Naser Kelmendi, komshi me ministrin e Brendshëm, Bajram Rexhepi

10 Maj 2013, 19:05Rajoni TEMA

Naser Kelmendi, i arrestuar pak ditë më parë në Prishtinë, ka qenë fqinj me ministrin e Brendshëm, Bajram Rexhepi. Lajmin e bën të ditur Koha Ditore.

Sipas të përditshmes, të dy banojnë në lagjen Mati të Prishtinës.

Afër parkimit ku stacionoheshin makinat e tij kalonte çdo ditë eskorta e ministrit Rexhepi.

Pak më larg tyre jeton edhe Hasan Preteni, drejtor i AKK-së dhe prokurorja Vahide Badivuku.

Aty jeton edhe deputeti i LDK, Sadri Ferati dhe këshilltari i ministrit të Brendshëm, Fisnik Rexhepi.

Kelmendi cilësohet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës. Ai është futur në listën e zezë të SHBA./ep

1 komente në “Naser Kelmendi, komshi me ministrin e Brendshëm, Bajram Rexhepi”

  1. Vlonjati says:

    Ky biznismen punon dhe vepron ne Ballkan qe 15 vite.Krijoje pasuri neBosnje,Kosove etj.Asnjehere nuk u pengua apo burgos,ndersa tani kur ky ka shume hotele,babrika,banesa etj.shtrigat shoveniste serbe njollosin,shpifin dhe vrajne biznismenet kosovare vetem pse jane shqiptare.Deri sa Gjykata nuk ka dhene vleresimin e vete ky nuk eshte fajtore.Bosnja ende nuk e njef kosoven ndersa boshnjaket e Kosoves kane te gjitha te drejtat e tyre nacionale.Edhe biznismeni i njohur nga Tuzi i Malit te Zi,z.Stanaj,uvra para disa muaj.Ky kishte biznese ne Podgorice,Sudan dhe gjetiu.Friga e shovenistve dhe racistve serb eshte qe me shpifje dhe dezinformata te shkaterrohet biznesi dhe punesimi i kosovareve kudo qe jane.Si duket edhe mediat kane si qellim rrenen dhe perfitimin nga shitja e gazetave te tyre.Cfare lajmi:Komshia(fjale sllave)i N.Kelmendit eshte…..No coment!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje