Të jetosh pranë një zone të gjelbëruar,të jep efekte positive shëndetësore,të barabarta këto me një të tretën e atyre që burojnë nga martesa.
Këtë e pohon një studim i fundit,sipas të cilit,kontakti me natyrën është i mirë për shëndetin tuaj,si nga pikpamja fizike,dhe ajo mendore.
Duke ju bërë që të jetoni më mirë,por edhe më gjatë se ata të cilëve u mungon kjo gjë.
Ekspertët kanë llogaritur se ndikimi i një oazi bimësh,fare pranë jush,ka një ndikim në mirëqënien individuale,e barabartë kjo me një të tretën e asaj që është e aftë të sigurojë martesa,e konsideruar kjo e fundit,si një nga ngjarjet e jetës që prodhojnë më shumë lumturi,por edhe jetëgjatësi në të njëjtën kohë.
Konkretisht,studimi është kryer nga Universiteti Exeter,në Britani,në një kampion prej 100.000 individësh,dhe i publikuar në revistën “Shkenca Psikologjike”.
Dhe ai gjeti se mirqënia,kënaqësia,lumtura,janë me shumë gjasa emocione të arritëshme pë rata që jetojnë në zona të gjelbërta,thekson “NOA”. P.K