Gruaja nga Fushë-Kruja bëhet nënë në moshën 56 vjeçare

16 Maj 2013, 09:33Sociale TEMA

Një nënë shqiptare ka sjellë në jetë një foshnjë në moshën 56 vjeçare. Gruaja  nga Fushë- Kruja  dhe bashkëshorti i saj kanë arritur të kenë  trashëgimtare një vajzë   e cila peshon 2.8 kilogramë. Nëna 56 vjeçare  shënon rekordin e parë në Shqipëri, për sjelljen  në jetë të një fëmije  në moshën  mbi 40 vjeç.

Gruaja ka mbetur  shtatëzënë  nëpërmjet  rrugve për lindje  të asistuar, me metodën invitro, e njohur si “bebe epruvetë”.

“Jam shumë e lumtur, është një mrekulli, është gjithçka që kam dashur më parë. Kam provuar të mbetem shtatëzënë edhe  herë të tjera po nuk ia kam arritur dot. Shtatëzëninë e kam pasur me problem, por gjithçka ka ndodhur  ka qenë një mrekulli. Jam shumë e gëzuar”, shprehet 56 vjeçarja për gazetën “Shqip”

Metoda in vitro është realizuar nga mjekët e Spitalit Amerikan, nga gjinekologu Elton Peçi dhe embriologia Tugce Isidan./A.XH

4 komente në “Gruaja nga Fushë-Kruja bëhet nënë në moshën 56 vjeçare”

  1. goni says:

    T’ju rroje.Cdo gje ben vaki nen udheheqjen e Sali Berishes.

  2. anticensurë says:

    “Nëna 56 vjeçare shënon rekordin e parë në Shqipëri, për sjelljen në jetë të një fëmije në moshën mbi 40 vjeç.”
    ma merr mëndja se kjo fjali është formuluar gabim!ndoshta duhej të ishte thënë e para që është e para grua që lind në fëmijë me metodën “në epruvetë” dhe jo e para që lind një fëmijë në moshën mbi 40 vjet!?

  3. baba says:

    meqe eshte nga fushe kruja patjeter do kete qene vullnet topalli hypsi.

  4. ari says:

    Ky rast eshte plotesisht i vertete.Babain e vogelushes e kemi koleg pune dhe i urojme me gjith zemer: jete te gjate vajzes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje