Deputeti Alfred Dalipi konfirmon padinë që pritet të ngrihet për projektin 20 milionë euro
Nga Fatjona Mejdini, SHQIP
Partia Socialiste do të dorëzojë së shpejti në prokurori dosjen e abuzimeve që ajo konstaton në të gjithë procesin që Ministria e Inovacionit po kryente në kuadër të realizimit të projektit të dixhitalizimit të transmetimeve televizive. Kjo konfirmohet për “Shqip” nga deputeti i Partisë Socialiste, anëtar i Komisionit Parlamentar të Mediave, Alfred Dalipi. Në një intervistë për “Shqip”, Dalipi thekson se tashmë po përgatitet dosja e dokumenteve që komprometojnë ministrin Pollo në këtë proces ku ministria që ai drejton ka marrë rolin e autoritetit kontraktor. Kjo dosje përbëhet nga disa dokumente që nisin nga urdhri për ngritjen e njësisë së prokurimit, tek urdhri për rregulloren e këtij tenderi, te ngritja e komisionit që do të vlerësojë ofertat, duke përfshirë dhe çështjen e procedurës së ndjekur për prokurimin deri te shkeljet flagrante të afateve në këtë procedurë.
Z. Dalipi, si e shikoni procesin e hapur nga Ministria për Inovacionin për tenderimin e një projekti për dixhitalizimin e sistemit të transmetimit?
Jam i sigurt se hetimi i praktikave që ka kryer media dhe janë denoncuar në Kuvendin e Shqipërisë mbi tenderin për ngritjen e dy rrjeteve numerike të operatorit publik është vetëm një thes parash për t’u përfituar. Kjo nis që nga hartimi i projektit, përzgjedhja e projektuesit, pa emër, por me nënshtetësi zelandeze, detyrimi i kompanive fituese për të paguar një projekt 150 mijë euro pa preventiv, konceptimi i një tenderi pa fond limit, ngatërrimi i formave të prokurimit, publikimi i datave të ndryshme për paraqitjen e ofertave në “Financial Times” dhe në buletin e Agjencisë në afatet e duhura qëllimisht dhe të gjitha deformimet e faktuara dje edhe në gazetën “Shqip”. Tashmë, faktet nuk kanë më dyshim, por zbulojnë të gjitha abuzimet që ky tender pritet t’i kurorëzojë në muajin e fushatës zgjedhore.
Si i shikoni qëndrimet e Ministrisë së Inovacionit në përgjigje të akuzave të bëra publike?
Në një përpjekje për të sqaruar, reaguar apo përgënjeshtruar shtypin e shkruar apo median elektronike, Ministria e Inovacionit në mënyra të ndryshme zyrtarisht ka dhënë detaje për të faktuar edhe më tej se dyshimet e hedhura në fillim mbi garën publike për ngritjen e dy rrjeteve numerike tokësore të operatorit publik janë një skemë e pastër abuzive, e paramenduar, joligjore, joprocedurale dhe në kundërshtim me rekomandimet e BE mbi pavarësinë dhe statusin e transmetuesit publik.
Cilat janë hapat që do të ndërmarrë opozita për të denoncuar shkeljet e evidentuara në këtë projekt?
Praktikat e tenderit që nga urdhri për ngritjen e njësisë së prokurimit, urdhri për rregulloren e këtij tenderi, si dhe urdhri për ngritjen e komisionit që do të vlerësojë ofertat përfshirë këtu procedurën me negocim dhe atë të hapur ndërkombëtar, që herë pas here Ministria e Inovacionit nuk e sqaron dhe nuk jep shpjegime për procedurën me negocim që do të ulë në tavolinë fituesin dhe kontraktuesin, janë fakte të mjaftueshme, pjesë e një dosjeje me dokumente që jemi të detyruar pas një reagimi kontradiktor, justifikues për hapat antiligjorë që ka marrë kjo ministri ta depozitojmë institucionalisht pranë organit kushtetues të Republikës së Shqipërisë, për ta hetuar. Do të thotë që gjithçka që kemi në dispozicion, që nga informacionet jo formale, te dokumentet e hartuara nga sekretariati teknik, te vendimi i firmosur nga Kryeministri për këtë tender, urdhrat e firmosura nga vetë zoti Pollo dhe të gjitha aktet e shkelura në këtë procedurë prokurimi t’i vëmë në dispozicion pranë organit të prokurorisë. Theksojnë se me gjithçka të konfirmuar deri dhe nga z. Pollo, ky është një tender pa fond limit dhe me detyrim progresiv për transmetuesin publik, pasi është konfirmuar se do të financohet nga kredia e butë. Të gjitha këto praktika dhe negociata paraprake të konfirmuara edhe nga RTVSH do të jenë pjesë e institucionalizimit të veprimeve kundrejt kësaj afere korruptive.
Tenderi po pergatitet per Bashkim Ulaj(Berisha dmth). Ashtu sic mori projektin e fibrave optike do te marri edhe kete. Do kete kurajo Rama ta ndali? Nuk besoj. Bashkim Ulaj te gjitha lejet e ndertimit ne Tirane i ka marre nga Rama. Bejne vetem zhurme elektorale.
Sallami i kuq qe skuqi Permetin ne 1997
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/karnavalet-e-shqiperise-6.html
Keta qeveritare pervecse te paafte dhe injorante, tallen edhe me shqiptaret qe jane te varfer e te pastrehe me vjedhjet spektakolare miliarda euroshe qe bejne. Por drejtesia do vije, pak dite kane mbetur nga kthesa historike e shqiptareve 23 qershori ku do vendoset drejtesi per te gjithe hajdutet e pushtetit qe i varferuan shqipetaret dhe tallen me ta duke numeruar leket tek ata qe nuk i kane as imagjinuar aq leke.
Pollo permes vjedhjeve dhe interesave per grabitjen e pasurise se shtetit ka rrenuar edhe arsimin duke qene minister arsimi permes skemes grabitqare te matures shteterore dhe duke u dhene shkollat qe preferojne nxenesve qe nuk dine as te shkruajne e lexojne por vetem se kane prinder sherbetore te pushtetit.
Te mos na prallise fred dalipi se e ka baxhanakun gjergj themeli perfaqsues te digitalbit te france e vete eshte i lidhur me kompanine e xhores qe e duan tenderin ta beje miku tyre. Prandaj bejne zhurme se po u ndertua rrjeti numerik i Tvsh pordhi biznezi i digitalbit e i tringut qe po rrjepin bute bute e te patrazuar qindra mijra abonente.
Emo feri kerbishti,mbi kerbishtje do i kemi sa te jete jeta si trazhgimtaret e Stefonaq Polles dhe kollovaret e LLambi Gegepriftit,ashtu si dhe gjithe trazhgimtaret e pinjollet e isheve te KQ dhe Byrose PPSH.
Rreth tyre vertitet gjithcka.
Ju lutem ta fusim ne burg spiunin e Grekut.
se mos na e gjobit Dalipin gjykata sic beri me Taulant Ballen. I madh Balla: here semure here jashte shtetit 17 seanca rresht. Pastaj e hengri gjoben se s kish cfare te thoshte. Po Balla ka biznese kurse ky Dalipi duket i thate. Edhe Pollo i madh u tregu: do t’ja jap Kryqit te Kuq tha.
PUNE CUBASH ?
Aman o zoti partizan, mos na ja ban kete punë, se do e lerë edhe gruaja e dytë ! ?
O Aldrin kush do e hetoje djalin e Stefanaqit?
Llalla?!Mos u lodhni kot me keta bandite deri me 23
Qershor.Me mire beni planin e veprimit per mbrojtjen
e votave.Te tjerat vine mbrapa.
Ky Gegprifti kur e kishte mundesine rupati sa mundi nga TV. tani qê mori urdher nga partia u hodh ne sulm.
vite me radhe Becit nuk i hyri gjemb ne kembe megjithese per rupatje ua kaloi te gjithe drejtoreve te tjere paraardhes.
nuk u tha gjysme fjale per vjedhjet ne bashkepunim me TV e tjera e pa tender te programeve sportive, te pronave te RTSH, te karburantit etj, etj.
Shpresojme qe Beci te denohet per vjedhje pas 23 qershorit. Do perfitonte edhe integrimi i Shqiperise se mese fundi do ta hante nje zyrtar shkeljet e te cilit bejne mu.