Shkrimtari dhe publicisti, Fatos Lubonja, në një intervistë për DW flet për atmosferën paraelektorale, aktivitetin e KQZ-së dhe rolin e ndikimin e ndërkombëtarëve në situatën e acaruar politike në Shqipëri
Në optikën tuaj si do ta karakterizoni atmosferën politike tani kur duhen dhe rreth tetë javë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare?
Ndjesia ime për atë që po ndodh në Shqipëri është se jemi në një atmosferë të një degradimi politik në këtë periudhë paraelektorale. Po ta përshkruaj me pak fjalë situatën do të thosha që në një anë është popullata dhe në anën tjetër si në skenën e një teatri absurd është një “ring” i shëmtuar i një kaste që nuk di se nga gjuan dhe nuk di se çfarë bën. Përcaktuese në këtë “ring” është aftësia për të blerë, për të shitur, për të kanosur, për të manipuluar, për të vjedhur, me një fjalë: për të bërë gjithçka, me çdo kosto, vetëm për të arritur qëllimin. Ka humbur përfaqësimi i interesave të qytetarëve dhe tabloja është si një luftë bandash, jo thjesht kundërshtare, por armike deri në vdekje, për të arritur atë që të thashë më herët: për të fituar me çdo çmim. Ndaj jemi në kushtet e një bandokracie.
Konkurrente në këto zgjedhje kemi dy koalicione të mëdha dhe dy parti të reja që garojnë të vetme. Si e vlerësoni këtë konfiguracion politik në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit?
Të ndajmë fasadën, atë që duket nga jashtë ku dy kampet e mëdha që drejtohen nga PD dhe PS, janë si në një përplasje ideologjike dhe programore mes së djathtës dhe të majtës. Kurse në brendësi mbisundon premtimi i bujshëm deri në mashtrim, pa garantuar se do të ndryshojë sistemi. Ai sistem që pjell korrupsion, nepotizëm, konkurrencë jo të ndershme në treg, klientelizëm, pasiguri në rendin publik, trafiqe, shkatërrim të mjedisit etj., etj. Pra, mbisundon propaganda për të luajtur me ndjenjat e qytetarëve, pa zgjidhur asgjë nga problemet me të cilat ata ndeshen në jetën e përditshme. Në një moment kur situata ekonomike e sociale është shumë e rëndë sipas meje. Këto formacione garuese mua më duket se njerëzit i shikojnë me shumë indiferentizëm, mosbesim e pesimizëm. Sepse njerëzve nuk ju rezulton ndryshimi i vërtetë. Mund të ketë ndryshim numrash e forcash, por jo ndryshim sistemi. Dy koalicionet e mëdha po bëjnë gjithçka që të maksimizojnë votat, me çdo kusht për interesat e tyre, por jo për interesat e qytetarëve.
Ju u ndalët te dy koalicionet kryesore, por në konkurrim janë dhe dy forca të reja politike të formuara së fundmi, Fryma e Re Demokratike që drejtohet nga ish presidenti Bamir Topi dhe Aleanca Kuq e Zi që drejtohet nga Kreshnik Spahiu. Si e shikoni performancën e tyre deri më tani?
Në mendimin tim loja e tyre e deritanishme është zhgënjyese. Pse e them këtë? Sepse tani pas rreth dy dekadave tranzicion, kur dy forcat tradicionale PD dhe PS janë konsumuar, madje kompromentuar me sjelljen e tyre, unë kam pritur se këto dy parti të reja politike do të ishin si alternativa ndaj kastave të konsumuara politike. Që këto dy parti të reja t’i qëndronin fort në opozicion kastës së vjetër së konsumuar. Por me sa shikoj kritikat e tyre janë të zbehta, rutinore dhe më keq akoma, nga këto forca të reja është pritur deri në momentin e fundit ndonjë pazar koalicioni, që të jenë si të thuash satelite me kushte, gjë që e ul kreditin e tyre në opinion. Mua më duken më shumë si zgjatime të kastës së vjetër që bëjnë më shumë demagogji. Le ta themi se ato nuk është se kanë ngjallur ndonjë optimizëm në opinion. Por gjithsesi të shohim se çfarë do të ndodhë me to pas 23 qershorit.
Përgatitjet e zgjedhjeve po ecin, por ama në mënyrë të pazakontë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskuton dhe voton vendime e procedura vetëm me katër anëtarët që janë propozuar nga mazhoranca. Si e vlerësoni ju këtë aspekt?
Më shumë se tek KQZ-ja problemi është tek klima e acaruar dhe e polarizuar politike, tek klima mosbesuese që ekziston. Kemi tamam një sjellje bandokracie, që nuk pranon asgjë në mes, që nuk pranon dhe nuk dëshiron asnjë arbitër të paanshëm me legjitimitet. Ndaj nuk pranohet një KQZ e pavarur. Formula ligjore për ndërtimin e KQZ-së është bërë e tillë që i forti të kontrollojë gjithçka. Paradoksi është se anëtarët e KQZ betohen se do të jenë besnikë të kushtetutës e ligjit zgjedhor, në fakt ata trajtohen si marioneta politike, si vegla partiake. Pra, në funksion të bandokracisë. Ajo që po ndodh me KQZ-në është treguesi më i qartë se sa vështirë është në Shqipëri të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me KQZ-në PD shkeli ligjin me zëvendësimin e një anëtari dhe tashmë procesi i funksionimit të tij është në kolaps. Mosfunksionimin normal të KQZ-së e shikoj si preludin e rrezikimit të zgjedhjeve që mund të ketë pasoja të paparashikueshme. Ndaj kjo çështje duhet të zgjidhet për ta futur procesin në besueshmëri.
Prej javësh vihet re një angazhim i afërt i ndërkombëtarëve në skenën e acaruar politike shqiptare. Diplomatë të akredituar në Tiranë, zyrtarë të Brukselit, Uashingtonit, qeverive dhe institucioneve të ndryshme përpiqen të jenë aktivë me deklarata publike apo mesazhe në kanale të tjera. Si e konsideroni rolin tyre në këtë situatë?
Në një vend si Shqipëria faktori ndërkombëtar ka kufizime. Shikoni, faktori ndërkombëtar për fat të keq ende shikohet në vendin tonë si i vetmi arbitër, i vetmi legjitimues në lojën që bëjnë partitë politike. Kjo është një nga shenjat e mungesës së demokracisë në vend. Po ti kthehemi rastit të KQZ-së, kur ndodhi ai zëvendësimi i anëtarit me procedura antiligjore duhej të kishte reagim qytetar. Por në fakt asgjë nuk ndodhi. Gjithçka pritej nga thëniet e ndonjë ambasadori të huaj, nga deklaratat e institucioneve dhe zyrtarëve të tjerë perëndimorë. Faktikisht këta nuk kanë shumë fuqi, sepse nuk mund të ndërrojnë qeveri, nuk mund të ndërrojnë kryetarë partie, nuk mund të ulen në parlament dhe të diskutojnë e miratojnë ligje, të japin rezultate zgjedhore etj, etj. Ky është kufizimi i ndërkombëtarëve në ndikimin e tyre. Politikanët shqiptarë duket se njohin mirë këtë “pafuqi” të ndërkombëtarëve dhe në shumë raste sillen sikur “ja kanë pirë lëngun”. Megjithatë ndërkombëtarët i shfrytëzojnë hapësirat e tyre, bëjnë vlerësime të balancuara, qortojnë, ndërhyjnë me kujdes kur gjërat ngecin ose shikojnë prapaktheu, bëjnë dhe presion sa mundin. Ama thelbësore është që vetë shqiptarët duhet të jenë aktorët kryesorë në zgjidhjen e problemeve të tyre. Kjo arrihet me një demokraci funksionale, kur institucionet janë të pavarura, kur garantohet ndarja e pushteteve. Por faktikisht ne jemi ende larg përmbushjes së këtyre standardeve.
Intervistën e zhvilloi: Arben Muka
Fatos, nuk po ta lexoj dot sepse je si puna e asajt p..dhes neper breke..Neser del e thua te kunderten…
Na ke ca trapin 10 vjet opinionist te Klani dhe tani e dredh gjoja …
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/opinionisti-i-pavarur-korani.html
Ky mund te jete opinionist por opinionet qe jep tosi jane te vetmet qe nuk ia vlen ti marresh ne konsiderate.
Linja e fundit e mbrojtjes e kelyshve te Sales: “Futi te gjithe ne nje thes”
Arvanitas, jam plotesisht dakort me mendimin tuaj:…”Futi te gjithe ne nje thes”. Une nuk i besoj me Lubonjes, ketij njeriu pa bosht, pa kocke….
Po qe saliu te pushtoj cdo intitucion, qe saliu te jete kryetar gjykate kryetar parlamenti dhe ne te njejten koh dhe qeverie dhe po ashtu president, ti ci thua kesaj??
Lubonja si gjithemone nga kritiket , me te sakte .respekte . Lubonja
Argita pi i kafe se nuk po te shikojne syte, zgjohu mire e mire ppastaj fillo dhe bej komente se me duket se nuk e ke lexuar fare atikullin e mesiperm
O Fatos..
Gjithmone zgjedhjet kane qene problematike ne Shqiperi sepse Sali Berisha ka qene faktor ne zgjedhje.
Duhet shporrur qelbesira.
Mos i fut te gjithe ne nje kallep.
Ka pasoja pa diskutim Z.Lubonja po hade thuaja Berishes qe nuk do te degjoi, sepse e verteta eshte e hidhur dhe ai nuk e pranon….
Ende pa nisur zyrtarisht fushat elektorale degradimi i moralit politik ka arritur majat, se c’do te ndodhi me vone zoti e di….Berisha duhet te pranoi me qetesi humbjen e pashmankshem………..
Nje interviste me argumenta plot bindes per situaten e tensionuar politike ne ven…Si gjithmone Lubonja srtikt dhe i arsyeshem…
Kur ke ne krye te shtetit nje njeri qe (nuk ha pyka thote populli) nuk pranon te negocjoje per asgje ateher si vetmi aliter nderkombetaret mund te shihen…..
sala ate do lufte civile.
hajde sherif teksasi, na jep icik men, se burgu thon te ben te zgjuar
Kjo qe thot Lubonja eshte e vertete deri ne njefar mase por puna eshte se doza e tij me duket sikur sherben vetem si puna e vaksines qe ne vend qe te shkaterroj virusin i jep atij imunitet te perhershem. Qe te shprehem me qarte eshte e njejta gje kur ne per tu mbrojtur nga nje semundje injoktojme ne trup nje doze te vogel helmi dhe trupi rreagon peer te krijuar antitrupat dhe gjithçka fonksionon me se miri. Ne rastin e Lubonjes, ai del tek klani apo tek gazetat pro sistemit vetem per te krijuar nje “kritik-vaksine” qe sistemi te mos rezikohet dhe ne krahun tjeter krijon ate antitrupat mbrojtes te tij. Ka 20 vjet qe thote te njejtat gjera por kur vjen puna per aksion asnjeher se merr mundimin per te luftuar. I ofruan postin e drejtorit te RTSH qe eshte nje instrument shume i rendesishem per te treguar te verteten dhe luftuar kunder sistemit korruptiv por nuk donte ta bente. Deri me dije mendoja se ishte i drejte dhe thosha ah sikur te kishim nja ca analiste si puna e ketij por gjithnje e me shume bindem qe qellimi i ketyre eshte te jene konformist dhe te kenaqen me te mirat materiale qe u jane ofruar. Ne krahun tjeter keta mjeshtra aplikojne artin e manipulimit kolektiv . Ik Lubonja ik se e ke ber detyren tende, pushtetin antishqiptar e ke forcuar me se miri. Sa per FRD apo AKZ sido qe te jene ne momentin qe ska asnje force tjeter ne horizont qe ben Bepe Grillon duhet te mos ti denigrojme por tu japim shprese. Duhet krijuar kultura qe ne nuk jemi dele qe votojme gjithnje te njejtat parti por dim te ndryshojme edhe nese ato na mashtrojne, heres tjeter prap do ti denojme dhe do votojme nje parti te re.
Me ka rene ne sy qe dy here nuk ke qene i ftuar tek Opinioni i Blendi Fevziut, mos ka te beje me kete ndryshim tendin ne politike?
Po ju o Tema c’merni opinione nga ky deficent. Edhe doni qualitet analistesh pastaj. Ky nuk ben dot analizen e bajges se gomarit te saliut e jo te merret me parashikime ne nje vend me kaq probleme. Po kush ja dha mend ketij ne burg? Llogjika e ketij punon me etalonin e te degraduarve te burgut. Ky ka pjerdhur me kohe.
jo more zoteri lubonja gjithmone ka qene ne krahun e opozitarit tek klani eshte personi qe i jep televizionit te saliut shikueshmeri te larte sepse i ka kritikuar te dy partite ps-pd z lubonja saliu tani eshte bere si ato demat spanjoll qe mbasi kane marre shume shtiza ne trup [goditje nga nderkombetaret]qendron akoma ne kembe bile kerkon te ndeshet ne ring me opoziten.keshtu deklaroi ne parlament
per koken e nipit te gramoz rucit po se nxore se pas dajakut qe te dha pra disa viteve e ke bere shok
Zoti Lubonja gjithmone ne analizat qe keni bere keni qene shume i sakte .
Por ne situaten ku ndodhet Shqiperia pas gjithe ketyre viteve keqqeverisje nga te dyja krahet nuk ka me vend per analiza por per veprime konkrete .
Une mendoj qe ju zoti Lubonja bashke me shume intelektuale te tjere te ndershem shqiptare duhet te beni ate qe nuk po e bejne keta politikane te korruptuar te gjithe ketyre 20 viteve te gjata dhe te lodhshme tranzicioni , te mundoheni ti jepni Shqiperise dhe popullit shqiptar nje tjeter drejtim ate te nje demokracie te vertete dhe te nje shteti ligjor.
Berisha vazhdon te shikoje endrra se me pushtimin e KQZ mund te rrije ende ne pushtet…kjo eshte thjeshte nje ederr berishiane…Realiteti flet per PS dhe 23 qershori do ta tregoi me se miri kete…..
Lubonja koalicioni i majte , programi dinjitoz dhe i mirstudiuar i PS ka ngjallur mjaft shprese ne populli dhe ky koalicion do te siguroi nje fitore te theme me 23 qershore….
Dhe si gjithmone pasojat e keqeversisjes se sharlataneve te Berishes i vuajne shqiptaret…….ta shporim Berishen nga pushteti qe te funksionojne institucionet e pavarura………