TemA TV/ Spahiu: Qeveria e Berishës ka rrënuar Shërbimin e Urgjencës (VIDEO)

14 Maj 2013, 18:58Sociale TEMA

Partia Socialiste denoncoi në vazhdën e denoncimit të dështimeve të qeverisë Berisha, problemet me Shërbimin e Emergjencës.

Sipas deputetes Klodiana Spahiu, Berisha pati premtuar krijimin e shërbimit kombëtar të urgjencës së unifikuar, por dështoi.

“Ballafaquar me standardet e botës së zhvilluar, Shërbimi i Urgjencës mjekësore te ne është në kushte primitive; mbërrin me vonesë, jashtë çdo standardi normal dhe i pajisur keq, pa mjetet e shpëtimit të jetës, me personel të pakualifikuar e shumë mangësi të tjera.

Ndaj dhe populli mesa duket ka nxjerrë shprehjen se “më parë mbërrin shërbimi funeral se urgjenca”.

Sot shqiptarët vuajnë sepse kanë një shërbimi urgjencash mjekësore i cili nuk ofron shërbim në kohën e duhur, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve,” tha Spahiu.

“Teknikisht, shërbimi i urgjencave mjekësore vuan nga mungesa e mjeteve të nevojshme për transportin e urgjencave në spitale dhe qendra spitalore; mungesa e pajisjeve më elementare për të pritur një urgjencë mjekësore; mungesë koordinimi mes shërbimeve për pacientët që përfundojnë në urgjencë.

Edhe pse kalimi i Qendrës Kombëtare të Traumës në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë u trumbetua si një reforme e madhe, kjo Qendër vazhdon të vuajë po ato mangësi dhe problemeve që i paraprinin reformimit të saj.

Mungon një koordinim më korrekt mes shërbimeve, pasi ndodh shpesh që pacienti i cili paraqitet në urgjencë të sorollatet nga një repart në tjetrin. Fatkeqësisht nuk janë të rralla rastet kur për këtë arsye pacientët humbasin edhe jetën,” vijoi Spahiu.

Ajo premtoi ristrukturimin e këtij sistemi me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet./ep

39 komente në “TemA TV/ Spahiu: Qeveria e Berishës ka rrënuar Shërbimin e Urgjencës (VIDEO)”

  1. Islami_Dogjani_kadeli says:

    Pse, kemi sherbim urgjence ne? Pyetni Islamin, Dogjanin e Kadelin qe votuan qeverine e shkaterrimit te Shqiperise. O popull vazhdoni te votoni perseri PD-ne, se nuk na e ka futur tamam akoma: popull i vrare, i vjedhur, i masakruar e i dhunuar pa meshire prej ketij regjimi familjar.

    1. Roni says:

      Po perfundove ne urgjencen e spitalit ushtarak ose te QSUT mos prit se do te gjesh derman sepse nga ato urgjenca njerezit kane dale te traumatizuar dhe ne shumicen e rasteve ata ngelen me pasoja te parregullueshme. Kjo vjen si pasoje e mungeses se cilesise dhe stafit te kualifikuar.

    2. herta says:

      Eshte me te vertet skandaloze dhe njerezit le ta provojne per kuriozitet nje her, ti bie nje her urgjences dhe te shohi ne do ja hape kush telefonin apo jo, te shohi nese i pergjigjet njeri dhe nqs pergjigjen thojn nuk kemi mjet e derr verr, histori e perjetuar disa her kjo.

    3. alban says:

      Mjere ne cfare doktorrash ka ngelur jeta jone. Ajo cfare shohin syte tane kur shon ne urgjence eshte nje tmerr i vertete dhe shume e dhimbeshme. Doktorri qe te vjen me vonese ose ai vjen tape fare dhe kur fillon te te vizitoje te nxjerr nje diagnoze te gabuar. Turp i madh qe keta njerez luajne me jeten tone.

    4. besa says:

      Cpo ndodhe ne kete Shqiperi? Mendoni se eshte pa zot?
      Thirrni mendjes e pyetni, lexoni se do ta gjeni lehte te verteten. Sepse :
      dajo derrat,
      kokepalaret,
      kekedhite,
      kokelopet,
      EdvinKlyshi i papandreut,
      anastas angjelet,
      vangjel dulet,
      ben blushet,
      pa-identitetet…
      jane argate te shovenistve grek qe duan pushtetin ne shkembim te shkaterrimite shqiptaris. Ata nuk kane se si ta duan shtetin, te cilin kjaq vite poe bllokojn.
      Thirrni mendejes , se greku ka hyre si teper ne jug dhe ka bere qe edhe shqiptaret ne familje te flasin e kendojn greqisht.Kjo dihet!
      Kjo turme spiunesh pa identitet nuk duhet votuar. Keto qenje paidentitet nuk duhet te marrin LEGJISLATIVIN shqiptar, asnjehere.

      1. ZEROO!!!! says:

        Ore si nuk u gjet nje i mencur mes jush, budallenjve ( ne rastin me te mire), te pede-se? Po hajvane fare qelluat te gjithe sa jeni?! Nderroni nick, e nxini te njejten gje, se per cfare flet artikulli qe komentoni nuk ju ben as ngrohte as ftohte, futja kot.. se keshtu me kane thene; shkoni tregojani shefit pergjigjet qe merrni, ku i dihet, ka ndonje klishe tjeter idiote. Apo keni nulin shef???????????

    5. Drini i Zi (shoku Ka qi-t) says:

      O ju marrte muti shalet juve!
      Duhet shkaterru gjithshka, si ne 90′
      Kjo az ht strategjia e Baca Salehut
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/05/dy-gishtat.html

    6. DREJTESIA says:

      Ose Ilir Metem Petrit Vasilin e Vangjel Tavon qe i keni ne koalicion. O njerez permenduni se po shikoni endrra me sy hap

  2. alesia says:

    Bravo PS. Fituese e padiskutueshme

    1. denisa says:

      Maskarenjte e ketij vendi duhen denuar, e ne demokraci denimi eshte me ligj dhe me vote. Ndaj i denojme me vote se pari e mandej i denojme dhe me ligj keta legena qe po vrasin e coptojne kete popull te varfer. Turp te kene

  3. deda says:

    Eshte nje nga faktet me te dhimbshme qe ka ky vend. Spitalet i ka vrare doktori yne i semure e kjo eshte nje tmerr i vertete. Mjafton te hkosh neper spitale per nje rast te keq qe te bie e do kuptosh se gjithcka eshte e marre fund

  4. besnik says:

    Sic ka shkaterruar gjithe shqiperine dhe ai ka shkaterruar dhe sherbimin e urgjences. Kur vete ne urgjence vjen doktorri per 1 ore. Ky eshte nje turp shume i madh qe duhet me patjeter te ndryshoje.

  5. Elma says:

    I ndodhi gjyshit tim nje rast i tille, na u desh ta merrnim hopa ta fusnim te makina ambulances se nuk kishte barrele, per me teper ne spitale nuk kishte karrige me rrota dhe duhej ta conim nga kati ne kat per te bere analiza me gjyshin ne krah!
    Eshte turp!

  6. dorjeta says:

    Sherbimi i urgjences tek ne nuk ekziston fare, qe nga numri i telefonit i cili asnjehere nuk eshte i disponueshem, nga ambulancat te cilat jane jashte sherbimit dhe duhet t’i paguash nga xhepi dhe serish nuk te vjen kurre dhe detyrohet t’i drejtohesh sherbimit privat.

  7. Tina says:

    Ambulanca te vitit 92. Cdo gje e marre fund sepse klientet e saliut jane te pangupur. Familja e tij si askush me pare po ben te tijen gjithcka i del perpara, por 23 qershori do e therrmoqi kete pacavure plak e do vere ne vend ate qe duhet vene ne vend, drejtesine e mireqeverisjen

  8. Alan says:

    Eshte me te vertete ne nje gjendje shume makaber ky sherbim. Ky sherbim qe duhet te ishte nje nga sherbimet me te kualifikuar dhe me te mirat eshte ne standartet me te ulta. Ne cdo aksident qe ndodh urgjenca vjen pasi njeri ka vdekur ose kur shkon ne urgjence doktorri nuk di se cfare ben dhe me shume prish pune sesa rregullon.

  9. Flogerti says:

    shifra te frikshme vjedhjesh e fondesh te shperdoruara. Si mudn te flasi kjo qeveri per vote me kur ju dha 8 vjet mundesia e vetem e beri me zi gjithcka. Kete here saliu te mos dale me ne TV e as shesh sepse te gjithe do e peshtyme. Ska sens me qe ky plak i rrjedhur te orientoje vendin. Turpi vendit e jo vetem

  10. artenisa says:

    nuk e kuptojm se cilet jan ata qe e duan berishen ai duhet te largohet vet nga ky popull boll na turperoi dhe e mori me qaf popullin ton berisha largggggggggggggggggg

  11. Aleks says:

    Ketu ne nuk kemi sherbim urgjence. Ne ate vend mos te cofte zoti sepse po perfundove atje ke rene ne dore te kasapave. Ata te bejne operim 4 here per gjene e gabuar. Urgjenca jone eshte nje tmerr i vertete. Duhet me patjeter qe ai sherbim te permiresohet por kete nuk mund ta beje Berisha me qeverine e tij. Duhet Rilindje e Sherbimit te Urgjences.

  12. amarilda says:

    Kur kjo qeveri ka deshtuar ne perkujdesin shendetesor ne rast urgjence, atehere kur cdo personi i nevojitet me shume se kurre sherbimi shendetesor, kur behet fjale per ceshtje jete, atehere ben mire qe te largohet.

  13. arjan kasapi says:

    sherbimi i urgjences rregullohet per tre ore.nuk duhet ndonje gje e madhe.mjafton te rimesohen te gjithe punonjesit e spitalit te bejne punen e tyre.ka kohe qe e kane harruar.te besh nje skaner ne urgjencen e kirurgjise duhet ti lutesh infermjerit te skanerit.edhe pse mjeku i sherbimit e kerkon me vendosmeri kete egzaminim.te kesh me hemorragji nga stomaku duhet te vesh para ores 22 se po vajte me vone doktori i sondes eshte ne shtepi dhe veshtire te vije.gabim qe thashe tre ore,tre minuta duhej te thosha.

  14. ARUSHA says:

    23 vite perpara u vodh cdo gjo ne Spitalet e Ambulancat e Shqiperise dhe 20 vite SHQIPTARI KA VDEKUR KOT , pasi as Urgjenca dhe as Spitali nuk funksionon me ne tere Shqiperine ketu e 23 vite!

    MOS VOTONI VDEKJEN TUAJ DHE TE FEMIJEVE TUAJ ME DOREN TUAJ!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  15. Vezhguesi says:

    Po moj shoqja klodiana po nuk e lane te rilindurit tuaj te pangopur urgjencen,petrit vasili,vangjel tavo,edmond rushi.Tani qe rilinden dhe jane ne pelena do hane prape qe te rriten.

  16. tini says:

    Mos te rafte halli me shku neper spitale se dhe me qen pa gje dele me lloj lloj semundjesh ,se zoti sala shko jasht shtetit me u vizitu po populli e han ket gje , duhet hedhur poshte kjo qeveri e poshte dhe e vetmja menyre eshte te shkojm te votojm te gjithe per RILINDJE , se vetem EDI RAMA mund ta bej kete Shqiperi

  17. Reni says:

    Qeveria Berishes ka rrenuar cod lloj sistemi ne Shqiperi duke e cuar vendin ne nje kaos te vertet ,dhe prandaj nevojitet nje ndryshim i paevitueshem qe ky vend te ndryshoj drejtim se ka marre rrugen e gabuar

  18. Tanja says:

    Po ku gziston urgjenca ne shqiperi more aman…ne Kryeqytet degjohet ndonjeher sirna e ndonje ambulance te bllokuar ne trafik..ndersa ne qytetet tjera ambulanct duhen cuar per skrap.

  19. arbenita says:

    Gjndja ne spitalet tona eshte per te ardhur keq..ky sistem eshte krejt i deshtuar ne fushen e shendetesis.

  20. REI says:

    Ne spitalet tona, duhet te paguash para qe tek plici te dera e deri te doktori…asnje medikament nuk te ofron spitali..vetem shratin dhe dy batanije ushtaresh ke ne spitalet e qyteteve tona.

  21. Meri says:

    Sherbimi shendetsor eshte ne nivelin me te ulet duke rrezikuar jeten e gjithsecilit,dhe permeteper duke u bere nje nga sistemet me te korruptuar ku njerezit perplasen ne halle dhe ne nevoj dhe gjenden ne nje realitet shume t ehidhur ,KY sistem duhet rimekembur teresisht pasi ne kete menyre edhe per pak vite sdo te kemi me asnje specialist apo asnje spital te mirefillte

  22. Evi says:

    Urgjenca e QSUT eshte pothuajse inegzistente ,madje dhe kur shkon me kembet e tua atje ste prek njeri me dore ne koridor te lejne deri sa te vijne te afermit qe te paguajne doktorin,infermieret dhe te blesh vete ilacet duke perfunduar deri tek garzat qe jane me minimalet.Sherbimi spitalor eshte jashte cdo lloj standarti

  23. Beta says:

    Shkaterrim total i cdo lloj sistemi ,kemi mbetur ne meshire te zotit ,se keto jane kushtet e spitaleve tone ,Dhe pervec kushteve skandaloze qe jane ,por ka dhe nje nivel shume te larte korrupsioni,Keshtuqe Shqipetaret nqs nuk kane para me mire te mos semuren

  24. REI says:

    Sherbimi i urgjences nuk egziston prej kohesh ne shume qytete te shqipris, se ne fshat as qe behet fjale..fshataret e kane qendren shendetesore 20 kilometra larg.

  25. brukli says:

    Po ku kemi sherbim urgjnce ne more aman. nuk te pyet njeri fare po nuk pate leke.ky eshte shtet korruptiv, cdo institucion e ka ktheyr ne vend pazaresh.

  26. klaus says:

    Qe ambulancat te jene ne sherbim te qytetareve kudo qe ato jane dhe ne cdo ore, qe urgjenca e spitaleve te jete ne gadishmeri ne cdo moment duhet te votojme Partine Socilaiste.

  27. borana says:

    Sherbimi i urgjncave mjeksore sot eshte krejt i lene pas dore dhe jo nje sherbim ne kohen e duhur…askush nuk te shikon me sy po nuk u tregove me pare parat..

  28. REI says:

    Ka humbur njerezilleku, ka humbur humanizmi, ka vdekur prej kohesh betimi i hipokratit..asgje nuk ka mbetur me ne spitalet tona, ndersa kryeministri ne ikje ende uleret perpara. Po ku ka me para populli qe te luftosh ti perpara more hajvan.

  29. VETEM SHERBIMIN E URGJENCES KA RRENUAR APO TE GJITHE SHQIPERINE

  30. lori says:

    vjet me ra rasti qe kisha mamin semure dhe erdhi ambulanca ne oren 11 te nates e mori dhe te gjitha analizat e urines, gjakut dhe ekon u bene ke spitali Nene Tereza pa asnje leke. ose flisni kot se keshtu ju kane thene qe te flisni ose me te vertete nuk ia keni idene sesi procedohet neper spitale. dhe nuk ishte ai spital ku para disa vitesh ishte pa xhama dhe pa ngrohje brenda. por ishte nje pasterti absolute, nje rregull i papare dhe nje sherbim mjaft i mire. te flasesh kot dhe pa baza eshte e vetmja rruge qe di te bej ps, se mendon se me kete lloj menyre mund te fitoj sado pak vota nga populli shqiptar. por nuk genjehet keshtu populli duke i hedhur hi syve, por duke thene problematika qe qendrojne dhe te mund te na thoni edhe sesi e keni menduar ju zgjidhjen e X problemit. keshtu ne ajer mos flisni me se lat nam.

  31. Zhaku says:

    Jo vetem sherbimet urgjente zoti Spahiu po cdo qe ka munduar ps ka 8 vjet lufte me berishen ti vetem dy ose me pak ke ngrene nga Dora e Saliut … Tani po na tregon shkaterrimet e Saliut …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje