Edhe pse duket banale, kishte një lajm tek “protesta” e disa nëpunësve të PD-së, në të vërtetë njerëz të afërt të lidhur me familjen Berisha, që u shfaqën sot në një protestë për të denoncuar aleancën e re LSI –PS, që po lë pa “ndihma sociale” qytetarët. Ishin njerëz që punon tek fondacioni i Liri Berishës, zyrat e Elvana Hanës dhe disa të besuar të tyre. Lajmi nuk është se Familja po proteston ndaj çiftit Rama- Meta, por po vë në provë Lulëzim Bashën për divorcin e tij real me Ilir Metën.
Çfarë po ndodh në të vërtetë me Lulëzim Bashën dhe të ardhmen e tij në PD?
Shpejtësia me të cilën po ecën konflikti mes PD dhe LSI, duket se po ridimensionon gjithë projektin politik të Lulëzim Bashës, i cili ishte ndërtuar mbi kapitalin polik që i dha aleanca personale me Ilir Metën. Prishja, e cila ka hedhur në erë praktikisht të ardhmen politike të Berishës në pushtet, dhe ka bërë të sigurt rrotacionin politik, ka krijuar paranojën se po tenton po ashtu të ndërtojë Lulëzim Bashën si pasardhës të PD-së në opozitë.
I mbetur pa perspektivë politike për t’u rizgjedhur në Bashki, Basha po përpiqet të mbajë të ndezur kontaktet me një pjesë të pushtetit të ri, posaçërisht me Ilir Metën, për të koordinuar protagonizmin e tij politik.
Prej vitit 2009, kur LSI hyri në koalicion me Berishën, brenda pushtetit u formuan dy qendra pushteti, që funksionuan në një konflikt të heshtur me njëra- tjetrën. Qendra e parë e pushtetit identifikohej me PD tradicionale dhe njerëzit që e drejtojnë atë si pjesë e stafit të afërt të Berishës, ku hyjnë Topalli, Bode, Patozi, Olldashi etj, dhe qendra e dytë e pushtetit ishte një aleancë e hapur dhe shumë e konsoliduar mes LSI dhe Lulëzim Bashës, së bashku me rrethin e njerëzve të tij. Për Berishën kjo ka qenë një situatë komode, pasi të dy qendrat e pushtetit silleshin rreth tij, duke ia lehtësuar atij shpeshherë modelimin e qëndrimeve ndaj ngërçeve që krijonte “qeveria e pavarur” e LSI brenda tij.
Lulëzim Basha ishte jo vetëm interlokutori, por dhe njeriu që kishte një plan me Ilir Metën. Përmes tij ai mori bashkinë e Tiranës jo vetëm me vota, dhe po përmes tij, ai konsolidoi dhe linja biznesi brenda pushtetit, për shkak të distancës që i krijonin atij njerëzit e PD-së.
E gjitha kjo u vërejt qartazi pasi Basha hyri në Bashkinë e Tiranës. Lista e të punësuarve në Bashki është tërësisht një listë e njerëzve personalë të tij, rekomanduar kryesisht nga familja e vet, gruaja, kunati dhe njerëz të LSI. Në PD ka gati mllef dhe urrejtje për distancën që Basha ka krijuar me rekomandimet e bëra nga selia blu për punësime dhe mos hapjen e rrugës për asnjë linjë biznesi në favor të njerëzve të PD-së. Aq i madh është bërë hendeku, sa ikja e LSI nga qeveria është pritur vërtet me entuziazëm në PD, mes të tjerash për shkak të Lulëzim Bashës, të cilin e shikojnë tani si një qendër e shfuqizuar pushteti, dhe pa asnjë fuqi në kombinimet e brendshme në PD. Aseti i tij më i fortë politik prej vitit 2009 ka qenë aleanca me Ilir Metën.
Pas kësaj ndarje, e cila duket afatgjatë, Lulëzim Basha duket se ka vetëm një shans të përdorë këtë divorc për t’u ribashkuar me familjen e tij politike.
Dhe për ta bërë këtë, ai ka nevojë së pari të viktimizohet. Ilir Meta po ia bën këtë shërbim deri në fund. Atyre po u funksionon divorci, njësoj si martesa, me plot harmoni. Njësoj si natën e fundit të aleancës së LSI me PD, kur Meta e gdhiu në vilën e tij së bashku me Bashën dhe Balliun, dhe në këto ditë që për shumë demokratë duken plot tension, për Lulëzim Bashën janë një periudhë e vërtetë harmonie me Ilir Metën dhe ndarje plot mirëkuptim për të “ndihmuar” njëri- tjetrin: Meta duke e ndihmuar të duket si viktimë politike e prishjes së LSI me PD dhe të zbusë armiqësinë që është krijuar në PD ndaj tij, Basha duke ia mbajtur në punë shumicën e njerëzve jopolitikë në Bashki, për të qenë luajal me të për një periudhë më të gjatë.
Për gati dy vjet në krye të Bashkisë së Tiranës, ky njeri po thyen çdo rekord, duke mos bërë asgjë, po fare asgjë, dhe duket se dhe dy vitet e tjera do t’i shtyjë duke justifikuar dështimin se në pushtet do të vijë e majta. I vetmi kontakt i tij zyrtar me pushtetin e ri do të mbetet Ilir Meta, dhe i vetmi plan serioz i tij është të rikthehet në PD me shpresë se viktimizimi i tij nga prishja e PD me LSI do të jetë një shans që ai të konkurrojë për të marrë PD pas humbjes së Berishës.
Nuk di sa do të pranohet kjo gjë në PD, por duket qartazi se Lulëzim Basha ka prerë biletën për të dalë nga Bashkia e Tiranës siç hyri, por nuk e ka të sigurt nëse do të pritet në PD siç u përcoll dy vite më parë. Si atëherë kur të gjithë shtrëngonin dhëmbët për tu dukur të lumtur që po e çonin në Bashki! Problemi i vetëm që duket se shikoj sot, është se Familja nuk e shikon me sy të mirë vazhdimin e “pazarit” të tij me Ilir Metën dhe do prova që ai nuk ka ndonjë plan tjetër tashmë si “disident” i Familjes. Kjo është një anije që nëse mbytet, kapiteni do që t’i marrë të gjithë me vete.
Te them te drejten o Mero, NUK e kisha menduar keshtu. Gjithsesi, Lulja eshte guri i proves i Metes. Meta shet edhe Monen per pare dhe pushtet, jo me Lulen qe qime bythe e ka ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/luli-legjenda-e-fundit.html
Lul Basha duhet të bëj kurban këtë herë veten e tij, ti harrojë deshtë që theri kur hyri në bashki.
Luli do ti rrij large zgjedhjeve te Qershorit dhe kur PD te humbasi dhe Sala te largohet, ai do te shfaqet si princi i kaltert per te shpetuar PD-ne. Me ndihmen e Ilirit do behet kryeministri i ardhshem, ne 2017 apo 2021 nderkoh qe Meta eshte President dhe Edi Rama do presi shancin e tij per President. Shqiperia vazhdon me plane 5 vjecare si ne kohen e Dulles, vetem delet qe bertasin “Rilindje” dhe “23 Qershori” nuk e kane marre vesh akoma.
Pu-pu-pu! C’na gjeti ne!
z. Mero. Jam dakord me ju por une mendoj dhe kam shkruajtur dhe here tjeter per kete gje,Nishani do semuret dhe do japi doreheqjen dhe president tani afer do vi Nano dhe mendoj qe LSI do ta shikoje mire pozicionin e saj mbas zgjedhjeve kurse ne marjen e PD kemi 2 konkurente Bashen dhe Jozefinen do te shikojme se kush do te jete me afer familjes.Faleminderit
Mos more Nano president!
Me kujton te ndjerin Boris Jelcin, qe nuk zbriti nga avioni ne aeroportin e Londres se …. ishte pak pa qef (i merreshin ca mendte nga vodka). Keshtu avioni u ngrit dhe vazhdoi udhetimin ne Moske, kurse zyrtaret engleze u ktyen ne zyre.
Ja keshtu e imagjinoj une (per fat te keq) figuren e Nanos. Por Shqiperia po ben çudira dhe nuk perjashtohet qe te beje vaki edhe kjo çudia me Nanon.
Mire eshte qe kapiteni ti marri te gjithe me vete.
Edhe Bashen edhe Meten.
Pse duhet ti heqe nga puna specialistet e mirefillte Basha?Duhet hequr dore nga keto mendesi.Persa i perket shtyllave te PD si e shpjegoni dashurine e Olldashit me epileptikun Leshko,ish drejtorin e ANTES? Duhet te jemi te ndershem me ato qe themi.
Me qe se fundemi dorheqjet ne Kqz po kthehen ne bumerang per te majten dhe nuk ke cte thuash me mire te mos kishe bere kete artikull fare.Bashen ne pd nuk e ngriti Meta por Berisha dhe puna e tije me institucionet nderkombetare dhe me KOP.Te thuash se tash 1 vit e gjysem se ne fund te veres Basha eshte prezantue eshte nihilizem dhe mashtrim.Keshtu ngritet ne qiell Selamin kunder Berishes dhe me vone kur u bashkue me Berishen e shate e fyet .Dikur na thate se Selami punonte ne Amerike dhe po e sjell Amerika kunder Berishes kur u bashkue na thate se po vinte Selami nje shites makinash te vjetra.Se dyti e keni bere te kryer fitoren e te majtes por keni harruar popullin.Ju nuk jeni populli sic nuk jam as une .Une dhe ti jemi veten nje mize e voge e asaj shumice milionshe qe e quajm popull.Nuk e permendni qe Moor tha se presioni ndaj Islamit ne Parlament dhe te Shtepija jane shenja te DIKTATURES.Tani sajoni problemin Basha Pd si gjithmone kur ne Rilindje ka probleme dhe bumerangje.Mero ta dish se per te majten do te jete fitore po mori edhe nje depudet mbi 60 edhe sikur te bashkohet me akz dhe frd Mos u merzitni se koha po afron
me kalimin e kohes aleanca e fshehte do ishte e lexueshme dhe ne pd s’do kishte shance luli pervecse po te donte berisha, keshtu qe luli s”ben gje pa leje ose direktiva. dhe s’mbytet kapiteni as kesaj rradhe o mero se po te ishte keshtu edhe ti do ishe mbytur me kohe…
Z.Mero te pershendes per artikullin e thelle e analitik.CDO gje e keqe ka nje te mire dhe vice versa.Tema
eshte tani si ‘koha jone’dikur..Gezon respektin e te gjithe patrioteve shqiptare Kudo he bote.
Mero deri diku je ne rregull per ato qe thua.Ne fakt Luli ishte projektuar per pasardhes te Berishes qysh se hyri me votat e vjedhura ne Bashkine e Tiranes.Ky ishte projekti i Sales,por mbrenda ketije plani ishte edhe Jozi per presidente qe te mos kishte sherr ne PD-ne opozite. Por Berisha ne kete plan per Jozin u bllokua nga Meta dhe Luli sepse ato u frikesuan me Topallin presidente qe kishte ne dore drejtesine,e per rrjedhoje dosjet e tyre te mbyllura me procedure do hapeshin.Tashti raportet ne PD-ne opozite kane ndryshuar rrenjeshisht dhe Berisha nga ajo qe kishte frike po ndodh qysh sot pa e dorezuar pushtetin.Topalli dhe Luli do kene nje lufte per pushtet mbrenda llojit dhe sido te vijne punet Jozi nuk largohet kollaj nga ai status qe ka ne PD.Pra priten zhvillime spektakulare ne PD-ne e pas 23 Qershorit.
Mero, mos me harro mua se jam une qe e solla Lulin e une do ta vendos ne krye te PD. E kam shok te ngushte qe nga Kosova. Ku vlejne dhembet e shtrenguara te PD isteve para vullnetit tim?
Pra mos me harro.
Gita
Na nxorre mallin e atyre kompetenteve qe 3 vjet perpara thonin qe Nano President ne 2012 me konsensusin e Rames dhe Berishes dhe me garancite qe do mbronte Berishen pasi Rama te behej kryeminister me 2013 me bekimin dhe ndihmen e Nanos.
Ku eshte Fatos Nano ???!!!!!
April 18, 2013
DOMOSDOSHMERIA E FRONTIT TE SE ARDHMES KUNDER SE SHKUARES.
Qe klasa politike shqiptare ka deshtuar per te ndertuar nje demokraci funksionale pergjate 23 viteve duke e lene Shqiperine dhe shqiptaret ne bisht te zhvillimeve integruese ballkanike besoj se kam konsensusin e pjeses dermuese te shqiptareve.
Gjithashtu mendoj se perfaqesoj opininin e shqiptareve nese them se pjesen e madhe te pergjigjsise per situaten ne te cilen ndollet Shqiperia ne vendet e fundit ne rang botror persa i perket krimit te organizuar e korrupsionit e mban Kryeministri actual Sali Berisha pasi ne 20 vitet e fundit ka sunduar 12 vjet.
Gjithashtu synoj te kap opinionin e shumices dermuese te shqiptareve per domosdoshmerine e ndryshimit te te kesaj situate. Pa u nisur nga ansia politike apo preferenciale duhen studuar me kujdes mundesite potenciale te qe kane formacionet politike vec e vec apo si koalicine ekzistuese per te marre situaten ne dore e nderruar kete realitet.
Megjith deshiren apo endrren e ndonje militanti apo fanatiku kete mission nuk mund ta marri Partia Demokratike e aleatet e saje per arsyen e thjeshte se eshte pergjegjse kryesore e ketij bataku ne te cilen noton Shqiperia.
Se dyti realisht partia demokratike nuk ekziston si filozofi e nje formacioni te djathte me te cilen ka ardhur ne pushtet pasi ka arritur te bashkepunoje me Hysni Milloshin duke braktisur te shpronsuarit dhe te persekutuarit e politike.
Por Partia Demokratike nuk ekziston as si structure legjitime pervec kryetarit qe eshte zgjedhur pa kandidatura alternative tamam sic zgjidhte PPSH diktatorin Hoxha.
Pra natyrshem e logjikshem syte e shqiptareve drejtohen nga opozita qe per te verteten eshte mjaft e shprishur por edhe rrok nje specter mjaft te gjere politik nga e majta ne te djathte e natyrisht nje game po aq te gjere synimesh e interesash.
Po a eshte e afte opozita shqiptare ti perafroje interesat dhe synimet e saja me drejt qellimit te vetem fitimin e zgjedhjeve parlamentare te ardhshme ne funksion te ndertimit e zhvillimit te sistemit demokratik bazuar mbi konkurencen e alternativave, ideve , njerzve e madhrave mbeshtetur nga parimet e vlerat e shoqerive perendimore e lirite e te drejtat themelore e njeriut.
Sigurisht e domosdoshmerisht opozita duhet te perafrohet mbi bazen e nje marveshje te detajuar parazgjedhore qe te garantoje jo vetem synimet e mesiperme por edhe qendrushmerine e kolicionit qeverises ne pushtet.
Menaxhimi i pushtetit e shtetit ne 22 vitet e fundit ne funksion te vazhdimsise e pengimit te instalimit te nje demokracie funksionale duhet te jete motivi dhe baza per te arritur nje marveshje opozitare kunder ketij rregjimi per zgjedhjet e 2013.
1- Premtimi qe ne fund te mandatit te pare koalicioni qeveritare te pregadise dhe provoje me 2/3 apo referendum popullor i kushtetutes demokratike e integruese me hapsirat e nevojshme per oportunitetet e bashkimit te shqiptareve ne nje shtet shqiptar ne hapsirat ballkanike.
2- Premtimi qe zgjedhjet e ardhshme do zhvillohen me nje kod te ri zgjedhor qe te garantoje futjen e luftes politike ne shtratin e saje norml duke ndihmuar identitetin , frymen e filozofine e forcave politike shqiptare.
3- Percaktimi paraprak me emer nominal i pozicionit te Presidentit te Repuplike, Kryeministrit, Kryeprokurorit te Repuplike, Kryetarit te Sherbimit Informaiv e Kryetarit te Parlmentit.
4- Percaktimi i prioriteteve e afateve kohore persa i perket integrimi dhe demshperblimi i te persekutuarve e te shpronsuarve nga regjimi komunist si tregues i qarte i shkeputjes nga praktikat dhe filozofia komuniste e qeverive parardhese.
5- Percaktimi i objektivave te qarta e konkrete ekonomike larg demagogjive e propogandes shterp te 22 viteve te kaluara dhe premtimi per krijimin e nje administrate funksionale apolitike ne sherbim te qytetarit shqiptar ku cdo vend pune administrativ te percaktohet me pike nga nje test i sherbimit civil
6- Percaktimi i kuadrit ligjor brenda vitit te pare qeverises mbi prokuroret e pamvarur e dedektivet privat dhe zgjedhjet e krereve te gjykatave te te tera niveleve te sistemit te drejtesise me vote popullore e kandidatura alternative duke krijuar hapsira ligjore per konkurim individualisht te njerzve me arsim te larte. (Model Amerikan)
7-Premtimi per te krijuar jurine popullore ne sistemin e drejtesise me te tera rregullat e perzgjedhjes e kopetencat si ne USA
8- Premtimi dhe garantimi i pamvarsise se institucioneve kushtetuese dhe krijimi i tera lehtesive ligjore per sistemin e drejtesise me synimin e qarte vendosjen e drejtesise per qytetaret shqiptare e ndeshkimin e shkelsve te ligjit pergjate 22 viteve dhe me perpara.
9- Demokracia e eshte perfshirje dhe si e tille duhet premtuar se ne rast shtyrje te procesit zgjedhor apo ne zgjedhjet e ardhshme locale e ne vazhdim te krijohen kushtet teknike e organizative qe te votojne tere shqiptaret nga vendet e tyre ku jetojne e punojne
10-Krijimi i nje pakti kombetar per te implementuar sistemin demokratik perendimor me te tere elemetet e tije perberes dhe krijimin e kushteve qe ne krye te kater vjeteve politika shqiptare te konkuroje mbi baze e alternativave e filozofive politike.
Vendosja e shtetit demokratik ligjor si garanci e vetme dhe e sigurte per zhvillimin dhe integrimin e Shqiperise ne strukturat Euro-Atllantike duke realizuar nje objektiv dhe ideal madhor te revolucionit demokratik te 90tes qe u tradhtua.
AJET DELAJ
NEW YORK
Ne te vertete o z.Mero,Basha po mer ate qe duhet ta merte qysh ne zgjedhjet e pushtetit lokal,pamvaresisht nga gjithe ato manipulime me listat,me karta fallco e plot shkelje te tjera,basha beri dhe vjedhjen ne tavolin duke i’u kthyer fleteve te hedhura ne kutit e gabuara.
dhe permbysi rezultatin duke patur ne vathe edhe elektoratin e majte te l.s.i- te tradhetuar nga meta, na fakt ky eshte elektorati shqiptare ne te gjithe teritorin e shqiperise.
Si do te ishte raporti Rama-Basha nese Rama do te kishte jo vetem votat e l.s.i-se por edhe te Hysni Milloshit dhe a mund te perbysesh rezultati ne tavolin sikurse ndodhi ?
o mero po pse nuk bejn nje mocion besimi dhe ta heqin fare nga bashkia shumicen e ka opozita…ta heqin ate cunin e mamit se boll talli bythen me fukarain.ska bo as nji gjo per tironen ai legen po ja do vi dita 23 qershor erdhi te shkoj enej nga ka dale..
Nje gje eshte e sigurte: te gjithe Lulet,Iliret,Edet,Fatoset, Islamet e lene pushtetin kollaj dhe nuk e cojne vendin ne shkaterrim si krimineli Berisha.
Gjithe forcat progresiste te ketij vendi duhet te bashkohen qe te sigurojne rotacionin dhe te nxjerrin Berishen ne pension dhe ti sigurojne nje vend ne nje burg te sigurise se larte sepse kur te iki nga pushteti do kete nevoje per mbrojtje (jo si kjo qe policia i that K Islamit dje) do ndiqet nga hazmet e tij qe nuk kane per te lene gure ne vend gjer sa te bejne drejtesi
Lufta politike brenda llojit te vet, eshte nje gje e mire se kemi nje pastrim benda llojit qe eshte perlyer dhe natyrisht ky lloj mundohet te tregohet i paster duke perlyer akoma me shume ate qe vete e futi ne pisllekun e vet.
Dikush mund te medoje se ata do te hahen politikisht dhe do te hakmerren se tradhetuan idealet e bashkepunimit, por asgje nga keta nuk qendron, se bashkepunimi kriminal qe ka brenda dhe biznese te paligjshme, ka treguar se eshte me i qendrueshem deri sa fillojne te preken interesat e njerit krah dhe atehere nuk kemi diskretitim, por kemi eleminime deri ne gjakderdhje.
PD-ja krahu anti-bashe mund ta kete frike Lulin, se vete ky i fundit, kurre nuk ka ditur te beje biznes dhe te fshihet atehere kur ai vjedh, ai eshte kapur ne biznes te paligjshem dhe po ashtu eshte kuptuar se ka vjedhur, ai kujton se di te beje biznes, por koha ka treguar se ai biznes quan vjedhjen dhe kjo vjedhje e lidhin edhe me Meten, qe tani Basha mund te paguaje kosto, se Meta tani ja di te gjitha tentakulat e biznesit te Bashes, por dhe PD-ja di shume gjera per Bashen.
Meta tregohet i sigurte se vertet nuk ajne me ne nje koalicion, por ai Bashen e ka mik dhe ne e dime se cfare nenkupton Meta me fjalen Mik.
Mua me duket se ka edhe nje shteg tjeter: asht dera e mbrapme e kopshtit te Lulzim Bashes per Ilir Meten, nese PD arrin me metodat e veta te fitoje shumicen e deputeteve ne Kuvendin e Shqiperise dhe ka ne dore perseri perzgjedhejn e koalicionit qeverises.
Sme duket keq si plan o diturije ne qofte keshtu
Ndryshimi juaj keto dite po te le pa frymezim,zoti Mero.Ti ishe mire,te gjithe prisnin se ke do godisje,prisnim te shekonim Meron trim,te zgjuar,si asnje analist ne shqiperi,por….
Me duket se po ha nga çorba e prishur Mero,po kalon ne ujerat e zeza qe po mbulojne vendin,e qe do shtihen pas 23 Qershorit ne mbare kombin tone.
Ti ke qene ai yll ku njerezit e mençur orjentoheshin ne nje rruge te ndriçuar,per te gjetur pak kurajo,pak shprese….por po gabohen,ose qofsha une i gabuar.
Luli eshte nje njeri i inkriminuar e hajdut i ndyre.Shikoni e me thoni cfar ka bere ky mizerje per 2 vjet ne Tirane.
Shih, kur ilir meta pasi te kete marre deputet majtas te bashkohet me PD.
sa naiv jeni. kur t’ju dale gjumi do te jete vone.
ky ka ndertu nje qytet prej kartoni,nga statcioni trenit deri ne paskuqan,tramvaj,e plot te tjera,e beri ate monumentin e pavarsis me 350 mij euro qe eshte sa nje kundrabufe shpie. nese te tjeret punojn dhe vjedhin,ky vjedh pa punu.
Basha kete do, pasi pune nuk ben, e ku ka me mire se retorika pa fund e justifikime se PS – LSI bllokuan punen e tije 5-vjecare me metro, tranvaja, kulla, lulishti maj cative etj etj mbrekullira
Z Mero!
Qe te kuptosh se je vite drite larg te se vertetes,duhet te keshe parasysh se nuk do te jete L Basha pasuesi i Berishes.
Gje qe ben te mundur se artikulli juaj eshte nje perrale,ku ke ngaterruar gjithe aktoret.
Per kete nuk eshte faji juaj,pasi shume gjera i shihni si tifoz dhe jo si shikues i kujdesshem.
Pasi Berishen do ta zevendesoje nje Berishe tjeter,pra nje qe do i ngjaje Berishes ne drejtimin e shtetit e me nje pjekuri e memorje formidabile.
Kur ta gjesh kush eshte ky,ateher ndoshta i je afruar pakez te vertetave.
E ketu problemi eshte se dhe nje pjese e komentuesve e kane pire lengun qe i ke ofruar ti.Por qe nuk ka brenda te vertetn e sakte.
Megjithate:te rroje partia!
hamëndësia se lul buzkuqi do të marri drejtimin e PDsë pas humbjes së berishës,mua më duket një këthesë ose dorëzim tëndi o mero bazja!
pas tërë asaj shfryrje të dufit tënd kundër martesës së dhëndërrit të rilindur me prostitutën e virgjër,rame me metën,dhe pas tërë atyre moralizmave për nder e tradhëti!ndaj kësaj e asaj,tashti u fute dhe ti në rrjedhën e shqipove!si ta shkruajta dhe dje,po se botove,të paktën tek ti kujtesa mbajti 6 ditë!një rritje e dyfishtë në krahasim me shqipot normal!
mero megjithëse po provon të shkruash një tip analize për të bindur njerëzit se saliu ka mbaruar dhe se do të kemi një PD të ndryshme nesër,ti prapë bie me këmbët e tua brënda!kjo analizë tregon lojën e dyfishtë që po bën meta!lojë që nuk do të dalë në shesh në ’17,por thejsht pas tre muajsh!!mero berisha e ka bërë tërë këtë lojë!politikanët tanë nuk kanë largpamje më të gjatë se tre muaj!!bile dhe kur vjedhin!!ta kishin vjetore të paktën do të ishim dhe ne populli deri diku mirë,por këta janë makutër,nuk mund të rrinë një vakt pa ngrënë!
mero je futur dhe ti në rreshtin e të tredhurve,pavarsisht se mendiam se më në fund u mbush kupa e durimit tënd!!!
të lutem botoje dhe mos më detyro ta rinis 100 herë si të tjerët!
mos pengo dhe të djeshmin!nuk është e ndershme,të paktën mes tonë!
ose thuaj të mos shkruaj më!
mobingun unë se duroj dot mero!!se më duket punë legenash,zgjidhje pa bole!!!
U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!
U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!
mero mu bëre më keq se blogu i edi ramës!!
anticensure,pse dalim te tere si profete dhe bejme sikur e nesermja eshte llotari me e lehte se e sotmja?Le te bejme sikur,se nami u befte pastaj,ishalla nuk dalin parashikimet.Dime qe ne Shqiperi komandojne te huajt dhe speficikisht zyrtare te nje shteti kryesor.Ky shteti kryesor e ka mbeshtetur Saliun ne disa situata super te veshtira,si Gerdec,21 janari,etj.Ne ndonje prej tyre ishte bashkeautor edhe Luli,qe dihet se eshte mashe e tyre e rrjedhimisht ai eshte projektuar nga jashte.Do ti apo jo,ne kemi pak ne dore.Shendet!
po ta marr dhe unë në të njëjtën mënyrë si e shpreh ti do të të të thosha ke të drejtë!!
e lëmë lumin të rrjedhë,nuk shkatërrojmë nervat dhe kemi më pak mundësi përndonjë ifarkt,ose hemoragji celebrale!!
këtë ma thonë dhe shumë shokë të mi!
“vari teneqen se ne njerëz të vegjël jemi,nuk mund të ndryshojmë gjë”!në një anë kanë po aq të drejtë sa dhe ti!
por në momente të caktuara këta njerëz të vegjël flasin në një formë që mënyra e shprehjes time duket si e folura e një fëmije të drojtur!beso këto momente janë ato kur ata njerëz bien “me bythë në ujë”ose “kur zjarri i arin tek byta e tyre”!kur ju preken interesat personale kërcejnë!në dy raste unë kam luajtur rrolin e tyre,në kohë qetësie!!në momentet e par ma kanë marrë për keq,por kur kanë kuptuar domethënjen janë qetësuar!
beso në 2010ën preva një nga një gazetë,shekulli më duket,një koment të një djali të mënçur!
nuk më kujtohet emri si i tij dhe i shkrimtarit nga romani i të cilit kishte marrë fragmentin!
pak a shumë ishte i tillë(fragmenti i prerë më ka humbur më duket)
flitet për ardhejn e hitlerit në fuqi!
“nazistët e filluan me komunistët
askush nga ne su ngrit në mbrojtje të tyre!
e vazhduan me çifutët,
askush nga ne su ngrit në mbrojtje të tyre!
e vazhduan me priftërinjt katolik,
askush nga ne su ngrit në mbrojtje të tyre!
etje,etje ……
në fund na u vërsulën neve,
nuk kishte më kush të ngrihej!”
djaloshi i mënçur që kish shkruar këtë koment
e përsëriste të tërë këtë shkrim të përshtatur për shqipërinë:
diktatura e filloi me kolaboriacionistët
….
….
…
etje etje
dhe e mbaronte
e më në fund vrau dhe njerëzit e vet
dhe në fund si në gjermani nuk kish më kush të ngrihej!!
kështu o beso,unë nuk dua të jem profet,besoj se nuk kam thënë ajo që thashë doli sot!nuk më intereson!
gjëja që unë bëj është shprehja e mendimit tim për këtë situatë të tmerrshme që po kalon vëndi ynë!përpiqem të jap mendimin tim dhe pikvështrimin tim,jo për hobi,unë për vete e quaj detyrë!ashtu si e quaj dhe të drejtë!unë mendoj se s do i vogël është ky mendim është një grimcë rëre në ndihmë të vëndit tim!!do ta provoj deri sa të mund!
nuk e di se si do të veprosh ti!?
përshëndetje beso!!
nuk e mar vesh o mero si meresh me kete lulken e shemtuar sidomos po tja shohesh koken nga prapa se e ka dyst , mos e permend me se nuk eshte faktor as mediatik me .
nuk kam pa njeri me dembel dhe bosh.
Tani z Mero,meso dhe nje gje tjeter.
Se i pari qe do mare patkojte nga gjithe kjo loje e peshtire politike per pushtet e jo per shtet,ai eshte I Meta.
I dyti,do te jete shoku me te cilin beri alenacen.
Do thuash ti pse,se dhe ti ke nevoje te pyesesh ndonjehe kur nuk i kupton gjerat.
Sepse me daljen e 2 ngjalave ne siperfaqe te ujit,jane kuptuar shume e shume gjera:
Meta ka sulmuar Edin qe ta largoje nga Bashkia Tirane
Menjeher pas krijimit te KZAZ e KQZ-se,Meta ne fsheftesi ka sulmuar Berishen qe te bjere nga pushteti.
Sigurisht kur ish minister i Jashtem,tani kuptohet se ka punuar ne fshetesi per te prezantuar veteveten per kete dite qe po jetojme sot.
Por per fat Edi ja hoqi nga dora me sulmin qe i beri si postin e zv kryeministrit ashtu dhe te min jashtem.
Meta ish i auzuari i per te cilen u be 21 janari.
Meta tani i ka hedhur shigjetat pash shtetit te bashkia Tirane.
POR POPULLI NUK ESHTE ME COPE MISHI ME DY SY,ne bote kurre nuk ja jep me voten.
Duke mos vazhduar me etj etj etj.
SEPSE:kur nje alence behet per pushtet e jo per shtet dhe ajo eshte shume e papaster;MER MALLKIMIN E PERENDISE:
E ska qen bir qeni ta ktheje me.
Koha eshte deshmitare.
“alence behet per pushtet e jo per shtet”
e shkëlqyer!!
Pyetje!
Kush eshte politikani me i habitur sot ne Shqiperi,pra qe ka ngelur me sy te zgurdulluar e i thote vehte sa budalla paskam qene?
Per ndihme po jap nje shpegim;nuk eshte Berisha.
Spartak Ngjela. Jam plotesisht dakort me komentin tuaj Fleks
Gjithe shkrimin o Mero e ke be per te thene qe Berisha e ka te sigurte humbjen me 23Qershor dhe pastaj merresh me peralla Luli e Metepor dije se me 23 qershor humbet vetem Rama ashtu sic ka humb gjithmone pamvarsisht se ty nuk te pelqen
Duke qene se ky editorial eshte paksa i komplikuar dhe konfuz kam bere nje koment per dy personzhet lili & luli duke permendur disa sekuenca nga e kaluara e tyre.
Per lulin kam dhene idene se pashaporta amerikane e tij ne hollande dhe disa detyra te dyshimta ne unmikun e kosoves te jep pershtypjen se eshte nje manekin qe levizet nga dikush tjeter prapa perdeve dipllomatike ose te sherbimeve sekrete.
Edhe per lilin kam theksuar takimin e tij me kreun e anti krimit ne usa duke qene vete nje personazh i akuzuar per vidion dhe almir rrapon.
Shikoj qe komenti im nuk eshte botuar dhe e paskan mbyter kete editorial
meleket,fleksat dhe a.delja e kelmendit.
Sidoqofte faleminderit per mirekuptimin.
Me 23 qershor do iki per lesh jozi, Bersiha, dhe Luli.
Mos ju gezoni, o njerez kesaj aleance te shpifur!..A e degjuat dhe pate urrejtjen e Y. Manjanit ne “Opinion” per PD dhe Saliun?!.. A thua se nuk ishte i dashuruar me PD e Saliun deri 2 jave me pare! A ishte ky njeri zv/minister i nje qeverie “te urryer” (qe per hir te se vertetes u be me e urryer se c’ishte nga LSI-stat imorale?!)Me paturpesi tha se do tiu kerkonte ndjese popullit qe e mbajti ne kembe Saliun per 4 vjet…duke harruar qe Saliu i mbajti keta ne pushtet e qeverisje duke vjedhur sa i hante krahu (me bllok ne dore) vetem me 4 deputete qe kishte?!. Saliut mire t’i behet!..por kam frike se edhe Edi do ta haje sa krahu…Keta te LSI-se jane mostra dhe felliqesira, kete duhet ta kini mire parasysh ju qe gezoheni kaq shume per martesen PS-LSI. Shpifesira makiaveliste!
PER LESH DO TE SHKOJ RAMA ME TIFOZET E TIJ
April 18, 2013
Nje barcalete per antikarmunistin A.Delaj
Po shkon Pal Vata prej kelmendi me u ankue te Obama tuj thon se pse e ka vu komunistin Sali Berisha ne krye te Shqipnise ?
Dhe ai i pergjigjet: Une me Ajet Delajn nuk di gjo por mos e ka vu
Elez Biberajersoni me koken e vet..
Ja ,pra , plani per shkaterrimin Total te antishqiptareve ! Ketu po duket Bukuria e ”’marteses ”” PS =LSI …………. !
Hë, më të lumtë more ,,burrë” ,,kelmendas”! Je ,,analist” i madh. Kështu të do Saliu, mercenar besnik. Por fundi i pa lavdi për Saliun është i afërt. Ai ,,populli” yt nuk do të mundi ta shpëtojë.
“Ne pamje te pare”, cdo gje qe shkruhet mbi keto “aleanca”, te duket si nje loje politike qe duhet te na interesonte. Nese mendohesh pak me gjate, te kap trishtimi, sepse ne fakt kemi te bejme vetem me histori hajdutesh ordinere. Njeri me bllok, tjetri me voten e vjedhur. A ja vlen “analiza” se kush do behet me ke???, per te rrezuar kete apo ate???
Atyre qe iu pelqejne filma si OKTAPODI, mund t,ju duken keto “lojra politike” qe pershkruan Mero Baze, shume inetersante. Ata qe kerkojne nje jete dhe te ardhme ne vendin e tyre, ata qe kane sensin e nje shoqerije funksionale,,,ndjehen thjesht te neveritur nga keto palacolleqe.!!!
o kar luli mori fund. pjerdh Liri per “shoqerine” e shtirur qe bente sa per ti “bo qejfin” sales.Po sala si sala, nuk di dialog dhe negociata me kundershtarin. Monika behet kryetare bashkie dhe e con lulin ke halja. Te isha une nuk do kandidoja me se te pakten do shmangja turpin e te mundurit nga nje femer.