Seanca e Kongresit amerikan/ Reeker: "KQZ të mos jetë politike". Cardin: "Ritmi i përparimit ka rënë vitet e fundit"

7 Maj 2013, 21:22Politika TEMA

Anëtarë të Kongresit, zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe analistë i cilësuan të një rëndësie kritike zgjedhjet e 23 qershorit për të ardhmen e Shqipërisë. Komisioni amerikan i Helsinkit mbajti një seancë për Shqipërinë të hënën, ku një nga temat më të debatuara ishte ajo e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nga Keida Kostreci, VOA

 

Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker vlerësoi përparimin e deritanishëm të vendit dhe shprehu mbështetjen për integrimin evropian të tij, por shtoi se Shtetet e Bashkuara ndajnë mendimin e Komisionit Evropian se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë një provë kritike për gatishmërinë e Shqipërisë për statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian.

“Ecuria e këtyre zgjedhjeve do të jetë një tregues i rëndësishëm i pjekurisë demokratike të Shqipërisë dhe do të dërgojë një sinjal të qartë nëse Shqipëria është gati për statusin e kandidatit të BE-së. Po ashtu do të ketë ndikim në marrëdhëniet tona dypalëshe me Shqipërinë”, tha ai.

“SHBA dhe partnerët tanë evropianë kanë theksuar se demokracia nuk ka të bëjë vetëm me faktin se kush i fitoi një palë zgjedhje dhe kush i humbi. Edhe procesi demokratik ka rëndësi”.

Kreu i Komisionit të Helsinkit, senatori Benjamin Cardin vlerësoi përparimin e shpejtë të Shqipërisë në vitet pas rënies së komunizmit, por shtoi se në vitet e fundit ky ritëm ka ndryshuar dhe në disa raste disa shanse për përparim kanë humbur.

“Populli shqiptar meriton zgjedhje të lira dhe të ndershme, meriton premtimin e demokracisë në kuptimin e plotë”.

Kongresmeni Eliot Engel ra dakord me zotin Reeker se zgjedhjet kanë rëndësi për mënyrën sesi do të mbahen.

“Unë u bëj thirrje të gjitha partive politike që të zbatojnë premtimet që i kanë bërë OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve dhe fushatën që i paraprin atyre. Zgjedhjet duhet të konsiderohen nga OSBE-ja si të lira dhe të drejta. Një gjë e tillë jo vetëm do t’u jepte legjitimitet rezultateve për elektoratin shqiptar dhe komunitetin ndërkombëtar, por do të ishte një mandat që të gjitha partitë politike të pranonin rezultatet përfundimtare dhe të zënë vendet e tyre në parlament”.

Drejtori i Divizionit të Euroazisë në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj i konsideroi zgjedhjet një sfidë por edhe mundësi për të konsoliduar përparimin e viteve të fundit. Por ai e quajti politikën shqiptare bllokuese edhe jofunksionale.

“Niveli i lartë aktual i politizimit dhe i fragmentimit, është rezultat direkt i faktit që dy partitë kryesore refuzojnë të angazhohen në kompromise që janë normale në një rend demokratik”.

Zoti Biberaj tha se vendi nuk mund të përballojë një votim tjetër të debatueshëm që do të kishte ndikim negativ në marrëdhëniet e Tiranës me Uashingtonin dhe Brukselin.

“Zgjedhjet u japin aktorëve politikë në Shqipëri një shans për të kaluar , përtej trajtimit të zgjedhjeve si një lojë ku ka vetëm fitues dhe të humbur, të tregojnë angazhimin për konsolidimin e demokracisë dhe të ri-institucionalizojnë politikën demokratike”.

Zoti Biberaj tha se fundi i kësaj politike do të hapte rrugën për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ai tha se deri tani të dyja palët nuk kanë treguar vullnet politik për të arritur një kompromis për problemin e KQZ-së. Kjo çështje ishte tema më e debatuar e seancës dhe pjesëmarrësit shprehën shqetësimin se zgjedhjet nuk mund të administrohen me efektivitet vetëm me katër anëtarë.

Zëvendës Ndihmës Sekretari Reeker tha se KQZ-ja nuk duhet të bëhet objekt ndërhyrjeje i asnjë individi, partie politike, apo institucioni, përfshirë Parlamentin.

“Anëtarët e KQZ-së që janë përzgjedhur dhe caktuar mbi bazën e një konsensusi ndërpartiak dhe në përputhje me Kodin Elektoral, duhet të jenë apolitikë. Me të marrë detyrën, anëtarët e KQZ-së janë të angazhuar dhe të detyruar që t’i zbatojnë përgjegjësitë e tyre në mënyrë të paanshme për të realizuar zgjedhje të lira, të drejta dhe zgjedhje demokratike në Shqipëri”.

Zoti Reeker i inkurajoi udhëheqësit e partive politike që të arrijnë një kompromis dhe shprehu besimin se ata mund ta realizojnë një gjë të tillë.

Duke shpjeguar dinamikën e ndryshimit të përbërjes së KQZ-së pasi Lëvizjes Socialiste për Integrim u largua nga koalicioni qeveritar, Besa Shahini, analiste e Iniciativës Evropiane për Stabilitet tha se situata e krijuar paraqet dy sfida për organizimin e zgjedhjeve.

“Së pari parimet demokratike dhe legjitimiteti i organizimit të zgjedhjeve janë dëmtuar dhe së dyti kemi një komision vetëm me katër anëtarë që nuk mund t’i kryejë funksionet e veta siç duhet”.

Ajo e shpjegoi këtë përfundim me faktin që Kodi Zgjedhor nuk e parashikon shkarkimin e një anëtari të Komisionit për arsye balance politike.

Por ambasadori i Shqipërisë në Uashington Gilbert Galanxhi tha se është e padrejtë ndaj shumicës parlamentare që të jetë pakicë në Komisionin e Zgjedhjeve.

“Parlamenti kishte të gjithë bazën e duhur ligjore për të rregulluar diçka që ishte dëmtuar. Kodi Elektoral parashikon që parlamenti ta ngrejë KQZ-në në një mënyrë të ekuilibruar politike dhe të ruajë këtë balancë kur mbeten vende bosh”.

Ai shtoi se gjithsesi parlamenti kishte vepruar për të hequr anëtarin e LSI-së jo për të respektuar balancën por sepse caktimi i tij ishte bërë në thyerje të ligjit.

Ambasadori Galanxhi tha se Shqipëria ka shënuar përparim të konsiderueshëm drejt demokracisë dhe vlerësoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Ai ia atribuoi humbjen e mundësisë për tre vjet me radhë të arritjes së statusit të kandidatit mungesës së pjesëmarrjes në parlament të Partisë Socialiste, që pengoi sipas tij miratimin e legjislacionit të nevojshëm që kërkonte dy të tretat e votave.

7 komente në “Seanca e Kongresit amerikan/ Reeker: “KQZ të mos jetë politike”. Cardin: “Ritmi i përparimit ka rënë vitet e fundit””

  1. Xhilbert Delenxhi says:

    O Delenxhi, po si e ke ambasaden ne Washington? Jeni katandis me keq se Bathorja e Mziut.
    Mesazhi eshte aq i qarte sa ju nxjerr bllof non stop!
    Ju marrte muti shalet ju marrte!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/nana-pede.html

  2. lefter says:

    Nqs nuk i dalim zot vetes, as amerikaneve e as evropianeve nuk u behet vone per ne. Nqs Sala vjedh votat edhe kete here.Edi Rama ose te jape doreheqjen ose te vdese ne shesh bashke me ne.

  3. loni says:

    po ju amerikanet cfare vullneti keni treguar per shqiperine???ndertuat ndonje fabrike,,apo ndonje uzine,,ashtu sic i keni ndertuar andej nga japonia apo koreja e jugut,,mos te permend shtete te tjera te botes,,se demokracine ju na e kenaqet o amerikane,,po ju desh qefi shkoni dhe fusni hundet ne politiken e putinit,,se ketu ne shqiperi e bete politiken lesh arapi,,jane lobet e juaj amerikanet qe vendosin per qeverite legene ne shqiperi,,mos tju vij keq tani qe saliu nuk ju pjerth me,,miti juaj o amerikane po humbet terren nga dal ngadal neper bote,,ju do ikni ashtu si roma e lashte o amerikane,,,rrace e urryer qe i fusni hundet ne ato vende ku gjeni shtegje dhe fukaradhek sic eshte shqiperia,,thote mire shkrimtari i math italian julios,,se amerika kurr nuk e ka ate fuqi te sulmoje apo te nderhyje ne politikat apo shtetet e fuqishme si eshte franca pershembull..mos nderhyni as tek ne po largohuni se nuk kemi pare ndonje zhvillim nga ju,,atje ku amerikanet fusin hundet,,ka vetem trazira,,thoshte dikur shoku enver,,dhe tani mu mbush mendja qe paska pasur te drejte enveri i dikurshem…votat do ti hedhim ne si shqiptare dhe do ti mbrojme po ne,,nuk kemi nevoje per interesin tuaj zotrinj amerikane,,,GO FROM ALBANIA…

  4. Ardian says:

    KQZ e degjeneroi Saliu, po doreheqja e Denar Bibes e me pas e Shtylles dhe e atij te grekut ngriva shkriva ia la derrin mac ne dore dhe tani sdi si te dale nga corba qe gatoi.
    Te pranoje ate qe throne amerikanet, I bie te dale I dhjere e te ule koken, te mos e pranoje I bie qe ka firmos me doren e vet raportin e Departamentit te Shtetit qe do I deklaroje zgjedhjet te papranueshme dhe do shpalle qeverine dhe ate vete personalisht pergjegjes per kete.
    Thone se qenit kur I vjen ngordhja, shkon e permjer ne dere te xhamise. Keshtu edhe plaku Sali.

  5. vjosa says:

    Na lini a amerikan pisa se ju jeni fajtor dhe askush tjeter se e gjejme vete gjuhen e perbashket.

  6. LILI says:

    Zgedhjet duhet te konsiderohen nga osce si te drejta e te lira…ah ah ah.cfare kurajo paska ky.!edhe sa haptas po na dhien mbi krye:tash e 22vite zgedhjet kjo osce i ka deklaruar te mira kur cdo here ato ishin te perdhunuara. Vertet ky tallet me shqiptaret ,po jo me vendin e vete:sa bukur i le topin osce-se e jo amerikes fajin..Po kush ma whume se Amerika qe e ka mbjatkete diktator ne pushtet(burr shteti per ameriken!)….Edhe ky elez biberaj cfare legjimiteti ka sot kur te gjithe e dime se per bater te tezes se tij e martuar tek berishet ,e le nje popull te tere nenrroberi…
    Enough is enough,edhe me argusite amerikane.

  7. salistalin says:

    Po po se po i plas botha sali shpelles se ca llomotisni ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje