Është bërë zakon që çdo 3 maj bota të nderojë lirinë e shtypit, si një vlerë që ka çuar njerëzimin përpara. Historia e pushtetit të katërt, si çdo histori pushteti, nuk është një dhuratë, por një betejë. Unë jetoj në një vend ku ky pushtet, ndryshe nga shumë vende të botës, është dhuratë. Historia e lirisë së shtypit në Shqipëri, pas vitit 1990, nisi dhe u zhvillua jo si një pushtet që duhet të triumfonte me vlerat e tij, por si një pushtet i prodhuar nga pushtetet e tjera.
Nuk dua të bëj moral, se kjo fjalë është jashtë mode në këtë vend, por dua të vizatoj disa probleme të shtypit të sotëm shqiptar, që nuk japin shpresë për një pushtet të katërt të pavarur. Nuk do të flas për represionin e qeverisë dhe të Berishës, pasi është bërë e bezdisshme. Dua të shpjegoj pse nuk kemi fuqi të jemi të pavarur dhe të mbijetojmë.
Modeli i “Sandrit” si ëndrra e çdo pronari TV
Episodi i parë i pafuqisë sonë për të qenë të pavarur, m’u faneps kur pashë në bulevard dhjetëra kolegë gazetarë, kryesisht reporterë nga ata që rropaten gjithë ditën rrugëve e zyrave të shtetit, të protestonin mes të tjerash për vonesa pagash dhe kushte të këqija në punë. Është e vërtetë se shumica e medies kanë probleme serioze me pagesat. Askush nuk do të donte të ishte në pozitën e tyre, por kjo tani është një fakt. Arsyeja pse ata nuk paguajnë dot, është e thjeshtë: ata nuk prodhojnë dot të ardhura për median që kanë. Tregu i medias shqiptare, si çdo gjë shqiptare, është realisht i vogël dhe modest, por pushtetet e tjera e kanë fryrë, e kanë tejzmadhuar, e kanë joshur, e kanë majmur kur u është dashur dhe kanë krijuar kësisoj një treg jo real, një piramidë të vërtetë financiare, e cila jo për faj të pronarëve, tani nuk ia del dot më. Tregu i reklamës nuk është një treg konkurrent, ndërsa tregu i shitjes së gazetave nuk ekziston. Reklamat ka 8 vite që i marrin vëllezërit Frangaj, duke detyruar qeverinë të paguhen dhe nga reparte ushtarake dhe duke kapur shifra të frikshme me miliona euro. Është kjo arsyeja që sot TV Klani është televizioni më qesharak, pasi siç thotë dhe një kolegu ynë, gazetarët kanë shkuar të gjithë me Ramën dhe emisionet janë me Berishën. Edhe pse mediokër dhe shërbëtorë pushteti, ata nuk ia dalin dot nëse nuk rilidhen me pushtetin e ri. Thjesht ata kanë krijuar një perandori fallco, nga nevoja që pushteti ka pasur për t’i mbajtur nën terrorin e falimentit nëse nuk i shërben. Kanë zaptuar toka dhe kanë bërë studio, kanë marrë miliona euro nga lekët tona për të na pudrosur portretin e Sali Berishës, por nuk jetojnë dot asnjë ditë pa shiringat e këtyre pareve. Thjesht se nuk janë në treg. Televizione të tjera më modeste dhe më korrekte nuk po ia dalin dot. Tregu i pashpresë shqiptar, kriza ekonomike, reklamat politike dhe gjithçka tjetër po punon kundër tyre. I vetmi model suksesi në treg, është modeli i “Sandrit”, i një pronari që bëhet kryeministër në hije, merr fonde publike dhe mban një medie mercenare. Por më kot të tjerët vrapojnë pas këtij modeli. Pushteti nuk ka nevojë për më shumë se një Sandër, as për shumë se një Fevzi. Dhe ata janë dhe janë shumë të mirë për atë që Arjan Çani dikur e ka quajtur bythëlëpirje të Fevziut.
Përballë tyre media më e madhe në vend, Top Channel, është organizmi më perfekt i mbështetur mbi një produkt të shitshim. Kompania mbështetëse e saj, Digitalb, është lider në tregun e shitjes së produkteve televizive dhe e vetmja garanci financiare për suksesin e saj. Falë agjërimit të saj të gjatë në opozitë, ajo është më e strukturuar si biznes dhe gati i vetmi institucion mediatik në vend, që mund të rrezikohet vetëm nga ndonjë konkurrent i ngjashëm, por jo nga ky treg që ekziston.
Duke u kthyer dhe një herë tek gazetarët që protestojnë për pagat e vonuara, dua të theksoj se dhe media, si gjithë bizneset e tjera, do ta kalojë krizën e saj dhe duhet të ulet me këmbë në tokë. Gazetarët duhet të kuptojnë se ata që janë paguar me paga shumë të larta, e kanë pasur atë shanse jo për vlerat e tyre në treg, por për shërbimin që ka shitur media ku janë paguar. Në përgjithësi media është sektori më i mirëpaguar në Shqipëri, i pakrahasueshëm me sektorët e tjerë të biznesit, por më i pastrukturuari në treg sa i përket fuqisë për të mbijetuar si i pavarur. Për këtë arsye, zgjidhja e kësaj situate, sidomos në median televizive, është paradoksale. Ajo vjen përmes shtrëngimit të rripit, uljes se pagave të larta, shkurtimit të stafeve dhe rritjes së punës dhe cilësisë së çdo gazetari për të shkuar tek një ekip modest mbijetues. Çdo rrugë tjetër të çon tek dorëzimi i lirisë. Ndaj dhe ka rëndësi të ndajmë betejën sindikale nga beteja për lirinë e shtypit. Liria e shtypit vjen nga një treg real konkurrent dhe mbijetues me këmbët e veta.
Falimentimi i medias së shkruar
Një situatë më paradoksale është me median e shkruar. Disa ditë më parë një vajzë e re, besoj gazetare, më kish nisur një e-mail dhe më thoshte se kush studiuar fizikisht tregun e shitjes së gazetave dhe kishte shifra që sipas saj ishin shumë të këqija për shitjet. Kërkonte mendim nëse kishte shpjegim kjo situatë. Bëhet fjalë që shumica e gazetave ndajnë në Tiranë nga 1000 kopje dhe që të gjitha së bashku nuk shesin as një gazetë dhjetë vite më parë.
Unë kam një shpjegim aspak alarmant për këtë. Tirazhet e ulëta të shtypit të shkruar nuk i dikton vetëm tregu, por dhe vetë botuesit. Kostoja e një gazete, nëse përfshin në të pagat e gazetarëve, shpenzimet ndihmëse dhe shtypshkronjën, e nxjerrin koston e një gazete mbi 50 lekë, ndërkohë që të gjitha gazetat shiten 20 apo 30 lekë. Kaq shiteshin dhe 20 vjet më parë.
Në këto kushte, sa më shumë të shesësh, aq më shumë do humbasësh, dhe shumica e botuesve kanë gjetur një shifër tirazhi të vogël që gazeta të jetë prezent në treg, të dalë në pasqyrë shtypi në mëngjes, ta shikoj dikush nga pushteti dhe ata të bëjnë ndonjë punë tjetër duke pasur gazetë. Po t’iu shtosh kësaj situate dhe disa pengesa në shpërndarje apo kuota që vetë shitësit vendosin për të marrë gazetën, nen ndikimin e “monopolisteve” është normale që të kemi këtë situatë. Pra, nuk kemi më gazeta që shiten dhe të sjellin lekë, por gazeta që duhet të të sjellin sa më pak humbje. Kjo pastaj ka bërë që të bjerë cilësia e gazetave, të mos ketë individualitet dhe të mos të të ngelet asgjë në mendje prej tyre. Ato janë sot thjesht disa newsletter-a të kompanive të falimentuara të ndërtimit, apo iniciativa lobuese me prapavijë politike të disa botuesve që ia kanë parë hairin politikës dhe medias. Por në treg nuk janë, dhe si të tilla prej tyre s’mund të prodhohet asnjë liri.
E ardhmja?
Nuk shikoj shumë shpresë se ndryshimi i pushtetit apo dalja nga kriza ekonomike do përmirësojë klimën e lirisë së shtypit në Shqipëri. Ajo do jetë përherë problem si nga represioni shtazarak i tipit Berisha, ashtu dhe nga mbytja e mizave me mjaltë e modelit Meta- Rama.
Nuk kam ndonjë recetë se si mund t’ia dalë gjithë kjo industri medie pa falimentuar. Thjesht duhet të falimentojë pa shumë dhimbje dhe duhet të riorganizohet me këmbë në tokë. Modeli i të bërit para dhe pushtet me media, ndoshta do të mbijetojë, por gazetarët dhe liria e shtypit nuk do t’ia dalë dot të mbijetojnë. Mediat online, edhe pse duket se janë lehtësi e madhe, janë një ferr i vërtetë për të mbijetuar financiarisht. Gazeta Tema, e cila ka mbi 100 mijë lexues unikë në ditë, nuk fiton thuajse asgjë, dhe nëse nuk kapitalizohet ky treg, do të ketë sërish një dështim. Në një shoqëri më të lirë, pa Berishën, “pa Sandrat” dhe sekserët e tyre, që as shurrën nuk bëjnë pa leje, ajo mund të fitojë reklama, por duhet të biem dakord që pagat do të jenë më të ulëta dhe numri i gazetarëve më i vogël.
I vetmi aset me vlerë në treg mbetet dhe do bëhet dhe më i shtrenjtë në të ardhmen, individualiteti i gazetarëve, emri i atyre që kanë lexuesit dhe shikuesit e tyre dhe ristrukturimi përmes tyre i një medie më modeste, më pak luksoze, më pak të dhjamosur, por më autoritare dhe e besueshme për lexuesit. Është e vetmja mënyrë që t’ua vjedhim pushtetin e katërt atyre që na e kanë dhuruar, pa e merituar. Dhe e vetmja mënyrë për të shembur këtë piramidë fallco mediatike, ku ngatërrohen punonjësit e medies me gazetarët dhe politikanët me pronarët. Ndryshe nuk do kemi fuqi të jemi të lirë, dhe as në Pushtet të Katërt!
Gishti ne plage
Ti ke te drejte Mero.
Por falimentimi i mediave vjen kryesisht nga monopolizimi qe ben Klani i Barbarit.
Ka dhe nje arsye tjeter. Eshte rritur shume marrja e informacionit nga interneti.
Une psh, ketu ne Austri shikoj qe abonimet ne gazeta kane kohe qe kane rene dhe po bien vazhdimisht.
Ka oferta psh qe ta dergojne gratis gazeten nje muaj, me qellim qe te joshin ta blesh.
Ose e shoqerojne abonimin me dhurata te ndryshme.
Por duket qarte qe bota mediatike e shkruar eshte ne krize.
Ju mund te shikoni psh mundesine qe gazetat tua blejne lokalet, siç ndodh shpesh ne perendim, sepse ato kane para dhe joshin klientet me servisin e dhenies se gazetave per tu lexuar, kur klientet frekuentojne lokalet.
Duhet te gjeni menyra te reja te shperndarjes se gazetave.
Megjithate, problem eshte shperndarja dhe kontrolli i reklamave nga klani qe sundon sot ne Shqiperi.
Pa u ndryshuar natyrshem qeverisja, kjo semundje do ta shoqeroje detyrimisht medien shqiptare.
N.VJOSA,
I tere shtypi eshte barbar ne Shqiperi. Kjo vrehet edhe nga paaftesia e popullit shqiptare qe te gjykoje drejte barbaret si pasoje e ndikimit te shtypit hileqar shqiptar.
Barbaret – pa perjashtim , N.VJOSA!
N.VJOSA,
I tere shtypi eshte barbar ne Shqiperi. Kjo vrehet edhe nga paaftesia e popullit shqiptare qe te gjykoje drejte barbaret si pasoje e ndikimit te shtypit hileqar shqiptar.
Te gjithe barbaret – pa perjashtim , N.VJOSA!
besi,
Me ju salizinjt eshte e veshtire te debatosh.
Se ju o shpifni, o shtrëmeroni, pse jeni kaq te trashe?!…
Nuk mbahet bota me genjeshtra.
Bota respekton te Verteten.
Konkretisht, ku kam thene une qe i gjithe shtypi eshte barbar ne Shqiperi?…
Komenti eshte i shkruar, te zeze mbi te bardhe!
Po ju salizinjve duhet 7 kobure tu hapesh kapakun e kokes….(jo vertete, qe tu qellosh me kobure, por fjala eshte qe jeni te trashe!…dru me pre….)
A me kuptoooooooooooooooooooon?….
N.VJOSA,
Si Kokepalare qe je, nuk ke pse plase. Laje koken qe te qetesohesh.
Duke lare koken i ndihmon, qe te kthjellet, edhe trurit Tende te shperlare tash e 60 vjet me propagane e ideologji sllavo bolshevike e greko serbe. Gramoz Ruci e Vangjel Dule s’kane si te rilindin me. Se atehere ne shqiperi do te hame koken e njerit, sic beme per mbi 60 vite.
Duhet te kete zot ky vend. Kercenimi nga dajot e derrat qe u bene bashke, ne nje these si ne kohet bolshevike, duhet trajtuar seriozisht.
Eshte veshtire e realizueshme deshira/iluzioni Juaj qe ne Shqiperi te sundojne ideologjizmat pansllaviste-serbomedha e megalogreke. Eshte shume me veshtire se sa psh. mbytja Juaj ne goten me uje.
BESI, ORE SALIZI,
ÇFARE THEM UNË,
E ÇFARË PJERDH TI….
Neti, ky replikuesi jot e ka fjalen se vetem saliu ka rilindur.
N.VJOSA,
Vetem ne Shqiperi, ne vendin e politikaneve te perdale sic jane kompanija e Gramoz Rucit, ish te perndjekurit perndjeken akoma madje furnizohen me shishe benzine dhe nxiten qe te djegin veheten e tyre per llogari te ardhmerise amorale te sojit te Kristaq Rames.
Shqiperia tani po shijon produktet e verteta te angahimeve mizorise mbi 60 vjecare te komunistve te ndyer shqiptar.
Vetem ne Shqiperi e deshirave Tuaja realizohen projektet serbosllave e megalogreke . Ato projekte qe sot nuk mund te realizohen dot me serbet e Serbise apo greket e Greqise. Me sojin e dajove e derrave Tuaj po, munden te realizohen.b
N.VJOSA o kokepalare, kur me quajte koktrashe s’me tregove per cilen koke e pate fjalen !
Mbas rotacionit politik,priten ndryshime.
Cdo gje i ngjan enes se komunikimit.
Tv.Klan nuk do ti kete monopol,miljonat e eurove,bile sa bastet live.
Sigurisht,per te mos thene e gjitha,nje pjese e kesaj shume do qarkulloj ne kanalet e televizioneve te tjera.Shpresojme sipas shikushmerise.
Nje shume te konsiderushme shpenzon TVSH-ja.
Tv. KLAN + TVSH,sot konsumojna ate shume qe mungon ne tv. e tjera.
Si gjithmone dhe per cdo teme diskutimi Mero eshte perfekt, i vi pikat mbi ‘i’
Mero midis te tjerave ka studjuar edhe mikropaleontologji…. Futet ne detaje qe kerkojne preçizion dhe analize teper te holle dhe ne kete pike nuk na ngelet veçse te kemi kujtese prej elefanti per te mos thene qe “e po kush e kishte menduar kete gje”
Ajo qe me ben pershtypje eshte nervi i dobesuar( per mos te thene i ngordhur) i reagimit. Ai flet per pushtetin e katert dhe jep diagnozen e nje semundje gati te pasherueshme qe nuk i ngelet gje tjeter veçse te aplikoje nje terapi “misheruese”(uje me sheqer nje lebrozi)
Ashtu si ne nje ceromoni mortore ku heshtja eshte komenti me i mire s’na ngelet gje tjeter veçse te themi: shtypi ka vdekur,rrofte shtypi…
—-shtupi i shkruar ne formen e saj klasike , po shkon drejt zhdukjes , dhe eshte normale –do te mbijetojne tipet e revistave me problematika shoqerore . eshte e veshtire qe te rinjte te lexojne gazetat , karkohet nje modelim i ri i shtypit per ta lexuar publiku. Nuk eshte vetem problem shqiptar
Zoti Mero Baze, jo shume kohe me pare, ju kam bere nje propozim qe per komentuesit dhe lexuesit e gazetes Tema onlajn, qe jetojne jashte Shqipeise, une te pakten jam dakort qe te paguajme nje shume ndoshta pese euro ne muaj dhe per lexuesin brenda vendit, ndoshta nje ose dy euro ne muaj, kjo per arsye se ne e shfrytezojme kete gazete dhe marrin ne cast lajme qe kerkojme, plus dhe kemi mundesi te komentojme.
E bera kete hyrje, per ti dhene pergjigje asaj qe ti thua se nuk ke ndonje recete si duhet te dilet nga kjo gjendje pragfalimentimi.
Dihet qe ne nje ekonomi tregu, mbijeton me i miri, me i zoti dhe ai qe eshte me produktiv, ne treg dhe une besoj se ti e ke arritur kete treg, tani per tani te papaguar.
E ardhmja e shtypit te shkruar, ndryshe nga media vizive, eshte leximi onlajn dhe ketij tregu onlajn, gazetaret duhet ti pergjigjen, se eshte nje treg mbareshqiptar, ku gjithe shqiptaret kudo qe jetojne, kane mundesi te hyjne dhe te blejne kete produkt.
Kjo situate e mosshitjes se gazetave nuk eshte vetem ne Shqiperi, eshte edhe ne perendim, une vete shof tufa gazetash te pashitura ne ndonje kioske, ne mbremje, gazeta qe kane dale ne treg qysh ne mengjez.
Por ka dhe nje rruge tjeter, po onlajn, ku disa gazeta qe kane te njejten stature ekonomike dhe politike, se bashku te krijojne nje kompani mediatike te shkruar, ku dhe te vendosin cmimet qe sdo te jene me humbje, eshte nje treg onlajn prej gati dhjete miljonesh, qe vetem nje perqindje e kesaj popullate mund te japin te ardhura te konsiderueshme, jo thjesht per te mbjetuar, por edhe per te investuar ne metoda me te perparuara.
Ka ardhur koha qe ky produkt te shitet, ska rendesi eshte ne kioske apo eshte onlajn, kjo metode eshte ndjekur me shume sukses nga Top-Channel dhe Top-Media, ku shume shqiptare kane qene te interesuar te shohin programet qe ofron Digitalb.
Besoj se dhe mirkuptimi nga te interesuarit qe e duan shtypin e lire, do te jete akoma me i madh.
Por kur nje produkt blihet me para, edhe pergjegjesia e vete kesaj gazete, do te jete me e madhe, ku shume komente fyese, do te skarcohen, nga redaktoret, qe do te punesohen, se dhe pagesa do te jete e kenaqshme.
Kjo eshte nje zgjidhje per kohen qe jetojme zoti Mero Baze se koha e internetit, te shkurton shume kohen qe do te duhet te shkosh dhe ta blesh nje gazete ne kioske, dhe per ne qe jetojme jashte Shqiperise, vetem gazeta onlajn eshte ajo dritare me shtypit te shkruar.
Nje shembull i qarte eshte dhe vete tregu muzikor, ku filloi me shitjen e kasetave, vazhdoi me disqet dhe tani vazhdon ne You-Tube, ku cdo kenge apo tjeter produkt, shitet dhe ata qe kane realizuar kete produkt, marrin fitimet simbas klikimeve.
bej shaka me nikname por desha te them qe: shkruhet ONLINE.shtoj, numurin e kontokorrentes e ke faqja e pare,apo tka fut njeri me mor inisiativa me punu nga nji muj falas.he thuaj jo po deshe se partia e kap lepurin me qerre.do me per xhaxhin?…..shakate menjane!edhe se je komunist je korrekt,i lexoj shkrimet tuja,e zgjat içik si shum por je i kendeshem.ke nevoje te lexosh me shume.
O shpellar copa e mishit me dy sy, mos Do ta shkruaj anglisht,
ketu shkruhet shqip edhe per arsy te thjeshte, qe te jem i kuptueshem
edhe per shpellaret.
Apo me pare sju fut partija Pastaj te beni diversionin e rradhes.
une jam le e rrit ne mes te tiranes,kam mbaruar ut.dhe kam 23 vjet jashte.jam ne dortmund.nuk ti them per te mbushur koken tende 90 perqind bosh,e them qe ti te kuptosh qe ke mare per se koti.nuk te ofendova i rashe larg qe te mos te te lendoja.por nuk eshte faji im qe ti je gdhe!!!!!!!!!prandaj:PARA SE TE MARESH PERSIPER TE MESOSH NJEREZIT,KI URTESINE DHE MESO PREJ TE TJEREVE.ti sje askushi edhe une qe po te flas nuk jam askushi!!!por te ma shesesh per shpellar mua eshte herezi.ti je i ardhur ne tirane une JO!!!ti je çun oficeri se ti va benne.dhe je shpellar njesoj(nga jugu)e more vesh ONLAJN ON STHAJN………
Ndoshta jeton ne pallatin qe me kane prish mua shpin e vjeter me qerpic, shpellar ke sa te duash edhe ne Tirone o cope, per te tjerat spo i hyj se kam pare shume ketu qe fillojn se kam qen ky dhe kam qen ai, por cuditerisht kur i del perpara ndonje i njohur i hershem, rrin squk si pulat, nuk flasin se kan frik mos ja nxjerrin te palamet.
Pse rri en Dortmund ti kompetento, kthehu ne salistan se dhe rruget jan bo si ne Gjermani lali, mua po te me mbushet mendja se jan si ne Gjermani, kthehem me vrap, nuk rri ktu ku jam, ti qe i beso, verdho plako se atje o davaja, atje o leku, vetem duhet nja tre here ne dit me lepi bythen e shfit te partise dhe kaq, shko masnej dhe rri ne kafe me laptop, na jep ne ktu xhevahire, alekum selam.
Z.Mero.Nuk pajtohem me titullin e editorialit. Nqs ka dicka qe njeriut nuk mund ti marri dot edhe pushteti me i dhunshem ne bote.Ai eshte MENDIMI.Te siguroj qe edhe ne Korene e Veriut ka gazetare qe kane fuqi te jene te lire.Fizikisht mund te jene ne kampe perqendrimi ose edhe te egzekutuar por mendimin e tyre e shprehen kur deshen.Nuk pajtohem qe ne Shqiperi gazetaret nuk jane te lire sepse nuk kane fuqi, por sepse kane zgjedhur qe te mos jene te lire.Duke hequr aspektin financiar dhe duke e konsideruar gazetarine si pasion shume personalitete te medias ne bote kane arritur te jene te suksesshem edhe vetem fale blogjeve te tyre online.Persa i perket aspektit financiar mediat e printuara po falimentojne anembane botes. Zakonet e njerezve ndryshojne ne pershtatje me kohen.Njerezit sot kane smartphones dhe mund te lexojne gjithcka ne internet. Arrijne te mbijetojne vetem ato medie qe ndjekin “Modelin e Sandrit” sic shkruan ti, apo dicka te ngjashem. Pra mbijetojne mediat qe kane mbeshtetjen financiare te grupeve me interesa te caktuara qe jane ne pushtet apo duan te vijne ne pushtet.Ne boten perendimore keto grupe te caktuara quhen korporata.Ne Shqiperi mund ta quajme organizate kriminale qe paguan Sandrin per te bere propogande pro kapos se organizates.
May 3, 2013
Z MERO NUK MENDOJ SE PERPJEKJET E TUA PER LIRI MJAFTOJNE PER TERE SHQIPTARET
Gjithnje me afer se vertetes se te tjeret por nuk mund te them se jeni plotesisht i lire kjo fatekeqesisht jo per fajin tuaj por per arsye te realitetit e mentalitetit shqiptar.
Natyrisht qe liria ka cmim dhe ju me siguri e keni paguar cmimin e lirise. Jam plotesisht dakort me ju se gazetaret e fitojne vete lirine e tyre me punen profesionalizmin e guximin e tyre por duhet shtuar se kjo vlen edhe per popullin mbare e partite e tyre politike nese realisht duan lirine dhe demokracine.
Ajo cfare nuk kuptoj ne qendrimi tuaj eshte heshtja karshi demokracise se brendeshme te Partise Socialiste. Projekti i perbashket Berisha – Rama ne 2008 i njeson formacionet e tyre poitike dhe i kthen ata ne pronar real te ketyre formacioneve duke e groposur edhe ate pak demokraci te brendeshme qe ekzistonte ne PD-PS erpara 208tes.
Une kam bindjen e thelle se pamvarsisht demagogjise e propogandes qe bejne ato parti politike qe nuk kane demokraci te brendeshme ne strukturat e tyre nuk mund te implementojne demokracine kur te marrin apo vazhdojne te menaxhojne pushtetin. Mentaliteti i nje lideri politik dictatorial nuk mund te prodhoje demokraci per shoqerine shqiptare.
Shikoni me vemendje a ka ndonje ndryshim ne perzgjedhjen e kandidaurave per deputet ndermjet Berishes e Rames, Asnje ndryshim secili ne formacionin e tije zot e shkop pa alternative e konkurence vlerash e ideshe. Shpesh me vjen ndermend thenja e faturines se autobuzit ne Shkoder kur e kapen duke marre tre lekshat dhe e cuan ne komisionin e ndermarrjes. Maria tha……..
Une e kuptoj se pushtetin e konsumon poziten por nuk e kuptoj se si opozita nuk e do pushtetin dhe lideri i opozites lufton vetem per te qendruar ne krye te opozites.
Une nuk arrij te kuptoj se si opozita synon pushtetin pa pasur akses ne KQZ e Kolegj Zgedhor. E para duhet thene se edhe nese opozita vjen ne pushtet qeveria e saje nuk ka per te qene asnje gram me e mire se aktualja qe po mbushe tete vjet. Prove me te mire e me bindese sesa kaparimi i posteve qeveritare per LSI pa u bere zgjedhjet akoma nuk ka . Rama mori pjesen me te ndyre te qeverise aktuale e padyshim pjesen me te ndyre e nje qeverie ne tere vitet e tranzicionit. Nuk po i referohem bllokut te Metes pasi tashme dihet por deshiroj tju kujtoj shqiptareve raportin dermjet shitjes se koncesioneve te hidrocebtraleve dhe sa jane vene ne pune per kater vjetet e shkuara me ministrin e ekonomise nga LSIja e Metes. Padyshim me qindra te shitur ne disa duar e te vene ne pune nuk di a jane sa gishtat e nje dore.
Sa qindra miljon dollar i kane humbur ekonomise se rrenuar te shqiptareve dje sot e neser nga keta grykes te pangopur vetem nga mungesa e ndertimit te ketyre hidrocentraleve respektivisht mungesa e prodhimit te energjise aq e domosdoshme sot per ekonomine.
Migjithate shqiptaret kane arsye te besojne ne martesen PS-LSI sepse kumar kane Tadicin e Serbise qe realisht nuk doli me i mire se zedhendesi i Milloshevicit.
Si perfundim dua te them se nese opozita futet ne zgjedhje me keto kushte qe jane tani pra nese zgjedhjet jane neser, pushtetin do e menaxhoje Berisha edhe kater vjet pasi nuk guxoj te them se do fitoje pasi nuk mund te them se ka fituar as ne 2009 megjithse per hir te se vertetes duhet thene se ne procesverbale nuk ka pasur asnje kontestim.
Prapseprape kure opozita nuk konteston asgje me shkrim ne procesverbale nuk arrij te kuptoj se perse nuk i njeh zgjedhjet dhe perse i konteston vetem per demagogji e propogande. Dihet qe demagogjia e propaganda e mosnjohjes behet ne funksion te karriges se kryetarit te opozites por ka nje kosto te pllogaritshme per shqiperine e shqiptaret.
Shqiptareve nuk duhet tju interesoje shume se kush do jete ne karrigen e kryetarit te qeveise , i gjate apo me i shkurter por rruga e ndjekur per te shkuar deri aty. Nje grup parlamentar pa konkurence vlerash alternativash e ideshe dhe nje qeveri e dale nga ky grup nuk ka per te sjelle asnje te mire per Shqiperine e Shqiptaret vetem ka per te pasuruar nje grup njerzish ne kurriz te tere shoqerise sic kane bere qe 23 vjete per te mos thene 70vjet .
Pra liria fillon nga individi dhe bashkesia e individeve te lire prodhojne demokracine e lirine per tere shoqerine kur dihet se bashkesia e skleverve prodhon skllavopronarine.
Individet ne shoqerite e lira luftojne e punojne cdo dite per ti zgjeruar hapsirat e lirise pasi ato jane te pafundme , shqiptaret duhet te luftojne e punojne per te fituar lirine e tyre. Nese nuk perpiqen askush nuk ka per tu’a derguar dhurate pasi Lenini ka thene se liria eshte shume e shtrenjte prandaj e japim me pakice. Pasardhesit e Leninit ne Shqiperi nuk kane per ta dhene as me pakice te jeni te sigurte .
AJET DELAJ
NEW YORK
Ajet Delaj!!!
Nuk arrin dot te mbrosh anti shqiptarin e rrezikshem Sali Berisha duke nxitur Mero Bazen te merret me opoziten!!!
Tani per tani duhet shporrur ky FASHIST,pastaj te merremi me gabimet e vogla!!!
Zoti Baze ka bere nje portret real te gjendjes ne te cilen ka degraduar media ne Shqiperi. Pergezime si gjithmone!
Mero, kam ca dite qe nuk shkruaj ne editorialet e tua qe lidhen me politiken aktuale pasi kam vene re nje amnisti te lehte qe tenton ti besh bashkimit Rama-Meta, por sot ritregove serish kapacitetin tend si gazetar i shkelqyer. Kur ti do, pena jote eshte brilante!
Urime!
Analize e sakt! Une nje keshilloj do te jepja, pasi eshte shume e vertet ajo qe thoni, duhet te kaloni te pavarur, lere edhe edin bashke me ilirin siç ke len saliun. Shembull ke modelin e MEDIAPART ne France qe jane nje grup gazetaresh te ndershem dhe qe kerkojne te tregojne te verteten. Kane nje abonim mujor a javor me duket prej 1 euro gjithnje online por e di qe artikujt e tyre jane profesionel dhe zbulojne te verteten. Ceshtja Cahuzac eshte puna e tyre investigative. Ata jane gjithnje ne opozite me pushtetin. Nese ke megjithmend 100 mije sa thua sikur nga 1 euro ne muaj (siç thot edhe nje komentues me lart) i thon 100 mije euro, por supozojme qe jane 10 mije, prap sjane pak 10 mije euro ne muaj. Pra behuni 5-10 gazetar te fuqishem qe skane frik kur tregojne te verteten dhe keni per te pare qe do te jeni tem te sukseshem por do te krijoni edhe pushtet (pasi mbeshtetja e popullit eshte pushtet). 1 euro ne muaj eshte thjesht nje kafe dhe jo vetem per emigrantet por edhe per ata qe jetojne ne shqiperi seshte gje. Jemi ne epoken numerike dhe sa me shpejt ti pershatesh me mire eshte.
Ne nuk kemi vetem nje problem me median ne pergjithsi ne kemi dhe nje problem te posacem me televizionet. Keto kuti magjike qe jane element qendror ne cdo famlije shqiptare kane ne dore gjithe opinionin publik shqiptar, kemi konsumimin me te larte ne europe per fryme te programeve televizive. me kete fuqi televizionet pa shume mundim lajmin e bejne pordh dhe pordhen lajm, dhe ne budallenjet shastisemi.
Web 2.0 po ndryshon dhe fizionomin e medias ne shqiperi, ngadal dhe mbrapa te tjerve, por po e ndryshon ne menyre te pakthyeshme. qindramijra simpatizant te Berishes ne facebook dhe cicerimat e Rames jane shembulli me i mire i ndryshimit.
Mero me ne fund gjate gjithe ketyre viteve nje titull artikulli Autokritik. Besoj se rradhen e ka pyeja Po juve a jeni I pavarur dhe nqs po kush jua shton fuqine te jeni I pavarur? Gojet e keqija flasin per kthese tek berisha. E vertete? Mos po shohim te paparen? Megjithse kur u bashkua iliri me edin nuk besoj se ne politiken shqiptare nuk do kete me te papara.
Ne nje emision televiziv para shume vitesh,kur flitej per lichensat kombetare, i ndjeri tani topit, hodhi tezen e monitorimit televiziv.E njejta gje ndodh jasht, ku ne mengjes agjensia perkatese dergon statistikat e shikueshmerise ne chdo media apo biznes.
Mungesa e ketij sistemi monitorues,ben qe ne “treg” te ndrisin gazetaret e “69”, ose bythlepires sich thosh chani. sepse edhe pse s’egzistojne prova per shikueshmerine e TV, prap na mbyten gazetat dhe emisionet per kete apo ate vip,prezantues, e analist ,qe eshte me i shikuari.
Duam apo s’duam per te patur nje treg real ne median vizive, duhet te ngrihet nje skeme monitoruese(sich shkruan tema ka 100 000 klik), e cila i sygjeron kompanite private te reklamojne mallrat ne frekuencat me te shikuara.Kjo do ti bente me te pergjegjshem autoret,producentet,drejtusit,gazetaret, etj…
Ne mungese te monitorimit,e gjithe historia me vipa, eshte nje orgji, ku chdo dite skena e madhe e “69” nderron shtepi(frekuence ose studio)
Mero,
Sot s’po te kuptooj dot
kerkon te shesesh
apo te blesh????
Mero titulli do ti shkonte “Nuk jemi te lire” dhe fjalen e kam per gjasme sojin qe ju i thoni vetes gazetare. Shemulli me perfekt eshte ai televizion qe ti more si shembull pozitiv por edhe ti vete ne kete qe quan gazete. Ju jepnit ore e cast edhe se cfare hante dhe kur shkonte ne WC Kreshnik Shkabonja i AKZ-se pa le per ato shafqje humoristike qi ju i quanit mitingje dhe i vinit si krye lajam, sot per turpin tuaj ju vetem e degradoni dhe e minimizoni me keq se ceshte. Ju nuk jeni te lire ju jeni te gjithe pa asnje ngjyrim media eunuke ju jeni sherbetore. Me vjen keq se ju keni shkelur mbi dinjitetin tuaj si njerez, jo ate profesional se kjo gje me ben per te qeshur. Po e pate te arsyeshme shfaqeni, po se shfaqet te pakten meditoni disa caste dhe shprehini keqaedhje vetvetes se ku jeni katandisur.
Shume qarte e shume bukur!
Mero per sa kohe qe Redaksite e Lajmeve nuk strukturohen sipas modelit te ekonomise se tregut nuk ka kuptim te flitet per liri shtypi etj. Lajmi dhe gazetaria eshte nje mall qe shitet dhe blihet. Psh: Routers etj..Duhet te ndryshohet koncepti i te berit bisnes. Koncepti qe kemi audience te kufizuar ( sepse jetojme ne Shqiperi) eshte vrases. Audienca eshte e pakufizuar. Kur te clirohemi nga kompleksi i inferioritetit dhe ti shofim mediat e tjera ( BBC, CNN,AL JAZEERA etj) si kundershtare qe na marin tregun. LIRIA E SHTYPIT etj jane indikatore se cfare vlere tregu ke dhe jo qellim.
MERO. Shkrim shume i bukur (vende-vende). Por ti s’po di te tregosh kah i bie rruga e shpetimit, se vet paske thene qe nuk e di ndodnje recete qe te shpeton nga falimentimi…! Une po kerkoj nga ti t’i dish te gjitha pergjigjet. Te lutem.
Qe nga titulli editorialit duket se ka nje nje fryme pesimizmi qe vazhdon dhe ne gjithe artikullin.Deri diku z.Mero ka te drejte por dhe vete nuk po tregohet i lire dhe nuk po thote se kush eshte e verteta.
Krahas kater pushteteve qe jane : legjislativi,egzekutivi,gjyqesori dhe mediat, ne shqiperi egziston dhe nje super pushtet qe do ta quaja Pushteti i Huaj Dipllomatik (P.H.D) i cili ben ligjin ne Shqiperi duke komanduar hapur ose nen rrogoz kater pushtetet klasike.
Eshte media ajo qe duhet te sensibilizoje opinionin se SRB eshte nje produkt i P.H.D.i cili erdhi ne fuqi ne 1991-1992 nga nje nderhyrje dipllomatike qe arriti kulmin ne pjesmarrjen e nje ambasdori (WER)ne fushate elektorale qe ishte nje akt i nxitura dhe i shemtuar dipllomatik dhe pasojat po i shohim sot.
Edhe nese shikojme veprimtarine e tre ambasadoreve arvizu,volfarth dhe sequi ne ngjarjen e 21 janarit,votimet e tiranes e deri ne zgjedhjen tinzare te nishan presidentit del kollaj ne perfundimin se pushteti i tre ambasdoreve eshte ai qe ben ligjin ne shqiperi duke patur berishen si kuisling te tyre dhe ilir meten si kale troje.
Nga cfare ka ndodhur deri tani midis P.H.D. dhe SRB shihet qarte se ai eshte vendosur te fitoje (me barazim) dhe votimet e 2013 per aresye stabiliteti rajonal etj etj.
Nqs se Dipllomacia amerikane dhe europjane do ishin korrekte me vehten e tyre SRB duhet te ishte ose ne burg ose ne azil politik nga filipinet ose nga izraeli.
Per zotin Mero dua ti jap vetem ne fakt pse ai nuk eshte vete i lire: .
Gjithmone i kam sugjeruar qe te jete me i”kursyer” te besimi qe ka te dipllomacia nderkombetare:
Me ardhjen e Hillarit para ca muajsh ne artikujt e Meros theksohej me te madhe se ajo do ja shterngonte rripin SRB …
Por me vone mesuam se ajo “i ra ne gjunje” atij per ca muxhahidine qe kane 11 vjet si histori dhe u gjet pak muaj para votimeve ky sebep per ti derguar falenderime SRB si shpetimtari i Amerikes.
Ndjej keqardhje jo vetem per Meron por dhe per gazetaret e tjere atdhetare,per shoqerine civile dhe intelektualet e tjere qe nuk jane te lire te mendojne dhe te shprehin se Pushteti Dipllomatik I Huaj ben ligjin ne shqiperi dhe eshte pikerisht shkaku i prishjes se ekulibrit te kater pushteteve te tjera duke sjelle nje gjendje makabre te shtetit deri ne poshtrim kombetar.
Eshte koha ti sugjerojme dhe atyre politikaneve amerikane qe merrem me shqiperine dhe sidomos tani atij komisjoni amerikan te helsikit qe do mblidhet ne 6 maj per shqiperine qe te ndryshojne strategjine e tyre per shqiperine.
Eshte koha qe ata te marrin pergjegjsine e tyre per deshtimin e instalimit te demokracise ne shqiperi.
Eshte koha qe ti jepet fund komedise kunder “shqiperise komuniste” dhe te nderpriten taktikat e perdorura qe nga L2B me politikane te atrofizuar si elez biberaj qe ka qene,eshte dhe do te jete mentari i SRB.
Nuk e ka ndaluar njeri zotin Mero dhe shoket e tij te kerkoj edhe te denoncoje shume fort sipas rregullave demokratike “dirty job” qe ka bere dhe ben lobi i SRB ne washington sepse punet kane shkuar aq keq ne shqiperi sa disa arritje te tilla si puna e natos,e kosoves apo liberalizimit te vizave nuk kane vlere fare kur ai vend eshte kthyer ne nje “puppet state” si ne kohen e perandorise osmane thjesht si shprehje gjegrafike biles me keq akoma si kazan plehrash i europes ..
Ose me sakte te jemi te lire ti drejtohemi institutit amerikan te helsinkit qe mblidhet ne 6 maj per shqiperine:
Stop dipllomatik invasion of Albania.
Stop their dog SRB
Gazetaret o Mero,gazetaret duhet te bejne diferencen!
Eshte e vertete qe media e padroneve te ketij vendi eshte kopja me e keqe,me e shemtuara e medjas berluskoniane,por ama gazetaret e tije investigative,nuk kursejne as ate vete,e as Papen kur behet fjale per korrupsion e imoralitet.
Kto’me nder’tanet,ne rastin me te mire luajne rolin e ‘zareve’ qe rendin pas ‘sorrave, laraskave e puplave te tyre’,here per ti ngritur ne fluturim e heren tjeter per ti mbledhur e cuar te ‘Padroni gjahtare’,si ‘trofe’.
Ne rastin me te keq;jane servile te peshtire qe shesin dinjitetin e cdo gje per nje karrike apo poltrone;Jane hiena e cakenje qe nga njera ane ulurijne e u kercellojne dhembet(ne menyre te ‘mahniteshme’) ‘kundershtareve’,nga ana tjeter pikerisht me ta jane e behen ortake e derigjojne sebashku,biznese,trafiqe,influenca e deri edhe aleanca e pushtete.
Ka edhe nje kategori qe i ka rene ne qafe ketij profesioni.
Ata ngjajne me shume me punonjesit e nje punishtje brumerash,qe me ‘brumin’ qe kane ne dizpozicion dhe ‘sarrafllekun’ e pronarit,prodhojne vec byrecka te vegjel ‘trekendesh’.
Mero,une nuk e di ne eshte turp apo fatkeqesi te degjosh sot se gazetaret po protestojne per pagat e tyre,por kuptoj se ata sot po trajtohen njesoj sic kane pranuar vete prej kohesh qe te trajtohen.
Ne fund te fundit, ata jane pragmatiste dhe si te tille, duhet edhe t’ja ‘qajne’hallin,padroneve te tyre.
Padronet tanime jane ne ethet e pushtetit,kane investuar gjithcka,parate,mendjen…edhe rrogat e ‘puntoreve’ te tyre,e nese humbin pushtetin (qe disa duan ta ruajne,te tjeret e aspirojne)…,aq ju ben edhe atyre edhe gazetareve.
Politika dhe politikanet tane,tashme jan rrace’marke’.
Dhe gazetaret e intelektualet qe jane ne mes tyre e popullit,fatkeqesisht rralle here kane qene ne anen e popullit.
Tregusi per kete eshte mosreflektimi,civilizimi dhe emancipimi i munguar ,gjumi i rende letargjik ne te cilin ka rene ky popull,por qe, nga nje zjim i befte i tije,veshtire se do te dallonte politikanin nga padroni i medias,gazetarin nga punnjesi ,intelektualin nga ‘autografisti’qe firmos pordero e pedicione.
Prandaj te gjithe te reflektojme,gezetaret e intelektualet te paret.
Zoti Mero Baze, eshte nje analize reale qe ke bere. Jam dakort se shtypi po kalon nje krize te forte, por jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Bote.
Ju si nje gazetar serjos, ju ka shtuar me shume pasiguria me prejardhje te prishjes se stabilitetit te politikes kohet e fundit. Pasiguria e gazetareve nuk e ka origjinen vetem nga politika por dhe nga vetvehtia.
Gazetaret, duke pasqyruar realitetin nuk bien ne kurthet e politikes por e ndihmojne ate qe te mos gaboje, dhe duke bere kete sot, ke ndimuar vetvehten per neser. Luhatja e politikes kohet e fundit ne Shqiperi, lendoi shume gazetare serjoze dhe i ngadalesoi hovin. Pasqyra e politikaneve eshte gazetaria. Ne qoftese pasqyra do ti nxjerre politikanet siç jane, gazetaret kane punuar per nje te ardhme dhe pse politika luhatet.
Zoti Mero, Jam dakort me mendimin e zotit Horri i Bulevardit per te kontribuar per Redaksine e Gazetes Tema.
Nuk keni fuqi qe ju gazeraret të jeni të lirë o z.Baze ?????????????????????!!!!!!!!!!!??????????? Atehere mos bej moral, te pakten keshtu nuk e thelloni me tej hipokrizine ndaj lexuesve dhe lekakulizmin e gazetarise ndaj kiurvave te politikes . Beuni te paanshem e realist dhe do te shikoni do ju lezoje dhe do ju besoje me shume.
(Pardon per lapsuset e mesiperme nga shpejtesia.)
Nuk keni fuqi qe ju gazeraret të jeni të lirë o z.Baze ?????????????????????!!!!!!!!!!!??????????? Atehere mos beni moral, te pakten keshtu nuk e thelloni me tej hipokrizine ndaj lexuesve dhe lekakulizmin tuaj ndaj kiurvave te politikes . Behuni te paanshem e realist dhe do te shikoni qe njerezit do ju lexojne , do ju duan dhe do ju besojne me shume.
Problemi nuk jane gazetaret por “tregu”. Populli yne nuk lexon por edhe kur lexon nuk reagon ndaj fakteve ne gazeta. ME aq sa ke shkruar ti Mero ne France do et ishte rrezuar qeveria 30 here.
Je i vetmi gazetar qe ve “gishtin ne plage” dhe nuk te bie poshte asnje fjale.Ne llojin tend dukesh i pa arritshem nga te gjithe sa te rrethojne.Je vertet per t`u admiruar dhe simbol i gazetarise profesionale e te denje,per te cilen kemi aq shume nevoje.Urime,shendet e jete te gjate.
Analize e sakte. S’ka si te beje perjashtim media nga te gjithe aspektet e jetes ne krize ne kete vend.Edhe pse media e shtypur eshte ne krize globale, por ne rastin tone eshte vetem 10% e problemit. Por Z.Baze duhet te mos harroje se shplarjen e trurit e bente propaganda e sistemit te mepareshem, dhe ishte hallka qe funksiononte me mire ne ate katrahure. Pra sekretari i partise se mepareshme eshte po ai sot, ka para te vjedhura e te taksapaguesve pa mase e di mire ku i perdor. Me sa duket ky vendi yne i dashur duhet me pare te nderroje popullin se sa qeverine. Se si shkruante bejtexhiu yne K.TH.Spiri:
“Se ketu ne vendim tim, edhe kungulli ka kuptim….”
Ne nje shoqeri kaq te coroditur dhe te paorganizuar ne aspektin e menyres se te berit shtet, panvaresisht se kush formon egzekutivin, shtypi shqiptar jep nje figure mjerane. Arsyet dhe analizen e kesaj gjendjeje, e ben Mero Baze ne menyre te perkryer. Situata anormale politike ne Shqiperi, represioni me te cilen perballen ato media qe nuk mbeshtesin vijen e qeverise,,,,ka demtuar cdo qelize te perpjekjeve per nje shtyp te pavarur. Nuk ka pushtet te katert pa nje pavaresi profesionale te atyre qe punojne ne kete sektor. Kjo pavaresi dhe mundesia per te zhvilluar vetveten si gazetar cilesor, nuk egziston ne kete “palo shtet”, pothuajse fare. Pa gazeten TEMA dhe vecanerisht shkrimet e Mero Bazes, shtypi i sotem shqiptar te trishton me budallalleqet dhe mungesen e profesionalizmit.
Ne nje shtet ku kryeministri sillet si te ishte pronari legjitim i gjithckaje qe leviz dhe nuk i hyn asnje gjemb nder kembe,,,,”nuk te cudit” aspak gjendja e shtypit. Largimi me vote i kesaj qeverije dhe qenieve primitive qe mbushin radhet e saj, eshte premisa e pare se e ardhmja e shtypit shqiptar do te jete nje e ardhme me e mire.!!!
I nderuari, Z. Mero, po te ishte I gazeta e time,do te lejoja te botonin edhe zezaket e Afrikes, me perjashtim
te disa gazetareve apo individeve te inkriminuar,sqaroj,filoserbe,filogreke,filo…filo…..Keta shqipfoles,por
jo shqiptar shkrimet e tyre do t’i hidhja ne rrekene e ujrave te zeza.Konkretisht shkrimet e nje fare Baton
Haxhia.etj.etj.