Nga Artan Mullaj
Zoti Volfardh! Mbas dorëheqjes së anëtarëve të KQZ, si reagim ndaj ndërhyrjes së shtetit në një institucion të pavarur, ju thatë se KQZ sigurisht mund të operojë edhe me anëtarët e propozuar nga mazhoranca, por do të ishte e preferueshme që të funksionojë me të gjithë anëtarët. Pastaj bëtë një krahasim me futbollin: “ Nëse një skuadër humbet një lojtar, s’prish punë, loja vazhdon”
Personalisht unë, por besoj edhe të tjerë, jemi shumë kuriozë të dimë zoti diplomat i OSBE-së, se sa i sinqertë jeni në këtë deklaratë. Mua të paktën më përvëlon dëshira të di si ndiheni me deklaratën që keni bërë. Cfarë mendoni ju vetë për të! Ju duket një gjetje brilante, një krahasim “eskiljan”, apo thellë vetes suaj, e dini, e ndjeni, e besoni, si e ndjej edhe unë, po edhe me siguri besojnë shumë të tjerë, që deklarata juaj s’është vecse një pacavure, një krahasim ordiner, mediokër e banal. Unë them se është për të mbajtur frymën! Të jesh një diplomat europian në krye të një institucioni, në një vend, qënia e të cilit është i një rëndësie kapitale, dhe të katandisesh në një lajthitje të tillë, ngre në perceptimin e njerëzve njëherësh dy dilema. Ose ju zoti Volfarth jeni një zyrtar i korruptuar ne atë farë feje nga Berisha, saqë nuk ju nxihet faqja të shkelni autoritetin dhe misionin tuaj, duke dalë thuajse hapur e brutalisht në krah të një regjimi që po shkatërron prej 8 vitesh Shqipërinë, ose, (do Zoti të jetë kështu), ju jeni viktimë e naivitetit tuaj, gjë që edhe s’duhet përjashtuar, pasi nuk është se keni shkëlqyer ndonjëherë në lartësinë e detyrës suaj, së paku jo institucionalisht. Nëse vlen kjo e dyta, natyrshëm rrjedh konkluzioni se ju jeni në një nivel të kaq të vrazhdë intelektual, saqë, supozuar si i tillë, mbetet të diskutohet jo niveli, por koha e shkuar dëm gjatë shqyrtimit të tij.
Mund t’ju ketë rënë në sy zoti ambassador o OSBE-së se në blogjet shqiptare ka patur një furi reagimesh me komente lexuesish pas krahasimit tuaj të KQZ me një ndeshje futbolli. Ju etiketoheni e fyeheni në to me një shkulm kënaqësish perverse lexuesish të panjohur. “Gomar, qoftexhi, pijanec, idiot,kelysh i Saliut, vetëm shtetas gjerman nuk është ky njeri etj.” Në fakt nuk është hera e parë që ndodh kjo. Edhe më parë ju keni “shtetëzuar” perceptimin e shqiptarëve kundër vetes në këtë farë xhenemeje, ndërkohë që jeni prononcuar hapur ose jo në mbështëtje të pushtetit. Madje, fakti që jeni shtetas gjerman, dhe fakti se shqiptarët janë mësuar të shohin tek gjermanët simbolin e disiplinës, vullnetit dhe ndershmërisë, e ka shtyrë emrin tuaj përkundër, në sensing tjetër, drejt një perceptimi që askush, as ju vetë, ndoshta s’do tja uronit askujt: Nuk është vështirë të kuptohet se perceptimi public është që ju zoti Volfarth i shërbeni Berishës, si të ishit një militant i Partisë Demokratike.
Ikritikuar nga masa opozitare në Shqipëri, nganjëherë edhe i neveritur, e keni menduar ndonjëherë, në seancat e birrëpirjes, përse ky vorbullim opsionesh gjeneron mllef, nganjëherë edhe edhe urrejtje ndaj jush zotëri ? Mund të jesh naiv, por s’mund të jesh aq idiot sa të mos e kuptosh këtë gjë, përcmimin kolektiv të qytetarëve shqiptarë për anësinë tuaj “të paanshme”. Jeni ju vetë ai që në një masë të madhe, edhe për shkak të pozicionimit tuaj, i keni vënë flakën dëshirës së shqiptarëve për të parë modelin e gjermanit të njehësuar në personin Volfarth. Keni shkuar larg, keni ndotur simbolin e përkryerjes gjermane, të krijuar te shqiptarët gjatë historisë. Shumë njerëz e harrojnë me cinizëm identitetin tuaj, që gjenetikisht do të duhej të përkonte me atë të arianizmit fisnik të Gjermanisë. Por që nuk!
Unë ju informoj sot mediatikisht se Ju supozoheni masivisht si një mbështetës renegat i Saliut. Shumë njerëz ju kanë parë jo rrallë në llogoren e tij, maskuar me pelerinë, si kalorësit e dashuruar te filmi “Shigjeta e zezë”. Ka qënë e kotë të fshiheni! Madje ju nuk fshiheni! Bëni sikur. Në fakt sot ju shfaqeni hapur në tribuna me një egoizëm vulgar nëpunësi europian, si një mbështetës I kryeministrit shqiptar dhe shkeljeve hapur që ai i bën ligjeve të këtij vendi. Flisni kaq hapur nga llogorja e tij sa duket sikur jo fshehja, maskimi, por rënia në sy e anësisë suaj në favor të pushtetit është qëllimi juaj. E bëni këtë gjë me një krenari të shëmtuar. Krenaria juaj, për deklaratat tuaja që favorizojnë qeverinë, e shfaqur kështu në fillim fshehur e tani hapur, është macabre. Poshtëruese gjithashtu..
Edhe pse personazh europian i dorës së dytë, jo për shkak të lartësisë së paqartë të detyrës, por për shkak të paqartësisë brutale të shërbimit që ju i keni afruar Shqipërisë, ju u vetshpallët, thuajse në cdo situatë, si një mbështetës i Berishës. Me kohë dolët hapur, nuk ju nevojitej më “pelerina” diplomatike për ta fshehur këtë gjë. Tani edhe “qengjat e Lulit”, që i shpëtuan kurbanit të pavarësisë, e dinë këtë gjë. Sa shpesh duke heshtur, aq shpesh duke folur, si cdo diplomat që përdor kurthet diplomatike për të zhvilluar paqartësinë e qëllimeve reale, do duhej së paku të krijonit një mjegull institucionale për të zbehur anësinë, por jo. Prodhuat një surprizë për të gjithë. Zgjodhët të shfaqeni hapur në një pozicion metaforik diplomati idiot, që nuk i plas fare se cmendojnë njerëzit e një vendi ku është ngarkuar t’ju përmirësojë zgjedhjet dhe demokracinë.
Por edhe shoqëria civile, analistët, të varurit dhe të pavarurit, kanë fokusuar vëmendjen e tyre në pandershmërinë institucionale që përfaqësoni ju me mbështetjen hapur të regjimit të Berishës. Nuk kanë faj zotëri. Deklarata juaj e fundit, ku krahasoni KQZ me një skuadër futbolli, nuk është vetëm një pacavure. Është një papërgjegjshmëri e shtirur, që provokon enkas inteligjencën e kulturës sonë. Zgjedhjet e radhës, ndershmëria dhe liria e tyre, janë pulsimi i fundit i shpresës që ky vend do mund të hyjë në normalitet ndonjëherë. Janë si fija e fundit e pa lagur ende në shkrepsen, me të cilin presim të ndezim zjarrin që do ngrohë shqiptarët mbas acarit të tranzicionit të mallkuar të Sali Berishës. Dhe të shpërdorosh këtë ndjeshmëri kolektive me një brutalitet të tillë poshtërues, është një guxim prej të marri. Të krahasosh rëndom KQZ-në me një skuadër futbolli, dhe anëtarët e dorëhequr të opozitës në këtë komision, me lojtarë që dalin nga loja, është si të përcmosh realitetin ku ke detyrë të mbikqyrësh, po nuk ke të drejtë të urresh. Cfarë thoni ju zoti diplomat gjerman; “Ikën skuadra, ok, vazhdoni e luani vetëm, pushtetarë, fusha është e juaja, trajnjeri juaj do të jetë edhe gjyqtari në ndeshjen me veten tuaj, prej së cilës fitoni prapë ju 3 pikë të bekuara pushteti” . Kjo është hasulldeja juaj. Harroni se ikja e opozitës nga komisioni, nuk është si dalja e 2-3 lojtarëve nga fusha, pas të cilëve loja edhe mund të vazhdojë, por është si të ikë nusja nga ceremonia e dasmës. Nuk e di gjetkë, por në Shqipëri, po iku nusja, dasëm nuk ka. Skuadër nuk ka. Zgjedhje nuk ka. Ju duheni ndihmuar të kuptoni se fati i shqiptarëve në këto zgjedhje nuk është lojë, as qejf tifozësh në stadium, që përtypin fara luledielli. Fati ynë zoti Volfarth nuk është as objekt zbavitje, e llojit të mbasditeve me kërnace Korce të pjekura me tym, me gromësira, me nostalgji dashurish të ndaluara, me qepë edhe me birrë të hapur në kriko.
Eshte turp per OSBE-ne qe ka derguar nje neri kaq medikoker ne Shqiperi si perfaqsues te ketij institucioni.Qendron ne shqiperi se merre nje roge te majme dhe eshte i afte ti pi birra dhe te haje qofte Korce.Shporru nga Shqiperia o injornte se vete politikanet evropian qe si kurva,as mish as peshk.
Thjesht me vjen Keq qe e quan veten Gjerman ky WOLFARTHi. Ose keshtu i do Mushka Drute pas Eurove qe do ta ket KORRUPTUAR Berisha.
—paturpesia dhe kapja e tij nga regjimi i Berishes eshte i dukshem –si qytetar i ndershem i ketij vendi do deshiroja ti jepja ca shqelma bytheve e ta nxirrja perjashta me qesken e qofteve e birrat
Sa per situaten eshte e mjaftueshme reagimi i te gjithe ambasadoreve si atyre europian e si atyre amerikan, keshtuqe nuk ka pse te degjohet fare ky.
Jam shume dakort me konstatimin tend. Kam pershtypjen qe ne vendet fakire si puna jone ambasadoret e kesaj orgainizate te quajtur OSBE , jane dhe do jene gjithmone shtojca te pushtetit, pra atij qe qeveris. Ndryshojn tersisht nga ambasadoret e shteteve te fuqishme.
Po nuk ka nevoj per mend fare kjo pun qe saliu do te vjedh e ska me se si keshtu qe bjeru ketyre, e hoqi ristanin e i ra dhe KQZ e ka ncjerr per deputet ristanin te vjedhe pak ketej.
… dhe nje koncesion ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi-i-ka-dhene-provat-qe-eshte.html
osbe na trajton sikur te jemi njerez te botes se trete.
hajt thone, se aq dine shqiptaret.
dhe skane faj, se na barazojne me vendet e tjera europjane ku me kete qeveri nuk do te rezistonin dot as 3 muaj, po do te ishin te gjithe ne rruge derisa ta rrezonin.
po ky “baba mondi” eshte vertet nje i trashe, qe edhe ne shqiperi mezi do tja gjeje shokun.
PACAVURE,e berishes.
ose me ose me ata, rruge te mesme nuk ka! akoma u shqetesojne keta imperialistet e revizionistet por ju hidhni valle ne gojen e ujkut.
Megjithese ato qe thoni jane me se te verteta, stili juaj gazetaresk le shume per te deshiruar. Ne nje vend tjeter perendimor jam i bindur qe do perfundonit ne gjykate qe te nesermen.
Drejtesia qe ne fakt flismi shtrember nuk e kuptoj pse i thoni zotit Mullaj qe te nesermen do te perfundonte ne gjykate po te ishte ne ndonje vend perendimor. Doni te thoni se ne Shqiperi paska me shume demokraci se ne nje vend perendimor? Zoti Mullaj ka bere nje editorial shume domethenes dhe i ka vene pikat mbi i. Te gjithe i kemi shprehur keto pikepamje dhe opinione disa here me radhe por kush na pyet ne. Kurse une po ju them se z Wolfwarth po te ishte ne nje vend perendimor nuk mund te tallej ashtu sic po tallet me popullin shqiptar se do ta kishin detyruar te largohej menjehere nga ai vend megjithe keto bema qe na ka bere zoteria e tij. Qysh kur ka ardhur ky zoteri ne Shqiperi regjimi diktatorial i Berishes ka marre vetem perkrahje dhe ka shkelur disa here kushtetuten me te dyja kembet dhe ky zoteri vetem e ka perkrahur. E perkrahu kur u vodhen zgjedhjet ne 2009-ten, prandaj nuk u hapen kutite ne 2009-ten, e kuptojme kaq gje nuk jemi budallenj. Edhe ne vjedhjen e zgjedhjeve te 2011-tes prape z Wolfwarth i dha perkrahje Berishes prandaj ai i vodhi zgjedhjet e bashkise se Tiranes ne mes te dites pa ju bere vone fare. Kur vinte puna qe ta bente raportin e OSBE ODHIR ai ishte as mish as peshk. Deklaratat e tyre ishin per turp e faqe te zeze. Te gjithe shqiptaret e kuptuan qe ky njeri eshte korruptuar nga Sali Berisha, tani se sa i ka dhene dhe se si e ka korruptuar ne nuk e dime por kaq gje e kemi kuptuar. Z Wolfwarth gjithmone ka ndihmuar Berishen pa ju bere vone per shqiptaret. Ky zoteri mendon se ne jemi injorante dhe e meritojme Berishen prandaj tallet me ne. Ne fakt mire na i ben se ne e kemi fajin qe lejojme te na tallin nje qoftexhi qe ka ardhur ne Shqiperi te beje pushime fantastike dhe te mbushin bankat me parate e “budallenjve”. Nje diplomat i BE-se duhet te ishte treguar me i pjekur dhe shume i matur kur jep deklarata te tilla qesharake qe e krahason KQZ-ne me nje skuader futbolli qe loja vazhdoka edhe kur mungokan 3 lojtare jane bere teni dhe keta lojtare jan te se njejtes skuader kundershtare. Atehere lind pyetja po si do te vazhdoje loja kur skuadra kundershtare nuk ka se me ke te luaje se nuk mungon vetem nje lojtar por e gjithe skuadra more zoteri. Kaq e thjeshte qenka puna?Po me ke talleni ju more zoteri, kaq budallenj jemi ne shqiptaret, vetem juve te BE-se qenkeni te zgjuar qe na keni lene peshqesh nje hajdut dhe kriminel per kryeminister? Ore e kuptoni ju qe ne nuk e duam me kete njeri se ka vendosur diktaturen ne Shqiperi apo jo. Ne vend qe te na ndihmoni te shpetojme nga kthetrat e kesaj diktature qe ka vendosur ky njeri ju na thoni qe s’ka gje loja vazhdon edhe me 4 lojtare te vet PD-se. Pra ne te votojme dhe Lefteria me Jozefinen dhe Saliun te numeroje, vet te shkruajne vet te vulosin vetem ty te mos prishet burimi i Saliut, pa ne dreq te veje demokracia e shqiptareve.
Faleminderit per romanin qe paske shkruar, por spaske kuptuar se cdua te them. Une kritikova stilin gazataresk dhe jo vertetesine e fakteve. Ato qe thuhen jane te verteta bazuar ne llogjike, por ne gjykate eshte muhabet tjeter dhe duhet te paraqesesh prova.Ne Shqiperi te gjithe flasin dhe akuzojne njeri tjetrin per trafik droge, Klani Zemunit etj gje qe nuk ndodh ne vende te tjera pasi do perballesh me drejtesin ose si akuzues ose si deshmitar.Por atje ai stan ate bulmet ka keshtu qe vari trapin
Drejtesia per ty kam shkruar vetem dy rreshta, romanin e kam shkruar per Wolfwarth.
Krahasimi,qe i ben ky ANADOLLAK I OSBE-se, duke krahasuar KQZ-ne me nje skuader futbolli,tregon se OSBE-ja eshte nje BANDE MAFIOZE,ashtu sic e percaktoi dikur ENVER HOXHA!!!
Nga ana tjeter,ky BATAKCI gjerman,qe OSBE-ja e ka vene ne krye te saj ne Shqiperi,jo vetem NUK KA HABER NGA FUTBOLLI,por na konsideron edhe neve INJORANTE NE KETE FUSHE!!!
Le ta marre vesh ky DALLKAUK gjerman:
-Vertete nje loje futbolli mund te vazhdoje kur disa lojtare dalin nga loja per arsye te ndryshme,por ne rastin konkret ,NUK MUND TE VAZHDOJE LOJA,KUR NJE SKUADER LARGOHET E GJITHE NGA FUSHA E LOJES!!!
Keshtu ndodhi edhe tek ne:OPOZITA U LARGUA E GJITHA NE MENYRE DEMOSTRATIVE NGA KQZ-ja,PRA DEMOKRACIA FALLCO MORI NJE GODITJE TE FORTE E TE PA KTHYESHME!!!
Desha të shtoja për Wolfarth-in: Ju keni cilësuar: “Nëse një skuadër humbet një lojtar, s’prish punë, loja vazhdon”. Dakord por me vjen keq që nuk e ditke qe KQZ “…nuk është një skuadër…”. At’here po të tregoj unë se aty ligjërisht janë e pakta 2 skuadra njëra nga pozita dhe tjetra nga opozita. Kështu që këtë herë ja ke fut kot plako.
Nuk eshte medioker. Eshte i korruptuar dhe i shitur tek pushteti i Sa-lehit.
Vertet nje njeri i pa pergatitur… Madje mund te konsiderohet edhe nje njeri i korruptuar nga Saliu… Se duhet te kesh dy sy qorr e dy vesh shurdh!!
Sa mire ja bere idjotit! Ky e turperon korrektesen dhe ndershmerine gjermane!
I ka ardhur koha te ike dhe te mos vine me koktul si puna e tij,se edhe ne Ruzhdije do ta kishin gjetur me te mire.
Edhe vete shteti gjerman e ka kuptuar cfare trapi ka sjelle ne Shqiperi prandaj edhe i ka ofruar nje vend ne administraten Gjermane per ta hequr qafe me takt nga Shqiperia.
O bo bo na u shtuan redhet e anetareve te PD se por te ishte ky gjerman nuk do ta besoja ,por qenka e vertete gjerman eshte i cili si dhe shefja e tij qe del kondra Europes ky del pro Berishes,More qyqar ku te con mushka mier qe nuk di po pse nuk pyet te marresh vesh kush eshte Sala apo je dhe ti si Podesto,qlqpite dukeshe ne surrat dhe ashtu je edhe ne te vertet sepse vetem nje i tille nuk arsyeton.Zgjrdhjet nuk janeloje futbolli por loje jete e nje populli te tere dhe krahasimet e lojtareve te fubollit me anetaret e KQZ jane tejet te largeta se vetem nje drite shkurter nuk i dallon ,ju ne Germanikeshtu i krahasoni sigurishte Jo Ketu tek ne pse e ben kete ti ke ardhur ketu per nje mison shume te redesishem por fatkeqesishte ti nuk arrin ta kuptoshe kete detyre. Por eshte fatkeqesi edhe per ne qe kemi ty ne kete pune qe ti me armiqesine me te madhe nuk po e kryen si duhet por vetem mbron te pa drejten se je kondra Popullit Shqiptare .ke dekjaruar q pas zgjedhjeve do largohesh dhe punen e ke te siguruar atehere pse ke frike te ttrajtosh problemin me drejtesi apo je i paguar nga Sala kjo besoj se do vertetohet pas @# qershorit kur te fitoje Rilindja dhe do te shohim raportin qe do hartosh per zgjedjet.Me shprse qe te reflekosh o qofte e Saliut o bashkepunetor dhe lobist i PD o i korruptuar dhe fikacak.Kaq per kete rradhe ditet ne vazhdim do te vertetojne me se miri kush je dhe sa e do Popullin Shqiptar.
Une jam me shume me idene se Walfarth eshte me shume i korruptuat
Mos harroni aferat korruptive (koncesionet, kontratat pa tender) qe Berisha u ka then miqve te vet drejtues te OSBE-se
Wolfarth ka me siguri edhe ai nje pjese te vogel
Wolfarth eshte njesoj si ata pjesetaret e institucioneve shqiptare (Sashenkat me kompani), me te voglin ndryshim qe ne shqiptaret ja degjojme me shume porthat-fart
Duhet qe opozita tu dale hapur njerezve si Wol-pordha
Pse bën krahason me nusen? Lene me futboll nqs don ai gjermani i korruptuar. Thuaji atij zotrise çfar ndodh nqs njera skuader largohet komplet nga loja????
Unë mendoj që të gjithë krerët e partive të opozitës të mblidhen urgjent e të hartojnë një dokument-rezolutë apo peticion-, dhe t’i kërkojnë OSBE-së largimin e menjëhershëm të këtij kllouni monstruoz që Saliu e ka blerë me para.
Nuk eshte naiv jo! Eshte i korruptuar koke e kembe, e ka blere Sali Berisha, dhe jo vetem kete. Po te qe ky nje perfaqesues i denje i atij instıtucioni, Saliu nuk do te vazhdonte te vidhte dhe te manipulonte zgjedhjet, sic do te beje edhe ne qershor, 2013.
Nuk kuptoj as opoziten dhe as Edi Ramen se simund te rrine shperfilles ndaj ketij njeriu. Duhet te protestohet me force dhe me parrula “Mut, Ik nga Shqiperia”, “Ik Mut!”, madje edhe keto jane pak, sepse ky njeri meriton me shume.
Nese nuk e bejne nje gje te tille dhe nese ky mut do te vazhdoje te jete ketu edhe per zgjedhje, te jeni te sigurt se zgjedhjet do t’ia japi Saliut edhe sikur Saliu te humbase fillimisht me 20.000 vota me pak.
Prandaj, sa me shpejt te nise levizja “Mut, ik nga Shqiperia!”
Ore, po nuk eshte gjerman ai. Mund te jete gjerman me natyralizem, por a e kenni pyetur ndonjehere nga eshte nena e tij…. Po te jete ai gjerman arian, atehere ta dijne te gjithe qe … qe gjithe bota eshte korruptuar. me beri pershtypje… me nostalgji dashurish te ndaluara…Te jete e vertete duhet ndonje fotografi, apo e kam kuptuar gabim… Tung
Kam pershtypjen se WOLFARTH ehte i semur psiqik?Se arsyeton ne kete menyr.Vetem diplomat nuk mund te jete..
Perkthejeni ne gjermanisht dhe dergojani redaksive gjermane per botim, qe ta lexojne dhe ata qe i kane ofruar nje vend me te mire se ketu(sic pretendon idioti).
shkrim qe pasqyron vetem te verteten!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
German diplomat Eugen Wollfarth took office as Head of the OSCE Presence in Albania on 16 September 2010. He has worked for 25 years in the German Foreign Office and has profound experience in the Western Balkans, as well as in political, international, and security affairs.
From 2005 to 2007, Ambassador Wollfarth headed the German Liaison Office in Pristina. Prior to his assignment to Albania, he served for two years as head of the counter terrorism task force in the German Foreign Office. Before that, he worked as head of division in the European Department in Berlin; counsellor in German embassies to Washington ; and deputy head of Bosnia and Herzegovina Desk in the Political Department in Bonn. In the early 90s, Ambassador Wollfarth served as first secretary at Germany’s Embassy in Belgrade, former Yugoslavia.
Sipas kesaj biografie kuptohet qe ka nje bosht:
Washington-Bonn-Begrad-Prishtine-Tirane.
Ky njeri nuk eshte rastesisht ne Tirane dhe nuk punon rastesisht si nje minister i kabinetit te Berishit.
Nga gjithe veprimtaria e tij duket sikur eshte “gjenerali i ushtrise plehrave” qe po drejton pushtimin e shqiperise nga plehrat e cdo lloji nga te gjitha vendet e europes.
Ka patur nje interes “akut” per miratimin e ligjit te plehrave nga parlamenti shqiptar.Inspektimi i landfillit te Shkodres para ca muajsh e nxjerrin te zbuluar kete dipllomat si agjent i biznesit nderkombetar te plehrave te rrezikeshme.Kaq mjafton qe per kete palo dipllomat shume i kritikuar ne Shqiperi te kerkohet debimi me ceremoni i tij si “non grata” pra votimeve qe do ishte nje sukses i shoqerise shqiptare per ti treguar botes se nuk jemi republike ambasadoriale te pushtuar nga keto agjente biznesi qe kane berishin si kuisling te tyre.
Ne Gjermani jane hapur hetime per kete palo dipllomat por jane devijuar nga nje dore e “kujdeseshme” made in podesta
Pershendesim autorin per kete xhest atdhetar dhe zotin Mero qe e ka rezervuar kete artikull si editorial kryesor.
Stop Diplomatic Espionage !
Go Home Volfardh !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
ju lutem perkthejeni artikullin ne gjermanisht dhe nisjani te ashtuquajturit diplomat-diplomut qoftexhiut.
MAFIA BERISHIANEE DO SHKULUR ME RREJNE QE TE MOS MBIJE KURRE!
Dakort ploteisht me autorin e shkrimit dhe epitetet e tij per Qoftexhiun e Berishes. Por une perseri nuk e di nese mund te funksionoje ligjerisht KQZ-je me 3 anetaret e opozites mangut! A mund te marre ajo vendime me kete kuorum?! Dhe çfare thote Kushtetuta per nje rast te tille. Kjo eshte çeshtja
Plehre! Na qelbe Shqiperine mor mut muti.
UNE NUK KAM NDONJE KOMENT TE RI. KONSTATIMI JUAJ ESHTE ME SE I QARTE DHE I SAKTE.
Po citoj komentin qe kam bere kur beri deklaraten e tij me te keqe qe mund te behet edhe nga nje ordiner.
“zekthi — 18 Prill, 2013 në 3:12 pm
Mbush ky mor aman. Ky eshte bere zedhenes i Jozefines. E ka kunguar ajo mbreme , qe flet keshtu ky ? Gjithe komisionin ta kete Saliu more zoti ambasador? Dhe ne kerkojme e presim te japin zgjidhje keta kapso te huaj.”
ambasadorja e gjermanise deklaroi se jeme te injoruar nga vendimi i kuvendit te leshit te josefines po ky koklop perse del kundra shtetit te tij apo eshte i korruptuar nga mafia e berishes
Ju flm shume per komentin ,dhe koment shume i argumentuar.
Por besoij se nuk ja vlen te shkruash kaq shume per nje njeri si ky,,,qe beni fjale ju…..
kam shetit ter Evropen,dhe kam njefar njohje ne kete 60 vjetor timin per diplomatet,por njeri me negativ,inkopetent dhe te korruptuar se kete Wolfram nuk kame pare.Nuk di pse Edi Rama e pranon nganjeher ne zyre,vetem kete cudi kam.
hahaha, ketu qenka cqenka
Ambasadori ne fjale eshte pjelle e qendrimeve te eurodeputetes D.Pac.E thene ndryshe jo rastesisht e djathta e europes perfaqesohet nga mostra si Doll,Pac .Nje here bisedojne keto dy personazhe per te sjelle ne shqiperi nje ambasador qe do ti sherbente te djathtes.Kr.i partive te djathta europiane i tha qe te çojme nje njeriun tone.Gjermania iu pergjigj;po te çojme njeriun tone do keye reaksione te ashpra ndaj mendpj se kap une nje persone qe e kryen kete pune me se miri.Eshte me ne i tha bashkefolesi?Jo iu pergjegj zonja ne fjale!Po atehere?Zonja Pac nenqeshi e beri ssarimin e duhur.Ai eshte nje Gjerman quhet Wolfarth por eshte aq trap sa po e vume nr aty,ta garantoje qe do prishi pune.E keshtu u vu ne krye te OSBE nje Wolfarth.
Z. Mullaj, ju duhet té kuptoni qé z. vollfarth pérfaqson njé organizaté
antikapatésh mendoré té Evropés. Mos u zeméroni me té e ju lutem mos t’i merrni seriozisht deklarimet e tij. Ju siguroj qé Volfarth nuk pér-
faqson popullin gjerman. Kjo do té ishte e turpshme. Megjithaté prapa-
mbetja mendore nuk pérbén krim.
Bravo djali,Artan Mullaj,bravo Mero qe boton keto shkrime!Qe ky Wolframi(me falni se nuk e them dot emrin e tij)eshte nje palo burre qe turperon kombin gjerman ,shqipetaret e kane pare me kohe.Ky eshte pjese e PODESTA qe Sali pisi ka kohe qe e paguan me paret tona.Po OSBE qe ka kaqe vjet qe certifikon vjedhjet e Saliut si eshte?!OSBE=Wolfram!
Pershendetje,
Me behet qefi qe shikoj nje student te dhjetorit te shkruaj keto fjale. E pershendes nga Rumania. Gjithmon i drejte, ai I ben nder Shqiperise. ARTANI eshte nje artist dhe shkrimtar, qe e ngriti lart emrin e Shqiperise atje ku emigroi. Libri I tij ishte best seller. Por pak e njohin, ti z. Drejtesia, kur ta njohesh do ta kuptosh penen e tij.. Me behet qefi qe eshte kthyher. I duhet vendit.
Ismail Kadare ne nje nga librat e tij ka shkruar, z. Drejtesia: “Ju keni talentin per te shkruar drejtesi” Kur Artani shkruante librin e tij 1998, ne Greqi u be buje e madhe. Mediat u moren me librin e tij, aq shume sa njerzit kerkonin autografe rruges. Po s’ ke faj mo zoteri, ti do ndonje Cani, Ciljeta apo Greta Koci. Kur ta njohesh do e kuptosh kush eshte.
Autori e ka marre shume seriozisht kete shkrim, nderkohe qe ideja e veprimtarise se Wolfarth per vete Wolfarth dhe keshillin europian eshte qe Wolfarth o kushdo ne vend te tij eshte thjeshte nje vezhgues qe nuk duhet te nderhyje ne punet e brendeshme dhe nese duhet patjeter te thote dicka atehere duhet vetem te ule tensionet.
Kur Wolfarth degjon te kritikohet per birrat dhe qoftet me siguri thote me mendjen e tij: Sa budallenj shqiptaret … presin tua zgjidh une problemet … Kamarjer edhe dy birra tet tjera.
Per te mbeshtetur artikulshkruesin po shkruaj keto rreshtapasi nu dua kurresesi te merrem me nje palo burre sic eshte ky VOLFARTHI. Qe kur ka hedhur kembet nje Shqièperi e gjore kam thene se ky ka per ti hapur telashe Shqiperise dhe fatkeqesisht doli e vertete.Nuk te ngacmon aspak dhe nuk teushqen asnje respekt. Me vjen keq ,por mund te them me plot gojen se ky njeri nuk perfaqeson kurre nje gjerman, ndoshta eshte i adaptuar. Bemat e tij prej njeinjoranti e jo te nje diplomati jane te pamatura.Behet pyetja mos valle edheorganizates qe perfaqeson mos valle i ka ardhur fundi !? Eshte turp qe te te perfaqesoje ky VALIFARTHI. Ju lutem nuk mund te vazhdoj me se ndiej nje neveri te peshtire per kete gjallese.
Po ky qoftexhi e matrapaz-mashtrues politik kete gje ka bere qe kur erdhi ketu. Turperoi OSBE, por me shume Gjermanine, ndersa per vete fitoi shume nga pushtetaret dhe hengri qofte e piu birre si derr ne Zadrime.
…mendoj se nje dore e kujdesshme, ka rregulluar dhe imponuar gjate viteve te tranzicionit te gjate e te shperfytyruar shqiptar, rrjedhojen e ngjarjeve politike, qofte ne aspektin e brendshem qofte te jashtem. Sali Berisha qe ngerdheshet si ndonje i semure mendor, duhet te jete lojtar i rendesishem ne kete ndyresillek, qe i mban shqiptaret ne periferi te Evropes, te izoluar te perqeshur dhe te treguar me gisht, dhe do te ike nga skena, vetem kur te vendosin ata qe shkruajne, mbase, edhe deklaratat e herr Wolsfarthit…
ceshte ky mbeturine i germanise skish ku ta hidhte ghermania dhe gheti shqiperine. ky esjte nje mbeturine e kriminel i saliut turp te kete te zhduket sa me pare nga shqiperia.
P’se e ka lene qebapin? !?!
Vargje për Volfarthin…
Ky Volfarthi ç’po na flet
Na jep mendje siç di vet .
Nga europa, në Tiranë
Na bëri lëmsh gjith’ dynjanë .
Thot që flet OSBE- ja
Po duket i flet qeseja.
Qeseja që thonë ka marrë
Sa na mohon dhe të vrarë.
Të vrarët nga qeveria
Ende s’ del përgjegjësia.
Se është Volfi në Tiranë
I dërguar nga matanë.
Shtruar me qofte, me birra
Ndaj i kuqëlon fytyra…
Ik Volfarth , mos na jep mëndje
Mos u tall, për kokën tënde.
Ne të respektojmë si mik
Ndaj , mos e kruaj me fik….
Ne i themi “qeni leh aty ku ha” , ky zagar i ndyre,pa moral dhe fytyre te qelbur ka kaq vite qe leh ne stanin e Saliut ku ushqehet me parate ryshfet te vjedhura nga taksapaguesit shqiptar.Me qendrimin e tij te peshtire pro qeveritar , ne te gjitha momentet delikate te jetes politike Shqiptare ky vecse ka ulur besimin dhe autoritetin e Institucionit qe perfaqeson.Te zhduket nje ore e me pare nga Shqiperia ky legen qe perpiqet te shese qendrimin e tij si te preferuar , te favorizuar dhe te aprovuar nga shefat e tij, duke u shprehur se i ishte afruar nje vend i nderuar ne Min.e PJ te Gjermanise.Vajmedet nqs Gjermanet presin te tilla figura ti perfaqesojne ne politiken e jashteme e tyre.
Degjoni o shqiptar SALIU eshte mjeshter per te koruptuar,erdhi BUSHI i vodhem oren dhe zedhensi i shtepis bardhe e kundershtoj, sekretare USA KLINTON ne parlamentin shqiptar deklaroj qe do tu them dhe vendeve te tjera te vine te marin mesime DEMOKRACIE ne shqiperi,dhe jo te mos koruptoj nje palo gjerman,biles kam bindje se kur takohet me saliun pershendeten me shenjen HAJT HITLER.
Sipas komentuesit David Pertrela (USA), del qe ky te mos jete thjesht diplomat, por punonjes i sherbimeve sekrete (?). Te jete se punon per Gjermanine, s’ka ndonje gje te keqe, por dyshoj se punon per UDB e Serbise dhe me kete rast edhe per Berishen, sepse edhe Berisha eshte pjese e pandare e UDB. Tani kuptohet perse ky njeri mbron me kaq deshire satrapin, uzurpatorin dhe vrasesin Sali Berisha. Turp per opoziten.
O popull e lexuam e shame Gjermanin dhe cfare nuk I Thame. Po si do shkojne kjo Pune asnjeri nuk thote qe cfare do behet me kete .do ngrihemi te gjithe qe ta nxjerim person non grada apo do ta leme te haje qofte te Mari dhe ca euro te na beje dhe raportin e zgjedhjeve dhe te na thone ,se heren tjeter do te kemi zgjedhje me te Mira .zoterinj cfare do bejme konkretisht ,Jo I thashe koketrashe po pijanec keshtu ne po genjejme njeri tjeterin .te themi Gjera konkrete flm
sa qesharake qe jeni ju komunistat e temes..nqs nje diplomat nuk e sulmon berishen e demonizoni menjehere..nje pyetje kam per ju..nqs withersi do te mbronte doktorin ,a do te ishte burr i mir?
Ambasadori i OSBE, derrkuci Wolfarth eshte ushqyer me jashteqitjet e Sali Kriminelit Te me falin lexuesit por jo Derrkuci, qe edhe kur pjerdh Saliu, thote oh sa ere e mire parfumi. Ne titullin e artikullit do te shtoja edhe nje panine. Ky daun dhe OSBE qe drejton duhet t’i largojme nga Shqiperia, se nuk duan qe me 23 Qershor te fitoje demokracia. Shteti Gjerman duhet te nderhyje per largimin sa me pare te ketij qytetari qoftexhiu barakash (tregetohen qofte me te mira), se edhe imazhin e shkelqyer qe kemi per ta, keta mostra ja zbehin. Si ka mundesi qe ky daun do te emerohet nga ministria e Jashtme Gjermane, me nje post shume te mire dhe te rendesishem.Me disa shoke (se po te jesh i vetem falimenton) kemi dale me nje propozim, e konkretisht: marrim persiper e garantojme Derkucin Wolfarth t’a furnizojme me QOFTE Taze ne tre vaftet e dites, per 6 muaj rrjesht. Tyc & Toc.
une as per te shitur qofte ne pazar nuk e pranoja kete idiot jo perfaqesues i OSBE turp e faqe te zeze
SI GJERMAN QE ESHTE KY WOLFARTH DUHET TA DIJE QE NESE IKE NJE LOJTAR NE FUTBOLL LOJA MUND TE VAZHDOJE POR ESHTE E HUMBUR AJO LOJE sidomos kur ate karton te kuq e jep kundershtari e jo arbitri.
O Artan ka shume gjermane qe jane per te qare hallin,jane te koruptuar
jane gomare,jane qesharake,ka dhe te zgjuar,ka dhe shqiptarogjermane si
Majkua,qe eshte me i miri ne te keqinjte.Per gjermanet me mire te pytet
Majkua.
KY koke tul te largohet me nje here nga shqiperia se boll kemi koke tulat shqiptare.DHE puna e AKZ u pa neser bashkohet ME PS nga kjo del qe shqiperia ska per tu bere dhe e dini kur behet shqiperia kur te fillojne te ekzekutohe keta qe na kane pire gjakun dhe jane tallur per 20 vjet dhe nga keta te huajt qe vine dhe korruptohen nga politikanet tane po nuk u zgjuam keshtu kemi per te shkuar brez pas brezi.DERI tani ka vojtur populli eshte denuar populli eshte vrare populli dhe keta kane vjdhur jane tallur >PO su be keshtu kurre nuk ka per tu bere ai vend..
Ne vitin 2008-2009 kam qene student ne Vjen dhe ne klase isha me vajzen e nje ish drejtuese te lart te OSBE ne Shqiperi. Me beri pershtypje qe ishin pasuruar dukshem gjate mandatit te saj ne Shqiperi. Mjere taksapaguesit qe nuk marrin asnje informacion objektiv se KU shkojne taksat e tyre dhe PSE rritet borxhi publik…
Cja bere mire ore Mulla me kete flete-rrufene atij Gjermanit.Ta mari vesh mire se sa ivlen lekura.Per mendimin tim tja kishe vene flete-rrufene ne mes te Tiranes qe ta lexojne te gjithe dhe po ja mbajti atij Gjermanit le ta ktheje pergjigjen me shkrim. Pse or bab ja prish planin PS-se ai ci duhet atij.Ai le te marre ate rroge dhe kaq
Wolfarth, gjene me te vogel qe mund te besh eshte ta largosh me protest popullore nga Shqiperia si njeri i padeshiruar dhe jo te largohet vete.Ai duhet te paditet si nje njeri ordiner dhe i pamoralshem por edhe si hajdut dipllomat qe se bashku me PD ka vjedhur sistematikisht votat e shqiptareve Aipaguhet me leket tona prandaj duhet tebuar me proteste.
ketij shkrimi ske as cfare ti shtosh dhe as ti heqesh eshte gjithckaja e shkruar shum bukur dhe shum koncize
Opozita duhet ta denigroje dhe te kerkoje largimin e tij nga Shqiperia.
Cuditem se opinion dhenesit e paraqesin vehten me gjith popullin dhe pa pike turpi poshterojne e fyejne kedo personalitet qe shpreh mendimin e tij ashtu si e ndjen , dhe pse nuk perputhet me te tyren , vershojne mallkimet sharjet e fyerjet qe , per nje njeri normal nuk i nxe goja .Kjo menyre e mbrojtjes se pikpamjeve te tyre nuk bind askend , por kjo eshte puna e tyre …tung.
Pse cuditemi, gomari eshte njesoj si ketu, ne gjermani,kine dhe argjentine…eshte veshgjate dhe hajvan. Me vjen keq pse na ra per hise ky gomar kaq kohe dhe nuk e kupton qe se shpejti do ta ngarkojme me dru. Ai e ka kuptuar kete gje dhe mundohet te na mbushe mendjen se shteti gjerman i ka afruar nje detyre te re ku gjithkush do ta kishte zili. Qe ne kete spjegim ai flet qarte per falimentin e tij..cna plasi ne se ku do shkoje me pune ky qofte..Ai te kete turp sepse demaskoj institucion nderkombetar qe perfaqesonte.Megjithate une kam nje propozim te mos e leme te largohet por ta mbajme tranier futbolli ne kategorine e trete..!
Shkrim brilant!
Kur lexoj shkrime te tilla them qe: DJEMTE i jane rritur Shqiperise dhe nuk do i lene horrat e SHTEPISE dhe EUROPIANE te bejne si te duan me vendin e tyre.
DREJTESIA dukesh qe je kylyshi qe ri poshte tavolines se saliserbit dhe leh kur ai te bie me shqelm.
Komenti i david pertrela us sqaron me shume se perse ndodhet ketu kjo bajge.
Keta idiota dhe lapangjoza te europes ( cuditem me Gjermanine qe lejon te baltoset emri i saj me kete zagar) gelojne ne kete vend jo vetem ne saje te interesave te mostres serbe te tropojes.
Edhe opozita i ka pasur te gjitha ruget dhe menyrat te organizonte popullin te dilte perpara institucioneve europiane ne Shqiperi, shume kohe me pare, dhe te kerkonte largimin e ketij matrapazi.Pse nuk e ka bere!!??
Edhe sot duhet ta bej.
Do ta krahasoja me nje qen te plakur qe shikon te zotin ti hedhe ndonje kothere.Ka shume kohe qe ne e shkojme ti mbaje hundet ne pjaten e korrupsionit material dhe moral.Por duhet thene kemi patur frike ti tregojme shkopin,se po t’ia kishim treguar do ikte duke kuisur si langua.
Editorial shume i bukur. Respekte!
1 TETOR 2011
Jo zoti kryeministër, ne dhe të gjithë qytetarët shqiptarë, shoqëria civile, apo intelektualët, nuk kërkojmë listën e plehrave apo 50-shen e elementëve. Ne duam një gjë dhe vetëm një gjë, të mos na sjellësh asnjë lloj plehre nga jashtë. Boll kemi plehrat tona, plastik, qelq apo llamarinë qofshin. Nëse je burrë ashtu siç pretendon se je, por me veprime ke treguar se je frikacak dhe i pabese, mos e kalo atë ligj përsëri në parlament, pasi historia do ju gjykojë rëndë për veprimet që do ndërmerrni. Ju mbase keni vendosur të mos jetoni më në Shqipëri dhe kjo nuk ka rëndësi, por shqiptarët do jetojnë, do ushqehen dhe do pinë ujin e kësaj toke që ju po e helmoni me landfille e plehrat e gjithëkundit.
Kurse për zotin Volfarth, kemi vetëm një sugjerim. Nëse ligji sipas tij është demokratik dhe mbron ambientin, merrini plehrat e botës dhe çojini në vendin tuaj zoti ambasador. Shqipëria nuk ka nevojë për ambasadorë që merren me asortimente ushqimoreje, po për diplomatë që transmetojnë vlera dhe që kanë çfarë të na mësojnë. Nëse ju dhimbsen plehrat e botës dhe në veçantësi të Napolit, jeni i lirë t’i merrni, por jo në Shqipëri.
8 NENDOR, 2011
Gruaja e Lulzim Bashës, Aurela Basha, e cila nuk është shtetase shqiptare, por holandeze, ka vendosur që të promovojë bukuritë e Tiranës, duke ftuar në institucionin që drejton i shoqi grupin diplomatik “Mirëseerdhët në Tiranë”. Grupi është krijuar nga e shoqja e Berishës, Liri Berisha, dhe bashkëshortja e kreut të Prezencës së OSBE në Tiranë, Ana Maria Volfart.
5 MARS, 2012
Superskandal i ambasadorit te OSBE-se Eugene Volfarth. Edhe me pare jane ka raportuar lajme per sjelljen aspak dinjitoze te diplomatit gastroman, por sot i ka tejkaluar kufijte e kostumit qe ka veshur, duke dale si batakçi i ndonje klani mafioz kriminal. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugene Wollfarth, ka mbërritur për një vizitë në shtëpinë e kreut të LSI-së, Ilir Meta, në zonën e ish- Bllokut në Tiranë. Pas ketij veprimi shoqeria civile, opozita dhe te tjere faktore brenda e jashte vendit duhet ti kerkojne llogari ambasadorit, pse jo dhe duke e debuar si nje te padeshiruar per interesat e qytetareve dhe demokracise….
VETEM NGA KETO TRE LAJMET E MESIPERME ME E VOGLA QE DUHET TE NDODHTE DO ISHTE NJE PROTESTE E SHOQERISE CIVILE PARA ZYRAVE TE OSBE DERI NE LARGIMIN SI TE PADESHIRUAR TE KETIJ PALO-DIPLLOMATI.
Po ca lesh ambasadori eshte ky, ambasadoret e fundit qe kane dhene doreheqjen kane qene ne 1997 ne kohen e luftes civile te shkaktuar nga saliu, por ne kete rast dihet shume mire qe gjermania e thirri perseri ne atdhe qe te mos shkaktohet ndonje problem kur te vije PS ne pushtet dhe te zbuloje qe ambasadori Wolfarth ishte i krimbur nga parate e berishes
Te behesh ambasador eshte fat, sepse duhet pune madhe per te marre ate post.
Te behesh servili i berishes eshte e lehte, sepse leket ne xhep i pelqejne te gjithve sidomos kur i merr qyl nga parate e popullit shqiptar.
Cuditem gjithnje kur militantet demokrate i cilesojne liderat e tyre me te miret ne Shqiperi, por duke e pare situaten sic eshte me te vertete do keni mundesine te shikoni sesi paraja ndryshon gjithcka, servilet dhe mashtruesit po udheheqin vendin tone, doni nje shembull konkret???? Shume mire, kemi kryelartmadhenine e hajdutesise se tije, sali berisha, nje njeri qe ka korruptuar te gjitha organet qeveritare dhe joqeveritare ne Shqiperi. Wolfarth eshte nje rast tipik, nje person qe presupozohet te jete zeri i OSBE. PRESUPOZOHET!!!!!!!!!!
Bere mire qe ike ore legen, emri jot ka fjalen ujk ne brendesi, por ti nuk je ujk me krenari, je nga ata ujqerit qe jane larg kopese dhe ku te munden marrin pak ushqim se jane te paafte qe te ushqehen vete, mos na thuaj kot qe te dhane pune me te mire, thuaj me mire qe po me heqin se jam i korruptuar koke e kembe.
Unioni i gazetareve duhet ti kerkoje OSBE-se largimin e ketsaj karikature nga Shqiperia. Mos ja lini politikes apo opozites kete ceshtje.
Pastaj ne se doni te shpetoni edhe Gjermanine nga ky ekzemplar (e paska kerkuar Ministria e Jashtme gjermane (!?)per nje vend te rendesishem ) bejini me dije per prockullat e ketij njeriu.
Tani komunistet po luftojne edhe OSBE, beni mire se keshtu porosit PPSH-ja dhe udheheqesi legjendar enver hoxha. Zaten, bijte e tyre jeni.
per komentuesin kardian.
Nga afro 70 komente vetem 2 prej tyre jane kunder ketij shkrimi.Persa i perket enver hoxhes ajo kohe nuk mund te kthehet por do mbetet si pjese e historise kur shqiperia ishte vend plotesihst sovran jo si tani qe po ekthejne ne nevojtore te europes.
Sa per dijeni sali berisha me kastriot islamin kane shkuar ne paris dhe gjithe europen me paret e enver hoxhes.
Ato e kane bredhur boten para 90′ me teper se gjithe antaret e Byrose Politike njeri si spiun dhe tjetri si doktor me shurre e enverit neper xhepa.
Kjo eshte tragjedia jone kombetare qe keto vemje nga bythlepires te diktatorit te dashur u kthyen ne bole lepires te ambasdorit.
Katasrofa eshte se ka akoma ardiane dhe kardiane qe besojne te keto vemje si berisha dhe keto spiune biznesi si wolfarth.
Eshte e kote qe te miresh me nje kopil europian qe gjerman besoj sduhet te jete kurre .SE NE GJERMANINE E MBAJME SIMBOL TE EUROPES PER GJITHCKA shekoni e degjoni ambasadoren gjermane me kete koke bosh qen zgare kernackash se sa ndryshojne ne shpreje e veprime..
e keni ne Itali kete zoterin,papapa si ishte bo mer lal,me qoftet qe han ne SHqiperi,
Gabim trashanik te krahasosh KQZ-n me nje skuader futbolli…Loja vazhdon edhe kur iken nje lojtare, edhe kur ikin 2 3 , po ama skuadra me me pak lojtare eshte me e pafuqishme per te fituar….Po ne kete rast PS dhe koalicioni i saj i gjere do te fitoje gjithsesi sepse vota popullore eshte ne mase per Rilindje
per mendimim tim zoti wolfarth beri gabim qe krahasoi kqz me nje skuader futbolli sepse ai harron ne gje se ne futboll ka arbite por po ta lesh te vjedhesh kete qeveri ajo te masakron dhe ne kqz nuk ka rbiter
zoti vofarth ks nje eprceptim shuem te gabuar per shqiperine ose nuk njeh realitetin shqipatr ose eshte mesuar me gjermani ku ai jeton dhe mendon se dhe po ti beje zgjedhejt mazhoranca ato do jene te lira e te ndershme
sa kohe beri ne shqiperi ai duhet te kishte kuptuar kete qeveri se te vetmin synim ka vjedhjen e zgjedhjeve dhe asgje tjeer ndaj duhet bere ceshte e mundur per tu frenuar e jo te lihet e lire
ai si kreu i osbe odihr ne shqiperi duhet te beje cmos qe zgjedhjet t ejene te lira e te ndershem dhe sipas standarteve te sugjeruara nga vete ai e jo te lejoje berishen ti vjedhe ato me ngulm dhe ne menyren me te lehete te mundshme
prezenca europiane ne vend duhet te beje presione nga me te ndryshmet qe berisah te kete sa me pak mundesi te vjedhe zgjedhejt dhe te jete sa me pak i aksesushem ne kqz e jo ti lihen kaq hapsira e ti jepet e drejta dhe kur vjedh
me nje presion sa me te gjere dhe s ame te madh kjo qeveri mund te minimizoje vjedhejt e zgjedhjeve se ndryshe ska zgjidhje kjo pune sepse ajo po mundohet te parapregatise terrenin per te vjedhur
vetem shb ne keto momente dhe gjermani jane treguar strikte ndaj ksaj qevri duke mos i legjitimuar masakren qe i bere kjo qeveri kqz dhe e kane quajtur tentative kryesore per vjedhjen e zgjedhejve
4 qifte dhe di birra nuk i mjafton wolfit.
Jepini edhe kte salcicen teme.!
keto zgjedhje jane te fituar nga e majta apvarsisht do mundohet apo jo ti vjedhe berisha apo me cfare beri ai me kqz sepse fryma e popullit opozitare eshte kaq opozitare sa ska me
e ka thene shume bukur zoti rama qe dhe po ti numoroje ne shtepi votat berisha eopozita do i fitoje keto zgjedhje dhe shqipaeria do ece e sigurt drejt rilindjes dhe europes se bashkuar
urojme qe zoti wolfarth te reflektoje dhe te ndryshoje mendimi persa i eprket kqz dhe ksaj qeverie dhe te beje te pamunduren qe keto zgjehdje te jene te lira dhe te ndershme dhe sipas standarteve te kerkuara
Presoini i madh qe behet mbi KQZ eshte grahma e fundit e ketij pushteti ne ikje
Pas seances parlamentare, qe u mbyll me shkarkimin e anetarit te KQZ dhe sherrit te vogel te deputeteve me Islamin per kartonin e me tej akuzat e Joefines per kontrabanden e leshit, partneret evropiane dhe ambasadoret u drejtuan te merzitur tek zyra e Rames.Ne pak minuta zyra e Rames u mbush plot me partnere nderkombetare e diplomate, qe nga Arvizu, Sequi, Volfi e gjer tek konsulli fuqiplote i Karaburunit, duke detyruar rojet te mos pranonin mysafire te tjere.Kesisoj mbeten jashte Gjinushi, Milo, Petro Koçi dhe e gjithe krushqia e nardndokave.Ramen e gjeten afer sobes duke pjekur ca geshtenja te blera ne pazarin e Prizrenit, e kjo ne vetvete e bente atmosferen akoma me ndjellese, me spontane e me pak protokollare.Me shume u ndje ne ambjentin e tij ambasador Volfi, qe nga padurimi filloi te qeroje ca geshtenja te papjekura, pa marre dhe as kerkuar leje nga kryetari.Si me i moshuari e morri fjalen Arvizu i pari, qe i indinjuar ne zenit i beri thirrje Rames per proteste ne shesh,e keshtu me rradhe te tjeret, qe kerkuan shkarkimin imediat te Topallit, ngaqe kish permendur leshin dhe derivatet e leshit, duke ofenduar kafshet e urta dhe ambjentalisht te pademshme, siç jane gjedhet.Rama i degjoi me qetesi te madhe dhe u beri thirrje te ruanin gjakftohtesine, biles iu desh ta humbte miresjelljen me konsullin e Karaburunit, qe e etiketoi Jozefinen me termin”leshanjoze”.Ambasadori turk, megjithate deklaroi se ndihej i fyer ai dhe populli i tij, pasi kjo meseleja e leshit kapte edhe kufijte e vendit te tij, duke iu referuar deklaratave te lidereve se çdo turk ka gjak shqiptari dhe çdo shqiptar ka lesh turku.Rama e qetesoi edhe ate, duke keshilluar ambasadoret qe te mos i pergjigjeshin provokacioneve me veprime te pakontrolluara.Opinionit te ambasadorit Volfi, se ky ishte rasti i mire per te kerkuar nderhyrjen e Nato-s, Rama iu pergjigj se punet e mira behen avash-avash, qe geshtenjat te piqen por zhapa te mos u pelcase.Volfi e aprovoi ne ajer kete batute te bukur dhe mbushi serish doren me geshtenja, duke shkaktuar nje revolte te vogel mes mysafireve.Sakaq, secili bluante ne mendje ndonje plan te mençur per te nxjerre parlamentin nga halli.Pa kerkuar fjalen, ambasadori turk leshoi fjaline bombe: – Kjo aleanca me LSI-ne te solli tersin e derrit… Sapo degjoi ofezen ndaj derrave, Volfi kerceu perpjete me gjithe geshtenjat qe kishte ne duar: – Ç’hyjne derrat ketu more aman?!Aleancen me Meten ia detyruan letrat e Ha-ngjales dhe Prapa-dredhut; s’kane faj derrat ketu! Rama shpjegoi i irrituar se behej fjale per gabim gjuhesor; sekretaret quheshin Ayala dhe Papandreu e po qe fjala per derrat, ata s’kane lesh, por kjo i zemeroi me keq ambasadoret,qe theksuan se nuk kishin ardhur aty per leshin e derrit. Rama beri te ditur se do bisedonte njehere me aleatin e tij Meta, meqe gjithe kete zallamahi e kishte shkaktuar vendimi i Berishes, qe i shtoi KQZ-se nje anetar te pavarur te PD.Sapo i ra celularit, Meta iu pergjigj se ishte ne nje takim urgjent me ambasadorin Arvizu e nuk mundej dot ne ato minuta.Rama u çudit pa mase, duke qene se ambasadorin e kishte perballe duke i qeruar ca geshtenja Volfit e nderkaq, per te mos dhene shenja nervozizmi ne syte e mysafireve,doli gjer tek dera dhe i foli ne kod: – Per ambasador Dragobine e ke fjalen ti, se vetem ai ka mbetur pa ardhur tek une sot ne darke? Meta iu pergjigj se ne fakt ky nuk ishte 100% Arvizu, por ishte edhe mik i Rames,duke qene se tani mbante karriken qe Rama e kish pasur per 12 vjet.Rama e kuptoi batuten dhe u çlirua disi, i qarte se ne pazarin e leshit, miku i Metes mund sillte ndonje hollesi ne favorin e tyre.Pas kesaj, ata filluan te shkembenin mendime ne progaramin per fermeret, duke qene se kandidatet per deputete, ca nga gazetat, ca nga muzika e ca nga sporti i mundjes, nuk do ishin dot te afte te shpjegonin gje prej gjeje.Nderkaq, ne zyre mbaruan geshtenjat dhe ambasadori turk nisi nje sherr ne turqisht me konsullin e Karaburunit mbi prejardhjen e ketij emri, aq sa u mendua se perfundimisht do rriheshin, por shyqyr qe kjo nuk ndodhi.Me harene qe e karakterizonte, me ne fund Volfi propozoi qe te dilnin te gjithe se bashku e ta festonin paqtimin tek lokal”Austria” me dy kriklla birre per koke.I ngriten e shkuan te tere me entuziazem, duke lene Ramen ne celular, qe pyetjes se pertejme te Metes se ku shkuan ambasadoret, iu pergjigje me nje ton te rende: – Iken, iken te gjithe per lesh…
21 prill 2013
Te bllokoje KQZ-n, ta mare dhe te shpia vet po te doje, por asgje nuk e ndal fitoren e koalicionit te majte…Ta shikoje ne enderr Berisha mandatin tjeter
Misioni i ketij burrit (volfart) ne vendin tone mbarron pas dy muajsh. Ai guxon e na thote se do terhiqet nga detyra, por do te qendroje ne Shqiperi deri pas zghedhjeve.
Le te na thote cili eshte versioni i vertete.
Turp te te vije o volfart, ik, largohu nga vendi yne sa me pare, mos na detyro te te perzeme!!!
Ky gjermani i OSBE-se sa here qe ka folur per çeshtje delikate e ka çuar ujin gjithmone ne mullirin e Groschuk-ut austriak.
Nuk ka manover qe e ndal fitoren e koalicinit te majte
ksaj radhe humbja e saliut eshte e sigurt sado te mundohet me manovrat e tij per teqendruar ne pusht-tet
Me duket sikur ketu ka nje gjykim te gabuar nga ana e Z.Wolfarth. Ai me duket sikur nuk e njeh mire shqiperine dhe realitetin ketu…Me duket sikur ka nje perceptim te gabuar,pasi ndryshe nga si eshte mesuar ai ketu nuk ka zgjedhje demokratike,ketu ka cenim te votes.
Nëse një skuadër humbet një lojtar, s’prish punë, loja vazhdon
Vazhdon ne shtetet europiane dhe ne Amerike por jo ketu Z.Wolfarth. Ketu eshte shume e veshtire te mbash zgjedhje te lira dhe demokratike me njerez te tille si Saliu qe nuk e leshon postin
Stop Diplomatic Garbage Espionage !
Ore pse sfutet deputet tek PD ky lloj farfalle e te marr 2rroga njekohsisht.
Te gjithe e dine se Une jam nje Antiberishe i thekun. Une jam per rregulla loje te qarta e te respektueshme. Sali QENI nuk njeh ligj, rregull, nder, burrni, bese, fjalenderi etj etj. Ai eshte ish-president qe ka tradhetuar kushtetuten. Kjo ka qene arsyea qe nga Ai moment me qenin do te jeme po me Sali QENIN jo! Qen per qen me Qenin e jo me Sali QENI, jo! e JO! Pra Une do te votoja per çdo opozite qe ka shqiperia. Por nga momenti, me 1 prill 2013 qe PS ka bere marreveshjeje me Kokelopen e kam dhjere fare edhe Edi Ramen. Po ky eshte fare idiot. E çfare i duhet kualizioni me Meten per te abstenuar njerzia! Doja te pritja 23 qershorin per te dale ne opozite, (ne fakt kurre nuk kam qene opozite, vetem 15 dite kam qene me S.Bishen kur u be President) tani jam opozite e opozites se pozites. Tani mjaft! Ata qe kane votuar ligjin elektoral e ndryshimet kushtetuese, ke shpia! Mjaft ke shpia! Nuk dua ti shohim me sy. Me marr armet, se nuk duan te shkojne me paqe e te mire. Ata si kuptojne nga punet e shtetit e dine se KQZ nuk hyn fare ne pune. Fati i zgjedhjeve vendoset ne qendren e votimit. çfare vendoset atje nuk mund ti ndryshoje askush. Mbrapa sikurse jane duke ardhur punet eshte mire qe mos te behen fare zgjedhjeje. Nuk ka nevoje as per Kryeminister. Eshte me mire pa Kryeminister se sa si Sali QENI. Duke ja lene ne dore te gjitha Sali QENIT e veshtire ta shtyeje edhe kater vite pa plasur lufta. Edhe se do te beheshin zgjedhjeje te drejta te sakta etj etj, ato jane te paparanueshme pasi asgje nuk besohet Sali QENIT. Zgjedhjet jane te deshtuara, falimentimi i shtetit shqiptar do te jete brenda kater vitesh, e lufta civile do ta zgjidhe çeshtjen. Sala sa me shume te rrije ne pushtet aq me rende do te bije kur te rrezohet. “Mos u bafte magjypi mbret se vret edhe baben e vet”: Sali QENI eshte magjyp Turkie, Ate vetem lufta e ban te dhjese breket, e do ta baje. Po ED QIPI ça pat me na tradhetue para 23 qershorit!