Gerald Knaus: BE të jetë e qartë, nëse nuk rikonstituohet KQZ-ja, zgjedhjet nuk plotësojnë standardet

10 Maj 2013, 18:44Politika TEMA

Gerald Knaus i ESI thotë në një intervistë se BE duhet të jetë e bashkuar dhe duhet të flasë me një zë se cilat janë vijat e kuqe që nuk duhen shkelur në këto zgjedhje. Nëse këto vija shkelen, siç ndodhi në rastin e shkarkimit të paligjshëm të një anëtari të KQZ-së, thotë Knaus, atëherë BE duhet të flasë me forcë

 

Gerald Knaus, drejtor i Iniciativës Europiane për Stabilitet (ESI), në një intervistë të gjatë për “Observatorin për Ballkanin e Kaukazin”, thotë se BE duhet të jetë e prerë dhe e qartë se cilat janë vijat e kuqe që nuk duhen shkelur në këto zgjedhje parlamentare në Shqipëri.

Knaus, që ka hartuar një raport për këtë qëllim, thotë se nuk duhen pasur iluzione: zgjedhjet në Shqipëri janë shoqëruar gjithmonë nga parregullsitë dhe kontestimet.

Madje ai paralajmëron BE-në se edhe kësaj here ajo duhet të jetë e përgatitur për zgjedhje me rezultat të ngushtë dhe të kontestuara.

Për këtë arsye, Knaus thotë se BE duhet të hartojë vijat e kuqe, që nuk duhen kaluar. Knaus thotë se në rast se më pas këto vija të kuqe shkelen, siç ndodhi në rastin e shkarkimit në mënyrë të paligjshme të një anëtari të KQZ-së, atëherë BE duhet të flasë hapur dhe me forcë.

“Mbi të gjitha është e rëndësishme që BE duhet të jetë e bashkuar kur të flasë,” apelon Knaus, që thotë se të gjithë në bllok duhet të thonë të njëjtën gjë.

“Nëse BE merr një pozicion të përbashkët tani, kjo do dërgojë një sinjal të qartë se disa institucione nuk duhen prekur. Disa rregulla nuk duhen shkelur,” thotë Knaus.

Ai shton se gjithkush e di se partitë politike në BE kanë miq politikë në Shqipëri. Për këtë arsye ata mbështesin miqtë e tyre.

Knaus sjell rastin e Kroacisë, ku edhe pse PPE dhe Socialdemokratët e BE kanë përkrahur partitë respektive, kur ka ardhur rasti tek zgjedhjet, ata kanë kërkuar një gjë që të përbashkët, që kur zgjedhësit të vendosin për rotacion, ai duhet të respektohet.

Siç paralajmërohet në raportin e tyre, Knaus thotë se nëse zgjedhjet dështojnë, atëherë Ballkani do të ndahet në një grup vendesh që do përparojnë drejt BE si Mali i Zi, Kroacia dhe Serbia, dhe një grup që do mbetet pas në gjendje shumë të vështirë ekonomike dhe sociale.

Duke komentuar rolin e vëzhguesve ndërkombëtare, Knaus thotë se ata duhet të jenë shumë të qartë në qëndrimet e tyre. Sipas tij, ata nuk duhet të jenë të mjegullt siç bënë herën e fundit në vitin 2009, kur thanë se zgjedhjet plotësuan shumicën e angazhimeve të OSBE, por nuk janë në përputhje me potencialin e Shqipërisë për standarde më të larta.

Knaus thotë se ka një përpjekje për tu fshehur pas gjuhës së mjegullt, por kjo do të jetë e rrezikshme në Shqipëri, siç ndodhi në vitin 2009.

I pyetur se çfarë mund të bëjë Italia në këtë rast, Knaus thotë se ajo mund të jetë e qartë në qëndrim së bashku me BE, duke insistuar që KQZ-ja të rikonstituohet përpara nisjes së fushatës, ose përndryshe nëse nuk ndodh kjo, zgjedhjet nuk do jenë në përputhje me standardet e BE.

Po ashtu Knaus thotë se mund të kushtëzohen zgjedhjet e lira me nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE.

“Kjo do dërgonte një sinjal shumë pozitiv. Çfarë ndodh sot në Shqipëri ka rëndësi për të gjithë në Europë. Italia e di më mirë se të gjithë europianët,” e mbyll intervistën Knaus./ep

16 komente në “Gerald Knaus: BE të jetë e qartë, nëse nuk rikonstituohet KQZ-ja, zgjedhjet nuk plotësojnë standardet”

  1. eljo says:

    nje hajdut zgjedhjesh ka…SALI BERISHA..ndalojeni dhe jemi ok si popull ?

    1. tyryryryr says:

      kerkohet nje ndihme e jashtezakonshme nga nderkombetaret per mos ta rikthyer shqiperine ne gjendjen e 97..berisha eshte nje humbes i lindur por nje TERRORIST ANTISHQIPTAR! ai do perpiqet te vjedhi por sduhet te lejohet ne asnje menyre nga as ne shqiptaret dhe as nga te huajt!

      te gjithe e dine qe do te fitoje e majta :p

      1. elti says:

        sme pelqen aspak fakti qe sali berisha po e shkel kaq hapur kushtetuten…nuk ben sens, nuk ben llogjike qe ai po del kaq hapur kunder ligjit!

      2. ivi says:

        fitorja e se majtes eshte e sigurt, eshte e padiskutueshme dhe e parevokueshme….SKTHEHET PRAPA! prapa do te kthehet shqiperia vetem me mbajtjen ne pushtet te sali berishes!

    2. ylvie says:

      eshte i frikshem skenari qe po mundohet e pergatise sali berisha me vjedhjen e zgjedhjeve, ai do mundohet qe me thyerjen e kushtetutes te largoje opoziten nga zgjedhjet pasi opozita smnd te pranoj thyerjen e kushtetutes dhe rrjedhimisht sduhet te bashkohet ne kqz…kujdes…berisha po ben ate qe di te bej me mire..tentative per te vjeduhr zgjedhjet1

    3. feniks says:

      Zgjedhjet jane VJEDHUR pa filluar nga Sali Berisha!!!
      Ai kete e ben me miratimin ne HESHTJE te PERENDIMIT te cilet bene sikur nuk kuptuan asgje kur Berisha FUTI NEN CIZMEN E TIJ FASHISTE te gjitha institucionet KUSHTETUESE,qe nga KQZ e deri tek PRESIDENTI I VENDIT!!!
      Ne keto kushte PER POPULLIN SHQIPTAR NUKn KANE VLERE NE SE VOTON APO JO,ae votat tona do te LEGALIZOHEN SIPAS INTERESIT TE Berishes,nepermjet DREJTESISE SE PUSHTUAR NGA NJEREZIT E KRIMINALIZUAR TE BERISHES!!!
      Ne se Europa dhe SHBA,po heshtin tani,kur KQZ punon pa OPOZITEN,kjo do te thote se ata i kane TRADHETUAR IDEALET DEMOKRATIKE PER INTERESAT E TYRE FASHISTE!!!
      Per deri sa KQZ lejohet te funlsionoje pa OPOZITEN atehere PERENDIMI,indirekt i thote Berishes:VAZHDO SE E KE MIRE KESHTU!!!
      PERENDIMI E KA TRADHETUAR POPULLIN SHQIPTAR!!!
      E kishte mire ENVER HOXHA:BOTA E DO POPULLIN SHQIPTAR VETEM SI KAVIE!!!

      1. patrioti says:

        ske ci shton komentin tend..i ke thene te gjitha..na vjen shume keq per vendin tone qe jemi katandis kaq keq por salen vetem populli e heq, jo me vote por me lufte..kjo sduhet te ndodhi se do vriten shume njerez por eshte e vetmja menyre ?

  2. toasda says:

    fitore e sigurt e se majtes, cfaredolloj gjeje te bej sali berisha zgjedhjet i ka te fituara e majta

  3. titit says:

    opo qielli me token te bashkohet fiton e sigurt e majtaaaaaaa! e sigurt!

  4. lila says:

    duhet te mbrohemi sesben nga e djathta e manipuluar, e djathta qe eshte familja e berishes, qe duht te largohet sesben ne 23 qershor!

  5. Gani Qehajai says:

    Po he ore, shyqyr qe foli njeri nga ju drejt e sakte.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/the-mask.html

  6. Ferra says:

    E paskan ble ket mesfushorin Kocua me Fate Velen.

    1. vetetima says:

      O ferre tu befte ferrrrree saliu & co

  7. Shqiptari i zhgenjyer says:

    Pyetja eshte nese nuk plotesohen standartet, do lejohen zgjedhjet??????

  8. max says:

    nuk shpresohet te italianet.race inferiore

  9. fuati says:

    sala nje standart di, te pasurohet per 5 breza pasardhesish te familjes se tij.Ate qe kane bere dikur edhe kokat e tjera qeveritare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje