Berisha dhe Basha hakmerren ndaj Kadaresë. Rama: Do ta prish pallatin pas 23 qershorit

10 Maj 2013, 11:20Politika TEMA
Berisha dhe Basha hakmerren ndaj Kadaresë. Rama: Do ta prish pallatin pas

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare dhe kryeministri Sali Berisha kanë pasur një bisedë telefonike të vështirë dhe plot tension, lidhur me një vendim skandaloz të qeverisë shqiptare për të lejuar jashtë ligjit ndërtimin e një pallati 16 kate pas lulishtes së Vëllezërve Frashëri, në krah të ambasadës zvicerane.

Shkak është bërë rreziku real që ka pallati, në të cilin banon shkrimtari i njohur, për t’u dëmtuar nga ky ndërtim i paligjshëm dhe humbja e vlerës së tij nga bllokimi që i bëhet pamjes për të cilën banorët kanë blerë aty banesat.

Është fjala për pallatin që po ngrihet me shpejtësi përballë kullës së Sky Tower, ku banon shkrimtari Ismail Kadare.

Berisha përpiqet të mbrohet në mënyrë spekulative me faktin që ndërtuesi i pallatit ka fituar gjyqin në Strasburg. Ky është spekulim, pasi Strasburgu ka ndëshkuar qeverinë shqiptare për pasigurinë juridike që i ka krijuar subjektit ndërtues, por nuk i jep atij leje të ndërtojë jashtë ligjeve të shtetit shqiptar.

Pallati realisht po ndërtohet nga një firmë ndërtimi nga Tropoja, të afërt me Berishën, të cilët po ndërtojnë një kat në javë, duke vënë në rrezik jo vetëm të ardhmen, por dhe të tashmen e fqinjëve përreth.

Lulëzim Basha, i cili ka lejuar ndërtimin, ka firmosur në fakt një leje që bie në kundërshtim me çdo ligj të urbanistikës në Shqipëri lidhur me kushtet urbane, distancat me fqinjët dhe mungesën e garazheve poshtë tij.

Një nga shanset e shtuara për ndërtuesit e pallatit ishte konflikti mes Ismail Kadaresë dhe Lulëzim Bashës për zgjedhjet e Tiranës, të cilin ndërtuesit e shfrytëzuan për të nxitur Bashën t’i lejonte të ndërtonin.

 

Spekulimi i Berishës me Strasburgun

Gjykata e Strasburgut, e cila ka gjykuar rastin në fjalë, ka arritur në përfundimin se subjektit i është krijuar pasiguri juridike për shkak të vendimeve të ndryshme të qeverisë dhe bashkisë. Gjykata deklaroi shkelje të së drejtës së ankuesve për një proces te rregullt, pasi principi i sigurisë juridike ishte cenuar nga paqartësia e vendimeve gjyqësore si dhe shkelje të drejtës së pronës së ankuesve.

Pas kësaj qeverie futet në lojë përmes bashkisë dhe shpreh gatishmërinë për t’i rinovuar lejen e ndërtimit dhe t’i krijojë kushte pune, pa u ndalur nga askush për të ngritur ndërtesën 16 kate.

Në ndryshim nga rastet e tjera të dështimit të negociatave, në rastin e çështjes Mullai& Teknoprojekt, qeveria ishte gati të shkelte ligjin në shumë drejtime vetëm për të bërë të mundur ndërtimin e një kulle 16 katëshe në qendër të Tiranës.

Në propozimin e qeverise shkelen ligjet në lidhje me autonominë e qeverisjes lokale, ligji i urbanistikes, plani rregullues i Tiranës, të drejtat e pronës së pronarëve kufitarë me godinën e re, të cilët në kushtet e ndërtimit të godinës së re legjitimohen të kërkojnë dëmshpërblim nga autoritetet lokale dhe qendrore (në dëm të taksapaguesve).

Nëse qeveria do të zbatonte vendimin e GJEDNJ nën dritën e mbrojtjes së interesave te taksapaguesve, në çdo rast nuk mund të propozonte kryerjen e veprimeve, të cilat bien ndesh me ligjin dhe që kanë si rrjedhim shkaktim dëmi ambiental dhe financiar.

Në fund, sigurimi nga ana e qeverise me anë të mjeteve të paligjshme i një godine, e cila bazohet në një leje ndërtimi me origjinë të dyshimte ligjshmërie (leja nr.766 është gjetur akt juridik i pavlefshëm nga Gjykata e Lartë), krijon një precedent negativ në devijimin e zbatimit në të ardhmen të ligjit urbanistik si dhe në zbatimin e planit rregullues të Tiranës.

Pra, me qëllim mospagimin e ndonjë detyrimi financiar dhe duke i bere qejfin shoqërisë Teknoprojekt, qeveria është gati t’u lërë të ndërtojnë një përbindësh në mes të Tiranës. Pas këtij lobimi ka qëndruar kryetari i Bashkisë, Lulëzim Basha, i cili e ka pasur mbështetje në fushatën e tij biznesmenin në fjalë.

Fqinjët e kësaj ndërtese kanë paditur në gjykatë rivlerësimin e kësaj leje të paligjshme dhe kërkojnë stopimin e punimeve deri në sqarimin e kushteve urbanistike që duhet të respektojë ndërtimi. Por është e treta herë radhazi që gjyqtarja tërhiqet, mesa duket nën presion.

 

Edi Rama: Do ta prishim pallatin pas 23 qershorit

Pas kundërshtimeve në Këshillin Bashkiak, opozita duket se ka dhe një plan rezervë kundër këtij përbindëshi. Burime të besueshme brenda opozitës thonë se një nga aktet e para të rivendosjes së kontrollit mbi territorin do të jenë disa shembuj të rivendosjes së ligjit siç është prishja e këtij pallati dhe ndonjë përbindëshi tjetër në bregdetin shqiptar nga Vlora në Durrës.

Kryetari i PS Edi Rama e përmendi këtë gjatë fjalimit të tij rreth programit të legalizimit të ndërtimeve nga Partia Socialiste.

“Sigurisht që nuk frenojnë dot ndërtimet pa leje. Madje është një stil i ri tani që në mungesë të kuadrit ligjor të plotë për lejet e ndërtimit, i shkelin syrin njerëzve, i thonë “vazhdoni se na keni ne”. E, njerëzit e shkretë futen në aventura ndërtimesh pa leje nga të katërt anët.

Tirana sot është një fole ku gëlojnë këto lloj ndërtimesh. Madje kanë arritur deri në pikën që të bëjnë siç po bëjnë me atë godinën atje faqe më faqe, ngjitur, tek Sky Tower, ku lejen e ka shpikur Këshilli i Ministrave. Është e para dhe e fundit leje në histori që e jep Këshilli i Ministrave, vetë, dora vetë jep leje. Domethënë janë pa leje…”, tha Rama.

“Unë di të them këtë. Kush mendon se mund të hedhë kate pas katesh, pas katesh dhe pas katesh, duke u fshehur mbas pushtetarëve të sotëm, është i paralajmëruar se mbas 23 qershorit mund t’i shohë të gjithë ato kate, dhe këtu nuk flas për ata që ndërtojnë kate për të strehuar familjen e tyre, flas për ata që ndërtojnë kate në zemrën e kryeqytetit, flas për ata që ndërtojnë kate në zemrën e atdheut që është bregdeti, t’i shohë ato kate të rrafshuara përtokë, mos çuditet. Mos çuditet! Në këtë valë zgjedhjesh ku gjithkush rend, ne rendim për të shkuar derë më derë dhe për t’u thënë njerëzve është koha të bashkohemi për të rilindur Shqipërinë, ata të tjerët rendin derë më derë për t’i thënë njerëzve po vjen djalli dhe prandaj mblidhuni t’i bëjmë rezistencë ne jemi ndryshimi për pará, të tjerë rendin për të ndërtuar. Kush rend me idenë se mund të ngrejë gradaçiela në këtë valë e sipër duhet të bëjë llogaritë jo me para 23 qershorin, po me pas 23 qershorin!” paralajmëroi Rama.

Ndërtimi i pallatit po bëhet me shpejtësi duke rrezikuar dhe kushtet teknike të tij, ndërsa po ndërtohet mbi tre kate që kanë 15 vjet të degraduara nga faktorët atmosferikë.

Ambasada zvicerane ka hapur gjyqin për ndalimin e punimeve, por gjykata ka shtyrë pesë herë gjykimin duke u dorëhequr gjyqtarët për shkak të presioneve që i shkojnë nga kompania ndërtuese.

49 komente në “Berisha dhe Basha hakmerren ndaj Kadaresë. Rama: Do ta prish pallatin pas 23 qershorit”

  1. toni says:

    si mor kryeminster dhe ti mor zoti basha mund te hakmerresh ndaj nje njeri si puna e Ismail kaderes … qe eshte nder te paktet persona shqiptare qe po mundohet duke mos nxire komplet faqen e shqiperise

    1. TURIT says:

      po ku kane cipe e moral basha e berisha..basha eshte thjesht tentakul e oktapodit te krimit berisha qe prek dhe shkaterron cdo gje qe prek…nje tuf makaber hajdutesh dhe vrasesish qe nuk lejojne te eci shqiperia perpara! ne 23 qershor do te zhduken njehere e pergjithmone!

      1. Alan says:

        Basha do jape llogari per kete maskarallek qe po ben. Ai kur ishte minister ngeli duke e shajt ramen per lejet e ndertimit te dhena, ndersa tani ka filluar qe te jape leje pamase sepse e di qe po i vjen fundi. Por per te gjitha keto do te jape llogari sepse Keshilli Bashkiak tani eshte ne dore te atyre qe e miritojne. Luli do paguaje per keto gjera.

        1. Alan says:

          Hahah sa budalla qe eshte dhe ky berisha mer anan. Leja per ndertimin e ketij pallati eshte dhene nga Bashkia ndersa Berisha ja faturon Strasburgut kete leje ndertimi. Ke po mashtron keshtu more saliu ato deputetet e tu qe nuk kane koqe per te te thene ne sy qe e ke gabim. Turp e ka mbuluar kete shtet.

          1. vargje mallkimi says:

            O Sali dhe O Lulezim
            Nuk po ju a fershellene me Njeri!
            Se jeni bere Bolori
            Qysh nga Jugu e ne Veri!

            Boja ju ka dale ne kete Dynja
            pasi veten kini pare,
            per te tjere nuk e kini care!
            Keshtu ka qene ne te gjitha Historite
            qe kur fukaraja behet zengjin
            ruaju se ne mjerim te katandise!

            Edhe Ju kusur nuk na late
            Lesh e Li na bete,pa hesap.
            duke na xhvatur edhe Parate!!!

            Sa per Surrat,nuk ju skuq kurre
            edhe pse kete vend,
            e bete katrahure.

            Por Zoti shume shpejte
            do te na japi te drejte
            qe Ju me soje e sorollope
            ne esfel te tua jemave tu shpjere.

    2. Pilo Lala says:

      Ku kane parime Berisha dhe Basha vec parase?
      Keta jane arkitektet e shkaterrimit.

    3. Hermiona says:

      Saliu nuk do tia dije per asnje lloj intelektuali qe ka Shqiperia.Gjeja e vetme qe i intereson eshte perfitimi pallatet,rruget,hidrocentralet e cdo punim tjeter qe ben gjasme ne te mire te vendit.Turp!!

    4. Tirona says:

      I Nderuari z. Kadare, Shpall kandidaturen si deputet i pa varur ne zone ku do te kandidoje Birisha, qe te kesh mundesine, qe kete pucer te qelbur ta dergosh ne koshin e plerave, se boll na e ka qelbur Shqiperine.

    5. andi shkoder says:

      Shko ruaj kalane e Krujes nga turku se mos ta marri dhe mos komento budalliqe. Ate ke ba gjithe jeten ti Vrana, nuk din gje tjeter.

    6. ERTUGEN says:

      kur thua basha zere se ke then copy paste eberishes qe na ka ber qe 8 vjet te jemi 80 vjet mbrapa bote

    7. Banderas says:

      Pas 23 qershorit ky pallat te RRAFSHOHET PER TOKE!!!

    8. kulla bjeshkve says:

      Rama duhet te mbaje premtimet per prishjen e ketij perbindeshi,,,,Po a nuk ishte Rama kryetar bashkie qe lejoje ndertimin e 3 kullave ne lulishten e vllezerve Frasheri,duke prishur nje nga arkitektuart me te bukura italiane ne Tirane.U be debat i madh atehere ,por nuk e rruajti njeri,,,,keshtu do shkoje ky muhabet…Saliut i duhen edhe ca para te tjera,prandaj po insiston,,do vi Rama kryeminister do ndodhi i njejti fenomen,,ai do ndertoje ku ti doje qejfi dhe Saliu do beje pak zhurme,,,Jemi popull me fare te keqe,fakt ky qe per 100 vite ne drejtimin e shtetit kemi pjelle gjithmon perbindesha dhe asnjehere personalitete qe te drejtojne bute,me largpamsi,patriot,,etj,,etj,

    9. Per ju Vrana Konti,respektet e mia per konkluzionet e mesiperme…Njeriu i madh nuk krahesohet me plepa qe thyhen nga era,por me lisa qe nuk mund ti shkulin shekujt..

  2. fredi says:

    gjykata thot qe sduhet te ndertojm edhe ne dalim kundra cdo vendimi gjykate apo vetem e vetem per interesat tona personale se kshu i do kryeminsitrit tone sepse na qeka qe firma qe do ndertoka pallatin na qeka e njerzve te afert te attij… po nuk eshte hera e pare qe kjo ndodh…

    1. skelari migrues says:

      nuk ka hic per tu cuditur…po vazhduan akoma do ndertojne ndonje pallat tek lulishtja e Skenderbeut…ky Kryeminister (ngjan si shaka por eshte e vertete, Saliu-Kryeminister) nuk ka patur ndonjehere kontrollin e territorit, dhe kam bindjen se e ka ne gen, ka deficence qytetarie dhe rregulli…ne shtetin e ketij nuk do njeri te jete ne rregull, dhe nuk mundet…

  3. karafili roze says:

    nje nga shume rastet nga ku duhet te filloj puna pas 23 qershorit venia dore mbi gjithcka qe eshte ndertuar mbi “toke te xanum” dhe pa asnje regull ky eshte nje rast flagrant i manipulimit te qeverise ne dem te popullit dhe ne ndihme te personave te vecante turp

  4. Ded Gjoluli says:

    cudira qe ndodhin vetem ne Shqiperi keto qe lexohen pak me lart.
    O Luli i Vocer po cpo ben more ke filluar ta rikthesh tiranen si ne vitet 98 xhungel barrakash …….

  5. redi says:

    akoma sjeni msuar me kto llor njerzish qe po shkatrojn kete vend …. ktu ti ke nje vendim gjykate qe te thote mos e beje kete gje edhe ne spyesim fare edhe ca ndodh bejm te kunderten bejm me keq se aq … bejm ca na do suma ….
    mbas 23 qershorit kjo gje sdo ndodhi me sepse kjo gje duhet te ndryshoj…
    #rilindje

  6. Bajram Curri says:

    Shiko deri ku ka arritur arroganca dhe pushteti Berishian sa manipulon edhe gjyqet me ambasadat duke na e nxire me keq faqen me te huajt turp turp

  7. Dalina says:

    Po ku pyet Berisha per Strasburg.Sa te kete Lulin qe i ploteson deshirat dhe anasjelltas nuk duan tja dine nga asgje tjeter.Ne fakt seshte se na bejne me shume pershtypje keto lajme se qeveria e Berishes nuk e ka me problem te bej kaq dhe me shume se kaq ,gjera qe keto 8 vitet e fundit i ka treguar shume qarte.Te ishte per berishen sot tropojanet do kishin ndertuar nga nje gradiacele betoni aty buze lanes e garant shqiperia do te quhej Amerike(pare kjo nga syte e tropojaneve).Prandaj populli duhet ti hapi syte e me 23 qershor ti japi verdiktin final ketij njeriu fshatar e te pagdhendur qe po e fundos shqiperine ne llum.
    23 qershori duhet te kete vetem RILiNDJE !

    1. Frank says:

      @Skelar Migrues,
      Kam pasur shtepine ne Skele familja ime kur une nuk kisha lindur, por pse migrues? me vjen me qesh sa here te lexoj.
      Jam plotesisht dakord me ju, sjellja njerezore eshte genetike e vertetuar se fundi shkencerisht. I edukojme femijet madje edhe me literature (po qesh), por ata sillen ne menyre qe nuk e justifikon as modelin tone asgje nga ato qe u kemi thene dhe si pa dashur themi me vete: Kujt i ka ngjare?

      Me pelqeu deklarata e Edi Rames se do ta prishe kur te jete Kryeminister dhe e besoj kete.
      Madje per fushate ky duhet te jete objektivi: Te shbehet çdo gje qe eshte bere keq, te denohet çdo forme dhune mbi qytetaret nga ana e kesaj qeverie, mbi te gjitha dhuna logjike.

  8. arsen says:

    Shqipetar! Qenia me absurde ne kete teritor qe quhet Shqiperi.
    Pa punuar fare fut 100 lek dhe e genjejne qe do mari 130…PIRAMIDAT 1994-1997
    Pa pasur asnje leje, me leke te kursyera apo te vjedhura, fillon e mbaron ndetime.
    Me leje, por ne shkelje te te gjitha kritereve, pranon dhe fillon investimin, biles edhe me paradhenie 40% nga qytetari.
    Dhe vjen nje dite?!!!
    Qe per rregulla teknike, per inat pushteteror, per Vendim gjykate, per kthim te prones tek i zoti…
    SHEH ME KEQARDHJE QE MILIONA LEKE BEHEN GERMADHA…Cfare ndryshimi ka ketu me PIRAMIDAT???
    Jane leke ore shqipetare. Perse te behen germadha?
    Perse te mos kthehen ne te mira publike? Ne pasuri te brezave?!!!
    Qyqare! Ju beri politika PIRAMIDA!

  9. noku says:

    sa vjen dhe gjera me te cuditshme degjojme e lexojme nga baca Sali bemat e tij skane te mbaruar telenovela vazhon deri me 23 qershor

  10. brisilda says:

    ta prish pallatin po kur te jen dhe ata brenda,qe te shpetoj shqiperia dhe shqiptaret

  11. REI says:

    Ja realiteti, dhe eshte i keq Edi Rama pasjtaj se ka dhene ai leje ndertimi jasht kritereve te urbanistikes…He more Lul Basha cfare do te thuash tani? t’ju vije zor

  12. tea says:

    Ja moret frymen Tiranes, e shkaterruar qytetin e ndertuar me mund e djeres.

  13. brukli says:

    Po ky Lul Basha po e betonizon Tiranen rrezikshem, jep leje ndertimi per miqr e te afermit e tij, sikur ta kete Tiranen prone e babait. Skanadaloze.

  14. arbenita says:

    Nje here te vetme zbatoni ligjet e ketij vendi more te marre, zbato rregulloren e urbanistikes, e mos nderto pallate qe ti main frymen njeri-tjetrit.Duhet Rilindje per te shpetuar Tiranen dhe te gjithe shqiperin nga duart e ketyre deshtakeve te pandreqshem.

  15. saluku says:

    “Rrofte e qofte ” babo saliu e luli i vocerr, e te mafte shnedja ty o metropolitan se mendja te paska lene !
    Mbas zgjedhjeve te 23 qershorit i pari qe duhet tredhur eshte Luli “njeriu qe qesh” se ai e ndjen me shume dhimbjen nga tredhja, pasi saliut i jane mbyllur damaret me kohe .

    Fare e keqe !

  16. sara says:

    Tirana e rrezikuar cdo dite e me sume, nga ndertimet pa leje e pallatet qe ngrihen si kerpurdhat pas shiut.per ti bere ndere miqeve te Bashes…Duhen shembur menjehere keto pallate jasht cdo rregulli urbanistik.

  17. Bruxhes says:

    Po lul Basha e Berisha meren me shtepine e familjareve te Linda Bashes, e ne anen tjeter japin leje ndertimi jasht cdo kushti te mendurar. Jane bere pallatet ngjit e ngjit, sa nuk mund te dalesh dot ne ballkon e te maresh ajer.

  18. ARSI says:

    I prishe punet dhe me Kadaren, a ka mbet me njeri qe t’ju mbeshtese xhanem..apo vetem ato qe perfitojne leje ndertimi? Turp i zotit.

  19. ivani i madh says:

    He tani u bere i gjalle Z.Kadare qe te ngriti perden Berisha para pallatit tend. Po si nuk u bere nje here i gjalle per keto qe i kane ndodhur Shqiperise e popullit tone si njeri i degjuar. Si ka reaguar i madhi Qose ne lidhje me qeverisjen e kesaj qeverie dhe katrauren qe e ka futur vendin.Apo mos ke ndonje lidhje pune me Berishen ne lidhje me punesimin e femijeve tuaj e tani qe po mer tatepjeten po proteston prape per interesat tuaja jo te popullit e vendit.Tani ska cfare te te beje as opozita as Rama se cthote ne koferencat e tij se ajo pune ka mare fund si gjithe te tjerat.

  20. fede says:

    SA TURPE ,SA POSHTERIME DO JETOSH O SHQIPERIA IME!?
    O I MADHI KADARE ,NUK KA REHAT PER NE!
    23 VJET BALTOSET SKENDERBE E KASTA THOTE ,PER SHQIPERINE PUNUAM NE?!
    AKOMA DO VOTA??RININE VOTO,NE SHQIPERINE DO!PS+PD=1

  21. korina says:

    Basha e mbushi Tiranen me pallatet e te afermeve dhe miqeve te tij te cilet e ndihmuna ne manipulimin e zgjedhjeve te 9 majit,qe e sollen ate ne pushtet, a sot ai i shperblen me nga nje leje ndertimi secilin.Katastrof

  22. alban4eva says:

    nuk behet shtet me shpellare, pike..!!! cfare pret nga nje njeri qe ka zbritur nga bjeshket!!?? ku e ka idene e qytetarise, e rregullit e pastertise ky njeri??
    S-halè serbi eshte kafshe me fytyre njeriu, eshte kanceri i Shqiperise..!!

  23. Toni.I. says:

    Si kemi pèrfundu si vend,si Popull ,si SHqiptarè qè rrimè kot sipèr
    tokès,po njè person bon Ligjin nè çdo drejtim,si ka mundesi tè ndodhi
    diçka e tillè, si do pèrfundojè kjo Telenovela e Sali llapès me
    Popullin-Qytetarin SHqiptarè, èshtè firma e tijè kudo………..

  24. aleksandra says:

    Nuk kane lene njeri pa u hakmarre Berisha, po Ketij Kadares mire i’a ben se deri tani ja mbajti ison Berishes ai, e tani kur i preken interesat personale flet kunder tij.

  25. Zhaku says:

    Si le keto gjera saliu taman I ka hyp kalot po mbas 23 qershor bashke me kalin Andej nga ka ardhur se sdua … Ca turpi ka shpall lufte me cdo figure Shqiptare apo qofte me edhe me individ apo persona juridik sa larg do shkoj ku dreq …

  26. Tirana Re says:

    shkatrrauan cdo gje maloket…fundi tyre eshte I sigurt ne 23 qershor

  27. xy says:

    Shume njerez dhe komentues habiten se si Beri–Ba–sha e bejne kete kunder te madhit Kadare dhe kunder ambasades Zviceriane.Kur njeriu arrin te vrase njerez nuk eshte me njeri por Vrases–Kafshe.Ketyre njerzve duhet tja u kthejshe me te njejten monedhe si ne ringun e boksit–si ne fushen e betejes –lufte,per ndrysh ai vazhdon sic ka vazhduar,si ne Tropoje qe ka vrare 300 njerez fale politikes se tij vrastare,duke dhunuar edhe varret.

  28. Shqiperia "konfederate"....JUG-VERI says:

    Shqiperia me mire “Konfederate JUG – VERI.
    Ja pra kush eshte njeriu “nazist” i shqiperise:
    Sali Katili dhe Bash-shale gjata lufte kunder “JUGUT”,
    Verioret e palare dhe shpellare nje race e panjohur
    vazhdojne te shkaterrojne vlerat dhe historine e
    Shqiperise.
    “VERIORET JANE ZEMERLIGE, INATCINJ, MASHTRUSA,
    DEMBELA, LLAPAQENE … DHE AKOMA NUK KUPTOJNE QE
    PUNA TE ZHVILLON DHE JEP KULTURE”

  29. Lorenci says:

    Shume mire. A e di njeri ketu sa duhet te jete cmimi per m2 ne kete pallat? Duhet te dali i bukur kur te mbaroje. Sikur ta blej anje apartament ketu sdo ishte keq.

  30. lani says:

    Po prisni 23 Qershorin ? Erdhi koha te rilindin edhe keto monstrat e vjetra komuniste, mendojne se i erdhi dita por te shohim a do ti lere Amerika e EU, sepse keta kelyshet e komunizmit e kane “dashur” shume Imperializmin Amerikan dhe Europen kapitaliste. Deri tani SHBA i ka lene ne opozite, te shohim me tutje…

  31. beso says:

    kollaj ajo pune,jepini IK-se nje hyrje tek pallati i ri:kurse ne popullit nuk na hapin telefonin kur ankohemi se na ngrene grataçela mu ne ballkon,epo ne nuk figurojme.

  32. Zeni says:

    Mos u lodhni me me Belulin Berishe.Berisha eshte shteti,Berisha eshte ligji ,Berisha e ka kthyer Shqiperine ne nje ciflig te tij.Ai ben si t’i doje qejfi,sepse ai eshte sulltan Berisha,dhe sulltani nuk mund te diskutohet.Vetem votat e popullit mund ta largojne ate nga kali ku ka hipur dhe nuk deshiron te zbrise.

  33. K Derri says:

    Po si more kokrrat e legenave nuk komentoni asnjerinper mijera te tjere qe kane patur dhe do te kene kete problem… Mbetet duke shara emra kot dhe duke u prishur me veten. Pse vetem Kakareja e paska privilegjin te shijoje pamjen e Dajtit? Sa e sa te tjereve u kane shkuarvparet kot duke paguar per pallate te ngritura atje ku nuk duhet dhe paguar çmime te trasha qe te gjithe ata qe permendni te trashin portofolet dhe llogarite bankare. Bythqira dhe tifoze kot se koti.
    U beka Rama karderr dhe do prishka pallate. Le te filloje nga masakrat e tij. Sapo lene nja karrige behen thua se nuknka ndodhur gje.

  34. komunistet e priviligjuar says:

    Rama do te bej mire ta nisi shembjen nga pallati i gruas se tij
    e me radhe , se per te marre para ka bere kerdine ne ndertime .
    RAMA PO NA TREGOHET ME KATOLIK SE PAPA .

  35. ali says:

    Mire i behet Malit,nje shkrimtar I madh e i admirueshem ne gjithe boten,por biseksual ne politike!!!
    Mire t’i behest.!!! Kaq kisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje