Rusia thotë se do të dëbojë një diplomat amerikan, pak pas arrestimit të tij në Moskë.
Mediat bëjnë me dije se diplomati amerikan po tentonte të rekrutonte një spiun rus, për të dezertuar dhe për të punuar për amerikanët.
Burimet thonë se ai kishte ofruar 1 milion dollarë në vit për spiunin rus.
Diplomati i bënte ofertat në emër të CIA-s dhe pagesa fillestare ishte 100 mijë dollarë.
Shërbimi i inteligjencës ruse, FSB, pretendon se e ka kapur amerikanin Ryan Christopher Fogle në flagrancë, duke tentuar të rekrutojë një oficer të inteligjencës ruse.
Fogle shërbente si sekretari i tretë i seksionit politik në ambasadën amerikane në Moskë.
FSB po ashtu ka publikuar një letër në rusisht, në të cilën Fogle përpiqet që të bindë spiunin rus për të ndryshuar krah.
“Ne jemi të përgatitur për të ofruar 100 mijë dollarë në fillim dhe për të diskutuar eksperiencën, ekspertizën dhe bashkëpunimin e mëtejshëm. Në rast të një bashkëpunimi afatgjatë, ne ofrojmë deri në 1 milion dollarë në vit, plus bonuse shtesë për informacione që na ndihmojnë ne,” thuhet në letër.
Shërbimi sekret rus thotë se diplomati amerikan kishte para cash, por edhe pajisje për të ndihmuar atë për të fshehur identitetin.
Pas arrestimit, ai u dërgua në zyrat qendrore të FSB në Moskë dhe më pas në ambasadën amerikane.
FSB- që në kohën e Bashkimit Sovjetik njihej me emrin KGB- ka publikuar edhe disa foto të agjentit duke e marrë në pyetje.
Edhe pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, SHBA dhe Rusia nuk kanë ndaluar së spiunuari njëri- tjetrin.
Në qershor të vitit 2010 u arrestuan 10 rusë, që pretendonin të ishin amerikanë të zakonshëm, por që në fakt akuzohen për spiunazh. Mes tyre më e njohura është Anna Chapman, që u bë e famshme në vendin e saj pas deportimit nga SHBA./ep
C deshe n rusi mor burr i dheut!
Ishe hedhur andej nga shqpni kosov maqedoni e ku ka shqiptar, se me nji miljon euro kishe per te rekrutu dy miljon pipell.
Dhe dy miljon te tjere do prisnin ne rradh.
Duhet te marrim shembull
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-perpara.html
KETU KA DORE SALIU HAHAHHAHAHAHAHHAHAHA
Sala nuk ka dor,se nuk ka fut duret ne kte mesele,
Ai ka dhon.. Bytht ke agjensit informative sekrete
Se nji fjale e urt tropojce thot
“kur Sala shet mythen
Lirija i hap gopit tyten”
Ah mer injorante te mjere,me ju komentuesit me siper e kam.
Po ju mer muter nuk jeni SHqipetare,por praktikus gjuhe SHqipe.
Pthuuuuuu legena HALESH.