Evropa po trashet gjithnjë e më shumë: 50% e evropianëve janë obezë. Ky është një problem i vështirë dhe i kushtueshëm që Komisioni Evropian është duke luftuar.
Prej disa dekadash problem i mbipeshës ka ardhur gjithnjë e në rritje në vendet e Bashkimit Evropian. Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë japin alamrimi: obeziteti është kthyer në një epidemi.
Hungaria është vendi i parë në Evropë me numrin më të madh të obezëve dhe ndiqet nga Britania e Madhe,Irlanda dhe Malta. Në këto vende pothuajse një në katër persona është mbipeshë. Për shoqërinë perendimore problem i mbipeshës ka kushtuar edhe një kosto të lartë në shërbimin shëndetësorë shkruhet në një artikull të “Deutche Welle”.
“Edhe pse politikat shëndetësore janë të ndryshme në vendet antare,Komisioni Evropian do të bashkëpunojë me të gjitha vendet për të luftuar problemin e mbipeshës”,thotë Reinhard Honighaus,zëdhënës I përfaqësisë gjermane në Komisionin Evropian. Komisioni I BE-së ka vënë në dispozicion fonde për të mbështetur projekte që promovojnë ushqimin e shëndetshëm.
Komisioni Evropian duhet të përqëndrohet më shumë tek fëmijët. “Problemi i obezitetit në Evropë është duke marrë përmasa të mëdha se numuri i fëmijëve mbipeshë rritet me një milionë në vit. Kjo është shumë shqetësuese.” Përmes reklamave dhe marketingut mund të ndikohet më shumë tek dieta e fëmijëve.
Reinhard Honighaus thotë se,sistemi arsimor duhet të ndalet më shumë tek vlerat ushqyese. Komisioni Evropian ka vendosur tashmë që në paketimin e çdo ushqimi për konsum të përditëshëm duhet vendosur edhe numri i kalorive.
Stefanie Gerlach sugjeron se,duhet të ndalohen reklamat e të gjitha ushqimeve që ndikojnë në shëndoshjen e fëmijëve dhe të kuptohen më mirë informacionet për vlerat ushqyese. “Ne kemi produkte që kanë shumë informacion për vlerat ushqyese,por sërish njerëzit nuk I kuptojnë këto informacione”,thekson “NOA”. P.K
Autori, si i ke bere llogarite?
Citoj: “50% e evropianëve janë obezë.”
Me poshte; perseri citoj:
“Hungaria është vendi i parë në Evropë me numrin më të madh të obezëve dhe ndiqet nga Britania e Madhe,Irlanda dhe Malta. Në këto vende pothuajse një në katër persona është mbipeshë.”
Apo vari trapin. Ne pergjithesi keni komentuesit qe do fillojne te shajne e lavderojne krahet perkates.
kjo eshte nje llogaritje e ber nga organizata me te rendesishme dhe me te sakta sesa nga mendimet qe mund te japin ne ne lidhje me shifrat dhe interpretimet