Berisha si çdo 5 maj në shtëpinë e Azem Hajdarit: Vepra e tij do shkëlqejë përjetësisht

5 Maj 2013, 15:58Politika TEMA

Ashtu si çdo 5 maj, edhe këtë vit, kryeministri Berisha ka zhvilluar një vizitë në familjen e Azem Hajdarit, me rastin e ditës së dëshmorëve. Berisha ka thënë se vepra e Hajdarit do të shkëlqejë përjetësisht.

Sot është një ditë e veçantë, dita e nderimit e të gjithë atyre që u flijuan për lirinë, bënë gjithçka për lirinë. Në histori sa më shumë të hulumtohet, aq më shumë do të pohohet se ato që ka bërë Azem Hajdari për lirinë e shqiptarëve, ato ditë dhjetori të vitit ’90-të, nuk i ka bërë kush. Sepse ajo ishte një përballje më e pabarabarta, më e zbuluara, më e hapura. Një përballje që u fitua. Fakti që sot ai është midis nesh vjen mbi të gjitha, nga ai kontribut që ai dha në vitin ’90-të. Unë kam bindjen se vepra, kontributi i tij do të shndrisë e shkëlqejë në altarin e lirisë së shqiptarëve”, tha Berisha.

Berisha me rastin e ditës së dëshmorëve ka qenë për vizitë edhe në shtëpinë e Idriz Hoxhës./b.l

43 komente në “Berisha si çdo 5 maj në shtëpinë e Azem Hajdarit: Vepra e tij do shkëlqejë përjetësisht”

  1. homeri says:

    —nderohen ata qe dhane jeten kunder pushtuesit , nderohet edhe ky kryecub qe i moren jeten ne rivalitet me cubat e tjere

    1. titi says:

      e vret naten e qan diten!

    2. Dean says:

      ”DEMOKRACI” MALOKESH,VLLA.
      Pika ne budallenjve qe jetojme ne 1 shtet te perbashket me ato monstra.

  2. Geg Toskani says:

    Njè hero i remè dhe njè tradhèterè i vèrtetè nuk kanè vènd nè ditèn e 5 Majit. Lavdi Dèshmorève tè Atdheut!

  3. Horri i Bulevardit says:

    Me 5 maj, simbas sllavoserbit Sali, Duhet te nderojme Azem Hajdarin?
    Po Qemal Stafen dhe herojnte e Shqiperise, kur Duhet ti nderojme?
    O plehre i ngjizur me sperme sllavoserbe, une dhe patriotet shqiptare, sot nderojme ata q dhane gjakun e tyre
    per clirimin e atdheut nga fashizmi, sot une dhe patriotet shqiptare, nderojme, trimat e epopese se madhe
    te UCK – se, qe dhane jeten kunder miqve te Tu serbe.
    Sali, ti Mund te tallesh me historine töne, por vjen Nje dite, qe para kesaj Historie qe eshte shkruajtur me gjak,
    Do te japesh llogari, se ata qe ne nderojme sot, nuk u vrane, per pislleqe mafioze dh hakmarrje biznesesh
    te pista, por u vrane me pushke ne dore.

    LAVDI DESHMOREVE TE LUFTES NACIONA-CLIRIMTARE

    LAVDI DESHMOREVE TE LUFTES CLIRIMTARE TE UCK-se HEROIKE

  4. shema says:

    Enveri vrau Qemal Stafen dhe e qau 40 vjet edhe ky vrau Azemin dhe po e qane 40 vjet.Vetem ketij populli idjot i bejn vaki keto gjera!

  5. keli says:

    Asgje pozitive ne veprimtarine e azem hajgares nuk ka. Plehre e vertete.
    Fakti qe morri pjese ne levizjen e Dhjetorit, fakti qe u “shqua” per budallalleqe dhe gomarlleqe me targen e çyrykut, dhe me pas patrioti i tij Mullah Salihu ja perktheu si agjent i sigurimit, nuk e bejne Azem Hajdarin hero, dhe nuk i sherbejne per te marre ndere kombetare.
    Azem Hajdari ishte nje gavrosh dhe vdiq si nje horr, i trajtuar dhe vrare si i tille.
    Nuk ka asgje pozitive per ate shkerrdhate, malokoislamik, hajdut, cub, plehre, injorant, batakçi dhe zagar.
    Ai ishte simbol i dekompozimit te pushtetit, cub, antishtet, mafioz, legen, pusht dhe plehre.
    E filloi me ngritjen e tyrbeve me pare te vjedhura, rryshfeti dhe trafiku ilegal.
    E konsideroi politiken si prone te familjes, si tribu, si klan dhe i la dhurate popullit nje superplehre me perfide si ai, por po aq malokoislamike dhe me cilesi morale te degjeneruara si Sali Berisha.
    E perdori pushtetin e tij e tij personal, fillimisht si kryetar i komisionit te mbrojtjes dhe SHIK-ut ne parlament, fillimisht per te pare me mikroskop gjithe dosjet e sigurimit, per ti krehur ato, per tu bere presion politikaneve te molepsur, biznesmeneve te rinj te suksesshem dhe opozitareve te rinj.
    Keto dosje kane qene arma e tij e forte, qe ai e perdorte kunder jo vetem kundershtareve por edhe brenda partise se tij, sa here i duhej per te stabilizuar hierarakine, kontributet dhe meritat.
    Per kete ai u shigjetua, u poshterua, u degjenerua dhe nga partia qe ai krijoi dhe udhehoqi dhe nga islamiku tropojan, patrioti i tij i pabese Sali Berisha.
    Azem Hajdari ishte nje nga arkitektet e krimit, inspirues dhe nxites i tij sidomos me bandat politike te PD-se ne 97.
    Ai ishte arkitekti i kontrabandes se naftes, armeve dhe trafiqeve te ndryshme, i favoreve te ndryshme duke konsoliduar ne duart e tij pushtet ekonomik dhe pare.
    Ku i gjeti paret ky pis me ngrite biznese, vila dhe tyrbe? Kush ja dha, kush ja la trashegim ketij zagari te elez biberajt ?
    I pabese, pordhac, cub, sherrxhi, horr, vrases, kriminel ky ishte Azem Hajdari.
    Ketij personi i rendon ne varr tragjedia e 2 Prillit, si organizator dhe pagues i saj, si destabilizues dhe shkaterrues i shtetit dhe institucioneve te tij.
    Ketij i faturohet loja e piste dhe gjoja monopoli i armeve qe u shiteshin kosovareve, duke fituar miliona euro dhe duke u munduar mos me pase konkurrence.
    Ky dhe nepermjet ketij, Sali Berisha nisi nje nga serialet me kriminale, me mafioze, me gjakderdhese dhe me trishtuese qe historia gjakmarrese ne Shqiperi njeh si serialin e vrasjeve ne Tropoje.
    Mbi 150 djem nenash u vrane ne Tropoje. Nje djal trim dhe patriot si Jaho Salihi mbahet padrejtesisht ne burg.
    Nje familje patriote dhe e nderuar si ajo e Haklajve u gjymtua, u shkaterrua nga ky dhe bosi i tij Sali Berisha.
    Ne fund te fundit, ishte Sali Berisha ai qe e vrau Azem Hajdarin, per ato qe ai dinte per Saliun, per dosjen e tij, per aktivitetin e tij.
    Ishte Saliu me truprojen e tij qe e nxorren ne prite, per ta hequr qafe, jo se nuk e meritonte si cub qe ishte, por sepse ai ishte pengese per Saliun, ishte gjembi i tij, ishte i paparashikueshem, ishte miku dhe kundershtari i tij i pabese.
    Ai u vra nga Fatmir Haklaj ne menyre te meritueshme me aprovimin dhe bekimin e Sali Berishes.
    Ti japesh nje dekorate te tille nje cubi si Azemi, ti ngresh monument nje gavroshi horr si ai, ta perkujtosh dhe nderosh ate pasi e ke vrare vet, do te thote te vrasesh dinjitetin, ndershmerine, shoqerine, kulturen dhe demokracine ne Shqiperi, do te thote te vrasesh shtetin e me tyrbe, me moral te piste islamik, me kulture dhe veprime islamike, te poshtra, te pista dhe antikombetare.
    E lini te qete te prehet Azem Hajdarin, dhe mos i vini tritol nderimi pabesie islamike atje ne varr, mos i vini tritol siç u vute varreve te Haklajve si cuba qe jeni.
    Mos i harxhoni dhe mos i beni qesharake nderet e kombit per pisa dhe horra si Azemi dje dhe ndonje plehre tjeter antikombetare si Berisha sot.
    Keta qe vrane 5 Majin,17 nendorin,29 nendorin nuk meritojne as varre as permendore dhe as nderime ne token shqiptare.

    1. preng sherri says:

      KELI
      e ke shkrujt te madhe ! ky tekst meriton te behet pjese e teksteve te historise shqiptare!
      por problemi nuk eshte as mullah Berisha e as plehra te tjera.Ky popull ka nevoje per kontroll mjekesor,per vaksinim te pergjithshem! nje komb qe ka nxjerre Zog,Toptan e Berishe dhe i nderon ata,nuk meriton asgje te mire,pervecse te zhytet dita dites ne krim,korrupsion e imoralitet!

  6. SALIC BERISHEVIC says:

    SI MUND TA PRANOJNE BRENDA QENIN.

  7. qemal lengu says:

    Mjaft me keto skena hipokrizie o fytyr e korruptuar!E vrave dhe tani e quan deshmor.Faje eshte i buqes qe te prete ne shtepi.

  8. Ermali says:

    VETEM DESHMORE QE NUK KEMI NE KTO JANE VRA ME NJERI TJETRIN KUSH KA LUFTU ME GJERMANIN PO SA TE KTHEJNE SAMARIN KTO VETERANET E FUNDIT DHE TA HEQIN FARE KET RIT KOMUNIST

    1. Partizani says:

      Keshtu ta kane treguar historine ty,kelysh spiuni!

  9. bato says:

    ky eshte si enveri qe te vriste naten e te qante diten pastaj mbas dy ditesh te qunte tradhetar ky eshte sali berisha,te jete burr dhe me seder e kishte zbardhur ngjarjen dhe autoret kush e vrau azemin ,nuk ka asnje vlere nderimi duke i shkuar ne shtepi o malok i ndyre.

  10. andrea says:

    “Në pjesën e dytë të intervistës, ai ka dëshmuar edhe në lidhje me prapaskenat që çuan në vrasjen e Azem Hajdarit dhe për rrjedhojë edhe të 14 Shtatorit. Islami shprehet se një nga krerët e UÇK-së, Ali Ahmeti, kishte infiltruar disa njerëz pranë grupeve paramilitare të kontrolluara nga Bujar Bukoshi dhe që ishin të afërta me Berishën në vitin 1998. Këta njerëz e informuan UÇK-në që përpara vrasjes së Azem Hajdarit se Berisha dhe Bukoshi ishin duke përgatitur një skenar të ngjashëm me vrasjen e “Avni Rustemit”, ku pas vrasjes së “heroit” do të shpërthente “revolucioni”. “

  11. shqiptari says:

    shema — 5 Maj, 2013 në 4:34 pm
    Enveri vrau Qemal Stafen dhe e qau 40 vjet edhe ky vrau Azemin dhe po e qane 40 vjet.Vetem ketij populli idjot i bejn vaki keto gjera!

    Përgjigjjuni
    ESHTE MESE NORMALE.KESHTU VERPOJNE DIKTATORET .
    Mire ky nderohet dhe le te nderohet,per Respektin e Femijeve.
    Por sa jane vrare si ky !!!!! NE POPULL.

  12. Zeni says:

    Jam plotesisht me komentuesit e meparshem.Azem Hajdari ishte nje cub,nje rrugac qe duhej hequr nga faqja e dheut.Po i njejte me te eshte kryeministri Berisha qe e vrau ate sepse e dinte se Azem Hajdari do ta vriste ate per t’i zene vendin.Kjo ishte nje perplasje brenda llojit te rrugaceve.Berisha eshte nga ata qe te vrasin naten dhe te qajne diten. Berisha qe e vrau hiqet se e nderon ate,per te zhdukur gjurmet e krimit te tij.Ky eshte vrasesi i vertete i Azemit dhe cdo 5 maj shkon te varri i viktimes se tij,per te nderuar nje rrugac qe vetem dinte te shante dhe te neperkembete ligjet dhe asgje me shume.Une nuk e fajesoj Berishen pse vrau Azem Hajdarin sepse ai e meritonte plumbin,por Berisha nuk eshte me i mire se ai.Te njejtat gjera si Azemi ben edhe ai.

  13. elez piperaj says:

    GAZETA RD 18 GUSHT 1995
    PJESE NGA FJALA E SALI BERISHA PER GREVEN E URISE TE AZEM HAJKARIT
    (kur ky protestonte ndaj Berishes,)

    “Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë, ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari, si Rita Marko se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit…”……(vijon)

  14. Engjell says:

    Vjen nje dite dhe 5 Maji e gjen vete se ku duhet te ndihet i respektuar, çdo sforcim nuk gjen vendin e vet aty ku nuk i pershtatet .Koha e ka kete te mire qe sa me shume kalon aq me shume kthjellon dhe tregon te vertetat dhe faktet. Saliu sado te kakarise se ben koqe ve edhe kur ben gelasa ,nuk eshte i perjetshem ,do te vije shpejt dita qe do te mbetet vetem me ata qe ne çdo 100 gelasa te tij do te kene vetem nje kokerr veze, dhe mjer ai pas kesaj.

  15. suela says:

    Bravo Berishes,pasi ishte Azem Hajdari ai qe beri qe ne te jemi ne demokraci sot! Vepra e tij do shkëlqejë përjetësisht! FITORE Pd

    1. Resmija says:

      Suela,
      Mire e ke qe i thua BRAVO Sali Berishes, se edhe gomarit kur ngelet ne balte dhe del nga balta i thone Bravo. Po ky GOMARI jot ne balte do te te lere ty dhe shiket e tu o Suela.

    2. Askushi says:

      O suela,nqs Hajdari ishte ashtu sic thoni Ju(e Berisha),perse i thoni Bravo berishes?!…per ate qe nga njera ane e quan Hero e deshmore ,nga ana tjeter e la te tretej,e po dergjet me ‘te shumtit’ne Sharre!!

      Te vetmin ‘Hero’ e ‘Deshmore’qe dergjet ne varrezat e Sharres ,e qe une njoh eshte Azem Hajdari!!

  16. Lavdi deshmorve te rene per liri says:

    5 Maji, eshte dita e deshmoreve, te rene ne luften nacional-çlirimtare.
    Respekti per ta nuk duhet te ngaterohet me trafikantet e droges apo te naftes.

  17. Albann says:

    Te vret ,Te shkateron , Te ben hero ,dhe pasi perqafohet me bashkeshorten te ben homazhet…A ka lindur ndonjehere shqiperia njeri me te djallezuar e me te pabese????…

  18. ali says:

    Kesajj i thone tamam,”te vret naten dhe te qan diten”.Sa te pacipe jane politikane tane ne pushtet,prototipi

    i te cilit eshte K/ministrit ,i cili me paturpesine me te madhe,me hipokrizine e pashembullt shkon ne

    shtepine e A.Hajdarit per 5 Majin,kur gjithe bota e di se ai e vrau.

  19. ali says:

    Paralelizmat te tilla jane monstruoze.Me mire t’ja leme kohes.Gjykatesi me i mire eshte koha dhe jo Sala dhe

    as personi qe shkruan keto rreshta.

  20. beni says:

    kurre mos u harrofshin te mirat e te tillve njerez si I ndjeri Azem Hajdari

  21. alb says:

    Ky horri i tropojës me kë luftoi qe eshte hero i atdheut.

    1. Hazizi says:

      Luftoi me pordhacet e vet, duke bere si cub mali ne mes te tirones, kur te hapen dosjet do te shifni se dhe ky bandit qe e kane bere hero, do te dali nje bashkepunor i sigurimit.

  22. gili says:

    njerez te tille kurr nuk harrohen e gjithmone do te nderohen ?

  23. klas says:

    Vrasja e Hajdarit – Lidhjet e familjes së Liri Berishës
    INTERVISTE 2 – BEDRI ISLAMI
    Postuar më: 3 Maj, 2013 tek Analiza

    Ish-drejtuesi i UÇK-së, Bedri Islami dëshmon prapaskenat dhe informacionet që kishte UÇK-ja në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit në Shqipëri. Spiunët e Ali Ahmetit brenda radhëve të Bukoshit, informuan UÇK-në se Berisha dhe Bukoshi po pregatisnin një revolucion të ngjashëm me atë të vitit 1924. Do të ishte skenari i njëjtë me atë të vrasjes së Avni Rustemit.

    Në pjesën e dytë të intervistës së Bedri Islamit, ai ka dëshmuar edhe në lidhje me prapaskenat që çuan në vrasjen e Azem Hajdarit dhe për rrjedhojë edhe të 14 Shtatorit. Islami shprehet se një nga krerët e UÇK-së, Ali Ahmeti, kishte infiltruar disa njerëz pranë grupeve paramilitare të kontrolluara nga Bujar Bukoshi dhe që ishin të afërta me Berishën në vitin 1998. Këta njerëz e informuan UÇK-në që përpara vrasjes së Azem Hajdarit se Berisha dhe Bukoshi ishin duke përgatitur një skenar të ngjashëm me vrasjen e “Avni Rustemit”, ku pas vrasjes së “heroit” do të shpërthente “revolucioni”. Islami shton se UÇK-ja e kishte të zbardhur lidhjen e gjakut të bashkëshortes së Berishës me familjen serbo-malazeze Bulatoviç, sipas tij anëtarë të ndryshëm të kësaj familje në atë kohë kontrollonin disa nga postet më kyçe shtetërore në Serbi, një prej tyre ka qenë dhe Momir Bulatoviç, ish-Presidenti i Malit të Zi. Gjatë kohës së luftës sipas Islamit, ishte me rëndësi orientimi dhe deklaratat që vinin nga Ismail Kadare, ndërsa ai veçon si politikanë të spikatur në ndihmën që i është dhënë UÇK-së, Ilir Metën, Pandeli Majkon dhe Sabri Godon. Sipas Islamit, Adem Jashari nuk kishte asnjë pritshmëri pozitive nga Berisha ndërsa Hashim Thaçi përpiqej ta shmangte sa më shumë Berishën gjatë kohës së luftës. Në dëshminë e tij Bedri Islami tregon dhe një episod të vitit 1996, kur Bujar Bukoshi i kërkoi UÇK-së të eliminonte Ibrahim Rugovën, sipas Islamit në këtë kohë edhe Berisha edhe Bukoshi ishin të interesuar në kryerjen e këtij akti.

    Si komentoheshin në Shtab deklaratat e Berishës kundër UÇK-së, sidomos në fillimet e luftës së hapur?

    Që të jem krejtësisht i sinqertë me ju, nuk na bënin përshtypje deklaratat e tij, por veprimet e tij. Kur ai filloi të bënte deklarata politike kundër luftës ishte shumë vonë për të, ai nuk ishte më askush. Nëse ka pasur një politikan në Tiranë që nuk kishte asnjë lidhje pozitive me UÇK-në, ai ishte Berisha. Pas marsit të vitit 1998 ai ishte krejtësisht i izoluar. Nuk pyeste askush për të, megjithëse veprimet e tij, edhe pas kësaj periudhe, kanë dëmtuar jashtëzakonisht. Në Lëvizjen klandestine çlirimtare nuk kanë bërë përshtypje as deklaratat e Berishës e as të Rugovës, megjithëse shpesh herë ato kanë qenë skandaloze. Sikur ata të kishin bërë vetëm një thirrje për bashkimin e të gjithëve rreth UÇK-së, gjërat do të kishin ndodhur krejt ndryshe. Medet, ata nuk e bënë dot këtë. Por ka pasur një njeri,të cilit , si të thuash, i kushtonim kujdes pas çdo qëndrimi publik, thëniet e të cilit i prisnim, si të ishin të një lideri politik të pashpallur. E pra me të nuk kishte lidhje të drejtpërdrejta, megjithëse ishin vendosur lidhjet. Ky ishte Ismail Kadare. Çdo qëndrim i tij ishte i një rëndësie të veçantë, ai vlente e peshonte më shumë se gjithë të tjerët të marrë së bashku. Ai dhe Rexhep Qosja, por Qosja ishte pjesë e jona, ishte si ne, ndërsa Kadare ishte një zë tjetër, atë e prisnim.

    -Jeni shprehur në një intervistë të mëparshme se Hashim Thaçi kishte “ndjenja të trazuara” ndaj Berishës. Përpiqej të kuptonte qëndrimet e tij të forta politike me Kosovën, por vlerësonte dhe rolin e xhaxhait të tij, Sulejman Berishës, që e vuri shtëpinë e tij si bazë të UÇK-së në dispozicion. Mund të specifikoni momente të qëndrimeve apo të mendimeve të Thaçit gjatë kësaj kohe?

    Hashim Thaçi ka qenë njëri ndër drejtuesit kryesorë të organizatës sonë, LPK-së. Nga këtu ai është bërë pjesë e UÇK-së dhe drejtor politik i saj. Por Thaçi, që në fillim, më shumë se një luftëtar, kishte shtatin e njeriut të politikës. Në kohën e presidencës Berisha ai do të ishte njëri ndër ilegalët që do të burgosej. Shkaku është absurd, gjetja e një mjeti logjistik ishte i natyrshëm për një njëri të lëvizjes ilegale, çka dihej për të. Xhavit Haliti, përfaqësuesi i Organizatës në Shqipëri, përmes lidhjeve të krijuara, do bënte të mundur lirimin e tij. Ne, në fakt, pavarësisht dyshimeve, e donim bashkëveprimin me Berishën. E kemi dashur me të gjithë që do të ishin në pushtet, si rrjedhojë e besimit të njerëzve. Berisha nuk e donte bashkëpunimin me lëvizjen ilegale. Jo sepse mendohej se ajo ishte një lëvizje e majtë, pasi nga vetë Lëvizja, kur ajo shkëputi nga vetja mendimin ideologjik, u shkëput një fraksion, i cili ishte thjeshtë lëvizje ideologjike e majtë, por që kishte lidhje dyfish të mira, me Berishën e me Bukoshin. Hapësira politike e Thaçit në Shqipëri, deri në marsin e vitit 1998, ishte e kufizuar, e ngushtë. Ai ishte ilegal në vendin e tij, kjo është e kuptueshme. Gjatë kësaj kohe ai kishte hyrë disa herë ilegalisht në Kosovë, por ilegalisht edhe nga vendi i tij. Më pas, kur bashkëpunimi ynë u rrit, Thaçi nuk ishte njeri që i bënte përshtypje e shkuara, dhe për të, Berisha ishte e shkuara. Fakti që klane të lidhur me Berishën,edhe pas majit të vitit 1998, po e dëmtonin strukturën logjistike të UÇK-së, ishin dëshpëruese. Njëherë, kur u takuam gjysmë ilegalisht, i thashë se do të ishte ndoshta e arsyeshme që të krijonim një lidhje edhe me njerëzit e Berishës, sidomos në veriun e Shqipërisë, mirëpo , asokohe, kishte gjëra më të rëndësishme përpara. Thaçi, gjatë luftës, nuk vendosi asnjë kontakt me Berishën, e nuk kishte përse…e përsëris, asokohe, Berisha ishte askush në lëvizjen çlirimtare.

    -Si u prit në radhët e LPK-së thyerja e embargos së naftës me Serbinë në vitet 90‘?

    Shumë gjëra janë ditur që asaj kohe, shumë të tjera janë bërë të qarta më pas. Për shembull është ditur se besimi tek Berisha duhet të ishte i kujdesshëm, jo vetëm për shkak të qëndrimit të tij politik ndaj lëvizjes çlirimtare, por edhe për shkak të lidhjeve të tij martesore. Ishte pak e besueshme, por ishte e vërtetë se Berisha kishte lidhje martesore në një familje gjysmë serbo-malazeze, por jo të zakonshme, si mund të kishte ndodhur rëndom në vitet pas çlirimit. Familja e Milicës, më pas Vera, ishte familje e njohur për lidhjet me shërbimet e fshehta të sigurimit serbo-malazez. Njerëzit e familjes së saj ishin ende në rrethin e afërt të njerëzve të Millosheviçit, sidomos të Bulatoviçit (Momir Bulatoviç, ish-President i Malit të Zi, personi që kontaktoi Berishën dhe ku u vendos thyerja e embargos së naftës, shën.red). Shërbimi ynë informativ kishte njohuri për lidhjet e mëtejshme të tyre. Po ashtu për vizitën e ish-Presidentit malazez në Shqipëri,ndërsa shitja e naftës ilegalisht nuk ishte sekret për askënd. Përralla e shëmtuar dhe e trashë e ditëve të sotme të Berishë se, shiti naftë për të ndihmuar shqiptarët në Kosovë, është e shëmtuar. Me atë naftë ka punuar makineria ushtarake serbe , e cila i vrau njerëzit në Kosovë. Por , më e hidhur se kjo, ishte tregtia e armëve. Ministri i asaj kohe, Zhulali, dëshmoi se Shqipëria ka armë për t’i shitur gjysmës së Evropës, por shitja po bëhej për serbët e Bosnjës. Shokët e Lëvizjes që ishin aty, anëtarë të devotshëm që më pas u bënë pjesë drejtuese e UÇK-së, informuan se ka një lëvizje të ndjeshme të këtij armatimi. Më pas, lëvizja ilegale, është detyruar të blejë nga ky armatim…që kur e kërkonte në Shqipëri, jo vetëm nuk i shitej, por i sekuestrohej dhe dënohej edhe kur e gjente. Berisha bëri disa takime të fshehta me tregtarët e politikës serbe e malazeze, njerëz të afërt të tij u takuan në Shkodër e në Tiranë me njerëz të Millosheviçit, kjo vazhdoi deri në kulmin e krizës së vitit 1997 në Shqipëri, por edhe atëherë, befas, Berisha, përmes disa figurave të njohura në Kosovë, si Demaçi, Hydajet Hyseni etj, u përpoq të radikalizonte gjendjen befasisht në Kosovë, për të hequr vëmendjen nga Shqipëria. Ky është momenti kur ai do të prishet përfundimisht me Rugovën, por për këtë askujt nuk i erdhi keq.

    Si e shikonit ju mbështetjen që Berisha i jepte Bukoshit dhe FARK-ut?

    Kjo është një histori e mëvonshme, por që zë fill aty nga viti 1996. Është koha kur Bukoshi ishte hidhëruar me Rugovën dhe kur i bënte ofertë Lëvizjes Çlirimtare për të ndihmuar atë, me kushtin e vetëm që lëvizja ilegale të eliminonte Rugovën. Në takimin e Bukoshit me një përfaqësues të Lëvizjes, Shaban Mujën, ai bëri këtë propozim skandaloz. Ne nuk ishim të afërt me Rugovën, politika e tij i binte ndesh luftës çlirimtare, por nuk ishim njerëz të terrorit politik. Në Kosovë ishin ndërmarrë aksione kundër disa figurave të njohura UDB-ashe, që hapur punonin me shërbimin e fshehtë serb, por jo kundër njerëzve të politikës. Edhe kur kishte pasur ndonjë kërkesë nga grupet ilegale për ndonjë figurë të dorës së dytë, që ishte edhe njeri i politikës, ishte hedhur poshtë kategorikisht. Është bërë kujdes që të shmanget skenari i ngjashëm me atë të Fikret Avdiçit në Bosnjë, skenar që e donte edhe Bukoshi, por edhe Berisha në vitin 1996. Në qarkun e njerëzve të afërt të Bukoshit ne kemi pasur njerëzit tanë..janë dërguar qëllimisht aty, sidomos janë dërguar nga Ali Ahmeti, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e më pas themelues e drejtues politik i Uushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni. Këto njerëz, atdhetarë, por edhe materialet që disponojmë, tregojnë për një mbështetje financiare të fuqishme të qeverisë Bukoshi ndaj Berishës e Azem Hajdarit, për të ndërprerë luftën çlirimtare; për shumë enigma pas bankës Dardania, që u zhduk pasi mbaroi misioni i saj spekulativ…kështu që lidhjet mes Bukoshit e Berishës ishin të interesit të përbashkët politik e financiar, por jo kombëtar. FARK-u u krijua pas fillimit të luftës, nuk mori pjesë në luftime, ishte e vetmja strukturë ushtarake që nuk bëri luftë e ku mund të mbështetej Berisha, ashtu si u mbështet në grushtin e shtetit të shtatorit 1998.

    A kishte lidhje FARK dhe Bukoshi me atë që ndodhi në 14 shtatorin e vitit 1998 në Tiranë?

    Ata ishin krahu i djathtë i Berishës në atë kohë. I duheshin edhe si mercenarë, edhe si njerëz të stërvitur ushtarakisht, edhe si dëshmi para botës perëndimore se UÇK-ja mbështet Berishën. Disa kohë më përpara, përmes shërbimit tonë informativ, ne e informuam shtetin shqiptar se Berisha po përgatit një lëvizje të ngjashme me atë që kishte ndodhur në Shqipëri në vitin 1924, pas vrasjes së Avni Rustemit. Pra, po përgatitej një gjë e ngjashme. Ky informacion na erdhi nga njerëz të afërt me strukturat drejtuese të Bukoshit. Ishte paramenduar se një grup i ndjeshëm luftëtarësh në zonën e Dukagjinit do të braktisnin luftën dhe përmes Malit të Zi, që ishte pjesë e Serbisë, do të vinin në Tiranë. Kjo ndodhi. Mijëra armë u dorëzuan në pak ditë. Lufta pësoi një goditje të madhe. Dezertorët kaluan përmes Malit të Zi, krejt lehtësisht, si të ishin në shëtitje dhe erdhën në Tiranë. Ndodhi vrasja e paralajmëruar e Azem Hajdarit. Pra, si ishte parashikuar, u gjet shkaku i luftës civile. Berisha bëri grushtin e shtetit. Mes tyre edhe pjesë të FARK-ut, persona me uniformë. Rrëmbyen tanket, morën armët, pushtuan kryeministrinë, TVSH, bënë deklarata se qeveria ra, se erdhi një qeveri e re, FARK-u gëzoi nëpër kazermat ku ishte se kjo do të thoshte edhe shuarje e luftës çlirimtare, pasi kështu ishin bërë llogaritë. Po të krahasosh atë që ndodhi me 14 shtator 1998, në pikun e luftës dhe në pikun e ofensivës serbe në Dukagjin e në Drenicë, me atë që ndodhi me 21 janar, kjo e fundit duket si shëtitje. Por në këtë të fundit u vranë katër vetë, ndërsa më 14 shtator 1998, megjithëse Berisha dëshironte të kishte të vrarë, nuk ndodhi asgjë. Që atë mbrëmje, për të qartësuar gjërat, si drejtues i Lëvizjes Popullore të Kosovës, kam nënshkruar deklaratën politike, në të cilën ajo që ndodhi më 14 shtator ishte një grusht shteti, që aq sa drejtohej kundër qeverisë së ligjshme të shtetit shqiptar, drejtohej edhe kundër luftës çlirimtare, ndaj ishte dyfish e dënueshme. E po asaj nate, anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe përfaqësuesi i saj në Shqipëri, Xhavit Haliti, në emër të Drejtorisë Politike, e cilësoi si grusht shteti. Dhe ishte një grusht shteti i mirëfilltë. Nëse do të ndodhte kjo deri në fund, të vrarët në Kosovë do të ishin mijëra e mijëra më shumë dhe sot, në Kosovë, do të ishte ende pushteti serbomadh. E vërteta është kjo dhe vetëm kjo. Dhe kur nuk arritën të helmojnë lëvizjen çlirimtare me grusht shteti,. ndërmorën një veprim tjetër, vranë Ahmet Krasniqin, në Tiranë, pikërisht kur ai ishte lidhur me strukturat e UÇK-së. Berisha më pas deklaroi se dinte se kush kishte marrë pjesë në vrasjen e tij, bile cilësoi se kaq ishin nga Shqipëria e kaq nga Kosova, por, edhe pas tetë viteve në pushtet, nuk e zgjidhi këtë enigmë, ashtu si nuk zgjidhi dot as enigmën e Azem Hajdarit, i cili, për hir të së vërtetës, nuk ka pasur asnjë lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

    Në vitin 1999 Hashim Thaçi firmosi marrëveshjen e famshme në Rambuje. I ndodhur në opozitë asokohe, Beriha i bëri thirrje të hapur politikanëve kosovarë për të mos e firmosur atë marrëveshje. Si e lexoni këtë qëndrim të tij në atë kohë? Si u prit kjo thirrje nga Thaçi?

    Rambujeja është një moment kthese në historinë e kombit dhe , në atë kohë, pak vetë e besonin këtë. Më përpara se të ndalem tek roli i Berishës, desha të sqaroj një gjë tjetër. Politika shqiptare në Tiranë ishte e interesuar më shumë se kurrë ato ditë për nënshkrimin e marrëveshjes. Bile ishte e interesuar edhe më përpara se duhej të ishte e tillë. Ajo bënte thirrje të nënshkruhej pas secilit draft, megjithëse nuk i kishte lexuar draftet. Dhe jo të gjitha draftet kanë qenë njësoj, ata ndryshonin, dhe pas çdo kundërshtimi të Thaçit, vinin lëshime të reja, domethënëse. Në ato ditë unë kam pasur lidhje të përditshme me zotin Mejdani, President i Shtetit, zotin Thaçi, apo dhe me zotin Meta. Që të jemi deri në fund të sinqertë, njeriu që ishte më i interesuar për fuqizimin e UÇK-së në atë kohë ishte Ilir Meta. Emocionalisht ishte Pandeli Majko. Urtësisht ishte Sabri Godo, me të cilin u takuam në Rambuje. Ishte i interesuar edhe Paskal Milo, takimet me të cilin kanë qenë gjithnjë interesante, por jo pak të vështira, sidomos takimet e para. Mos të harrojmë, edhe qeveria socialiste, deri në qershorin e vitit 1998 hezitonte të takohej zyrtarisht me përfaqësuesit politikë të UÇK-së. Pastaj ndryshoi gjithçka, por kjo ka lidhje me takimin e zotit Hollbruk me përfaqësuesit politikë të UÇK-në në Zvicër. Takimi i Bardhyl Mahmutit, anëtar i Drejtorisë Politike dhe nënkryetar i Organizatës, ishte njohja e parë ndërkombëtare e UÇK-së.
    Rambujeja ishte proces i vështirë. Draftet ishin të rrezikshme, sidomos fillimisht. Drafti i dytë lejonte vendosjen e ushtarëve serbë në Kosovë, të gjykatave, bankave, doganave, rikthehej viti 1974, por tashmë në kohë lufte. Pas këtij drafti erdhi reagimi i Berishës. Në atë kohë, ky reagim përputhej me qëndrimin tonë, ndaj ne asnjëherë, nuk kemi reaguar ndaj tij për këtë çështje. Nuk e di nëse ai ishte në dijeni të këtij drafti, nuk e kishte marrë prej nesh, si e morën shumë të tjerë e që nuk kthyen as mendimin e tyre…mund ta kishte marrë nga pala tjetër, por në fakt, në ato ditë, megjithëse nuk ishte i rëndësishëm, e askush nuk ia vuri veshin, ishte i pranueshëm. Gabimi i tij është se edhe pas përmirësimit të draftit, ai vazhdoi të ishte kundër. Në Shqipëri kjo kishte peshë, ke peshë ende sot në politikën e shtetit, por, të jeni i sigurt, se as asaj kohe e as më vonë, nuk kishte asnjë lloj peshe në vendimmarrjen e UÇK-së dhe të liderëve të saj. Duhet kuptuar më së fundi se për botëkuptimin e asaj kohe dhe për të vërtetën e saj, ai ishte askush. E përsëris që të mund të kuptohet, askush. Nuk është pyetur për asgjë, dhe veçse me të keqen, nuk kishte lidhje me asgjë.

    Po Adem Jashari, si e ka parë këtë qëndrim të “çuditshëm” të Berishës në vite?

    Kam pasur fatin e jashtëzakonshëm të kem në arkiv letra, regjistrime, biseda, kërkesa që drejtuesi i UÇK-së, Adem Jashari, i ka drejtuar Organizatës. Disa nga këto letra janë bërë publike. Disa ende presin kohën e duhur. Ademi nuk kishte ndonjë konsideratë të veçantë për Berishën. Edhe kur ai i cilësoi luftëtarët që ai vetë u printe si vegla të Arkanit, nuk ia zuri për të madhe..sepse në mendimin e tij nuk kishte vend për Berishën. Ka pasur gjithnjë drojën se tradhtia e vitit 1992 u erdhi nga Shqipëria dhe ka pritur më shumë prej saj. Sa ishte Berisha në pushtet, megjithëse i digjej shpirti për Shqipërinë, dhe aq shumë i donte, se në tri ditë luftë, këndonte këngën e Çerçiz Topullit, ai nuk shkoi asnjëherë në vendin amë.

    Zoti Islami, ju si e shikoni popullaritetin e Berishës në Kosovë,ekziston vërtet “ miti“ i tij atje?

    Në Kosovë ka vërtet shumë njerëz që e duan Berishën. Mund të them pa droje se ata që e donin gjithnjë Shqipërinë, pavarësisht se kush ishte në pushtet, janë të ftohur me të, ashtu si ka edhe shumë të tjerë që nuk e duan. Më së shumti , ata që e duan, janë të lidhur me klikën e vjetër të politikës, ose që kanë ardhur nge Lidhja Komuniste e Kosovës, degë e Lidhjes komuniste të Serbisë. Pas vitit 1989 ata u shndërruan brenda një nate në demokratë, pastaj pritën ndryshimet në Shqipëri, duke paralajmëruar si kasandrat fundin e saj. Më në fund krijuan mitin e njeriut të tyre, Berisha. Ata kishin shtypin, medien, politikën e njohur të pëshpërimës. Ky mit tani ka rënë, do të bjerë edhe më tej, deri sa të shkelet. Jam çuditur gjithnjë me këtë që ka ndodhur e që po zhbëhet. Si mund të besosh tek një njeri që tallet me ndjenjën kombëtare? Po mendoja një çast sikur lideri i opozitës të ishte dhëndër serb , siç është Berisha, të kishte qenë komunist fanatik e drejtues partiak, si ishte Berisha, të kishte ndihmuar një makineri vrasëse siç e ndihmoi Berisha Millosheviçin, të kishte Serbinë edhe sot, në vendin e tretë për shkëmbimin tregtar siç bën Berisha, të kishte mik familje një serbo-boshnjak si Fazlliçi siç e ka Berisha, dhe ky Fazlliçi që është nipi i ish-Shefit të shërbimit të fshehtë serb; të dërgojë këtë Fazlliçin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të shtetit, siç bëri Berisha; të ketë fëmijët e lidhur në biznese me këtë serbo-boshnjak siç bën Berisha, të afishohej haptas kundër luftës çlirimtare, si u afishua Berisha…çfarë do të ndodhte mendoni ju? E imagjinoni dot për një moment se çfarë do të ndodhte? Miti i Berishës është miti enigmë në Kosovë, që nuk ekziston, por që mundohen ta ngrenë…Ai po bie përfundimisht. Sa më shpejt të bjerë përfundimisht, aq më mirë do të jetë.

  24. ali says:

    Hipokrizia dhe demagogjia me banalet e K/ministrit ne kete 5 Maj.

  25. brigada e 7S says:

    Kokpalaret serbe nuk kane asnje lidhje me 5 Majin.

  26. Dada says:

    Intervista e hollesishme e Bedri Islamit e njolllos fund e krye figuren e Sali Berishes si atdhetar e mbrojtes i interesave kombetare.Ai del hapur si nje agjent serb qe ka punuar vazhdimisht ne dem te Shqiperise dhe te ceshtjes kombetare ne pergjithesi.Kjo interviste duhet arkivuar dhe kur berisha te jape llogari per poshtesite e tij,kjo te merret nga drejtesia shqiptare si akuza kryesore kunder ketij antishqiptari te terbuar qe nuk ka punuar asnje here per Shqiperine,por vetem per padronet e tij serbe dhe per pasurimin e tij dhe te farefisit te tij.Turp te kete kjo ndyresire qe pretendon se eshte shqiptar.

  27. peci luku says:

    HYN SALI PLAKU VRIME ME VRIME EDHE I VRET E JU PI E KAFEN KAPENI PER GRYKE E NXHIRRENI JASHT QENIN E NDYRE QE MEZI PO E PRESIM TE NGORDHI

  28. L.Itali says:

    Azemi te cilin e kam njohur,ishte i papergatitur ideologjikisht,por kishte nje urrejtje te madhe per Berishën,sidomos pas perplasjes me Izet Haxhinë,bodigardin kryesor te Berishes,(ka foto shtypi rreth perplasjes!.Azemi me ka deklaruar se”Te mite brenda PD,do me vrasin)i kisha bere pyetjen pse kaq bodigarde(ishte dhe nje femer qe mua me ndaloi si roje e tij,dhe nga ai mori urdher te me lejonte…nuk di si quhej ajo vajze flokzeze e mesatare ne trup…)Ai ka deklaruar ne shtyp se “Saliu eshte kallami i gjate i Ramizit qe duhet thyer!”(shiko shtypin e kohes)Edhe per kete deklarate te tij Berisha i beri pucin…Nuk di ceshte biseduar ne kodrat e Liqenit Artificial,naten,mes paleve ne konflikt,dhe kush ka qene me Azemin pervec Dr.Gjallic Sines dhe nga Klani i Berishës ose dhe vet Berisha,nga perfundimi i ketij takimi misterioz i pashpallur ne shtyp(Dr.Sina vetem me pohoi takimin qe do kete pasoja per Azemin ose Berishën…Azemi me mori mua ne takim tha ai…Dite me pas a jave,Azemi u vra!…Me pare ate e paravrau Astrit Patozi me 12 pyetjet krimiale si spiun,ne gazeten Albania…Azemi ate dite ishte ne Berat dhe nga zemerimi vone u nis per Tirane,se “trapi -Astrit Patozi bente lojën e kallamit te gjate te Ramizit qe duhet thyer!…Mero Baze shkruan diku se te nesermen,Astrit Patozi (jo kot sot dhe mundet dhe neser eshte krah i Saliut,deputet,kryetar grupi parlamentar)me te pare Azemin tek klubi,u fut nga frika ne banjo…Kallami i Gjate i Ramizit theu Azemin dhe i shkon per visite ne shtepi…Makabritet krimineli!Nuk dua te di nese jetojne pasardhesit e Azemit,i cili me respektonte shume dhe e respektoja jo per mencurine e vizionin,por për arsye njohje njerzore dhe karakter guximi të nderlikuar.Dr.Gjallic Sina u be krah i djathte i tij…kur u largua nga Berisha….Me thone se nuk jeton me,por mesiguri ka lene kujtime….Edhe ai e urrente Berishën dhe nen porosine e Azemit e sulmoi hapur ne Vlore,fjalen e te cilit qe ngriti peshe vlonjatet deklaroj se e kam shkruar unë…Saliu vrases,poshteron edhe te vdekur Azem Hajdarin!…

  29. Niko Maloku says:

    AZEM HAJDARI NE PARLAMENT ME 28 SHTATOR 1992

    Në rast se kjo diktaturë e re, e cila ka ndërmarrë një maratonë, vazhdon në këtë mënyrë, le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature. Unë jam shumë dakord që të mbrohet qytetari i thjeshtë… Por nuk jam aspak dakord që një deputeti t’i mbyllen dyert e ankimit, kur akuza ndaj tij është e pabazuar, e paargumentuar në bazë të legjislacionit që ka sot në dispozicion Republika e Shqipërisë… Problemi është politik dhe thjesht politik… E dija që një ditë do të dilja përpara Parlamentit ose përpara një institucioni tjetër dhe do të diskutohesha. Pse? Jam i pari. Isha tre muaj kryetar i Partisë Demokratike, ish-kryetar i Lëvizjes Studentore dhe nënkryetar i saj. Domethënë unë di shumë, dhe njeriu që di duhet të zhduket. Nuk dua ta fsheh, jam i shqetësuar nga zhvillimi i ngjarjeve të fundit në jetën politike, që çoi deri në kërkimin e heqjes së imunitetit tim, lidhur me një pseudokrim dhe që nuk dihet se ç’situata të reja do të sjellë në ditët që do të vijnë… Nëse një deputet bën një kundërvajtje penale dhe atij i hiqet imuniteti për këtë kundërvajtje, atëherë ne nuk jemi më deputetët e kohës së demokracisë, por deputetë të kohës së Enverit. Kjo do të thotë se ne jemi marioneta, që na i ngre dhe na i ul duart një regjisor dhe që bën me ne si t’i dojë qejfi, pa pyetur as elektoratin dhe as Kushtetutën. E dyta, lidhet me kokën e turkut, që në këtë rast jam unë. Ju, të nderuar deputetë, e dini si drita e diellit se kjo kundërvajtje penale e inskenuar nuk do ta çojë në dënimin e Azem Hajdarit. …imuniteti i Azem Hajdarit hiqet sot, dhe kjo do të thotë se asnjë në këtë Parlament nuk ka më imunitet. Sepse nesër, kur ndonjëri prej jush do të bëjë gabim, gabimin tim, duke u përpjekur të thotë të vërtetën ndershmërisht, do t’i hiqet në çast imuniteti. Dëshmitarë të rremë në një vend të varfër gjen plot… Në Shqipëri, Enveri provoi dhe përvoja e tij la një proverb: “Kur punët shkojnë keq në fushën ekonomike, lumi kapërcehet me procese të montuara politike”… Zotërinj deputetë, mos kërkoni koka turku, sepse s’ua ka kush borxh t’i ndërroni kombësinë… Ne deputetet kemi një “të dashur”: ajo është e vërteta. Zgjohuni, zotërinj deputetë, zgjohuni, se “e dashura” u ka ikur nga shtrati.
    Azem Hajdari është ai i dhjetorit 1990 dhe nuk luan nga pozicioni i tij i atëhershëm, sikur edhe malet të luajnë nga vendi. Populli e di mirë këtë, mësojeni edhe ju…
    Në rast se kjo diktaturë e re, e cila ka ndërmarrë një maratonë, vazhdon në këtë mënyrë, le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature. Nuk i kërkoj asnjërit mëshirë. Asnjëherë s’kam për të hequr dorë nga rruga ime për demokraci: jam i ri… Nuk i kam kërkuar dhe nuk i kërkoj askujt post. Po në kohën e diktaturës, kur unë mora vendim që të jepja jetën, fëmijë, familjen dhe me traditat e pasura që ka, unë nuk e dija që ju do më çnderonit, se ky është një çnderim.
    Unë jam i ri, do t’i pranoj edhe goditje të tjera, edhe inskenime të tjera, nuk largohem nga Shqipëria. As unë, as fëmija im. Nuk largohem as nga Partia Demokratike. Nuk largohem as nga pikëpamjet e mia antikomuniste. Vetëm një gjë kini parasysh: vazhdoni, vazhdoni radhën. Populli kësaj radhe le të gjykojë. Në rast se është e mira në favor të drejtësisë, unë për veten time që sot jam gati t’i nënshtrohem kujtdo.
    Po e mbyll me një shprehje që e ka thënë Bardhyl Londo: “Në rast se demokracia vjen në këtë mënyrë, mos ardhtë kurrë”. Dhe ju demokracinë po e sillni me shumë dhimbje, si diktaturë të re”

  30. Niko Maloku says:

    Fjalimi i drakules berishe ne gusht 1995 kur playboy azem hajdari ishte ne krah te greves se urise se asaj kohe:
    Ka ardhur koha e whore-ve qe mburren me porno histori qe kur ishin 15 vjec.

    “Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë, ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari, si Rita Marko se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit…

  31. whatthehell says:

    azem hajdari nje spiun i keq malok si doktori kafshe edhe ky ishte nje nga ata me pardesy.hallallbuka kush e pasteroi ate funderine te keqe qe hiqej si cubat dikur me toga me maloke me arme qe vrisnin dhe rrahnin kedo qe kishte mendim tjeter.shqiperia nuk ja pa hajrin malokeve qe la pas ramiz alia qen i shitur.o azem qeni ha dhe aty qe je ,drejtesia u vedos per ato te keqija qe ju bere shume familjeve.

  32. lavirja e bulevardit says:

    Obobbobo Azem Hajdari deshmor????!!!! NJe halabak qe u vra per tregti te ndyre armesh me Kosoven. Ca nuk degjon atje ne Shqiperi. Po kjo lokja e Azemit eshte duke mbajt zi me ate fustan? Kjo thon’ ne Shqiperi, qe kurveron rendshem. Po duket qeka vesh tamam per zillik. Ajo thot’ shyqyr qe vdiq Azemi qe boj une qejf! Tamom ai llafi “Rrofsh o Sal, se na k’noqe ……”

  33. ali says:

    Gramoz Pashko me “terapine e shok-ut”dhe Cekun e Baseries, ndersa Azemi me xungen e zjarrit

    e dogjen dhe shkaterruan Shqiperine !!! ZOTI eshte I MADH !!!

    Njeri ne teori,tjetri i zbatonte ne praktike.E per seris Zoti eshte I madh!!! Haku i popullit !!!

  34. gjlumaj says:

    Cka nuk lexon njeriu sot ne gjithe kete liri. Eshte i lire edhe budallalleku, edhe maskaralleku.
    Ne njerin prej komenteve thuhet: ” Edhe pak sa te ngordhin veteranet e mbetur, dhe do marre fund edhe riti komunist i 5 Majit” Ka te drejte. Fashizmi ka mberthyer per fyti shoqerine Shqiptare.

  35. viktor hoti says:

    Per Shemen : O Sheme , dil me emer e jo me nofka mor bir . Na thuaj ku e di ti se kush e vrau Qemal Stafen .Meqe je me keta qe jane ne pushtet ke mundesi te hapesh arkivin e shtetit e na thuaj ndonje llaf si paskan qene punet me dokumenatt e policise . Mos u merr me llafe e beriha te armiqve te Enver Hoxhes por luftroje si burrat e jo si putanat. viktor Hoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje