN DHE MARTESA E EDIT ME LINDEN E LENDOI SHUME AI E DONTE SHUME EDIT

    1. Ema says:

      E the dhe ti nje gje mo, po te pakten na sqaro mire se qeke shume i informuar….

  14. Argita says:

    Vertete shume prekese.respekt per .adrian klosin , do te neglet I pa Haruar kujtimi I tije , per shqiptaret e vertete , dhe familjaret e tije . Respekte per familjaret e tije

  15. era says:

    Do e donim ta kishim akoma midis nesh per vlerat qe i jepte shoqerise shqiptare.
    Por edhe ashtu, i ikur, e ndjejm qe eshte prane.
    Kur shohim qe presin peme, kur perdite dhunojne te drejtat e njeriut, kur lexojme libra aq mrekullisht te perkthyera nga Dani.
    E kujtojme kur zagare te medias lepijne prapanicat e pushtetit.
    Nuk mund ta haroj ne nje interviste ne TV kur Fevzo zagari u mundua ta ironizoje Klosin per stenden e tij, krahasuar me te tijen, qe nuk kishte aq shume zagare te ngjashem me te, qe blenin libra. Dani me humor te holle tregoi nje histori te Mark Tuenit qe po e ritregoj.
    Ne Indi ne nje hotel vajti per te bujtur nje mbret me ndonja 10O sorrolloper debila nga pas qe hynin ne hotel me dhjetra valixhe.Mbas tij hyri Mark Tueni dhe hotelxhiu e pyeti se kush ishte.Tueni iu pergjigj. Jam Mark Tueni me valixhen e tij.
    Çili Naim dhe Fevziu mbetem sikur i kishin mbushur poturet.
    Ndoshat edhe mbas pak muajsh Dani do te nderohet ashtu si e meriton.

  16. Ermali says:

    ESHTE SHUME E HABITSHME ME KE KA PAS LIDHJE INTIME RAMA SI MATILDA SI ARDIANI VUANIN ME DEPRESION TE SHOFIM LINDEN TANI NE VAZHDIM

  17. Aleksandër Matrënga says:

    ndjesë past dhe i paharruar kujtimi i tij.Respekte edhe pë gruan e tij Jutta,për këtë letër shumë të ndjer5.

  18. gezim toci says:

    Klosi ka qene njeri i mire dhe i bute por nuk u shkeput dot nga te qenit i majte sado qe “luftoi” ne fillim per demokracine. Ne fakt ka pasur natyre bipolare dhe tipa te tille keshtu perfundojne. I nje natyre te tille por shume me agresive eshte edhe Edi Rama. Do jete fatkeqesi ta kemi kryeminister (nese behet).

  19. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Alooooo Çimi jam…
    I kam syte gjysem me lote…
    Eh sikur te gjithe shqiptaret te vepronim keshtu, pastaj seicili sipas menyres se vet, por te kishte kete edukate, kete dituri, kete fisnikeri & miresjellje ne familje!!!
    Alooooo Çimi isha…Çimi jam…

  20. Reni says:

    E mrekullueshme kjo leter! Ngushellime per familjen e Ardian Klosit. Jemi prane ne humben e njeriut te tyre me te dashur ,po qe ishte i tille edhe per te gjithe Shqiperine!

  21. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Alooooo Çimi jam…
    Eh, SORRY me te medhaja.
    MIRENJOHJE DHE RESPEKT EDHE KESAJ ZONJE GRUA, BASHKESHORTES SE ARDIAN KLOSIT, ZNJ. JUTTA BENZENBEG.

  22. gegetoske says:

    U prehte ne paqe!

  23. LORA says:

    Nuk e besoj dot se kaloi nje vit qe Ardian Klosi i mungon Shqiperise,cep me cep, qe ai e deshi me aq ngrohtesi dhe perkushtim.
    Ti Jutta na the ,ne nje emision te A.Krastes, se ju jeni familje e forte dhe do te fitonit mbi semundjen;kur te degjova u gezova fort qe Dani kishte ne krah nje grua aq te devoteshme.Gezohem shume qe vajzat i ngjasin shume dhe ne to Ti sheh Burrin tend.

  24. Ermali says:

    KLOSIT I TAKON GJYSMA E PASURIS SE RAMES SE KA QENE I CELEBRUAR ME RAMEN PARA LINDES TE PAKTEN TI MARI VAJZA SE AI I SHKRETI SPERFITOI GJE

    1. Çimi, shoku i Melaminit says:

      Keto plehra si puna jote nuk e lene Shqiperine qe te perparoje!!!!

  25. andi shkoder says:

    Vdekja kapak floriri thote populli. Qe dmth (degjo me vemendje Ermal se te vlen kur te rritesh), se nuk duhet ngrene me m… per ata qe nderrojne jete. Perjashtim mund te kete patur ndonjehere si psh Hitleri, Stalini e me shume gjasa se shpejti dhe Stalini yne. Besoj se e more vesh tani se kush mund te baltoset pas vdekjes z. Erm…

    Nderim e mirenjohje njerit nga te paktet intelektuale me integritet te ketij vendi i cili miqesine e ngushte me Ramen po e paguan dhe ne atebote nga keto soj komentuesish.

  26. Liu Berat says:

    I madhi Klosi…eshte humbje e madhe ky njeri.Nderime familjes dhe vepres se Klosit. I lehte dheu…me shume dhimbje e keqardhje…

  27. Ermal says:

    NORMAL QE VDEKJA MBYLL SHUME GJERA PO QE RAMA E LA BE PIKE TE HALLIT NDERKOHE QE VET SE DI SA MILIARD KA ME VINTE KEQ KUR E SHIKOJA ME NJE BICIKLETE TE VJETER DHE I PA VESHUR NDERKOHE QE KA BERE SHUME PER RAMEN

  28. england says:

    Klosi la prapa tij nje familje qe jane krenare per c’ka ai bere sa ishte i gjalle.Por ndersa ai eshte ne boten e pertejme,nje palaco me nick-un ERMAL nuk rri ne asnje moment pa permendur emrin e Edi Rames ne komentet e tij!urrejtja e tij per kryetarin e opozites e ka nje shkak,uroj qe mos jete dhe ky ERMALI sikur jane me shumice bythelepiresit ne Shqiperi,profesioni i tyre ngjit shume ke kjo qeveri bandite,dhe ku per te arritur “majat e olimpit” pra nje karrige ne parlament,duhet te hash nga muti qe ka ngrene dhe Erla me Bogdanin.

    1. Jani says:

      Ai tha vetem RAMA.
      Shume u turbullua uji.
      Eshte e pa moralshme (per ata pak qe kane moral) te komentosh per nje te vdekur. Nje fatkeqesi e tille mund ti ndodh KUJTDO.
      Zoti egziston (per ata qe besojne).
      Bilbil Klosi nuk besoje ne te (Zotin).
      Me nje te rene te lapsit (firmosi) solli mort ne shume familje shqiptare (te lutem mos me kundershto, eshte fakt jo opinion).
      Te pamoralet justifikohen: ashtu ishte ligji dhe ai e zbatoje.
      Pak me intereson opinioni i atyre qe nuk dine pse kane lindur (aksiden mes priderish).
      Ndjeje dhimbje per femijet e tij qe po rriten jetim.

  29. bbb says:

    Gjynah qe njerez te tile me vlera i shkeputen shoqerise te rinj dhe ne menyre tragjike…

  30. USA says:

    Erm.u.t turp te te vij, race krimineli. Vetem komente te tilla shtazarake nuk mund te beheshin pas kesaj letre te ndjere. Po ti byth q/r i dikuj justifikon deshirat qe te plotesohen.

  31. Gjergj says:

    Me siguri e ngaterron me nje liber te bere nga Shmitt, te cilin Ardiani e perktheu dhe ne debatet qe shperthyern, mbrojti tezen se i jati i Skenderbeut nuk quhej Gjon por Ivan. Por pa thene askund se Ivani ishte serb. Emra Ivan ka patur plot dhe ka ende ne Shqiperine e Veriut dhe Malesine e Madhe… madje ka nje fis te tere qe quhet Ivanaj dhe jane shqiptare gjakpaster si Klosi.

  32. bjushka says:

    te dashur lexues!

    Fajin nuk mund ta kete nje person i vetem. Mendoj se faji per njerezit qe semuren me depresion ne Shqiperi eshte i te gjitheve ne qe pas kaq e kaq shume fatkeqesish e perbuzje e turperim qe kemi patur nga qeverisjet e deshtuara te vendit tone, ne perseri ulin koken dhe si “dele” vazhdojme te durojme, dhe hedhim ndonje fjale tek tuk, si per te nxjerre keqardhjen qe kemi brenda nesh per situatat qe kalon vendi jone.

    Nese ky vend do shkoj drejt humneres, sic edhe po shkon, faji eshte i joni sepse sic thote nje shprehje qe na shkon per shtat:

    “cdo popull ka qeverine qe meriton”

    … te gjithe duam me te miren e vendit tone qe te jetojme normal si shume vende te zhvilluara dhe e di qe te gjithe e kundershtojne kete gjendje qe ka Shqiperia por pse valle nuk kemi force ta permbysim?

    .eva.

  33. ema says:

    Ermal te degjuam dhe kuptuam cfare the por a e di nje gje?

    Je nje plehre i pashpirt dhe me nje intelekt sa nje kokerr orizi.

    Dhe sa per ate qe insinuon ta them troc: Nuk ka plas fare, u qetesove tani?

  34. Mali says:

    Eshte mire kur nje bashkeshorte behet njesh me ish burrin ,dhe me mall e
    kujton per vlerat si njeri,si prind e si atdhedashes.Respkt per kujtimin
    enjeriut te letrave shqipe,te ekologjistit ,te njeriut qe deshi te jepte
    kulture e qe s’e lane me politiken e kulisave.Respekt per per GJERmanen qe na tregon si ta duam veten familjen e vendin tone .

  35. dhembeli says:

    U prefte ne paqe Ardiani!,nje figure qe sakrifikoi pa asne interes per vendin e vet!
    Githe komentusit vleresojne kete figure te nderuar.Bravo! Veronika me nje fjale i ke thene te gjitha per te githe.
    Ermali eshte nje koqe kandari! Geti momentin te shprehet,Por nje fjale popullore thote c’gezon ne shoke te bie ne koke.

  36. doleci says:

    Menyra e vdekjes se Ardianit eshte simbolike e tronditjes se inteligjences ne Shqiperi. Sot ne Shqiperi,ngado, shikon dhembe kercenues e duar te lyera me gjak e hajni.Per kete fakt e besoj qe Ardiani ka qene nje qenie e brishte mbasi nuk e kam njohur nga afer. Do te jete i perhershem ne bibliotekat e atyre qe lexojne dhe ushqejne dashuri per kete vend.

  37. ona says:

    Nje shkrim i perkryer ,e lexova dy here dhe prape kam kenaqesin ta lexoj,Ardiani la mbrapa nje familjle te mbrekullshme ashtu sic ishe dhe vete nje njeri ideal,ju prefet shpirti ne paqe,i pa haruar qofte kujtimi i tij.

  38. Fllad says:

    Ramy more pleh i saliserbit paske mare nickun ermal me boje qielli. Kot e ke, dukesh nga menyra si shkruan qe je qenlehes i saliut.
    Sikur te ishe sa jashqitja e Ardianit do ishte fat i madh per ty.

  39. Miri ny says:

    Lutuni per shpitin e tij
    Nderim per vepren ,punen perkushtimin per librin
    Ai beri ate cfare ishte caktuar te bente ,faji eshte qe kur eshte
    ngjize nga Bilbili.FEMIJET FORT TI DUSH
    TI JAPESH SHKOLLE DHE URATE,MOS I JEP NGA GJE E HUAJ
    ,ME MIRE BUKEN THATE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje