Partia Socialiste ka akuzuar kryeministri Berisha se ka dështuar me mbajtjen e premtimit për rritjen e pensioneve të fshatit. Sipas deputetit Artan Gaçi, Berishë ka mashtruar pensionistët fshatarë, të cilëve u premtoi se do t’ua barazojë pensionet me ato të qytetit.
“Sali Berisha, më shumë se këdo tjetër, ka gënjyer e ka braktisur fshatin. Varfëria është ulur këmbëkryq në fshatin shqiptar, ku njerëzit e braktisur nga shteti mundohen të mbijetojnë si në mesjetë.
Sali Berisha premtoi se “pensionet e fshatit do të barazohen me pensionet e qytetit”. Por sot qe flasim, pensionet në fshat janë gati sa gjysma e atyre të qytetit.
Pra, pensionet e fshatit, jo vetëm që s’janë të barabarta, jo vetëm që s’janë diku afër të qenit të barabarta, por, e theksojmë, pensionet e fshatit mbeten sa gjysma e atyre të qytetit. Kryeministri në ikje premtoi se pensionet do të rriteshin me një ritëm mesatar 10% për qytetin dhe 15% për fshatin.
Në të vërtetë, pensionet e qytetit janë rritur vetëm me 4 % në periudhën 2010 -2012, ndërsa ato të fshatit janë rritur me vetëm 5 % në vitin 2012. Dhe çfarë është më e rënda në sjelljen e tij ndaj fshatit, është se rritja e pensioneve në vitin 2012 është rritja më e ulët në 22 vitet e fundit”, ka thënë Gaçi.
Në emër të PS-së, Gaçi premtoi se kjo situatë do të ndryshojë, nëse socialistët vijnë në pushtet. Ai tha se pensionistët, si në fshat, ashtu edhe në qytet, do të trajtohen me dinjitet.
“Kjo situatë do të marrë kthesën pas 23 qershorit! Partia Socialiste angazhohet të garantojë pensione dinjitoze për të nxjerrë të moshuarit nga varfëria, kudo qofshin, si në fshat edhe në qytet. Për të arritur një nivel dinjitoz të pensioneve qeveria do të punojë për ristrukturimin dhe reformimin e sistemit të pensioneve.
Do të garantojmë mbrojtjen e popullsisë nga rreziqet e moshës, sëmundjet, aksidentet, invaliditeti, paaftësia e përkohshme dhe e përhershme, e lindur ose e shkaktuar, papunësia dhe varfëria. Parimi i solidaritetit të brezave, do të jetë parimi që do të frymëzojë skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror. Ne do të ndërtojmë një Shqipëri të solidaritetit, ku të gjithë, të rinj apo pensioniste, në fshat apo në qytet, të ndjehen pjesë e shoqërisë, të mbështetur dhe të mbrojtur prej saj”, përfundoi deputeti socialist./b.l
berisha ka vetem mendje per GITEN DHE XENIN, per te tjere nuk i intereson. PENSIONISTET KANE MUAJ QE NUK MARRIM PENSIONET SEPSE KY SERBOVICI KA LENE PA LEK ARKEN E SHTETIT1
Fshataret jane lene ne meshire te fatit nga kjo keqqverisje e cila e ka keqqverisur vendin, duhet ndryshim sa me pare, duhet ta largojme kete qeveri nese duam nje te ardhme me te mire!
Qeveria e Saliut ka falimentuar me gjithecka qe ka premtuar deri tani, Saliu i genjeu fshataret, i ka lene ne meshire te fatit ato do ta gjykojne me 23 qershor me nje vote masive kunder!
Eshte lodh populli shqiptar me ty Sali, eshte lodh me genjeshtrat e tua, ky popull qe i ke vjedhur votat e ke vjedhur e ke shitur do te ndeshkoje me nje vote masive me 23 qershor
NUk durohet me asnje moment Sali Berisha. Duhet punuar shume fort qe te hiqet ne menyre shembullore. Sala duhet te jete shembull per te gjithe ata qe mendojne te demtojne kombin ne kete menyre. Rama duhet ta ndjeke kete ceshtje pas fitores se tij ne 23 qershor. Berisha eshte si qen i terbuar, terbon kedo kafshon. Dhe keto kohe po kafshon e ngjit terbimin verberisht.
Sali Berisha me 23 qershor do te marre nje humbje qe do te mbahet mend gjate ne historine e Shqiperise, nje humbje qe as vete ky nuk ka per ta besuar sepse ka ardhur koha qe te largohet!
Saliu eshte tallur me ate popull qe i ka dhene votat per te qeveris, ate popull qe ika dhene votat qe te jete ne pushtet por me siguri me 23 qershor do te votoje kunder tij qe ta largojme nje here e mire nga pushteti diktatorin!
Berisha po perpiqet ti genjeje e mashtroje te gjithe tani, te gjalle e te vdekur, shqiptare e te huaj. Ka vite qe vec kete pune ben. Eshte bere turpi i botes. Na ka bere dhe neve turp. Po ne 23 do ta shporrim me ne fund ket plak te rregjuar e te cmendur. Rama dhe Rilindja po afrojne.
gjithcka qe ka bere slaiu per fshatin en 8 vite ka qene hiqgje me vlere as nuk u rimbursoi akzizen e naftes as nuk u siguroi treg shitje as kushte te favorshme per mbjellje
nje pyetje vtem mund ti bej une slaiut dhe fshatatret e te gjithe shqiptaret eshte se pse nuk bere asgje ne 8 vite dhe u thote atyre qe 4 vitet e ardhshme po bej mrekulline ju
Ne fakt Kemi 20000 milojon arsyje se din vetem te vjedhe dhe te kercenohj matuarantet Nese nuk te votojn pd do te ngelen ne shkolle ja ku esht arsimi jon ku nje coban … Mundet te marr shkoll dhe pa e kryer ate keshtu jan te gjith njerzit e saliut..
forca rilindjeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
nqs nje gje mund te quhet e sigurt eshte se saliu vetem per fshatin nuk ka bere asgje prej gjeje ne keto 8 vite dhe po ben ca bisedime me ta thua do beje gje ne 4 vitet e ardhshme
berisha tallet edhe mashtron te gjithe populline…problemi i tij eshte se ka kaq vite qe mashtron sa ai vete nuk e dallon me te vertetn nga genjeshtra….per kete pjese eshte bere per te qare hallin….!
BARBARI i vicidolit ka 23 vjet qe tall leshte me qytetar e fshatar,demokrat Kavajs e Shkodran,me malsor e malsore….etj.,dhe na del ky tipi e na deklaron se paska genjy ”pensionistat e fshatit”.
A thua sikur eshte cudi e madhe.
Berisha ia rrit pensionet me 2 mije leke ne tre vjet dhe pastaj ia merr trefish nga rritja e cmimit te energjise, naftes, ushqimeve etj me radhe. Kjo eshte rritja qe trumbeton ky plak rrugac neper Shqiperi lart e poshte.
Berisha pensionisteve te fshatit , qe jane rraskapitur nje jete te tere ne pune u jep lemshe e jo pension….Partia socialiste zotohet se do te rrise vertet pensionet dhe nuk do te tallet me pensionistet.
Po sa i ka rritur pensionet ky sharlatan i mjere more, po gjushja ime mer 50 mije leke te vjetra, te cilat nuk i dalin as per ilace, e jo me per te jetuar…Me thoni se cfare mund te beje nje plake e vetme me 50 mije leke te vjetra ne muaj?
Mor po qenka keq shume puna — paskan shku gjithe pensionistet ne fshat!! Po token, jam kurioz, kush e punon?? Zgjidhja eshte e thjeshte; te hapet pune per pensionistet e fshatit qe te punojne bahcet e pensionisteve te qytetit. Ja, u barazuan pensionet!
Tani, si t’ja bejme gjithe atyre tokave qe presin t’i punoje dikush?!
Eh moj budallacka PS si ngele duke u marre me muhabete pordhi kali. “U tall Saliu me pensionistet e fshatit”, thone! Jaaaa, a thu nuk e dinin pensionistet kete gje??
Cfare uji i dhate gomarit sot, te nxehte a te ftohte?
Gjithmone politika e Saliut ka qene e mbushur me mashtrime dhe mbi principe te tilla ngrihet ajo force politike ku mbizoteron nje paaftesia per te mbajtur premtimet ku te cilat behen vetem per fushate.
Fshatari deri tani eshte llogaritur “I punesuar”nga pushteti.
Çdo I punesuar duhet te sigurohet.
Eshte fshatari yne I Siguruar? JO!
Ne cilin system ekonomik jemi?
Jo vetem fshataret,por dhe emigrantet ne nje periudhe jo te larget,do jene pa pension.Ketu futen dhe grate e emigranteve dhe fashatarve.
Numeri I atyre qe do perfitojne pension,do te zvogelohet,problemet per te gjallet do shtohen.
Pensionistet jane kategoria m ne nvoje sot, qeveria pasi i genjeu cdo dite se do ti rrise pensionet, sot kane nje pension minimal m te cilin nuk mund te paguajn vetem ilacet, e jo me te ushqehen.
Rilindje per ti dhuruar moshes se trete respektin qe meriton perpunen e palodhur qe kane bere gjate gjtihe jetes se tyr, ne sherbim te ketij vendi..Pas 23 qershortit Partia Socialiste do te rrise pensionet, ky eshte nje zotim…dhe jo premtim bosh sic kemi degjuar Berishen cdo dite.
Mos te te genjeje mendoja mor i gjore se sic ke mashtruar shqiptaret dhe jo vetem,keto 8 vjet,erdhi koha e ndryshimit viti 2013 eshte i RILINDJES,drejtesia vonon por nuk harron.
Si me cdo kategori tjeter edhe pensionistet nuk mund te mbeteshin jashte sferes se mashtrimit qeveritar,me pensionet qesharake me te cilat nuk mund te blejne vetem ilacet e perditeshme.
Pensionistet ne Shqiperi jane shtresa me e pambrojtur dhe keshtu do te jete per shume kohe sa te jene keta ujqer te vjeter ne politiken shqiptare, nga te cilet vetem per efekte fushate permendet emri i tyre. Kjo eshte nje gjendje e mjerueshme, ku duhet nje fryme e re ne politiken shqiptare. Ujku qe e ka veshur lekuren e qingjit vetem kete muaj jam i sigurt se pas 23 qershorit do te kthehet po i njejti, prandaj nuk duhet ta harrojme kete gje