Modeli i Berishës, zgjedhje pa opozitë dhe KQZ

28 Prill 2013, 22:05Editorial TEMA

Nga Arben Manaj

Po bëhet mëse e qartë se Berisha nuk do zgjedhje, jo më të ndershme që jo e jo, por nuk do zgjedhje të përgjithshme fare në kuptimin e mirëfilltë dhe klasik të fjalës. Atij nuk i leverdis bërja e tyre në kushtet e reja politike, pas ikjes së kamardares së tij nga koalicioni, i cili e solli dhe e mbajti në pushtet, LSI-së. Ndryshimi i aritmetikës së KQZ-së, që tashmë kërkohet edhe nga ndërkombëtarët të riformatohet, i prishi aritmetikën dhe qetësinë e kalkulimeve të tij për zgjedhjet e radhës.

Në një fare mënyre, ikja e LSI-së i shërben si një shkak oportun Berishës për tu faktorizuar, pasi historikisht sidomos kur e ka pisk, ai ekstremizon situatën politike përmes lëvizjesh malinje, për të tërhequr në politikën shqiptarë të huajt, ose ata që ai e di se nëse bën ndonjë lëshim, edhe mund t’u marrë ndonjë epitet lumë-kalues si “burrë shteti”.

Nisur nga retorika dhe intrasigjenca e deritashme për riformatim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duket se Berisha do e çojë zgjidhjen e kësaj çështje vendimtare deri në kufijtë e provokimit dhe eventualisht të “lodhjes ndërkombëtare” me Shqipërinë e Berishës, ose në rastin më reflektues, deri në orën 23 të ditës fundore për kompromis, për të arritur një sërë objektivash.

Ashtu si edhe të famshmet “tre ligje”, tashmë do jenë tre germat “KQZ”, që do shndërrohen në kalin e betejës së tij politike në emër të parimësisë ligjore. Kjo do t’i ofrojë atij luksin e mosbërjes së fushatës elektorale me të cilën, ai kësaj here e ka vështirë se me çfarë karta të luajë bindshëm për fitore, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, kur kishte një “Rrugë të Kombit”, edhe pse me pikëpyetje dhe të kontestuar, pa përmendur faktorët e brendshëm qeverisës dhe konjukturën ndërkombëtare.

Kjo mungesë fryme dhe lodhje mandati, plus një ekip apo koalicion i lodhur dhe i holluar me figura politike të holluara nga koha apo “legjionarë” pa ekip politik në dekadën e fundit, duket se nuk ofron për Berishën një alternativë bindëse, për ta çuar sa më afër shifrave, ku ai mund të ëndërrojë të nisë pa pyetur për “heqje xhaketash”, lojën e manipulimit të numërimeve elektorale, siç veproi në zgjedhjet lokale.

Ndaj një KQ, pa opozitën në karriget e saj, faktikisht i leverdis dhe shkon për shtat planeve të tij politike afatshkurtra, pasi për ato afatgjata ai nuk e vë shumë ujin në zjarr. Për arsye moshe, ai ka pak brerje ndërgjegjeje se ç’do të ndodh me forcën politike që do lërë pas, si trashëgimi politike personale, e cila pritet të jetë në një kaos të plotë, me shumë të panjohura dhe një kohëqendrim të shtrirë në vite si opozitë e brejtur nga brenda dhe e fraksionuar.

Këtu qëndron edhe rrezikshmëria e tij politike dhe demokratike në një moment kyç për proceset integruese të Shqipërisë. Berisha në këtë stad të jetës së tij tejet të stërzgjatur politike, nuk është se nuk do e zërë gjumi, nëse komuniteti ndërkombëtar do shqetësohej për një palë zgjedhje shqiptare, të një vendi historikisht problematik, me një demokraci të ngjashme për nga çrregullsia me trafikun e brendshëm rrugor të vendit, që s’di të bëjë as shtet dhe as të ndërtojë demokraci, edhe kur dikush, me naivitet ose pseudo-naivitet dhe oportunizëm diplomatik, ia përkëdhel sedrën duke ia quajtur atë funksionale!

KQZ-ja, ashtu siç është, për Berishën është e mjaftueshme për të shkuar në zgjedhje, edhe sikur opozita e ribashkuar, të mos e pranoj një status- quo të tillë. Madje ai, kam frike se për kundër sugjerimeve ndërkombëtare, do tentojë të shkojë në to me këtë KQZ, madje edhe pa opozitën.

Kjo maskaradë thjesht do i jepte atij kohë dhe do e bënte atë një lojtar më të vështirë, në qafëheqjen që e kupton se ia dëshirojnë edhe ndërkombëtarët. Për kalkulimet e tij, kjo bezdi dhe dhimbjekoke që gjithmonë i vjen Perëndimit sa herë është Berisha në lojë, aq më shumë kur ai është në rolin e timonierit, nuk është shqetësim dhe papërgjegjshmëri e tij, sesa punë e inter-negociatorëve, që do duhet të merren me të në këtë fillim vere, mundësisht dhe idealisht deri në vjeshtë.

Berisha e di se një shtyrje e problematikës shqiptare deri në gushtin e vakancave masive të liderëve perëndimor, do të ishte oportune për të, pasi mund të ngatërronte shumë ujëra deri atëherë dhe do fitonte më shumë terren politik, për të mos lëshuar pushtet politik.

Atij, fatkeqësisht për të gjithë, por dhe për partinë e tij sekt në fund të fundit, nuk i intereson një raport pozitiv për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, aq më tepër me të thuajse humbës. Për pasojë as edhe integrimi i mëtejshëm dhe statusi i ardhshëm i Shqipërisë në BE.

Nëse një udhëheqës serb do duhet të deklaronte se si komb, serbët do duhet të bënin vetëvrasje, nëse shqiptarët ua kalojnë ekonomikisht, të njëjtën gjë do të duhet të thoshte edhe drejtuesi aktual i ekzekutivit shqiptar, si përgjegjësi kryesor për zgjedhje të lira dhe demokratike, kur serbët nisur nga e kaluara e tyre post-Millosheviç dhe relatat e tyre me Perëndimin, do t’ia kalonin siç ia kanë kaluar Shqipërisë, në proceset integruese.

E kur serbët për hir të interesave integruese të kombit të tyre, tejet antiperëndimor pas Titos, që janë parimisht identike me ato të shqiptareve dhe të çdo vendi të paintegruar ballkanik , arrijnë të bëjnë koncesione dhe marrëveshje, siç ishte rasti me Kosovën, dhe dinë të prezantohen dhe tu mbyllin gojën edhe atyre që e dinë që nuk i kanë edhe shumë qejf, është e pafalshme që Shqipëria politike e drejtuar nga Berisha, nuk arrin standardin politik serb të të dëshmuarit se janë partnerë me ndërkombëtarët, jo për çështje të demokracisë, por për ato me interes të mirëfilltë kombëtar, pikërisht për hir të një interesi dhe objektivi më të madh kombëtar, siç është integrimi në BE, dhe mbijetesa ekonomike si komb ne krizë financiare.

Koha e mbetur deri në ditën e hedhjes së votave, nëse do të hidhen nga të gjithë shqiptarët, nuk është premtuese. Deri më 23 qershor do të kemi një shmangie totale nga një fushatë tipike elektorale dhe më shumë një ngërç allashqiptar konsumues, si një provokim për bojkot nga pushteti ndaj opozitës.

Opozita ka deklaruar se do të shkojë në zgjedhje dhe nuk i shkon nëpër cep të mendjes një bojkot i tyre për shkak të kësaj rrethane të krijuar dhe intrasigjence të imponuar.

Por mungesa e një formule kompromisi, në një institucion kaq të rëndësishëm si KQZ-ja, dhe në kushtet kur Berisha ka edhe karta të tjera nën mëngë, si Kolegji Zgjedhor i kontrolluar po prej tij, nuk do duhet të merret lehtë prej bllokut opozitar, dhe as herezi mendimi për bojkot si e keqja më e vogël, pavarësisht euforisë së mega-koalicionit dhe tërë faktorëve në favor të saj.

Qoftë edhe simpatia ndërkombëtare e cila vjen e bëhet më vokale dhe publike, për kauzën politike dhe elektorale të opozitës, nuk do të duhet të jetë domosdoshmërisht një garanci absolute për zgjedhje të lira dhe të ndershme, simpati dhe parimësi që është më pak jetike për interesat e tyre imediate, sesa ç’është për interesat politike të opozitës shqiptare dhe demokracisë në vend, dobësi kjo e shprehur politikisht në qëndrimet publike si të kreut të larguar, por ende në Shqipëri të OSBE-së Volfarth, apo edhe në lobime dhe ndikime nga politikanë perëndimore, me kredenciale të dyshimta demokratike, partitë e të cilëve janë në pushtet në shumë vende evropiane dhe në shumicë vendimmarrëse në institucione ndërkombëtare dhe ato evropiane, që merren me certifikimin e zgjedhjeve apo vendimeve politike në rrafsh kontinenti.

Dekadat e demokracisë në Shqipëri kanë dhënë shembuj jo të pakët, pro dhe kundër praktikave dhe sjelljeve të tilla të perëndimorëve ndaj problematikës demokratike shqiptare. Skenari me fabul përherë të njëjtë shqiptare, por me variacione të ndryshme në çdo katër vjet, i ka të gjitha parakushtet për të ndodhur sërish, aq më tepër kur i njëjti skenarist, ka të drejtën e autorit, por edhe regjinë për produksionin e dhimbshëm të çdo drame post-komuniste shqiptare.

Në këtë pike, Berisha në relacion me politikën shqiptare nuk ka alibi dhe nuk kërkon alibi. Aq më pak këtë alibi nuk do duhet ta pretendojë opozita pas 23 qershorit.

33 komente në “Modeli i Berishës, zgjedhje pa opozitë dhe KQZ”

  1. DANI says:

    DIKTATORI SALI RAM BERISHA ME 23 QERSHOR DO TE LARGOHET, DO TI JAPIM FUND RREGJIMIT BERISHIAN

    1. Gole Durrsaku says:

      Mos e fetishizoni kete malok. Mujt ben edhe ai qe ne mengjez, madje me ere. Dhe bythen nuk e lan.Edhe friken e ka, madje te madhe, vecanerisht per Zenin dhe Giten, dhe mbesat e nipin. Se e di kur zemrohen shqiptaret, ata te marin zvarre, madje edhe si bust. Njesoj eshte qaraman e legen si ai bythqiri Ceka. Prandaj ti tregojme vendin ketij zarboje, qe na e la Ramiz Alia te beje vendin corap dhe te shkaterroje popullin e tij.

    2. qytetar says:

      Shqipëria politike e drejtuar nga Berisha, është sponsorizuar nga serbët, prandaj nuk do ta arrijë standardin politik serb.
      E drejtuar nga fshatar fukarenj që kanë në dorë shancin e jetës për tu pasuruar, nuk njohin lige, rregulla, norma e bile as kanunet e tyre.
      Dhe me megallomaninë fshatareske deklaron hapur “edhe atëherë që i keni marë zgjedhjet kam dashur unë”.
      Por këtë herë çfardo të bëjë nuk fiton.

  2. naser says:

    shkrim i nje aneshem – verehet animi nga PS- ja

    pse LSI kur terhoqi ministrst zv. ministrat nuk e hoqi edhe antarin ne KQZ.
    -Mos te keqperdoret Facebooki …

  3. tomori i beratit. says:

    Ky QEN mund te beje edhe gjakderdhje si e ka ne gen por :E ka te vulosur ,populli nuk e do kete te çmendur dhe do ta degdis atje ku e meriton.

  4. ali says:

    Jo regjimit berishian,por regjimit fashist!!!.

  5. dajaku says:

    Ed Rama,

    me zgjedhje pa zgjedhje, me votime pa votime varkari duhet largu me te gjitha mjetet demokratike – lopatat i keme ne perdorim ai ka varken ne det te hapur ma ca genca,(ka ata qe u shkojne ne mend) pollo, cakajt veshkulur – tritanet e prasit qe e ka harru etjetj.

  6. sif says:

    E ka mire autori Mane. Nuk e marr vesh pse pret Opozita. Caktoni ore komisionere. Zgjidhni ore cuna besnik,te zgjuar dhe kurajoz, trajnoni dhe mos prisni se nuk iken saliu me konferenca. Mos harroni Derri do plumb e jo konference.

    1. Zhani says:

      bashkohem me mendimin tuaj,ky Berishe nuk mund te largohet sepse duke ikur nuk i mbron dot femijet dhe tarafin e tij qe ka blere gjithe Shqiperine,o popull Shqiperia eshte prone e te gjithe shqiptareve dhe jo e Lirise serbe dhe e berishe malokut te shpellave,vrases dhe bandit.
      Drejtesia pas 23 qershorit do te thote fjalen e saj si ne demokracite moderne te botes

  7. Nga KQZ ju flasim says:

    Nga aspekti juridik formal, perfaqsuesit e opozites ne KQZ tani nuk jane edhe aq te nevojshem. Aktet qe kerkojne voten e tyre te KQZ jane shume pak dhe pa interes domethenes per zgjedhjet. Vlera dhe roli I tyre eshte tashme vetem per procesin ankimor, pas zgjedhjeve, ne hipotezen qe opozita humbet. Ne ate rast, 2 anetare te KQZ mund te kerkojne hapjen e kutive. Pra duhen vetem nqs opozita humb, gje qe edhe matematikisht nuk ka me shanse te ndodhe. Keshtu qe Sali mavria le ta mbaje KQZ e sakatuar me ata 4 sakatet qe ka aty, I rruate se zgjedhjet fitohen poshte, jo ne kqz. Po sinqerisht, qefi do an e kishte ti shikonim e degjonim prape Denarin e Albanen, kur ua kendonin ate kengen atyre bufave perballe. Na morri malli, se ishim mesuar me Denar djalin perdite, yll, yll, yll!

  8. Erjon says:

    Dakord me artikullin, po kam nje koment periferik per te bere. Ky Manaj ose ai qe ia ka redaktuar artikullin i ka bere zbor e-se me dy kacurrela te balli ne te pakten 15 raste. Veta e trete njejes e kohes se ardhshme dhe menyra lidhore duan ate dreq e me dy pika. Me nervozoi aq shume sa prandaj dhe i numerova nje per nje

  9. BAY AREA Ca. says:

    Z. Arben ne pjesen e pare te shkrimit ke shume te drejte, kur thua qe Saliu nuk do zgjedje jo e jo te lira por asnje lloj zgjedhje. Saliu te gjitha zgjedhjet i ka humbur, por ato i ka “fituar” ne tavoline, qe nga KQZ e Kolegji Zgjebosur dhe me Xhuvela e Meta. Vaj guri qe mban te ndezur e me nje flake te venitur Saliun po i mbarohet si ne jete edhe ne politike. Per argumentat e tjera eshte e drejta juaj te besoni e komentoni si ne shkrim. Cfare do lloj maskarade qe ka ndermend te perdori Ai buri(me nje R) i Shtetit i veshur si “trim” me antiplumb dhe me 40 roje, sic u ka hije vetem diktatoreve, sado pelivanlleqe dhe maskarada te beje, fundi i tij eshte i pashmangshem me 23 Qershor. Nuk eshte me pune e diplomacise nderkombetare,ku ky Kryeminister nuk i perfill, ne keto zgjedhje me dhe pa KQZ, durimi i popullit ka sosur dhe ai nuk do te lejoj me nje psikopat Krminel, te qeveris si ne nje sulltanat. Pranvera Shqipetare qe eshte e vonur do te mbyllet ashtu sic filloji Pranvera Arabe. Te gjithe diktatoret nje fund kane

  10. drini gega says:

    e pse qenkemi ne nje vend historikisht problemtik? eshte faji i perplasjeve te te huajve dhe nuk jemi ne fajtore. berisha e pd nje marionete eshte, ashtu si ps. nese doris pak eshte me zgjuar se arvizu nuk eshte faji jone. popujt turma jane kudo, nuk jemi ne i vetmi perjashtim

  11. ILIRET says:

    Nga deklaratat e tij te fundit Berisha, duket sikur e nxit opoziten qe te mos mare pjese ne zgjedhje. Keshtu ai do ti fitonte ato lehte, lehte dhe as qe do te behej fjale me pas per ti bere edhe nje here ato. Sales as qe i behet vone fare per standartet. Per te ka rendesi vetem fitorja me cdo kusht e me cdo cmim…

  12. shpatar says:

    Arben .I ke rene pikes .Sa here qe i ngec veza ne by… krijon situata per ti bere zgjedhjet te pa realizushme.Nuk ka ku te shkoje.Gjithe bota i pret keto zgjedhje per te mbajtur nje qendrim perfundimtare ndaje klases politike aktuale.Sabotimi i tyre eshte me pasoja te medha per kombin shqiptare.Opozitaret te bejne cmos qe te mbahen zgjedhjet duke i bere syte 16 e te vendosur per te mos lejuar provokacjone qe do te shpjere ne 97.
    Une Kam folur dhe per nje skenar qe e krahesoje me nje Cunam.Saliu nuk dorzon pushtet edhe nese humb.Do krijoje precedentin per shperberje te teritoreve shqiptare .Do vetequhet sundimtari i Veriut dhe Kreshniku komandanti i forcave Kuq e Zi ne Veri,Kosove ,Maqedoni ,Presheve e Mali Zi.

  13. frenk says:

    Arben, mor burrë! Ky nuk është tekst, është diarre… “Qoftë edhe simpatia ndërkombëtare e cila vjen e bëhet më vokale dhe publike, për kauzën politike dhe elektorale të opozitës, nuk do të duhet të jetë domosdoshmërisht një garanci absolute për zgjedhje të lira dhe të ndershme, simpati dhe parimësi që është më pak jetike për interesat e tyre imediate, sesa ç’është për interesat politike të opozitës shqiptare dhe demokracisë në vend, dobësi kjo e shprehur politikisht në qëndrimet publike si të kreut të larguar, por ende në Shqipëri të OSBE-së Volfarth, apo edhe në lobime dhe ndikime nga politikanë perëndimore, me kredenciale të dyshimta demokratike, partitë e të cilëve janë në pushtet në shumë vende evropiane dhe në shumicë vendimmarrëse në institucione ndërkombëtare dhe ato evropiane, që merren me certifikimin e zgjedhjeve apo vendimeve politike në rrafsh kontinenti.” Kur do të botosh një tekst, pavarësisht se për çfarë?!

  14. Fleks says:

    Jo i nderuar,ky nuk eshte modeli i Berishes.

    Ky eshte modeli i Rames.

    Ku ne nedeshjen e pare,pra per KQZ-ne,nxori vete lojtaret e tij nga fusha,pasi i doli jashte nje lojtar me te kuqe.

    Sepse i takonte e kuqja.

    Ne rastin e dyte,opozita nuk diti te beje aleanca,ku ne sekondat e fundit te skadences se afatit per aleancat:

    Gjatomaxhuxhi humbi ne ndeshjen direkte,me xhuxhmaxhuxhin.

    Duke i dale nga dora 15%te votave.

    Ky eshte stani i realitetit,qe do sjelle ate bylmet me 23 qershor.

    Qe tani dihet,dihet shume mire.

  15. Horri i Bulevardit says:

    Levizja e rradhes e opozites dhe e Edi Rames, do ta nxjerre Saliun hapur fare kunder SHBA-se dhe BE-se.
    Kjo levizje do te beje ate qe me shume, per heqjen e Sali Berishes, nga pushteti, te jene nderkombetaret se vete shqiptaret.
    Edi Rama e nxorri Sali Berishen, para perendimit ashtu sic ishte, nje komunist i stazhonuar qe per te mbajtur pushtetin, mundohet te tregohet antikomunist, por qe ka ne gen po metodat komuniste staliniste.
    Jo Lefteri Lleshin te kete ne krye te KQZ-se, por dhe vete Llesh Lleshi me gjithe leshat e tjere te jene ne krah te Berishe, ai ka marre fund, pritet vetem fundi, ZVARRITJA NEPER TIRANE.

  16. Fleks says:

    Jeta eshte pakez dhe llogari Olimbi.

    Pas termit,Niku iku.(Nuk hyri ne thesin e aleances europiane!!??)

    Kur numurat te nxjerrin humbes,pasi nuk fute dot ne thes Kreshnikun e martinajve,e kote qe enderon me.

    ALEANCA PER PUNESIM,MIREQENIE E INTEGRIM-fiton lehte,lehte.Lehte fare.Aq lehte sa dhe femijet e kopshteve,qe dine te numerojne deri ne 10-te ee kuptojne.

    Prandaj,nje pjese te komenteve mbajini se ju duhen per 4-ter vjeçarin tjeter.

    Kur nderkohe do jene paisur me pasaporta te Shetit Shqiptar,te gjithe shqiptaret,kudo qe ndodhen ato.

  17. Ajet Delaj says:

    April 29, 2013

    SHQIPTARE: NDALNI LUFTEN CIVILE QE JU KA ARRITUR PRAGUN

    Pa hyre aspak ne cicmicet politike e lagu se lagu macja bishtin Shteti Shqiptar e humbi legjimitetin e tije ne Majin e 1996 se bashku me pushtetin, e ne marsin e nje viti me pas ne pranveren e 97tes humbi edhe vete Shteti Shqiptar.
    Fatekeqesisht jo vetem gjate komunizmit ku shteti e pushteti ishin te unifikuar ku sundonte partia shtet edhe pas 90tes kjo trashigimi si shume gjera te tjera vazhduan te mbijetojne edhe ne kushtetet e “reja” te tranzicionit drejt demokracise.
    Pushtetet e pas 90tes te tera pa perjashtim vazhduan te aplikojne unifikimin e pushtetit me shtetin si pasoje e mbartjes se mentalitetit diktotorial te formacioneve politike qe kane sunduar Shqiperine “demokratike” pergjate tere ketyre viteve.
    Fatekeqesisht sic ka thene nje diplomat perendimore ne Tirane, Shqiperia eshte pluralizem politik me nje parti.
    Megjithse ne kushtetuten gjysmake te 98tes te socialisteve qe kreu actual i qeverise shqiptare z Beriha e ka quajtur per nje kohe bukur te gjate “kushtetuta e Mark Avdise” formalisht i ka te ndara pushtetet praktikisht asnjehere nuk ka rezultuar e vertete as nen pushtetin e atyre qe e aprovuan. Megjithse sa here ja ka dashur puna Berishes i eshte referuar Kushtetutes dhe e ka shkelur me kembe kur nuk i eshte dashur dhe e ka penguar ne misionin e tije.
    As sot mbas reth 15 vitesh nga aprovimi i Kushtetutes se Shqiperise Kryeministri i vendit nuk eshte prononcuar publikisht ai qendron deklarimeve te meparshme apo ka derruar qendrim ne raport me Kushtetuten e Shqiperise.
    Une nuk din nje rast te dyte ne bote qe Kryeministri i vendit as formalisht nuk e pranon Kushtetuten e vedit qe qeveris apo me mire te themi sundon.
    Pra ne 15-16 vitet e fundit shoqeria shqiptare noton ne kaos ku nuk respetohet asnje ligj e norme morale duke arritur bilance lufte persa i perket humbjeve te jeteve njerzore e duke konkuruar repuplikat e krimit persa i perket nivelit te kriminalitetit te te tera llojeve pasi nuk po diskutojme nivelin ekonomik si vendi me i varfer i Europes . Pra Shqiperia vendi me i pasur i Europes me cfare i ka fale Zoti e Shqiptaret edhe sot diskutojne buken
    Lufta e ndezur politike e pesonalizuar vetem sa e mban situaten te pandryshuar dhe nuk afron asnje zgjidhje te besueshme per te ndryshuar situaten.
    Pra pozita tenton te ndricoje gjithcka e opozita te nxije gjithcka megjithse te dyja jane njesoj pergjegjse per situaten e krijuar dhe te bidura se nuk i perqasen realitetit ekzistues, thjesht bejne demagogji.
    Opozita deklaron se ka rene shteti dhe nuk thote se kur dhe cfare eshte me keq akoma nuk afron asgje se si duhet te ringrihet ai.
    Qe pushteti eshte identifikuar me shtetin pergjate 22 viteve te fundit besoj se jane dakort pjesa derrmuese e shqiptareve dhe nuk eshte bere asnjehere perpjekje serjoze per ti ndare ne respect te Kushtetutes e sugjerimeve e donacioneve te vazhdueshme te miqeve perendimore.
    Nuk dua te ndalem ne avantazhet qe sjedh ndarja e shtetit nga pushteti pra heqja dore nga partia shtet por dua te theksoj se nje situate e tille kure pushteti ka legjitimitet te cunguar atomatikisht kete ineligjibilitet e percon edhe ne shtet sic random ka ndollur ne te kaluaren. Fakt ky qe ka sjelle qe bashke me renjen e pushtetit te bjere edhe shteti. Paradoksalisht politika e pas 90tes vazhdon ne rrugen e eterve te tyre qe njesonin komunizmin me atdheun keta njesojne partine shtet me atdheun . Veprimtari e mirfillte kriminale qe e demton rende ndjenjen kombetare e shtetformuese te shqiptareve.
    Dua te bej vetem nje perllogaritje te thjeshte: Perafersisht gjysma e shqiptareve jetojne ne emigracion pra nuk votojne. Shumicen e tyre apsolute i ka debuar politika kriminale e para e pas 90tes e keq qeverisja.
    Rregullisht ne votime duke perfshire edhe votimin e Kushtetutes se Shqiperise marrin pjese ne votime pak mbi 50% te atyre shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi.Gjithnje po ta marrim te mirqene e nese nuk jane shtuar ashtu sic kane tjetersuar vullnetin e votuesve shqiptare. Dihet qe te tera partite qe kane marre pushtetin ne Shqiperi pas 1997tes kane marre diku rreth 40% te votave qe te perkthyer ne raport me shqiptaret i bie qe partia fituese te qeverisi me 10% te vullnetit te shqiptareve.
    Edhe nese zgjedhjet do e kishin qene me te lirat dhe me te ndershmet ne bote gje qe realisht nuk rezulton e vertete ku asnjehere te vetme nuk jane certifikuar sit e tilla , pushtetet respektivisht shteti shqiptar pas 97tes ka qene ilegjitim ne te tera rastet e ne te tera planet.
    Pra nje pushtet ilegjitim nuk ka tagrin as nuk mund te realizoje asgje tjeter pervec pasurimit te nje grushti njerzish sic realisht ka ndollur ne 16 vitet e fundit. Politika shqiptare ti leje menjane demagogjine pasi nje pushtet e shtet ilegjitim qe nuk perfaqeson e mbron asnje nga vlerat e shoqerive perendimore nuk mund te udheheqe shoqerine shqiptare drejt integrimeve euro-atlantike pasi edhe nese ekzison vullneti dhe deshira gje qe politika shqiptare le shume per te deshiruar nuk i pranon kush ne gjirin e kombeve demokratike ashtu sic ka ndollur ne fakt gjer tani.
    Koha ka ardhur qe politika shqiptare te mos qendroje me peng i trashigimise se saje e bemave te saja te 23 vitet e fundit e me gjate para 90tes pasi kur ju ka dashte interesi i tyre i ndyre e meskin kane arritur amnisti e marveshje te medha edhe duke e ndryshuar kushtetuten brenda nje nate.
    Nuk mendoj se nuk duhet qe te jesh politikan apo analist i madh qe te parashikosh qe edhe keto zgjedhje do te jene maskarade e radhes sic kane ndollur ne 22 vitet e fundit mos me keq pamvarsisht perbetimeve te pushtetit se do kete process te lire e te dershem e opozites se do e mbrojme voten.
    Pra shqiptaret do sillen rrotull si kali ne lame 4 apo 8 vjete te tjera e perseri do jemi ketu ku jemi sot ne mos me keq por edhe me ca miljarda te tjera borxhe e qindra mos me thene mijra jete te tjera te marra nga kausi e mos o Zot lufte civile.
    Momenti i nje pakti kombetar per kthimin e legjitimitetit te shtetit ka ardhur ne mos pak te vonuar si gjithmone. Nuk do kishte rendesi se kush do e merrte iniciativen pozita apo opozita apo thjeshte nje force politike periferike apo thjeshte shoqeria civile ne bashkepunim me intelektualet e individe me personalitet.
    Te jeni te bindur se asnje force politike ne Shqiperi nuk eshte e afte per te kthyer legjitimitetin e shtetit per vete faktin se te tere kush me shume e kush me pak ju rendojne si boomerang gjynahet e tyre te ketyre 23 viteve ne mos me gjate pamvarsisht se per cfare perbetohen perdite.
    Politika shqiptare ditet e fundit po konsumon nje praktike tersisht antiligjore e antikushtetuese te papare e degjuar askund. Po shkojne “me consensus”ne zgjedhje pa KQZ pra pa albiter. Kush do i menaxhoje e certefikoje zgjedhjet? Kur dihet qe rezultatin nuk e kane pranuar asnjehere ne 22 vjetet e fundit edhe kur KQZ ka qene i plote.
    Pra me vetedije te semure kriminale e antishqiptare politika misionare qe ka sunduar shqiptaret ne 22vitet e fundit po i dergojn shqiptaret drejt e ne lufte civile qe me shume mundim e gjak u shmang ne fund me nderhyrjen e Perendimit ne 97ten.
    Shqiptaret i kane mbijetuar histories dhe kane dhene figura te medha per qytetrimin e boten dhe duhet te dine te ndalin katastrofat per atdheun e tyre ne rrezik.
    Ndal thirrjeve per lufte civile shkatrrimtare per popullin e kombin shqiptar ne ditet e tije me te bardha ne 500 vjete e fundit. Shqiptaret duhet te gjejne forca e fuqi qe ti ndalin antishqiptaret qe duan ti shkaterrojne. Nese 97ta e shtyu integrimin edhe me se paku per 30vjet nje lufte civile mund te fshije kombin tone nga harta gjeopolitike e Europes.
    Kush ka sy ne balle nuk duhet te rreshtohet ne “repartet ushtarake”qe politika krijoje me marveshje ne 2008ten. Ku njera pale megjithse e ka cilsuar te gabuar nuk ka bere asgje per minimizimin e pasojave te saja.
    Shikoni parlamentin qe po mbaron mandatin ku nuk jane me deputete te popullit por deputete te “Komandantit” te repartit qe e quajne parti e shiten e blihen si bagtite ne pazar. Shqiptaret gjate histories se tyre kane ditur qe te bashkohen kure jane kercenuar me zhdukje e sot eshte dita me i thirre ndergjegjes historike.
    Pra te mblidhemi ne nje kuvend apo pakt kombetar te tera formacionet politike shqiptare, shoqeria civile, intelektual te shquar ne Shqiperi e diaspore duke perfshie edhe assosacionet e tyre ne diaspore per te percaktuar orjentimin politik strategjik te Shqiperise e shqiptareve dhe vendosjen bashkerisht orjentimin e pranimin e parimeve themelore te sistemit capitalist demokratik perndimor si rrugen e vetme te konsolidimit e integrimit te kombit Shqiptar.
    Pranimi bashkerisht se demokracia eshte perfshirje ku te bihet dakort qe te krijohet kuadri ligjor e pregaditja teknike qe ne proceset zgjedhore ne Shqiperi te marrin pjese te tere shqiptaret pamvarsisht se ku jetojne e punojne.
    Duhet te dime se Shqiperia dhe kombi shqiptar jane ne nje udhekry te histories se tyre por edhe ne nje udhekry persa i perket te ardhmes ne nje bote gjithnje e me te mistershme e ne nje Europe ne krize te thelle qe po kercenon sigurine kombetare te kombeve shume me temedhenj se shqiptaret.
    Shpesh here matja e hapave nuk eshte humbje kohe por shmangje e gabimeve qe do te rendonin mbi te ardhmen.
    Shtyrja e zgjedhje duke i paraprire nje qeverie te unitetit kombetar te dale nga nje kuvend apo pakt kombetar dhe cuarja e vendit drejt zgjedhjeve te pergjithshme ne nje atmosfere krejt tjeter per mua do te ishte nje hap i zgjuar ne kohen e duhur.
    Nuk mendoj se ka shqiptar qe beson se tejzgjatja e ketij tranzicioni te dhimbeshem e notimi ne kete kaus mund ti sjelli Shqiperise e Shqiptareve drite ne fund te tunelit.
    Pra gjetja e menyrave e formave per ti thene ndal ketij kausi te gjithanshem qe po perjetojme me se pakti ne 16 vitet e fundit eshte zgjuarsi dhe menyra e vetme per te orjentuar Shqiperine por edhe kombin shqiptar drejt integrimeve euro-atllantike e vlerave te shoqerive te lira.
    Pamvarsisht se si do e quajme aktin, kuvend, pakt apo dicka tjeter mjafton qe te levizet nga kjo statukuo e rrezikshme per Shqiperine e shqiptaret drejt progresit.
    Shqiptaret jane vonuar shume pergjate historise se tyre dhe do jete e pafalshme te vonohemi perseri qe per interesa meskine te individeve apo grupeve te vogla kriminale e antishqiptare te vonohemi perseri ne kushtet e globalizmit , internetit e suportit te gjithanshem te miqve perendimore .
    Koha ecen shpejt e bota perparon me hapa galopant nuk ka kush as vullnetin as deshiren qe te na presi ne, ne perjetsi.
    Nese sot pak dite para 23 Qershorit ka vend per nje kuvend apo pakt kombetar per te shmangur katastrofen e radhes e kursyer jete shqiptaresh gjithnje me ndjenjen e pajtimit paqes, faljes e bashkimit te mendjeve dhe zemrave per qellime madhore te ardhmerise, mbas 23 Qershorit mund te jete vone, shume vone.
    Pervoja dhe filozofia njerzore thote se kombet nuk shemben nga te keqinjte por nga indiferentet e shqiptaret mendoj se e dine kaq.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

  18. Ermal says:

    ARBEN INFORMUHU PARA SE TE SHKRUASH BUDALLIQE NGA LONDRA

  19. Parrucjani says:

    Gazetare i brymosur me idealet e partise , socialiste ish komuniste si paraarddhesit e tij edelogjike dhe bilogjike , mundohet te shkruaje shume dhe te mos thote asgje , o ylle antaret e KQZ i ka terheke opozita socilista ish komunistat , prandaj kete artikull drejtoje ndaj hardallit rama , se mund te behesh me i besushem , gja e zorshme per sturen tende dhe te provincialtit baze.

  20. meleku says:

    or parrucjan sinqerisht me vjen keq se qenka shume analfabet.me kete nivel shume te ulet arsimimi jo vetem qe nuke mbron bacen berishe por e diskretiton ma shume se arbeni apo meroja.
    sidoqofte ju falenderojme per kete kontribut. thanks!
    shiko sa gabime ke bere duke e masakruar gjuhen shqipe sic ka masakruar berisha gjithe shqiperine

    paraarddhesit
    edelogjike
    bilogjike
    ylle
    terheke
    socilista
    hardallit
    besushem
    sturen
    provincialtit

  21. Tony says:

    O Ben Koqja,
    Ku i ke mesuar keto gjera,apo ndigjon lajmet e Tch?
    Rri me daku atje se mire je,
    bej punen tende dhe mundoju ta besh sa me mire se si dihet ku do perfundosh, o b…lepirs.

    1. Raqi says:

      Qenkan Leshi tere zagaret e Sales per te share ! Hahahah Sa te mjere Dhe provincial te trashe qe Jane!!vetem ofendojne se Skane kaplloqe per kunderargument! Edhe sa dite u Kane ngele o vemje he do shkoni Ne te theodhoriut me 23 qershor! Manaj Dhe baze mos e runi na keta debila!

  22. vitori says:

    beni jam çimi,,,, ora e perralles,,,,
    Dhija e gomari.
    Nje fshatar kishte nje dhi e nje gomar. Dhia ia kishte lakmi gomarit per ushqimin me bollek qe i jepnin dhe thoshte se ia tani perpiqej duke rrotulluar gurin e mullirit e mandej duke bartur barren Prandaj e keshilloi qe te shtirej se eshte plakur dhe te gremisej ne ndonje hendek e me kete menyre t’i japin pushim. Ai u besoi fjaleve dhe pasi u rrezua ne lendine, u lendua I zoti thirri veterinerin dhe ju lut per ndime, Veterineri i tha te marre mushkeriti dhie e t’ia jape gomarit si ilaç per tu sheruar, there pre dhine dhe sheroje gomarin,,,,,,,

  23. lani says:

    Vetem komunistet,bijte dhe nipat e bllokut mos ta marrin qeverine se kane shume kohe pushim dhe do vjedhin si te terbuar( kane dhe kryehajdutin Meta qe do ti mesoje).
    PPSH udhezon :

    – Pronareve ti merret prona dhe florinjte
    – Armiqte ne litar, pushkatim dhe internim
    – Te luftohet Imperializmi Amerikan dhe kapitalizmi
    – Vendi te qeveriset nga varfanjaket, leckamanet e spiunet
    – Njerezit te ushqehen me bar se fondet duhen per arme e bunkere

    dhe per zbatimin e ketyre pikave do te kujdeset:

    – Nipi i Spiro Kolekes
    – Djali i Xhelil Gjonit
    – Djali i trimit Myslym Peza

    dhe shume e shume bij, nipa ose ish kuadrot tone te partise,ushtrise, sigurimit dhe familjaret e pasardhesit e tyre.

    1. kelmendasi says:

      po ku je more lani mor mentar i dashur se po na mbysin keto te zones pare oporative.
      Ti mor jaron mos e rruj shume per keta boleshviket se sa te kemi arvizune edi rama te na haje mune.Sa te kemi elezbiberen ilir meta te na rruaje menderen.

      1. lani says:

        Kom frike mor vella se kur kam qene nxenes ne shkolle kisha nje mesues kujdestar qe ishte sekretar partie i shkolles dhe me ka nxjerre nje dite para gjithe shkolles dhe me ka quajtur ARMIK I POPULLIT vetem se familia ime kishte nje cen fare te vogel ne biografi. Po kjo gje u perserit prape edhe ne zborin ushtarak sepse iu shmanga marrshimit 35 km. me pajime ne shpine.

  24. shqip says:

    KQZ-ja, ashtu siç është, për Berishën është e mjaftueshme për të shkuar në zgjedhje, edhe sikur opozita e ribashkuar, të mos e pranoj një status- quo të tillë – thote Beni..Po pse more Arben nuk i thua opozites qe i terhoqi komisioneret dhe i jep vete dore Berishes te beje si te doje?!..Po c,eshte kjo opozite mjerane, more!..kjo nuk e meriton as fitoren, per nder!

  25. banija01 says:

    Fleks…

    E shohe qe je dhe tifoze futbolli !

    Ne se arbitri te nxjer portjerin se e ka paguar presidenti i ekipit kundershtare dhe ter pjesen e pare arbitri jep faulle e penallti te pa merituara ne favor te ekipit kundershtar me qellim qe te fitoje ndeshjen, çfare do ti rekomandonit trainerit te ekipit tuaj ?

    Une do ti rekomandoja te terhiqte ekipin nga fusha siç dhe ka ndodhur.

    Sa per Nikun e sheh qe laraskes po i bien puplat dhe deri ne Qershor ka mundesi te jete pa pupla dmth. lakuriq.

    ALEANCA PER PUSHIME NGA PUNA ,VARFERI E ÇINTEGRIM -do fitoje lehte ,lehte fare.Aq lehte sa dhe foshnjet me universitet qe nuk dine te numerojne e kuptojne.

  26. Uarda says:

    Kete qerosin e shemtuar nuk e lexoj dot. Megjithate jam e sikute qe budallalleqe do kete shkruar….

  27. lani says:

    o kështu, më vonë, shumë më vonë, do të mësonte se gjyshin e saj nuk e kishin kapur plumbat e skuadrës së pushkatimit ashtu si gjashtëmbëdhjetë burrat e tjerë. Atë çast, ai kishte mundur të fliste: “Sipas ligjit ndërkombëtar më falet jeta…”.

    I kthehen duke i thënë: “Komunistët nuk njohin ligje…” dhe e gjuajnë me plumb pas koke.

    Sa herë janë përsëritur këto fjalë: Komunistët nuk njohin ligje! Sa njerëz u zhdukën pas kësaj fjale!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje