Tiranë, grabisin të pamaskuar 30 milion lekë në shtëpinë e biznesmenit

22 Maj 2013, 09:30Politika TEMA

Dy persona, ende të paidentifikuar, kanë grabitur rreth 30 milion lekë të vjetra në banesën e biznesmenit të disa furrave të bukës në Tiranë, Baçi Yzeiri. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona pranë shkollës “Vasil Shanto”.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se dy persona të pamaskuar kanë shkuar në shtëpinë e Yzeirit gjatë kohës që në shtëpi kanë qenë vetëm fëmijët.

Njëri prej tyre ka mbajtur në dorë një dosje për të mos rënë në sy nga banorët, ndërsa personi tjetër kishte një çantë sportive, brenda së cilës ka pasur armën e zjarrit.

Djali i madh i shtëpisë, 14 vjeç, ka hapur derën dhe grabitësit e kanë shtyrë me forcë brenda duke i drejtuar armën atij së bashku me të motrën 12 vjeçare.

Nën kërcënimin e armës djali ka treguar se ku prindërit mbanin paratë, dhe pasi autorët kanë marrë shumën e gjetur, janë larguar.

“Kam përshtypjen që më kanë ndjekur këmba-këmbës. Ata kanë pasur  njohje rreth biznesit tim, duke u dhënë mundësi që të krijojnë plane për grabitjen e banesës. Edhe mbrëmjen e së hënës ata kanë survejuar lëvizjen time. Kam përshtypjen se e kanë ditur që në banesë nuk kam qenë as unë, as bashkëshortja ime. Fëmijët më janë terrorizuar kur kanë parë një gjë të tillë. Gjithsesi nuk dua ta zmadhoj më shumë këtë, pasi kam ia kam lënë në dorë  policisë gjetjen e autorëve”, ka pohuar Yzeiri për gazetën Shqip./A.XH

4 komente në “Tiranë, grabisin të pamaskuar 30 milion lekë në shtëpinë e biznesmenit”

  1. ardiani says:

    si gjithmone ne kohe zgjedhjesh ndodhin kto gjera. u liruan burgjet. PER-P.A.R.A

  2. Shprehje Rendomte says:

    Po kur hiqni dore njehere nga kjo shprehja e rendomte “persona ende te paidentifkuar” se na e keni bere balte fare. Po s’u kap lepri ne vend ja mbathi me te katra o njerez dhe ec e gjeje pastaj.

    Si do ishte sikur ne vend te saj ju te gazetave te shkruanit pershembull “dhe organet e ruajtjes se rendit ashtu si dhe ne shume raste te tjera dolen bllof…”?

  3. leon says:

    po i vrave hajdutet ..hyn ne burg.. te dhunon ky eshte ligji

  4. Zeni says:

    Grabitesit pa maska grabisin 30 milione leke,gruaja e kambistit te vrare ankohet se nuk ka me se te rrise femijet e mbetur jetime pas vrasjes se babait te tyre ,kengetari i njohur Sherif Merdani ankohet se i kane vjedhur makinen e blere me parate e burgut.Kjo kronike e zeze jepet pothuaj perdite nga mediat shqiptare pa hyre ne detaje per shkaqet e kesaj dukurie.Nje TV dha nje lajm per ndertimin e burgjeve private se ato shteteroe jane te mbushur plote e perplote.Qe para pothuajse 300 vjeteve shkrimtari i madh francez Viktor Hygo shkruante se hapja e nje shkolle eshte baraz me mbylljen e nje burgu.Ne shkolla kemi hapur shume,por cilesia e tyre le mjaft per te deshiruar,Shkollat jane kthyer ne institucione ku te rinjte i blejne notat dhe deftesat me leke si rrjedhoje e perhapjes se korrupsionit,qe ka perfshire cdo pore te shoqerise shqiptare,Ne kete menyre mbarimi i tyre nuk ka asnje vlere.Edhe ata qe mbarojne mbeten pa pune dhe shteti nuk ben asgje per sistemimin e tyre.Ketu fillon reaksioni zinxhir.I riu mbetet pa pune.Ai nuk ka me se te jetoje dhe detyrohet te vjedhe ,te grabise e te vrase per te mbijetuar. Shteti i korruptuar ben thirrje per ndertimin e burgjeve per ta riedukuar.Ky eshte reaksioni zinxhir qe kemi mesuar dikur ne shkolla.Ai bente fjale per reaksionet kimike.Ky reaksion eshte rrjedhoje e politikes keqqeverisese,qe ka cuar ne pasurimin e nje pakice dhe ne rrenimin e shumices se popullit.Nje fjale e urte thote”C’te mbjellesh do te korresh”.Mbjell injorancen e padijen dhe korr kriminalitetin.Ky eshte shkaku dhe pasoja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje