Tani kemi një të majtë të bashkuar, por jo një opozitë të bashkuar, dhe nga ana tjetër kemi një koalicion qeverisës të bashkuar, por jo një të djathtë të bashkuar. Aleanca Kuqezi dhe Fryma e Re Demokratike, njëra më shumë e majtë e tjetra e djathtë, po tentojnë të shkojnë të vetme në votime, njëra duke krisur koalicionin e majtë e tjetra duke i bërë sfidë koalicionit të djathtë.
Në këtë pikë shihet qartë se opozita është e favorizuar të fitojë pasi ajo pasi ka bashkuar gjithë gjymtyrët e saj, ka në favor dhe dy forcat e pavarura opozitare, ndërsa PD-ja përveçse nuk ka asnjë energji të reja në koalicion, ka dhe një sfidë nga një parti e dalë nga strukturat e saj.
Por ky zhvillim, i cili ngjan se do të jetë fotografia e fundit e koalicioneve të 23 qershorit, nuk ka më një logjikë pragmatiste siç u promovua. Ceremonia e tejfryrë e Shkodrës, si një dasmë me shumë dëshmitarë nga frika e divorcit, në të vërtetë reflektonte një majtizëm të pastër, një koalicion liberal, mbështetur mbi parime të së majtës, kundër tendencave nacionaliste dhe ksenofobe dhe pagëzuar nga aleatët e majtë fqinjë në Ballkan. E gjithë kjo i jep sens përfshirjes së Vangjel Dules brenda koalicionit të majtë dhe forcon portretin e moderuar të koalicionit të majtë. Pavarësisht kujtesës së papritur të Berishës për t’u bërë anti-serb me Fazlliçin në dhomë të pritjes çdo ditë, ky është një parim më normal majtist, por jo pragmatist siç u tha, kur u njoftua bashkimi LSI- PS. Ky është një zhvillim normal i së majtës, me parimet e veta dhe nuk ka të bëjë fare me konceptin e opozitës së bashkuar që funksiononte si ide derisa u bë ky bashkim. Në këtë pikë bien të gjitha argumentet, sidomos ato të miat, për bashkim kundër regjimit apo për të majtë e të djathtë kundër Berishës. Ky është një koalicion i pastër i majtë, i guximshëm nga pikëpamja politike dhe shumë i pranueshëm ndërkombëtarisht. Pra, nuk është mirë që tani e tutje të ngatërrohen argumentet kur flitet për koalicionin opozitar. Ai duhet mbështetur si një koalicion i majtë, i mirësistemuar dhe i plotë, por jo si një koalicion pragmatist.
Dy subjektet e tjera politike, AK dhe FRD, që janë të rreshtuara në opozitë, kanë ngelur në mënyrë natyrale të vetme, pasi koalicioni opozitar nuk u ndërtua mbi frymën e një opozite të bashkuar, por mbi frymën e një të majte të bashkuar, ku siç thotë dhe Ilir Meta, nuk është një koalicion anti- Berishë, por një lëvizje për ndryshim politik të pushtetit.
E vetmja vlerë që duhet të tregojë koalicioni i majtë me dy subjektet e tjera opozitare është vendosja e një bashkëpunimi të mundshëm jozyrtar mes tyre për etikën në fushatën elektorale, dhe ndihmën për ruajtjen e votave, me qëllim që ta bëjnë më të lehtë bashkimin e tyre në një koalicion paszgjedhor në qeverinë e re të pas 23 qershorit.
Zhvillimi i dytë i pritshëm, ai i bashkimit në një koalicion të FRD me AK, është çështje llogarish elektorale. Frika e mosmaksimalizmit të votave, apo e pragut të lartë të koalicionit në Tiranë, mund t’i lërë ata të vetëm në zgjedhje, por me një raport jozyrtar me koalicionin opozitar.
Edhe pse jo shumë racionale, kjo opozitë do ta mundë Sali Berishën. E majta e bashkuar dhe dy parti të tjera në qendër, po ashtu opozitare, krijojnë në elektorat një frymë shumë më të fortë ndryshimi se sa statukuoja e PD dhe pozicioni i mbijetesës politike të PD me Sali Berishën.
Problemi i vetëm që unë shikoj, është që nervozizmi i strukturimit të koalicioneve të mos kthehet në debat politik shterpë. Spahiu nuk ka pse gjen arsye të kota përse nuk ka hyrë në koalicion me të majtën, duke e kushtëzuar atë me arrestime, bashkime trojesh apo deklarata ksenofobe, pasi kjo është sikur t’u thuash nuk dua të vij me ju. Socialistët po ashtu nuk kanë pse thonë më se ne udhëhiqemi nga pragmatizmi në ndërtimin e koalicionit, pasi është më normal ky tip koalicioni që ndërtuan, bazuar mbi majtizmin, se sa justifikimi i tyre mbi pragmatizmin. E rëndësishme është të ruajnë frymën e bashkëpunimit opozitar, tashmë që ka dhe 24 orë për të vendosur nëse janë pragmatistë apo pragma(j)tistë.
Nje analize realiste dhe e ftohte . Ka dhe 24 ore kohe
I tash qi kam marr Kaqin n’prehen, baca asht ba ma i fort, ma i kompletum. Largimi i LSI nuk e ka dobsue aspak bacen.
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/zgjedhjet-2013.html
Ai Kreshniku eshte i papjekur fare –Si ka mundesi ka qene gjykates ai ..??
Ai thote te bejme mareveshje per te arestuar Salen …!!! Kjo eshte skandaloze , sikur jemi shtet diktatorial
Prokuroria ne baze te dokumentave ben punen e saj per kedo qe ka bere shkelje dhe apstaj gjykata meret me te —
Po pse e ve ne dyshim ti qe ka bere shkelje? Nese e ve ne dyshim kete, atehere thjesht votoje
Nje analize kot, sa per te legitimuar sadopak ate qe eshte qartas ilegjitime!
LSI e majte? LSI eshte e majte, e djathte, e qendres,….i ben te gjitha LSI-ja, si t’i shkoje pershtat Metes.
Hajduti njeh vetem principin e vjedhjes, asnje tjeter. Hajduti as njeh programe e as parti.
Prandaj s’mund te flitet per bashkim te se majtes per sa kohe aty ndodhet Meta.
Pergjithsisht ke thene disa te verteta, o Mero,
sidomos persa i perket frymes opozitare kunder Varrmihsit te Shqiperise, por…
…Por duhet te pranosh edhe ndonje kritike te sinqerte qe te vjen nga dashamirsit dhe simpatizantet e tu…
Aman o Mero, me keto terma…
M a j t i z e m…d j a t h t i z em… p r a g m a t i z e m…p r a g m a ( j ) t i z e m…
Cfare lesh djathtizmi eshte Varrmihsi i Shqiperise, kur nga mengjezi ne darke perdor metodat e nje F a s h i s t i primitiv, perzjer me nje bajraktarizem ekstrem vucidolian?!…
Po te kishin partite e djathta europiane edhe 5 perqind te demagogjise, genjeshtrave, korrupsionit dhe hajduterise se Sali Mashtrusit nuk do te vinin kurre ne pushtet…
Cfare djathtizmi eshte Hajdutlleku i Sali Babes me 40 hajdute?!…
Cfare djathtizmi rigjeneron Baca yne i krimit kur shqiptaret e akuzojne si Vrases dhe Kriminel Ordiner?!…
Por edhe koalicioni PS – LSI, qe ti me te drejte e quan si nje dasem me shume deshmitare, nga frika e divorcit,
nuk mund te quhet koalicion i nje te majte te paster…per sa kohe perfaqsuesi i njeres parti eshte nje Hajdut me Cizme, i nxjerr i pafajshem nga gjykates te manipuluar e te korruptuar!…( te cilin ne shqiptaret jemi kurjoze te mesojme se sa vota do ti jape populli pas mbeshtetjes qe i ka dhene deri tani Qeverise se korruptuar qe ka uzurpuar pushtetin me vota te vjedhura dhe me blerje deputetesh…aq me keq kur Sovrani ka te fresketa akoma me ze e me figure Korrupsionin e padenuar dhe te mbrojture nga gjykatat e Sali Babes me 40 hajdute!…)
Ne fakt, quaje si te duash, por koalicioni me Met Lamashin, edhe pse ky i fundit beri nje levizje politike duke u kthyer prane elektoratit te vet, por prape se prape ky koalicion eshte dhe mbetet nje koalicion pragmatist dhe i padeshirushem, por i nevojshem per te larguar Kryebarbarin!
Keto zgjedhje dhe keto koalicione, pa struktura te mirtfillta te administrates zgjedhore,
faktikisht pa Komision Qendror te Zgjedhjeve,
me duken nje Lesh Arapi, qe nuk dihet se si do tu shkoje filli…
Ndaj mbetet te themi, Zoti qofte me Shqiperine dhe shqiptaret, se nje Kaos te tille si ne Shqiperi,
SIDOMOS KUR ZGJEDHJET I JANE BESUAR TI ORGANIZOJE K U S A R I dhe K R I M I N E L I…
…do te thote qe Melcit ti varen ujkut te Zi ne goje…
Nga nje kaos dhe rremuje parazgjedhore nuk mund te presesh kurre zgjedhje te rregullta!…
Pseudo analize mediokre, oportuniste, e kapur. Turp tju thuash te majte nje grupi sharlatanesh qe mbrojne mafien e biznesit. Qe skane lidhje fare me popullin e majte dhe filozofine e te majtes. Fshihen mbrapa emrit te se majtes si baxhella mbrapa vellos se nuserise.
Cka thu bre Mero Baze, a te duket normal me serb pas shpine koalicioni. A mfal normal si i majt. Bash mire spo ja harron berishes fazllicin, por as Metes mos ja harro Tadicin
Llogjike e paster. Ne fakt nuk e kam kuptuar kete fjlaorin e Metes pro berishes, qe thote nuk jemi antiberishe. Me ironi por baze, e ka cituar korekt si tipar t ketij koalicioni
Mero do te tremb Kreshynikun te hyj ne koalicion neser. Kaq eshte e gjitha. Do ti kujtoj cdo ta gjej te vetem
Si kolaicion i majte ehste gjendja e 2009 sic duhet te ishte perballe nje Berishe pa Topin dhe Spahiun. Sic thote Mero fitorja eshte e sigurt vetem ruani qetesine…edhe pas fitores
Nuk e kuptova kete Mero! Ceshtjet Penale te Metes qe do mund te kushtezojne qeverisjen e PSse (sic ke thene dhe ti) skane ngjyre politike.
Ketu nuk behet fjale per emrin qe i japim ketij bashkimi, por per thelbin e tij. Pak rendesi ka nese e quajme antiregjim, pragmatist apo pragmajtist; e rendesishme ka qene dhe mbetet qe Ilir Meta dhe LSI jane te inkriminuar.
Ajo qe na qeteson si qytetar eshte ndeshkueshmeria. Si do mund te realizohen keto ndeshkime per Saliun, Meten, etj nqs ne krye te pushtetit te ardhshem do te jete serish i majti Meta sic thua ti ose hajduti Meta sic them une?!
Anton, po të rishkruaj përgjigjen nga komunikimi i mëparshëm meqë s’më bie të komentoj shpesh :
Anton, sistemet i bëjnë njerëzit, është si ajo që thonë se këtu ligjet janë të mira por nuk zbatohen. Megjithatë unë dakord jam me ty, mos prit të të kundërshtoj, por gjërat duhen parë në një plan sa më të realizueshëm, sistemet mund të duan kohë të ndërtohen, e ne s’mund të rrimë deri atëherë indiferent, e them këtë nisur nga fakti që ke shkruar se nuk do të votosh.
Në 2009 unë nuk kam votuar, e nuk mund të them se arrita të tregoj ndonjë gjë, ndoshta kam qenë ‘i privilegjuar’ në biseda tavoline, sepse kur kritikoja njërën palë (PD apo PS) më mbronin fanatikët e palës tjetër e kaq.
Mendoj se në kushtet që jemi, kohë dhe vend, duhet dhënë kontributi në këto zgjedhje, dhe hapi i parë i përmirësimit të sistemit, apo kushteve është heqja e Berishës, e në të njëjtën kohë do të prisja me kuriozitet ç’do të bënte Rama me këtë sistem.
Dhe një gjë : Mos harro se ke një pjesë dërrmuese të popullsisë që janë analfabetë, nuk dua të flas me statistika xhepi, por para ca ditësh lexova ca statistika të frikshme tek një artikull i respublica-s :
http://respublica.al/opinion/2013/04/12/carja-tektonike-si-shqiperia-po-i-afrohet-kontinentit-afrikan
Pa u zgjidhur ky problem, zor se mund të flitet për sistem se njerëzit duhet të dinë një herë të dallojnë të mirën nga e keqja.
lali e di që e ke mirë ti!!
në një farë mënyre ti thmi VK muhabetit dhe të ndërrojmë berishën!!çna duhet ne të ndërrojmë pushtetin??çna duhet ne të ndërtojmë shtetin!?
gjëja më e thjeshtë është ndërrimi i sundimtarit!gje gjëja e sigurtë është ajo se do të jetë më i butë se berisha!!berisha ishte më i butë se ramizi e ramizi më i butë se enveri!
ndoshta për nja 3 a 4 qind vjet dhe ne do të arrimë atë që perëndimi ka sot!!!ndoshta?!
e rëndësishme është që ne kemi makina si perëndimi dhe tru si zimbabve!!!
rrofshin diktaturat e buta!!
Plotesisht dakord me ty, i nderuar Baze, si do qe te behen hesapet e majta duhete te vije ne pushtet NORMALISHT,NESE VOTAT NUMUROHEN DHE NUK VIDHEN.
Po a ka Burre Nene te ndaloje El Commandanten qe te mos i numuroje votat SIC DO AI?
Koleget e tu Bushati, Dervishi etj. kane kaq kohe qe diskutojne vetem nje çeshtje? A do te kete numurim te rregullt votash? A do te mund te ndalet vjedhja e votes tani qe AI Burri ka shtene ne dore te gjitha pushtetet e mundshme?
Te shoh se nuk merakosesh shume per kete pune, a je i sigurte?
Kjo nuk qendron fare .Koalicioni i HALEateve i sherben vetem klanit Meta-Rama qe te heqin klanin Berisha sepse kane zgjedhur te jene shushunjat e reja .Fakti eshte se Edvini mbas HALEatit te tij prrrrogrrresist pesoi nje carje me te madhe me AK.Ndoshta MYSLIM PASHA nuk eshte aq figure e spikatur sa Ilir Meta .Gjithashtu dhe Dulja na duhet me pragmutistet e majte sepse gjithesej ka 1000 vota dhe do kete marre si premtim qe censusi duhet ribere…na duhen medomomos ca kenaqesi per hidhesine e mjekres se palare .
Ne fakt Ilir Meta u kujdes personalisht qe thjesht te jete nje ndryshim politik,por ai te jete gjithmone ne krye,dhe kjo fale pragmutistit Piktor
Mendoj se AK dhe FRD , bejne shume mire qe e provojne veten dhe sidomos i japin mundesine shume njerezve qe nuk duan qe vota e tyre ti jape 10 deputet I.Metes ,apo te mbaje ne fuqi ende Berishen .
Do e mundi Berishen HALEanca e pragmutisteve ????
Mero ik kurohu ,sepse pasneser fillon fushata …ajo e terrorrit zgjedhor .
PS e humbi rastin historik qe prisnin jo vetem shqiptaret por edhe nderkombetaret me aleancen qe beri me hajdutet e lsi-se. Personalisht nuk e votoj me ps do ta hedh voten time tek ak si nje force qe te pakten deri sonte ne kete ore te vone nuk eshte bashkuar me hajdutet dhe tradhetaret e vendit dhe sa kohe qe do te kembengule te fuse ne burg jo vetem salen por edhe ilir hajdutin tani.
Berisha do ta kete ndjere, se e kane tradhetuar edhe serbet,mendon se ata tani po mbeshteten tek te majtet per zgjidhjen e problemeve te tyre.
Serbet kane avancuar pertej nevojes se liderve shqiptare,per te zgjidhur ceshtjet me Kosoven,jane ne prag te marveshjes me BE,duke “marre”me vete dhe Kosoven.Ne mbetem vagoni i fundit.
FRD dhe AK te japin pershtypjen se po mundohen te grumbullojne te pakenaqurit,per ti dorezuar tek PD,duke “fajsuar” te majten, nuk demostruat per 1 Maj.
Z. Mero Baze!
Megjithe respektin e pakrahasueshem ndaj gazetarise suaj dhe vleresimin tim per personin tuaj, nuk jam ende i bindur se opozita e majte, apo siç thini ju,prgama(j)tizmi do te fitoje zgjedhjet. Marre shkase nga shkrimi i Zonjes Basha (tek Shqiptarja.com), ku nder te tjera duke iu drejtuar Berishes thote “nuk te njohin mire!” Dua te them, nese ju e keni parashikuar edhe anen e panjohur (te pabese) te Sali Berishes. Kam pershtypjen se kur ky njeri nuk ndihet, eshte i qete, diçka eshte duke ose e ka bluar ne mendje, dhe pritet ta beje publike duke befasuar njerezit, opoziten e nderkombetaret se bashku. Berisha nuk duhet te vleresehet per ate qe eshte, por per ate qemund te jete mbas disa ditesh, dhe siç keni thene edhe ju, ky njeri nuk duhet te vleresohet per çka thote por per ato qe bene. Te shohim! Ndajketij njeriu nuk duhet te kihet besim, se atehere te godet rende!
PD i ka ngelur vetem varkari pensionist dhe ca trundryshkur, te baltezuar nga fjalori shterpe e qesharak komunist i varkarit. Problemi eshte se si ka mundesi te bashkohesh sot ne vitin 2013 me nje ish komunist fanatik – se kuptoj trunin e idriz gjoja-camit dhe nikoll gjoja-lezhianit! Aty ska PD ska anetare, ska ide, ka vetem ca pasagjere te cilet kujtojne se kane hypur ne kruazier dhe po bejne turin mesdhetar me kapiten nje varkar truthare e demagog, tradhtar e palaco, malok e pagedhendur dhe spiun. Zoti ja tregofte vendin!
TE LUMTE GOJA KULMI
Ne kushtet e tanishme eshte e domosdoshme qe AKZ dhe FRD te krijojne nje front te vetin. Kjo do ishte me ndershmja dhe me e mira per te gjithe. Mos harroni qe ka nje elektorat te madh qe do te votoje keto forca te dyja bashke, ku hyjne kryesisht te ‘ZHGENJYERIT’ si nga mazhoranca me gjithe gafat e saj te pafunda dhe qeverisje skandaloze ashtu dhe nga opozita per ato qe konsiderohen nga disa kursuret e veta. Pra nqs SHBA dhe BE duan te ndihmojne rotacionin, duhet te lobojne qe FRD dhe AKZ te dalin bashke. Ne rast se Berisha arrin te marre ne koalicion ndonjerin prej ketyre, bravo i qofte Saliut se ia pska hedhur te gjitheve. Nqs Berisha merr ne kolaicion njerin nga FRD ose AKZ, kjo pervec se perfundon plotesisht karrieren serioze politike te atij qe do t’i perulet Saliut, por mbi te gjitha ngre shume pikepyetje te tjera ne lidhje me riskun e levizjeve te mundshme brenda dhe jashte koalicioneve pas zgjedhjeve. Nqs nderkombetaret kane nje ndikim ne rezultatet e zgjedhjeve ne Shqiperi, keto 14 ore jane momenti i tyre. Te shohim dhe do kuptojme neser se nga e jep drejtimin busulla e AKZ dhe FRD qe nqs e keni parasysh, gjilpera e saj eshte e njejte me simbolin e Natos.
Po te behej sado pak analize e sinqerte do te thuheshin disa gjera
Se pari komisioneri i Dules ne fillim ngriu funksionin deri ne momentin qe Rama Dule bene akordin. Gjithmone qendrimin e partise Dules e percakton Athina.
Se dyti Dule e ka bere ne dijeni te Athines marrveshjen sepse asnjehere nuk ka veprue ndryshe. Dule dhe Athina jane siguruar nga Rama se AKZ nuk do jete ne koalicion me socialistet dhe Dulen.Nje koalicion i tille nuk ka bire nene qe e bene as qe e merr vesht
Se treti koalicionet para zgjellore partija e Dules i ka pase historikisht me Ps.Pas zgjedhjeve kur ka humb ps atehere me urdher te Athines Dule eshte afrue ne pushtet qe te jete brenda qeverisjes
Se katerti U pa se Akz eshte e drejtuar nga diletante dhe frigacake.Nje here i thane amerikanet te rrine urte dhe kane harrue ceshtjen kombetare sharlantanet e Akz
Se pesti dihet qe AKZ e krijoji Rama.Vetem qenja ne drejtim te Akz e vllajit te Sokol Balles tregon doren e Rames.Dihet se Sokol Balla kishte gruan ne bashki mwe Ramen dhe drejton nje pro[ogande ne Top Chenel per Ramen.
Se gjashti Rama e kuptoji se simpatizantet e AKZ ishin te majtet dhe tani Rama ja heq mbeshtetjen dhe se Rama kuptoji se qellimi qe krijoji Akz nuk solli resultat por te kunderten.
Tani Kreshniku dhe Myslim Pasha i Rames kane mbete ne zall si peshku pa uje.Po keshtu dhe Topja i presidences qe perkrahesit i ka figura te djegura dhe te majte.
E djatheta eshte komode kete e dine mire edhe Mero por se pranon dot publikisht
Se shtateti Rama ne Kosove tha:Traktat miqesije Shqiperi Kosove.Nga kush e ka kete ide se po te thonte Berisha keshtu me siguri analisti me siperm do bente nja 100 analiza per tratheti dhe dothirte gjithe bedelat analiste ne ndihme.
Tani dihet se miku me i math i Rames eshte antishqiptari Papandreu
Te tjerat merren vesht vete
as ne 2009 skishte bir nene qe e bente koalicionin pd+lsi por u be. politika kshu eshte mor shok por ne jemi pak primitive dhe duam qe sic jemi 3milion te na plotesohen 3 milion deshira si te behen koalicionet. ka parime e loje politika ka llogari dhe aritmetike e jo hajde ti me mua se do vij dhe une me ty dhe behemi dy.
pd-istat po gerthasin me nje klithme si nje kafshe kur jep shpirt e sdi ku te kacavirret qe te kete nje shpetim sadopak qoft dhe 2min me shume.
Po mero analizen soft e ke bere mire por ke haruar pse elektorati i majte nuk edo LSI,akoma jane lulet dhe lotet ne bulevard mbas 21janarit.Elektorati i majte e di mire se kush jane drejtuesit e metes te cilet ne menyren me te ulet ne administraten shteterore dhe per nje vule protokolli donin euro(leket nuk i njihnin se ishin per integrimin).Jo Mero nuk do zgjase tre dite efekti i poshtersise tek njerezit me ndergjegje dhe kontribute.
nuk jam i sigurte qe e majta u bashkua.Ne fakt u bashkuan ca interesa partish,por e majta(dhe ketu kam parasysh basenin e majte)ka pesuar nje shock te vertete.Eshte njesoj sikur dy gjenerale jane vendosur te dy afer njeri-tjetrit me te vendosur se kurre te fitojne luften,por prapa kraheve te tyre kane nje ushtri te tere ne anarki totale.Mbase gaboj dhe qofte kjo e imja nje parandjenje super e gabuar,por nuk jam me i sigurt se kush do ta determinoje rezultatin e 23 qershorit,zgjedhesit apo keto dokumentat e nenshkruara me buje e fanfara.Kam frike se zgjedhesit do jene te pavendosur e kjo do perkthehet ne nje perqindje shume te ulet ne pjesemarrjen e zgjedhjeve,qe nuk eshte shenje e mire.Pra,njerezit nuk e ndjejne ndryshimin,pavaresisht flamujve qe do valeviten.E sigurte eshte qe Berisha duhet rrezuar me vota,por mbeshtetesit e Berishes jane fiks po ata;e djathta e Berishes nuk eshte ne krize,biles ata do sjellin plot argumente sesi Lsi i ka demtuar ne qeverisje e doemos do t’ia faturojne LSI-se objektivat e parealizuara.Duke marre bllokun e Berishes solid,nuk di nese e majta do rekuperoje ne kohe elektoratin e saj,duke qene se massmedia do jape kete kuader te thjeshte:”LSI ishte molla e kalbur,berisha i zgjuari i dynjase e hodhi mollen e kalbur dhe Rama e futi kete ne shporten e tij.Meqenese asnjehere mollet e shendosha nuk shendoshin te kalburen por gjithmone molla e kalbur semur te shendoshat,del se e majta e ka marre problemin me vete”.Nese LSI u kujtua qe qenkesh e majte,kjo te ngushellon,por ne fakt ajo shpalos si primare integrimin ne Evrope;gje qe nuk perben majtizem ne program sesa plotesim kushtesh e ne fakt,kushtet jane ne perplasje te hapur me parimet e majta,meqe flitet per reforma strukturore,dmth akoma shkurtime nga puna,etj.Sinqerisht,ketu une shoh nje skuader qe do te fitoje ndeshjen,por duket qe ne pankine i ka shteruar rezervat.Sikur loja te veje ne kohen shtese duket se nuk ka mushkeri per ta vazhduar.Do jete sakrilegji me i madh qe Berisha te fitoje kete 23 qershor,jo nga zotesia e tij sesa nga anarkia e te majtes.Shpresoj qe jo!Tjeter pune arsyet e koalicionit,se nuk dua te flas me per kete.Ka nje rregull ne lufte;ajo quhet e fituar kur kundershtari firmos dorezimin.Vetem pas kesaj festohet.Ne kete ceremonine e Shkodres,nuk mjafton qe fitoren ta sjellin socialistet nga Evropa,ata ndoshta kane ardhur per plazh.
BESO TE LUMTE GOJA, JANE DY GJENERALE MAFIOZE PO PA USHTRI MBRAPA, KANE VEC CA TE BLERE BICIM MILITANTESH RROGTARE NE PRITJE. SKA LUFTE, SKA SHPIRT.
Duke u munduar te bej rolin e nje oponenti te ketij editoriali mund te them se ky eshte shkrimi i pare i M.B. qe eshte futur ne turmen e atyre qindra analisteve qe e komentojne situtaten parazgjedhore si nje ndeshje sportive miqsore.
Nuk mungojne ne kete eveniment shitblerjet e lojtareve,skedinat,e deri te sekseret arvizu-volfarth-sequi qe jane dhe trajnere te SRB por dhe gjyqtare te ndeshjes te 23 qershorit.
Pra albitri kryesor eshte Arvizu me dy ndihmesat e tij ansoret volfarth dhe sequi te cilet duhet ti kishin dhene SRB pese here karton te kuq por ne vend te saj i kane dhene medaljen e burrit te shtetit megjithese i vrau kater tifoze kokpalare..
Te pretendohet per votime te lira me SRB pasi ndodhi gerdeci dhe u liruan fajtoret e vegjel,pasi SRB vrau 4 protestues dhe liroi gardistet e tij do te thote qe dhe zoti Mero po ndryshon kursin e tij atdhetar te ndjekur prej tre kater vitesh ku ka fituar nje reputacjon te merituar.
SRB vodhi vota me thase ne 2009 fill pas Gerdecit.Ju kerkua te hapte pjeserisht kutijat per verifikim por ai jo vetem qe nuk pranoi por i dogji fletet ne menyre demostrative me erzenet dhe kulicet ne lumin erzen.
Humbi votimet e Tiranes dhe hapi kutite per te gjetur ca flete te pavlefshme dhe ndryshoi rezultatin ne tavoline.
Paradoksale ishte dhe akuza qe i beri SRB ish presidentit BT se kishte votuar per PS.
Kaq do te mjaftonte qe gay-ambasdoret dhe palo-dipllomatet duhej te shpallnin votimet e perdhunuara dhe te kerkohej largimi i SRB si hajdut votimesh.
Ne fakt shikohet qe votimet e 2013 kane filluar si karnavale dhe do perfundojne ne mega-tragjedi te cilat kane ndodhur disa here pas 1990.
Zanafilla e perdhosjes se shtetit dhe dinjitetit te shqiptareve ka ndodhur ne vitet 1991-1992 kur SRB u kllonua si nje kopil i udb jugosllave e cila ne ate kohe ishte partnere e ngushte me cia-n duke bashpunuar per “shembjen” e komunizmit ne Eastern Europe.
E keqja ishte se SRB perpara se te federohej nga Beogradi ka qen nje dobic i Ramiz Alise dhe nje shurrembajtes i Enverit dhe Hysniut.
Intervistat e voneshme te Rajersonit dhe Biberajt tregojne per nje kryqzate per dekomunistifikimin e vendit qe ne fakt rezultoi nje shkaterim i shtetit shqiptar se diktatura ishte rrezuar pa shkelur kemba e ketyre dy kryqtareve ne shqiperi.
Prishja e votimeve te 31 marsit 1991,organizimi agjenturor i 2 prillit 1991 ,nxitja e grevave te urise dhe prishja e qeverise se stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 personalisht nga SRB ngjanin me teper si invazion dipllomatik i drejtuar ne hije nga dyshja WER dhe EB.
Dihet dhe roli i bandes se tropojes me SRB dhe AH qe i nxorren uje te zi atij vendi.
Dalja ne fushate elektorale e WER per votimet e 1992 ishte nje veprim qe ne cdo kohe duhet te denohet sepse pasojat e saj vazhdojne dhe sot.
Sepse ne ate kohe nuk ishte nevoja te katapultohej SRB ne 1992 me force dipllomatike por te priste votimin e rradhes ne 1995 dhe te mos prishte me zjarr e me hekur votimet e 31 marsit 1991.
Lufta kunder “komunizmin” ishte dhe eshte genjeshtra me e madhe ne shqiperi per te gjithe kohrat sidomos kur SRB mbahet si “strateg leshi” i kesaj komedie.
Ashtu sic erdhi me dhune ne 1992 nga planet e bera ne katakombet e Beogradit ashtu duhet perzene sa me shpejt te jete e mundur.
Dihet qe instalimi i demokracise ne Shqiperi jo vetem qe ka deshtuar por shteti shqiptar ka falimentuar totalisht.Eshte ne nderin e dipllomacise amerikane dhe europjane ti japin fund kesaj parodie me zgjedhjet ne shqiperi.
USA dhe BE duhet te marrin pjesen e tyre te fajit dhe te nderhyne dipllomatikisht te anullojne votimet,te kerkohet doreheqja e SRB dhe krijimi i nje qeveri teknike.
Une e quaj nje show te papranueshem gay-ceremonine ne shkoder ku u perqafuan i gjati me te trashin ne nje kohe qe SRB i ka fituar votimet e rradhes ne 8 shkurt 2013 me lirimin e dy krimineleve te tij gardiste.
Eshte kriminale te mendohet se do iki me votime nje K/M qe i ka lyer duart me gjak shqiptaresh,qe ka kryer akte tradhetie dhe perdhosje kombetare.
Eshte kriminale te mendohet se do iki me votime nje K/M qe i ka kthyer te gjitha institucjonet e shtetit shqiptar si nje bunker te fortifikuar qe nuk e trembin llastiqet e EKR dhe IRM te cilet me shume duket se po zbatojne ndonje skenar dipllomatik se sa po bejne opozite kunder nje perbindeshi qe ka filluar te “trembi” dhe Ameriken…
kete here nuk vjedh dot dhe kjo eshte ajo qe e mundon me shume, por eshte ne kafaz dhe nuk ka mundesi te dale me e jo te vjedhe, thoto mire rama edhe ne shtepine e tij ti numeroje votat perseri do humbe dhe nuk vjedh dot. dhe a e di pse sepse beri gabimin fatal qe hoqi ilirian muhon nga kqz. mendoi me pasion dhe jo me llogjike te ftohte. tani kqz smer dot vendime as per mire e as per keq. ka vetem rol rregjistrues dhe nuk vjedh dot me zgjedhjet. ka gjasa qe ne te shkojme te bejme zgjedhje me nje kqz me 4 anetare. kaq eshte e pamjaftueshme per te vjedhur.
çoku
ti duhet të kesh ngënë ndonjë çok kokës,prandaj bën këto llogari!!
o lali të gjithë kanë për tu këthyer në KQZ!
këto që po bëhen janë vetëm çoka kokës,sa për të të trrullosur vllajo!!!
ti coku duhet te jesh o Veliaj o Rama, flet fiks si e jema e Zeqos ne maje te Thanes fiks si nga stratosfera. Muho njeriu me i kapur i mundshem nga Meta ju e ktheni ne simbol, nderkohe me mire te kish vene Behar Zenelin o Manjan llapaqenin,Ti Coku se njeh fare Shqiperine, lere internetin e ik bli nje buke tek furra, se do te te shpetoj shurra. Taravel.
nuk replikoj me ju. takohemi ne dt 24 dhe shohim te verteten ne sy. takohemi edhe live nqs doni por ne 24 qershor. do shihni qe do ndodhe si them une ose nje qeveri teknike qe ka shume pak gjasa te ndodhe.
çok
replikën po e bëj ndryshe nga ti,sa për të kaluar kohën.
“do shihni qe do ndodhe si them une ose nje qeveri teknike qe ka shume pak gjasa te ndodhe.”
tashti u bë e udhës me të besu si pun ae thënjes “derr në thes”,ndoshta dhe ti si rama di më shumë se ne të kryesisë,por do të kish një pyetje!
megjithëse ska shumë gjasa,përse duhet qeveria teknike,kur saliu “dhe në shtëpinë e tij po ti numërojë nuk do të mund të vjedhë”???
shprasoj që të mos më përgjigjesh dhe njëherë me një “derr në thes”,shkurtë të të besojmë ty si të verbër?!
une nuk po te imponohem dhe as po te them te besosh me sy mbyllur sepse nuk mar persiper te te tregoj rrugen as ty as kujtdo tjeter.
lexoje komentin tim te pare dhe mundohu ta kuptosh ne qetesi. jo se mbroj ilirian muhon apo kedo ne kqz por heqja e tij ishte per arsye politike sepse rama sipas doktorit kontrollonte kqz dhe ai nuk mund ta duronte nje gje te tille. si rrjedhim hapi lojen me shkarkime. perse dhane doreheqjen te tjeret. qe kqz te mos mare dot vendim qe te prishe zgjedhjet, pra kqz me 4 anetare eshte realisht e bllokuar. kete e di mire edhe doktori edhe ps edhe nderkombetaret. tani e ka lojen ne dore rama dhe eshte ai qe i ve kushte berishes per te sjelle kqz ne formen e saj te plote. dhe realisht keto kushte do te jene te papertypshme per berishen dhe ai dy rruge ka ose te pranoje riformatimin e kqz dhe ndonje garanci shtese qe kerkon rama ose qeveri teknike dhe riformatim te kqz. riformatimi do te sillte padyshim zgjatje te kohes sepse kqz e re do te kerkonte me shume kohe. me shume kohe eshte ne demin tone si shqiptare si dhe te ps dhe rames si force politike prandaj ka shume pak gjasa te ndodhe. mendoj se do shkojme ne zgjedhje me kete kqz dhe vendimet me shumice te cilesuar ti mbaje pergjegjesine shumica per ti mare, sido qe te veprohet. ose do ti mare kolegji zgjedhor. veprimi i ngacmimit te kqz nga mazhoranca ishte autogoli qe do tu kushtoje jo mosfitimin e zgjedhjeve, por heqjen e mundesise per te vjedhur nga kjo palo mazhorance. prsh ne dt 24
gjergjo plotësisht të drejtë,sidomos mbyllja!
këta po tallin mikun me mafishen,dhe ky i shkreti bën çfarë i thonë për një karrike!!dëshirën për karrierë e ka pasur të madhe,që kur u bë pedagog i arteve pa ditur të vizatojë!!!
të gjithë e mburrin se ka qënë “çun i mirë”,por skishte faj,ishte një koqe kandari që përveç se me “çun i mirë” nuk mund ta arsyetonte postin e tij!
si e kemi thënë gjithnjë sal berisha është kundër të gjithëve atyre që janë kunder tij!të huajt u mumduan ta marrin me sulm anësor dhe pas shpine,por harruan se këto janë metodat tona!harruan se nuk mund ta marrësh me të mirë një të çmëndur për ta “gënjyer”e për ti nxjerrë gozhdën që ai ka në tru!!ndoshta loja e “amerikanëve” do të zgjasë si e kaluara deri në përvashjen e mëngëve,më pas do ta lënë në dorë tëfatit,berishë!!
Me te “majtin”meta do”arrihet”integrimi!!meta per hir te”integrimit”fle dhe me dem xhepen.
më në fund flaka e kashtës mero baze u shua!!
filloi praglëpirizmi i tij!si shumë të tjerëve dhe meros ju mbush mëndja se”duhet të mbështesë ramën dhe se do ta kuptojë më vonë se ku është muhabeti”!!??
me siguri rama ja ka thënë në vesh për marrveshjet që ka bërë me të mëdhjentë ose e ka bindur me ata kolegët e meros që ju mungon prapashtesa -ist!!bile dhe meros ja ka mbushur mëndjen llogjika e pastër e -istit B dhe C,me A nuk i ka punët mirë por i beson!!
kështu që mero hidhet në mbështetje të koalileshit të majtë(i thënçin)”Ai duhet mbështetur si një koalicion i majtë, i mirësistemuar dhe i plotë, por jo si një koalicion pragmatist”!kjo me shumë pikpyetje.
përveç pragmatizmit për të kapur pushtetin unë nuk shoh aspak majtizëm!?ky koalicion me një grup njerëzish që sillen vërdallë në kuvënd dhe përveç milionave si të fituara tet vjet më parë dhe ato të fituar këto katër vitet e fundit nuk kanë asnjë të përbasjkët me majtizmin!majtizmin e vetëm kanë vjeljen e votës se¨popullit të majtë shqiptar!!të mos gabohemi me “të majtë shqiptar”,dhe pjesa më e madhe që voton berishën është e tillë!
një popull i varfër nuk mund të jetë i djathtë!
kështu që mero u fut në rrejdhën shqiptare të llumit!!dhe ai u bashkua me koalicionin që”nuk është një koalicion anti- Berishë, por një lëvizje për ndryshim politik të pushtetit.”
u bashkua me ndryshimin për pushtet dhe u largua nga ideali për të bërë shtet!!
ndoshta ka të drejtë!!
një dikush i ditur,që sja mbaj mënd emrin, ka thënë”të jesh 20 vjeç e të mos jesh revolucionar,je i mbaruar!të jesh 40 dhe të jesh akoma revolucionar,je koqe”(e përshtatur nga unë)mero i ka kaluar të dyzetat,si dhe unë e disa të tjerë!unë për vete kam mbetur i tillë mero është i mënçur!
ndoshta që të dy e kemi për nder!!
unë si koqe për të mbështetur shtet bërjen dhe mero si i mënçur për të mbështur pushtein e ri!!
është e treta herë që e shoh të njëjtën fjali o mero!!
“U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!”
megjithëse gjatë kësaj kohe ke botuar tre komnete në mijat me gjrgjin çokun dhe A!
si ta botosh si ta vonosh dhe si të mos ta botosh fare,ky është mendimi tim për ty!mos u bëj si shekulli!mos shko për lesh!
të paktën je një një nivel më të lartë se mesatarja e shqipove,dy fishi!
mendimin e pastër dhe të drejtë të zgjat gjashtë ditë!kurse tek pjesa tjetër zgjat nga 1-3 ditë!prap në regull je!!
Une jam dakord me te gjitha qe ilir meta eshte figura me e yryer tek ne elektorati i majt eshte njeri i pa byth i koruptuar ne te gjith qelizen e tij trupore nje batakci i lindur por me falni se di shum pak nga drejtesia mesa dim ka nje vendim te formes se prere te ketij batakciu si i behet halli amund te vihet para drejtesis ky hor une them jo se te gjithe e dime qe gjykatat dhe prokurerin i ka te kapura mazhoranca e sotme pra me keto gjykata te kapura une jam shum pesimist se nuk ka per te ndodhur asgje vetem nje sistem drejtesieie i pavarur mund ti hedh hekurat ketij batakciu
Nen toger Dubi, pikerisht per kete po flasim. Si mund te krijohet nje gjyqesor i pavarur nqs e riciklojme serish ne qeveri Ilir Funderrinen?
Mero,te ne s’ka as pragmajtizem,as pragdjathtizem e as pragmatizem ne kuptimin e mirfillte te ketij koncepti,qe te sjelle zhvillime politike , sociale e te mira materiale, ne dobi te vendit e kombit.
Pragmatizmi Anglo-sakson(per shembull),krijoi Ameriken,bashkoi Europen per te kontrolluar e konkuruar Azine e Kinen,gjithnje ne funksion te sigurise dhe interesave te popujve tyre,dhe sot jane aty ku jane;Gjermania drejton Europen;anglezet kane nje kembe ne Europe(per ta kontrolluar)tjetren jashte saje(per te qene gjithnje nje hap para).
Pragmatizmi yne(per nga qellim)ka qene historikisht i kundert,gjithnje ne funksion te pushtetit,sundimit te nje grupi a indiviti mbi pjesen tjeter,duke shkelur e shitur ne te shumten e hereve edhe interesat e vendit e ato kombetare.
Zanafilla e ketij pragmatizmi nis qe para kohes Principatave e vazhdon edhe sot me ‘falje’ pjese detesh,’dhenie’koncensionesh strategjike(sidomos fqinjeve),podestat ‘lobuse’ e deri te cermonia solemne e Shkodres me ‘Pragmajtistet ballkanas’.
Sot pragmatizmi yne eshte ne vorbullen e pushtetit dhe vertitet rreth dy pushteteve te qendrushem(te cimentuar tashme),atije te S Berishes(pragsalizmi)dhe atije te I Metes(pragmetizmi).
Pushteti i E Rames eshte ende flu dhe rreket mes ‘hatermbetjeve’ te vjetera e te reja ende te pa kopsitura,mes pazareve te vjetera e te reja ende te pa definuara,mes asaj se c’duhet te mos beje e c’far te beje per tu ulur ne karriken e Kryeministrit ,me shpresen se pasketej do te vije dhe pushteti i tije(pragedizmi).
askush
si e tha disa ditë më parë një komnetues
tek ne bëhet:
“ALEANCË PËR PUSHTET JO PËR SHTET”!
Kush bekon ate qe Zoti e ka ndaluar e denuar,
nuk do te kete mbaresine e Tij, ta “bekoje” kush te doje!?
“Pasha jetën tënde (Muhammed), s’ka dyshim se ata (populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre. – E në kohën e lindjes (së diellit) ata i përfshiu ushtima e tmerrshme. – Dhe duke e përmbysur anën e lartë të qytetit poshtë, Ne e përmbysëm dhe lëshuam mbi ta shi (të dheut të pjekur në xhehennem) si gurë. – Në atë (ngjarje), vërtet ka argumente për ata që mendojnë…” – Kur’ani, 15:72-75.
LSI NUK ESHTE E MAJTE
LSI NUK KA VOTUESIT E PARA 4 VITEVE – JANE TE TJERE KREJT.
LSI ESHTE NJE BANDE GRABITESISH. KAQ.
Fotografia jote (cartoon) eshte nje ide e keqe nga aspekti estetik. E nga aspekti psikologjik, fotografia vizatimore te debon si lexuese, per shkak te ftohtesise qe reflekton fotoja “e pashpirte”. Ndjehesh qe ndodhesh perpara nje permendoreje, perpara nje busti, perpara epitafit te nje guri te “varrit”. Nderroje menjehere, ktheja shpirtin shkrimit. Miqesisht!
vetëm veza të mungon o kim
Pse? Cka eshte veza?
Ideja ime rreth ketije koalicioni. Socialistet dhe progresistet e njohin shume mire Meten , po keshtu edhe rrufianin Rama.Tani pavarsisht se si erdhi ne kryet te PS dhe ke ka rreth vetes Rama duke qene se perballe kemi Berishen dhe berishizmin si ideologji ne ndertimin e shtetit jemi te detyruar te mbeshtesim opoziten.Por mbeshtetja duhet te kete nje kushte kryesore: ne organizata dhe forumet partiake tju thuhet haptas udheheqejes se PS se kerkojme rihetime te hollsishme te te gjitha ngjarjeve kriminale dhe shkeljeve kushtetuese nga qeverisja berishjane dhe rihetim te hollsishem Metes ndryshe grupi parlamentare socialist te rrezoje qeverisjen socialiste ndersa ne si votues te mbajme qendrim te ashper me protesta dhe vote ndeshkuese ne te ardhmen.Pra e thene troc vote pa kontrate mos te kete .me fjale te bukra jemi ngopur.
Ne baze te veprimeve te politileshave tone, fjala “pragmatist” ka marre kuptimin e nje mashtruesi ordiner. Mallku qofte ai qe ia shtiu ndermend kete fjale politikaneve shqiptare!
Mendoj se spektakli i Shkodre se i tepert dhe shume fallco…Kujtojme cka thene Rama per LSIne dhe Ilir Koklopen. Bashkim i te majtes me duket demagogji. Sepse limiti i ketij bashkimi do shkonte drejt shkririjes se dy partive. Por pare ne planin “pragmatist” PS humbet shume duke marre LSIne ne koalicion pasi ka humbur keshtu frymen opozitare te 4 viteve te fundit. PSja tani ska cti thote popullit sepse mori nje pjese te qeverise [per te rrezuar qeverine. Kjo eshte teze fataliste dhe tregon se Rama eshte lider i dobet dhe nuk di perse populli duhet te votoje qe ia te jete kryeminister…Une voten mund tja jap Gjinushit ose AK dhe skam perse tja jap Rames qe ta ndaje me LSIne
Koaliconet nuk mund te behen me ultimatume e kushte.
Te pakten Ak i ben kushtet publike kurse LSI e Ilir Koklopes i ben ka vene kushtet ne fshehtesi Rames ne gjirin e Lalzit
Edi Rama ka bere nje veprim te nxituar,me nje njeri te gabuar ne nje kohe qe jemi te pushtuar.
U lemerisa kur pashe falangat naziste te agron kulicit dhe erzen brecanit qe masakruan dhe terrorizuan qytetare te pambrojtur duke i nxjerre kafsherisht nga shtepiat.
Si nuk doli nje shqiptar te denoncoje arkanin e berishes erzen brecanin qe sillet si kriminel por qe eshte dhe i suspenduar nga puna ???
Jane keto qerose te ku-klus-klanit te berishes qe pas votimeve do te rrethojne qendrat e votimit si ne te gjitha votimet e kaluara.
Ishte dhe nje artikull per mafjozet e PODESTES sot i botuar te Java dhe i perseritur te gazeta Tema qe nje lexues te vemendshem kuptonte se fitorja e berishes ne 23 qershor eshte e blere .
Shansi per nje aleance patriotike ps.fdr akz per te kerkuar doreheqjen e berishes para votimeve u dogj.
Atdhetarizmi qe duhej per rrezimin e berishes para votimeve eshte zevendesuar me pragmatizmin nenshtrues qe do te thote nje rezultat barazim ne 23 qershor ose nje fitore e edirames me breke neper kembe duke gjetur arken e shtetit te boshatisur qe nuk mund te realizoje as 5% te premtimeve te tij.
Nuk e di si do ti dali perpara jetimeve te 21 janarit Edi Rama si tradhetar i tyre apo si fajtor sepse berisha po del nje hero qe mbrojti institucjonin. SHAME SHAME SHAME….
Nje pershendetje te madhe per kulicjonin e qelbsinave, per kulicjonin e kok-palareve. Kta qe hiqen si te majte jan me te djathe se vet kulishi i vicidollit, ndersa spiuni i udb eshte kamunisti i fundit ne ballkan.Si perfundim kta diten shahen nga grate e naten ndajn perfitimet. Ndersa popllit i fusin naj koqe plumi bile bile e qujn edhe kokpalar. A mjer albanija ne dor te kujt esht e ne dore te kujt ka me ra. Kta qelbsina dun plumin pa dallim partie, krahine, ideje bashke me tellallet e tyre mediatik. se vetem gazetar nuk mund ti qush kto qelbsina.Keni 23 vjet qe e keni be lesh arapi kte ven e mos ma keq