500 të dënuar shqiptarë për krime të rënda në Greqi drejt riatdhesimit

27 Prill 2013, 10:37Politika TEMA

Më shumë se 500 të dënuar shqiptarë për krime të rënda në Greqi pritet që të riatdhesohen në Shqipëri.

Qëllimi, sipas News 24, është që në përfundim të riatdhesohen drejt Shqipërisë 2400 të burgosur shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet greke.

Mes të riatdhesuarve në grupin e parë bën pjesë edhe Alket Rizai, një prej të burgosurve më të famshëm në Greqi.

Mësohet se Greqia do të subvencionojë me 5 euro në ditë për çdo të burgosur, riatdhesimin e tyre në Shqipëri, për t’ua lehtësuar kostot autoriteteve shqiptare.

Kjo masë vjen si pasojë e krizës ekonomike që ka përfshirë Greqinë, e cila është duke bërë çdo përpjekje për të ulur kostot e shpenzimeve në çdo fushë./b.l

18 komente në “500 të dënuar shqiptarë për krime të rënda në Greqi drejt riatdhesimit”

  1. Vlora says:

    kishte te drejte alket rizai kur thoshte qe une do te aratisem.

    tani e ben gati per te dale ne liri si alket rizain edhe te tjeret.

    1. Ishalla vijne pas zgjedhjeve se perndryshe i kemi ne qendrat e votimit! says:

      Bashkë me krizën
      kanë ulur
      dhe brekët
      Grekët ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/u-mbars-cili-dheee.html

    2. HELIKOPTERI says:

      Po erdhi Alketi ketu, per 1 muaj eshte prape jashte,rruges per Janine…

  2. Argita_B says:

    2400 te burgosur te rikthehen ne Shqiperi!! Lerinîte rine ne burgjet greke, per 150 euro ne muaj eshte budallallik ti riatdhesosh keta kontigjene hajdutesh e kriminelesh.

  3. zum zum says:

    edhe keta na duen , ketu do behen drejtora, ambasadora,diplomater kreshnik meri dhe behi deputet ,jane patriota me flamure ne dore.

    1. o zum sum says:

      gjuhen shqipe e qake me lot!!!sa per 2400 cunat shqiptar qe do te kthehen te vuajne denimin ne shqiperi,mire se te vine.jo te gjithe jane kriminele…….edhe ata e duan jeten,si ti!!!!

  4. Cami says:

    Akoma nuk arrini te kuptoni?
    Keta po i dergojne ne SHqiperi,sepse i duhen per qershore.

    Apo e kam gabim?!

    1. VERONIKA says:

      Jo Cami se ke gabim hic.Kta do kthehen dhe do bejne ‘burgaxhiun e fort’ neper katunde ,ku do vjelin vota per Nulin ,sepse asqe flitet qe kta te rikthehen ne burg.Do i lene nje muaj ,pastaj do marrin leje per “sjellje shembullore .
      Por diplomatet tane jane te zene me ….veshin e atij kopilit ,nuk flet asnjeri per kto pazare.

  5. o camo says:

    epo ky te shko mendja per keq or i uruar por kot sthon per ju jeni dreqi vet ,thot populli: me mir nami sesa syri

    1. @ oComo says:

      Nga ata qe kemi ne pushtet,mund te presesh cdo gje.

    2. Cami says:

      Nuk eshte se ku me shkon mendja.
      Por se e dime shume mire se nga kush qeverisemi.
      Pastaj,sa per nami,e dreqi vete,te faleminderit shume,nga ana juaj.
      Por eshte nje problem,se ju mua nuk me njihni,keshtu qe nuk duhet te ishit shprehur ne ate lloj prizem.
      Me gjithe ate e perseris,nuk ka problem.

      Gjithe te mirat,edhe se nuk ju a di emerin.

      Cami.

    3. [email protected] o Camo says:

      Se kuptova mire une?
      Tani me mire te dali syri se sa nami?
      apo nami se sa syri!!!!!!
      Ike mer pallosh,e boj mire detyrat,se kame me t,kontrollur prape,ne ditet,ne vijim.

  6. alban4eva says:

    i siguroi S-haleja edhe ca hordhi te tjera barbare per zgjedhjet..!!!

  7. Lindita says:

    Po ketu flikerka lepuri, ky lajm duhej te ishte ne ballinen e Temes sot. Tani po kuptohet cila qenkerka strategjia e opozites per “blindimin” e votes…importim i krimineleve shqiptare nga jashte dhe venia si kujdestare te fortesh ne zonat e votimit…tipike “kali” grek per Trojen shqiptare…pozita e ka me te kollajshme dhe me me pak kosto kete punr, se e ka kontigjentin e vet te krimineleve ne burgjet tona, mjafton te hape dyert e burgjeve ketu…edhe thone pastaj qe nuk besojne te kete lufte ne Shqiperi, se populli nuk ka nerv proteste….kush po pyet per popullin, ketu fatet i vendosin bandat e brendshme dhe te importuara qe komandohen nga mafia ne pushtet dhe nga ajo qe kandidon per pushtetin…besoj e keni te qarte tani karten “Meta”, ja cili eshte motivi i vertete i haleances te kokepalareve, Meta njihet per rrenjet e tij te thella ne kete kontigjent….hajde Rilindje hajde…zhgenjim total…as si nuk kam nje grusht te fuqishem t.i bie te dy pal(l)eve edhe te shpetoje nje here e mire ky popull i vuajtur…

    Berisha-Rama-Meta e lukuni, duhen zhdukur me siguri nje ore e me pare perpara se te bejne te derdhet gjak shqiptari i pafajshem….shpresoj t.ju kthehet kunder gjithcka po kurdisin edhe kete here te kene rruge pa kthim

  8. e sakte says:

    E sakte veronika. Keta do kontribojne ne zgjedhjet e lira te ardhshme.
    e paske pirositur dreken sot veronika.

  9. EKONOMIST,EUROPA says:

    Greqia nuk duhet ti ndertoj burgjet e saj brenda truallit Shqiptar.

    Greqia duhet te kete burgjet e saj si ne te gjithe vendet e BE.

    Greqia duhet ti perballoj vete problemet me te burgosurit padallim.

    Greqia duhet te respektoj te drejtat humanitare per te gjithe burgosurit padallim.

    Kostua 5 Euro ne dite per nje te burgosur eshte e pamjaftueshme, pra eshte hipokrizi.

    KJO MARREVESHJE NE DEM TE SHQIPERISE DHE NE FAVOR TE GREQISE
    NUK DUHET TE BEHET.

  10. kel ukaj says:

    5 Euro, po pse jo 1 Euro. Cdo i burgosur Italise i kushton ne dite mbi 500 Euro. Jane mbi 3000 shqiptare here 500 Euro, baras me 1.5 milion Euro ne dite. 365 dite, here 1.5 milion, baras 547,5 milion Euro. Cfare marreveshjesh qe ben shqiperia! Shqiperine e dhjesin te gjithe ne koke. Do te ishte me mire ta fshinin nga harta.

  11. mu trasht ishalla says:

    hani pini qini se ska per ta rrujt njeri per ju.ne skena ala shtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje