1 vit nga tragjedia e Himarës, studentet përkujtojnë viktimat

21 Maj 2013, 09:05Politika TEMA

Një vit nga aksidenti i Himarës, të mbijetuarat nuk do të udhëtojnë drejt Qafës së Vishës në Himarë, por do t’i kujtojnë viktimat e këtij aksidenti duke vizituar familjet dhe bërë homazhe para Universitetit të Elbasanit.

Por, universiteti ka organizuar një marshim drejt Himarës, ku pritet të vendoset dhe një obelisk, duke kujtuar viktimat e aksidentit.

Një vit më pas ato ende nuk janë dëmshpërblyer nga kompania e sigurimeve.

Sot, një vit më pas ato sjellin në vëmendje aksidentin tragjik, ku humbën jetën 11 studente, shoferi i autobusit dhe i fejuari  i një prej studenteve të mbijetuara.

“Nisëm një ditë me gëzim dhe hare. Mendonim se do të kalonim momente të bukura me njëra-tjetrën. Në fund të asaj dite ne përfunduam në humnerë, ku shoqet tona humbën jetën. Ne humbëm shumë kujtime dhe ende e kemi atë dhimbjen e madhe. Dëmtimet që kam pasur kanë qenë të rënda. Tani ka kaluar pothuajse një vit dhe jam duke u rikuperuar. Në çdo moment kujtojmë shoqet tona, pasi vazhdojmë ende shkollën dhe kujtimet mbizotërojnë”, pohon për gazetën Shqip Shegushe Haka.

Ato shprehen se nuk mund të shkojnë në Himarë pasi janë të pamundura fizikisht dhe nuk duan të jenë sërish në atë vend që iu sjell në vëmendje moment të tmerrshme./A.XH

1 komente në “1 vit nga tragjedia e Himarës, studentet përkujtojnë viktimat”

  1. llixha2001 says:

    I paharruar qofte kujtimi i atyre vajzave te shkreta. Padyshim dhe shoferi i shkrete qe i mori te gjitha fajet ne varr, pa pasur faj fare.
    Po cbehet me kompanine e transportit qe kishte marre persiper kete udhetim mjeran ?
    Asnje gje hic, vazhdon punen po njesoj me ato autobuzet si dollape buke, apo si karroca dylit dhe nuk i hyri gjemb ne kembe. Keto ditet e fundit pale paska fituar dhe tenderin per transportin e nxenesve dhe udhetareve te shoqates WORD VIZION, bukur bukur sa leke i ke dhene nen dore o palo legen.
    Ky eshte vendi yne ku nuk funksion asgje, le te shpresojme qe sdo jete e rradhes tani afer, qofte larg.
    Javes tjeter do kaloj nga qafa e vishes dhe do coj lule per ata, Ju prehte shpirti ne paqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje