“Më thirrën budalla, prandaj i vrava xhaxha e nip”

8 Maj 2013, 09:41Politika TEMA

“Fqinjët e mi, xhaxha e nip, më fyenin, duke përfituar edhe nga fakti se nuk kishte kush të më mbronte, pasi fëmijët i kisha në emigracion. U kisha thënë disa herë të më linin rehat, por ata vazhdonin më fyenin, pasi më merrnin për budalla, madje më quanin të tillë. Për këtë arsye i nevrikosur në maksimum, mora armën, të cilën e mbaja në shtëpi nga frika e ndonjë hajduti dhe qëllova ndaj tyre. Nuk mbaj mend nëse i kam vrarë apo i kam plagosur…”.

Ky ka qenë rrëfimi i Ndue Gjinit në momentet e arrestimit nga Policia e Kurbinit, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Fushë-Kuqe.

Dy net më parë mbetën të vrarë Luigj e Dedë Vukaj, nga i moshuari 72- vjeçar, teksa po ktheheshin në shtëpi me furgonin e tyre.

Sipas gazetës “Shqip” policia ka marrë në pyetje dhe familjarët e viktimave, të cilët kanë deklaruar se nuk kishin pasur konflikte të ashpra me të moshuarin dhe nuk prisnin të kryente një veprim të tillë./A.XH

14 komente në ““Më thirrën budalla, prandaj i vrava xhaxha e nip””

  1. alban4eva says:

    epo si duket paskan patur te drejte qe te quanin budall.. me veprimin qe bere, e vertetove qe je i tille..

    1. qwe says:

      Budallenj jane ata qe e shanin ndersa ky eshte i krisur.

    2. Dean says:

      Nga keto deklarata ky duket ”burr i squt” dhe o gjynaf me thirr BUDALL 1 burr malciet.Prandaj une mendoj se
      Ndue Gjini duhet me u shpall i pafajshem ene me u demshperbly per problemet emocionale qy i ka shkaktue ky incident i vockel me 2 te dekun.
      VIVA,Ndue Gjini!

  2. hajriu says:

    Tani po , i plotesove te gjitha kushtet per tu quajtur budalla 100%.

  3. Ehh e mjere ajo toke qe ju mban ,po a vritet njeriu per nje fjale goje ?

  4. moisiu says:

    Sipas jush alban4eva ,te vazhdonin deri ne pafundesi ta quanin te tille,po ti thonin babait tend,sic duket do tu thoshe bravo atyre!

  5. Ta tata titit says:

    NJERI QE DIKUR BERI NJE KRIM TE TILLE PER NJE NGJARE SI KJO, KUR U PARAQIT PARA TRUPIT GJYKUES PER 1 ORE RRJESHT THOSHTE: TE NDERUAR ZOTERINJE GJYGJTAR, TE NDERUAR ZOTERINJE GJYGJARE,TE NDERUAR………. DIKUR GJYGJETARI U NEVRIKOS DHE E OFENDOI DUKE E KERCENUAR. I PA NDEHURI ITHA PSE NEVRIKOSESH,UNE NUK PO TE OFENDOJ,UNE PO TE THEM I NDERUAR, NDERSA VIKTIMA GJITHMONE ME SHANTE. Popull, te shash tjetrin eshte guxim i tepruar dhe ky i fundit,guximi i tepruar eshte tipar i budallajt. Gjithsesi veprimi eshte krim.

  6. roland says:

    e kan share te dy vazhdimisht duke i then budalla????? e paskan kerkuar plumbin me zor

  7. lali says:

    Nipat jan edukuar nga kunatata pa tru!qe e paguan me humbjen e e njerezve te familjes??? .Truri eshte gje e madhe, por mos provokoni reaksionin e tij, se gjeri me sot ka treguar qe ben gjithçka,panvartesisht qe pendohet kur eshte i qete….Pershendetje komentusve me lart qe provokojne duke u fshehur mbas tastjeres.

  8. alban4eva says:

    moisiu, ka menyra te tjera per te zgjidhur te tilla probleme.. pa ta kthjme nga ana tjeter, po sipas teje moisiu, nese do te te vrisnin babane edhe vellane ty (larg qofte) per nje fjale goje, a do ti jepje te drejte vrasesit???

  9. mirel says:

    Mire nipi se ishte me i vogel, po xhaxhai me cfare mendsh shante perdite burrin e botes.
    Ai e paska marre me qafe dhe nipin.
    I shkreti, nuk arriti te mesoje nga jeta me teper se batutat e xhaxhait.
    E moren me qafe.
    Ndaj nuk iu bihet me qafe njerezve kot, kur nuk te kane borxh.

  10. paris says:

    Kurr nuk ke pasur konflikt per toke e kufinj,kurr nuk te kane thirrur budalla maksimumi mund te kene thene mirmengjes qe se paske meritu,keshtu tregohu i sinqerte me veten dhe me te tjeret ,thuaj qe i ke pas tre djemt ne shtepi,thuaj qe i ke vra kot e ste kane pasur hak as hile, trego te verteten se nuk te kishin borgj dhe mos be viktimen me gazeta dhe gazetare.Maskara ti dhe ata qe shkruajne thenjet tuaja pa u informuar mire.Mos qaj si mut ne biruce o qen bir qeni se kur te vrasesh pregatitu edhe me pagu dhe jo me u fsheh si mijte ,do vij dita qe do tu gjej MACJA se ju burra nuk jeni…

  11. ai si te gji says:

    Ai qe ka ba ate vrasje ka pas hall se ni burr 72 vjec nuk ka pas qef per burg po megjithate ti paris nuk di gje dhe mos fol kot po ta gjykoje zoti qe asht lart se burr ma te mir nuk ba nana ma pyteni dhe pastaj shkruani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje