Nga Mero Baze
Gazeta Tema ka në dorë një sërë e-mail-esh private të përfaqësuesve të Podesta në Tiranë, të cilët paguhen nga taksat e qytetarëve shqiptarë për t’i bërë makijazh qeverisë Berisha në Perëndim dhe veçanërisht në qendrat vendimmarrëse për Shqipërinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka tre momente kyçe në veprimtarinë e kësaj kompanie amerikane lobimi, që paguhet nga xhepat tanë, që janë vërtet shokuese. Është 21 Janari, zgjedhjet e Tiranës në maj 2011 dhe çështja e komisionerit të KQZ, që po debatohet sot në Kuvend. Në të tre rastet, lobistët amerikanë të Berishës, jo vetëm që janë në anën e kundërt të demokracisë dhe parimeve amerikane të lirisë, por janë më cinikë dhe gjakftohtë në mbrojtjen e disa precedentëve antiligjorë që janë pika kthese në mbijetesën e një demokracie.
Një grup e-mail-esh, shpërndarë nga kompania Podesta për 21 Janarin, janë shokuese. Ato flasin me gjuhën e Erla Mëhillit dhe u rekomandojnë mediave botërore, por dhe Departamentit të Shtetit t’i shikojnë si të justifikuara veprime të tilla antiligjore siç është mosdorëzimi nga kryeministri i komandantit të Gardës dhe 6 ushtarakëve të tjerë të kërkuar nga prokuroria si autorë të dyshuar të vrasjeve të 21 janarit. Në këto e-maile, të cilat po i botojmë dhe sot pjesërisht, shikohet se Podesta është një justifikues gjakftohtë i vrasjeve dhe i akteve të qeverisë për të mbuluar krimin.
Momenti i dytë i pështirë janë zgjedhjet e majit 2011 në Tiranë. Fakt i shëmtuar është se ata u pajtuan si lobistë të zgjedhjeve të majit 2011 nga Lulëzim Basha, jo në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie, por në cilësinë e Ministrit të Brendshëm. Shuma prej 180 mijë dollarësh është dorëzuar tek firma Podesta më 11 maj, pra pak ditë pasi kishin mbaruar votimet dhe po numëroheshin votat në Tiranë, kurse kontrata është nënshkruar në prill kur Basha ende nuk ishte dorëhequr nga Ministër i Brendshëm. Po të shikoni përmbajtjen e e-maile-ve të Podestës për zgjedhjet e Tiranës dhe justifikimit që ata i bëjnë ndryshimit të rregullave të lojës gjatë lojës dhe kërkimit të fletëve të votimit jashtë kutive të votimit, të krijohet ideja se nuk kemi të bëjmë me qytetarë amerikanë, që e dinë çfarë është demokracia, por azerë apo kozakë, që udhëhiqen nga sulltanët e mbetur nga perandoria sovjetike. Dhe përsëri kjo shëmti me lekët e qytetarëve shqiptarë.
Momenti i tretë i ndyrë i kësaj kompanie është çështja që po i merr sot kohë parlamentit shqiptar, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një e-mail i shpërndarë nga Podesta, të cilin e botoi gazeta Tema para dy ditësh, për këtë çështje, justifikonte veprimin një ditë para se ai të merrej në Komisionin e Ligjeve. Një tjetër e-mail në gjuhën anglezë shpërndarë nga Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, dje, kishte thuajse të njëjtën përmbajtje. Pra, justifikimi i prishjes së KQZ dhe inkurajimi i qeverisë shqiptare në këtë çështje që është vendimtare për stabilitetin e Shqipërisë dhe të ardhmen perëndimore të saj, mban sërish autorësinë e Podestës.
Ajo që po ndodh sot në Kuvendin e Shqipërisë është një skandal që ka alarmuar zyrtarisht qeverinë e SHBA, Bashkimin Evropian dhe politikën shqiptare. Baronesha Ashton pritet të vijë në mesditë në Tiranë, ndërsa Këshilli i Evropës po bën gati misionet e tij speciale. Ambasadori i SHBA në Tiranë po ashtu është nën alarm dyfish, nga një anë nga ato që Berisha bën kundër zgjedhjeve, dhe nga ana tjetër nga ato që lobistët amerikanë të Berishës raportojnë për të në Uashington.
Për tre çështje të tilla të demokracisë në Shqipëri siç janë vrasjet e 21 Janarit, vjedhja e zgjedhjeve në Tiranë dhe përpjekja e hapur për të rivjedhur zgjedhjet e 23 qershorit, do të ndëshkohej ligjërisht çdokush që paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë, përfshi këtu gjithë institucionet tona, si kryeministri, KQZ, gjykatat apo çdokush tjetër që me vetëdije ka dëmtuar të drejtën e shqiptarëve për të jetuar në një republikë demokratike, mbështetur mbi zgjedhjet e lira dhe të ndershme siç na garanton Kushtetuta. Për këtë arsye Podesta duhet pikësëpari të bëhet objekti padie nga opozita shqiptare dhe objekt hetimi nga drejtësia shqiptare për t’u ndëshkuar lidhur me keqpërdorimin e pareve të qytetarëve shqiptarë kundër të drejtës së tyre kushtetuese për të jetuar në një shoqëri të lirë, demokratike dhe shtet ligjor. Veprimtaria e dokumentuar e kësaj kompanie amerikane kundër të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë duhet të konsiderohet vepër e rëndë penale me pasojë shkeljen e të drejtave kushtetuese.
Së dyti, opozita shqiptare duhet t’i kërkojë shpjegime zyrtare qeverisë amerikane lidhur me të drejtën e kësaj kompanie amerikane, e afërt me Shtëpinë e Bardhë dhe Presidentin Obama, për të keqpërdorur imazhin e SHBA në çështje themelore të demokracisë dhe të drejtave të shqiptarëve për një republikë demokratike, mbështetur në shtet ligjor dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u investuan zyrtarisht në zbardhjen e vrasjeve të 21 Janarit, ndërsa kjo kompani amerikane është përfshirë në mbrojtjen e vrasësve. Qeveria amerikane është përfshirë zyrtarisht biles dhe me ndihma financiare në mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri duke paguar një milion dollarë në mbështetje të tyre, ndërsa Sali Berisha po investohet kundër tyre duke paguar disa qindra mijëra dollarë më shumë kompaninë Podesta.
Ky rivalitet mes qeverisë amerikane dhe një kompanie të afërt me qeverinë amerikane, në një vend si Shqipëria, ku SHBA është tabu sa i përket mbështetjes nga shqiptarët, krijon një perceptim të shtrembëruar mbi vlerat e demokracisë amerikane dhe faktin e tmerrshëm dhe të keqpërdorur në vendet lindore, se mbështetja amerikane është diçka që blihet dhe jo që fitohet me vlera dhe standarde perëndimore. E thënë më shkurt, shqiptarët kanë nisur ta shikojnë rolin e SHBA si një garë të humbur mes një milion dollarëve të Obamës, dhënë për lirinë e zgjedhjeve në Shqipëri, dhe 1.5 milion dollarëve të Berishës dhënë miqve të Obamës kundër lirisë së zgjedhjeve dhe demokracisë në Shqipëri. Demokracia shqiptare po asfiksohet nga ky rivalitet i pështirë. Është e tmerrshme, por duket se vërtet e drejta për t’u quajtur demokraci, këtu nuk po fitohet, por po blihet!
le ta mbledhin rrypin Edi the Lirua dhe te investojne ne nje kompani tjeter lobiimi. Keto jane rregullat e lojes se Far West. Demokracia eshte ne ankand dhe standartet i vendos $ os €. Mos.prisni vlera te mirefillta demokracie nga USA ose vende te tjera demokratike. Sistemi demokratik.eshte kompleks dhe nje lule.e brishte. Nuk rritet kollaj ne dherat alla.shqiptarshe, afgane, arabe e te tjera soje e rraca. Amerikaneve ju.intereson status quo-ja. Prandaj eshte e kote te shikohet si “terra, terra” nga dyreku i nje anije te sajuar me kompesata e llamarina me emrin Shqiperi.
Bravo Mero ! Guxim i madh, gazetari e madhe !
PODESTA po mbjell ne Shqiperi ate qe as regjimi i Enver Hoxhes nuk e beri dot: perbuzjen per politiken amerikane. Urojme qe kesaj radhe tu jete thare dora.
Sot tan Bot osht tu kuptue se di (2) burra po i thyjn hunden arrogances Amerkone, i nalti Kim Jongu i Korese dhe Sali Ram Birisha i Shqipnise.
Mendoj se duhet 1 PROTESTE qofte edhe e DHUNSHME kunder PODESTAs dhe AMERIKES ketu ne Tirane para Ambasades Amerikane, por kete duhet ta organizoj Shoqeria Civile ose AK. Duhet terhequr vemendja Kongresit Amerikane te shohin Drejt dhe Qarte Situaten dhe jo Milionat e PODESTAs. Realiteti do pare ne Sy, nuk duhet me te fshihemi pas gishtit.
Podesta nuk perfaqson USA mos kujtoni se “Demokracia” eshte destinacion por eshte nje lufte e perhershme kunder njerzve te paskrupujt si puna Berishes dhe Podestes. Ne USA njerez e kompani denoncohen dhe denohen cdo dite cdo minute dhe cdo second. Jane mbi 300 Milion individe eshte marrezi te mendosh te gjithe jane te paster. Ka ligj qe e denon Podesten per cfare po ben dhe duhet shikur kjo mundesi.
Duhen bashkuar forcat kunder ketyre sharlataneve dhe duhet te mbrojme njeri tjetrin qofte shqiptaret ambasadorin si gjithashtu ambasadori shqiptaret etj.
Duhet shfrytezuar te gjitha llojet e informacionit dhe duhen derguar korrespodence ne te gjitha dhe te njenjtet zyra qe ka cuar Podesta dhe mercenaret e tjere qe ka paguar Berisha.
Bashkimi ben fuqi mendoni te coni nje tufan emails letrash apo korrespondence nga shqiptare te thjeshte apo profesoniste, individe dhe groupe te bashkuar ne korum. Nuk do kishte zot ti kundershtonte e jo me nje cope Podeste.
NUK KA PODESTE APO MERCENARE ME TE FORTE SE NJE POPULL I BASHKUAR.
Disa nga ju mund tju duken per te qeshur keto qe them une por ne jemi rezistence kundra regjimit diktatorial te Berishes ne jemi maja e shtizes qe do caje gjoksin e kucedres qe ka dekata qe po na shkaterron cdo dite e me teper.
Duhet organizuar ne USA sepse aty eshte arena e luftes. Plus ka shume shqiptare qe do bashkoheshin per kete gje. Ka ardhur koha qe profesori Shenasi Rama dhe Geri Kokalari te bejne fakt dashurine per popullin e tyre dhe urretjen per kriminelin Berisha.
Udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha planifikonte sulm ushtarak ndaj Jugosllavisë pas vdekjes së Josip Broz Titos, shkruan e përditshmja kroate, “Jutarnji List”Sipas kësaj të përditshme, udhëheqësit komunistë të Shqipërisë, planifikonin, në takimet e tyre të fshehta në fund të viteve 70-të dhe në fillim të 80-tave, operacion ushtarak ndaj Ish SFRJ-së, të quajtur “Shpërthimi”.Plani ishte, që pas vdekjes se Titos (që, sipas tyre, në Jugosllavi do të fillonin klanet e brendshme për pushtet), me aksion të shpejt të ushtrisë shqiptare ta merrnin Kosovën, por edhe pjesë te Maqedonisë dhe Malit të Zi ku shqiptarët përbënin shumicën e popullsisë.Kjo është bazuar në arkivat shqiptare dhe ruse, pastaj procesverbaleve te mbledhjeve të Politbiros së Partisë së Punës së Shqipërisë, si dhe dorëshkrimeve të ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes, Veli Lakaj, në tekstin me të ri i ka përmbledhur historiani rus, Artjom Ulunjan, analist për Lëvizje Komuniste te shekullit 20 në Ballkan.Ulunjan, anëtar i Institutit për histori në Akademinë ruse të Shkencave, në numrin e janarit të revistës akademike “Slavjanovedenje”, ka botuar tekstin “Operacioni i fshehtë ‘Shpërthimi’: Si bëhet gati Enver Hoxhaj për ‘kaosin pas Titos’”.Edhe pse Ulunjan shkruan se edhe më herët, në mënyrë sporadike dhe jo të plotë (kryesisht në intervista të ish zyrtarëve komunist shqiptar) janë paraqitur informacione për operacion të fshehtë, tash nga burime arkivore është konfirmuar se Enver Hoxha ka qenë i fiksuar me atë se cfarë do të ndodh me Jugosllavinë pas Titos.Ka qenë i bindur se atje do të ketë luftë të përgjakshme për pushtet ndermjet forcave proruse dhe atyre proamerikane.Siç thuhet, Hoxha njëkohësisht ka qenë i brengosur për regjimin e tij, por ethshëm ka menduar se si nga tërë kjo situatë të nxjerrë aq sa mundet, sipas mundësive, ta rimarr Kosovën.Enver Hoxha këtë plan ia kishte besuar udhëheqësve më të besuar të tij në fillim të dhjetorit të vitit 1977. Ky ishte fillimi i përgatitjeve serioze në rast të vdekjes së Titos. Ishin shqyrtuar të gjitha mundësitë për fqinjin e fuqishëm.Ulunjan thotë se pikërisht Kosova është njëra nga arsyet e mundshme që Shqipëria ishte vendi i vetëm që nuk e nënshkroi aktinin e Samitit të Helsinkit në vitin 1975, me të cilin definoheshin kufijtë e Evropës së Re.Ulunjan përmend raporton e ministrit shqiptar të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu nga nëntori i vitit 1977, në të cilin, “për herë të parë dhe të vetme” në një dokument të rëndësishëm të regjimit të Hoxhës përmendet “se Qeveria e Shqipërisë mbështetë bashkimin e të gjithë shqiptarëve”.“Ne me të gjitha forcat mbështesim kosovarët. Dhe ne jemi për atë që ata të bashkohen me Shqipërinë, sepse kjo do të siguronte unitet kombëtar”, shkruante Hazbiu.Hoxha theksonte se “nuk duhet kursyer mjetet për Kosovën, sepse herët apo vonë kjo do të shpaguhet në të ardhmen”. Pikërisht për këtë në vitin 1978 në strukturën e CKAPR themeloi Byronë e propagandës ndërkombëtare, të cilën e quajti Byroja për Kosovën.
Me pelqen Mero – ky shkrim tregon dhe njehere se tani qeveria eshte teresisht e izoluar nga populli. Dhe per kete populli ka te drejte ti marre punet ne dore kunder qeverise. Sic pritet te beje ne 23 Qershor!
Po kthehet historia mbrapa perseri te Enver Hoxha.
Ai donte bashkimin e shqiptareve dhe keta pustecet e sotem duam copetimin e Shqiperise.
I mungojne burrat e vertete ketij vendi
Iken macja dalin minjte
dhe qelbesirat si Josefina
Podesta po behet mallkimi Amerikan i te gjithe vendeve.
Kjo qe kane bere me Shqiperine nuk mund te tolerohet.
Megjithate shqiptaret do te dine ta tregojne veten
Perball lobistave dhe gjthe hajduteve te qeverise
Ne 23 qershor do e tregojne veten dhe do zgjedhin
Jo Berishen qe ka 22 vjet qe e zhyt ne hi ket vend
Po nje zgjedhje qe te mund te rinise ecjen drejt Europes!
Djalli fshihet ne detajet – Sala fshihet pas Azerbajxhanit dhe lobistave amerikane. Po kjo nuk mund te evitoje ate qe e pret ne zgjedhjet e rradhes. SHqiptaret ja kane pire lengun, tani po behen te gjithe Socialiste me zor.
Tani regjimi i kaluar e mbolli hapur urrejtjen antiamerikane.Regjimi i tanishem po e mbjell budallallekshe.
I nderuari Mero,
Me kete Editorial ke goditur atje ku goditet Luani!…
Natyrisht edhe ne SHBA ka segmente te politikes qe kane perkrahur Diktatoret!
A nuk ishin te tilla para shume vitesh perkrahjet dhe ndihmat qe ju dhane Sadam Huseinit te Irakut?
A nuk ishin te tilla perkrahja qe ju dha nga disa peshkaqene te politikes amerikane per Mubarakun, Ben Ali, Gadafin etj etj…
Nuk eshte e habitshme jo vetem ne SHBA, por edhe gjetke ne Europen Perendimore korentet prodiktatoriale jane aktive me fjale dhe me vepra!
Saliu yne me pragmatizmin dhe delirin per te siguruar nje pushtet te perjetshem, eshte perpjekur tu ngjitet si muti pas kepuce kujtdo qe e ndihmon te sundoje shqiptaret!
A nuk ishin te tilla mardheniet me Berluskonin?…
Sali Berisha eshte nje Diktator, me njohuri te cunguara per Demokracine!
Me shume ky Dinosaur i Krimit, Hajduterise dhe Kaosit ne formimin ideor te tij eshte nje Fashist!
Me vjen keq ta them kete per Kryeministrin e vendit tim, por faktet jane te tilla!
Por Sali Berisha eshte nje Fashist Ordiner, me tiparet e nje mentaliteti primitiv bajraktar!
Ai nuk ka koncepte te mirfillta per parimet e arta te Demokracive Perendimore!
Shume intelektual shqiptare e kuptojne qarte orientimin Fashist te Berishes!
Si cdo Fashist tjeter ai eshte i predominuar ne veprimet e tij nga Voluntarizmi politik!
Voluntarizmi ne politike eshte i dallueshem tek shume diktatore!…
(…Por tek Hitleri dhe tek Musolini ai eshte shume i dallueshem dhe klasik!)
Ata donin te pushtonin Boten duke nenvleftesuar forcen e popujve!
Karakteristike e tyre ishte Euforia!
Demagogjia!
Shpifja!
Populizmi!
Antikomunizmi!
Monopolizimi i pushteteve!
A nuk eshte voluntarist Saliu yne ne gjithe veprimtarine e tij politike!?
Te gjitha fjalimet e tij janer te pershkuara nga DESHIRA E PABAZUAR NE REALITET!…
Te gjitha fjalimet e tij jane Euforike si tek asnje politikan tjeter!
Saliu yne eshte nje Mashtrus i paskrupullt!…Ai genjen si pa gje te keq!…Dhe genjen dite perdite! Thote genjeshtra qe nuk i ha as derri e jo njeriu!…
Genjeshtrat e tij jane aq te peshtira sa te bejne te mendosh se ai eshte nje Genjeshtar Mitoman, i semure!
Po behen afro Cerek shekulli qe Berisha i bie me shkop thesit te cpuar te antikomunizmit!
Komunizmi ne Shqiperii ktheu patkojt nga dielli perfundimisht me 1990-en, por kjo propagande i duhet Barbarit per te mbuluar me demagogji politiken e vet prej sharlatani.
Saliu yne e ka metode te veten Populizmin!
Cdo aktivitet politik i tij kerkon te shitet sikur po mendon per popullin, por ne fakt me to ai mbulon deshtimet ne cdo fushe! Shikoni manine e inagurimeve te tij! Dhe ato behen vetem per te hedhur hi syve popullit, sepse mbeshteten nga nje borxh katastrofik qe po arrin dalengadale shifren e 10 Miliarde Eurove!
Pasurit potenciale te shqiptareve po shiten barbarisht! Vetem borxhi prej 18 Miliard lekesh, sic deklarohej ditet e fundit ne Medien shqiptare, per te ulur takasa , per rroga dhe veprime te tjera qe te josh zgjedhsit para votimeve bejene muuu… per veprimet populiste te Kllounit shqiptar!
Dhe per te mbuluar gjithe Maskaraden e deshtimeve, kaosin dhe rremujen, ky Diktator primitiv nuk e ndal doren para asgjeje!
I duket normale te kete nen sqetull pushtetin e drejtesise!
I duket normale te kete pushtet mbi Presidentin e Republikes!
I duket normale te ushtroje dhune mbi popullin dhe politikanet e Opozites, te perdor deri dhe policine, Garden, sherbimin e fshehte, te perdor pushtetin e medieve dhe te kontrolloje te gjitha bizneset!
Por cfare ben me shume nje Diktator?
Sali Bajraktarit primitiv i duket normale te vjedhe Voten e Popullit, te kontrolloje Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, te vjedhe vullnetin e Sovranit!
Jo, Sali Berisha flet per Demokraci por ai eshte nje Varrmihes i vertete i Demokracise!
Teper e dyshimt eshte edhe ardhja e tij ne Pushtet. Te dy, tok me Fatos Nanon ata erdhen ne Pushtet me perkrahjen e Presidentit te fundit Komunist Ramiz Alia!
Kete tashme e di mbare Shqiperia!
Po kalon nje Cerek Shekull dhe Shqiperia mbahet peng i pushtetit te vjedhur direkt dhe indirekt te Dinosaurit te Krimit dhe Hajduterise, te genjeshtres dhe Mashtrimit!
Ecejaket e diplomatve perendimore ne Shqiperi tregojne qart shqetesimin e Perendimit per rrugen e gabuar ku po e fut Demokracine Barbari Fashist Primitiv!
Shqiptaret nuk jane me si ne vitet 1990-te!
Ne Shqiperi ka plot forca intelektuale me nje formim perendimor!
Por te te vijne ato ne Pushtet, duhet te largohet Djalli qe me njemije menyra u ka zene Udhen!
Largimi i Diktatorit Barbar tashme eshte nje kerkese urgjente per Popullin Shqiptar!
O ZOT I MADH, ME VJEN PER TE VJELLE
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/hale-hale-kjo-dynja_3.html
Shume qarte: nje grup deputetesh ta denoncojne ne prokurori dhe te kerkojne ndjekje penale per Podesten, per shperdorim te fondeve publike ne nje destinacion qe nuk ka lidhje me drejtimin per te cilin eshte marre me qira.
mero baze..numri nje i gazetarise shqiptare..analist..investigues..na ke munguar ne menyre te jashtezakonshme me editorialet e tua..opozita e sotme te tradhetoi..i ke sherbyer asaj per vite me radhe me passionin e nje gazetari te mire…e me nje gjuhe te thjeshte per tu kuptuar nga populli i thjeshte..e moren hajdutin dhe e futen mes tyre..e tani ankohen pse sali berisha ndyresira bashke me topallin prostituten e paralamentit shqiptar..blene me ca euro tre deputete te ps..sigurisht ata deputete skane as dinjitet e as parime..por dhe opozita e sotme te e cila kishim aq shume shprese per nje moral me te mire..per nje dinjitet te munguar prej dekadash..e cila karikoi kaq shume elektoratin ne prag te sfides per jete a vdekje midis regjimit te berishes e popullit(them sfide jete a vdekje pasi ne jemi nje vend jonormal e si i tille dhe zgjidhjet qe ti nenshtrohen normalitetit duhen anormale)..dhe me ne fund amniston hajdutin me bllok ne dore dhe hyn ne pune shprehja e famshme..le te kthehemi ne rastin e podestes..sinqerisht ideale te tilla te tradhetuar dhe nga djepi i demokracise..nga usa..dhe qe tregojne se demokracia blihet me euro apo dollare..me kompani qe qendrojne afer shtepise se bardhe..na lene te dyshojme per idealet tona..atehere mos duhet te dalim dhe ne jashte vetes tone e te themi ..o burra kush mund te vjedhe me shume?..pthuuuuuu..race e ndyre..mero baze per nje pjese prej nesh ti vazhdon te jesh numri nje..bota rrotullohet..mos e quaj mund te hedhur dem gjithe kete qe ke bere keto vite..pasi nuk i sherbyer opozites..por popullit tend..rilindja vjen me njerez si ty e jo me ata qe shajne si te libri kurbani e gjasme bejne analiza te thella.. e tani na bejne krushqi me hajdutet
S’thoni keq US….,ta rrisim ‘Renten’qe duhet ti paguajme SHBA,se keshtu e ‘meritojme’ me mire per t’u quajtur demokraci!
Mero,kur thoni”…shqiptaret kan nisur ta shikojne rolin e SHBA si nje gare te humbur mes nje milion dollareve te Obames,dhene per lirine e zjedhjeve ne Shqiperi,dhe 1.5 milion dollareve te Berishes dhene miqeve te Obames kunder lirise se zjedhjeve dhe demokracise ne Shqiperi”,ndoshta duhej te saktesonit se 1 milion dollaret e dhene nga Obama ishin te taksapagusve amerikane,por qe iu rikthehen miqeve te tije sebashku me ‘Renten’0.5 milion,sipas te gjitha ligjeve te bera enkas per eksportimin dhe funksionimin ‘perfekt’ te demokracise.
Amerikanet kane vetem nje problem ,te ruajne status quo-ne.
Ata nuk i druhen braktisjes masive te zjedhjeve sepse e dine mire se shqiptaret e tejpolitizuar s’jan te zotet ta bene kete,por i druhen acarimit dhe daljes jashte kontrollit te tre dominuseve te skemes politike,i druhen renies,prishjes se paktit(Pazarit)te bere fill pas 21 Janarit.
Pazari i bere;Berisha te largohet nga pushteti por jo nga politika,te lihet i qete;Meta pervec licenses se ‘skrapit’ti jepet dhe ajo e’integrimit’dhe ‘stabilitetit;Rama te behet Kryeminister per ca dite a per ca jave…(duke pare duke bere),rrezikon te prishet jo nga ‘humbja e besimit te elektoratit shqiptare'(sic shprehet Arvizu),por nga mosbesimi dhe frika qe kane tre dominusit ndaj njeri tjetrit.
Vertete te gjitha palet synojne nje parlament te ri me sa me pak diference mes kampesh(si ky i vjeteri),por dinakerite e pabesite e vjetra dhe politikat gjithnje e me te mbrapshta qe ndjekin tre dominuesit,pa permendur harbimin e ethshem te te listuarve-kandidate qe do kerkojne me cdo mjet e menyre per te zene nje vend ne parlament,jane garancia me e keqe e ketij pazari te bere.
Mjafton te kujtojme seancen e djeshme parlamentare per t’u bindur sa me ska,se ato jane po ata dhe do te jene sot e mot,dhe harxhat e tyre i paguajme ne dhe vetem ne,si gjithmone.
PO jo ore boll investoi Edi tek Lirua… Isha nje ndjekes i flakte i atij revolucioni te besueshem dhe me mbeshtetje te gjere qe po ndillte Edi pak kohe me pare…deri kur i vuri bomben vetes…
Te votosh tani per Liron, eshte si te thuash se e ka detyruar Sala te merrte 700-eshet e njepasnjeshme apo te na ofendonte kokepalare apo te dali ne intervista(sic del) pa pike impenjimi,e per me teper me mendjemadhesi prej budallai dhe nje siguri qe i buron tek BESIMI QE NE SHQIPTARET JEMI KRRIÇA DHE LIRUA MUND TE NA LIROJE SI TE DOJE,BASHKE ME RAMEN< QE MUND TE BEHEJ NDRYSHIMI HISTORIK QE NE SHQIPETARET TE TREGONIM QE JEMI ME MIRE AKOMA SE EUROPA! por u trgua politikani me i dobet mbase ne historine boterore duke dale si njeriu qe DHJET, DHE ME PAS PJESEN E ZEZE TE MUTIT E HA PRAPE SE I NGELET BARKU BOSH!!!!….DHE JUSTIFIKIMI QE PERDOR PER KETE ESHTE: MA LINI MUA MUTIN QE HENGRA!….PA LIDHJE, PA SENS…. POLITIKAN I DOBET!!!!!
Eshte hera e pare ne historine shqiptare qe nje gazetar qellom me top (ne menyre figurative) kunder “magjistricave” te podestes qe po mbajne ne kembe
akoma antishqiptarin me te felliqur filoserbin berish
Ka kohe qe flitet ne koridoret e washingtonit se metoda e lobimit qe eshte perhapur shume ne WDC po rrezikon ameriken me shume se extremistet isalmike sidomos kur mbrohen regjime kriminale si i berishes.
Keto lobe nuk jane gje tjeter vecse kopje te shemtura te bernard maddofit,rod bllagojevicit dhe david petreusit .
Zoti Mero ju nuk po ndihmoni vetem demokracine shqiptare por dhe po kontribuoni per pastertine e imazhit te demokracise amerikane qe ka rene ne nivele afer zeros ne Shqiperi.
Si qytetar amerikan te falenderoj per kete artikull legjende.
asgjëmangut në këtë artikull me shumë vlera njohëse dhe ivestiguese.Duhet të ngrihet e gjithë shoqëria civile dhe gazetarët e ndersh5m për ta bërë presion ndaj opozitës bashkuar për ta çuar në gjyq podestën por edhe kryeministrin për keqpërdorim të taksave tona.
mos te presim nga Amerika dhe Europa, duhet revolucion, vetem revolucion. S-halè haleja nuk iken me vote te lire, S-haleja iken vetem me lufte ose revolucion…!! duhet verpuar sa nuk eshte vone, perdnryshe do kemi edhe 50 vjet te tjera komunizem nen thundren e S-halè serbit..!!!
Faleminderit qe u ktheve z.Baze, na mungove nja dy dite dhe ta ndjeme mungesen. Me kete shkrim tendin sot, me kaploi nje doze pesimizmi absolut. Po me krijohet ideja se shqiptaret paskan lindur per te vuajtur gjithmone. Nuk e kuptoj, si ka mundesi te funksionoje ne kete menyre. Ehhh, me leket e popullit, behet fushate kunder popullit. ZOTI i ndihmofte shqiptaret e mire kudo qe jane.
Mero na sqaro ku i merr imellet private se i bije te besh konspiracion ose i lidhur me fije te errta.
Se dyti sipas teje amerikanet u shitekan dhe u blekan sipas qejfit.
Kjo tregon se je ne panik dhe ne deshprim te thelle.
Po kur Ambasadori Amerikan thoshte te votohen tre ligjet e Rama thoshte jo ti mbroje Ramen.Tani bertet te ndegjoje Berisha SHBA.Po pse vetem Berisha ta degjoje? Fundja barazim del Rama se degjoji per tre ligjet Berisha per nje komisioner te lidhur me krimin
or coca kola lexoi imellet private qe u shitekan dhe u blekan sipas qejfit se e ke dhi ket here me fol shqip je bo si shkjau primo shllaku
Shkon Pal Vata ne Washington per vizite dhe mbasi takon Obamen kthehet ne Kelmend dhe e pyesin bashkfshateret:
-Pse i liroi gardistet vrases berisha kur ato i kishte vertetue dhe FBI ?
Dhe kelmendasi i pergjigjet:
Une me Obamen nuk dime gjo por mos e ka bere sali tony podesta me koken e vet…
o mencuri dhe i ndrituri mero baze
kam nje gomar dhe si ta ngarkoj
e bej prove me ngarkesen e barit 7 dengje majtas dhe 3 djathtas
nuk ecen
e provova me 5 dengje majtas dhe dy djathtas dhe nuk ecen
si tja beje
ju drejtova nje historiani
e pyeta si e ngarkonin gomaret ne lashtesi
mu pergjigje 5 dengje majtas dhe 5 dengje djathtas
e ngarkova sipas fshatarit jo intelektualeve
do ti
gomari po ecen
tani te shkoj lsi dhe pd dhe ps dhe te votojne 5 dengje majtas dhe 5 dengje djathtas
dhe te futen ne zgjedhje
Ne demokracine e SALI BERISHES
po ke leke , fiton drejtesine.
po ke leke , fiton vendin e punes.
po ke leke, mund te sherohesh.
Zot ne shqiperi eshte leku o njerz
Me ne fund u tha troc. Gjendja eshte skandaloze, me parate e taksapaguesve shqiptare po i hapet varri demokracise dhe stabilitetit afatgjate te Shqiperise.
Edhe tabuja e demokracise Amerikane ra dhe me ne fund shqiptaret po shohin vetem sfondin e shemtuar te Podesta group, “Shume e afert me Z.Obama”!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Sa turp……
Nuk eshte faji Podestes or miq ,
1) Podesta eshte bisnez do te beje para
2)Podesta s’merr vendime ato i marrin zyrtaret amerikan pra pronarer e Arvizuse
3) Amerika do stabilitet prandaj e ben hiq e mos keput, dhe sa te jete Berisha ne pushtet do te kete stabilitet sepse Berisha i vret “destabilizuesit” ose pucistet!
4)Berisha eshte i papergjegjshem si opozitar ndaj e mbajne ne pushtet!
5) USA nuk e rruan dhe as e ka rruar ndonjehere per Shqiperine edhe ne rastin e Kosoves Klintoni donte te hiqte vemendjen nga Levinski ndaj hapi nje problem me te madh! Pse ne Bosnje s’nderhyri qe u vrane dhjete fishi?
6) E vetmja menyre qe te heqesh Saliun dhe nderkombetaret ta pranojne rotacionin eshte DESTABILIZIMI i vendit ndryshe rotacion s’ka dhe zgjedhjet i fiton Saliu !
7) USA DHE BE do ti kritikojne zgjedhjet ne raportin e tyre 6 muaj pasi te gjitha problemet te jene sheshuar dhe Saliu mreteron por sic e thashe dhe me larte vetem DESTABILIZIMIN e vendit nderkombetaret e marrin seriozisht!
8) shqiptare zgjidh e merr stabilitet me Berishen ose DESTABILIZIM me nje qeveri teknike!
Nuk po sugjeroj nje perseritje te 97 por po analizoj situaten ne te cilen gjendet sot Shqiperia dhe demokracia!
Faleminderit Heron,se me kurseve te shkruajturit,jam plotesisht ne nje mendje me ty. Kjo eshte demokracia,ky eshte kapitalizmi,kjo eshte BE dhe SHBA!
Po pse more, edhe tani qe hajduti Ilir u be me Edushken, prape e kini frike Saline?! Pike e zeze..po kjo do te thote se nuk ka fajin Saliu, por opozita qe nuk diti te beje opozite bindese.., more djem!
Kush eshte opozita bindse o palle? Opozite behet kur ke dike normal perballe, kur ke monster qe ka 20 vjet qe vret dhe blen ca opoiztes do ti.
I thoni faleminderit atij legenit Fatos Nano, se Sali Berisha nuk duhet te ishte i gjalle sot dhe Shqiperia do ishte e integruar dhe ne paqe me kohe
Po bien kembanat Shqiperia ne rrezik ,eshti i njejti njeri ,esht i njejti emer i vitit 97 qe shfaqet po ne ditet e sotme qe quhet sali sheqere berisha
Si gjithmone brilant ne analizen e fakteve qe i ben Mero.Podestes,nuk i dhemb gje dhe nuk i hyn gjemb ne kembe pasi ata para duan dhe me para blejne te tjeret,pra nenkupto qeverine e SHBA-se.Ne se vertet eshte keshtu (gje qe se ve ne dyshim)atehere mund te them se kriminelet ne i paskemi ne Amerike dhe se njeriu me i “pafajshem” qenka kryekrimineli Sali.Po kaq kriminele jane Kastriot Islami,Asllan Dogjani,Gjovalin Kadeli….qe per inat te vjerres (pra Edit) shkojne dhe shkerdhehen me Salen.Pa koment fare,njerez te felliqur,tradhetare,pushta dhe pa frike kriminele,se une nuk gjej shpjegim tjeter.O Gjovalin,O Asllan,si nuk ju vjen turp qe mbani nje qeveri vrastare ne kembe !!!???? Une jam,gjithashtu i zhgenjyer nga Edi,por nuk mund te shkoj ti jap voten Sales.Si do te beni neser ne lufte ,Asllan,Gjovalin….ne se do te ziheni me gjeneralin,komandantin,do te shkoni ne krahet e armikut !!!???? Qofshi ju qe jeni,ju mbulofte dheu o turpit.Turp tju vije,turp,turp ,turp.PO ju premtoj .se nese ju shikoj do tju beshtyj me te madhe pa pasur merakun ,se cfare do te ndodhi
KJo eshte nje gazetari investigative heroine, ne nje vend si Shqiperia ku rregjimi ne fuqi eshte po aq i eger nga ai qe lam pas. Sigurisht qe opozita duhet te ndermarre hapat e saj ligjor, por edhe nje sensibilizim ne mediat me prestigjoze amerikane do te kishte nje impakt jo te vogel. Duhet levizur shpejt nga ana e opozites, programi eshte prezantuar dhe s’ka me kohe. Tani çekiçi duhet te godase fort tek gozhda qe gerric. Ne Lushnje a kudo tjeter le te dali Agron Duka,pak rendesi ka. Opozita te merret non stop me zgjedhjet. Nuk ka kohe per te humbur. Edi Rama ti lere çakenjte kur perball ka ujkun, te mos harxhoje energji boshe, perkundrazi te perqendrohet tek çlirimi i kamzhikut nga dora e Sali vrastarit.
Ciao
Qe mos te bejme te habiturin se si funksionon lobimi ne boten perendimore mjafton te kujtojme rastin Gadafi-Sarkosi-Berlusconi.Ky sharlatani i fundit biles pak muaj para luftes civile ne Libi kishte nenshkruar nje traktat paqeje me Gadafin,por aq vlere kishte per amerikanet sa qe pikerisht nga bazat italiane nisnin avionet per bombardim, ndersa Sarkozi kishte pranuar edhe ndihme financiare nga rregjimi per fushaten e tij presidenciale. Per mos te folur qe ne bote gjen edhe gomere te tille qe jane ne gjendje deri edhe justifikimin e specieve te rrala si koreanoverioret apo dhe si ky trapi yne qe ne mungese te raketave balistike perpiqet te trembe amerikanet me tollombace podestore….
…po i afrohet ngordhja, levizjet e fundit vetem sa e pershpejtojne ate. Vetem se i shkon mendja se mund ta shese shtrenjt lekuren e zgjebosur…
te njejtat fjale i ke thene edhe 8 vite perpara kur fitoi sala,,,tarrallak, kokekuq!
Fatkeqesisht, sistemi politik shqiptar eshte thjesht nje version shume i shemtuar i sistemit amerikan.
Padia ndaj nje kompanie lobimi per bllokimin e te drejtave elementare te nje populli, do te ishte gjyqi i shekullit, dhe do te gjente shume mbeshtetes nderkombetare, edhe ne SHBA.
Mero Baze, ju jeni nje gazetar qe keni te gjithe te drejten te denonconi cdo afere korruptive te cdo kompanie apo grup kompanish, qe punojne ne dem te interesave te nje populli dhe perfitojne pa te drejte nga taksat e shtetasve te nje populli tjeter.
Ju lutemi zoti Mero Baze, ne bashkepunim edhe me gazetare te tjere te guximshem, te coni ne NY-tajms, nje editorial, ku demaskoni kete kompani qe vjedh popullin shqiptar, ta coni edhe ne media te tjera dhe do te shihni se vete Podesta do te kete probleme te medha ne vete SHBA.
Ju siguroj se do te kete probleme se ne SHBA, jane futur nen filtrin e drejtesise dhe te denoncimeve investiguese, grupe biznesi me te forta se vete kjo podesta, ku nja nga keta firma Lokijd, qe u vu nen akuze ne aferen e korrupsionit ne shitjen e avioneve, ne vitin 76-te, solli qe kjo firme te ulej me kembe ne toke dhe te kete hubje miljardeshe ne dollare.
Shtypi amerika, sdo tja dije se cben podesta, a shkon te Obama apo jo, biles po te shofin se ne kete loje te piste futet edhe vete Obama, se kane per gje qe ta cojne nen gjykimin e kongresit dhe te pesoje fatin e Niksonin te pamposhtur, por qe shtypi i lire e nxorri me turp nga Shtepia e Bardhe.
Kjo kerkese ka vlere tani, sa pa ndodhur gjema fatale, me vone sdo te beje asnje pune dhe ne dhe ju bashke, vetem sa do te llapin ne kete faqe.
Denoncojeni kete fakt ne SHBA dhe do te shihni se shtypi i lire, do ta beje podesat grup, te bjere ne gjunje dhe te mallkoje bahkepunimin me Sali Berishen.
Sa shume teori beni edhe ju. SHBA ne poltiken e jashtme jane te intersuar qe ne Shqiperi te vendsonin ne krye nje horr apo maskara duke menduar “ky eshte maskara, por na duhet…” Ky eshte problemi yne me Salen. SHBA kane interes qe te ken nje horr ne krye te qeverise shqiptare…Si hyn ne xhep atyren se kane apo jo demkoraci ne kete vend…fjale e tjera jane fukarallek…
Po pse mos te bej Podesta ligj ne Shqiperi
Miliardat po i merr
Opozite nuk ka…i kemi haleate tashme…si tu kerkojme llogari,ata beren hetimet me FBI …ky kallemi i gjate ma beri haleat…ekspertiza e vidios doli e pavlefshme nga *ekspertet* e Ilirit.
Shoqeri civile nuk ka qe te rrije nje muaj e ngujuar para zyrave te Podestes derisa lajmi te marri dhene dhe Shtepise se Bardhe ti duhet te prononcohet publikisht qe ktu ka te drejte vec ambasadori i tyre
Shoqeria e intelektuhaleve nuk i nis nje peticion Obames ,mbasi ta publikoje ne ndonje gazete dhe te huaj…joooo ata firmosin peticionet e integrimit te Saliut…mire ben ,ne fakt po na integron te gjitheve
ShENASI RAMA ,GERI KOKALARI ,VATRA …nuk po di me ke te citoj a munden valle te bejne dot gje ???
GERI KOKALARI shkruan qe ILIR META e ka vendin ne burg…ky ma ben haleat…
Ka ngelur vetem MERO BAZJA ,qe dreqi e mori se mbyll gojen e te na lej rehat se boll kishim per sot .
Nuk e mbyll gojen te na leri rehat se ne Kokepalar kemi qene dhe ashtu do vdesim .
3 milione fryme po i ben zbor Saliu…8 vjet ne opozite rrine eunuket ne parlament po i dergon ne zbor Jozefina…e kane mendjen te Ilirjani ..se ne fakt po se hoqi Ilirjanin ky do guxoje i vetem ne mes te tyre ti japi fitoren HALEances…zot na mbaj mendjen
MERO BAZJA …hesht mor Kokepalar hesht…mjaft ke shkruar ,dhe askush luan vendit…ik behu dhe ti kopeshtar rregullo lulet ,mjaft na zhgaravite .SKLLEVER KEMI LINDUR DHE ASHTU DO VDESIM !
Erla,Erla qe ben ligjin me e-mail me Podesten ….Greta behet drejtorrreshhhhhh KOKEPALARET DO RRRRRRRRILINDIN
ZOTI TE SHPETOJ SHQIPERINE NGA SHQIPTARET !!!!!!!!!!!!!!!!
Ju idiotet qe mbroni Podesten ta dini se kompanite e lobimit si Podestajane pergjegjese per masakra e genocide ne Afrike si psh ne Ruande kur mbeshtesnin nje diktator qe shfaroste popullin e tij .Po harrojne qe ketu te ne populli ka akoma kallashet e nuk jemi nga ata qe rrime urte kur na shkon thika ne palce .
Se kush jane lobystat Amerikane apo ata te BE-se kte e dime tashme mire.
Po ambasadori Amerikan qe legjitimoj exzekutimet e 5 protestueseve te 21 Janarit ? Po vrasjet nasive ne Gerdec 28 shqiptare e nji fshat hedhur ne ere ?
Qe te mendosh se shkruash ktu se qeverria Amerikane nuk ka dijeni mbi zhvillimet e verteta ne Shqiperi dhe se po mashtrohet nga tipat lobyt Amerikan si Podesta etj si ky ,kjo eshte e pavertet dhe shpreje naive .
Te gjithe dime se ne tregetine armeve qe kan dal nga Shqiperia ,te gjithe dijme faaaaaare qart se Gerdecin e krijuan vet Amerikanet me dijenin e plote qe qenit te zi te bushit ,sepse ishte pentagoni qe ishte ne loje direkt ,vrasja mafioze e Trebickes dhe injorimi kriminalistikes experteve te FBI-se mbi vrasjen e tij menjiher pas deklarimit te Mafies familjes berisha xenit papit ne NEWS 24 te Trebickes do mjaftonin qe ky popull te dallonte mire mikun nga pseudomiku dhe tja plaste fytyres hipokrizine e Demokracise . Te gjitha tregetit e armeve ne arabi afrike etj vende te botes ,jane ne dore te mafies amerikane te tregetise armeve dhe nji qurrash shqiptare nuk hyn dot ne ate loj ,as ne enderr. Pa e zgjat se dhe sjam i sigurt nese do pranohet si koment ktu ,do thosha se per aq kohe Shqiptaret do flasin pa ze kunder padrejtesive qe shtett si Amerika dhe BE ben ne kurriz te jetes ktij populli ,e sdo guxoj ti flase ball per ball realitetin ,te huajt do vazhdojn lojen e tyre ,dhe pasurite e ktij vendi ktij populli do ndahen sipas % midis mafies Demokratike Nderkombetare USA -BE. Amerikanet perdorin shume shtete ne ineters te poltikave te tyre nderkombetare sidhe shfrytezimin e ekonomise ktyre vendeve ne interes te vet Amerikes kujtojm panaman etje tej etj …
Shkrimin e Meros “per Podesten/-inët”, e lexova sa u njoha me lajmin e tmerrshem te tragjedise se Maratones se Bostonit dhe, per fat te keq, media amerikane dhe ajo boterore do te merret per nje kohe te gjate me kete ngjarje makabre, qe vrau dhe plagosi dhjetra njerez, vrau nje tradite rreth 120 vjecare te perbotshme.
Megjithate do te thosha, se i perkthyer ky shkrim i Meros mund te behet i njohur medias amerikane, aty ku eshte e mundur dhe ku eshte akcesi i dmd.Me emergjence!
Podesta/-inët po vrasin demokracine shqiptare ne “oborrin” dhe shtepine e B.Obames. Vini re alarmin qe u ngrit per masakren e Bostonit dhe heshtjen per Podesta/-inët qe po varrosin demokracine shqiptare, po vrasin popullin shqiptar, duke e cuar drejt shuarjes, drejt “Shqiperise tjeter”, e cila cdo dite jep sinjalin SOS.
Kjo situate duhet marre fund.
Mbeshtetja e Podesta/-inët ndaj kriminelit me damke SRB-i eshte nje krim i mirefillte ndaj popullit shqiptar dhe kjo i duhet bere e njohur (nepermjet shkrimit brilant te Meros) nje ore e me pare opinionit boteror. Shperthimin ne Boston e degjoi gjithe bota, ne mos nderhyhet tani, shume shpejt do degjohet SHPERTHIMI I SHQIPERISE antidiktatoriale.
Hajde o, Mero, se i more prape piket qe humbe per 2-3 editoriale “pa vend” ne lidhje me bashkimin e PS dhe LSI…Por nje gje dua te di une…nese Saliu fiton..ky nuk eshte faj i tij, por i opozites qe nuk din te fitoje, sepse nuk din te beje politike..Keta qe po te lavderojne sot para pak ditesh ishin gati te etiketonin se po punoje edhe ti per Saliun ne hije..ej, c’behet!
Sapo degjova zotin Ilir meta teksa po dilte nga ring-parlamenti shqiptar dhe, i zhgenjyer dhe nervoz, nder te tjera tha se parlamenti eshte “bande diversantesh”. As me shume dhe me pak sic ka thene Driteroi dikur “Ne vendin tend, ne vendin tim/nje i cmendur po ne cmend”.
Natyrisht qe forcat opozitare e progresiste do te kene kohe te gjykojne shpejt, po ne qetesi per kete vendim te sotem (nese miratohet vertet pas boksingut), por do te isha i mendimit qe thirrja e kreshnikut Spahiut per 1 Majin, jo vetem eshte e drejte, por duhet pershpejtuar.
Me kete banditizem te paprecedent ne demokracite e vjetra e te reja, ne rast se shkohet ne zgjedhje me SALI BERISHEN ky vend dhe faktori n/k do te shohe edhe menxyra te tjera.
Pa t’i mbushet per disa dite radhazi gjithe Tirana me nja 500-600 shqiptare dhe do te shohe pastaj Kulla e Vucidolit+kryeministria e SRB-it.
O sot, o kurre. E nis proceduren per balancim (kryesim) te KQZ dhe rruges i del per “biografi te keqe”, ku jemi ketu ne Afrike?
Kriminelët Berisha talebanë janë në fund! Kudo që ata kanë shkatërruar turizmin dhe vendeve të lashta, sidomos në Sarandë, Orikum, Vlore, Durres, qendra Currila, Kallmi! Të gjitha Talibanët PD terroristë konkrete
Te faleminderit i nderuari Mero Baze per temen madhore qe trajton!
Te gjithe “guret” te levizen per te demaskuar lobistet e pafytyre te Podestes si dhe kryekriminelin Sali Berisha qe kerkon te vazhdoje sundimin duke paguar Podesten me taksat e popullit shqiptar!!!!!!!!!!!!
Qysh neser duhet te dale ne menyre demostrative Opozita dhe shoqeria civile.
Njerezit te mbajne ne duar parrulla si:
“SALI BERISHA – PARA GJYQIT!!!”…
“PODESTA,TURP QE LOBONI KUNDER DEMOKRACISE!!!”…
“PODESTA AMERIKANE MBRON KRIMINELIN BERISHA!!!!! TURP!!!!!!!”…
“SALI,PAGUAJE PODESTEN NGA XHEPI YT DHE JO NGA TAKSAT TONA!!!!”…
“PODESTA E PANGOPUR DUHET TE JAPE LLOGARI!!!”…
“AMERIKE… BESOJME AKOMA TEK MIQESIA!!!”…
“AMERIKE… BESOJME AKOMA TEK DEMOKRACIA!!!”…etj.
Hajde parallinj, perplasuni ne 23 qershor te shohim kush ka kapital , kush do te paguaje per votat me shume, ai do te fitoje. Kush ka vjedhur me shume do te fitoje.
Po LSI dhe PS cfare kompanish paguajne per lobime?ti shohim dhe pastaj bejme krahasime.Nuk na e kane fajin lobistat,fajin e kemi vete qe rime me goje hapur dhe degjojme cfare na thone njehere ilir meta hajdut me bllok ne dore dhe tani qelibar se ka rilindur…..
Se mbështetja amerikane është diçka që blihet dhe jo që fitohet me vlera dhe standarde perëndimore.
Te lumte Mero.
Çuditem si Merua pa jetuar asnje dite ne USA behet njohes i demokracise amerikane dhe beson ne te verberisht!
Çeku Bardhe i Baker-it mberriti gje ne Shqiperi a jo mo Mero ? Pas çekut direkt do vijne amerikanet te sjellin demokracine!
Rahmet paste se tha nje te vertete evidente Namiku qe tha: “Maloku po hipi ne kal vetem plumbi e zbret nga kali”!
Dhe sot maloku ja ka hipur kalit e per ta zbritur duhet PLUMBI asnje gje tjeter!
z.Mero nuk eshte i sapohyre ne keto labirintet e lobingjeve.Besoj se e di mire qe lobingjet bejne te mundur krijimin dhe mbajtjen ne kembe te satrapeve autoritare gjersa te vije dita qe ndonje revolucion te nxjerre ne siperfaqe llumin e pislleqet.Sa me shtrenjte ta kene pazarin Co.e lobiteve aq me i madh eshte pislleku.Thoshte dikur i ndjeri Ted Kenedi qe nje lobist me 2 flete te shtypura dhe 10 minuta sqarim bente pune me shume se nje dozine sekretaresh,100 broshura e 1 jave pergatitje.Ne fakt,kush nuk e ha sapunin per djathe e kupton qe Kenedi nuk fliste per pjesen me te rendesishme,per parate er bakshishet.Per mua,si i pamarre kurre me politikera e shtetare,kjo moda e lobisteve eshte nje atentat ndaj demokracise.Keta jane seksere te vertete,jane pazarxhinjte e pushtetit.Demosteni quante”dorodokountes”ata persona qe flisnin aq fjale persa ishin paguar.Analogjisht,Co.lobiste e mbrojne klientin e tyre ne ate proporcion sa ç’jane paguar.Duke qene se e mbrojne saliun edhe kur vret,do te thote qe ky paguan mire,mbi dore dhe nen dore.Meqe Podesta-n ne nuk e mundim dot,se e ka bekuar sistemi i komplikuar amerikan dhe e mbron Pentagoni,atehere mbetet rruga e fundit;revolucioni,ose le ta quajme me gjuhen e berishes;Rebelimi!S’besoj se amerikanet do dergojne ushtrine e tyre per te na penguar te rebelohemi!Kaq kisha per kete punen e lobingut,se nuk shoh asgje te keqe qe nje satrap paguan dhe nje kompani amerikane i lustron kepucet.Tani,une kam fiksimin qe pazari i madh eshte bere.Pas 23 qershorit do vije ne pushtet Edi Rama,natyrisht me pelqimin arrogant te berishes.Ky i fundit i ka bere te gjitha çelesat ne nje dore,qe Rama t’i lutet per te hapur dyert nje nga nje.berisha do vonohet per çdo dere,se ketu qendron sekreti i politikes,ne menyre qe Rama,te mos kete kohe te Rilinde asgje.Do skadoje koha dhe”..koha do therrese ne skene”Luli Bashen.Ky surrat parafine do emerohet kryeminister nga padronet e shumte pertej kufijve,e me dashje apo jo do risjelle president,ke do thoni ju?Po doktor Mortjen mo,ke tjeter?Te me falni z.Mero,por me lejohet t’ia fus kot-ne prill jemi-ta mbyllim me çudira ashtu si e filluam!
ndonjeher te vertetat jan te hidhura por jane te verteta dhe duhet ti shohim ne sy dhe jo tu vidhemi.
Harrojeni kete Muhon se ishte i lidhur me krimin dhe nuk ka bire nane ta mbroje ma.Zhurma le te vazhdoje por Doktor Berisha jua holli koalicionit te Rilindjes. Po ju me Kosta Barjaben me te Jatin dhe te Jemen e Saimir Tahirit dhe me nje prokuror qe ka mbeshtet kriminelet mendoni se vini ne pushtet o RIVONUESIT e kombit
BERISHA JUA LA NE DERE LSI DHE QELBESIRAT E TJERA kjo sipas Muc Nanos ideollogut te Rilindjes te Mashtruesve
Kelmendas me bere te qesh tamam si ne emisjonin “opjum” kur shifja MINISTRIN E BRENDSHEM TE REPUBLIKES TE SHQIPERISE…Hajde gallate qe ishte ai hajde… ME-DI-O-KERRRRR..Apo je ti ?!?!
O opozite, “Mulit” ja keni lene ne dore listat e votuesve ?!?!
Mero, mere ne konsiderate kerkesen e Horrit te Bulevardit per denoncimin e kompanise Podesta se bashku me gazetare te tjere. Populli shqiptar, sinqerisht do ju jete pafundesisht mirenjohes dhe do mbeteni ne histori.
Ndoshta edhe nje peticion urgjent i mijrave nenshkruesve do te bente pune.
Kush eshte Podestsa Grup ?Ashkushi nqs ne nuk bejme asgje . Pra fatin tone duhet ta marrim ne duart tona, po kush duhet te ngrihet ? Te vdekurit apo te gjallet.
Podesta eshte shembellimi i naivitetit te popullit shqiptar ne dashurine e tij te pashpiegueshme per ameriken, nje vend qe shume e njohin per demokraci perfekte por qe ne te vertete eshte pjella e diktaturave, mbeshtetesja e tyre.
Ne nje raport vleresimi te Europes per Shqiperine, raport-progresi, thuhet qarte qe EU eshte e shqetesuar nga lidhja e shqiperise me ameriken. Dhe kjo eshte nje nga kushtet penguese per integrimin e shqiperise (dhe jo sic besojne naivet shqiptare per 3 ligjet e fameshme).
Nese Podesta ka ndikim bazuar ne ca dollare te felliqur, dhe qeveria amerikane ndikohet atehere i bie qe kjo e fundit nuk eshte mbrojtese e dmokracise por shkaterruese e Shqiperise.
Reflektime njerez.
E kam thene, koka nga Europa jo nga Amerika,
Ca faji ka Saliu apo amerika nese Berisha e mban pushtetin me votat e majta. Kur u betuan ministrat e rinj u votua nga 2 te PS, tani ky i KQZ u votua nga 3 te majte, 2 te PS dhe Prifti. Ku eshte problemi ketu? Nuk kapeni dot me ish deputetet e majte por kapeni me Saliun qe blen deputete? Ky ishte edhe inati i Bizhges dje qe u sul te Islami!
Ne ShBA demokraci eshte paraja.
Vlerat e verteta te demokracise jane vetem teorike sepse praktikisht cdo gje vihet ne levizje vetem nga levizja e parase edhe kur kemi te bejme me shkeljen e rregullave te Demokracise.
Nuk e di por se c`po me kujtohet Enver Hoxha sot…ishim te varfer por se c`kishte nje arome tjeter JETA
te gjithe ju jeni me zi se edhe vete saliu per shqiperine sepse nuk ju ha fare meraku per atdheun dhe per demokracine por thjesht ju grin stomakun zilia dhe uria per karriget dhe kolltuqet qe mendoni ,enderroni dhe imagjinoni se do te zini me te njejtin sistem miqesie dhe klanesh nese saliu siç thoni ju humbet zgjedhjet!Por populli çfare fiton nese saliu humbet ? asgje! vendin e disa mediokreve ziliqar servila dhe te uritur do ta zene disa te tjere!rrotacion pushteti thoni ju dhe eshte e vertet do te kemi vetem nje rrotacion pushteti te te korruptuarve te mediokreve te doktoreve dhe profesoreve te shkencave qe libri i fundit qe kane lexuar eshte Pinoku !Nje grup lepipiresish qe mburren me drekat dhe darkat qe kane hengur me shefat e medhenje kufiri i mendimit te se cileve fillon tek pllakat e viles se re qe imagjinoni apo keni ndertuar tek aeroporti i qyetit te fundit europian ne te cilen keni zbritur!
PODESTA I SHIKON SHQYPTARET SI NJE FIS AFRIKE ZULU.
Prandaj edhe ka guximin te mashtroje me deklarata berishiste ne lobimin e Administrates Amerikane te Obames. Shume komentues fajesojne opoziten per poziten e mefshet shqyptare ne arenen nderkombetare, sidomos ne SHBA dhe kane te drejte. Para do kohe nastradini bente apele deshperuese per Edi Ramen qe te ktheje timonin e politikes se tij djathtas dhe te filloje te mendoje te kapi masen GRI te popullates me shume per te bindur Boten dhe SHBA-s, se eshte nje LIDER i formuar qe mund te mbroje interesat amerikane ne Ballkan. Per kete ai duhet te reformonte Partine e Ndryshkur Socialiste me shume reforma “djathtiste” nga pas. Ne vend te saj Edi preferoi te lidhet me Ilir Meten me urdher nga socialistet Evropiane dhe Boterore ne hesape te ngushta apolitike, thjesht matematike per komisionere apo ndikim ne organet vendimarrese per zgjedhjet. Nga kjo aleance Edi humbi kredibilitetin e MORALIT, prandaj nuk ka pse Mero Baze te kerkoje MORAL tek Podesta e Saliut. Situata eshte nderlikuar shume per nje vend te vogel si Shqypnia e varfer dhe ka gjasa qe Bota te humbase durimin me kete fis ZULU qe nuk di te qeverise veten, nuk prodhon pothuaj asgje dhe shkakton vetem shqetesime per vendet e civilizuara me zullumet puro albaneze. Megjithate nje gje duket fare qarte ne qiellin e zymte shqiptar: Saliu i ka ditet e numeruara, jo nga aleancat PS-LSI por nga vendimi qe ka marre Bota per ta hequr kete DORDOLEC te politikes denigruese shyptare. Sepse edhe Botes i ka ardhur ne maje te hundes ore e cast te kthejne syte nga HALEJA publike e Saliut buze Adriatikut dhe mund te vendosin si ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes me nje vendim te formes se prere:
TE IKE KY DORDOLEC PA LE TE VIJE ME PAS DJALLI VETE!
Qe komenton bukur ti more djali im nastradin dihet por mos harro se nuk je burre me i mire se te tjeret.
Mos harro se ti je pinjoll i atyre qe cuan kuroren e skenderbeut ne Rome dhe i pritet fashistet si heronj.Eshte e vertete qe jane bere shume poshtersira dhe krime nga banda tropojes ,zhulalet,gazidedet,visho ajazet,agron kulicet por dhe rraca juaj e kemishezinjeve nuk keni surrat t’i beni moral shqyptareve.
Per memorie po te coj nje copy-paste se kujt rrace i perket Nazistradini sepse shqyptaret nuk duhet te riciklojne as kemishat e zeza te nazistradineve as kemishat e kuqe te fuck berishes dhe as kemishat blu te mafjes nderkombetare.
Ja lexoje pak kete kartolinen poshte dhe kenaqu me shakate e kripura te duces:
Mbretërija Shqiptare Nisë më 28/ 6 / 1939
Bashkija e Kryeqytetit
Tiranë
Seksioni I
Nr, 7 88 / I
Telegram
Shkëlqesija e tij, Mëkëmbësi i Përgjithshëm, n’emën të madhnisë së tij Vittorio Emanuele III, mbretit dhe perandorit t’onë August, u denjue me më besue kryesinë e Bashkisë së Tiranës. Me këtë rast i lutem shkëlqesisë s’uej me e konsiderue qysh sot Bashkinë e Tiranës, fortesë e patundshme të fashizmit, ndën udhëheqjen e Duçes t’onë të dashtun, mikut të madh të Shqipënisë.
Kryetari i Bashkisë së Kryeqytetit
Qazim Mulleti
( firma)
Tefik Mborja
Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Fashiste
Pra SH.B.A qenka e asfiksuar per demokracine ne Shqiperi!!??
Pse keshtu,sepse reth 2500 flete votimi qe perfaqesonin 2500 votues shqiptar,qe kishin votuar per zgjedhjen e konkurentit per Kryetar Bashkie Tirane,u numeruan gjer te votuesi me i fundit?
Mos valle PODESTA do keshillonte administraten amerikane qe 10 kuti kartoni vlejne me shume se vota e qytetarit?
Nga reth 2500 vota te hedhura ne kuti te gabuara rezultoi relativisht:1300 per L Bashen e 1200 per E Ramen.(nuk dolen 2500 vota per L Bashen)
Ja pra qe ne argumentin e pare jeni gabim.
Vajhallin per te tjerat.
Z Baze,humbjen e konkurentit te PS per Bashkine e Tiranes,kerkoje TE MUNGESA E ROTACIONIT TE BRENDSHEM NE VETE PS-ne.
Nuk ish ne gjendje te paraqeste nje kandidat tjeter,kur Rama per pak e ktheu ne monarki Tiranen
Atehere pse nuk i hapi kutite Berisha per zgjedhjet e 2009?????
Zgjedhjet ne Tirane treguan qe Edi Fitoi, pastaj ti Fleks flet ne ajer dhe pa baza. Se psh, pa ato 25000 qytetare qe u bene tiranas nje muaj para zgjedhjeve (ata qe Berisha i kishte sjelle nga shpellat per tu dhene voten), Luli do ishte ne 25000 disavantazh, dhe po te pranojme llogjiken tuaj te mbrapshte i bie qe prape luli ishte humbes.
Cdo e keqe e ka nje te mire ! Konflikti do jete aq i madh sa shpellari do ta paguaje shtrenjte percarjen qe ka futur tek Shqiptaret
Mero Baze te lumte per guximin! Je i vetmi gazatare i vertete ne kete Shqiperine tone. BRAVO! I kemi thene kete gjera edhe ne komentuesit sipas rastit, por te thena ne kete menyre nga ti kane vlere te madhe. Ne kete analize dalin pergjegjesi per te gjithe pa perjashtim. Per mendimin tim Berish krimineli do vazhdoj te tijen duke paguar edhe me shume Podesten. Do te ishte e pafalshme sikur opozita te mos bente ate padine per kete firme te ndyre si dhe letren zyrtare drejtuar Shtepise se Bardhe dhe Departamentit te Shtetit per gjithe kete loj te piset qe luhet mbi kurrizin e shqiptareve. Eshte tamam ashtu sic shkruhet ne fund te kesaj analize, duket qarte se SHBA kane standarde te ndryshme per demokracine.
mero analiza e juaj eshte e sakte dhe shume e guximshme. lobimi i podestes dhe patton bogs jane lobime gangsterresh qe nuk i rref shume tek jeta e njeriut. kjo lloj politike ka shkaktuar shume pakenaqesi ne usa. keto nuk pyesin per demokraci ata njohin vetem ngjyren jeshile te dollarit te tjerat jane fjale boshe. opozita eshte mire qe si perfaqesuese e me shume se gjysmes se shqiperise te beje nje note proteste prane qeverise se obames,per ket grup antidemokratik. shkofshin ne hale keto lloj mashtruesish, qe po mos te ishte fbi, do kishin bere dhe kombinen me albpetrolin.perpara.
Fillimisht ngushellime familjareve te viktimave te masakres se marathones se Bostonit ku humben jeten 3 persona dhe u plagosen qindra te tjere .
Ndersa kete akt barbar po e denon gjithe bota megjithese akoma nuk njihen egzekutoret e ketij akti e kunderta ndodh Shqiperi qe ne dy raste flagrante njihen urdhrruesit dhe egzekutoret.
Ne kataklizmen e Gerdecit dihet qe menaxheri kryesor ishte biri i k/m me ndihmes baxhanakun e SRB te ndjerin Muhamet.Ushtaret e Shkelzenit ishin ministri mbrojtjes FM dhe gjenrali LH i cili paturpesisht paiset me vize nga ambasada amerikane kur ai kerkohej nga drejtesia shqiptare.Biles biznesmenet dhe teknokratet e MMP u burgosen sa per thene , u liruan ne menyre mafjoze dhe po kerkojne parate e viteve te denimit.
Per 21 Janarin dihet qe pergjegjesi kryesor i masakres eshte SRB i cili dukshem u tolerua dhe u legalizua si k/m vrases nga WH .Lirimi i dy gardisteve vrases ne 8 shkurt 2013 tregoi se dipllomacia e admistrates amerikane “u gjunjezua” para nje lobi i cili njihet per veprimtarine e tij te dyshimte ku sic thote Meroja me te drejte:
“” Është e tmerrshme, por duket se vërtet e drejta për t’u quajtur demokraci, këtu nuk po fitohet, por po blihet! “”
Ajo qe me tremb me teper eshte nje detaj “i vogel” qe kur erdhi HRC ne Shqiperi para ca muajsh i kerkoi SRB me force per zgjedhje te lira kurse nga ana tjeter ju lut atij “te shpetonte” ameriken duke marre ca muxhahidine pak muaj para votimeve.Vershimi i telegrameve te falenderimit nga WH dhe nga BE per kete superheroizem te SRB “me porosi” nuk ka nevoje per komenet se dihet qe behen nga kepucekuqte e podestes.
Kjo me kujton nje shkrim para dy-tre vjetesh ne amerike me titull
“Clinton play dance with dictator Mubarak” qe tani e pame qe kerceu vals me SRB “duke ju lutur” per muxhahidinet gjasme.
Duke e lidhur me skenarin e zgjedhjes se presidentit vitin e kaluar le te kujtojme trukun e “derrit match” Artan Hoxha ku shperthyen mijra komente dhe artikuj ne nje kohe qe AAA-SRB-EKR-IRM kishin miratuar prapa perdeve emrin e BN si hadikapatin e rradhes.
Mendoj se dhe kjo beteje “e ashper” per shkarkimin e nje anonimi mediker si IM eshte nje teater i luajtur mjeshterisht nga AAA nen regjine e drejtorise hije te kuadrit te WH qe eshte Podesta e gjithefuqishme ku dhe AAA eshte nje rezervist i tyre.
Shikoj se shume njerez i jane versulur kardelit,dogjanit,islamit dhe priftit.Eshte e vertete qe keto jane plehra dhe dezertore por tradhetari pa asnje pike burrnie qe mban akoma gjalle perbindeshin SRB eshte EKR i cili duhet debuar nga skena politike bashke me gay-in e tij politik IRM.
Eshte krim kunder njerzimit dhe kunder kombit shqiptar tolerimi qe po i behet k/gjakatarit SRB te dirigjoje votimet e 23 qershorit qofte ky person,lob,aleance,dipllomat,ambassador apo dhe kryetar i kujtdo shteti te ketij planeti…..
Amerika nuk do tja dij fare per shqiperin http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Keshtu per lesh kemi per te shkuar gjithmone neve,deri sa nuk jemi te zot te marrim ne dore fatet e vendit e te femijeve tane,por cdo gje e presim nga te huajet,edhe duke i paguar paturpesisht me taksat tona,qe vetem e vetem te qendrojme ne pushtet me cdo kusht,edhe kur vret qytetaret tuaj si pa gje te keq sikur te jene bageti e jo njerez.TURP KJO DUHET TE MARRE FUND SA ME SHPEJT E PERGJITMONE. MJAFT ME.
Vazhdoni ti bini fyellit ne nje bire. Gjerat kane evoluar aq shume nga dje sa dhe septiket me te medhenje te bashkimit te se majtes nga e majta, dje ndryshoi totalisht. Berisha i ka bere dhuraten me te madhje dje ne parlament kualicionit PS + LSI. Bashkoi dhe bazen me septike te ketyre dy kualicioneve. Dje ata me te vertet kuptuan se ke kane perballe. Ne 2009 Berisha kishte te gjithe te djathet bashke, dhe Topi ne parti, ne kulmin e sukseseve dhe pa e kapur kriza Shqiperin dhe me zor si parti mori 68 deputet + 1 Republikan + Cam. Tani muzika po luhet ndryshe. Te majtet arriten ate qe doni. Ata qysh ne fillim e dinin qe Berisha do tua merrte kandidatin ne KQZ. Por arriten ta shisni me cmimin me te larte per Berishen: USA + BE i vune dermen nga dje dhe PS + LSI baza u bashkua. Pra e hengri koqen e ullirit si i thone ne pleqeri
Komentin e ke bere shume bukur, jam me ty ne mendim dhe ste heq asnje presje, por mire eshte qe ti shtosh apo heqesh dicka emrit qe ke vene, qe te dallojne komentuesit e tjere se me cilin bejne replike, ne qofte se nuk e ndryshon me thuaj, se une se kam problem ti vej ndonje shtese, vetem qe mos te prish qejfin ty.
Faleminderit.
Po shtohen shume “kloninget” e komentuesve ne TEMA o Mik i Vertete ne TEMA. Poe “kloningu” sado te kopjoje me plagiature perfekte shpejt a vone i zbath breket dhe zbulon identitetin e tij. Keshtu verrejtji edhe nastradini ne “kloningun” Horri i Bulevardit qe tregoi se nuk ka bazat elementare te gjuhet dhe kultures ne shqip. Shiqo ketu me poshte disa “xhevahire” te gjuhes shqipe te sakatuar jo nga shpejtesia e shkrimit ne tastature, por nga mungesa e shkolles elementare dhe injoranca e lindur:
– perdoret disa here fjala SEPTIKE ne vend te fjales SKEPTIKE
– perdoret disa here KUALICION ne vend te KOALICION.
Me te vertete te vjen cudi me guximin e ketyre “kloningeve” qe shkruajne serbes-serbes ne TEMA dhe fryhen si gjeli maje plehut me intelektin fals.
Ne fakt kopjuesi im nuk ndryshon shume nga une ne mendime, por kjo eshte me e rrezikshme, se po te ishte dikush qe komenton te kunderten e asaj qe them une, sdo e kisha problem, se komentuesit do ta kuptonin qe eshte dikush tjeter.
Jam shume dakort me komentuesin legjendar nastradin qe eshte bere korigjues
i gjuhes shqipe dhe e falenderojme.
Te kam bere nje pyetje rradhen e kaluar i nderuar hoxhë nastradini per kartolinen e ditelindjes qe i cove berishes nga vendi ku zhvillohej greva e urise e te perndjekurve politike vitin e kaluar kur te tjeret digjeshin ti i coje **greeting birthday card** k/m te dashur, sqaroje kete morrin e bulevardit se eshte kurioz.
O ti loku ne qofte se do te sqarohesh, gati jam, morrat i kam harruar se kam patur uje te rrjedhshem 24-ore, morrat tani na i risollet ne Tirone, serra juaj, qe skeni la asnjehere bythen me uje, por e keni fshi me gjethe.
Nuk i kisha me ty i nderuar Horri i Bulevardit i dyti, e kisha me ate horrin e pare se ti je horr me edukate se e paske patur shtepine te blloku me uje 24 ore.
Me shume e kisha me hoxhe nastradinin se ben rolin e te persekuturit kur vete ka pranuar ne ato miljona komente te tij se ka qene perkthyes te dulla biles aq i mbrendshem ka qene atje sa ka ditur dhe sa luge kishte ne shtepi sulo gerdeci.
Me vjen keq per kete hoxhen shakaxhi se po ankohet per qepen e dulles dhe nuk po shikon diametrin e prasit qe i ka futur mamluku i tropojes.Nuk dua tju ofendoj por mos beni kaq shume komente.Beni pak pushim se i duheni kombit qe ka ikur per lesh me gjithe horrin dhe morrin e hoxhes.
Ne rreshtin e fundit, e kishe me mua, ndoshta je penduar se ske dashur te shkruaje kete, e pranoj faljen si xhest qytetar.
I nderuar Avniu ne TEMA,
Bota eshte me Rrota dhe Shqypnia eshte e Vogel sa nje Gogel, prandaj edhe ndodhin shume CUDIRA lloje-lloje. Pershembell Horrit i vjedhin jo vetem emerin, por edhe identitetin dhe fillojne te shkruajne per gropa septike dhe koalicione dezinfektuese, prandaj edhe nastradinit i plasi shpirti me mungesen e intelektit dhe injorances ne TEMA dhe nuk pertoi te shkruante nje kritike gjuhesore, jo shume miqsore. Nuk me kujtohet t’i kem cuar Saliut urrime per datelindje, bile nuk e di se kur ka lindur Kryeministri yne Komunist, por di qe kur isha bashke me shoket e mij ne greven e urise vitin qe shkoi m’u kujtua se gardiani i burgut me urdheronte shpesh para reshtores se darkes qe te perserisja me ze te larte: “Rrnofte Partia e Punes!” Shpesh me linte pa buke me fjalet: “Ti more nastradinin sikur thua Poshte Partia e Punes!” Prandaj edhe kritika yte ne TEMA per nastradinin me kujton ate kohe te trishtuar.
Keshtu ka ba saliu edhe shum here nuk ka pytur askend po ai eshte si sylltani po ai nuk e vuane kete ,po populli eshte ai qe i vuan pasojate ,ju i pate dje ne palamente si si diskutonin siku te ishin rrugaca perdornin fjal ofenduse per njerin tjetrin siku te ishin ne stacjon autubuzashe jo ne palament me nje fjale 90 perqin e deputetve jone rrugace ,dhe pa formimin e tyre si politkane .Mjeri poplli sa poshte ka ra kushe e drejton ,vetem politik nuk i thone shesin voten sikur te ishte prone e tyre ,kundershtojne ameriken edhe europem sikur te ishim kombi me i forte ne bote ,vetem koreja e veriut kundershton gjithe boten edhe saliu kundershton ,ky eshte djali i enver hoxhes.
Ta gezoni e ta duroni salen deri ne 2017.
Kush skupton le te shpresoje ndryshe.
Te gezohen ata qe e duan, te hidherohen ata qe se duan.
Dhente zoti qe te kete sa me pak njerez,mbi token Shqipetare, qe mendojne si ti,HORRI I HORRAVE.
Pa kaluar 24 ore nga tornado e fuqishme qe ndodhi dje ne kuvendin e Shqiperise sot situata u qetesua dhe doli koha e mire ku baronesha Ashton beri viziten turistike te rradhes ne principaten makbethit berishe.
Kush e vuri re me kujdes Arvizune ne llozhat e kuvendit dhe takimet luftarake “balle per balle” me berishen linte te kuptonte se ishte nje aktor i keq ne rolin e tij te porositur nga lobistet powerfull.
Eshte bere shume i lexueshem dhe te krijon nje ndjenje keqardhje se ku eshte katandisur ambasadori i shtetit me demokratik dhe me te fuqishem te botes qe mbahet teorikisht aleati yne me i madh.
Dje u vertetua se:
Nuk ka garë mes një milion dollarëve të Obamës, dhënë për lirinë e zgjedhjeve në Shqipëri, dhe 1.5 milion dollarëve të Berishës dhënë miqve të Obamës kundër lirisë së zgjedhjeve dhe demokracisë në Shqipëri ..
sepse eshte e njejta gje mungon vetem medalja e heroizmit qe duhet te marre berisha me arvizune per mbrojtjen e institucjoneve ne 21 janar 2011
kunder terroristeve dhe koke palareve ..
21 janari 2011 eshte nje dite me e rende se 7 prilli 1939 dhe shqiptaret duhet te clirohen nga pushtimi demo-fashist para votimeve.Amin
…, siç ka shkruar me vone Mero baze, ne rolin e deshmitarit te gjithepranishem brenda familjes se Doktorit deri diten kur e perzune si pasoje e buzevarjeve te tij publike ndaj ca punesh qe nusen te mbanin ere perjashta sapo pushteti hyri brenda ne ate shtepi… ( Edi Rama, Kurban, fq. 250)
Mos,more ! i eshte marre fryma fare Amerikes keshtu?…Qenke qetesuar paksa nga trauma e bashkimit te Rames me Meten.Vashdo…
Valdet, more Valdet!
I paske hyre shume thelle ketyre puneve,more lanet.Gjere ne dhomen ovale te shtepise se bardhe qenke futur,per te hetuar keto prapsira te medha…
SHBA KA asfiksuar Demokracine Shqiptare .
Keshtu e shikoj un veprimtarine e politikes Amerikane gjate 23 vjeteve ne Shqiperi .
Ky formulim me duket me korrekt e me Realist .Pershend.z.Mero
SHBA KA asfiksuar Demokracine Shqiptare.
Letër e Hapur drejtuar:
– Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
– Ambasadorit amerikan në Tiranë.
– Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.
Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike, blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $ për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT. Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të egzaminoheshin patjetër skeletet e dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës – Fatmir Merdari e Afrim Pahia (personazhe të librit) –, eksperti belg u detyrua të pohonte:
«Nuk është nevoja për asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë të ngjarjeve që trajton libri juaj.»
Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla. Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet. Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.
Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje që më ka preokupuar:
«Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë.»
Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80 milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.
Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri, në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet.
Rastësi?
Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me plane afatgjata e të kalkuluara mirë. Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë) të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave të politikës – ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje – do t’iu thoshnin me buzëqeshje diplomatike:
«Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nuk parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit 2011.»
E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97– ‘98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë? Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit antikombëtar për hir të karrierës së pameritur; më tej krimi automatizohet. Pasojat merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike. Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIAs që sabotoi në maj të vitit 1984 komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për shkak të politikës së tij regresive. E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre 22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju jap edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:
Dari Meli
3609 BROADWAY, Apt. 4L,
NEW YORK, N.Y. 10031
U. S. A.
Tel. 00 12 12 – 491 – 12 12
Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat. Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:
Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar
Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parë,
Tiranë.
Megjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin madhor në fjalë.
Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar, realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej diktaturës. Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJ-së, Hamit Meli, idetë dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë. Miqësia me Hamit Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të Guri Stretos. Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e ADNsë), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve. Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara syve. Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t’i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t’i detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë. Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh. Të tjerat vijnë vetë pastaj… Institucionet, dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë. Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve. Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të pamundur diplomacisë amerikane dhe CIAs fshehjen e mëtutjeshme të një skandali që ndriçohet sadopak. Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi: «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.» Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe dipolmacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzetë vjet para kësaj date.
Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës. Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik – ide kjo e hedhur rishtas prej diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.
Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një shanc historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kuadrot e rëndësishëm të DSJ-së, për të cilët bëhet fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk duhet të ngurrojnë për t’iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe. Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontigjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike. Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.
Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për çështjet në proces. Politikanë të Prishtinës, Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve. Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuk e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por dalëngadalë asaj po i krijohen koniuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për rifitimin gradual të Kosovës. Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.
Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve shqiptarë, për t’i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?
Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se për të kryer punë të pisëta në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.
Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?
Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as rezolutat e OKBsë, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve. Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq, ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve, dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë “kështu vazhdoni, se e keni mirë” ? «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura. Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t’i mbajë edhe sot në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJsë, i cili di shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën. Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë. Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre ndaj kombit shqiptar. Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë që ta mposhtë të vërtetën. Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e sigurtë se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit shqiptar.
Zoti Ambasador Arvizu
Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIAs. Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt. Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që teorikisht i ngrejnë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot në këtë shkrim. «Diplomacia është një polici me kostum madhështor», ka thënë Napoleoni. Këto fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të drejtë: «Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra shqiptarë më 1997–’98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë.» Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador. Kështu veprohet në kolonitë e pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve–guvernatorë. Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të sojit të tyre. Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë kam publikuar një listë me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave » të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale. Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prej datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes. Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të shurdhër… I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara, amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edhe parimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizor si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit. Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.
Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni
Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të jetojë në mënyrë të denjë. Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë? Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumentojmë në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se na ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme. Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të rëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë e mirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është vulosur e kyçosur në kasafortë. Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur, me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që bie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për zgjidhjen e problemeve madhore. Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirine dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur. Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnë prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e ngjyrash partiake – thjesht si SHQIPTARË. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet. Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e zymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga shpërbërja graduale.
Agim Hamiti
P.S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: [email protected] dhe unë do t’i a nis atë falas në pdf