Meta: Presidenti është i PD-së! Berisha po merr gjitha pushtetet dhe tallet duke thënë se jemi pas Gjermanisë në ekonomi

7 Maj 2013, 12:54Politika TEMA

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka përsëritur nga Tirana se vendi ka nevojë për një ekuilibër të ri politik. Ai theksoi sërish se të gjitha pushtetet po grumbullohen në një dorë. Madje Meta tha se presidenti është i PD-së.

“Kohët e fundit sidomos pas procesit për zgjedhjen e presidentit po të vëmë re ka një mbingopje me pushtet të PD-së në dëm të pavarësisë së institucioneve. Presidenti është i PD-së, edhe gjithë institucionet e tjera që u zgjodhën me propozim të presidenti të ri janë të PD-së. Përqendrimi i gjithë pushteteve në një dorë nuk është i shëndetshëm për demokracinë, ndaj edhe ka shqetësime dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Sepse kjo nuk i shërben demokracisë, por kur nuk i shërben demokracisë nuk i shërben as ekonomisë së Shqipërisë e as ekonomisë suaj familjare. Nëse nuk funksionon demokracia nuk funksionojnë as elementët e tjerë të një shoqërie. Ndaj vendi ka një nevojë për një ekuilibër të ri politik, ka nevojë për një ndarje të re të pushteteve”, tha Meta.

Kreu i LSI iu përgjigj edhe deklaratave të Berishës për çështjen e tre ligjeve.

“Ditët e fundit unë bëra një propozim drejtuar kryetarit të PD-së dhe kryetarit të PS-së dhe ky propozim i imi ishte që t’i miratojmë këto tre ligje tani dhe këto të hynin në fuqi në shtator me parlamentin e ri në mënyrë që këto të konsiderohen të përfunduara në raport me partnerët tanë dhe ndërkohë zbatimi të fillojë me kuvendin e ri, shtoi z. Meta. Ndërkohë që ne kërkojmë që këto tre ligje të votohen që sot, vjen përgjigja nga PD-ja që këto ligje do t’i votojmë në shtator me referendum. Nuk ka sens, sepse të bësh një referendum për një çështje që mund të zgjidhet në parlament dhe ekziston tani mundësia dhe vullneti, duhet vetëm shpirti i kompromisit dhe i përgjegjshmërisë për të ardhmen e vendit, do të thotë që nuk e ke pasur seriozitetin deri tani çështjen e integrimit. Pse duhet të harxhojë shteti miliona euro për të bërë referendum në të gjithë Shqipërinë kur asnjë nuk e kundërshton çështjen e miratimit të tre ligjeve”, u shpreh ai.

Për çudi, Meta ironizoi deklaratën e Berishës se Shqipëria është ekonomikisht pas Gjermanisë. Këtë deklaratë Berisha e ka bërë kur ishte në krah të Metës në qeverisje.

“Sigurisht që të gjitha hallet nuk zgjidhen menjëherë, por a ka shpresë që këto gjëra të përmirësohen kur ne dëgjojmë fjalime pa fund për suksese të jashtëzakonshme ekonomike, për mrekullinë shqiptare, e cila ka sfiduar dhe ka lënë mbrapa edhe Gjermaninë, kur Gjermania është një vend super i zhvilluar, ndërsa Shqipëria është ende një vend i pazhvilluar,” tha Meta./ep

43 komente në “Meta: Presidenti është i PD-së! Berisha po merr gjitha pushtetet dhe tallet duke thënë se jemi pas Gjermanisë në ekonomi”

  1. eti says:

    sali berisha fluturon me presh ne b***, eshte nje delirat i pakrahasueshem..shpresoj nje here e pergjithmone te largohet se u be i lodhshem!

    1. Besnik says:

      Berisha nuk po le institucion pa marre dhe po i kthen ato ne vegla te tij per ti shfrytezuar per interesa personale.

      1. Albi says:

        Berisha ka rrjeshur fare sepse si ka mundesi qe ne kete gjendje qe jemi ne te themi qe jemi pas Gjerminise. Ai me te vertete na ka turpruar.

    2. Teodor says:

      O Ilir Meta shume shpejt ti do te japesh pergjigje per Vjedhjet dhe shperdorimet e shumta te bera neper ministrite ku ke vene sherbetoret e tyre.
      Ti po tallesh me popullin duke e zbutur zerin si i edukuar. ben si dhpirt demokrati ne trup socialisti. hiqesh si i emancipuar dhe idealist.
      ajo qe je o Ilir realisht eshte nje cope fshatari, nje cope boksieri i pashkolle e pa edukate. nje fuci qe vetem ha e vjedh. do te te vije rradha te pergjigjesh per hajdutlliqet e tua. populli nuk harron. 700 miljon vidhje zotrote ne nje dore. ato lek nuk jane te shtetit por te popullit pasi populli eshte shteti.

      1. Elton says:

        Me fal por ti Meta si kokelope qe je smund te kesh tru njeriu ne koke dhe te gjithshtu nje sjellje te kulturuar. do te thoja qe ndoshta dhe nje kafesh ka me shume kulture sesa ti, ndaj nuk i beson me njeri fjalet e tua kur perpiqesh te besh propagande se gjojapolitika juaj do te sjell ndryshime ne vend, sepse ne fund xhepate tu do mbushesh sic ke bere perhere.

    3. Realist-i says:

      Po c’jane keto palaco aman

      Po pa votat e tua nuk votohej ky far Presidenti. Aq me keq akoma, pa marreveshjen e Rames me Berishen ne 2008, sdo kishte shans fare Berisha te behej Sulltan.

      Mos u tallni me njerezit,

      Asnje vote ketyre diktatoreve hajdut, te te dy paleve

  2. Ai i djeshmi says:

    O Liro, po deri dje ishe edhe ti ai qe thoje se ja kaluam Gjermanise dhe madje Norvegjise! Cpate sot! Erdhe ketej e i nderrove edhe breket… Po cte bejme qe te futem ne koalicion se ty as komshi ne lagje nuk te do njeri. Po humbem, prej teje do humbim! ncncncnc

  3. Dean says:

    Mbylle ate Hale,ti cop Dhjami me 2 sy.
    A nuk ishe edhe ti qe i’a dorzove kete pushtet te Pakufij,BARBARIT te Vicidolit???????
    Virgjereshen shko e luaje me ate Kafshen qe ke ne shtepi dhe jo me popullin Shqiptar,o Parazit!

    1. vangjeli says:

      Po ik o ilir meta qe je llagem i llagemeve. Pis dhe ndyresire 24 karatshe. vetem plumbi te vjen hak ty o maskara.

  4. Koli says:

    Ai presidenti qe po shan sot u votua nga ty me gjithe deputete, kur ishe ne koalicion me PD-ne. E quajte dhe figure te nderuar e te respektuar. Sa per dijeni, presidenti nuk eshte as i PD-se dhe as i PS-se, por i Shqiperise e shqiptareve.
    Po shko voto ligjet ne parlament se le nam!!!!

  5. tili says:

    aaaa mor sali berisha gangrene e ketij vendit jeni! nje delirant i pakrahasueshem…

  6. anonim says:

    Tani e kuptoi ky bllokmbajtesi…mos se na shkrive o Meta. Ik be ndonje operacion plastik se nuk ta harron kollaj njeri surratin!

  7. Kreshniku i Partise says:

    Populli thote:Qeni ku han,leh.

  8. Rilindje says:

    Berisha diktatori i fundit ne Europe. Edhe 46 dite i kane mbetur.

  9. mjeku popullor says:

    sala eshte i semure gjenetik, shpetojeni duke e vizituar ne mjeku.

  10. kameniku says:

    ore po ca ti bej une rames, se ti kokelopa je fajtor i qeverrisjes se berishes ne 4 vitet e fundit,a nuk je ti more kokelop qe votove presidentin,prokurorin, e shume dikastere kryesore,uroj qe rama te fitoj bindshem e tju aneksoj jashte qeverrie,se ty je nje pjelle e keqe,

  11. dalina says:

    Vodhet svodhet rendesi ka te heqim Murtajen Berisha se ndryshe do ngelemi ne llum gjithe jeten.

  12. hajriu says:

    Pse sot te deshi bytha ti kuposh hiperbolat e sales ti mo like???????????? Po deri dje ku ishe ti mo like??????????? Ne mund ta shajme Berishen edhe me liber shtepie ,kurse ti duhet ta qepesh gojen se je 10 here me i keq se ai.

  13. Fredi says:

    mos do te nxjeresh gje gruan presidente more lali? se vetem ajo ngeli pa u bere ne shqiperi…edi me kokedhimen..ti me ate putanen..dhe ne fund gjithe populli qe vuan per buken e gojes…dhe ky qe deri die shante te gjithe kokepalare na rri ne ville 2000m2 te blloku….po mire te na gjej ashtu e meritojm…

  14. dritani says:

    Hajt voto per kete plehren tani!!!

    Po na tregon edhe se cfare eshte e shendetshme ne demokraci!

  15. lionstoi says:

    a kokrra e bushtres , koka e bushtres. o ilir meta. dje votove presidentin e pd. votove gjykates e te tjere. sot na grin sallate. mora ne qafe demokratet, tani do matrresh ne qafe socialistet. uroj te bashkohet pd me ps pas zgjedhjeve e te heqin qafe njehere e mire.

  16. shkodrani says:

    Po mire o ilir bordelloja,te te bej nje pyetje?Ku ishe ti deri para nje muaji?a nuk ishe ti qei dhe pushtetin berishe vucidolit,apo kishe hallin te vidhje disa qindra miliona euro dhe tashti ben gam gam?Po ik ore parti bordello se nuk te beson me njeri ty as ate te gjatin qe ke shkuar me te,por nje gje kam te sigurte,po ngeli vucidoli per dy mandate per te ber qeverine,ti prape ke per tja futur atij te gjatit,por tashti jo ngjalen por ke per ta rras krokodil,se i eshte rritur mizura te varferit.

  17. Me bllok ne dore says:

    Po kaq te paskrupullt jane politikanet shqiptare; presidentin e zgjovi vete me vote, ishe pjese e kesaj qeverie te korroptuar, qe mashtron per zhvillimin ekonomik. E pabesueshme!

  18. Shu Rraqi says:

    A ka paturpesi me te madhe te degjosh nga goja e nje faturisti te paskrupullt te flase per nje mosfunksionimin e shtetit demokratik? Po te funksiononte ligji ketij sharlatani me bllok ne dore do t’ia kishin shkulur dhembet aq keq, sa qe kur te degjonte fjalen “demokraci” t’i shpetonte shurra mes shaleve.

    Ky “ironik i vetvetes” as qe arrin ta kuptoje se sa here qe del perpara mediave i ngjall njerezve vetem perbuzje dhe neveri.

    Pa pike turpi na flet pastaj edhe per miratim ligjesh. Po kujt i hyjne ne pune ligjet qe nuk zbatohen o njerez? Miratim e tyre e kerkojne vetem ata qe shpresojne te perfitojne ndonje lemoshe, se per ndryshe nuk do benin kaq shamate duke u zene si ato grate e liga.

  19. realiteti says:

    Pervec c’thone komentuesit e mesiperm per bemat tuaja “te shquara”,te ti vihet re edhe cilsia e nje genjeshtari ordiner,kur thua se Berisha ka thene se “jemi te dytet ne ekonomi pas Gjermanise”.Ti e din,mor zoti ish n/kryeminister i kesaj qeverie,se Berisha ka thene :”te dytet ne ritmin e rritjes ekonomike” e jo ne eknomi,sic ke deshire te genjejsh ti ne menyre kaq oridinere…Fatkeqesi qe ky popull degjon e voton politiane te tille.

  20. bark derra says:

    Po ti vete e votove, apo jo?

  21. shkodrani1 says:

    Jam 100% dakort me komentin e DEAN,…

  22. agoni says:

    ti nje njeri qe e ka vendin mbas hekurave. ti vjen dhe flet keto pollavra, ti qe deri dje ishe pro gjithckaje qe bente qeveria dhe tani del me keto tuat. ti shkon nga fryn era por era sdo fryeje nga ana jote , sepse edhe nje mandat e ka doktori me keto listat e juaja, lista pazaresh .

  23. Lirindje says:

    Po pse mos ta tallesh menderen me kete popull debil o Meta pas kepuceve? Deri para 1 muaji e shumta kishe dy deputete. Tani do kesh te pakten shtate. Kete Presidentin handikapat, prokurorin, gjykatat, shefin e Shik i kemi dhurate edhe prej teje ( se sigurisht se pari na i kane dhuruar Rama me Berishen), keshtu qe ti vazhdo e tallu se koha per ty punon o njeri prej skrap +ari.

  24. Lana says:

    O Meta kush jane ato budallenj qe i beson kesaj loje
    qe ben kundra Berishes . ???? .Besoj qe i pari eshte Rama
    me tifozet e tij . besoni op popull besoni se 23 Qershori nuk
    eshte larg .

  25. Loku says:

    ehhh mor Z.Meta se di se kush mund te besoje ty per asgje. je konsumuar si figure politike, votat i merr vetem po i bleve normal ashu ke per ti marre , por ske per te fituar gje jo ?

  26. ylberi says:

    po ku ishe deri tani o kryemadh ? po pa votat e tua ai nuk ishte votuar fare apo e harrove meqe je ne opozite tani ? ik o burr se ti svlen pper asgje.

  27. dakort says:

    Meta po del ne origjine i kishte munguat kjo deklarate prej vitesh!! Sa paske pritur o Mete per te dale kundra atij qe kaq vite te dhane buken e tojes!

  28. 23 qershori says:

    O ILIR META!te te hane menderen te gjithe ata qe te shajne se po te ishe ti i keq nuk te merrte Rama ne gjirin e Rilindjes je i mire prandaj te vleresoi dhe te mori!

  29. labi says:

    ore degjoni se iliri ka per tia fut prap edit sic ja beri .po te ishte i ndershem iliri nuk bente kualicion me berishen …jane te dy hajduter

  30. BYM says:

    Mire e ke o Liro ,sa ka budallej qe ju votojne ty,Salen e Ramen hallall kruajtjen qe ju boni ……SHifni more,
    hapni syte e veshet se jemi te vetmit ne Europe qe na bejne leshko treshja …. e burrave.

  31. denisa says:

    Pse me tingellon kjo deklarate si nje super tallje me publikun nga ana e metes ?

  32. lanielb says:

    o koktul!!!po kush i ha ato lojrat e juaja!?beni qejf se keni lindur me kemishe…ti je ne qeveri ,eshte e sigurt,,ke dy fytyra dhe pike..

  33. linda says:

    Pse me tingellon pikerisht kjo si tallje me publikun z.Meta ?

  34. Treviso says:

    Sipas statutit qe ka çdo parti,Ilir Meta nuk duhet te ishte sekretari i L.S.I. Tani Ilir Meta e siguroi te ardhmen ne qeveri. A do ndryshoje taktike? Dhe nese don te ndryshoje taktike nuk e lejon grupi mafjos.
    Ne radhe te pare deshiroj qe te largohet krimineli i shqiptareve. Nese largohet krimineli, a do denohet per krimet kunder njerezimit dhe shkatrrimin e ekononomise? Jo. Kush do e denoje, Ilir Meta? Apo……..
    Shpresojme qe me formimin e qeverise se re te mos e egzaxhirojne borxhin
    se ndryshimi i zhvillimit te ekonomise do jete shume i ngadalshem. Papunesia do zgjasi shume. Taraflleku do te vazhdoje po me ato parametra qe eshte sot. Vetem ndryshim karrikesh do kete. Nuk eshte se njeriu i afte do shkoje atje ku e meriton. Qofsha i gabuar por levizjet e fudit politike atje te çojne.

  35. historia says:

    sh.Trevisio,
    Me mendjelehtesine qe te karakterizon,ty te qane zemra te denojsh Berishen,more shok,por historikisht,ti dhe kallepi juaj do te renditeni ne pjesen e zeze e te turpeshme te historise se keti vendi,ndersa Berisha do te mbese nje nga figurat me te shquara te kombit shqipetar,pamvarsisht urrejjes,shpifjeve,propogades dhe deshirave tuaja.Nese je i ri ne moshe kete fakt do ta jetojsh e ta vuajsh qe ne te gjalle…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje