Futbollisti,Wayne Rooney është bërë baba për herë të dytë, pasi që gruaja e tij Coleen Rooney ka lindur djalin të cilin e kanë emëruar Klay Anthony.
Lajmin e ka bërë të ditur Coleen përmes rrjetit social twitter, duke treguar për gjendjen shëndetësore të djalit dhe peshën e tij.
“Në orën dy pas mesnatës erdhi në këtë botë djali ynë…Klay Anthony Rooney”, shkroi ajo.
“Ai peshon tre kilogram kurse ne po ndihemi mirë”, shtoi ajo.
Coleen gjatë vikendit tregoi se e kishte kaluar kohën e paraparë për lindje kurse gjatë ditës së shtunë ajo është dërguar në spital. P.K
Aman ishalla ngjajne nga e ema te dy femijet se ky Rooney eshte si aktor per filma horror
E pse e shan o gopngrenso apo vetem se ka kollare blu? Nuk eshte me PD-ne jo, se ata i kane veshet si parafango zisi dhe jo si ky…