TemA TV/ FRD: Qeveria i shpërbleu me 3 mijë lekë familjet shkodrane të përmbytura (VIDEO)

14 Maj 2013, 18:20Sociale TEMA

Kandidati i Frymës së Re Demokratike në qarkun e Shkodrës, Fatlum Nurja, deklaroi se kjo qeveri po tallet me shkodranët, duke u dhënë si dëmshpërblim nga 3 mijë lekë të reja.

“Qeveria u premtoi dëmshpërblim, por mbytja nga mashtrimi qenka më e rëndë se nga ujërat e lënë në qejfin e tyre të Drinit e Bunës. Shifra 200 milion leke për 7571 familje, që me një përllogaritje të thjeshtë matematikore, i bie për çdo familje kësti të mos i kalojë 3000 lekë të reja për familje… është pak a shumë sa çmimi i një vote të pamenduar në tregun e votave të 23 qershorit.

Ironia qëndron në faktin se në vend që liqeni i Shkodrës dhe tërësia ujore e kësaj zone të jenë instrumente të zhvillimit ekonomik ato çdo vit kthehen në elementë fatkeqësish natyrore dhe njerëzore, por kthehen gjithashtu në element pasigurie për të nesërmen. Nëse nuk merren masa efikase dhe të menjëhershme pasojat mund të jenë të papërballueshme,” tha Nurja.

Ai shtoi se edhe në vitin 2013 nuk u ndalën përmbytjet, pasi investimet janë bërë pa kriter dhe nga njerëz të pakualifikuar.

“Fryma e Re Demokratike dega Shkodër dënon me forcë këtë sjellje mashtruese të qeveritarëve qendrorë dhe lokalë duke siguruar banorët e zonave të përmbytura se avokatura e kësaj force të re politike me ekspertë të kualifikuar, falë profesionalizmit, seriozitetit administrativ dhe komunikimit të vazhdueshëm me banoret e zonave do bëjnë të mundur të mos lejohet përsëritja e këtyre situatave ekstreme në të ardhmen.

Fryma e Re Demokratike, do marrë nisma ligjore si dhe do të prezantojë akte normative të cilat shmangin nëpërkëmbjen e qytetarëve në situata të ngjashme në të ardhmen. Qytetarët shkodranë nuk kërkojnë mëshirë por respekt, nuk kërkojnë lëmoshë por zbatim të ligjit, nuk kërkojnë llogari qesharake financiare por të drejtat e tyre bazuar në aktet ligjore në fuqi,” theksoi Nurja./ep

11 komente në “TemA TV/ FRD: Qeveria i shpërbleu me 3 mijë lekë familjet shkodrane të përmbytura (VIDEO)”

  1. Artisti says:

    Po kryetari yt sa e ka patur pazarin per nje gjyqtar?

  2. TALLET SALA ME SHKODRANET TE CILET I JAPIN VOTEN ATIJ. PO ZHOSI MORI DEMSHPERBLIM SE I KA NEVOJE HAHHAHAHAHAA

  3. Kush voton Berishën është bajgë says:

    I moren shkodranet keto leket apo i refuzuan?
    T`ju behet mire e s`kam asnje ndjenje keqardhje per ta.

    Sepse kush voton Berishën është bajgë.

  4. Ypsiloni says:

    S ke shans me fitu ne Shkoder, e dim se ke kene spiju Deget, lene at pune e mos u lodh kot.

    1. i perndjekuri says:

      Po pse shpifni kot!..Ky asht qytetar dhe djale shume i respektum ne Shkoder dhe ka lane emer te mire kudo ku ka punu…Po si nuk i late nje here keto pislleqe ..!

      1. Realist-i says:

        Po sepse, kushdo qe u del kunder klikave te vjetra (2 paleshe) duhet baltosur i dashur! Keshtu ruhet monopoli i kusarise PD+PS
        Kushdo qe ka nje opinion ndryshe qofte politikan, analist apo qytetar i thjeshte, qe kurre nuk kan pranuar te behen pis me pushtetin (PS+PD) duhet ndeshkuar qe ne thelb!
        Hidh mjaft balte se dicka do mbetet.
        E verteta trishtuese

    2. Shkodrani i djathte says:

      Ky asht zotni djale Shkodran dhe intelektual taman dhe keto fjale qe thoni te mshehun mbas nje “nick” te rreme nuk kane asnje vlere..!
      Keni fillu fushaten e shpifjeve sepse jane pak ose aspak te PD-ja e Shkodres qe munden me u perballe ne nje debat me te.. Urime Z.Nurja dhe per mendimin tem e ke te sigurt fitoren sepse shume qytetare te ndershenm shkodrane kane per ta dhane voten..!

  5. gjeramadhi says:

    votoni per salen se mot do veni per peshk ne bune dhe eshte larg tani e gjuani peshkun nga ballkoni, me brek te lagura por , te gjitha te mirat ne nje vand nuk mblidhen

  6. geni says:

    ai mire ben qe eshte djale i mire se eshte per veten e vet, dhe jo per ju as per ne. por te mund te besh politike me dicka qe nuk ndodhi as per fajin e Berishes as per fajin e Rames eshte pak si e ulet. ne cdo vend ekziston nje hart ose nje planimetri qe thote ketu do te kete banesa, ketu jo. dhe kjo planimetri ka qene edhe ne kohen e shokut Enver. dhe nuk i tha njeri atyre njerezve qe shkoni dhe bejini aty shtepite se them une. por levizjet nga rrethet sollen keto lloj problemesh. edhe pse ndodhi, Berisha edhe pse te gjitha vendet jane ne krize gjeti dhe u mundua ti jepte nje demshperblim. KJO ESHTE E VERTETA JUAJ E HIDHUR…

  7. Shpejt keni me ja pa dosjen te afishueme mureve te shkodres me nr e me emnat e atyne qe ka marre ne qafe. Kot hiqet si i persekutuem se baben libretist ne estrade e ka pase. Spijun sigurimit edhe aj.

  8. arjanita says:

    Si e ka pseudonimin ky Fatlumi?”Dizenjatorja?
    A asht perfole ndonjehere si i korruptum?
    Kur disa prej jush qe shpifni mezi pritshit me marre
    80 lekshat si fuksa Fatlumi numeronte dollaret kanadez
    Moralisht dhe politikisht asnjeni prej kandidateve te PD
    apo me sakte te Partise se Sales nuk mund te perballet
    me parrucjanin e lezetshem.Eshte nder per FRD qe e ka
    kandiduar.Suksese Fatlum.Edhe per Shkodranet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje