TemA TV/ PS: Në 8 vite qeverisje, Berisha e shfrytëzoi arsimin për propagandë politike (VIDEO)

4 Maj 2013, 15:29Sociale TEMA

Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka dështuar me arsimin. Kandidatja për deputete në qarkun e Shkodrës, Mimoza Hafizi, ka thënë se Berisha për 8 vjet me radhë qeverisje, veçse e ka shfrytëzuar arsimin për propagandë politike.

Në këto 8 vjet ai  shfrytëzoi paturpësisht institucionet arsimore të të gjitha niveleve për propagandë politike, për premtimet e mashtrimet e radhës, për të shpalosur pa etikë e pa asnjë pikë kujdesi ndaj moshës, gjuhën e shëmtuar të urrejtjes mbi opozitën.

Kryeministri, duke sajuar ndonjë inaugurim apo duke shfrytëzuar datat e shënuara kalendarike, shkon e dhunon shkollën tonë, institucionin e shenjtë jo-politik të edukimit, për teatrin politik të radhës.

Mësues e pedagogë anembanë Shqipërisë, nxënës e studentë pa dallim moshe –pra edhe të mitur-, shkulen nga bankat e mësimit që të përdoren për dekor elektoral, në shi qoftë e të ftohtë, a në pikë të diellit të nxehtë. E kjo, në mënyrë të përsëritur, para, gjatë e pas fushatave elektorale, madje edhe për të disatën herë për të njëjtin inaugurim.

Nxënësit dhe mësuesit vihen në rresht dhe detyrohen të marrin pjesë në aktivitete politike apo të shkojnë në mitingjet e partisë familjare të Sali Berishës. Kjo sjellje diktatoriale shkon edhe më tej, duke i anëtarësuar mësuesit kolektivisht në PD, me detyrim e përcaktim për të ruajtur vendin e punës. Ky është një fakt tashmë i vërtetuar e pasqyruar botërisht  në media. Mësues e punonjës të drejtorive arsimore nëpër rrethe kanë plotësuar listat e anëtarësimeve të reja në radhët e Partisë Demokratike. Kjo ka ndodhur në Durrës, Fier, Elbasan, Shkodër apo Korçë”, ka thënë ajo.

Sipas Hafizit, gjendja e arsimit në Shqipëri është në gjendje skandaloze, gjë që vërtetohet edhe nga raportet e institucioneve ndërkombëtare.

Sot, në Shqipërinë e qeverisë së rrënimit, brenda shkollës politika po hap një humnerë të errët. Një humnerë për të thithur dita ditës gjeneratën e fëmijëve dhe të rinjve në errësirën e frikshme të injorancës dhe analfabetizmit, të konfirmuar qartazi edhe nga organizma prestigjiozë ndërkombëtarë. Një humnerë që hapet dhe përmes politizimit dhunues për mësuesin shqiptar që përballë nxënësit nuk është më një qenie e lirë që rrezaton personalitet, por e dhunuar shpirtërisht e sistematikisht.

Kjo sjellje antiligjore, në kundërshtim të hapur me parimet mbi të cilat mbështeten themelet e arsimit publik, është bërë aq e zakonshme dhe normale për partinë-pushtet, sa me arrogancë të plotë, në datën 23 prill, Sali Berisha organizoi një takim me pedagogët e rinj të Universitetit të Tiranës,  në selinë e Partisë Demokratike. Mesazhi që u dha atë ditë në sy të mediave e gjithë shqiptarëve ishte skandaloz e i papranueshëm për çdo shoqëri demokratike e ende më shumë për demokracitë perëndimore drejt të cilave aspirojmë. “T’ua dimë adresat studentëve, të dimë se ku do të jenë ata në datën 23 qershor.” – i tha kryetari i një partie pedagogëve të paguar nga taksat dhe me lekët e familjeve shqiptare. S’pati kurrfarë hezitimi të shpalosë përpara telekamerave format që duhej të ndiqnin pedagogët për të ndikuar tek vota e studentëve të tyre.

Sali Berisha e ka shndërruar shkollën, universitetin shqiptar në një instrument elektoral nëpërmjet politizimit të dhunshëm të hapësirave të dijes. Sistemi arsimor shqiptar, rrënuar në këto 8 vite, prodhon jo pa qëllim errësirë dhe injorancë. Sistemi ynë arsimor nuk ka më ambicie të formojë individë të lirë dhe të aftë për t’u përballur me sfidat e së nesërmes, por vetëm të prodhojë vota për pushtetin e Sali Berishës e partisë së tij familjare”, u shpreh Hafizi.

Ajo tha se me ardhjen e PS-së në pushtet, arsimit do t’i kthehet dinjiteti dhe cilësia e duhur./b.l

53 komente në “TemA TV/ PS: Në 8 vite qeverisje, Berisha e shfrytëzoi arsimin për propagandë politike (VIDEO)”

  1. BLEDAR BECOLLI says:

    Luftojne cupkat e Rames kush e kush te cirret me shume per te rene ne sy te kryetari. luftojne te shkretat sepse i eshte premtuar 30 perqindeshi i kerkuar nga BE. por hallit qe ne fund as kocken sdo i japin????

    1. LINDI CELA says:

      NDODH KJO KUR MBESHTET NJE TE KEQE SI SALIU #PerPARA

      http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=jiDPNB1MN68

      1. Gjergji says:

        Po riciklohen njerezit e Nanos. Kjo eshte rilindja. Shega Ligori greviste urie per transparencen e votave u dergua ne shtepi.

        1. Rilindasi says:

          Po ska lidhje Riciklimi. Te jene te gjithe deputetet si Profesoresha do ishte nderi madh per kedo. Ndaj se di perse e quani riciklim, por Zysh Moza do i bente nder PS te ishte ne listen e Deputetve pas 23 Qershorit.

          1. Besnik says:

            Kjo eshte nje e vertete shume e hidhur sepse Berisha ne cdo miting qe organizonte e shikoje qe sheshin e kishe te mbushur me femije te shkollave te mesme. kjo jo nga dashuria per Sali Berishen por si pasoje e dhune dhe kercenimit qe ushtrojne mesuesit mbi femijet. Keto veprime jane me te vertete per te ardhur keq.

            1. Ennio says:

              Shume e hidhur eshte por skemi cfare te bejme ky eshte nje realitet qe na e ka ofruar Berisha me gjithe administraten e vet. Ajo qe duhet te bejme ne per ta ndryshuar nje gje te tille eshte qe te votojme kunder tij dhe kaq. Te votojme masivisht pro programit Rilindje sepse vetem keshtu merr fund kjo maskarade.

              1. Genti says:

                Zgjidhja e vetme per kete situate kaq te veshtire eshte rruga drejt Rilindjes. Ajo eshte nje rruge qe cdo dite e me shume po ndricohet akoma me teper dhe po mbushet plot me perkrahes. Ne ate rruge jane bashkuar e gjitha ata qe duan nje shqiperi ndryshe dhe pa diktature. Bashkimi ne kete rruge nuk eshte i detyrueshme por ai eshte i domosdoshem per te gjithe ata qe e duan nje shqiperi ndryshe.

            2. Sami says:

              Prandaj dhe adoleshentet jane analfabete sepse Berisha nuk interesohet per arsimin e tyte, por ai do qe ti shfrytezoje ata per interesa te tij, per ti mbushur sheshet. Katastrofe fare qe nje gjimazisti te fillosh dhe ti flasesh per taksen e sheshte qe ai as qe ja ka idene se cfare eshte.

            3. Tori says:

              Kjo nuk eshte asgje perpara asaj qe ndodhi ne durres pak muaj me pare, ku antaret e PD i detyronin nxenesit qe te antaresoheshin tek PD ne kembim te favoreve ne provime. Kjo eshte nje turp i madh qe ne kete moshe te mesosh femijet me sjellje jo te hijeshme dhe qe nuk i permbajne normat e sjelljes.

            4. Albi says:

              Kjo qeveri nuk njeh moral dhe turp. Nen masen e kercenimit dhe te presinonit te detyrosh nje nxenes qe te dale ne shesh. Mjere ata prinder sepse shqetesimi i tyre behet akoma me i madh kur ata jane te detyruar per te dale ne shesh.

            5. Anisa says:

              Qekur perdorin femijet per duartrokitje ne shesh tregon se cfare popullariteti gezon kjo qeveri. Keto inskenime qe ben Berisha sikur partine e tij e duan te gjithe jane totalisht nje farse shume e madhe. Turp per kete qeveri. Kjo farse do te filloje deri me 23 qershor.

            6. Femiu says:

              Si mund te rritet nje brez i shendetshem nga ana e dijeve kur ke nje Sali qe i detyron mesuesit qe te nxjerrin nxenesit ne shesh sepse ai nuk arrin qe ta mbushe sheshin me njerez. Imagjinoni se cfare marrin nxenesit ne vend te dijeve qe mund te merrnin ne shkolle. Ata rrine dhe degjojne mashtrime dhe genjeshtra te Saliut qe nuk u hyjne ne pune fare. Prandaj ky brez eshte 57% analfabet sepse Berishes nuk i ineterson mesimi qe ata bejne ne shkolle por i intereson mbushja e sheshit. Te dashur shqipetare duhet te punojme qe te ndryshoje kjo gje sepse kjo eshte ne demin e e femijeve tane.

            7. Klajdi says:

              Cfare mund te presim me nga kjo qeveri e deshtuar qe perdor te tilla metoda komunistesh per propagande. Turp per kete qeveri sepse po shkaterron brezin dhe te ardhmen e tyre.

            8. Simbol says:

              Duhet ndryshim more njerez sepse keshtu si po vazhdon ky ndonje dite do te detyroje edhe femijet ne kopesht per te dale ne shesh. Duhet qe ta marrin ne dore vete te ardhmen tone sepse po ngeli ne dore te saliut do te bejme vetem hapa prapa.

            9. Ani says:

              Aman mer se na e shpifen me keto metoda kaq te shpifura dhe cnjerezore. Te gjithe mesuesit e shkolles se mesme i ka detyruar qe kur te jene ne kafe me kolektivin e shkolles dhe ne klase te falsin vetem per arritje e Saliut sepse per ndryshe do ti pushoje nga puna. Turp i madh ku ka arritur marrezia e tyre.

            10. Selami says:

              Ky njeri nuk ka turp per ato qe ben. Ai njeri nuk ka kufij per ato qe thote. Por kjo nuk do te thote qe edhe ne duhet qe te behemi si ai dhe te mbyllim syte per cdo gje qe ben ai. Ne duhet te mbajme nje qendrim tonin per kete situate ne te cilen ndodhemi dhe ti japim ndershkimin tone per kete maskarade qe po i ben arsimit. Te gjithe me 23 qershor ta bejme qe te paguaje Saliu per gjithcka ka bere.

            11. Andi says:

              Cmenduria e humbjes se zgjedhjeve e ka cuar saliun qe te perdore lloj lloj metodash per te dal ne publik sikur ai ka mbeshtetje te madhe, nderkohe qe nuk e ka nje gje te tille. Per te realizuar kete ai perdor femijet e shkollave. Komplet nje gje shume e shemtuar dhe qe kalon jashte cdo norme morale.

          2. Beni says:

            Berisha e beri kete gje sepse ishin e vetmja pjese e popullsise qe mund te detyroje qe te dale ne shesh per te brohoritur per te. Ai e di qe asnjeri nuk del ne shesh sepse ka qejf Berishen, prandaj dhe ai per te mos dale keq ne shesh dhe per kete ka detyruar mesuesit qe te sjellin femijet me cdo kusht ne shesh

          3. Alban says:

            Jemi i vetmi vend ne bote qe femijet e shkollave detyrohen per te dale ne shesh dhe per te brohoritur per nje njeri qe vetem mashtron dhe genjen. Por kjo gjendje do te vazhdoje keshtu deri me 23 qershor sepse pas kesaj date edhe ne do te fillojme te ecin ne rrugen e zhvillimit drejt europes.

          4. Rrema says:

            Marrezite e kesaj qeveri nuk kane fund. Ata duke qene se nuk gezojne me popullartit ne popull atehere kane kaluar duke marre me force ne shesh.

          5. Sokol says:

            Ne shqiperi i ka kthyer shkolla ne bastione te tij qe i merr ne shesh kur i do qejfi. Kjo eshte nje gje me te vertete shume e turpeshme sepse qe ne moshe te vogel femijet mesohen me mashtrime dhe me politike nderkohe qe ata aq qe e kuptojne se cfare eshte ajo. Ky eshte sali berisha dhe gomarlleqet e tija.

            1. Klenti says:

              MIre qe nxenesit qe i nxjerr ne shesh por ai po perpiqet qe te ndryshoje historine. Ai kerkon qe te zere nje faqe te rendesishme ne te. Prandaj po pergatit te gjithe terrenin per ta bere nje gje te tille edhe pse nuk e meriton fare.

      2. @ lindi cela says:

        ne fakt e ke gabim saliu po riciklon te gjith pleshtat e nanos do befasohesh te henen nga saliu kur te lexosh te gjith mbiturina e ps te listat e saliut muhahhaha mbeturinat te mbeturinat shkojn :))

    2. Arsimi eshte rrenuar se mesuesit e drejtoret jane militante pa shkolle says:

      Arsimi eshte rrenuar sepse mesuesit e drejtoret punesohen ne baze te sherbimit qe i kane bere oborrit te saliut dhe ata jane udhezuar qe oret mesimore te zhvillohen ne hapesira ku behen mitingjet e saliut.

    3. ALTIN HILA says:

      @Bledar Becolli,

      Nuk e di me cilen parti je por mund te them vetem dicka, ne partine socialiste ka ngra qe jane te ndershme dhe jane ne fillim te karrieres se tyre ne politike dhe keto jane njerezit qe ka nevoje vendi yne per te arritur dicka ndryshe nga ky rrenim qe na ka sjelle Saliu ne keto vite.

      Ne Partine Socialiste shihet qarte se gjithecka arrihet me Meritokraci, pra me merita.

      Ne foto shohim nje zonje te vertete qe ne 2009-ten nuk ishte ne listen e Partise Socialiste por nuk e tradhtoje asjehere Partine dhe tani ka mundesine te rapresentoje kete parti me 23 qershor, me te vertet nje shembull i mire per tu ndjekur!

    4. Florin lezha says:

      8 vjet pushte dhe nuk Ber Asigjo Ne dua Nje shtet qe Te na perkhe me ligj dhe te kemi Te drejta tona mos tte kemi fri se Mos na vrer shteti nga E drejta jon
      8 vjet dhe shqiperi Akoma me keq Ne vend se ta bentw ma mir jo te na conte ne kete Katastrof sa Num ba Me

    5. Flamuri says:

      Berisha vetem shkaterron, dhe me kete perdorim propagandistik te arsimit ka shtaterruar te ardhmen e shqiperise, pasi ata femijet e vegjel kur te rriten do kene ne dore fatin e kombit tone.

    6. Gezimi says:

      A e keni bere si pyetje perse eshte skandaloze gjendja e arsimit ne Shqiperi???? Me siguri qe po dhe keni thene se ka zbatuar sala politika te dobeta per arsimin prandaj jemi keshtu. Jo, e keni gabim sala ka perdorur politika shume te mira per te pasuruar persona qe jane afer oborrit te tij, ne menyre qe kur te vije koha per zgjedhje ti ke femijet gati qe ti perdori si dordoleca.

    7. Hasani says:

      Mos u shqetesoni o njerez, populli do i japi nje ndeshkim te madh sales ne 23 qeshor, populli do bashkohet me PS dhe me RILINDJEN Shqiptare per te ndryshuar jeten ne kete vend te shkaterruar nga berisha. Kini pak durim, 23 qeshori eshte afer, RILINDJA po afrohet cdo dite e me shume.

  2. RILINDJE says:

    RILINDJE per Arsimin!

  3. Ymer says:

    E kuqja cmend demin, jo me ……

  4. oret mesimore politike dhe mitingje=analfabetizem funksional says:

    Berisha i ka shnderruar institucionet arsimore ne ambjente mitingjesh elektorale dhe burim militantesh me dhune per te mbushur mitingjet e tij. Ai popullin e do te varfer, injorant, mjaft qe ai per vete te jete ne mendjet e tyre duke i hipnotizuar me brockullat dhe perrallat e historive te suksesit te qeverise Berisha.

  5. Nadia says:

    Arsimi e Shqiperi shrytezohet per propoganda politike, ne duhet ta ndalojme kete akt kriminel sepse eshte me te vertete nje akt kriminel dhe mendoj se kush ben nje gje te tille duhet te denohet!

    Para pak kohesh kam pare Z. Sali Berisha qe iku ne nje cerdhe dhe ju foli per politike femijeve te te vegjel, iku tju tregoje femijeve se RAMA bllokon statusin, a ka me TURP se kjo qe ka bere Kryeministri yne!

    Ky fenomen duhet te ndalet sa me pare.

  6. anja says:

    Po si nuk ka turp ky njeri qe shkon ben politike tek nxenesit e shkolles dhe drejtuasit e institucionit bejn sehir se jane vene ne detyr nga pushteti e i tremben vendi te punes.

  7. Rei says:

    Programi i Berishes per arsimin ishte me i deshtuari se cdo fushe tjeter. Rilindje

  8. rezi says:

    E rrenoi arsimin ky dallkauk ne pushtet bashke me gomarin qe ka vene minister Arsimi.

  9. bruukli says:

    Turp i zoti qe nje vend ne mes te europes te kemi 57% analfetizmin funksional..Ky eshte nje deshtim i kesaj qeverie qe do te sjelle pasoja me vone..

  10. arbenita says:

    Politke ne shkolle, instituciaoni arsimore gjasme eshte i depolitizuar, por Berisha nuk njeh rregulla, ai eshte mesuar ti shkel ligjet.

  11. klevis says:

    Rilindje, qe arsimi shqiptare te hyj ne rrugen e duhur te vlerave.

  12. mimoza says:

    me vjen mire qe nje ish- studente e shkelqyer e fizikes ngre zerin per nje ceshtje madhore sic eshte arsimi ne shqiperi.
    i uroj shendet dhe e pershendes.

  13. anja says:

    Arsimi eshte pertoke..dinjiteti i mesuesit ka humbur prej kohesh..nxenesit perdoren per te mbushur mitingjet e Berishe, ky eshte kulmi..

  14. Tanja says:

    Berisha dhe politikat e tij te korrupsionit e shkaterruan sistemin arsimor..kjo eshte e patolerueshme..menjeher duhet Rilindje per arsimin.

  15. mati says:

    Qe te punesohesh sot ne arsim kane ndryshuar krejtesisht kriteret, nuk te pyet me njeri per diplome, mesatare, master….Sot te pyesin per teserin e PD, te pyesin ne i ke gati 5 mije eurot…dhe te zotohesh qe do te jesh aktiviste e PD..keto jena kriteret nese do te gjesh pune plotesoi..Por une nuk shkel mbi idealet e mia, dua pune sepse e meritoj dhe nuk mbeshtes gomarlliqet e Saliut.

  16. arsi says:

    Berisha shkon e u brockollit femijeve perralla me mrekullira ekonomike por as ata nuk e besojn me …turp per nje kryetar shteti qe shkel ligjet e shtetit pa pike turpi….Eshte e DEPOLITIZUAR shkolla.

  17. fshatari says:

    Po kalamajt qe i shkulen veshin Rames erdhen vullnetarisht aty?te neveritshem!

  18. borana says:

    As femijet nuk i besojne me genjshtrat e Berishes…e dine qe ai eshte genjeshtari me i madh ne shqiperi..madje ka zene edhe vendin e pinokut…sepse po ti yesish femijet se kush eshte genjeshtari nuk thone me pinoku, po Saliu.

  19. gerona says:

    Kjo nuk eshte aspak e vertete zonje e dashur! Sepse cdo secili ka bindjet e veta politike dhe nuk mund te imponosh asnje !

  20. dani says:

    Ju nuk keni se cfare te thoni tjeter dhe thoni genjeshtra te turpshme !

  21. Eri says:

    Qenka shtuar edhe nje legene. Kta jane vertet te degjeneruar qe skane cbejne dhe me cte merren e vetem shpikin e mashtrojne e genjejne edhe pa piken e fineses sikur ne jemi budallejn e nuk shohim se cfare behet dhe si behet e kush i ben gjitha dallaverat. e kush i beri pallatet dhe shume katshet e Tiranes e si vodh e si corren e xhepat e biznesmeneve e si shenderrua cdo cep ne kantier ndertimi.

  22. ARUSHA says:

    BERISHA E KA FUTUR NE CDO FEMIJE NE BORXHE TE TMERSHME NE BANKAT ISLAMIKE ,I KA RREMBYER CDO FUSHE SPORTI PARQE ME GJELBERIM , I KA HELMUAR UJIN ,E KA KTHYER SHQIPERINE EDHE NE QYTETE ME GROPA SEPTIKE te rrezikeshme per jeten e femijeve dhe te rriturve DHE ME KABINA TE SHKATERRUARA ELEKTRIKU ,KU FEMIJET DHE TE RRITURIT CDO DITE HUMBASIN JETEN ,I KA SHKATERUAR DETIN SHQIPERISE LUMEJTE PYJET LIQENET DHE POPULLI E KA TE ARDHEMN PA PENSIONE PASI TE SHUMTET JANE PA PUNE OSE PUNOJNE NE TE ZEZE !

  23. Dori says:

    Je e mrekkullueshme zonja Mimoza….SUKSESE…

  24. mesuesi says:

    Po por sa merr sot mesuesi ne krahasim me disa vjet me pare?nga hici nuk vjen kjo por nga reformat!mos beni propagande genjeshtrash!

  25. Gezimi says:

    Ishalla keni zene mend dhe ju te PS, sepse, realisht gjate 8 viteve tuaja ne pushtet bete nje vrime ne uje. Shpresoj qe kete radhe te jeni nje parti serioze, vizionare, dinamike, dhe te realizoni te gjitha ato qe nuk i beri partia e Sales!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje