Shpëtimi përtej Ramës

7 Maj 2013, 21:30Editorial TEMA

Nga Andi Bushati

Nëse dikush rrezikon të shfryjë erën anti- Berishë që po ngrihet prej disa kohësh, ai është Edi Rama. Lëvizja e tij e fundit në këtë drejtim qe 6 maji, dita kur të gjitha partitë shfaqën në vitrinë ekipet e tyre të ardhshme. Pikërisht këtë moment pritej që projektorët e kritikës të drejtoheshin nga partia e kryeministrit. Pikërisht në këtë moment mendohej se shija e hidhur që i la njerëzve aleanca e paarsyetuar Meta- Rama, të fashitej, sepse, ashtu siç ndodh rëndom, Berisha do të bënte me keq.

Lideri i PD-së nuk i zhgënjeu parashikuesit. Lista e tij është një mishmash i pavlerë, ku ndihet hapur mbingopja nga pushteti, imoraliteti në kërkesën për ta mbajtur atë, si dhe lodhja për të arsyetuar qoftë edhe sipërfaqësisht të shkuarën e afërt. Në këtë kuptim, 6 maji mund të qe dita e revanshit për opozitarët e majtë. Në këtë kuptim, e hëna e shkuar duhej të qe moment i reflektimit edhe për ata njerëz që i kanë shpëtuar trushpëlarjes së partive dhe mund të ngrinin disa pyetje?

Me ç’moral po shkon në zgjedhje Sali Berisha duke qenë në koalicion të vazhdueshëm me ata që i konsideronte si “Klani i Zemunit”? A ka kuptim që ai të dojë të vazhdojë të qeverisë këtë vend, duke shpresuar të mbledhë si lypsar edhe votat e “Dukës së krimit”? Këto nuk do të qenë pyetjet e vetme që do të gëlonin mëngjesin e 7 majit. Sepse në listën e PD-së imoraliteti nuk përfundon këtu. Aty gjenden në një grup ramizistë të thekur si Lufter Xhuveli (pamjet e të cilit duke u përqafuar me udhëheqësin e fundit komunist janë shfaqur së fundmi në YouTube), homofobë të deklaruar si Ekrem Spahia, ish- drejtorë doganash si Shpëtim Idrizi dhe ambientalistë të konvertuar pas Gërdecit si Fatmir Mediu. Por, në të njëjtën listë gjenden edhe tre socialistët Islami, Dogjani e Kadeli që e mbajtën deri në fund në këmbë qeverinë e Doktorit. Dy prej tyre kishin sakrifikuar dy vite më parë stomakun dhe rehatin, në emër të një kauze të shpikur, vetëm e vetëm që të “rrëzonin Saliun”. Po ata, u akuzuan se rekrutuan kontigjente kriminale për t’i çuar si mish për top (kështu thonë PD-istët) në masakrën e 21 janarit. Ata sot janë në listën e demokratëve.

Në të njëjtën listë ku mungojnë edhe të vetmet zëra që s’kanë guxuar kurrë, po kurrë, të votojnë kundër partisë së tyre në parlament, por vetëm kanë mëtuar, herë pas here, të dalin pa pyetur ne media për ta mbrojtur atë. Përjashtimi i Mark Markut dhe Selami Xhepës, të cilët pasi i dolën zot publikisht tezave të Berishës, kanë thënë ndonjëherë edhe mendimin e tyre të ndryshëm, ishte sinjali më i keq për të gjithë në këtë 7 maj. Ai ishte rasti për të parë edhe njëherë se cila është partia më e mbyllur dhe më e atrofizuar në vend.

Por, në turravrapin e tij për t’i rrëmbyer Berishës shkëlqimin në të keq, Edi Rama arriti t’i privojë shqiptarët nga ky spektakël. Ashtu si Berisha, ai përjashtoi nga listat edhe ata socialistë 100 karatesh, që e kishin kritikuar vetëm në forume dhe asnjëherë publikisht (a nuk është kjo gjëja që ju ka kërkuar vetë) por, mbi të gjitha, konfirmoi edhe faktin se era e zërave kundër në PS ka përfunduar. Largimi i Arben Malajt ishte episodi i fundit i një vlere me të cilën socialistët janë mburrur dhe kanë ditur të dalin fitues në vite.

Megjithatë ndoshta vetëm kjo do të qe e pamjaftueshme për t’i bërë hije Berishës në këtë galop brenda së keqes. Sepse surpriza e listës Rama ishte kandidimi në ekipin e deputetëve të Vlorës e gurusë, klientit dhe njëkohësisht njeriut të pandashëm të tij: Koço Kokëdhimës. Me këtë vendim që e mbajti të fshehur gjer në minutën e fundit, Rama rriskon t’u japë shumë kosto socialistëve. Ai do të rigjallërojë edhe njëherë akuzat për një PS-ë të mbushur me kapitalistë, pikërisht në kohën kur forca e tij po bën fushatë për një rishpërndarje të pasurisë dhe për më shumë vëmendje për shtresat në nevojë. Ai do të rikujtojë të gjitha akuzat e fashitura ndaj tij, ato që e bënë që të arrinte rezultatin më të keq ndonjëherë në Tiranë, duke fituar vetëm me dhjetë vota. Imponimi në politikë i lidhjes së tij okulte me Kokëdhimën, do ta bëjë Berishën që të rimarrë nga fillimi akuzat për privatizimin e gazetës “Sporti”, për lejet e ndërtimit në Tiranë, për biznesin e billboard-eve, duke sjellë në qendër të vëmendjes një periudhë të errët të Ramës, që po fillonte të fashitej. Nuk ka asnjë diskutim që pas vendimit për kandidimin e Kokëdhimës, Berishës iu dha në dorë një kalë tjetër beteje, që i shoqëruar me mashtrimet dhe gjysëm të vërtetat që ai di t’i pleksë mjeshtërisht, mund të shndërrohen në një bombë të vërtetë elektorale. Edhe njëherë këtë 6 maj, Edi Rama i la në dorë kundërshtarit të tij armët më të mira që kish mundësi, për të luftuar atë vetë dhe socialistët. Në këtë kuptim, ai po përsërit me kokëfortësi dhe arrogancë një pjesë të gabimeve të fushatës së 2009-ës. Edhe njëherë ai po rrezikon të bëhet jo atu-ja, por problemi i socialistëve, të cilët po detyrohen deri në vetëmohim të durojnë pasiguritë dhe kapriçiot e liderit. Ndoshta duke shpresuar se këtë herë lodhja dhe zemërimi me Berishën do të jenë më të forta se amatorizmi i kreut të tyre.

101 komente në “Shpëtimi përtej Ramës”

  1. Arban Hasani says:

    E Perse duhet te ishte editorial ky opinion?!?!
    Nganjehere ky andi me duket siiiiiiii
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/don-kishoti-i-sllobodan-kes_9.html

    1. Epirioti II says:

      Kete Andi Smirush Bushatin qe helmon publikun dhe shume si ky une nuk i lexoj me. A ka thene ndonje gje se per ke duhet te votoje populli i coroditur nga neperkat e gazetarise ??

      Nga komentet kuptoj qe edhe kesaj radhe Andi nuk i eshte pergjijgur pyetjes kryesore te gjithe shqiptareve qe e duan kete vend ?
      Me siguri do kete bere skemen standarte te tij: Filloje me Ramen, ca predha per Berishen dhe mbaroje me kreshendo prape per Ramen.

      1. Dyrrahu says:

        Epirioti II,
        Ky Bushati është analisti më kontravers që paraqitet në shtypin shqiptar.
        Si duket edhe zoti Baze është në krizë me Tema-në meqenëse mbushë editorialet me Bushata e Robella.
        Sikur mos t’i kishte bërë këto lëvizje zoti Rama, ky Bushati kishte kretikuar dhe sharë duke thënë se ku ka Rilindje me të njejtit personazhe!
        Unë e kuptoj zotin Malaj që është ndarë i hidhëruar, por nuk e kuptoj analizen e “analistit” Bushati, ku ky i fundit asnjëherë nuk e paraqet të vërtetën se zoti Malaj kurrë nuk ka ecur me qëndrimet e PS-së, por vetëm ka përçuar frymen shkatrrimtare të Nanos. I “gjithëfuqishmi” Malaj është marrë, që nga 2009, vetëm me destruktivitete dhe i njejti nuk mund të përkrahet pareshtur nga subjekti.

        1. Frank says:

          @I nderuar Dyrrah,

          Mos u shqetesoni fare se Andi e te tjere kete pune kane, do te vazhdojne te pllaquriten ne kete llurbe qe kane katranosur Kryeministrat e ketyre 22 vjeteve, ndersa Edi Rama ka nje jete qe perpiqet tu tregoje menyren si dilet nga ky llum, ata akoma nuk jane gati te dalin…I nderuar Dyrrah duket se zoti Rama ka shume armiq, sepse e ndiejne se kur te vije ai Kryeminister do u mbarohet ajri per te bere punet e pista, prandaj pas goditjes me TOP qe i dha ‘ures lidhese’ te bashkepunimit te kuliserave armeqisia rritet brenda shpirtit te tyre, ndersa fuqia bie normalisht. I themi ne nga jugu: “Ka inat se s’ka takat”. Pra zotit Rama i duhet te mbledhe bashkepunetoret, te mos i kritikoje kurre(kritika eshte e demshme) dhe te vazhdoje punen qe e nisi shume bukur dhe ne menyre mahnitese ka bere shume levizje te koordinuara dhe te kontrolluara bukur. Te pakenaqurit e listave do te qetesohen, s’kane ku shkojne, ata do aktivizohen kur te merret pushteti, dhe per kete ka kohe. Zoti Dyrrah e kam pak merak Zotin Rama se edhe vete e kam kete huq, i kupton provokatoret dhe u pergjigjet, mire do isht ete mos e bente edhe une e kam ushtruar veten ne kete pike dhe kam mesuar te bej sikur nuk e kupton, reagimi eshte i keq, sepse e perdorin kundershtaret, perveç kesaj te merr edhe energji, te cilat duhen kursyer per te bere punet qe presin.
          Zoti Dyrrah ju e dini me mire se une se kafshet e ftohta jane ato qe te helmojne…Por as une e as ju nuk e takojme dot se nuk e njohim. Dyrrah i nderuar une kam hequr shume ne kete jete dhe e di se ata qe ke prane jane me te rrezikshmit, nuk duhen besuar shume, sepse njerezit sot shiten kollaj, po edhe pa dashje mund tu shpetoje ndonje informacion sepse jemi bere popull llafazan, dhe pastaj fjala tiret e sillet ne formen qe do kundershtari, prandaj dominimi i vetes ka rendesi te dores se pare. Thjeshte duhet ushtrim.”Die ubung macht den meister” thone ata miqte tane.

          Zoti Dyrrah kam folur gjate si grate (ato mendojne me ze) me ndje per kete.
          Ju uroj shendet, se ai eshte me kryesori, ne keto kohe te veshtira te shqetesojne pa u gdhire mire telefonata provokative, etj…por duhet trashur lekura s’kemi ç’bejme.

          1. raimondi says:

            Propaganda qe bejne keta Janissaret e kaurit te gjate ne krye te PS-se eshte e neveriteshme dhe ne te njejten kohe eshte tipike armiqesore ne ekstrem ndaj atyre qe i bejne oponence kreut te PS-se

            _Keto qe thote Andi Bushati jane absolutisht te sakta

            __Edi tregohet jo vetem amator ne keto lista por edhe tejet njeri i Ulet moralisht ,
            sepse ai sillet me puishtetin qe ka ne krye te PS-se ne meyren me te piste te mundeshme

            _-Ne opozite dhe Edi sillet ne kete menyre kaq shume arrogante, mendo kur te vije ne pushtet …do jete Skandal fare

            Pse je ne krye te Partise , kjo nuk do te thote qe te emerosh kandidate ata qe ti ke miq e shoke, se Partia nuk eshte nje Tavoline kafeneje e Bar West, ,ku mblidhesh me shoke dhe flet mbare e prape

            __Partia ka regulla, dhe ashtu sick ka te drejta , ka edhe detyrime ,
            dhe pikerisht keto detyrime Edi as qe i zbaton aspak,

            __Andi Bushati i permend shume drejt keto detyrime te cilat Edi nuk i zbaton , por vepron sipas interesave te tija …”urbanistike” ,
            Andi tregohet shume i bute kur nuk i thote troc :…Se duke vepruar ne kete menyre Edi ka rezikuar ne esktrem fitoren e PS-se.. dhe ne te njejten kohe e ka bere PS-ne si Mitropoline Korces..LOL

            1. Frank says:

              Ne fakt ne te gjithe boten lideri krijon ekip me parimin ‘lespri de corp’ pra nje trup nje shpirt. Te gjithe e dime se nje grup aty brenda tek PS punonin me nje axhende te kundert me PS dhe ta themi hapur per ta azgjesuar Edin dhe per ti dhene Saliut mandatin e tret(tallen me ne?) ne menyre qe Fatosi te behet President (tallen me ne?)
              Ne kete vend te kesh aftesi sa te duash nuk gjen dot pune veç shites, ketu 22 vjet eshte punuar per KKryeministrat e jo per te gjithe shqiptaret, sepse dite nate mendjone skemi si te asgjesojne njeri tjetrin.

              Edi Rama bravo riskoi shume dhe do fitoje shume. Pra do fitoje populli se me ne fund do te filloje puna . Te hapen vende pune mor vella ngelen djemte neper lojrat e fatit (na e shpiku Fatosi si Lasvegasi). Po lereni ate rrugaç politik te pije e te dendet si derr i dhjamur. Edi Rama do te punoje. Ekipi eshte ekskluzivitet i Kryetarit te Partise, se perndryshe per Cfare eshte Kryetari per te ndejtur aty kot? Ja kerkojne fitoren? le ta lene te krijoje ekipin fitues. Ama duam pune e jo kulisa. Bir na ka mbuluar llumi, e ata nuk dine as te punojn, por kane kurajen te na thone neve se ne nuk dime te bejme gje…ky eshte problemi, te zbrese llumi e te shkojne njerez te pergatitur per te drejtuar institucionet e shtetit. Eshte kalbur shteti more bir, ketu nuk eshte puna se jemi Edist e te tjeret fatosist. Fatosi e ka penguar Edi Ramen qe ditene pare. Iku dha doreheqje si humbes? Tung, ndersa ai nuk iken rri prapa deres, me gjithe ata te vjetrit ca ne prag pensioni e ca pa dal ene pension, i dergon neper “edistat” per informacione qe ti godase si atehere ne KPD, po çjane keto mor bir, kesaj i htone fshati digjet e ….krihet. Ne jemi pa buke pa shprese ai do te behet President dhe me ndihmen e kujt? te Sali Berishes, qe te presi edhe nipi im kur te vdesin keta te dy.

            2. Dyrrahu says:

              raimondi,
              Mendoni ju se sollët diç të re me këtë paraqitje?
              Ju them unë se asgjë të re nuk na sollet.
              Ju mendoni se opozita duhet të veprojë sipas dëshirave tuaja, që po bëni kujdestari të pashpresë?!
              Ku po iu djeg juve që “qani” për Arben Malajn?
              Arben Malaj prej se ka filluar pluralizmi është në vende kyçe, ka qenë i privilegjuari i socialistëve, nuk është tragjike nëse e zëvendëson një kuadër e re.
              Me ardhjen e zotit Rama në krye të PS filloi destruktiviteti i kundërshtarëve të zotit Rama, të maskuar brenda PS-së, filluan të dalin deputetët e PS në krah të Berishes.
              Coroditja e socialistëve u bë në dy drejtime, kaluan me votime nga mazhoranca për ta zgjedhur zotin Topi president dhe destruktiviteti brenda partisë. Të gjitha këto anomali rrodhën nga prepotenti dhe narcizoidi Fatos Nano. Arben Malaj është pjesë e kësaj nomenklature.
              Ju që pareshtur sulmoni zotin Rama keni arsye sepse mbroni interesat tuaja, por ky zotëriu, Bushati, nuk mund të quhet analist as publicist sepse më tepër është i porositur sesa i pavarur.
              Për zotin Berisha nuk po flas sepse ai gjithmonë ka sulmuar, sulmon dhe do të sulmojë kryetarin e Partisë Socialiste. Të gjithë e dijmë se sa e ka sulmuar, madje edhe e ka dënuar Fatos Nanon, sot e sulmon zotin Rama dhe nesër do ta sulmojë kryetarin e Partisë Socialiste.
              Besoni se kësaj radhe jeni të dështuar dhe aspak nuk më dhimbseni sepse tetë vjet i keni zbritur peles nga bishti.

              1. Frank says:

                @Dyrrahu, keni plotesisht te drejte.22 vjet ne kete vend nuk eshte bere 1 lek pune. Fatosi e merrte diten me nge e keshtu vazhdonte deri tek pastruesi. Pastruesja vinte ne pune ne oren 10:oo e fatosi ne 11:oo. S’guxoi te inicioje nje problem se menjehere te vinte ironia qe nga shefi me i afert deri tek Ministri: -Sa seriozisht e paske marre? ky ishte stili i drejtimit. Puno secili per vete e per qytetaret rrofshin remitancat. Tirana pluhur e pisllik e ç’e pyet. Erdhi Edi Rama nga Franca e na e solli ne nje gjendje normale te themi, me gjithe ato sterkembesha qe i kane vene. Po pse te mos e mbeshtesin njeriun e punes? Se kete vend e duan Afrike, qe ata te pasurohen e te kalojne kohen ne Janine e ne Wiene. Shqetesohen per spastrimet? po te me pyesnin mua edhe ata qe jane proces bashkimi familjar me ameriken e te perfolur(jo me kote) per korrupsion te mos ishin ne lista, por Edi Rama nuk eshte treguar arrogant i ka ruajtur ca ekuilibra dhe prape e kritikojne. Kjo eshte pa lidhje. E ve tjetrin ne krye e pastaj i lidh duart.

                E degjuat Ilir Gjonin turp i madh, mentalitet bajraktari, do marri fisin te peshtyje Edi Ramen…Sot vetem per kete kam pasur luhatje tensioni per here te pare ne jete, me ka befasuar. Te kete ne politiken tone ne mes te europes nje politikan qe kercenon me farefis, sepse Edi Rama ka nje kulture europiane sa i takon lidhjeve farefisnore, po Edi Ramen e mbeshtesin miliona shqiptar brenda e jashte atdheut sepse eshte nje i lindur POSTUM ne kete vend barbaresh.

                Une i uroj Edi Rames pune te mbare e qetesi, shume qetesi.Ai e ka thene ne 2000 “qente te lehin karvani te ece perpara”

    2. Dean says:

      Ashtu eshte plako,ashtu.Fiks fare.
      Karagjoz shum serioz eshte.

    3. me Sy te hapur says:

      Kohe e trazuar,ku edhe opinionistet
      po ndermarin hapa te rrezikshem.
      Dyshimet jane per nje nderthurje jo
      transparente.Nuk po mendoi se duhet te thurren
      lavdi suplementare apo te bujshme,por
      as edhe skandaloze!po te mendoni keshtu-gaboheni!
      Nga sa duket kane munguar konsultimet,
      dhe vendimet sikur jane mare ne saje te preferencave.
      Kjo situate shkaktone vertete corroditje!
      Kush nuk e di se kalimet ne ndryshime
      nuk jane te lehta?madje e dine po aq mire
      se dhe koha e transformimit eshte goxha e gjate.
      Megjithate Syte tane jane perqendruar
      nga politikanet me ne Ze.
      te cilet duken se garojne me frazologjira intriguese.
      Ketu mesojne edhe opinionistet,te cilet
      ne shumicen e rasteve tensionohen.
      Kesisoj lind nje pyetje:
      Mos valle keto tensione do te sjellin ndryshimin?
      Nejse,rendesi ka qe ne cdo rrethane,
      gjithenji eshte e nevojshme te mendohesh.
      Duhet folur seriozisht.Ti kuptosh keto
      situata eshte vertete e veshtire.
      Ruget per te ecur te lire jane te zena.
      Fundja cdo fillim eshte i veshtire.
      Kembengulja te sigurone perfundimin e misionit.
      mirepo ne kete Bote,te gjithe mendojne
      per sigurimin e kushteve te jetes sipas menyres se tyre.
      Kjo na detyrone te themi se:
      Edhe Bizhdollani thote se une kendoi me mire…
      Dhe ja keshtu po na ndodh…

    4. feniks says:

      Ne kohen kur e gjithe bota LUFTONTE KUNDER HORDHIVE TE HITLERIT,QE KISHTE PUSHTUAR GJITHE EUROPEN,askujt nuk i shkonte ndermend,qe te kritikonte STALININ ,qe kishte pushkatuar 20 gjenerale per pa aftesi ne detyre!!!
      Keshtu edhe sot:
      ARMIKU ME I RREZIKSHEM I SHQIPTAREVE ESHTE SALI BERISHA!!!
      NDAJ TIJ DUHEN DREJTUAR TE GJITHA GRYKAT E ZJARRIT PER TA SHPORRUR PERFUNDIMISHT NGA SUNDIMI FASHIST I SHQIPERISE!!!
      Ndersa ky kalemxhi sahan lepires,ben te kunderten:Merret me Edi Ramen,sikur ka mbaruar pune me Sali Berishen!!!
      Ja edhe nje JENICER ,qe i vjen ne ndihme Berishes,para NGORDHJES SE VET!!!

      1. kolonjari says:

        I nderuar feniks eshte e vertete se askush nuk u mor me stalinin gjate luftes me hitlerin por stalini e demtoi boten shum here me teper se hitleri, (shume here me teper shqiperine) Kam bindien se komunisti (stalini)ne miniature E KRISTAQ RAMA do ta demtoje shqiperine shum me teper se (hitleri) S ram berisha. Prapa diellit vafshin partite te cilat jane thjesht biznese te kryetareve de fakto e de juro dhe jo vetem ne shqiperi .Mendoj se ka ardhur koha per nje menyre tjeter qeverisie e sistemi Mos me keqkuptoni kyr them per sisteme jo per ata qe kane vdekur por per nje rend te ri shoqeror’

      2. Stalini qenka gjalle says:

        O Feniks…
        po si s’te meket fryma or njeri, kur guxon dhe e krahason Edi Ramen e Ilir Meten me Stalinin, vetem qe Sala te duket si Hitleri!!!

        Hitleri beri aq shume per Gjermanine dhe gjermanet, sa, po te ishim ne shqiptaret gjermane, do duhej ta mbanim Nder te Perhershem Kombi!

        Kurse baba-yti, Stalini, me keq nga te gjitheve, u beri dem dhe masakroi ruset!

        Mos po na thua se MetaRama do t’ua bej…kete shqiptareve?!

    5. Ed kokedhime says:

      Injorantet e freshit nuk kane se si te merren me llogjiken por merren me personin, metodat e saliut po perdoren tani nga vete freshi, perbalt personin dhe mos u lodh me argumentat. Ato qe shtron andi jane te drejta madje jane vetem nje pjese e pislliqeve qe po ben edi. Te kandidosh koco kokp.. dhe te lesh jashte figura si ben isaraj eshte thjesht nje tregues i qarte se edi rama po kerkon te privatizoj partin. Zgjedhjet ishin te fituara para 1 prillit dhe njerzit besonin ne rilindje por edi ua nxorri ringjallje te ilirit, dhe pikerisht atehere kur njerzit menduan se edi nuk mund ta dh.iste me kete pune, ai e beri serish, me listat te cilat tregojne nje deshire per te bere ushtaret dhe te paaftet deputet e ministra. Te besh kocon dhe xhuvanin deputet ne vlore dhe te lesh isaraj nuk ka b… ku te rri. Te besh fidel yllin, ermonela felaj, vasilika hysin, dash pezen, erion veliaj, olta xhacka deputet dhe te lesh ledi shamkun, qemal minxhozin, auron taren, etj dhe te diskutosh erion bracen nuk ka b… ku te rri. Te vesh deputet spiuna te lsi si spartak braho dhe te pbdnj si andrea marto dhe te mos vesh aleatet e forte si gjinushi dhe ngjela eshte e patolerueshme dhe me keto lista edi rama tregoi se dhe bashkimi i turpshem me lsi nuk ishte nje levizje pragmatiste per te miren e opozites, por ishte nje levizje pragmatiste per te ulur b… ne karrigen e diktatorit sali.

    6. DREJTESIA says:

      Artikull qe flet per nje te vertete te hidhur.Ne listen e PS ka njerez pa identitet apo kontribut politik ne ate Parti. Ka njerez qe kane kontribuar per xhepin e Rames kur ai ishte kryetar Bashkie. Si ka mundesi kandidon Spartak Braho per PS ne Tirane, mos valle eshte kusheri i pare i Fidel Yllit?

    7. altini says:

      Zoti Mero Baze, E vetemja gazeta opozitare e vertete ka qene dhe eshte Gazeta Tema.
      Ajo qe dua te di eshte vetem kjo. A mundet qe per 1 muaj e gjysme deri ne diten e zgjedhjeve te kemi nje gazete qe e mbron opoziten pa komplekse dhe jo duke e barazuar me kundeshtarit. Eshte kaq e veshtire valle? A nuk kuptohet qe njerzit kur lexojne gazeten influencohen dhe ne diten e votimit vertet mund te besojne se te gjithe jane njelloj.

      Nga ana tjeter kemi nje propagande te shfrenuar per te mbajtur ne kembe nje regjim gjakatar nderkohe te te vetmet zera opozitar jane te komplekuar deri ne palce per te mbrojtur opoziten edhe vetem per 45 dite.

      Keto dite finale te fushates jane me te rendesishme sesa vite te tera opozitarizem jo ne kohe fushate.

  2. Miri says:

    ec re karafil mos bej kot si cun i pjekur. Po te vjen keq per Arben Malajn? Ka mbi 16 vjet ne politike e ne qeveri dhe e ka “ndritur” gjithmone. Nuk ja ka lene njeri trashegim mandatin e deputetit. Nje cope katunar Vlore do te konkuroje me Giulio Andreotti. Ec re burr se nuk u be qameti pse nuk po behet deputet Arben Malaj. Move on.

    1. identiteti says:

      o bushat, pasi e lexova me erdhi ndermend nderrimi i formes se mjekrres para ca kohesh me te cilen u kape me fiksin.
      Po leri kto tashi mor burr se ske me moshe, duhet ta kishe gjet identitetin tat deri tashi…

  3. ka mundesi says:

    Bushat!

    Keni nja 10 vjet qe merreni me billbordat e Koços,dhe akoma keni frike nga permendja e kesaj fjale.Dhe jo vetem kaq. Friken qe keni ne bark po mundoheni ta hidhni pa te drejte edhe te njerezit e tjere,qe tek e fundit e provuan me vote se kujt i perkasin.Ti ishe ai qe dole hapur kundra Rames me 2011,dhe sado e luftove,tashme dihet se si u largua Rama nga Bashkia.
    Mos i fry me kesaj pjese sepse asgje ska per te ndodhur.Njerezit duan ushqim te fresket dhe jo gjellera me OMGJ qe po servir ti.

  4. Erjon Veliaj kati 2 PS says:

    Bushati ndjehet qe e ka mbajtur doren, Rama eshte sjelle dhe po sillet si skizofren aktiv. Minimalisht ai duhet ti kish thirrur menjane keta qe ka hequr qafe, ti falenderonte per kontributin…por sillet si gjarper ose tamam tamam si ngjale. Ta gezoje Tak Braho Mafiozin dhe Kokedhimen e te kokedhjereve se Noc RRokun do fitoj Lamashi.

  5. LORA says:

    Ja edhe nje editorial i te voglit bushat,i cili duke u marre me xhonglerizmat majtas-djathtas se ka zgjidhur ende dilemen e tij personale dhe te madhe;- Nga duhet te mbaje bushati ne kete loje me shume te panjohura?!
    Jo Bushat jo,loja eshte shume e qarte per njerzit qe rrojne me djersen e ballit kurse per ju klientelistet e kurverimit politik,tash e 23 vjet, po behet e rende.Ju shqeteson shume fakti se shqiptaret po behen cdo dite e me shume te vendosur per mbrojtjen e vullnetit te tyre sovran. TUNG.

    1. skelari migrues says:

      Lora, e ke gabim, ai e ka krahun, eshte thjeshte kunder Rames, mbase cmira eshte njeri nga motivet… Qendrimet kritike ndaj Berishes jane kot, jane per te fituar vemendjen e ketij forumi lexuesish, pasi nuk besoj se kritikat e tij i bejne te nderroje mendje ndonje pd-isti…dhe pasi hyn ne teme, fillon e leshon vrerin ndaj Rames…
      Per rastin ne fjale, Malaj dmth, po ngrihet nje stuhi ne gote, sikur PS u hodh ne kosh, dhe kaq e pati…Malaj ishte pozicionuar heret ne pozicion antagonist me PS, dhe nuk eshte e vertete qe shfaqte debat vetem ne forume, per me teper qe qendrimi i fundit nuk ja nxjerr aq mire figuren…
      Fatkeqesisht shoh qe shumica e ketyre analisteve dhe politikaneve, nuk e kane kapacitetin per pergjegjesine qe kane ne kete shoqeri…

    2. Dean says:

      ”…i cili duke u mare me xhonglerizmat majtas- djathtas se ka zgjidhur ende dilemen e tij personale dhe te madhe;-Nga duhet te mbaje bushati ne kete loje me shume te panjohura?!….”
      BRAVO,LORA,BRAVO.
      Ky eshte thelbi i sjelljes dhe shkrimeve te ketij njeriu MEDIOKER.Le te shpresojme se ndryshimet e pashmangshme qe duken ne horizont ka per t’i seleksionuar perfundimisht patazit dhe manipulator si bushati.
      Shume vezhgim i sakt nga ana jote.BRAVO!

  6. Fredi says:

    po thuaje troc qe vetem politike sdi te bejne shqiptaret….hiqja ngjeles dhe vija preles..

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Domethene nga nje ane kemi nje Malaj te pakenaqur dhe Dhimen te lumtur, dhe nga ana tjeter kemi gjashte te pakenaqur dhe aq te kenaqur…BOLL ME NEGATIVITET..Respektoni dhe nderoni vendimin e tij…Doni ndryshim, perkrahini..Jane njerez te respektuar qofshin biznesmene apo shtrese e mesme ne jete..Qiqra ne hell I duan te gjithe por aq jane..

  8. dymi says:

    Askush nuk mund ta mbroje dot Sa-lehin hapur. Ka ngelur vetem nje mundesi, sic po perpiqet me kete zhgaravine Bushati (te cilen Tema ja boton si editorial!!!!!):”O burra goditni Sa-lehin, por pastaj brinje me brinje edhe Rames”.Me nje fjale te dy jane njesoj,atehere le te mbajme kete qe kemi.

  9. lorenc says:

    Arben Malaj nuk ka lidhje me PS. Eshte thjesht nje interesaxhi qe u pasurua edhe ne pushtettin e PS edhe ne ate te PD. Kur Berisha vodhi bashkine e Tiranes nuk tha asnjehere qe votat u vodhen, as edhe nje here te vetme. Malaj eshte zgjedhur deputet jo per ndonje vlere te tij por pasi ishte pjese e listes se PS.Tani qe po kandidon i pavarur do te shohim se sa i vlen lekura.

  10. Sa për rastin e dëshirës së Berishës për të mbajtur pushtetin me socialistë që kishin sakrifikuar dikur për një kauzë pa berishën….kjo është një argument shumë i fortë..dhe duhet falënderuar Andi…Sepse po na tregon edhe njëherë se kush po kërkon të na qeverisë..edhe mbasi na ka vjedhur për 8 vitet e fundit..rresht….ditë për ditë..orë për orë..Tani del edhe i pangopur..kërkon edhe katër vjetë të tjerë..Ju lutem…si shqiptar..si mik,si njeri që kërkon edhe mëshirën tuaj….shumë shoqërisht…mos i votoni njerëz të tillë që nuk kanë treguar pikë mëshire,pikë integriteti njerëzor,pikë profesionalizmi,more pikë detyrimi kushtetues ndaj normave,ligjeve,rregullave, që ka një vend ndërsa qeveriset nga një grusht hajdutësh….Pra,lutja ime është:Mos i votoni as socjalistët që tradhëtuan dhe mbajtën në këmbë një qeveri që i kishte bërë ditët e perëndisë..dhe as mos votoni këta që na qeverisin akoma….Skanë për të bërë veç edhe më keq…tani që vendi është leqendisur..fare..!Dëboini….nxirrini në anë dhe tregoini me gisht…si turpi i shqiptarëve!

  11. dhembeli says:

    Prandaj jemi ketu ku jemi . Historikisht politika shqiptare eshte shkaku ku jemi.’Je shume I mire po ste dua’ Ste dua se me kunershton ,kam frike se me ze venin ! Duhet te kem njeres nen vete qe te bejne ctu them une” Te ketij lloji kane qene Enver ,Sale e Edvin.
    Bravo Malaj.!
    Uroj Fitore!

  12. Ai burri says:

    Habitem se si nuk e kupton njeri Andin!

    1. Blendi says:

      Sepse Andi eshte koqe kandari dhe ajo qe shkruan kullon poshtersi dhe budallallek.

      Me 23 Qershor njerezit do te votojne PS-ne ose PD-ne. Nuk ka fare rendesi se kush eshte ne liste, Kokedhima apo Mark Marku. Kaq e kupton cdo njeri, vetem Andi jo.

      Malaj, Dritan Prifti e te tjere kandidate te pavarur do te marrin lesh e jo vota.

      Vete Edi Rama po te lere PS-ne e te dale kandidat i paravur, nuk fiton aq vota sa te hyje ne parlament.

      Tung,
      Blendi

    2. Olti says:

      Mos u shqeteso Burri, se e kuptojme Andin por nuk e ndihmojme dot.

      Andi eshte nje tip Turkofagos tek Tema, nuk shkruan ne blogje por shkruan tip editorialesh, nuk sulmon korraket por eshte anti-Edvinist i thekur per te krijuar nje barazpeshe te rreme me ata qe per cdo gje ja vene fajin Saliut. Pozitat e Andit jane te ngjashme me ato te Artan Hoxh Notarit, argument i zhdervjellet por siperfaqesor.

      Une nuk e di nga lind anti-edvinizmi Bushatian tek nje individ si Andi qe eshte persekutuar pa te drejte nga Fatos Nano e perzene nga lokalet e Tiranes prej bodigardeve te ish Kryeminstrit famekeq Socialist Nano, sepse Andi ngrinte pikepyetje mbi natyren e biznesit te Xhoanes ne ate kohe.
      Pra Andi nuk mund te jete Nanoist edhe pse mbron nje individ si Malaj, nen sqetullen e Nanos qe klith papritur se Edvini eshte neo-diktatorial kur nuk futet Malaj ne listat per deputet. Neo-diktatoret nuk dallohen nga qendrimi ndaj Deputetllikut te Malajt dhe per me teper nga reagimi i Malajt une shoh Narcizizem, Megalomani dhe Autoritarizem edhe kur viktimizohet.

      Duke ju kthyer argumentit fillestar, Andi nuk eshte Nanoist e as Berishist, por po mundohet te impresionoje Kryeministrin e ardhshem te Shqiptareve, Edvinin, per nje cope torte me shege.
      Nese Edvini aspiron Rilindjen, ai sduhet te shperndaje copa torte dobesie por te filloje ndertimin e shtetit Shqiptar se eshte vone. Do i madhi Zot e ja rendon doren ndaj bashkepuntoreve si puna e Malajt e co, se Socialistat per korrupsion nam kan lene. Sigurisht Edvini pati edhe nje fat qe Balozi do kishte dy femije aq te korruptuar qe ti bej Socialistat te na duken te virgjer.
      REspect!

  13. Albi says:

    Super super artikull Andi. E tashme nga ty priten.

    Po te shajne icik zarat e Vilajet Qyrkut nga Selia e PS, po mos u be merak. Nqs nuk do te shanin ata, nuk do kishe bere gje ne rregull.

  14. LILOLABJA says:

    Nuk e thua te verteten sic eshte meskini Bushati.Nuk eshte e verteta qe ka perfituar PS kaq vjet nga mender Malaj,por krejt e kunderta ,Mala ka perfituar kaq vite nga PS e jane tallur ne menyren me te pa skrupullt me popullin e majte.Populli do ua vere festen ashtu si kane koken .Ta shohim sa vota do i jape populli heroik i Vlores ketyre kurvave te politikes .Nuk ka zot qe i shpeton dot kete rradhe halabaket nga zemerimi popullor.

  15. Lulip says:

    Per Arben malaj ka disa zera qe u vjene keq qe eshte larguar nga listat e partiise Socialiste,kryesori e mbi te gjithe eshte Tosi i Nanos pasi Malaj vegel e vazhdueshme e Tosit ka qene.Na del se i ka ardhur keq edhe ketij Bushatit qe na ben disa analiza qe te ngjallim pershtjellim,gjithmon i paqarte per vehte pa lere per te tjeret. Merni shembull e mbani per model artikujte e pafund te Mero Bazes, ato nuk te merzisin,ato jane analitike,ato jane shkencore,ato te kenaqin e te japin njohuri per ndricimin e problemeve.Per Arben Malaj per disa qe u vjen keq per vec te tjerave por kryesore ai ka qene Drejtor Shkencor ne administraten e firmes piramidale Cenaj ne Vlore,e nje prej firmave bashke me te tjerat qe varrosen Shqiperine. Arben Malaj si drejtor shkencor i ishte futur punes per ti vene bazament te padiskutueshem shkencor te zhvillimit te piramidave dhe varrosjen e shqiperise.Te kuptohemi Malaj nuk ka qene nje drejtor cfardo por DREJTOR SHKENCOR I FIRMES FAMKEQE PIRAMIDALE.Tju rroje e ta keni me ymer per prapesira te mundeshme ne te ardhmen.

  16. uragan says:

    …Bushat, e kupton edhe vete tashme, qe je specie ne zhdukje, je nga te fundit mbeshtetes, te atij qe e ka kthyer Shqiperine 100 vjet mbrapa. Sa per vlerat e grupit te Nanos, me te spikaturat jane riciklimi i Sali-serbo-vrasesit ne politike-n e tij antishqiptare…

  17. luke says:

    Per Koco Kokedhimen jam dakort me ato qe shkruan Andi, po te thuash qe Arben Malaj eshte vlere me të cilën socialistët janë mburrur dhe kanë ditur të dalin fitues në vite do te thote ose te jesh i dehur kur e ke shkruar kete ose te kesh inat dhe duhet te shash Edi Ramen me cdo kusht. Arbeni dhe Fatosi me politiken e tyre qe te vjedhim sa me shume te mundemi na sollen perseri ne pushtet vrasesin Sali o Andi, cfare vlere leshi thua ti. Ka fituar ne vlore se fiton PS ne vlore o Andi se Arbenin nuk e pjerdh njeri. Sa per Edi Ramen, ti zotrote ke pretendon te kesh si kundershtar te Sali Berishes, Jezu Krishtin qe nuk ka mekate. Kemi ne krye nje njeri qe vret popullin e vet dhe ty te shqeteson se na iku nje hajdut nga listat

  18. z.andi bushati, jam nje ish-gazetar ne gazeten illyria te nyc para 10-vitesh, por me duhet te te them se pamvarsisht prejardhjes mjafte te mire qe ke nga babai (bushatllinjte e shkodres nje dere historikisht e madhe), je krejtesisht nipi i hysni kapos (krahu i djathte i enver hoxhes).
    te ndjek rregullish nepermjet ketij portali elekronik online te mero bazes, mjafte te ndjekur nga shqiptaret e amerikes e kanadas sa askush tjeter online ne gjuhen shqipe, dhe trishtohem me linjen tende coroditese qe ke ne shkrimet tuaja here pas here, ku sipkat miksimi i gjerave **made in berisha and nano and meta and rama**, nderkohe qe dy njerzit me kriminal te post-partise se gjyshit ppsh, jane berisha and nano.
    edhe me siper ne shkrimin e radhes je nje gazetar *mix-bad or bad-mix* qe amerikanet e urrejne nese shfaqet neper gazetat e tyre, dhe kurre nuk e lexojne me, sepse ti perdor masen dhe enen e perbashkerise te paleve me cinizem dhe nota pecarese ne elektorat ndaj liderit te shumices se popullit (ne rastin konkret kundra edi rames).
    duam apo nuk duam edi rama nuk eshte as berisha dhe as nano, biles as edhe ilir meta (ky i fundit eshte pjella me direkte e fatos nanos, por njekohesisht njeriu intim e top-sekret i berishes tek e majta deri para pak javesh dhe ndoshta edhe pas 23-qershorit, nderkohe qe eshte tashme shume i zbuluar e i patolerueshem me nga perendimoret amerikan e britanik, nese tradheton perseri…).
    edi rama ka shume difekte dhe gabime ne drejtimin e forces me me shume pekrahje akoma ne shqiperi (une me familje e fis jam i djathte e i persekutuar sa nuk shkruhen ne nje online, por kemi reflektuar se ppsh eshte aktualisht me e pranishme dhe me diktatoriale-mafioze tek berisha e nano dhe cilitdo i shkon akoma atyre pas keto 22-vite pseudo-hapje, pseudo-demokraci, qe ne fakt rezultoi mashtrim dhe vazhdim i nomeklatures se ppsh me fytyre ekonomie te tregut te lire, te kthyer ne vjedhje dhe vrasje, pra; mafje rregjim), ai eshte me pro-perendimori ne koncepte dhe pastrime me partine e tij, qe vertete eshte pastruar mjafte vetem nga ai.
    meqense ke nenshtetesi amerikane nga gjyshja vito kapo dhe ke aq, sado pak, kulture leximi nga historia amerikane (nuk e di nese ke nga historia anglo-saxone qe eshte maja e majave ne kulturen botrore), po te kujtoj nje thenie embleme te frenklin benxhamin (njeriut me poliedrik te amerikes post-luftes civile e derri me sot); **percaresit ne cdo lloj profesioni dhe pozicioni nuk i sherbejne te vertetes e te mires sado te vogel te popullit te tyre, por te keqes nga e cila kane dale ose i sherbejne mjerisht, jane te destinuar te paguajne nje dite, qofte me perbuzje masive te publikut e deri ne perplasje me te…**
    kaq kisha per ty dhe shume si ty ne tregun alla-berisha-nano and company te mediave shqipatare, per te tjerat le te shpresoj se populli shqipetar e sidomos ai me qytetari te qendrueshme e te paperlyer, do te te jap ate qe meriton ne momentin e duhur sebashku me media-klan and company.

  19. Analiza e qeverisjes says:

    Ne listat e PD jane futur 5 ish socialist !
    Jane dalluar per korektesine dhe besnikerine per ti sherbyer Berishes !
    Deri tani politika eshte quajtur dhe vazhdon te quhet KURVE.
    Cfare morali kerkoni prej nje prostitute ?!
    Jemi ne fund te 2 mandateve,orjentimi qe duhet ti japim votuesve,duhet te jete,te gjykojne per qeverisjen 8 vjecare te zotit Berisha.
    Analistet jane turrur pas lekut,po perpiqen me cdo mjet ti sherbejne me te koruptuarit.
    ANALIZA E QEVERISJES DUHET TE JETE E PARA.
    Mos e corjentoni popullin duke e ngopur me lugen bosh.

  20. blendi ..ziu says:

    Dihet qe ANDI eshte nipi i Hysni Kapos e njekohesisht edhe KUSHERIRI i …ILIR GJONIT !!!

  21. Lori says:

    Me lodh shume kur te lexoj!Me lodhe shume kur te shikoj!Me lodh shume kur ti s’forcohesh per ndonje editorial,por qe vleren e ke sa te nje komentuesi e komentues nga ke edhe origjinen e teteti.Ti je vetem me doktoret rrumpalle me trikoleshet,sepse po te mos te te helmonte gjyshin Saliu ti do te akuzoheshe si bllokmen,ndaj edhe e do se te ka bere nder.Ti je niveli i Nanos,je gazetaruc qe i perket vetem komentaruceve te nivelit tend.Zotrote ke nje nivel medioker qe vetem ai 57 perqindeshi analfabet te kupton,te respekton e te lexon.Shkruan editoriale,M.Baze,B.Mane,A.Thano,S.Minxhozi do te shkruaj edhe kategoria jote si puna e M.Nanos,L.Dervishi,B.Fevziu e kompani qe jeni llumi i gazetarise per nga niveli.Zatem se gazetaria eshte marr peng nga ky nivel ndaj dhe shoqeria shqipetare po shkon drejt degradimit mendor.Se fundemi je i paafte te beshe analiza politike or Andush.Z.Baze te le te shkruash editoriale per dy aresye,se pari qe lexuesi te beje dallimin e gazetareve,e se dyti per te na vertetuar thenien e kahereshme te F.Cupit “Si nuk doli asnje budalla nga blloku”.Sa here qe tentoj te te lexoj me rikthen tek kjo thenie!

  22. elinor says:

    Ju mund ta mbani shoshen perpjete gjithe diten o kamikaze te Rames por dielli prape do leshoje rreze.
    Bushati nuk po perdor strategjine e “shaj Berishen e shaj Ramen se te dy njesoj jane prandaj te mbajme kete qe kemi” por ai po mundohet t’ju veje ne dukje se Rama me veprimet e tij prej nje idioti po e ndihmon Berishen gjithnje e me shume te ngelet ne pushtet.
    Por mos u merzitni se shume shpejt do ta ndjeni shijen teper, teper te hidhet te zhgenjimit.

  23. Dike Mullai thote- says:

    Andi:- Eshte keq kur te hyn vetja ne QEJF! Je nje ‘byth perdredhur’, qe s’e ke shokun!!!

  24. tomori i beratit. says:

    Ti andi je i zgjuar si i thone nga ne je si biçim kodoshi.Hedh nga nje tymnaje e kaq.E krahason koço kokedhimen si te ishte adolf hitleri.Po si kokedhima ndoshta edhe me keq jane sandri,faroja,bashkimi,zamiri,agimi,irfani e qindra te tjere.Nuk u be krim pse koçoja u vendos ne listat e deputeteve. Po koçua nuk ka vrar si saliu e mediu,nuk ka vjedhur si nano.meta e beni,nuk eshte shk……..si kaçi dogjani,idrizi,apo xhuveli , ndoka , lesi e CO.Pra ngadal o andi bushati se me duket se ke filluar edhe ti vjen era berish.Ke gelltitur edhe ti ndonje lug çorb e po vjell ne çdo shkrim.Populli te ble dy ore larg o andi prandaj qetesohu e mendohu.MAT PA PRI thot populli.

  25. Skela says:

    Edhe une mund te them Bushat se Edi Rama ka bere dhe ben gabime. Por une them qe gabimet jane njerezore. Ju kam thene edhe me pare qe kur ke te besh me nje njeri anti shtet si Saliu nuk ka shume hapesire per te luajtur sipas rregullave. Eshte vetem kjo arsyeja qe shumica e popullit mendojne qe ta provojne njehere Edi Ramen pavaresisht defekteve. Por kur barazon qellimet apo gabimet e Rames me ato te nje njeriu qe vret sic ben Berisha ky eshte nje pisllek i pershtire qe ben Bushat. Dhe ti e ben kete kunder Rames sapo te jepet rasti me i pare. Pikerisht per keto gjera ti Bushat je ne rolin tend ne spketrin e gazatareve medioker qe i sherbejne pushtetit.

  26. arbeni says:

    Andi Bushati eshte nje bythlepires i mesem perpara Zheit,Fefziut,Hoxhes Cilit,dhe Wc-s Cani.Keta nukk mund te [perdoren as si pleh organik pasi helmojne dhe bimet helmuese.Jane aq po shtylle kurrizore sa neser do vene ne pune llapen ne favor te socialisteve.

  27. kirurg says:

    E more bushat, ngele gjysme per gjysme ndermjet vlores dhe shkodres! ndaje mos burre mendjen…

  28. Bato Mokra says:

    Etheeditorialet e Andit perhere shkaktojne reagime, po neper te, mund te gjesh, befas edhe ndonje gje te drejte, si kandidimi i “prurjes se re” Kokedhimes, ne minuten e fundit, kur sipari i prurjeve te reja ishte ngritur heret dhe, nderkohe, ishte ulur; “loja” behet ne trasferta, ne renditje, ne ankthe kandidimi etj. Kur nga menget doli Koçoja, si i thone ne vendlindje dhe jo ne Mirdite…
    Etheeditorialistin Andi dhe shume te tjere, “qendrestare”, themelues, postembajtes etj, i qan zemra per Arben Malaj. Duke thene keshtu s’kam asnje doze nenvleresimi e shperfilljeje. Perkundrazi. Jemi bashkudhetare me te, qe nga 1991, ai atje ku ka qene, ndersa une dhe me plot shoke te tjere rrugeve, te pakten tash 8 vjet, korcari do te thoshte qendrestari prej te verteti, qe s’u dorezuam gjekundi.
    Meqe se i qan zemra, gjykoj se mendprehtesia e tij ka lene jashte trajtimit, cuditerisht, gatishmerine Nr.1 te socialistit me te madh se Edi Rama, z. Fatos Nano. Si ne ato vende e njerez, ku perdoren rendom keto zhargone, ish-lideri i PS, ne pritje te plotesimit te endrres se tij presidenciale, befas zgjohet, zgjohet thua, jo, ore kreshperohet dhe merr ne mbrojtje beniaminin e tij Arben Malaj, duke thene se “Tani (qe me dolet ne shteg)keni pune me mua, me F. Nano” I thote PS, i thote Edi Rames, kur ishte po ky qe na thoshte shpesh postulatin “Kur del nga ndeshja, mos prit rezultat ne favor tend”. E c’tager ka ky ish-lider qe kercenon dhe ben te fortin? Ku e mbeshtet kete kreshperim?
    Jane nje mori pyetjesh, te cilat Andin si gazetar i paanshmem dhe me “lemin plot” duhej te merrej. Dhe te merrej mire. Dhe me gjestin fisnik te Arbenit tjeter, Isaraj, qe thuajse kaloi ne heshtje.
    Per shkrimin e nje gazetari e publicisti, natyrisht, mund te gjykosh (jo si rendom, qe transferohet “e drejta futbollistike” ne fusha ku mijera njerez jane ose profane, ose tifoz) mbi ate qe shkruan, jo mbi deshirat e mendimet tuaja. Po ne kete zallamahi qe po furnizon anekdodiken popullore (Jane bere listat e kandidateve si autobuzi i Kuçit, degjova sot)qysh mbeti ne hije kreshperimi a trimerimi i Fatos Nanos, i cili e trajtoi Arben Malajn bash si ta kishte prone te veten?
    Huji (si nip Shkodre e di c’do te thote) i gjate, kthehet ne…

  29. VERONIKA says:

    Hesht ,hesht mar kamunist ,i biri i atij ,nipi i ktij dhe burri i xhaxhait te asaj.Hesht mos te hapim dhe dosjen tende .Si ke fytyre dhe shan shoket e idealit dhe krietarin e deleve te leshta .Po si guzzzzzzzzzzon ti tregosh pallamentin e lug-eterve ,ku ndricojne Spartak Braho qe nxori te pafajshem bllokun e intriguesit me te madh qe ka njohur ky vend Ilirin e Mete .Hesht se kta do kene ne pallament …Gramosssssss Ruqin ,Arta Daden
    Luizen se ajo dhe Ruqi kane ndricuar dhe si prinder ne fakt ,po pastaj kemi dhe ca Zicishtra ,kemi dhe kapitalistin piramide …ke shkruar ndonjeher per te ti Bushati???Po rrogen a e ke marre ????Jo se ne web qarkullojne nje mori emrash qe ky kapitallisti nuk u ka paguar rrogat…ec mo kokepalar do jene .Kta do ndricojne me Qelbashin ,kta do marrin 80 mandate me gjithe haleatet …kta kane Monika Kokemadhen qe per cdo seance do vishet me 70 mij euro ,kta kane dhe ate shoqen e burrit te ksaj …ate 29 vjecaren Klajda Gjosha …29 vjec deputete …
    kta do ngopen per 4 vjet me ngjalat e Kokes ,Sterkaj …KETI BAZHDARI ngeli jashte …kemi Tom koDoshin me te afte ,e kemi pistoler sherif …malokar me pak fjale .
    opo lere se do e mbyll fare …kta do Rrrrrrrrrrrrrrrrrrrilindin
    KOKEPALAR NGUSHELLIME
    …RRRRRRRRRRRILINDJA RA NE GJENDJE KOME NE DT 1 PRILL,POR NE DT 6 MAJ BERI VDEKJE KLINIKE ….DOKTORI I STAKON SPINEN NE 23 QERSHOR ….
    I PANDERUAR QOFTE KUJTIMI I SAJ !

    krietari fluturon ne Danimarke …tha qe nuk flitet me per lista …
    hahhaahhahahahahahahahahahhahahahaahhaah struci fut koken ne rere …harron qe le jashte pjese te rrezikshme …haleance beqirash nejse ..NGUSHELLIME KOKEPALAREVE PRRRRRRRRAGMATIST !

    ANDI BUSHATI PO TE PARALAJMEROJ TE HESHTESH SE BABA I JONE KA NGRITE BUNKERIN DHE PER TY …KUJTOHU QE KEMI FIRMOS VARJE NE LITAR DHE PER NJE POEZI ,JO ME PER DISA EDITORIALE !

    1. valter says:

      hahaha, Veronika stili yte komentues eshte po aq percjelles i se vertetes dhe aq argetues!!! Te pergezoj per talentin dhe padyshim infrastrukturen e mendimit shume te mire. Puna eshte se keta kokpalaret (e shokut ilir) do shkojne tek ata qe i kane vrare dhe share dhe vjedhur dhe perdhunuar, kane lindur skllever dhe me kete status do vdesin. Keta nuk mundohen te informohen, te shkollohen, te mesojne nga mashtrimet e meparshme dhe te çlirohen nga zinxhiret e mjerimit (te mendjes). Per keta edi eshte çobani bashk me iliri qumeshtorin qe do ti mbrojne nga ujku sali dhe vice-versa (per te bagetin me ngjyre blu).

      1. babuc says:

        kjo Veronika qenka nje komuniste por nga ato te ndyrat dhe spiunet. kete pune ben ne cdo faqe gqzete. Do jete ndonje sekretare pushteti qe i ka dhene qeveria detyre qe te vjelli vrer ne cdo faqe. Veronika apo Veronik,(se ndoshta je edhe f edhe m) nuk na ben dot me per te qeshur por shko e bej ndonje pune tjeter

  30. banija01 says:

    A. Bushati ose eshte niv dhe nuk shikon me shume se maja e hundes ose eshte dashakeq.
    Emisionin “Zone e ndaluar” e ben te mire ,po shkrimet faktet dhe ngjarjet nuk harin ti kuptoje dhe i komenton pa parashikur hapin e metejshem.

    Ekipet dhe listat e Saliut nuk ke çfare ti komentosh se ato flasin vete dhe jane shume e lehte per tu komentuar beri nje turli pa mish.

    Sa per listat e PS-es nuk harin te dalloje arsyen e levizjeve.
    Ne fillim kur mora vesh per A,Malaj nuk me erdhi mire, po kur e pash me F. Nanon ,kishte te drejte qe e la jashte listes se u pastrua PS-ja nga nanoistet.

    Bushati akuzon Ramen se do ti jape te drejte qe Berisha te rigjalleroje akuzat se PS-a eshte mbushur me kapitaliste.Ku eshte paradoksi ketu, sikur jemi ne Socializem dhe qeverisim me kapitaliste ,mos kane haruar Bushati me Berishen se eshte nderuar sistemi ,se jemi ne boten e kapitalit.

    Rama perfshiu Kokedhimen qe e akuzonte Berisha ,kurse Berisha ka ne koalicionin e tij ata qe i akuzonte vete dhe ne duhet ti marim per te mirqena?

    Bushati kujton se ato qe thote Berisha jane profeci dhe nuk e ka kuptuar se ato qe thote Berisha jane genjeshtra dhe Berisha me Bushatin kujtojne se po te bej nje rreth genjeshtra e tij do behet e vertete.

  31. interpoli says:

    “laj-thaj” po te njejtat rroba te grisura nga perdorimi e te zgjyrosura nga llumi ku i kane zhytur duart… se si mund te kete njerez qe te admirojne nje Katunar si Koqedhimja, qe ta konsideroje ate biznesmen te sukseshem, qe te ekzaltohen akoma nga lideret politik 20 vjecar (pefshi edhe Ramen), qe te qajne per Arben Malajn se e paskan lene jashte liste, qe te kerkojne ne pushtet mjeshtrit e vjedhjes … ?!

    Nje popull impotent si Shqipot mund ti perluet pushtetit te mafjes dhe te pranoje heqjen e nje te keqe me nje te keqe tjeter…

    Hapni syte e onjerez! nuk na duhet ROTACIONI – s’ben gje tjeter vecse riciklon te njejtat plehra, na duhet NDRYSHIMI!!!

  32. tirona zemra ime says:

    ke te drejte andi. rama nuk eshte flori ashtu sic shkelqen. nuk eshte ai i afte per te mundur berishen dhe kjo per fatkeqesine e popullit..

  33. cfare ndryshimi ka malaj me te tjere perse gjithe kjo zhurme ka qene 8 vjet minister i financave

  34. ganiu says:

    O popull ,por cmerreni me kta shkerdhata si pune ktij buthatit
    ky eshte thjeshte nje mi bodrumesh asgje me shume .
    Eshte per te ardhur vertet keq qe merua nuk ndahet dot nga kta pseudoanaliste qe thjeshte derdellisin e nuk i thone asgje shqiptarve .
    Njilloj si ato plakatkurva e lagjes qi mcifen pas vazove te dritareve dikur , e shifnin kush hyni e kush doli nga shtepia x .ytt q robt bushat .
    Kur u ben dhe kta degjenerata te tallen me kte popull .

  35. dumdum says:

    Në përballjen mes kampeve pa ide por me klienta shqiptarët janë veç spektatorë të pafuqishëm.

    Në këtë farsë të babëzisë për pushtet e pasuri në kurriz tonë, kemi zgjedhjen mes gënjeshtarit dhe vrasësit.

  36. valter says:

    Analize e sakte! Bravo Andi!

  37. Bardhi Tolabi says:

    Malaj,nje karte e djegur!
    Malaj,zedhenes i Nano zuskes politike,bashkepuntor i tij ne futjen ne sistem te korupsionit.Malaj administratori i firmave piramidale,i cili i zhduku asetet e firmave duke mos u lene as nam e as nshan.Ata qe humben me shume ne keto firma ishin Vlonjatet,ne se duan kete le t’a votojne.Malaj si i pavarur edhe sikur deputet t’a zgjidhni ka vetem dy rruge per te patur pushtet,te beje marreveshje me Berishen,armikun e Vlonjateve,ose te bashkohet me te majten.Berisha mund t’a pranoje,po votat e Vlonjateve per Berishen do te jepen?Nuk besoj se kete do bejne Vlonjatet edhe sikur vella t’a kene Malajn.Si deputet i pavarur te bashkohet me socialistet.Jo kjo nuk ka mundesi te ndodhe,sepse u tregua karrierist dhe egoist,per te mos thene demtues i te majtes ne nje rreth si Vlora.Atehere cfare do te zgjedhin Vlonjatet,malajn dhe aleancen e tij me Berishen neser,apo PS-ne dhe te majten ne pushtet?Une kam besimin se Vlonjatet do te votojne PS-ne dhe jo te korruptuarit e Fatos Nanos.Keshtu ata do te votojne per Rilindjen e Shqiperise.Malaj me Islamet,Dogjanet,Kadellet,si ata 6 Nanoistet e legjislatures se kaluar i kane kaluar historise.

  38. Herodoti says:

    Andi Bushati eshte i prekur per kodoshin Malaj, sepse ai e shpije ujin tek i dashuri i tij Saliu dhe vegla e tij Nano.
    Ne vend te merret me analiza objektive, sjell konfuzion, per te turbulluar me keq situaten

  39. SKENDER BEU I VJETER says:

    JA U THEM UNE PSE ESHTE EDITORIAL OPINIONI I ANDI BUSHATIT,NIPIT TE HYSNI KAPOS.ESHTE EDITORIAL SEPSE LISTA E EDI RAMES JU FUTI SHQELMIN BYTHEVE CUNAVE TE BLLOKUT DIREKT POR DHE MBROJTESVE DIREKT TE CUNAVE TE BLLOKUT.SIGJONEVE DHE MALAJVE,PEZAVE DHE SPIROPALVE,KAPOLLARVE DHE BUSHATEVE.ANDI KY MBROJTES I KLANIT TE HYSNI KAPOS NE POLITIKEN SHQIPTARE SIGURISHT QE ESHTE I LIDHUR ME VLONJATIN MALAJ DHE ME GJOROKASTRITIN TIRANAS NANUC QE E MBULONIN ME PUNEN E PARTISE PS DOBICLLEKUN EVJEDHJEVE TE PASURIVE KOMBETARE NEPERMJET SHNDRIMIT DHE REFORMAVE.KY DOC I VERA KAPOS ESHTE NJERIU ME I MBROJTUR NE SHTYP SI NGA NANUA DHE NGA BERISHA BILE DHE NGA ILIR META SEPSE PRAP TIJ FSHIHEN INTERESAT EKLANEVE SERBO-SLLAVE QE KUR I GJYSHI ISHTE AMBASADORI YNE I PARE PAS CLIRIMIT NE BEOGRAD.EDI RAMA PO JA U DJEG KETO LIDHJE DHE PO JA U PRET ME GERSHEREN E RILINDJES PRANDAJ CIREN DHE ULERIJNE,PER TA PENGUAR SADO PAK PROGRAMIN E TIJ.PER KETE DHE PER TE GJITHA TE MIRAT QE DO SJELLE PROGRAMI I RILINDJES DUHET TE PERKRAHET NGA TE GJITHE ATA QE E DUANSHQIPERINE NE KETO ZGJEDHJE.

  40. elitex says:

    Ju pseudo optimistat e Rilindjes qe nuk shikoni pertej syve te liderit tuaj, nuk flisni dot pa gjuhen e tij, nuk mendoni dot pa mendjen e tij, nuk shkruani dot pa penen e tij. Hapni syte se kjo pseudo Rilindje boshe e servirur me emblemen kombetare shqiponjen dhe ne ngjyre manushaqe nuk eshte gje tjeter vecse nje cope letre tejet e reklamuar qe nuk ka asnje lidhje me realitetin dhe me praktiken. Ju anaflabetet e Shqiperise qe fatkeqesisht jeni me shume se 80% po mirni ne qafe dhe pjesen tjeter me mendjen tuaj inekzistente qe mendon si mendon dhe lideri tuaj. HAPNI SYTE dhe shikoni faktet tmeruese, lejini perrallat e Rilindjes, se askush nga 12 zotat e Olimpit nuk zbriti ne toke te “rilindte” ndonje hallexhi, askush nuk i nderroi rete me balten dhe mos prisni ta bejne lideret tuaj qe kaq qorazi i shkoni mbrapa.
    Meqenese eshte perfolur shume per te ashtuquajturen Rilindje po ju them disa fakte konkrete te cilat nuk kane ngelur thjesht thashetheme po jane kryer ne syte e gjithe publikut.
    1. Edi Rama eshte karbon i Berishes pa asnje dallim (i vetmi dallim eshte feja). Pse? Ai bashke me Berishen hartuan kodin e ri zgjedhor qe sipas tij cdo parti paraqet listat e saj per kandidate. Berisha si mbret i PD nuk e ka problem qofte me lista qofte pa lista sepse di si ti imponoje emrat. Po Rames se Rilindjes perse i sherbeu kjo gje?? Per cfare Rilindje po flasim kur listat tregohen zyrtarisht 1 ore para skadimit te afatit dhe kur kishte 1 4-mujorsh kohe, e kur listat dalin nga xhepi i kryetarit sikur partia te ishte prone e tij?? Ku qendron europianizmi ne kete sistem?? Ne Europe te gjithe kandidatet nominohen per kandidate nepermjet nje procesi te hapur ku cdo kandidat paraqet programin e tij per ate pjese zgjedhesish qe e mbeshtesin dhe ai votohet nga baza e partise (nga simpatizantet e partise neper rrethe), si psh Franca, Anglia, Gjermania. Sistemi parlamentar percakton qarte ne kushtetute qe deputetet jane perfaqesuesit e popullit, po te kujt popull?? Perfaqesuesi i kujt eshte Arben Ahmetaj apo Erion Veliaj apo Anastas Angjeli ne qarkun e Gjirokastres psh?? Ata nuk jane nga asnje rreth i ketij qarku, dhe cfare lidhje kane ata me keto qytete?? Si mund te pranoje nje socialist i Gjirokastres nje “mall importi” kur ka produktet e vet, ka politikanet e vet qe mund ta perfaqesojne? Ne cgjuhe do komunikonte shkodrani problemet e tij po te kishte ne krye te listes nje korcar dhe anasjelltas, ne gege apo ne toske?? Me cte drejte Edi Rama “importon” politikane qe nuk kane asnje lidhje me vlerat lokale te nje qarku te caktuar dhe nuk mund te perfaqesojne ANET-e e Gjirokastres, MEMA-t e Permetit apo NENA-t e Tepelenes?? Si mundet nje person te pretendoje te rilinde demokracine e vdekur ne Shqiperi kur ne te njejten kohe vete ai formuloji me babain e tij ideologjik kete kod zgjedhor autoritar, dhe qe edhe pse mundesine e kishte nuk u be as edhe nje proces demokratik per hartimin e listave nga vete votuesit, nga baza e partise ne rrethe por u servir sipas tekave te tij??
    2. Edi Rama eshte autoritar ashtu si edhe babai i tij ideologjik Sali Berisha. Pse? Me jepni nje emer ne listat e PS te cilet kane shprehur mendim ndryshe kunder tij? Mos doni te thoni Ben Blushi? Shikojini mire faktet Ben Blushi ashtu sikunder dhe Pandeli Majko e Arben Malaj ne fillimet e 2010 ishin ata qe u shprehen hapur kunder bojkotimit te kuvendit dhe per gjetjen e nje gjuhe kompromisi ne te mire te vendit, por keta dy te paret vitin e fundit u kthyen ne atorpalantet e tij, sekurse Malaj vazhdonte te kishte mendimin e moderuar te kompromisit, dhe ku perfundoji? Jashte listave, sepse po te kesh mendim ndryshe nga kryetari je i padeshiruar. Si ka mundesi te mendoje dikush per rilindje nga nje Edi Rama qe kush i del kundra e penalizon? Si ka mundesi te pretendosh se do rilindesh demokracine kur ti vet nuk lejon mendimin ndryshe? Ne Shqiperi ka muslimane ka dhe te krishtere, ka jugor ka dhe verior ka PS-iste ka dhe PD-iste, Rama rilindjen e kujt do beje, te jugorve PS-iste e te krishtere???
    3. Edi Rama nuk do demokratizimin e institucioneve sepse gjeja e pare qe do bente po ta donte do ishte nga kushtetuta. Ne kushtetute thuhet qe presidenti eshte perfaqesuesi i unitetit kombetar. Atehere perse e gatoi ndryshimin e kushtetues bashke me babain e tij ideologjik Sali Berishen?? Sot ai po ankohet se Berisha ka uzurpuar te gjitha pushtetet, duke nisur nga presidenti, me kryeprokurorin (propozohet nga presidenti), me gjykaten (te gjitha propozimet i ben presidenti) etj etj. Atehere kujt do i sherbente nje president i zgjedhur vetem me votat e mazhorances, unitetit kombetar?? Ideja e tij se do fitonte bindshem ne 2009 dhe duke qene se duhej zgjedhur presidenti ne 2012, Berisha (ne opozite) mund ti bojkotonte presidentin dhe keshtu ne baze te kushtetutes se asaj kohe beheshin zgjedhje te parakoheshme e frikesonte, apo mos valle fakti qe dhe ai vete e donte presidentin e tij kur te ishte kryeminister?? A ka nje zgjidhje per kete? Po ka, kur pas 5 raundesh nuk zgjidhet presidenti atehere i takon opozites te zgjedhe (me e thjeshta dhe me simbolikja sepse ne vendet parlamentare Europiane kjo taktike ndiqet) dhe e dyta pas 5 raundesh po nuk pati zgjidhje kalohet ne votim popullor te presidentit brenda nje afati 40 ditor (me i thjeshte se votimi parlamentar). Si ka mundesi qe ne 2007 Sali Berisha nuk mund te zgjidhte dot presidentin se nuk i kishte 84 vota dhe Edi Rama pranoje te ndryshoje kushtetuten duke ia mundesuar zgjidhjen me 71?? A nuk eshte kjo nje prove e dukshme perpjekjes se perqendrimit te pushtetit ne nje dore (pak rendesi ka se kush eshte kryeministri i asokohe)??
    4. Edi Rama dhe gjithe politikanet qe ka mbledhur reth vetes po tallen si mos me keq me keta socialiste te vobekt. Ata iu tregojne cdo dite perralla me mbret per nje program te rilindjes, per nje ekonomi qe do te lulezoje ku do te kete vende te reja pune ashtu si Berisha e beri Shqiperine nje kine te vogel te Europes. Ja pyesni njehere nje ekonomist tiu shpjegoje disa gjera baze se a ka qofte edhe nje baze praktikimi ky program? Ata thone per ulje taksash per ata qe jane me te varfer dhe rritje per me te pasurit dhe analogjia eshte 80% me 20%. Ata thone per hapje te reja te vendeve te punes me mbi 100.000 plus shpenzime per arsimin, rruget, turizmin etj etj. Cili eshte ai ekonomist qe mund te ndertoje nje plan biznesi pa percaktuar ne radhe te pare kapitalin pra burimin e parave qofte edhe ne parashikime makro dhe mikro kohore?? Si mundet te flasesh per shpenzime publike (rritja e pagave, ndertimet e rrugeve, shkollave spitaleve etj etj) kur nuk flet se sa eshte GDP aktuale dhe cila eshte dinamika e saj, pra parashikimi per vitet e ardhshme. Cilat jane balancet aktuale import-eksport, cila eshte tendenca e te ardhurave prej taksave dhe sa do ndikoje ndryshimi i sistemit taksor ne totalin e tyre, etj etj gjera me te cilat duhet te nisi nje program ekonomik i bazuar. Si mund mos te permendesh nivelet e borxhit aktual dhe cila do jete kredia vjetore qe duhet te paguhet nga te ardhurat per te, cila do jete tendenca e valutes e cila ndikon ne menyre te drejtperdrejte qofte ne peshen e borxhit te jashtem qofte ne importet kur dihet qe 80% te mallrave i importojme? Keto dhe shume parametra te tjere makroekonomike jane ato te cilat duhen bazuar kur flet per nje program te vertet makroekonomik te rilindjes. Programi i rilindjes nuk permend asnje nga keto parametra por vetem premtime te cilat nuk bazohen ne asnje te dhene ekonomike por vetem ne fjali bosh. Jepjani nje ekonomisti kete program dhe ju siguroj qe do jua hedhe ne koshe te plehrave. E vetmja rilindje qe premtohet nga ky program eshte rilindja politike e vete z. Rama dhe e klikes se tij qe e rrethojne, perderisa te gjitha premtimet nuk bazohen ne asnje parameter ekonomiko shkencor (duke perjashtuar premtimet kunder korupsionit, krimit, etj etj, te cilat bazohen me shume ne vullnet politik).
    4. Lidhja me klanin tjeter politik. Rama ngreu 200.000 protestues ne kembe per te luftuar kunder korupsionit qeveritar dhe Meta ishte arsyeja, ai sot ka pranuar qe te haje ne nje pjate me te. Fatmir Xhindi dhe Kosta Trebicka u vrane ne stile mafioze nga qeveria (kete pretendon PS) pa me thoni ju mua sa here i ka permendur keta dy emra ne publik Rama qe nga viti 2013?? Ne 2011 zgjedhjet e Tiranes u vodhen si tek kafeneja e xhamise dhe Rama u zotua qe pergjegjesit do dilnin para drejtesise, me ne krye Ristanin. Nuk me thoni sa here e ka permendur emrin e Ristanit keto kohet e fundit Rama ne publik dhe sa here e ka permendur ne programin e tij te rilindjes?? Sot Ristani eshte kandidat per deputet dhe Rama nuk ka asnje koment per te bere, pse? Pergjigjen e tij e di: qe mos polarizohet politika se keshtu jane shprehur nderkombetaret deri ne zgjedhje. Po mire pas zgjedhjeve Ristani do jete dhe deputet si mendoni se do ndeshkohet pa u polarizuar politika? Koha do ta tregoje por po e fitoi Rama asnjerit nuk ka per ti hyre gjemb ne kemb sepse eshte e thjeshte, ai eshte njera nga patericat e ketij sistemi te koruptuar politikanesh qe kemi.

  41. Drini says:

    Arben malaj eshte dora e nanos dhe dihet qe punon kunder rames. Athere pse duhet ta kandidonte rama?
    Iu afrua nje shans ne kukes para disa kohesh por malaj e refuzoi.U ka hyre vetja ne qejf njerzeve si malaj islami dhe kompani dhe mendojne se jane te pazevendsuseshem.
    Se kam degjuar prej kohesh malajne qe ti beje oponence qeverisjes se sales qe e ka cuar ekonomine poshte e me poshte. Nuk do te kritikoje berishen jo se nuk ka cfare te kritikoje.

  42. enea says:

    Shpresoj qe Z. Bushati ti lexoje keto komente.
    Ky “editorial”, eshte nje perpjekje per te shfuqizuar cdo te mire qe ben Rama ne syte e publikut.

    Po kapem pas ca aspektesh te artikullit:

    Bushati thote qe Edi Rama ne zgjedhjet e 8 majit kishte rezultatin me te keqe ne Tr duke fituar me 10 vota.

    Nuk e besoj qe Bushati te kete rene ne kete banalitet. Sa per kujtese, Bushati duhet ta dije qe ne TR 25000-30000 vota ishin shtuar per PD nga berja per nje muaj qytetar te Tiranes te ketyre dhjetra mijera njerezve nga cdo ane e Shqiperise.

    Bushati duhet ta dije se qe nga 1994 jo vetem Tr por e gjithe Shqiperia ka votuar ne shumice PS.

    Se dyti, pse duhet shkruar me keqardhje per Arben Malaj? Edi Rama nuk hoqi nje ze kunder por nje mine ne duart e Nanos. Edhe Brace ka dale disa here kunder, por sot eshte ne listen e deputeteve. Kjo hedh poshte llogjiken e Bushatit qe Edi Rama kerkon te mbylle gojet kunder.

    Ne kohen kur Edi Rama dhe Berisha jane si dita me naten, ka te tille analiste qe perpiqen te vene shenjen e barazimit.

  43. bbb says:

    Ku ka ideal Rama mor shokeni…ai vetem po perpiqet ti zere karrigen Saliut

  44. gjergji usa says:

    Mbasi mbaron se lexuari kete artikull te krijohet pershtypja se A.B ka dashur te beje pis te dy palet 50/50 duke lene nje shije te keqe si analist jo i besueshem.

    Mbas 21 janarit 2011 veprimtaria e EKR ka patur nje terheqje kapitulluese duke i humbur te gjitha betejat me SRB deri ne ate pike sa sot ai ka ngelur me “duar ne xhepa” perballe qeverise SRB e cila eshte armatosur deri ne dhembe duke patur dhe presidentin,kryeshikun,kryeprokurorin dhe cdo lloj pushteti ne shqiperi biles ka arritur deri atje sa te shkele me kembe dhe te poshtroje dhe ambasdorin arvizu ashtu sic beri dhe me withersin.

    Nuk i vjen e keqja ketij vendi nga listat e gabuara te Edi Rames por nga veprimtaria kriminale e SRB per te cilat nuk ka nevoje te permenden ne kete koment se eshte e tepert.

    Me trishtim ndoqa seancen per Shqiperine te komisionit amerikan te Helsinkit ku u vu re nje gjuhe teper ledhatuese ne drejtim te SRB i cili po tolerohet ne menyre ekstreme nga keto zyrtare amerikane.
    Thjesht ky takim pamvaresisht retorikave ishte si “kongres i vazhdimesise” ne perjetsimin dhe shenjterimin e kryekriminelit SRB per ti dhene dhe nje mandat tjeter katervjecar.

    Kisha iluzion se ne kete takim do kishte nje gjuhe te sinqerte dhe te forte kundrejt “puceve admistrative” te SRB te koheve te fundit por ata i kenduan kengen “o sali tu befsha ferre,mos vidh kaq shume kete here.

    Kam mendimin se keto votime do jene tallja me makabre qe komuniteti nderkombetar bashke me opoziten idiote po i ben shqiptareve duke thene hapur se kete here nuk do ta leme SRB te vjedhe votimet duke vertetuar ne kete menyre se SRB eshte nje k/m ilegal se paska vjedhur heret e tjera.

    Sot eshte 9 maji dita e fitores se fashizmit ku dhe Shqiperia u rradhit me merite ne aleatet qe fituan L2B.
    Por sot shikojme se dhe pas 70 vjetsh 21 janari 2011 ishte nje akt tipik fashist i kryer nga SRB dhe fatkeqesisht i eklipsuar pa te drejte nga dipllomacia amerikane dhe europjane.U degjuan nga dipllomate amerikane qe dhe kreret e opozites ishin fajtore. OK
    Le te denohen dhe kreret e opozites por dhe vrasesi berishe duhet te shkoje para drejtesise .

    Si ka mundesi qe ky komisioni amerikan i Helsinkit nuk e di qe SRB duhet te futet ne burg automatikisht se dogji shtetin shqiptar ne 1998
    dhe jane te gjitha dokumentet dhe provat qe neser atij ti vihen prangat.Nuk eshte nevoja te ndegjohen atje barcaletat me elez biberajn dhe gallaten me ligjvenesin engel qe njihen si miqte personale te SRB por te ndegjojne zerin e qindra jetimeve prinderit e te cileve jane vrare nga bisha fashiste SRB qe ju thoni se paska “zvogluar progresin”

    Eshte koha qe ata west politikane qe merren me shqiperine te ndryshojen strategjine dhe te lene komedine 23 vjecare me “luften kunder komunizmit” se i ka dale boja si thoshte i nderuari profesor shinasi rama.Duhen gjetur menyrat qe te pezullohen votimet qe do drejtohen nga ujku SRB duke i varur melcite e kutijave te votimit ne qafe.

    Nuk e di pse “pucisti” AB i kritikon ne menyre te barabarte SRB dhe EKR .Dihet qe artikullshkruesi eshte derivat i Kapos i cili ishte nje nga ata shqiptare trima qe luftuan per clirimin e shqiperise.Eshte pikerisht SRB qe ka perdhosur LNCL dhe shkaterroi vendin Pikerisht eshte SRB i cili ka imituar Xhaferr Deven i cili duke vrare qytetare te tiranes tha qe nje dite terror sjell dhjete vjet qetesi.

    Prandaj i sugjerojme z. Andi Bushati qe ka shume aresye me shume nga te tjeret qe SRB ta quaje nje pushtues dhe edi ramen nje aleat te nevojshem por dhe te domosdoshem per te shporrur me cdo lloj menyre kete bishe fashiste cuditerisht te legalizuar nga west dipllomacia.

    Lavdi 9 MAJIT dites se fitores mbi fashizmin dhe bashkpuntoreve te tij si xhaferr deva dhe neo fashistit sali bishes.

  45. TROJA says:

    Ke shume te drejte.Socialistet kane per te vuajtur edhe 4 vjet,vetem e vetem nga megalomania e ketij te quajtur lider.Socialistet me keto levizje,humben,nje deputet ne Durres,nje ne Fier,nje ne Vlore,nje do humbin ne Lezhe,nje edhe ne Kukes dhe rezultati dihet;BARAZIM.Dhe ne kete barazim Meta hop tek Berisha.Rofte Edi Rama.

  46. shqip says:

    Ky Edi, jo vetem eshte kokederr, por edhe i paturpshem dhe mosmirenjohes. Ku jane ata qe per 8 vjet jane shqyer neper studio televizive per ta mbrojtur!!..Ku jane Spartak avokati (qe e ka nderruar me Spartak mafjozin e LSI-se), Prec Zogaj, Erisa Spiropali?? etj, etj..Apo ata i duheshin vetem per ti perdorur?!.
    8 Vjet per Berishen jane vertet shume, por nuk mund te zevendesohen me kokedhite, kokelopat dhe spartaket mafjoze.. Keshtu qe kesaj here BOJKOT zgjedhjeve!! BOJKOTI eshte protesta e vetme qe mund te beje POPULLI!

  47. PirroC says:

    Akuza per PS te mbushur me kapitaliste? Rishperndarje e pasurise? Bushaaat nuk eshte PS parti komuniste por Socialiste dhe eshte ndryshim thelbesor. O Bushaat jemi keq sepse nuk kemi sistem ligjor dhe kemi shume pak KAPITALISTE per te mos thene fare… Rishperndarje e pasurise behet nepermjet simulimit ekonomik jo tia marim te pasurve dhe tia japim te varferve. Hajde hajde vaj medet cfar akuzash!!! Po si do riten te ardhurat pa pasur bisnese apo vazhdojme akoma: Bismesmenet e Huaj jane te mire se jane te huaj kurse bisnesmen shqiptar pu pu none eshte mekat….

  48. skenderi says:

    o andush na ka mbetur alternativa sipas radakes tende te ngjallim gjyshin ten nga varri HISNIUN e partise, se i dinte mire si ti zgjidhte problemet e partise ,ku me pese vete luante rolin e kacakut ne malesite e vlores ,si puna e zani caushit ,kriminel rajonal ke shume integritet moral ne rrenjet e familjes .

  49. BJORN says:

    Po po per menyren si ka vjedhur keto vite Arben Malaj eshte vlere o Andi e dyte per kete kushtetute te ndryshuar ka votuar ne parlament.

  50. j says:

    Shum dakort me Z.Bushati.

  51. lani says:

    Ky popull historikisht keta politikane ka dashur, por edhe keta po keshtu ja kane shperblyer. I tille populli, te tille politikanet. Mos u merzisni, kjo eshte substanca nga e cila perbehemi, brumi qe kemi. Duhet te kalojne vite qe te ndryshoje per mire mentaliteti, dhe historia ka treguar qe popujt e ballkanit levizin shume ngadale, ndryshe si shpjegohetn qe edhe sot jemi ne kete gjendje ?

  52. eldiobedalli says:

    E bere gjithe ate hyrje te gjate Bushat,jo per te goditur Salen,por per te akuzuar Edin.Je nje nga njerzit qe nuk te kam kuptuar dot asnjehere!Dukesh sikur je idealist dhe parimor,por shume here me dukesh tendencioz.Analizoje mire vehten dhe kupto se sot edhe te jesh idealist edhe nese perpiqesh te besh mire,nuk te del gjithmone per mire.
    Jam ne te njejtin mendim me ty dhe nuk me erdhi fare mire qe ne listen e PS-se u fut Kokedhima!Por po te ndalemi pak ketu dhe ti analizojme gjerat ,do te shohim se kemi te bejme me nje biznesmen qe kerkon ti hyje politikes.Asgje te pamoralshme nuk ka ne kete mes!Apo jo?!E keqja eshte me ata qe jane politikane dhe u bene biznesmene!Po mire ti thua qe Kocoja akuzohet lart e poshte per lloj-lloj biznesesh te pandershme!Kush e akuzon o Bushat?!Saliu e akuzon.E akuzon ai qe ka ne dore c’do gje per ta kontrolluar dhe nese eshte fajtor per ta proceduar dhe per ta denuar.Nuk e ka bere!Ne rastin me te mire Koco eshte i paster!Ne rastin me te keq ,pra qe fjalet qe degjojme jane te verteta,per mua fajtor nuk ehte Kokedhima por Sala,qe me sistemin e tij lejon qe ne kete vend te lulzojne biznese jo te ndershme!
    Persa i perket Malajt ,mua si qytetar i thjeshte mu be zemra mal kur degjova qe nuk ishte ne listen e deputeteve.Ndersa per ty z.Bushati kjo qenka nje humbje per PS-ne.Ne kete rast ne qofte se ti beson vertet qe Malaj ne keto tete vjet ka qene nje mbeshtetes i vertete i PS-se ,me fal por je shume naiv!Ne gjithe keto vite Arben Malaj ka punuar per te zbehur punen e Rames!Qellimi!!Qe te rikthehej perseri ne pushtet ai qe dje e priste tek dera e Rognerit,dhe te rrembenin luget e ti hynin tenxheres Shqiperi aty ku e kishin lene para ca vitesh!!Por ti nuk je naiv o Bushat dhe ti e di me mire se une kete pune.Atehere me le vend te dyshoj tek ty,qe ose ti mbeshtet Nanon,ose ti ke inat personal me Ramen.Ma do mendja qe eshte kjo e dyta.
    Te keqen vllai Bushat,lere merine dhe behu pjese e rotacionit.Ndoshta Rama ka shume te meta,por nuk eshte ky momenti i duhur per ta goditur.Mos harro qe ai ka perballe nje makine shteterore nga me te korruptuarat e botes.Te mos kerkojme prej tij nje levizje gandiste,nuk pi uje ne Shqiperi,sepse ne 24 Qershor del me nja 100000 vota dhe po u ankove vlon dajaku!Ai eshte i detyruar te bashkepunoje edhe me biznesmene edhe me te rikthyer te pamoralshem,me qellimin e permbysjes se madhe.Ta mberrijme nje here kete dite,pastaj le ti rrime Rames si cekic ne koke dhe ti kujtojme cdo dite premtimet qe po na jep sot!

  53. Rita says:

    Po BOLL o Bushat BOLL. Kaq shume te ka tredh Berisha??? Me ty ne krah, p ty ne krah, Ed Rama do fitoje, dhe RILINDJE do kete per kete vend, se nuk eshte toke e mallkuar qe pjell vetem te keqe diktatore si hoxha e berisha dhe vemje te tyre si ty

  54. vlora 1 says:

    O Andi pse i sheh kaq ZI gjerat mor njeri?…nuk e kam fjalen vetem per analizen politike por ne pergjithesi per gjerat e Jetes…buzeqesh ndonjehere ja keshtu hahahahaaaaaaa

  55. NI says:

    Duket se problemi i vertete i listes PS eshte tek fryma, lista nuk arrin te interpretoje fryme per te qeverisur ndryshe, per te qeverisur me pergjegjesi dhe vullnet. Lista e Ps duket e lodhur, e perbere nga emra qe shkojne sa andej ketej per shkak se kane qene deputete, por nuk kane asnje shans t’i shkojne para zgjedhesve te meparshem, se do t’i marrin me veze, ajo ka brenda njerez qe s’kane lidhje me kauza te tilla si futja e Shqiperise ne rrugen e integrimit, vendosja e ligjit, respektimi i te drejtave te njeriut, prandaj nuk eshte fjala per emra, por emrat tregojne se cfare pamje do te kete qeverisja e neserme. Luftrat e vogla, banale, meskine, gara mes te pasurish qe duan ta shtojne pasurine duke grabitur, tashme, si deputete qe do te qeverisin, nese do te arrijne neser te jene te tille. Kishte nevoje qe fryma te shfaqej tek emra qe marrin persiper te mbajne me dinjitet dhe perkushtim detyren e ndertimit te shtetit ligjor dhe social.

  56. ilir says:

    Listat emerore paraqiten nga partite perkatese por pa dyshim qe kornizimin e tyre e bejne kryetaret.Natyrisht jane ata qe mbajne pergjegjesin per pasojat apo edhe meriten per fitoret. Me gjeni nje vend qe nuk veprohet keshtu. Pra z.Berisha dhe z.Rama jane te ndergjegjshem per c’kane paraqitur ne liste. Nuk e di per ke do votoi z.Bushati sepse partit e origjines jane tek PS dhe ma merr mendja qe eshte i majte. Te jete djathtezuar? S’ma merr mendja. Te jete neutral? Nuk ka gjasa, megjithse thote se eshte analist.Ne asnje rast nuk me ka pelqyer pasi nuk ka bosht.Sorrollatet ne arsyetim duke tenuar te godas te dy krahet por del huq. Si puna e tij gjen sa te duash ne kafene.

  57. Vlonjati 1 says:

    KOCO KOKEDHIMA e ka kryer shkollen e mesme te gjimnazi “Ali Demi”, Vlore dhe ka qene nje model, si edhe Fatmir Xhafa. Nuk e di ku e ka kryer Beni?
    Ka ne lista kandidate qe nuk menaxhijne as veten ( i menaxhojne te tjeret), pse eshte i zoti Koco nuk duhet te kandidoje ne vendlindjen e tij? Andi, merru me mire me listat e Shkodres, mase njeh ndonje andej. Ti je analisti nga me pro berishian dhe te duket se me stilin tend kamuflohesh. e ke gabim. Llap, llap se per kete paguhesh.

  58. Idriz Tafa says:

    Andi Bushati eshte nip i fisit te Hysni Kapos, njerezit e te cilit duan te rrine gjithe jeten ne pushte,t nepermjet Ilir Gjonit djalit te Xhelil Gjonit te Hysni Kapos.
    Pra, komenti i Andi Bushatit (Kapo) eshte bere nga marrazi per heqjen nga lista te Ilir Gjonit (Kapo), ish-ministrit te Brendhsme te Fatos Nanos.
    Kurse Ilir Gjoni te heshte me mire (mund tw nxehen amerikanet dhe i publikojne ndonje foto kompromentuese te familjes ne ambasaden ish-jugosllave)!
    Andi dhe Ilir (Kapo) kane qene paciente te mjekut personal te Kapove, Sali Berisha
    Nje sugjerim miqesor modest per te madhin Mero Baze: Ju i dini te gjitha keto, prandaj kini kujdes me komentet qe kane “konflikt interesi”!

    1. Askushi says:

      Lexova komentin tuaj ne faqen ku ben fjale per reagimin e I Gjonit dhe si heq asnje presje(pervec insinuatave me dosjet-kurre s’me kane pelqyer!).
      Por ne kete rast s’mund te bejme lidhjen mes Bushatit e Gonit(edhe pse mund te jene gjak,shoke apo miq).
      I Goni eshte nje politikan qe mund te ‘gjykohet’ per ate qe ka bere e ben,e qe eshte(e nga vjen) dhe fare pak per ato qe thote.
      Ndersa A Bushati eshte nje analist qe ‘gjykohet’per ato qe thote,fare pak per ote qe ben,e aspak per ate qe eshte(nga vjen).
      Andi ka qene gjithnje koherent e i qendrushem ne analizat e tije.
      ‘Edi Rama nuk e ka ate qe te majtet dhe shqiptaret presin prej tije’,-kte Andi e ka thene muaj e vite me pare dhe besoj se kte ka thene dhe sot,tjetergje qe dikujt a shumkujt kjo si pelqen.
      Ne kete vend te mbytur ne llumin e kesaj politike te ndyre,te besh analistin apo komentusin e saje,eshte e pa mundur te mos ndotesh.

  59. skenderi says:

    o redaktor i komenteve si i pa(varrur)qi je pse censuron komentet e publikut apo ndihesh zot i akomoduar ,sot je neser sje ta hame nje cope kocke qe na jep merua,po ske faj ti faji eshte i races qe i mungon identiteti human,te fala nga nje nje shqiptare si puna e jote

  60. br8s says:

    Andi! Ti ke ne dore te shkruash karlliqe,ndersa Rama ka ne dore te fuse ke te doje ne liste! Nuk them se eshte me e mira por kete te drejte ja kane dhene Socialistet me forumet e tyre.Pse u dashka qe vetem per kete ta barazosh me nje tiran te shemtuar te popullit Shqiptar,demagog te peshtire e percares i rrezikshem. Ku do te rish ti pasi Saliu te mbylle misionin qe nuk e di se kush ja ka dhene: percarjen perfundimtare veri-jug? se babain e ke nga veriu e nenen nga Jugu.!Mendohuni para se te beni improvizime se sa i keq do jete Rama kur… Me mire analizoni kriminelet qe kane konsumuar vepra te renda penale..por fatkeqesisht drejtojne kete vend te LODHUR

  61. Skela says:

    O Mero po ce mban kete skuth te beje komente idiote ketu tek Tema. Andi Bushati i jep Malajt certifikaten e pastertise kur ky i fundit beri kerdine mbi parate e firmave piramidale kur ishte Minister i financave. Ky arketari famekeq i kumarxhiut Nano. Malaj doli me se njehere hapur kunder PS dhe u rreshtua haptas me Berishen.

  62. gjon says:

    O ANDI je i vetmi opinionist ,gazetare qe flet e shkruan sipas oreksit tende d.m.th.s merresh veshe se nga te fryne era.KOCO KOKDHIMA NUKE KA VRA NJERI. ESHTE I ZOTI PA KA VENE PASURI.Bllokmenet nga ku ke dale edhe ti nuke duan njerzit e pasur jashte bllokut.Dil mbi te kaluren se mundesite i ke.

  63. ivani i madh says:

    Bushat deri nga fundi i shkrimit disa gjera qendronin por kur the per quron Malaj se PS ka humbur nje nga vlerat me erdhi per te dhjere e jo per te vjelle .Po ai quro qe kur bente replike me Berishen sa nuk qante vetem dem e coroditje i ka sjelle PS dhe elektoratit te majte bashke me ca krimba haleje qe jane bashkuar me PD .Pse sflet per krye komarxhiunmafjoz Nanon se sa dem i ka sjelle e po mundohet bashke me kete fshatar quraman e disa te tjere ti sjelle PS. Prandaj keta nuk kane pasur e nuk do kene vlera ne PS kur ne ndonje parti tjeter si mercenare e bashibozuke mundet.

  64. valdeti says:

    Per nje sy te vemendshem duket se Bushati ka nje sinkronizim ne lidhje me cfare thote mender Berisha.Nqs do lexoni cfare tha pseudokryeministri sot ne Orikum te Vlores per Koco Kokdhimen eshte 100% e ngjashme me ato qe thote dhe autori i ketij shkrimi.
    Edhe shumica e komentuesve te kjo gazete jane kunder ose abstenojne ne lidhje me idete qe hidhen nga Bushati per barazitizmin e veprave kriminale te berishes me kundravajtjet e edi rames.
    Personalisht nuk kam ndonje simpati qofte per Edi Ramen apo aq me teper per Koco Kokdhimen por ne krahasim me Sali Koleren e Vicidolit pa hezitim do votoja per Edi Ramen per aresye se nuk ka vrare,nuk ka tradheturar dhe nuk eshte ka hyre ne gjak me qindra familje te veshura me te zeza nga gestapo e fuckbeirshen.
    Me vjen keq qe ky zoteri shet intelektin e tij ne favor te nje pseudokryeministri i cili ka nje brigate te tere qe ruhet me teper se kushdo drejtues ne bote sepse e di qe i ka lyer duart me gjak shqiptaresh.

  65. nastradini says:

    EDI RAMA ME SE FUNDMI DO TE PERFUNDOJE PA SIKLET VILEN E FILLUAR NE DAJT.

    Sepse sado te flasin gojet e liga me thashethemet e listave, sado te vajtojne me elegji per nderin dhe moralin e politikes shqyptare, nje gje eshta e qarte si drita e diellit:

    SALIU I KA DITET TE NUMERUARA DHE NUK I SHPETON DOT FUNDOSJES.

    Kete te VERTETE te madhe nastradini e ka bere te ditur me kohe, kur askush nuk e besonte, bile as edhe Edi Rama vete me rilindasit e tij. Kete te VERTETE te nastradinit e kishte kuptuar vetem Saliu kur e ndjente se kishte mbetur ne Dimrin e Vetmise se tij te Madhe, njesoj si miku i tij Enver Hoxha vite me pare. Ja qe erdhi dita dhe cudia te behet realitet. Ky eshte lajmi dhe Andi Bushati si gazetar dhe analist famoz qe eshte duhet te filloje te shkruaje per te “ardhmen” dhe te harroje te “kaluaren” se e “kaluara” shqyptare eshte si nje pus i thelle te cilit nuk i dihet fundi.

    MIRE PUSHTETI PO ME PAS?

    shkruajti nastradini para do kohe ne TEMA dhe zemeroi shume fanatike ithtare socialiste te Edi Rames. “Ik more nastradin tutje, ne duam te bashkojme forcat rilindase qe te heqim Saliun ti na flet per pas pilafit!” pka a shume keshtu e replikuan shume komentues nastradinin ne gazeten TEMA pa menduar fare se shqyptaret kane tere jeten qe nuk dine te zgjedhin drejt BOSAT e tyre dhe prandaj duken ne syte e Botes si nje fis afrike ZULU qe BOSI i radhes i genjen me karamele dhe bonbone. “Aman te iki ki more pa le e vije Djalli vete!” pereserin papushim historikisht shqyptaret, prandaj edhe Djalli nuk po largohet nga trojet tona. Ne kete sfond historik do te ishte me vend qe Andi Bushati si gazetar i talentuar ta trajtonte situaten dhe te pyeste Edi Ramen dirket:

    MIRE E MORRE PUSHTETIN PO ME PAS?

    Se ZERIMET enveriste te taksave dhe tatimeve do te thajne buxhetin, se Saliu po te le nje shtet te falimentuar totalisht, se kriza ekonomike po ben kerdine dhe nuk ka asnje program albanez qe t’i kundervihet asaj, se Ilir Meta me ministrat e tij do te vazhdojne avazin e vjeter dhe po i vure fre do te ikin tek Saliu menjehere, qe do te thote zgjedhje te reja te parakoheshme, se taksa PROGRESIVE do te lemerise edhe ata pak te huaj qe do te duan te provojne fatin e tyre te biznesit ne nje vend enigmatik si Shqypnia. Eduard Zaloshnja deklaroi para do kohe se FMN-ja do t’i fale Edi Rames 1 ose 2 miliarde eur nese behet kryeminister dhe socialistet thane dhe u kselhasen: “Oh sa mire deti do te behet kos!” Pak a shume si qeqet e bardha te Pashkos. A i beson sot kush nje mashtruesi te tille ordiner? Keto cesthje duhet te shqetesojne sot median investigative shqyptare dhe jo cic-micet me listat dhe renditjet dallkauke ne to. ne cilin vend te rajonit media terrorizon popullaten me listat parazgjedhore si ne vendin tone. Kujt i plas se kush hyn dhe kush del nga listat e Partive kur ASKUSH nuk ka pare ndonje program sagllam per zhvillimin e vendit dhe perballimin inteligjent te krizes? Ne vend te tij mesojme se varferia dhe papunesia po ben kerdine dhe se me se fundmi:

    EDI RAMA DO TE MBAROJE VILEN E FILLUAR NE KERRTHIZE TE DAJTIT.

  66. enver hoxha dv says:

    Po ku je more nastradin se na thave site.
    U be tre jave qe nuk po komenton dhe na bere merak por shyqir qe qenke gjalle.E shikoj se ma ke permendur emrin disa here dhe do doja te keshilloja qe mos u merr me te vdekurit se sa isha gjalle nuk e rruaja per asnje ne bote.Mos me ngaterro as me ate Saliun qe e mbaja si ato qente e gjahut dhe as me ate djalin e se sa ka koken saliu mua me peshonte vetem gjysam e hallatit.Me vjen keq se dhe ti paske shkuar per lesh more nastradin se kur perktheje ato veprat e mija me dukeshe djale i zgjuar .
    Mos u merr me mua a derzi por shkruaj per ate vend qe eshte kthyer ne nje qenef te europes dhe ju po katandiseni si emigrante ne vendin tuaj.
    Po deshe mos e krruaj me me mua se do ti hapim letrat bashke.Se po te jete per kete djalin e Veres dhe nipin e Vitos sa here i ka bere urinen berishes kur e mbante ne preher aq te mira qofshin.
    Kaq per sonte. i juaji Tarrasi

  67. Ervin says:

    Te gjithe Ju qe mbroni Ramen per keto veprime qe ben, e keni patur Hallall Enverin per 50 vjet. urrejtja ndaj Berishes ju ka kufizuar arsyen e shendoshe. Ku vajti demokracia ne PS qe mburej dhe triumfonte si vlere ?

  68. les says:

    Nëse dikush rrezikon të shfryjë erën anti- Berishë …

    shqip eshte kjo fraze? Pika gazetarit… s-e kam hasur ndonjehere shfryj eren ne shqip, ne themi shfryu inatin , xhelozine mllefin etj por shfryj eren ,jo .
    Andi po rrezikon te na shpike figuracione te pakuptueshme e te na shfryje frustrimet e veta ose me mire mllefet personale me ramen

    1. velo84 says:

      o les djali mos u merzit, se ka nja ca gjera qe ti nuk i kupton prandaj shko me mir lexo ‘ Cufo dhe Bubi kacurrel ‘ dhe hajde na trego permbajtjen.

  69. velo84 says:

    Tashme dhe komentet e gazetes Tema jane mbushur me militant partish. Kur ne 1 Prill vershonin lum kritikash ndaj Edi RAMES, tashme lexojme vetem komente qe mbrojne cdo vendim te tij. Rama na flet per PD si nje parti ushtaresh qe i binden vetem Saliut. Por a ka shqiptar sot qe nuk e mendon kete gje edhe tek PS ? Nje urim kam per ty o Edi Rama : ‘ Mbetsh ne opozite ‘

  70. I pakenaquri says:

    O Andi bjeri drejt je merzitur se nuk eshte kandidu Ilir Gjoni.Opinionet e pakenaqesite e tua personale mos na i shit si editoriale.

  71. I.Troplini says:

    Ata shqiptare qe deshirojne nje shtet normal, nje shtet europian ne te cilin sundon ligji dhe vlerat, ne te cilin jeta e qytetareve ka nje te ardhme dhe ku politika nuk eshte nje mjet pasurimi i paligjshem ne kurriz te taksapaguesve,,,,e kuptojne Andi Bushatin dhe shqetesimin e tij si analist dhe si qytetar i ketij vendi.
    Ate nuk mund ta kuptojne dot, ata qe jane rreshtuar ne anen tjeter te llogores dhe mezi presin qe koalicioni i bllokut te Ilir Metes, “te filloje punen”.Keta jane jeniceret “socialiste”, jane Shkelzenet dhe Argitat e reja qe nuk kane asnje lidhje emocionale me Shqiperine po qe shohin ne te nje kufome te shtrire pertoke,,,pa zot dhe e destinuar te behet viktima e tyre e radhes.
    Keta “kritike” te Andi Bushatit jetojne akoma ne ate boten e perrallave ku bandat e hajduteve sundojne zonat e populluara ne baze te ndarjes kohore,,,,,,4 vjet vodhe ti me te tute,,,,,tani e kemi radhen ne per 4 vjetet qe vijne.!!!
    Sali Berisha eshte zgjidhja me e keqe qe patem ne shqiptaret per problemet tona keto 8 vjetet e fundit. Shpresat se opozita do te ishte ne gjendje te bente ndryshimin dhe do te pranoheshe nga zgjedhesi si alternativa qeverisese pas 23 qershorit,,,kane marre nje goditje te rende nga levizjet amatoreske dhe fodulleku i ketij “lideri” shalegjate por mendjeshkurter.
    Ne gjendjen qe ndodhet kjo qeveri sot,,,,me deshtimet dhe reputacionin mizerabel,me varferine qe ka pllakosur vendin, me kredibilitetin internacional qe tendon drejt zeros,,,,opozita duhet te kishte nje loje te lehte per te marre ne dorezim celesat e kryeministrise. Edi Rama “ja arrin qellimit” me levizjet e tij,,,qe zgjedhesit te mos shohin tek ai dhe forca politike qe ai perfaqeson, perfaqesuesin e pjeses se shendoshe te shoqerise,,,por personin qe kerkon te imitoje Berishen dhe te behet “i forti” i radhes ne kete vend.!!!

  72. sh.bardhi says:

    Per komentuesin Troplini.
    Duke ju vlersuar si nje nga komentuesit me te ekuilibruar ne kete gazete doja t’ju pyesja vetem shkurtimisht:
    Cili eshte mendimi i juaj per te dale nga kjo gjendje shume perverse.?
    (respekte sh.bardhi)

  73. Akademiku says:

    Shko ore pirdhu!

    Deshtak!

    Na çave b*then me shkrime pa vlere!

  74. alba says:

    Ky Andi gjynah se spo di si te pozicionohet tani !

    I vetmi shpetim qe duhet menduar eshte ai i Shqiperise ! Eshte ai prej Berishes !

    Lereni ore Kokedhimen te beje punen e tij, qe te pakten ne punet e veta ka treguar se di ta beje me se miri, e sigurisht me se miri do ta beje dhe per gjithe popullin.
    Kritika dime te bejme te gjithe se asgje seshte perfekte, po zilia dhe mllefi spo na lene te vleresojme ata qe duhen.\

    Urime dhe suksese z.Kokedhima ?

  75. Tiku says:

    Nuk i kuptoj disa pasazhe kur diku permend “Islami, Dogjani e Kadeli ” qe jane ne listat e Berishes dhe me poshte fillon kritikat me Ramen se ka vene ne lista njerez te besuar?? ka pak kontradikte se nje nga arsyet pse listat behen ashtu si behen jane keta palo deputet qe te hedhin poshte e ndryshojne krahun per 40 denare, nese publikohen listat ne oren 12 te nates eshte i njejti motiv. Sot prioriteti eshte largimi i S.B. Ne momentin qe ky person nuk do te jet me i rrezikshem per vendin fillojme e merremi dhe me te tjeret. E urrej kete menyren per ti futur te gjithe ne nje thes. Nuk mund krahasohet S.B me asnje tjeter!!1

  76. Berti says:

    se kuptoj perse merreni vetem me listat e Ps. Se shikoni anded nga selia blu qe po shkojne ata qe kane ngrene buke 22 vjet ne PS. Koco Kokdhima e ndonje kapitalist tjeter eshte ende te paprovuar si politikane dhe kjo eshte per tu pare!

  77. Brikena says:

    Perfshirja e Kokedhimes nuk eshte aspak dramatike sic rrefen Bushati. Te perfshirit ne lista nje emer me kontribut mediatik e ideologjik rrjedhimisht e ben nje socilaist me merita. Te ndenjurit ne hije do demtonte ne fakt reputacionin e te majtes e do rriste spekullimet per prapaskena pushteti e klinentelizem. Ky eshte nje hap drejt te vertetes e duhet pare me qetesi e maturi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje