Fëmijët jetimë të 21 Janarit, plus Eginin

29 Prill 2013, 22:42Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sot ndjej dhimbje për 9 fëmijë. 8 prej tyre janë viktimat e familjeve të 21 Janarit, baballarët e të cilëve i vrau Sali Berisha se i rrezikonin pushtetin, kurse të 9-it po ia riposhtëron babain po Sali Berisha, pasi e ka rrahur dhe poshtëruar vite më parë, kur po ashtu i rrezikonte pushtetin politik.

Fëmijët jetimë të 21 Janarit m’i kujtoi vëllai tjetër i Hekuran Dedës, që u dënua sot nga gjykata. Hekuran Deda është një nga katër të vrarët prej Sali Berishës më 21 Janar, që u ekzekutua në tavolinën ku ishin vendosur gazetarët që po filmonin. Dy vëllezërit e mbetur gjallë, dëshmuan se një prej oficerëve të gardës, ai që shërben në familjen Berisha, Fatos Skeja, u ka shkuar në shtëpi, u ka kërkuar të presin Sali Berishën, dhe ai do t’ua shpërblente duke treguar kush ua vrau vëllain dhe duke u dhënë pare. Dëshmia e tyre para kamerave është shumë mbresëlënëse, pasi në bisedë përfshihet dhe i ati dhe tregojnë detaje të ofertës kriminale dhe detaje për sjellësin e ofertës.

Gjykata e injoroi dëshminë dhe nuk bëri asnjë hetim penal për të. Nuk u hetua nëse Fatos Skeja ka shkuar apo jo në shtëpi, nuk u hetua oferta e tij për pare dhe dekonspirim të vrasësit, dhe as u mor mundimi të thirrej së paku në prokurori “kryesisht” pas publikimit të medies. Në vend të hetimit penal për Skejën, gjykata dënoi dy paditësit, ata që kanë humbur vëllain. Pra, në përfundim, të vetmit të dënuar për 21 Janarin janë familjarët e viktimave që denoncuan vrasjen dhe nuk pranuan paqe me Berishën.

Në total janë të lirë gjashtë oficerët e akuzuar fillimisht për përfshirje në vrasje, janë të pahetuar Sali Berisha dhe Lulëzim Basha, dhe janë të dënuar vetëm dy vëllezërit e një prej viktimave. Sali Berisha ka vrarë më 21 Janar dhe është lavdëruar për këtë. Ai po ashtu ka mbrojtur gjithë togën ekzekutuese të 21 Janarit, që nga Komandanti i Gardës deri tek vrasësi i fundit. Ai ka hyrë në konflikt me gjithë institucionet e shtetit shqiptar dhe ndërkombëtarët për këtë çështje. Ai ka gjetur një gjyqtar me “duar të lidhura” nga e shkuara e tij dhe lidhjet se si është riemëruar, që ta pastronte 21 janarin në favor të tij. Pra, është sjellë si vrasës i vërtetë. Për këtë janë të qartë gjithë familjet e viktimave. Dy vajzat e Aleks Nikës, kur të rriten, nuk duan shumë kohë të mësojnë se babain u ka vrarë Sali Berisha. Dy fëmijët e Hekuran Dedës po ashtu. Fëmijët e Ziver Veizit janë të qartë qysh tani, ndërsa fëmijët e Faik Myrtajt po jetojnë me këtë mendim njëri mbi tokë e tjetri duke ikur pas babait. Ata kanë përjetuar dy tmerre. Tmerri i parë është vrasja e baballarëve të tyre, tmerri i dytë është pafajësia e vrasësve dhe dënimi i pasardhësve të viktimave për “agjitacion- propagandë”. Ata do rriten me këto dy tmerre në mendje për shumë kohë.

Por po sot në parlament kishte një pamje tjetër. Nuk u fol për 21 Janarin, as për rivrasjen e Hekuran Dedës, por për veshin e Egin Cekës. Sali Berisha (ky që mburret se vret) ka ngritur një Komision Hetimor dhe do hetojë ku ia shkuli veshin Rama, sa ia shkuli, a i dhembi dhe a qau apo qëndroi si burrë Egini. Përveç dozave të komedicitetit, ajo që është tragjike në këtë rast, është të rivendosim në kohë pas dhjetë vite Egin Cekën si një prej viktimave të vitit 2013 nga Edi Rama dhe 8 jetimët e 21 Janarit si viktima të Sali Berishës dhe t’i pyesim kush e ka turpëruar Shqipërinë para botës, shkulja e veshit apo vrasja politike e katër qytetarëve dhe ndëshkimi i të afërmve të tyre për “agjitacion- propagandë”?

Unë e di që pas dhjetë vitesh Sali Berisha mund të mos jetë as gjallë dhe fëmijët jetimë të 21 janarit do të jenë shumë të rritur për të gjykuar vetë çfarë ka ndodhur. Egini nuk di në do kthehet në Shqipëri meqë nuk ia do gruaja këtë vend, edhe pse ka bërë krushqi me një derë të madhe, por kudo që të jetë, do t’i vijë shumë turp për këtë keqpërdorim që po i bën Sali Berisha veshit të tij. Është diçka më poshtëruese dhe më vulgare se ajo që i ka bërë babait të tij duke e rrahur në çdo klub ku e gjente, kur ishte në opozitën e tij të parë.

Të jemi të gjithë të sigurt se historia do ta njollosë Shqipërinë si një vend ku kryeministri ka vrarë për të qëndruar në pushtet dhe nuk i lë viktimat as të qajnë. E ka bërë këtë me ndihmën e gjyqtarëve të korruptuar, me median mercenare, me parlament klounësh dhe institucionet e kapura të shtetit shqiptar. Por bashkë me fëmijët e viktimave të 21 Janarit, po me kaq keqardhje do kujtohet dhe djali i Neritan Cekës, një burrë i ditur, por i dorëzuar nga jeta, të cilin Sali Berisha e ka rivrarë po ashtu dy herë. Siç rivrau Hekuran Dedën. Një herë duke e rrahur vetë me banditët e tij dhe një herë duke ngritur Shqipërinë në këmbë të bëjë qesharak të birin e tij, krejt të paditur për horrllëkun e këtij plaku të lig.

45 komente në “Fëmijët jetimë të 21 Janarit, plus Eginin”

  1. Daut Skela, Vlorë says:

    Plumbave të armëve ua bën dermanin me roje e antiplumb shpellari.
    Por,
    predhave te tua u ha munë!
    Rrofsh e Qofsh o Mero djali!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/i-love-anti.html

    1. Turi says:

      “Të jemi të gjithë të sigurt se historia do ta njollosë Shqipërinë si një vend ku kryeministri ka vrarë për të qëndruar në pushtet dhe nuk i lë viktimat as të qajnë. E ka bërë këtë me ndihmën e gjyqtarëve të korruptuar, me median mercenare, me parlament klounësh dhe institucionet e kapura të shtetit shqiptar.”
      Dhe me ndihmen e nje opozite te dhjerre dhe te baltosur nga duart e edi rames i cili ne menyre te turpshme kerkon rilindje me nje nga vrasesit, ilir meta!

    2. N.VJOSA says:

      I nderuar Mero,
      Rasti Sali Berisha ështe nje rast i pa precedent!
      ME MJEGULL ERDHI NE PUSHTET,
      ME MJEGULL PO RRI NE PUSHTET
      DHE ME MJEGULL DO TA MBAJE PUSHTETIN!….
      I nderuar Mero,
      Nuk gjen nje rast te dyte ne Europe, nje Kryeminister, qe te organizoje provokacione dhe nepermjet tyre te rrije ne pushtet!
      Nuk gjen nje Kryeminister tjeter ne Europe qe te BREDHE SI QEN PA ERË NEPER INAGURIME KOTI,
      që te beje demagogji si Dinosauri yne i Krimit dhe Hajduterise!
      Ky palo Hajdut Votash i mendon inagurimet si ne Kohen e Partise se Punes!…
      Ne ekonomine e tregut feston ai qe investon punen e, shteti dhe taksapaguesit paguajne per ndertimin e nje rruge, tuneli apo çdo objekti tjeter!
      Ju te gazetes, më thoni ju lutem ne cilin vend europian shkon Kryeministri ne nje hapje rruge fshati apo te nje tuneli?!…
      Vetem ne Shqiperine e Demagogut Primitiv dhe Paranojak, Sali Rrumpalla!!!
      A punon, a drejton vendin ky Mashtrus Primitiv, kur te gjitha vjetet ne pushtet merret me Opoziten dhe me Ramen!?…
      Mjere Shqiperia dhe populli shqiptar kur vet Kryeministri i shtie autoritetin vendit te vet duke u marre me shkulje veshi?!.
      Ky dallkuk i semure per Pushtet,
      ky Vrases dhe Hajdut qe KERKON ME ÇDO MJET TE MBAJE PUSHTETIN….
      BEHET TEPER I RREZIKSHEM PER SA KOHE ESHTE I VESHUR ME PUSHTET DHE E SHPERDORON PUSHTETIN!

  2. Albani says:

    Z. Baze!

    E lexova me vemdendje shkrimin tuaj, ashtu sic lexoj eshte te tjeret. Nje gje duhet te them eshte se nukjam i nje mendjeje me ju, kur thoni:
    ” . . . por kudo që të jetë, do t’i vijë shumë turp për këtë keqpërdorim që po i bën Sali Berisha veshit të tij. Është diçka më poshtëruese dhe më vulgare se ajo që i ka bërë babait të tij duke e rrahur në çdo klub ku e gjente, kur ishte në opozitën e tij të parë!. Nuk mendoj aspak se ketij njeriu do t’i vinte turp ndonjehere kjo qe eshte duke ndodhur ne Shqiperi, madje as te atit te tij. Kjo, sepse janenjerez pa karakter, sepse po te kishin sadopak karakter, ata (qytetari ne Rome dhe qytetari ne Viene) nuk do te vepronin keshtu. Kete po e bejne me shume zell dhe me shume kenaqesi, prandaj nuk duhet te na genjeje mendja se keta do te pendohen ndonjehere per keto veprime.

    1. LORA says:

      Ndaj te njejtin mendim me ju.E njoh ceken e madh (ky i vogli u njojt publikisht me rrugacerine e tij “diplomatike” ne Viene) ,nga afer,si medioker dhe te paskrupullt;nuk di ku e paska njohur ate si “burre te ditur” ,zoti Baze.

      1. voica says:

        LORA/Albani. nuk jam ne nje mendje me ju! Pse.
        LORES i them se nuk duhet te ngaterroje “burrin e ditur” me karakterin e po ketij “burri pa karakter”. Ka nje argument te forte dhe te pakundershtueshem qe eshte burre i ditur: nuk te vinte njeri drejtor te instituti arkeologjik ne kohen e shokut Enver, pa qene i ditur i sprovuar.
        Albanit i duhet t’i sqaroj se i ka shume te drejta te gjitha ato qe thote per punen e “ardhjes ndonjehere turp”, “pendesen e Cekave” etj, por llogjikes se tij duhet ti heqim naivitetin e te menduarit.
        Kete do t’ja sqaroje dhe do ta kuptoje vete ALBANI pak pasi Sali Berishes ti shkase njecike, pak fare, kemba. Atehere do shikosh Neritanin ti o Alban. Perseri nuk do ti vije turp dhe nuk do pendohet per ato qe do beje pas 1 ose 2 vjetesh, pale ti vije turp per keto te sotmet.

  3. futja kot says:

    Mero, kerta jane sherbetor haleje deri ne palce nuk jane arisokrat,arisokrati nuk ankohet se i vjen turp.

    Mafia eshte grup i organizuar kriminal qw ka per baze lidhjet familjare fisnore e krahinore dhe pas venies ne prove i perdor ato deri ne vdekje.kjo a nuk eshte prove.

  4. beso says:

    Nuk ka si veshi,veshi eshte kryesori,eshte nji nga tre ligjet qe nuk votoi Rama.Lere çfare thote populli,qe gomari s’çalon nga veshi.Obobobo,sa do i jete enjtur veshi e-gjinit,do jene mbledhur tere doktoret me te shquar te veshit ne Austri qe te shpetojne nderin e Homerit,qe ka qene shoku i stergjyshes se stergjyshes se e-gjinit,atij Karaveshit,qe u jep mesim austriakeve per diplomaci.Qe sot e tutje,fjala karabush do hiqet nga fjalori i Tupes e do zevendesohet me fjalen Karavesh.Por berisha nuk e le dot me kaq.Ai i propozoi krytares se ParlaLeshit qe te ngrihet komision,se eshte fyer Shqiperia ne Austri,ngaqe e-gjini ka vesh shqiptari dhe Rama ka dore gjermani,se mos o zot,na prishi imazhin.Lajmet e TVSH se Kopanit(tjeter term i fjalorit te Tupes)dhane sihariqin qe gazetat austriake kishin shkruar gjate e gjere per veshin dhe tere opinioni austriak eshte ne gjendje kome gjersa te shkoje ne parametra veshi i Karaveshit.Por Kopani harroi se per veshin shkroi e tere bota,qe nga gazeta e Ju Njorkut e deri tek ajo kineze e Pall-a-Veshit,perfshi gazetat turke,Aksham,Sabah,Synet,Hyrriet dhe Qamet.Edhe gazetat e pertej botes kishin shkruar te indinjuara.Hollywoodi lajmeroi se do behet nje film per veshin e eginit(aman more,kete emer arixhiu Papa Kristo Negovani ia vuri apo Safdeqar Mehmet Biçakçiu?)ku aktore do jene Rama dhe egini dora vete.PS.O Edi!Gafa jote qendron ne faktin se i kape nje vesh,se ne fakt ke share zanatin tend.Per respekt ndaj simetrise duhej ta kapje jo per veshi,po per veshesh.

  5. Hija e Volterit says:

    Populli duhet te ndergjegjesohet per veprimet komike te ketij parlamenti butaforik dhe tejet te komanduar nga diktati i nje njeriu

  6. Cdo dite ,njerezit pervec cilesise se ulet te jeteses , u duhet te shfryjne dufin e cdo dite te fundit ketu ne gazeten ,qe eshte edhe njelloj lehtsimi psikologjik per cdokend ! Por , paftyresia e kesaj bande serbo -greke ,e cila nuk po shkulet me miliona skandale qe ka bere nder vite , detyron njerezit te largohen dhe vetem te largohen prej Truallit mijera vjecare shqiptar ! Shkrimi juaj z.Baze ,nuk mund te vihet ne dyshim se nuk eshte nji tematike e mprehte ,ashtu si te gjitha mendimet tuaja te perditesuara ketu ne blog s ! Por reagimet terhiq e mos e keput te shume shqiptareve te c’orientuar dhe te trembur prej cdo gjeje pa perjashtim ne ate vend , me ben te mos besoj tek askush pervec Edi Rames ,qe nuk na ka zhgenjyer akoma ! Zoti ndihmofte kete popull qe ne te vertete nuk e meriton kete lloj jete ,sepse ne mergim ka treguar se eshte popull punetor ,intelektual ,demokrat dhe kokeulur !

  7. Horri i Bulevardit says:

    Per kete me 23-qershor te nderuar shqiptare, duhet qe vota te shkoje per PS-ne dhe Edi Ramen, nga pjesa e majte, duke varrosur ne krahun e majte LSI e Ilir Metes qe eshte po aq pergjegjes sa dhe Berisha.
    Pjesa e djathte duhet tja japi voten FRD se Bamir Topit.
    Kete rradhe duhet te ndeshkohet krimi politik dhe ai ordiner njehere e pergjithmone.
    Kur them qe ti jepet vota vetem PS-se nga te majtet, e them se LSI sduhet te marre asnje vote, qe PS-ja dhe vete Edi Rama, ti kene duart e lira per te cuar para drejtesise, Ilirin e bllokut te zi.
    Ndersa ceshtja veshi, duhet ti jepet per interpretim ndonje dramaturgu dhe regjizori, qe ne vitet qe vime, te kemi mundesi te shohim ndonje komedi brilante qe do te na risjelle, te qeshuren qe na ka munguar.

  8. nuk ka drejtesi me gjygjtaret qe ka vene sali diktatori ky vend ka marre fund

  9. lilo says:

    me i vdekur se sa i poshteruar si Ceka..

  10. ali says:

    Z.Mero, the pershendes per artikullin !. Gazeta jote eshte pothuajse e vetme,ne mos e vetmja gazete,

    opozitare ne Shqiperi,sebashku me “Fiks-in”.Te gjitha tetjerat jane bere vegla te diktatures.,oportuniste.

  11. gjergji usa says:

    Eshte tragjike qe ne dy ngjarje te fundit pikante qe jane : denimi dje i vellait te deshmorit Hekuran Deda dhe shkulja e veshit te nje palodipllomati ne Vjene, me teper opinioni po merret me kete te fundit dhe po injoron fisnikun Ilmi Deda.

    Ajo qe bie ne sy eshte braktisja totale qe po i ben PS ketyre familjeve qe dhane gjakun per nje jete me te mire pa tradhetarin dhe vrasesin SRB.Kam mendimin se po luhet nje mashtrim gjigand me kete popull per keto votime te rradhes ku qartazi duket se eshte bere pazari me EKR per marrjen e karrikes se K/M me kusht qe te harrohet 21 janari dhe te mos preket SRB.

    Nje zhvillim tjeter vinte nga komiteti amerikan i helsinkit qe ishin te “shqetesuar” se kishte renie progresi ne shqiperi.Ne fakt ne shqiperi ka renie njerzish ne bulevard nga plumbat e kryeterroristit SRB qe jo vetem i vrau por dhe po i perrmjerr viktimat dhe familjet e tyre.

    Gjithe bota e pa dhe ishte ne krah te Amerikes kur ndodhi sulmi terrorist ne Boston.Ishte dhe FBI qe kontribuoi me punen e saj per kapjen e shpejte te dy vellezerve islamike ruse.

    E kunderta ndodhi me dy vellezerit islamike shqipfoles SRB & LXHB qe vrane dhe masakruan ne 21 janar 2011 me shume njerez se ne Boston.Me e papranueshme ishte dhe perdorja e ekspertizave te FBI per fasade deri sa SRB fshiu prapanicen me to duke liruar kriminelet dhe duke ndeshkuar familjet e te vrareve si ne rastin e zoterise Ilmi Deda.

    Dua te sensibilizoj te gjithe ata politikane amerikane qe merren me shqiperine qe te ndryshojne strategjine tyre ne lidhje demokracine ne shqiperi e cila jo vetem qe ka deshtuar por eshte krijuar nje junte
    mafjoze qe te vret dhe te perdhos.Dipllomacia amerikane duhet ti japi fund sjelljes me dy standarte ne shqiperi duke kritikuar me pambuk nga njera ane SRB dhe nga ana tjeter toleron veprime extreme te tij si vrasje,tradheti ,veprime mafjoze dhe poshtrime.

    Eshte ne interes te kombit shqiptar qe admistrata amerikane te gjej rruget per largimin e SRB nga skena politike para votimeve me menyra qe ato i dine sic e vune ne pushtet ne 1992.Nqs ujku SRB do organizoje
    me qeverine e tij votimet duke konkuruar me xhirafen edi rama,derrkucin ilir meta dhe delen bamir topi ky do te jete kapitulli i fundit i nje skenari te njohur si rreziku serberisho-amerikan per shqiperine.

    Nje vend qe ka tejkaluar limitin e borxheve,qe shet pasurite strategjike,qe pranon miljona tonelata plehra,qe ka 57 % te adoleshneteve analfabete ,qe 50% e njerezve duan te largohen nga vendi atehere ai vend ka falimentuar totalisht , finacjarisht & moralisht.

    Dhe pyetja qe behet ne kete rast eshte:
    Kush jane ata qe jane prapa SRB qe shkaterruan Shqiperine dhe perse ?

  12. Sheqerja says:

    Eshte tamam si e analizon dhe trajton ty o Mero. Ne na ka gjetur belaja me nje plak te rrjedhur, te pje..dhur qe ka vajtur per lesh nga trute. Nje njeri qe pa piken e turpit shkon e pret shirita nga dy-tri here pa ja bere syri terr qe populli e ka pare dhe e ka duartrokitur. Dhe ky genjen hapur sa nje derr.
    Di vetem te shaje, te qesendise, te kercenoje dhe nuk di te beje asgje tjeter. Po ku i ka gjetur edhe te tjeret si vehtja. te gjithe i bejne qejfin, i vijne pas avazit dhe mbushin xhepat.
    Na mori ne qafe te gjithve.

  13. Filipi says:

    Dhe ka goje Neritani te shaje komunizmin dhe Enverin per vendosje ne pune te njerezve pa merita.C’far merita ke ty more z.Ceka arkeologu te jesh ambasador ne moshen 72 vjec, kur 40, 45 e 50 vjecaret-profesioniste te shkelqyer rrijne pa pune?
    C’e ben te vecante tet bir qe te jete jo nje po dy mandate diplomat ?
    Je bere me keq se ata te djeshmit qe thoshin se jam nga familje me qendrim te mire, te lidhur me pushtetin, etj. Por, ata kishin hak se kishin prindit, djemte apo vellezerit te rene ne lufte kunder fashizmit, po ty e yt bir c’merita kini apo qe spiunuat e vrate shqiptaret.
    Turp, turp, turp, 100 here turp.

  14. Degjuesi says:

    Jemi ne hall si shoqeri mor amani si e ka veshin sot Egini ?
    Po xhaxhi Neritani a u qetesua ndopak? Se ka pune te medha per te bere dhe ne duhet te paguajme tatime e taksa per keta parazite e sherbetore te Saliut.

  15. rea says:

    EDHE UNE E PERSERIS MERO,
    NUK KA JELEK ANTIPLUMB TA MBROJE brishen NGA FJALET E TUA BAROT.
    FALEMINDERIT VELLA , VELLA I SHQIPTAREVE , MIK I NJERZVE,TRIM SI ASKUSH

  16. Vesh Palar says:

    “Nje burre i ditur, por i dorezuar nga jeta…”. Kjo o Mero eshte sikur t’i varesh gomarit nje medalje te arte ne qafe. Po thuaje ore me troc qe ta kuptojne te gjithe. Si do te ishte pshm. me shprehjen “Nje lavire provokatore qe kane filluar t’i zene trute lesh…”? Ketyre qelbesirave te vjen ndot t’i afrohesh prane, e jo me t’i kapesh nga veshet e palare.

  17. liri a vdekje says:

    veshi i cekes si prasi i shehut ,ku kan turp keta qelbesira per post cfar nuk bejne

  18. toto u kurtu says:

    TE LUMTE MERO NUK KAM SE CFARE TE SHTOJ TJETER

  19. alex says:

    Zoti Mero, mua nuk me vjen keq per familjen Deda!

    Familja Deda na ka dhene te gjitheve nje leksion dinjiteti. Do te thosha qe jane shume me te fisem e aristokrate se gjithe lapangjozet qe i kane xhepat plot. Ne Shqiperi cdo gje blihet e shitet, qe nga vendi i deputetit, presidentit, nderi i familjes, gjjaku i femijeve te Gerdecit etj etj
    Por ja qe nje familje e thjeshte nuk e shiti nderin, dhe kjo duhet te jete nje motiv me teper qe te na beje te besojme ne nje Shqiperi me te mire. Respekt pa fund per familjen Deda, dhe mos ta cajne koken per gjoben se nuk kane per ta paguar kurre. Shpresoj qe kryekrimineli nje dite te jape llogari per gjakun e 4 deshmoreve te 21 Janarit!

  20. Beshir Qorri says:

    Te lumte Mero Baze.Kam shume resperkt per menyren e hapur ,trimerore se si shkruan .Ke nje kurajo te admirueshme qytetare.Kjo mungonb ne Shqiperi prandaj shin,vret e pret plaku matuf,shpellari i shpellareve qe do te mbetet ne historine shqipetare si vrasesi,krimineli me i madh i koherave.Dhe vete Enver Hoxha do tia kish zili kesaj monstre . Por mua me vjen keq se si zvarriten laro e balo pas tij pa kurrfare dinjiteti por jane kthyer ne brumbuj . Te kujton shkrimet e Hygoit kur shkruan per francezet e asaj kohe …Tipike si te kete shkruar per Shqiperine e sotme….Nuk e di ca presin me nga shpellaret e pa skrupullt.Eshte fatkeqesi e madhe kur zgjidhjen e pret ne menyre natyrale…Turp per shoqerine e brejtur shqipetare …Me duket se jemi nefeudalizem perderisa udhehiqemi nga Feudale!Te fala Skenderbeut!

  21. Aleksandër Matrënga says:

    E gjithë jeta që ka krijuar ky klloun kryeministër është tragjio-komedi që edhe shekspiri do ti a kishte zili dhe komiku më i madh i botës .nga njëra anë vrasjet e nga ana tjetër veshi i të birit të Neritanit që sipas ligjës patriotike i bie veshi i Migjenit dhe luarasit dhe can cekës….Kuje kuje,për të qarë pë jetimët dhe për të qeshur për cekajt.Propozimi i Fate Velaj që 24 prilli të shpallet “dita e veshit” është fantastik,pse jo kur kemi ditën e ginjeshtrave ,1 prillin pse mos të kemi edhe ditën e veshit ose ginjeshtres shqiptare.Si gjithmon shqiptaret janë origjinal në llojin e tyre.

  22. opinionisti says:

    O Mero,

    Respekte per punen e bere gjate ketyre viteve, me kete gazete.

    Po me kete muhabetin e incidentit ne Viene, u be qimja tra, si nga njera pale, si nga pala tjeter.

    Kemi probleme me te medha per te diskutuar besoj.

    Cekajt bene gafen e radhes, e turpin do ta hane me buke, por me duket se skeni burime te tjera mendimesh qe sngeli analist, opinionist, politikan pa u futur ne kete muhabet. Deri diku eshte krijuar nje situate qesharake.

    Ky incident per mua, tregon paftyresine e klases politike, klases opinioniste, klases se analisteve, te mediave, dhe te vete popullit ne teresi. Qe me vjen keq, por eshte shume me poshte se vete njerezit e perfshire ne kete ngjarje idioteske.

    Mendoj se duhet te besh nje analize me te hollesishme edhe nga krahu i kundert ndoshta.

    Si pershembul, ndryshimet kushtetuese dhe kodit zgjedhor, ne 2008.
    Ti e di shume mire qe fajin per ate gje Rama e ka, se shkoi beri marreveshje me Berishen per te bere ato ndryshime, duke ja futur te tereve, me popull, me opozitare, me pozitare, me parti te vogla, me demokraci, me ekonomi, me politike, e ku di une se cfare.

    Dhe tere zallamahite e ndodhura nga 2009 e ketej i kemi prej atyre marreveshjeve te ndyra qe Rama beri me Berishen, duke hedhur poshte nje kushtetute te votuar nga populli dhe qe ishte e vetmja menyre per te mos qene te percare por na detyronte te gjenim gjuhen per probleme madhore. Rama eshte njesoj fajtor deri diku me Berishen ne kete aspekt,
    pasi i tha popullit te vete, qe e votonte, ik e pirdhu. Hodhi poshte voten e popullit. Sali Berisha e dinte qe sdo ja arinte te bente ndryshime kushtetuese me votat e popullit dhe ajo qe beri Rama ishte nje dhurate qe Berisha sdo tja harroje kurre.

    Sdua te vleresoj Neritanin por kur u be kjo marreveshje, u rreshtua kunder me Ilirin, me Gjinushin, me Paskalin, me tere partite e vogla.
    Dhe situata ja solli fatkeqesisht te rreshtohej kunder Rames.
    Te pakten su soll si legen atehere, por perpara zgjedhjeve vendosi te jete kunder, se beri si Iliri, qe mbasi mori votat i futi ngjalen.

    Nuk e harroj konferencen per shtyp, kur Rama tha, qe ndryshimet e bera ne 2008 ishin gabim, dhe me paturpesine me te madhe tha “Per kete kerkojme falje”. E kupton, u mjaftua me dy fjale dhe mediat sben gek mek. Tani po shikojme qe kush te mundet te shkruaje sa me pare per turpin e Cekajve dhe lartesimin e Ramajve.

    Ky popull dhe te gjithe perberesit e tij, e kane treguar shpesh nder shekuj, qe sdine te bejne vleresimin e duhur ne momente te caktuara.

    Turp

  23. kelmendi says:

    Z. Baze!
    Duket se qysh kur moret bllokun e Ilirit i harruat jetimet e 21 janarit, apo me ate bllok ne dore do t’ju shkoni per ngushellim ne pervjetorin e baballareve te tyre. Shpresoj te kete lene pak vend iliri sa per te shenuar hallet e tyre

  24. lani says:

    Cfare po ndodh keshtu ? Perkujtohet Haxhi Lleshi, kokrra e injorantit.
    A degjuat ? Do ti japin Tapi atij qe punon token.
    Filloi Reforma Agrare si ne 1945.

    Aman vetem ata mos ta marrin se do fillojne nga Vjedhjet e medha.

    Vetem komunistet,bijte dhe nipat e bllokut mos ta marrin qeverine se kane shume kohe pushim dhe do vjedhin si te terbuar( kane dhe kryehajdutin Meta qe do ti mesoje).
    PPSH udhezon :

    – Pronareve ti merret prona dhe florinjte
    – Armiqte ne litar, pushkatim dhe internim
    – Te luftohet Imperializmi Amerikan dhe kapitalizmi
    – Vendi te qeveriset nga varfanjaket, leckamanet e spiunet
    – Njerezit te ushqehen me bar se fondet duhen per arme e bunkere

    dhe per zbatimin e ketyre pikave do te kujdeset:

    – Nipi i Spiro Kolekes
    – Djali i Xhelil Gjonit
    – Djali i trimit Myslym Peza

    dhe shume e shume bij, nipa ose ish kuadrot tone te partise,ushtrise, sigurimit dhe familjaret e pasardhesit e tyre.

  25. Aleanca Kuqezi says:

    “ Tashmë loja është e hapur, sigurisht që nuk është e ndershme, e barabartë sepase ata kanë vetëm një zgjidhje që të mbijetojnë në politikë.
    E keni parë se si bëjnë? Si ujqër. E keni parë si çirren? Si çakenj. E keni parë si shqyen? Si prostitutë. Dhe ashtu e meritojnë ti konsiderojmë ne ata, se ata s’kanë as moral për ti treguar realitetin të gjithë shqiptarëve dhe Shqipërisë.

    Kur edhëm në politikë dy vite më parë na akuzuan që pas Aleancës KuqeZi është presidenti Topi, për 1 vit rresht e konsideruan lëvizje të presidentit Topi.
    1 vit rresht më pas na akuzuan që ne jemi veglat e Edi Ramës dhe të PS.
    4 ditë më parë u deshën vetëm 30 sekonda që ne të vazhdonim në kauzën tonë, në udhën tonë ashtu siç lindëm dhe u rritëm të vetëm, dhe të kthente pllaka që ne qenkemi nga krahu tjetër, që bënkemi lojën e Berishës.

    Sigurisht,ne kemi dikë pas, por ai është flamuri kuqezi, është simbol i kombit tonë dhe duhet ta respektojmë atë. Kjo është Aleanca KuqeZi.
    Dhe unë kam një mesazh për ata të cilët sot baltosin Aleancën KuqeZi se as emrin nuk e meritojnë që t’ia përmendim ,bëheni qesharak zotërinj kur hidhni baltë mbi Aleancën KuqeZi për 2 vjet Aleanca KuqeZi ishte shqiponjë, për 2 vjet Aleanca KuqZi ishte e bukur, simpatike, e fortë, patriotike, u deshën 2 minuta për ata, të cilët për këtë nuse të bukur si Aleanca KuqeZi, të cilën kërkuan të martoheshin, ta akuzonin dhe të hidhnin baltë mbi të. Për 2 minuta do të ndryshonte morali i Aleancës KuqeZi. Po dhe toka është lëkundur nën to dhe unë kam një mesazh të qartë, larg duart nga strukturat e Aleancës KuqeZi, sa nuk është vonë zoteri, po guxove të prekësh strukturat e Aleancës KuqeZi, do ti përgjigjesh Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve. Po lëreni karafilin në aromën e vet se s’ka asgjë më shumë se karafil, ejani të vazhdojme së bashku në udhën tonë të drejtë, në udhën tonë të fitores.
    Udha jonë është dhe do të jetë udha e shqiponjave, udha e shpendit me jetë më të gjatë, simboli ynë kombëtar, simbol i cili do triumfojë, pavarësisht censurës mediatike, pavarësisht sulmeve të ndyra që ata hedhin ndaj nesh. Sot është fillimi, ata të kenë parasysh që Aleancën KuqeZi nuk mund ta ndalin.
    Në këto 23 vite kanë lindur shumë parti të cilat kanë qënë xhepa dhe anekse të së majtës dhe të djathtës, të cilat kanë qënë rripa transmisioni, të PS apo PD. Ata nuk mund ta durojnë që për herë të parë në të gjitha trevat shqiptare të lindte një lëvizje mbarëshqiptare, mbarëkombëtare ,një lëvizje e cila ka për mision bashkimin kombëtar dhe arrestimin e një njeriu i cili ka kryer për 23 vite krime. Dhe për logjikën e zoterisë në fjalë na akuzojnë se kjo është një çmenduri. Të bashkosh shqiptarët në referencën e të ardhmes kushtetuese për realizimin e aspiratës për bashkim kombëtar, si një detyrim i gjithë elitës politike shqiptare nuk është çmenduri por është maturi, pjekuri e Aleancës KuqeZi.
    Të kërkosh kulturën e ndëshkimit duke filluar nga i ndjeri Berisha është maturi dhe standart, standart i një kombi të civilizuar, i cili kërkon ndëshkim. Por përpara se të fillojë ndëshkimi mesa duket është koha për pastrim dhe shqiptarët duhet ta kuptojnë kjo klasë politike duhet të shporret në zgjedhjet e 23 Qershorit. Të nderuar aktitivistë kuqezi, të nderuar qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, të nderuar ju që keni mundësi të na ndiqni dhe në ato pak dritare që na kanë mbetur, që para se të vijë koha për ndëshkim duhet të vijë koha për pastrim sepse askush nuk mund ta bëjë pastrimin e elitës politike shqiptare nga fosilet, nga kufomat, për ti larguar nje herë e përgjithmonë. Ju duhet të bëni atë, matuni mirë duke filluar nga protesta e 1 Majit deri më 23 Qershor ti ndëshkojmë dhe ti pastrojmë të gjithë së bashku me Aleancën KuqeZi”.

  26. Fllad says:

    Jemi sqaruar per gjithçka vetem nje gje na ben te dyshojme! Asnjehere nuk bet transparente financimet, nga i merrni, dhe atehere mund te heqim edhe dyshimet se ju financoheni serbi i tropojes.

  27. era says:

    Gjithmone kam pasaur nje pikpyetje te madhe : Si eshte e mundur qe njerez qe nuk kane interesa nga pushteti, thjeshte se mburen se jane “te djathte”- sa per te qeshur- akoma votojne qenien me perverse te ketij vendi!!!!!!!!!!!?????????

    Pergjigjen ma jep Ceka i ceket.Me gjendje ekonomike shume shume te larte, me profesion qe nuk ka pasur rezikun e konkurentit, i rrahur dhe i dhjere nga ky qe eshte sot kryeminister, dhe perseri lejon qe t”a perdore dhe t’i beje çiçin ne koke.
    Ja pse shume debila vazhdojne dhe e votojne kete qenie.

  28. elinor says:

    @Horri; si keshtu mor Horri se s’po te kuptoj? Te votojme per PS por te mos votojme per PS?? O njeri, ti a e kupton cdo te thote qe “LSI ka kandidate te saj ne listat e PS”? Kjo do te thote qe, nqs LSI arrin te marre nja 2 mandate vete, plus edhe nja 6 te garantuara nga pjesemarrja ne listat e PS (minimumi), dhe i thone qe LSI te kete 8 mandate kesaj here. PS, sipas Rames dhe deleve te tij, “perfitoi” ate qe gjoja i hoqi Saliut kamerdaren e shpetimit. Nqs edhe LSI nuk do perfitonte dicka nga marreveshja c’kuptim do te kishte kjo aleance per te? Per ta varur ne mur?
    Leji budalleqet me thirrje per te mos votuar LSI se eshte njesoj si te thuash mos votoni PS!
    Tani, edhe njehere tek llogarite, nje LSI me 4 mandate dhe te gjithe e pame mire se c’arriti te beje me to. A mund ta imagjinosh pak kesaj here nje LSI me te pakten dyfishin e mandateve qe kishte?! E gjitha kjo duke pase parasysh qe LSI e vetme ose me PD ishte e marre fund kesaj here; nuk do t’arrinte te siguronte me shume se 1 apo 2 mandate, edhe ato me blerje masive votash.
    Ajo qe mund te ndodhe eshte kjo; Saliu do ta varrise procesin e numerimit te votave deri andej nga Shtatori sa me KQZ e sa me ankesa nga PS ne Kolegj Zgjedhor (te gjithe e dime sesi perfundojne keto ankesa). Nderkohe Meta do te jete vazhdimisht ne lidhje te fshehta me Saliun duke i kerkuar ne te njejten kohe Rames me teper nga c’kishin ne marreveshje. E gjitha kjo per “hir” te integrimit dhe interesave te kombit! I gjithe qellimi eshte qe t’i rrise kerkesat aq shume sa ato te jene thjeshte te papranueshme per Ramen dhe me pas ta perdore kete preteks per te formuar nje tjeter aleance me Saliun. Mos harro se kesaj here nuk ka me 4 por 8 mandate. E kupton se sa shume rrezikohet nga lidhja me LSI edhe sikur t’i harrojme parimet per nje moment??
    Te lutem mos me thuaj qe nuk mund te ribashkohen dot Saliu me Meten ngaqe jane “prishur” keq kesaj here!! Po erdhi puna per “fatet e kombit” ata i lene menjane cdo lloj merish te vjetra!

    1. Horri i Bulevardit says:

      Edhe nje here Elinor po te jap sqarimin tim.

      Koalicioni eshte gje tjeter dhe lista e kandidateve te partive eshte gje tjeter.
      PS-ja ka ne cdo zone kandidatet e saj dhe LSI ka kandidatet e vet po ne cdo qark, kjo do te thote se ti kur te shkosh ne qendren e votimit, do te shohesh atje koalicionin qe do te votosh, ku natyrisht eshte dhe LSI-ja, do vejsh nje kryq aty ne qofte se do dhe me poshte do te shofesh kandidatin qofte te PS-se, qofte te Lsi-se apo te partive te tjera dhe ti ne qofte se je i majte, i ve shenjen kandidatit te PS-se, ne qofte se je i djathte i ve shenjen kandidatit te FRD-se, gjithmone ne qofte se do te largosh Berishen.
      Qe do te thote ne fund kur te numerohen votat, do te dali se vertet koalicioni ka marre me shume vota dhe eshte fitues, ku ben pjese dhe LSI-ja, por me kandidate PS-ja ka shume me teper vota dhe LSI-ja ka shume pak ose aspak dhe ne baze te votave qe merr cdo kandidat i nje partije, do te behet edhe koalicioni qeveritar, qe do te thote se ne qofte se LSI-ja nuk ka marre asnje deputet, automatikisht LSI-ja dhe bashke me te dhe Ilir Floriri, dalin jashte loje.
      Po kjo menyre eshte dhe ne krahun e djathte, kush do te largoje Saliun, ja jep voten FRD-se.
      I nderuar Elinor, edhe une kam patur kete dileme, deri sa mora informacionet e sakta dhe kjo biles ka qene nje nga ata muret pse Edi Rama dhe PS-ja ne pergjithesi, nuk donte ne fillim te beje koalicion me LSI-ne, por kur u be takimi, u ra dakort me nderhyrjen e Edi Rames, qe ishte shume i prere ne kete pike, dakort bejme koalicion, por sejcli me kandidate te vetet.
      Prandaj edhe une kam kaq kohe qe po insistoj ne kete pike, u be koalicioni se keshtu duhej, por mos votimi per LSI-ne, con edhe Ilir Meten para drejtesise, se kur nuk ka deputet qe te shkatoje krize qeveritare, eshte i humbur dhe keshtu do te dale.

      1. elinor says:

        Kur u be marreveshja u ra dakord qe tre emra te LSI, Vasili, Tavo dhe Haxhinasto, te futen ne listat e PS ne menyre qe te dalin te sigurte deputete. Te siguroj qe nuk jane vetem keta te tre por ka edhe te tjere. Te duket budalla Meta ty qe te krijonte aleance me PS por te futej ne gare me forcat e veta pa ndihmen apo mbeshtetjen e PS?? Si qenka kjo pune, “mbaj vere ne kurriz e pi uje”?!
        Nqs edhe kete nuk e kupton, ose nuk ke deshire ta kuptosh, atehere e kote qe debatojme Horri.

  29. Fleks says:

    Me 21 Janar,kur demostruesit e lajmeruar dere me dere nje jave para per te tejkaluar opoziten,po masakronin forcat e rendit se donin ta kapnin pastaj I Meten.

    I Meta,pak a shume i tha:mos umerzisni o demonstrues te dhunshem qe po tejkaloni opoziten per mua.

    Sigurisht qe deri te une nuk mbrini dot.

    Por jam une qe do vij tu hyj brenda juve.E veshur si zoteri me kostum,xhaket dhe kolllare.

    Dhe vertet ashtu ndodhi,ju be zevendes krietar.

    Ne vend te tjekalimit te opozites,tani ti bejne fresk me freskuese me turne I Metes.

    Se ju ka bere dhe opozite 4 javesha-sa ka filluar te belbezoje.

  30. eno says:

    Z. Baze!
    Se kush eshte Sali Berisha dhe cfare lidhje ka ai me krimin e organizuar ne e dime qe ne 97, kur neper pllakat e mermerta te varrezava leximi i moshave te te vrareve te rrenqethte jo vetem mishin por edhe trurin dhe urrejtja per shkaktarin e kesaj tragjediekalonte cdo cak e kufi..
    Por mos te harrojme se ishin socialistet ata qe me marrjen e pushtetit nuk bene asgje per kete gjakederdhje pervec uljes se toneve politike duke i dhene ketij shtaze (SALIUT)kohen qe te forcohej me shume dhe te dilte prap ne skenen politike ne 2003.
    Le te vime ne ditet e sotme
    23 Janari eshte nje dite e zese ne memorjen e cdo Shqiptari i cili quhet demokrat dhe nje dite ne te cilen cdo politikan duhet te jete ipolog me te verteten reale qofte socialist apo i djathte.
    Por do doja tju kujtoj z. Baze se ne shkrimin tuaj nuk permendni fare NJE PERSON QE ISHTE NJE NGA KRYESORET GJADERDHES NE ATE TRAGJEDI DHE QE SOT ESHTE PERKRAH ATIJ QE JU HESHTURAZI MBRONI E PERKRAHENI.
    Eshte mire te rifreskoni qelizat ndrgjegjesore te cdo votuesi duke i vene ata perballe te vertetes reale se per ke duhet vutuarne 23 qershor , por do ishte me mire qe perballe te vinit dhe palen tjeter QE NUK KA DALE NGA PARTENOGENISI I PASTERTISE SHPIRTERORE , pra e kam fjalen per z Rama dhe Meten..
    Me lejoni tju kujtoj SE SOT DREJTOHENI ME KETE SHKRIM TEK<>TE CILET GUXUAN TE MANIFESTOJNE KUNDRA KORRUPSIONIT TE QEVIRISE SE BERISHES KU MOKLOI KRYESOR ISHTE ILIR META ….
    Persa i perket Eginit dhe veshit te tij me lejoni tju them se shkulja e veshit te CEKES dhe sharja e tij eshte nje xhest i LINDUR NGA BERISHA KUR AI KA QENE NE PANIK DHE PRESION,pra besoj se dhe Rama ndodhet nen panik dhe presion tash..
    HISTORIA E KA NJOLLOSUR MINIDIKTATORIN BERISHA DHE DO TA NJOLLOSE PERSERI POR KESAJ HERE ME BLACK COLOUR NJEHERE E PERGJITHMONE , POR HISTORIA DO NJOLLOSE DHE EDI RAMEN SI BASHEPUNTOR TE NJE PREJ KRIMINELEVE TE KESAJ TRAGJEDIE ZOTIT META!!
    PRANDAJ EDI RAMA NUK KA GUXIMIN TE SHOHE NE SY 8 JETIMET E 21 JANARIT SEPSE DHE AI ESHTE NJE ATA QE REGJIZUAN ATE GJAKEDERDHJE !!!
    Kjo eshte e verteta qe une me trurin tim te vogel mendoj
    Eno Cara

  31. Haxhiu nga Selita says:

    Dy njgjarje te medha jane shenuar ne historine e kombit Shqiptar. Koka e prere e Ali Pashajt dhe veshi i djalit me mbiemrin Ceka. Por te dashur bashkeatdhetare ne se koken e Ali Pashajit mund te na e dhuroje Erdogani, ose shkurt ta sikterise nga Turqija, per veshin e Eginit do te paguani dhe shtrenjt bile. Ja tja u shpjegoje Xhikja kete pune: Te nderuarit komision parlamentar do ti duhet te udhetoje te pakten 15 here per ne Vjene duke mare me vehte dhe Sekretare, perkethyes, gazetare, kameramane etj,etj. Aty do ti duhet te paguaje honorare per deshmitaret e ngjarjes. Do ti duhet te paguaje per blerjen e filmimeve te mediave vendase, do ti duhet te shtroje bankete per ata qe asistuan ne kete cfaqje, do ti duhet te blejne ndonje dhurate “simbolike” per dashamiresit e PD ne menyre qe te thone ndonje fjale te mire etj, etj. Kjo fature do te shkoje deri ne 5 meleone euro qe do ta paguani ju te dashur bashkeatdhetare. Ky vesh, si vesh historik do te hyje ne Gines per vleren e madhe qe do te kete. Ne vendin tone te bukur, ku pritet nga nje koke ne cdo jave nuk ka rendesi fare, qe priten, ne fund te fundit koka harbutesh jane,por ndryshon kur preket nje vesh blu. Ta gezojme faturen.

    1. lani karaxhaferris says:

      I nderuar xhike.

      Ke harruar ngjarjen me te madhe patriotike te berishes para kater vjetesh kur ne prill 2009 para votimeve shiti nje pjese te detit Jon
      kur Dora Bakojanis zgjati dorën dhe e mbajti gjatë të shtrënguar, një buzëqeshje e gjerë u stampua në fytyrat simpatike të dy kryediplomatëve të vendeve fqinje. Ishte një gëzim i përbashkët në dukje; ngjante sikur të dyja palët ishin të fituar nga një mirëkuptim i përbashkët, por më vonë do dilte mbi “ujët e detit” një marrëveshje e fshehtë, duke anashkaluar institucionet kryesore të vendit dhe lënë në duar disa ushtarakëve dhe një grupi të vogël nëpunësish të Ministrisë së Jashtme. Firmën kësaj marrëveshjeje të ndarjes së ujrave detarë Shqipëri-Greqi do ta hidhte Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis, nën vëzhgimin e vazhdueshëm të kryebishes Sali Berisha. Ishte data 27 prill 2009 ku kjo marrëveshje tashmë ishte zyrtarizuar. Deti ishte ndarë,dhe shitur para votimeve te 2009, gjithçka dukej se shkonte mirë, sidomos për palën greke dhe vetë Bakojanit, që pak para se të largohej i la vendit të saj një pasuri të madhe, e shprehur kjo edhe publikisht nga kryediplomatja greke në parlament, ku foli për “fitoren me të rëndësishme” dipllomatike te greqise pas luftes dyte boterore.

  32. doleci says:

    Z Mero,
    tek shkrimet e tua lexoj shpesh “…historia do i kujtoje keshtu apo do i vleresoi ashtu… etj.” Ju gazetar e analiste, historianet e intelektualet me integritet duhet te gjeni menyren per ta bere sot historine sepse ne te ardhmen perseri te ndershmit do te kene perballe te bandershmit e batakcinjte e do te thuhet “…pse e shani Sali Berishen, une kam lexuar librat e nje analisti shume te famshem me emrin Blendi Fevziu, librat e nje shkrimtari me nje prodhimtari te madhe quhat Fari Balliu, hapni kronikat e nje tv kombetar KLAN po deshet edhe TV shqiptar si tv publik etj etj, ne gjithe kete mori letrash e faktesh flitet mire per Sali Berishen…” Dhe pastaj brezat qe vine, ku eshte Zogu do vendosin Salen e ne vend te Nene Terezes Jozefinen si bashkeluftetaren e tij. Bejeni Mero, shkruajeni sot historine per te gjithe qe te mos abuzohet edhe neser me brezat qe vine mbasi pinjollet e ketyre kane per te ngritur fondacione e shoqata xhvatese ne emer te te pareve. Ketyre te pareve qe sot po e mbajne peng shqiperine sigurisht per te siguruar te ardhmen e pasardhsve te tyre.

  33. fieraku4u says:

    PRANDAJ O MERO…KUR TE VIJE RAMA NE PUSHTET DO TE SHIKOJM SE SA BURRE ESHTE, EDHE A DO TA MBAJE PREMTIMIN QE KA DHENE PER DREJTESI.

    SA PER EGIN CEKEN…AI THJESHT ESHTE NJE QURRASH I BABAIT NERITAN CEKEN, QE SALA E RRIHTE PER SPORT NGA MENGJESI NE DARKE.

  34. adi says:

    Cfare lloj speciesh jeni ju socialkomunista e kok pa lare Edi Rama vuan nga skizofrenia ju nuk e njihni por une qe e kam patur komshi per 20 vjet ju garantoj qe eshte komplet rrot c..i, frikacak e i cekulibruar.Do je te fatekeqesi qe ky mund te behet kryeminister qofte dhe per 6 muaj se te 7 nuk e kap.

  35. adi says:

    Cfare lloj speciesh jeni ju socialkomunista e kok pa lare Edi Rama vuan nga skizofrenia ju nuk e njihni por une qe e kam patur komshi per 20 vjet ju garantoj qe eshte komplet rrot c..i, frikacak e i cekulibruar.Do je te fatekeqesi qe ky mund te behet kryeminister qofte dhe per 6 muaj se te 7 nuk e kap….

  36. alidemsi says:

    LUSHNJA E PRESHIT,KUVENDI I LESHIT dhe PARLAMENTI I VESHIT…i lutem z.Pellumb Kulla te shkruaje nje KOMEDI me kete teme…do gajazen te gjithe me shume se me Jovan Bregun.

    k

  37. el says:

    Po ai qe vodhi miliona e miliona euro sa deshi ne keto 4 vite banditi me
    bllok ne dore hajduti i thesarit te shtetit qeni e biri i bushtres obezi me fame boterore ILIR KRYEMADHI nuk eshte bashkepunetor ne vrasjen e baballareve te jetimeve o Mero vellai?

  38. valdeti says:

    Kam mendimin se po egzagjerohet i pandehuri berisha ne lidhje me 21 janarin sepse ai me te vertete eshte nje monster vrases por eshte krimineli me i sinqerte ne bote se i ka te dokumentuara dhe te pranuara krimet e tij.
    Sipas shkalles se fajit pergjegjesit kryesore per 21 janarin dhe per 21 vjet te ketij tranzicjoni shtet-shkaterrues jane:
    1*Ato segmente te dipllomacise amerikane qe merren me shqiperine sepse eshte e lexueshme qe ato kane qene ,jane dhe do te jene pro berishes.Ne vrasjet e 21 janarit u duk hapur roli jo i sinqerte i arvizuse qe duket se eshte nje nenpunes i komanduar nga podestat te cilet kane marre shumen e duhur te parave nga berisha ne pastrimin e gjakut nga duart e makbethit te vicidolit.
    2**Opozita duket qe ka braktisur ne menyren me te poshter protestuesit e vrare ne 21 janar 2011 dhe nuk ka nevoje per koment pas pajtimit me kryemafjozin ilir meta.
    3***Vete familjaret e protestuesve te vrare kane pritur ne menyre pasive t’i zgjidhnin te tjeret punet e tyre.Do merrja si shembull xhaxhain e protestuesit te lezhes qe harxhoi nje kohe te madhe me arvizune ne nje kohe qe duhej ti drejtohej tribunalit te Hages duke paditur berishin si vrases,edi ramen si mashtrues dhe arvizune si katalizator te kesaj masakre
    4****Nje faj modest ka dhe mero baze qe shpresonte shume te nderkombetaret se do ndeshkonin berishen ne nje kohe qe duket se ai eshte derivat i tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje