Mark Marku: Projekti im është sërish rithemelimi i PD-së së djathtë

10 Maj 2013, 10:02Politika TEMA

Deputeti Mark Marku, i përjashtuar nga lista e kandidatëve të PD për këto zgjedhje, thotë në një intervistë për Shqip se askush nuk ka komunikuar me të për të shpjeguar arsyet se përse është lënë jashtë listës.

Marku thotë se pozicioni i tij kritik ka qenë i vetëdijshëm.

Ai shton se nuk e ka konsideruar kurrë detyrën e deputetit si një mundësi punësimi.

“Nëse do më ishte shtruar njëqind herë alternativa e zgjedhjes mes pozicionit kritik dhe humbjes së mandatit apo pozicionit konformist dhe ruajtjes së mandatit, natyrisht do të kisha zgjedhur njëqind herë alternativën e parë,” thotë Marku.

Deputeti i Mirditës thotë se do mbetet i angazhuar në politikë.

“Do të vazhdoj të mbajt të njëjtën lidhje me PD-në, ta mbështes duke e kritikuar. Siç e kam shprehur edhe më parë, mendoj se PD duhet të rithemelohet si formacion politik i djathtë modern dhe unë jam gati të kontribuoj në realizimin e një projekti të tillë,” thekson Marku.

Ai shprehet se nuk beson se ka klane në PD për shkak të rolit të fortë të Berishës.

Sipas Markut, aleatët nuk duhej të ishin në listat e PD-së.

Marku thotë se përfshirja e deputetëve socialistë në listat e PD ka rritur krizën e përfaqësimit të së djathtës në PD.

Në fund ai thotë se listat do i vlerësojë elektorati./ep

27 komente në “Mark Marku: Projekti im është sërish rithemelimi i PD-së së djathtë”

  1. uragan says:

    …je thjesht nje servil frikacak, dhe i neveritshem. Je nje humbamen qe flet me veten, se Sali vrasesit, nuk ke b… ta shikosh as ne sy…

    1. Dean says:

      Nuk asht e vertet.
      Un kam besim ke Mark Marku se ai ka me e themelue perseri PeDene.
      Asht burr i squt ene trim.

      1. Suela says:

        nxitja per rithemelimin e pd nuk behet vetem kur nuk te futin ne listat e deputeteve. nese e do partine dhe i respekton idealet mbi te cilat eshte themeluar, lufton cdo dite per te ne dite te mira e ne dite te zymta.nxitja per ndryshim ju vjen ju politikaneve gjithemone ne raste krizash karrigesh.

        1. lini says:

          Ajo parti e mbushur me komunista si xhuveli e kaci e kto nuk eshte me parti demokratike e po eshte kthyer ne nje kosh plerash qe perfundojn te gjith te larguarit e cdo partie.

        2. Bashkimi says:

          Po ku ka me PD o mark ca fol ti, doli bamiri gjoja mos bote naj gjo, leshte boni i mban me presion ai, kushdo qe takonte bamirin ju ofronte pun nga saliu, ja hoqi te gjith njerezit, po do bashkohen dhe kto te alenaces rfaqezi e imagjino se ca behet.

      2. nuk harroj says:

        z Dean,edhe une si ju mendoj.Por kam nje frike.Po vazhdoi te flase keshtu z.Marku, mos do e cojne per gjah?!!!

    2. Devolliu says:

      Ti ke le dekun o Mark.

  2. Skela says:

    Ik or Mark se u bere si lavjeres lart e poshte dhe nuk e di se ku je. Po perse cfare kujtoje ti se po te mbrosh pa kushte Saliun ne vrasje dhe vjedhje zgjedhjesh nuk do te duhej te prisje funderrinat si Kaci ne PD? Juve jeni shembulli tipik ku ne diktaturen e mediokritetit tjetri qe te zevendeson eshte edhe me i keq. Po horrat e Nokes nuk te mjaftojne ty te shohesh se cpo vjen?

    Mire ta beri Nano dje tek topi se beni si kritik konseguent nderkohe qe deklarove qe perseri do te votoje per PD e Kacit tani. Juve ju ka dale boja me kohe thjesht po vazhdoni te na tregoni nga pak se jeni nje verion i Frrok Cupit ne pritje. Ju zente mallkimi i Adrian Klosit.

  3. Argita says:

    Jam me ju mark .Pd do riformuar, koha berisha ka mbaruar

  4. Rilindje says:

    Ca rithemelimi thua o Mark. Ta zuri vendin Kaci i Zi dhe nuk e zberthen gojen fare. PD-ja eshte per te rilindur dhe pas 23 qershorit do e keni mundesine te rilindni ju dhe Shqiperia. Rilindja eshte e vetmja rruge.

    1. alex says:

      O ti Velija, hapa fjalorin dhe tek fjala rilindje pa pritur ne vend te shpjegimit me doli emri yt.
      Edhe flori te ishte kjo fjale aq here sa e permend ne dite ti me fatosat e pionieret e xhaxhi Edit, do na ishte veleritur.

      O SERVIL, deri ke Edi ngjitesh, por ke zemrat e njerezve jo.

      Votat do i merrni nga shqiptaret jo nga Edi, packa se te ka vene ne vend te dyte ne nje qark ku ti as ne endrren me optimiste nuk do te mund te afroheshe!
      Mjaft se na velerite, idjot, duket qe je komkplet provincial(po nga ata te lyrshmit ama). Ka faj ai i kompleksuari qe te mban afer, se ti as per te fshire kepucet me gjuhe nuk vlen.

  5. vezhguesi says:

    O Z Marku ti kot kishe hyre ne politikese e the vet mrome,pse nuk del kot ashtu sic hyre?

  6. Ermali says:

    MARK TE FITOJME ME 23 NE PASTAJ E RINOVOJME PD

  7. gezim says:

    servili sales

  8. era says:

    Po sikur salserbi ta kish vene ne liste çfare do bente me PD ky trimi??!!
    Ata e hoqen nga lista jo se ky eshte kunder saliut por se eshte lufte klanesh dhe rastesisht ky qelloi te jete ne anen e gabuar.
    Ky marku ka qene nje sherbetor i devotshem i gjithe filozofise dhe krimeve qe ka bere ky pushtet dhe ky pusht tropoje.

  9. hajriu says:

    Nje pyetje te thjeshte kisha per ju z.Marku. A do ta beje kete veprim po te ishe zgjedhur kete radhe kandidat per deputet???????????

  10. burbuqja says:

    mos or Mark, aman mos na e bëj kete qamet ?

  11. Leone-53 says:

    Ik mor legen, po te ishe i djathte ti nuk duhet te rrije me komunistin Sali Tropoja!

  12. Horri i Bulevardit says:

    Mark, formoje edhe ti nje parti demokratike.

  13. Ir says:

    Po ky mbrëmë në Top Story tha se hyri në PD se i thirri Berisha, jo se kishte pasur ndonjëherë ambicje për t’u marrë me politikë. Tani na dashka ta reformojë PD-në. Me kë do ta bëjë?

  14. atila says:

    Brisha eshte kthyer ne nje grupim Qelbesirash pa dinjitet,pa moral,pa skrupuj qe per interesat e tyre te ngushta dhe familjare se kane per gje edhe te vrasin. Te largohesh prej tyre dhe te mos i mbeshtesesh qofte edhe me vote te blere eshte nderi me i madh qe mund ti bejme vendit dhe vetes. Jane te shumte demokratet e ndershem qe nuk e gjejne veten me te PD dhe te udheheqesi i saj Satrap dhe per kete arsye ata duhet ti japin shansin te djathtes dhe PD duke e lene ne opozite ne menyre qe Berisha ti hape rrugen ndryshimeve dhe rilindjes ne PD. Shqiperia ka nevoje per nje opozite te djathte reale e jo te deformuar nga nje ish komunist qe drejton me metoda fashiste partine dhe vendin. Rithemelimi i PD me njerez te paimplikuar e me te kaluar ishkomuniste dhe me korrupsioniste te paskomunizmit do te jete ngjarje historike ashtu si edhe themelimi i saj nga njerez idealiste qe enderonin per demokracine e vertete por jo per kete pseudo demokraci qe kemi sot.

  15. bbb says:

    Hajd pra Mark..ska gja..deputet su bane por hap naj parti se bashkut me Pjeter Mustakuqin…Pjetri ka me te nderue…ka me te sjelle kpuca, panatallona oksidenti, cizme te mods e tana tmirat…

  16. arbeni nga tepelena says:

    o mark bej kritik por pa ze,se ne pd nuk ka burra por bythlepirsa.

  17. dritani says:

    Pse kur t’futen n’liste para 4 vjetesh t’pyten aaaaaaaaaa?!

  18. Bamiri says:

    Nje reformim i pd-s esht FRD.A nuk mendon te afrohesh me frd meqe ndani te njejtat pikpamje ne lidhje me pd. PD-ja nga nje parti demokratike qe ka emrin doli ne parti komuniste me kelyshet e enverit,nje parti hale eshte kthyer.

  19. kel ukaj says:

    Keta qe per 23 vjet kane brohorit krimet e Sali QENIT sot thone do te krijojne nje parti te djathte te riformuar. A eshte ne gjendjeje Zoteria te na thote se çfare eshte e djathta e çfare eshte e majta. E djathte e majte eshte teoria marksiste e klasave. Partite nuk duhet te jene as te majta dhe as te djatha. Ate qe Enveri e bente me “kontrollin punetor e fshatar” dhe “luften kunder burokracise” ne demokraci behet me rptacionin e pushtetit. “E majta”, e “Djathta” te bera siç e ka realizuar Sali QENI eshte si dy blloqe ideologjike te “luftes se ftohte”. Kjo loje i intereson Sali QENIT e klysheve te tij sepse ka elektorat besnik dmth injorant. Loja e Amerikes e Brukselit ishte qe shqiptaret te shkonin ne zgjedhjeje pa Sali Berishen Kryeminister, keshtu urdheruan Edi Ramen e Ilir Metet te benin aleance. Sali Berisha i bleu parlamentaret e PS, keshtu deshtoj Amerika, Brukseli, Rama e Meta. Eshte me se logjike qe keta personazhe qe jane shitur (eshte krim ne baze te ligjeve) te ishin ne listat e PD. Ne kushte normale per mua nuk ka asnje te keqe, çdo skuader don lojtarin me te mire, çdo ndrmarrjeje don menagjerin me te mire.

  20. blini says:

    Perfshimja e deputeteve te PS ne listat e PD-se, duke eleminuar M. Markun me shoke si shtylla te intelektualeve te PD-se, te kriticieneve me aktiv ndaj te mbetave te drejtimit te qeverise se Berishes, ishte nji nga shkaqet e humbjes ne zgjedhjet e 23 qershorit. PD-ja ka forca per t’u rimkamur, sepse zgenjimi nga qeveria aktuale, tregon se PS- ja me mbeturinat e ish baballareve te tyne, nuk dine gja tjeter veç urrejtjes biologjike te kundeshtarit, jo opozitarë, po armiq i quen kundershtaret. Kete po e difton dita – dites me shkatrrime me piksynime te qarta politike, me zevendsimin e te afteve te pergatitun ne shkollat amerikane e evropiane me militante buzequmesht qe vazhdojne lehqenin “Fajin e ka Saliu”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje