Të gjithë prisnin që Sali Berisha të bënte diçka për të përballuar situatën e re pas 1 prillit. Një e majtë e bashkuar, me shifra të sigurta dhe një sërë partish të vogla bashkuar rreth tyre për shkak të sigurisë në fitore, kërkonin doemos një lëvizje nga Sali Berisha për ta përballuar betejën. I kapur në befasi nga gjumi në të cilin e kishte vënë Ilir Meta duke përdorur raportin e tij miqësor me Lulëzim Bashën, Sali Berisha, siç e prisnim të gjithë, ishte me duar të lidhura për një përgjigje dinjitoze. Në javët e para të bashkimit të së majtës, kur zërat kritikë ishin ende të fortë dhe kur Berisha kishte pamjen e një viktime, ai mund të bënte lëvizje që të çorodisnin lëvizjen opozitare dhe të balanconte efektin e saj në publik. Nga ana taktike ai së pari duhet të bënte një lëvizje që të bashkonte të djathtën dhe së dyti të mbante të ndezur polemikat brenda opozitës. Në të vërtetë ai nuk bëri as të parën, as të dytën. Përkundër kësaj, ai bëri kujdes të mbante larg shanset për një koalicion me Bamir Topin dhe së dyti bëri të pamundurën që të shuante polemikat brenda opozitës duke i bashkuar ata tek “gogoli” Berisha, i cili rrëmbeu menjëherë KQZ-në dhe ringjalli fantazmat e vjetra të vjedhjes së votës. Kështu ua lehtësoi punën të gjithëve atyre që kishin dyshime nëse ishte ende Berisha një rrezik për demokracinë apo jo.
Sa i përket lëvizjes së parë taktike, asaj të bashkimit të së djathtës, Berisha realisht nuk bëri asnjë përpjekje serioze. Ai bëri vetëm një gjysmë deklarate që ftonte çdo të djathtë në koalicion me të, por refuzoi të bënte ftesë për faktorin më të rëndësishëm të së djathtës, ish- Presidentin e partisë së tij, që qartësisht është në opozitë me të për shkak të vendimit të Berishës për ta shpallur armik, vetëm se i rrezikonte ndëshkueshmërinë e familjes së tij, përfshirë në vrasje për shkak të vjedhjes dhe vrasje për shkak të rrezikimit të pushtetit. Ai e shpalli Bamir Topin një “puçist” të pushtetit të tij, për arsye që nuk lidhen me Partinë Demokratike, por me pushtetin e Familjes së tij. Beteja e tyre e parë vjen pas tragjedisë së Gërdecit, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ku Topi ngriti zërin për ata që ishin përgjegjës në zyrat e shtetit për këtë tragjedi dhe që informoheshin përditë për situatën. Prej atij momenti raportet e tyre u krisën. Tragjedia e Gërdecit nuk ishte një vepër e Partisë Demokratike, as e ndonjë udhëheqësi të saj dhe as fryt i zhvillimeve politike në PD. Ajo ishte vepër e të birit të Sali Berishës, si sekser mes Ministrit të Mbrojtjes dhe disa biznesmenëve, të cilët gjetën rrugën e lehtë për të bërë një biznes me pasojë vdekjen. Armiqësia e Bamir Topit me Sali Berishën filloi për këtë shkak, vazhdoi me rezistencën që sistemi gjyqësor dhe prokuroria tentuan t’i bëjnë shantazhit shtetëror për të mbyllur gjyqin e Gërdecit dhe atë të rrugës së Kombit, dhe u finalizuan me tragjedinë e 21 Janarit, ku Berisha e kishte të domosdoshme t’i shpallte gjithë institucionet e shtetit armike, që të shpëtonte veten dhe Lulëzim Bashën nga akuza e vrasjes politike me paramendim.
Pra, historia e prishjes së Bamir Topit me Sali Berishën nuk i ngjet as prishjes së Berishës me Eduard Selamin, as prishjes së Berishës me Dashamir Shehin, as prishjes dhe pazareve të Berishës me Genc Rulin, Genc Pollon, Tritan Shehun, Arben Imamin, Preç Zogajn, Spartak Ngjelën, etj. Prishja e tij me Bamir Topin ka ardhur jo për ndonjë betejë apo karrierë brenda PD-së, pasi ata janë bërë armiq kur kishin të dy postet më të larta në vend dhe nuk kishin ç’kërkonin tjetër. Prishja e tyre ka ardhur se Bamir Topi shikohej si njeri i pasigurt për të mbuluar krimet e familjes në pushtet. Kaq. Pra është një konflikt që nis dhe mbaron tek familja e Sali Berishës dhe jo tek Partia Demokratike. Bamir Topi nuk ka pasur asnjë konflikt brenda Partisë Demokratike dhe është larguar nga ajo parti kur ka qenë më i votuari brenda saj. Si i tillë ai meritonte jo vetëm të ftohej nga Sali Berisha, por dhe të ridimensionohej partneriteti i tij me Partinë Demokratike në të ardhmen.
Por Sali Berisha nuk kishte fuqi ta bënte këtë. Ai dogji për interes të familjes së tij shansin që të ribashkonte të djathtën dhe ta vitalizonte atë përballë një opozite super të bashkuar dhe të sigurt në rrotacion. Ai nuk e bëri atë në emër të “të birit dhe Zotit” të shenjtë të pushtetit që është vetë. Nuk e bëri as për Partinë Demokratike dhe as për ndonjë interes madhor politik të së djathtës.
Ky kufizim i madh i tij për t’i hapur rrugën bashkimit të së djathtës dhe futjes së ndonjë elementi të ri në fushatën për kryeministër, e ka bërë atë sot një figurë të zgërlaqur politike, një plak paranojak që lëviz me 30 roje dhe antiplumb, një të sëmurë haluçinant, që prodhon lajme qesharake kundër opozitës, e cila pritet në Austri nga Presidenti dhe qëllohet me gurë nga një nëpunës i papërgjegjshëm i tij, që duhej pushuar me kohë si refuzues i shtetit shqiptar.
Është kjo frymë nepotike dhe ky pushtet familjar, që i rrezikohet Sali Berishës nga hapja e PD-së dhe ridimensionimi i pushtetit të saj. Është kjo arsyeja që Sali Berisha as që guxoi t’i bënte ftesë me emër partisë së Bamir Topit, e cila është në të drejtën e vet morale dhe politike të garojë e vetme dhe të jetë poli dinjitoz i qytetarëve shqiptarë, që nuk duan të votojnë as të majtën e sigurt në pushtet, as të djathtën e kalbur pas pushtetit të familjes së Berisha.
Si për të mos i mjaftuar mungesa e guximit politik për të bashkuar të djathtën, Berisha forcoi dhe bashkimin e së majtës. Pikërisht atëherë kur debatet brenda opozitës ishin të forta dhe bashkimi jotransparent i LSI me PS kish ngjallur dyshime, Sali Berisha shkatërroi KQZ dhe riktheu makthin e njohur prej tij për prishjen e zgjedhjeve. Ai vazhdoi më tej me gjuhën e tij arkaike kundër opozitës dhe si përfundim tre javë pas bashkimit të opozitës, ai ka mundur jo vetëm t’i bashkojë ata, por t’i bëjë dhe arrogantë ndaj atyre që dalin nga rreshti, siç është rasti Spahiu.
Në këto kushte ai po e fut të djathtën në një garë jo vetëm të pabarabartë numerike me të majtën, por dhe në një kontrast të thellë politik me opozitën, lidhur me aftësinë për të ndarë pushtetin. Ai po hyn në këtë garë jo vetëm i humbur, por dhe i lig në përpjekjen e tij për të lënë pas vetes një shkretëtirë politike, duke përbaltur në betejën e tij të fundit politike dhe emra simpatikë të së djathtës si Shehi e Selami, që kanë mbi një dekadë kundër tij, dhe duke lënë jashtë derës një pjesë të së djathtës që nuk pranoi t’i shërbente pushtetit të familjes së tij. Nuk di kush mund t’i bënte kaq shumë dëm PD-së përveç këtij njeriu në këto momente. Jam i sigurt se Rama me Metën s’do t’ia dilnin dot pa pasur Berishën përballë!
Mero, Berisha nuk ka lidhje as me ide te djathta e as me ide te majta. Ai eshte i droguar nga ajo qe ne anglisht quhet ” power trip”. Pushteti eshte droga e tij. Mos ja bej qejfin me keto profile psikologjike qe boton perdite.
Une do te thosha “Power tongue” ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/ver-llapa.html
P.S. Thank You TemA
TANI E KUPTOVA MIRE KUSH E KA NGJALEN BRENDA.
situatat jane shkak pasoje, Mero… nese nuk do ishte Berisha perballe, shume gjera do ishin ndryshe, edhe aleanca qe ty ste pelqeu, nuk do nevojitej, biles nuk do ishte hic PD ne pushtet… nejse, mesazhi yt lexohet
Saliu di nire ti bej intrigat e percarjes, por kesaj rradhe zgjodhi qe te bente dicka( goditjen ndaj kqz) qe do e ndihmonte ilir meten te bashkohej me shume me te majten dhe qe elektorati i majte ta afronta pak me shume?! Nuk eshte kjo levizje pikerisht paksa e dyshimte kur kemi parasysh se kemi te bejme me saliun i cili di te te percaje?! Kjo levizje krijon aq shume dushim sa te ben mendosh se ilir meta eshte akoma pjese e lojes se tij.
Z.Mero ju lutem pranoini komplimentet e mia: Kjo eshte analize matematike
Mero!
Ne Shqiperi nuk ka as te majte e as te djathte.
Ne Shqiperi ka vetem te ashtuquajtur politikane qe merren me biznes e qe nuk dijne se cfare te bejne me parate e tyre sepse nuk dijne se ku ti fshahin dhe nga ana tjeter nje popull i lodhur, i mashtruar, i perdorur, i zhgenjyer, i vrare shpirterisht dhe financiarisht qe nuk shikon asnje lloj drite ne fund te tunelit.
Te gjithe keta qe sot quhen politikane ne Shqiperi jane xhaketa te vjetra qe duhen hedhur ne kosh te plehrave.
Rilindje me Rucin, Ilir Meten, e bllokmene..nuk e di se si mund te quhet rilindje..Te gjithe ne shtepi, mjaft e rropet k!ete popull
O Mali me mire mos shkruaj , vendose pseudonimin tend shpellari andej nga ke ardhur si i paguar. A e ke blere buken me liste ? Niveli yt nuk mund ta rregulloje Shqiperine si e katandisi bosi serb Saliu qe i duket Shqiperia si prona e vet sikur ja ka lene Sheqerja
Me e keqja eshte se ai po ben nje dem edhe ne fushen e komunikates me opoziten Mero..Eshte per tu habitur se si ky person mbas zgjedhjeve i humbur ose i fituar (gje qe matematikisht eshte e pamundur) do ndertoj uren e komunikimit..Ne komisjon parlamentar ironizojne opoziten, zgjedhje te gjyqtareve me pasuri te vene ne pikepyetje, kqz-ne pa koncesus, hetime liderit te opozites, dhune fizike ndaj zyrave te opozites, dhune mendore opozites me anen e kupoles te policise se shtetit, ne parlament duke i share e ofenduar(akoma), pergjime te saj etj etj menyra per te irrituar situaten..Ky ne vend qe te qetesoj situaten, e kompleson ate ne nje menyre te paprecident..Eshte per tu habitur ca kurajoje ka..Nje tensjonim te situates aq keq, sa dhe opozita ka LEGJIMITETIN kur te vije ne pushtet t’ja ktheje me te njejten monedhe (gje e gabuar sigurisht por e meritueshme ne qoftese se ndodh)
NjeQytetarOptimist
çfar ka për tu habitur në këto që thua se po ndodhin?? mos vallë nuk është e tillë demokracia shqiptare??ti do të thuash se ne nuk jemi në demokraci??këtë të them dhe unë por meros i është mbushur mëndja dhe si zbrazet për qamet se ne jemi në demokraci!!
“Kështu ua lehtësoi punën të gjithëve atyre që kishin dyshime nëse ishte ende Berisha një rrezik për demokracinë apo jo.”
e megjithate saliu do te vjedhe vota
Arroganca e opozites se sotme fillimisht ndaj elektoratit dhe me pas edhe ndaj AKZ, tregon se edhe ne te ardhmen problemet shqiptare nuk do te marrin zgjidhje. Kuptohet do te kete ndryshime emrash nepunesish ne administrate, do te kete duar te reja dhe te vjetra njerezish qe do te bllokohen nga interesat e biznesit te pandershem,qe me gjasa nuk do te ndryshojne emer, por ne thelb, zgjidhja e duhur per masen e shqiptareve nuk do te vije, korruptimi i gjykates nga pushteti do te jete perseri, varferia do te vazhdoje dhe njerezit do te jene shume shpejt dhe perseri ne nje rruge pa krye. Pa u ftohur mire “kolltuku” i LSI-isteve, kane filluar akuzat nga perfaqsuesit e pushtetit per llumin qe perfaqsonin ata, thua sikur per kete ishin fajtore njerezit e thjeshte dhe jo vete ata me Sali Berishen ne krye. Ky moment pragzgjedhjesh ne Shqiperi po nxjerr ne menyre te pacipe llumin qe ka perfshire politiken keto 20 vjet, llum qe askush tashme nuk perpiqet ta fshehi. Vetem nje revolucion popullor (nuk flitet per dhune, por per reagim qytetar) mund te ngjalle shprese ne kete situate, ndryshe mjere shqiptaret se ku po shkojne……..
Eshte momenti per reagim qytetar, pa dhune, pa zhurme, pa mburrje, pa akuza, POR ME VOTE PRO TOPIT E SPAHIUT E KUNDER UJQERVE TE PD E PS.
Rezi me duket se te jane mbaruar parate edhe ty. Teveqel depresiv, spiun i shikut a ku e di se per ke punon. Nuk e pranojme fatalitetin tend od ecim perpara ti rri meru me intriga.
Se sa simpatik eshte Dash Shehi,kete e di gjithe Tirona, o Mero.Dashi eshte bere si macok lokalesh,dhe eshte nje dallkauk me patente qe pretendon se eshte popullor ne komunikim,por ka ka treguar se nuk ka asnje lloj boshti.Per Selamin,cfare te shkruash,pa vizion,ju kthye bythlepirjes,zanat i vjeter i tij,tani pretendon te behet deputet qe te marre licensen per vjedhje qe te laje borxhet dhe te zeje dashnore.
Ekzakt! Mero eshte e pabesueshme por ti je njeriu qe “lexon” me mire Sali Berishen… Eshte sikur te te lexonte ai ty dhe jo ti ate. e pabesueshme
-nga zhurma qe behet ,per nje njeri qe nuk ka jetuar ne shqiperi do dukej qe gjith populli do votoje te majtet .harrojini shifrat e 2009 tes -elektorati ka kater breza rini qe votojne separit-si kujtoni ,a nuk shikoni qe grupimi i djathte eshte me i konsoliduar dhe ben zhurme pak por konkuron denjesisht per fitore . do shikoni ,!??
1.Nuk besoj se berisha ka qene ne gjume per Meten,se ky paskesh raport miqesie me Bashen,sepse na eshte krijuar ideja se berisha eshte dyshues dhe paranojak e nje paranojak nuk i beson edhe rrobave qe vesh.Nese Rama me Meten kane nje vit qe takohen e bejne hesape(keshtu kane deklaruar),te mos ishte ne dijeni berisha me strukturat e tij legale dhe ilegale me çudit shume;qe kete version ta mbeshtese z.Mero me çudit akoma me shume;atehere Saliu qenka fare naiv dhe e paskemi demonizuar kot.
2.Kush e kujton sesi erdhi z.Topi ne postin e presidentit e ka te pjekur mendjen se Topi i detyrohej berishes,se ishte pazari i berishes me kater vota socialistesh qe e beri te mundur Topin president.Pastaj,normale qe berisha do prishej me Topin per force zakoni,se ashtu ka bere gjithmone,biles berisha beri sherr edhe me vetveten kur ishte president.Supozimi se Topi i beri qeder qe tha nja dy llafe koti nuk me bind,se ne fakt Gerdeci shkoi dhe u harrua.Topi u keqperdor nga saliu ne 21 janar,vetem sepse beri indiferentin e saliu nuk i fal indiferentet,se i quan qe luajne kunder tij.Te jesh Komandant i Pergjithshem siç ishte Presidenti dhe te ulesh veshet kur tjetri te quan horr bulevardi eshte ca meshiruese,se nje Komandant prej verteti te kap per veshi si miun e arave e sidomos 21 janari kishte nevoje per nje Komandant prej verteti,qe ne fakt ca per faj te tij e shume per faj te dispozitave kushtetuese shume te kufizuara,e katandisen Topin President nje figure prej plasteline.
Per te tjerat nuk di gje,di qe berisha nuk lodhet nga pushteti.E do ate te shkrete pushtet edhe me koston e te jetuarit me antiplumb.
megjithate pazaret nuk jane te perjetshme. Ilir Meta psh. bashkpunonte me Salen qe kur Tosi ishte ne burg, ama e coi dhe ne komisariat me vone.
po cfar kualicioni do bej sali sheqerja me te djathten vetem po kerkoj borgj nga serbi per parti se tashi i ka dal boja fare e populli i djathte ju kan hap syte nga do shkoj vota ene kush jan te djathte te vertete
Jam dakort qe Saliu ka gabuar te gjitha taktikat e tij pas 1 prillit. I ka humbur reflekset e tij elektorale. Me pak zgjuarsi, ikjen e Ilirit mund ta kthente ne force per PDne dhe ne makthin me te madh per PSne.
anton nqs shkojmë pas mendimit të meros,se rrjedha do të jetë kjo që ka filluar?!
këtu ëhstë pyetja!
do të vazhdojë kështu deri në ditën e votimit?
po pas votimit?çfarë do të ndodhë??
deri më sot sidomos pas një prillit për mendimin tim berisha ka fituar shumë!!ndrsyshe nga ajo që analistët paraqesin,ai ka harritur të bëjë atë që,po prap analistë anti berishë e kanë mohuar,”rama është i njëjtë si ai,ndoshta më keq”!duam a sduam ne ai ja ka arritur në mënyrë të shkëlqyer!!
ai tregoi se rama e drejton partinë tij si private dhe spyet kryesinë e saj aspak!vetëm e urdhëron!!ai tregoi se rama nuk është ai liberali i qetë që përpiqet të tregohet!!pamë reagimet e tij ndaj komentuesve të 1 prillit!!
saliu tregoi se po nuk u bër aleat me ramë je një tradhëtar i qelbur dhe dhe se ndryshonte nga saliu vetëm në epitet,nga “faqe zi” të quan “sorrë”!!
tregoi se rama njëlloj si ai nuk i përgjigjet pyetjeve që nuk i interesojnë,pavarsisht se janë të thejshta!!
anton saliu është i qetë se, ashtu si e thotë dhe beso më sipër,i ka jo vetëm të gjitha informacionet por dhe i ka pregatitur të gjitha në detaj!ai nuk punon me planin “E”(eufori) të edi ramës,saliu ka planin “A”,”B”,”C” dhe të gjith alfabetin,përveç “E”!saliu duket ose shitet euforik por thejshtë për të gënjyer të tjerët!masën e gjelbër të vegjtuesve shqiptrë,kurse në fund të fundit të tij ai është një llogaritar manjak!!
anton saliu me këtë veprim,që ti e quan “hikje te metës”,ai ka shkatërruar opozitën!vetë mbështetësit e saj të brëndëshëm janë tkurrur,por dhe shumica e votuesve ka humbur komplet besimin në të!!
në një dështim final të kësaj hale ance,opozita do të jetë në një gjëndje të tillë që qeni nuk do të ket vënd ta kafshojë!më e keqja do të jetë po nuk dha dorheqjen rama!atëherë sdo të ketë më opozitë dhe do të duhet të presim vdekjen natyrale të salës!!
U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!
U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!
U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!
U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!
o mero kur keni ndërmënd ta lëshoni të shkretin!boll mo e kapët,është ora gati 12 u bënë 5 orë rresht që po e dërgoj??!!
IDE CFARE ESHTE KJO FJALE???????????????????
JU PERSHENDES
SALI BABA E 40 HAJDUTET.
TIK TAK
I nderuar z.Baze,fenomenit Berisha pasi i jane dhene garancira per mosprekjen e tij pas zgjedhjeve njekohesisht ati i eshte bere e ditur qe duhet te lere pushtetin.Pas garancise se dhene nga Perandoria qe i sherbeu per mese 28 vjetesh ai do dale nga jeta politike e ketij vendi duke gezuar te gjitha pasurite qe i dha ky drejtim e perse jo duke u larguar si monstruozi tjeter i prostitucionit politik shqipetar Nano per te jetuar i qete e larg drames shqipetare si relizues i saj.
Problemi eshte krejt tjeter.
Problemi eshte se Rama deshtoi me koalicionin.
Dhe kete e vertetoi fluturimi i shqiponjes e cila beri sikur ndaloi ne plepin e aleances Rama-Meta-Dule;i beri gelasen dhe fet ja mbathi.
Berisha eshte punetor 24 ore non stop.
Ai e kuptoi menjeher se aleanca eMUC NANOS do ngaterrohej se shpejti me kembet e saja.
Sidomos kur pa delegatet e Shkodres.
Niku me Bamen per fat kuptuan ne momentet e fundit se Edi po i perdorte per bisht balone.
Dhe te bishti,po i vendoste te puplat e fundit.
Qe rriti jashtezakonisht moralin dhe forcen e aleances per PUNESIM,MIREQENIE DHE INTEGRIM.
Tani cdo gje u vulos,iku Niku,iku aleanca RA-ME-DU.
Shqiptaret perfundimisht po sidomos burrat jane populli me intrigant ne planet. Gjithe keto fantazira??? Pse mos te kisht ene kete vend vetem dy parti dhe te punohej serizisht per Republiken tone??? jemi populli me anadollak qw rrime e merremi si e qysh ja hodhi ai atij, e ky u bashkua me ate per te asgjesuar kete…500 vjet mbrapa-
Tung
O Mero vellai,
Keta qe na ‘qeverisin’ jane horra e shkuar horrave. Po ti e ke per pune e nxjerr buken e gojes. Ketu nuk ka as klas politike as shoqeri civile asgje prej gjeje. Ka vetem kaos dhe rob qe ecin e rrojne kot fare. A ke pare ti ne mes te Europes nje vend cope cope , pa rruge pa uje e drita e me njerez te eger si cakej, turp e faqe e zeze. Me bukur eshte te jetosh ne pyll me kafshe te egra e te degjosh cicerimat e zogjve se sa ketu tek ne. Sa per Dash e Selam ata jane ca figurante sahanlepires e zgjebsa, kan mbet pa leke e duhet ta shtyjne pa punuar tani ne prag te pensionit.
Opozita do vij ne pushtet e do filloje prape avazi I Mukes. Ik o shqiptar nga syte kembet.
Tani populli shqiptar eshte perpara tre grupeve,per te votuar.
Merua na i prcakton ,te djathte dhe te majte,dhe grupi i qendres.
Meros disa here i mungojne disa drasa,nga lodhija e shumte qe ka me Temen.Ky i mjer popull ka 23 vjet qe e rjepin dhe e ndukin dhe eshte e
pa mundur qe te shpetoje???
Jane dy grupe i morave.. partija socialiste,dhe grupi i tartabiqeve….
partija demokrate Nuk ka sheme rendesi kush do te fitoje,Tartabiqet apo
Morat,per te qeverisur kete popull te mjere,qe mbi trupin e tij eshte
qepur ky parazit kaq i ndyre,si morat dhe tartabiqet jane nje soj.
Une ndrishe nga Merua ju rekomandoj te votoni grupin e ri te krijuar.
Grupin e qendres grupin e karkalecave,qe nje here do kerceje ne deget
e morave dhe nje here tjeter ne deget e tartabiqeve.Karkalecat kure jane te uritur,hane c fare te gjejne perpara,mora dhe tartabiqe.Ju them
ta mirni seriozisht votimin e karkalecit,per te pakesuar morat dhe tartabiqet,karkalecat nuk jane shum gjak pires,vetem duhet patur shum
kujdes mos te shtohen sheme ,se furtuna e tyre ,nuk le gje ne kembe.
Pergjigja eshte:” sepse eshte gomar”
.
Sot u mbush viti i largimit nga kjo bote e publicistit virtuoz Ardian Klosi dhe ne respekt te kesaj figure po jap nje biografi modeste te tij
Ardian Klosi u lind në Tiranë më 9 korrik 1957. U diplomua në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në 1981. Ka marrë doktoratën në vitin 1990 në përfundim të studimeve të tij për gjermanistikë dhe letërsi të krahasuar në Innsbruck. Nga viti 1993 – 1998 ka qëndruar në Gjermani. Në vitin 1998 u rikthye në Shqipëri si Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, duke lënë pas ofertën për shef i katedrës së albanologjisë në Universitetin e Mynihut. Ai erdhi në krye të këtij institucioni të lënë pas dore ato kohë, me një platformë perëndimore si për përmbajtjen e informacionit dhe programeve, ashtu edhe për teknologjinë. Idealizmi dhe korrektësia – sidomos në marrëdhëniet financiare – e bënë Klosin të padëshirueshëm . Në këto kushte, intelektuali i ardhur nga Gjermania nuk arriti të vërë në zbatim ëndrrën dhe misionin për një radiotelevizion publik dhe modern. Pak muaj pasi mori detyrën, ai u largua nga posti i drejtorit të përgjithshëm ,
Më pas, mbeti i angazhuar fort në veprimtari të shoqërisë civile dhe gazetari. Në vitet e fundit ai qe shumë aktiv në mbrojtjen e çështjeve mjedisore. Ai përkrahu vazhdimisht çështje të shoqërisë civile dhe të trashëgimisë kulturore, teksa shkruante gjerësisht lidhur me çështje politike dhe shoqërore.
Ardian Klosi qe drejtues i Shoqatës kulturore gjermano-shqiptare “Robert Schwartz” që prej 2004.
Ardian Klosi i dha fund jetës më 26 prill 2012 duke varur veten.
Ai do të kujtohet si një ndër penat më të mira shqiptare dhe shumë i ndjeshëm ndaj problematikave sociale në vend.
Jane gdhendur ne memorje fjalet e ARDIAN KLOSIT kur ju drejtua publikisht SRB sepse e akuzoi Klosin si drejtues te aleances se plehut:
“gazetari Adrian Klosi është shprehur me ironi në drejtim të k/m duke e quajtur si “zoti ngërdheshja” dhe i ka bërë thirrje të mos e miratojë ligjin e plehrave, duke e cilësuar dhe mënyrën e vetme për të qetësuar zemërimin e turmës. “I them ‘zoti ngërdheshja’ sepse Shqipëria është mjaft e ndotur dhe ne kemi plehrat tona, prandaj është ende herët për këtë gjë. E vetmja gjë që duhet të bëjë ky parlament për të qetësuar këtë popull është ti thotë jo miratimit. Ligji i plehrave është më i rrezikshëm se viti 1920 dhe viti 1939 kohë kur luftohej. Kjo sepse atëherë shikohej uniforma, ndërsa tani nuk mund ta shikosh, dhe nuk mund ta nuhatësh radioaktivitetin, mund të shikosh vetëm kancerin ndoshta jo tëndin, por të fëmijëve të tu”
Pikerisht para nje viti monstra SRB kreu nje vizite hileqare ne USA ku ne saje te lobit famekeq Podesta atij ju pastrua gjaku nga duart e tij te perlyera ne 21 janar 2011.Me ato nderime qe u prit vetem medalja e trimerise i mungoi per ruajtjen e k/m nga terroristet e opozites.
Edhe nese SRB dështoi me koalicionin “inside” ka kolaboracjonin me aleatet “outside” qe me kepucet e tyre te kuqe ai e ka siguruar dhe nje katervjecar qeverisje nese ai popull do te pranoje poshtrimin dhe pushtimin nga monstra SRB me lojrat midis PD-PS-LSI dhe perrallat me KQZ te tre gay ambasadoreve.
E perseris se organizimi i votimeve nga “ansambli ciftelia “i kulicive ,erzeneve,ajazeve,artan hoxheve,muleve,lefterilesheve,ristaneve,llallave,nishaneve,topalleve do jete nje krim i njerzimit kunder kombit shqiptar.Edhe nje budalla e di se edhe nese vjen vete Obama te konkuroje me SRB ne votimet e 23 qershorit e ka humbjen e garantuar.
Prandaj i nderuar Mero mos deziluziono lexuesit dhe komentuesit e kesaj gazete qe te kane mbeshtetur keto 3-4 vitet e fundit.
E vetmja rruge eshte kerkimi i doreheqjes se SRB para votimeve dhe krijimi i nje qeverie teknike.
STOP KARNAVALEVE TE 23 QERSHORIT !
He mo Xhorxh me dukesh si nje i semure delirant qe flet percart qe ja fut si kau peles, thone ketej nga anet tona.
Me e bukura esht se kakarisni nga Amerika ku nuk te mungon asgje, bile merni edhe benefice free, megjithese keni shume para ne banke…
Me qe te djeg barku aq shume, eja jeto e lufto ketu per “idealet e medha”
Cjane keto debile nostalgjike qe mendojne se kjo bote ju perket atyre!!! si puna e ketij gjergjit me shoke.
Ju pergezoj Mero per pasqyrimin e sakt te sruktures mentale e psiqike te nji njeriu te qekulibruar i cili sipas ligjit te
rastit ndodhet ku ndodhet per te keqen e kombit.
Z MERO i ke rene pikes mbi I si gjithmone,je shume i sakte,analizat tuaja jane bindse,pore ktu duket ka nji gje,fjala qe ka thene populli,plakun zollumqare e ka mujtur zollumi,i jane errsuar syte nga pushteti,i ka ikur fare mendja,e shikon vete ne ca gjendje ndollet,dhe e dine mire perfundimin do ta kete tragjike.
Mero, kjo analize qendron por per nje vend shume me normal se Shqiperia. Mendoj se nje njeri qe eshte mesuar te grabise ( jo te vjedhe) e ka te pamundur te shkoje te mare rrogen ne fund te muajit …
ME gjithe rrepektin ZOTI MERO BAZE nga 2005 – deri SOT per OBJEKTIVITETIN ne pasqyrimin e politikes PD +PS+LSI+FRD+AKZ e te TJERAT.TE lutem boto nje shkrim per “KATOVICA “se SHQIPTARET e kane HARRU.me rrespekt per MODERATORIN.
Tashmë eshte e qarte coalizioni i majte
Fiton zgjedhjet e qershorit.
Pas pak do te kemi :
Edi Rama kryeminister
Ilir Meta zv. Kryeminister
Siamo contenti ?
Vinsent, siamo contenti ?
Per Z. Mero Baze!
Pa e lexuar ende artikullin tuaj, qe jam i sigurt qe eshte nje shkrim i goditur, po ju them se kryeministri yne i menderuar, nuk ka nevoje per koalicione, atij i duhet fitorja dhe jo koalicionet, dhe fitoren do ta marre, me cdo kusht, me hir dhe pa hir, me nderkombetaret dhe pa nderkombetaret, me KQZ dhe pa KQZ. Nese ai nuk do te qe i sigurt per fitoren me 23 qershor te ketij viti, do te kishte bere nje koalicion te madh, madje shume te madh.
Titulli i shkrimit eshte:Pse Berisha deshtoi me koalicionin?
Por ne fakt,titulli i shkrimit duhej te ish:Pse Berisha u duk sikur deshtoi me koalicionin.
Pra mundgon vetem fjala U DUK.
Sepse koha po verteton dite me dite,se Berisha nuk deshtoi me koalicionin.
Me koalicionin deshtoi Rama.Pasi i iku Niku.
Se akoma disa sekonda para se ti ikte Niku thonin tani do kompletohemi e do fitojme.
Por ja qe as nuk u kompletuan dhe as nuk do te fitojne.
Por do kene nje humbje te sigurte me 3 deputete me pak.
Prisni e shihni,po me pare mbani shenim kete rezultat.
Pasi populli shqiptar,nuk eshte me cope mishi me dy sy ne balle,kudo qe ndodhet ai
Shqiptare te dashur largojeni nga pushteti kete kriminel se nuk e meritoni te ju shketerroje jeten ky monstrum,ose ju do te jeni ose ky, nuk munden te jene bashke SHQIPERIA dhe Sali Berisha keto jane nocione te kunderta mes vete.
Fleks…
“shqiponja ” e Nikut u ul ne nje dege te plepit ,po u ul ne nje dege shume te holle dhe dega u keput dhe kur u gjende ne toke u pa se ishte sorre.
Niku po te qe i zgjuar dhe se kishte vertet ne mendje te shpinte ne bangen e te akuzuarit qytetarin Sali Berisha do pranonte te qe ne bishtin e balones se Aleances se “MUÇ NANOS ” se do fluturonte dhe nuk do zvarritej ne toke.
Po Niku nuk beri aleance me te majten ose eshte nje politikan naiv dhe jo largpames ose vegla e Saliut.
Te komenti i dyte e perserit se deshtoi koalicioni i Rames se “fluturoi” Niku kurse koalicionit te Berishes i mungonte nje ” U DUK ” ,po verteton shprehjen qe thuhet – Ne te themi ja ujku ti kerkon te gjesh gjurmet-
Ne shume shkrime thua se opozita do humbe me 3 deoutet me pake.
Te jesh i lumtur qe si kane raportuar Saliut se ti ja pakeson fitoren ,se ai ka vendosur te ” kori fitoren e vitit 1992-it” kurse ti ja minimizon ne 3 deputete, prandaj kujdes se do pushohesh per dy arsye : e para nuk ndjek fjalimet e kryetarit dhe e dyta demoralizon votuesit kur e ngushton aq shume “f i t o r e n “.
Mero lere te djathten ne hallin e vet se po e cojne boten per lesh.
Shifi me me kujdes ato teorite e majta per nje zhvillim me te kontrolluar,per me teper drejtesi sociale,per nderhyrjen e shtetit herepas`here edhe ne politiken e bankave etjetj…sepse kjo ekonomia instiktive e tregut po i le shume njerez pa buke dhe po ben pak njerez qe e quajne per turp ta perdorin buken sepse e kane zevendesuar me havjarin
Po PSja o Mero nuk ka deshtuar me koalcionin duke futur koleren LSI ne gjirin e saj ne vend qe te fuste AK dhe te mos mosfuste LSIne???
U deshen 7 vjet qe Mero Baze te bente nje Analize me “A” te madhe. Po qe Doktori te bej Shqiperin duhen 70! Keshtu zoterinj militante te Ps prisni pak se edhe ne do behemi.
Z Banija,me pelqen replika juaj simpatike.
Por ai qe parapriu asaj qe do te ndodhte isj MUC NANO.
Tani qe aleanca e MIC NANOS,duke luajtur rolin e shejtan-budallait,nuk e perlau Kreshnikun e martinajve,ka mbetur si balone pa bisht.
E mundohu te mos e harrosh:si balone pa bisht,qe me shume rrezohet se ngrihet.
Kur ndekohe vete kjo aleance do te kaloje ne tre faza rrotacioni:
Rrotacioni qe beri Meta,duke rrotacionuar vehten nga maxhoranca pasi e kish mjel 45 muaj te opozita.
Rrotacioni brenda llojit mga Rama-Meta ne Meta-Rama.
E rroacioni i plote,kur ti rrotacionoje populli me 23 qershor qete qete,qe ta mbajne mend tere jeten.
Duke i thene,rrotacion deshet,rrotacion ju dhame.
ZOTI MERO BAZE ne se sot per sot jeni GAZETA me e klikuar ne nje avantazh jo te vogel ne SHQIPERI ,neser (pas 23 qershorit NESE FITOJNE PS+ e te tjere DHE formojne QEVERI pa ndimen FRD ose AKZ) me siguri do te jeni GAZETA ME E KLIKUAR NE BALLKAN,e kam kete bindje per moshen, karakterin dhe SHQIPTARIZMEN QE KENI.RROFTE SHQIPERIA DHE SHQIPTARET.
Fleks…
Replika sheme e vaket mos te thosha e dobet.
Sa per balonen pa bisht ka te beje shume ai qe mban spangon ,po te manovroje mire e mban ne ajer.
Sa per rotacionet nuk mora vesh asgje ,shume konfuz,siç i thone shume zhurm per asgje.
Ju z. Mero Baze jeni shume kontadiktor ne shume shkrimet e juaja. Kjo vjen nga ajo qe ju vete nuk jeni aq i qarte ne mendimet e juaja si edhe ne gjykimet e ngjarjeve dhe te individeve. Po te ishit nje njeri me i sakte ne njohjen e situatave dhe nje njerezve nuk do te ishit nje nga ata qe i ndenjen prane Sali Berishes, ne momentet me decizive te jetes se shqiptareve. Nje nga keto ishte edhe periudha ’96-’97. Kur Berisha ishte gati te sulmonte jugun dhe te bente gjakderdhje te njerezve te pafajshem, ju i qendruat prane. Ne te njejten kohe, kur te gjithe i ishin larguar Berishes, ju ishit nder te paktet njerez qe i qendruat afer. Pas ’97 ju z. Baze i qendrat akoma me afer Berishes dhe kur ju per arsye personale u “zemeruat” me te, vendoset ti kthenit krahet. Edhe tani, kur Berisha eshte ne perpelitjet e tij te fundit, ju shkruani te tilla pacavure, qe nuk kane piken e llogjikes, se perse Berisha nuk arriti dot te bente “gjene e duhur” ate te organizimit te te djathteve. Per cilet te djathte e keni fjalen ju z. Baze? Ne shqiperi nuk ka te djathte. Ka vetem kriminele dhe mashtrues qe jane vene politikes, per te mbushur xhepat e tyre sa me shume, duke e shfrytezuar politiken ne menyren me barbare. Berisha asnjehere nuk ka qene dhe nuk ka per te qene politikan i zgjuar. Ai vetem ka mbijetuar sepse njerez si puna e juaj, z. Baze e kane mbeshtetur dhe vazhdojne ta mbeshtesin. Eshte fjala e Berishes, por dhe dora e te gjithe ata cuba te maleve qe e kane kthyer Shqiperine ne nje ferr. Ka qene mosreagimi sic duhet i shqiptareve ndaj personave te tille si Berisha, qe e ka lene ate te shije si te doje. Po te kishte nje reagim te duhur dhe te qyteteruar te shqiptareve, Sali Berisha, do te ishte futur ne burg qe me 1993, me thyerjen e embargos se armeve dhe te karburantit, me vendet e ish-Jugosllavise. Por ishte ajo shtrese e shqiptareve qe e shikonin Sali Berishen, si nje mbeshtetje per te bere para sa me shume dhe per kete gje ata e kane mbeshtetur pa masa ate. Nje njeri anadollak si Sali Berisha, ne nje vend tjeter te qyteteruar, as per nje nepunes te thjeshte nuk do te kishte vend pune dhe jo te lejohej te behej president dhe kryeminister me vone. Sali Berisha asnjehere nuk doli nga ai rreth mesjetar qe e lindi dhe e rriti. Kjo e beri ate qe ai te mos qyteterohej kurre edhe pse pjesen me te madhe te jetes e kaloi ne Tirane. Sapo hap gojen Berisha ekupton se sa te ulet e ka nivelin e zhvillimit shoqeror, por tipa si ju, z. Baze e kane “ngritur” ate duke i dhene virtyte qe atij nuk i perkasin. Sali Berisha, u rrit gjoja si politikan i shquar, vetem nga tipa medioker dhe te paditur qe jane me mediat dhe rrethet e politikes shqiptare. Sali Berisha u be “yll” per shume vete ashtu sic mund te quhen “yje” te kenges shume “kengetare” te paafte qe kendojne veten me playback!
Mjaft me te tilla budalleqe mbi “meritat” dhe “mundesite” e Sali Berishes. Atij i ka ardhur fundi dhe bashke me te do te ikin edhe shume te tjere qe mbaheshin ne saje te tij.
Mero thuaj me mire ato qe ne nuk i dim dhe mos bej analiza metafizike, abstrakte, spekulative. Cfare do te tregosh me kete shkrim qe rama e ka te sigurt pushtetin mbas 23 qershorit se berisha gaboi? Apo qe rama me meten perfituan nga perçarja e PD? Kush i ha keto? Kete e dine te gjithe njerzit qe kane minimumin e inteligjences. Iliri meta jo me kot ju bashkua rames, seshte debil te rrij ne opozite kur i njeh mire te dyja portat. Ne kemi nevoj per informacionin e mbrapa skenave, ne ato tavolinat e fshehta te hoteleve apo shtepive ku hane ngjala, ate ku planifikohet sesi te na vjedhin dhe te na mbajne ne erresire. Thuaj Mero nese ke informacion qe keta sjane as te majte dhe as te djathte por vetem dy banda vampiresh qe e bejne me radhe pushtetin per te na pire edhe piken e fundit qe na ka mbetur. Behu nje “MEDIATPART” franceze dhe tregoju te verteten shqiptareve. Une e di qe ti mund te kesh miq nga te dyja krahet qe jane deputet dhe ndoshta per hire te tyre ben analiza selektive por kjo ste ben ty nje gazetar profesionist. Ata sjane miqe, te te dyja kraheve qofshin. Ne momentin qe miku im kontribon ne shkaterrimin e te ardhmes se femijeve te mi ai seshte me mik por duhet neutralizuar (nuk them armik e vrar por duhet zhveshur nga funksionet qe ka). Te ka ardhur shansi qe te jesh ti pika e referimit te se vertetes, mos e humb kete shanse. Ka shume gazetar trima (ashtu si ti) qe kerkojne te thone te verteten, qe kerkojne te informojne dhe te çdrogojne popullin nga helmi i medjave kryesore. Ke intelektual te tjere si Shenasi Ramen, Grid Rroji etj. Benuni bashke, dhe luftoni kete kancer qe e ka pushtuar trupin e shoqerise shqiptare. Ne do tju mbeshtesim, por ama fillojeni ju qe keni akses dhe jeni figura publike. Krijojeni ju rilindjen e dyte shqiptare. Asnjeher nuk eshte von te vendosesh emrin ne historin e burrave qe luftuan me pushke dhe PENE per memedhen.
Z Mero me te vertete mendoni se kemi te bejme me nje koalicion per te rrezuar Berishen?nese Berisha deshiron e shkaterron kete koalicion per 24 ore,mjaft te kujtoj se ka ne dore dhe e di mire dosjen e I Metes,per kete ka dhe deshmite e dhena te TV nga vete socialistet,ne fund do shikosh qe zgjedhjet do i fitoj ne nje menyre ose nje tjeter,te jesh i sigurte se kete here nuk ka nevoje ti vjedhi,nese nuk do arrij vete me koalicionin qe ka do i bashkohet Meta.Nese Meta tradhtoj nje here pse nuk mund ta bej kete per here te dyte,kjo duke u nisur nga ideja se gjithmone eshte e veshtire hera e pare.Kete here me zgjedhjet do jete komedi qe dhe portokallia do ta kete zili.Fundi dalt hajer thone andej nga Shkodra.flm