52 ditë nga 23 qershori, Partia Socialiste vijon të denoncojë 100 dështimet e qeverisjes së kryeministrit Sali Berisha.
Anëtarja e grupit për programin, Milena Harito tha se Sali Berisha ka dështuar me gjithë investimet publike.
Ajo shtoi se Berisha po riciklon çdo premtim të pambajtur në tetë vite.
“Sali Berisha dështoi me shkollën. Jo vetëm që infrastruktura në arsim mbetet shpesh herë në gjendje të mjeruar, por sot shqiptarët janë edhe dëshmitarë të politizimit rrënjësor të shkollave. Arsimtarë dhe pedagogë, nxënës dhe studentë po përdoren dhunshëm si dekor elektoral. Shqiptarëve u duhet të jenë dëshmitarë të spektaklit qesharak të përurimeve të përsëritura e te ripërsëritura në shkollat shqiptare,” tha Harito.
“Sali Berisha premtoi rritjen e investimeve publike në infrastrukturë, shtimin dhe përmirësimin e saj sipas standardeve europiane. Ndërkohë shqiptarë janë dëshmitarë të faktit se dhe ato pak rrugë që janë shtruar në Shqipëri, përveçse rezultojnë të jenë pa asnjë standard europian të sigurisë, janë përzgjedhur dhe shtruar vetëm për fushata zgjedhore e vetëm për qëllime elektorale, duke krijuar borxhe të reja ndaj bizneseve. Në kushtet e krizës kur e ka mbytur shtetin me borxh ndaj bizneseve, Sali Berishës nuk i mbetet gjë tjetër veç spektaklit sa qesharak po aq dhe grotesk të inaugurimit të të njëjtës rrugë për të pestën herë me radhë,” vijoi Harito.
Zyrtarja e PS tha se Berisha ka premtuar në vitin 2009 se për dy vite do të përfundonte të gjitha impiantet e përpunimit të ujërave të zeza, kanalizimet dhe landfillet për mbetjet e ngurta, në të gjithë zonën bregdetare të vendit.
“Dhe ky premtim i ricikluar nga premtimet e pambajtura të 2005, nuk është mbajtur akoma dhe sot,” tha Harito.
Ajo paralajmëroi se përdorimi antiligjor i fondeve publike për fushate elektorale të PD do të rëndojë dhe më xhepat e çdo qytetari shqiptar, të cilët në fund të kësaj fushate do të zgjohen me një barrë të shtuar financiare si rrjedhojë e borxheve në të cilat qeveria hyn për të mundësuar inaugurimet elektorale të saj.
“Pas 23 qershorit, qeveria e re me kryeministër Edi Ramën do të nxjerrë përfundimisht investimet publike nga pengmarrja e logjikës destruktive të Sali Berishës: asaj të thellimit të borxhit publik në dëm të ekonomisë shqiptare e për arsye elektorale”./ep
VETEM PER PUNE PUBLIKE SKENI CA TE THONI PO BEHEN RRUGE QE SDO KETE NEVOJE DHE 100 VJETET NE VAZHDIM TE BEHET ME
Sali Berisha ka deshtuar ne cdo lloj aspekti!
e me mjaaaaaaaa. keshtu mendon ti apo kaq ke degjuar e kaq thua?? po te te pyesja pse, a do dije te ma shpjegoje apo truri yt deri ne fraza te kopjuara shkon??
PS ka dale disa here duke shprehur 100 arsyet pse Sali Berisha duhet te largohet nga pushteti. Une mendoj se nuk jane 100 arsye. Jane 1101 arsye per ta larguar Sali Berishen dhe kete duhet ta bejme me 23 qershor. O sot o kurre!
Ore une jam me kete qe, me 23 qershor duhet larguar Saliu. Duhet larguar rrenimi, per t’i hapur rruge RILINDJES. Ka ardhur koha qe PS te vije ne qeveri sebashku me aleatet e saj dhe ta qeverise Shqiperine sic duhet! Edhe pak dite durim… ?
Me cilin sy i shef rruget me ate me xham apo me ate pa xham???? Se rruget ndertohen nga sala por prishen per 1 vit se me ate cilesi i ben berisha rruget, cilesi sa per te kaluar fushatat
AQ RRUGE SA JANE BERE KTO 8 VJET SDO KETE NEVOJE SHQIPERIA TE BEJ PER MIN 50 VJET MOS MASHTRONI PA PIKE TURPI
Berisha ato qe premtoi i realizoi. Dhe ai nuk ka deshtuar , por ka fituar besimin e popullit!
Fjalia e fundit mos nenkupton se nuk ka me investime sepse jemi mbyt ne Borxh?Kete duhet ta dine te gjithe qe tju mbeshtesin pas fitores?
nuk ka pa shqiperia na sali berisha asnje deshtim deri sot,e as nuk do shohi
Cjane keto qe thon! PS e di qe eshte e humbur dhe vazhdon te flasi kunder Berishes, vetem qe ti mbush mendjen me broçkulla popullit ! Sali Berisha nuk ka deshtuar as nuk do deshtoje ! Ne jemi drejt nje mandati tjeter, dhe shum pas ketij.
Z.Milena do ju lutesha qe ju dhe te gjithe ata qe perkrahin propaganden , programin politik te PS te mos hidhni balte mbi arsimin mbi atyre qindrave mesues qe me misionin e tyre ndricojne mendjet dhe zemrat e femijeve tane ,duke i quajtur te perdorur nga partia ne pushtet dhe se na u qenken kthyer ne servile duke i sherbyer kesaj qeverie . Kjo eshte nje genjeshter e madhe pasi me shume se kurdohere ne raportin mesues -nxenes jane pere hapa gjigante ne garantimin e te drejtave te tyre , nuk mund te hidhni balte dhe te mashtroni duke thene se qenken vetem nje dekor,nuk eshte keshtu shkolla eshte nje institucion i pandikuar nga politika.
Rruget qe jane shtruar, shkollat qe jane ndertuar, spitalet e ndertuara jane te gjitha fakte qe flasin per veprat e Zotit Sali Berisha qe sikunder nga Edvini ben vepra dhe jo llafe. Brockullat e PS jane vetem fjale boshe. Vazhdo keshtu Zoti Sali, bej akoma me te lumtur shqiptaret tuaj.
Z.Halimi doja tju thoja se te quash te gjitha zhvillimet qe ka kaluar shqiperia keto 8 vite jane te rreme ,vetem per fushate,nuk mund ta pranoj pasi eshte e dukshme qe jemi nje vend ne zhvillim ne te gjitha fushat e jetes . Te pohosh Edi Ramen per kryeminister eshte nje turp i madh , eshte turp qe shqiperia te prezantohet me nje njeri te tille , eshte e keqja me e madhe qe mund te na ndodhe si per mbare popullin shqiptar ashtu dhe ne syte e nderkombetareve do dukemi si nje popull pa karakter.
Ti Z.Rama je i deshtuar , dhe nuk na intereson ajo cka thua ti ! neve na intereson vazhdimi dhe perfundimi i atyre projekteve qe ne kemi nisur! Dhe kjo arrihet vetem fale jush , duke perkrahur dhe mbeshtetur me zemer Partine Demokratike dhe duket besuar tek ajo dhe Sali Berisha. Duke besuar ne nje ndryshim , duke besuar ne nje fitore ! Pra ne jemi ndryshimi perpara.
Per me shume investime per shqiperin dhe per nje mireqenie ekonomike duhet te mbeshtesim PS dhe progaramin e saj dijnitoz
Kudo ka deshtuar ky palo burre sepse nuk di te qeverisi, opor di vetem te vjedhi.
Ai kurr nuk deshton !
Per te shmangur rrenimin e metejshem te ekonomise tone,duhet te rezojme Berishen nga karrigia e pushtetit, te cilen e shqfytezoi se tepermi per interesa e fitime personale.Mjaft me.
Deshtimin nuk e njeh Mbreti i Shqiptarve!
Qeverisja e tij ka njohur vetem deshtime te njepasnjeshme, me ligje eksperimentale…..Deshtoi ne drejtesi, ne ekonomi, ne arsim,shendetesi e kudo. Eshte koha te shporresh nga plitika Berisha
Per te ndalur rrugen e deshtimeve te Berishes, duhet te ndalim qendrimin e tij ne pushtet.Ndaj ta denojme deshtakun me vote popullore me 23 Qershor
Une jam e bindur qe shqiptaret do te dine te zgjedhin mes te mires dhe te keqes, do te zgjedhin te miren per ti dhene fund vuajtjeve dhe rropatejeve te tyre per buken e goje. Esht ekoha qe gjithsecili te mare ate qe meriton.
Rilindje per nje shqiperi me te mire, per nje ekonomi ne zhvillim…per nje shqiperi ndryshe voto PS
Mendoj qe fjalen “deshtim” e keni ngaterruar me fjalen “SUKSES”
po din te deshtoje nje njeri si zoti Berisha…jo kurre nuk ka ndodh e as nuk do te ndodhe
Deshtimi eshte pak, katastrof eshte mese e pakte, ka shkateruar nje vend duke krijuar premtime iluzioniste , por tashme dhe disa jave kane ngelur per te hedhur poshte nje person mashtrues
saliu ka deshtuar shume me investimet publike,ai ka inaguruar dhe prere shirita kudo neper shqiperi po ne fakt asnje rruge nuk eshte funksionale,madje nje pjese e tyre as nuk kane filluar punimet
saliu ka deshtuar kudo ne qeverisjen e tij sepse kudo eshte munduar te vjedhi dhe te mashtroje popullin me korrupsionet e tij …per kete arsye te gjithe duhet te votojme ‘ne 23qershor Partine Socialiste…sepse te gjithe duam Rilindjen e shtetit shqiptar duam nje jete te re
Z.K/Minister ,te duam perseri ne udheheqje te shqiptarve, dhe shqiperise! Je krenaria jone!
nuk ka deshtime per BERISHEN
berisha nuk ka deshtime per ju e as per shqipetaret mene krye ju zoti berisha
Sorra e PS-se.