Justin Bieber dhe Taylor Swift triumfojnë në “Billboard”.

21 Maj 2013, 10:19Lifestyle TEMA

Taylor Swift ka rezultuar fituesja më e madhe në çmimet që ka shpërndarë revista Billboard. Ajo është nominuar 11 herë dhe ka arritur të fitojë 8 çmime, ku ndër to mund të përmendim edhe atë të artistes më të mirë.
Gjatë këtij eventi të rëndësishëm ajo performoi hitin e saj me titull “22”, një performancë vërtet e këndshme.

Rihanna u klasifikua e dyta përsa i përket çmimeve, pasi fitoi 4 të tilla. Ndërkohë Justin Bieber u vlerësua me tre çmime, si për shembull artisti më i mirë mashkull duke lënë pas kështu këngëtarin Bruno Mars.

Nicki Minaj fitoi cmimin e artistes më të mirë Rep duke mposhtur artistë mjaft të mirë të nominuar në këtë kategori.

Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe Madonën e cila u vlerësua me tre çmime si për shembull artistja më e mirë Dance.

“Faleminderit që më keni mbështetur për tre dekada. Pa ju nuk do të isha këtu”-u shpreh Madonna,thekson “Ballkanweb”.  P.K

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje