Qeveria e Kosovës: Besojmë në pafajësinë e komandantëve të UÇK-së

24 Maj 2013, 10:58Rajoni TEMA

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas arrestimeve dhe akt- akuzave që ka ngritur EULEX ndaj disa prej drejtuesve të luftës së UÇK-së.

Në një deklaratë për shtyp thuhet se: “Qeveria e Republikës së Kosovës beson në luftën e drejtë të UÇK-së dhe të luftëtarëve e komandantëve të saj, luftë kjo që bëri që Kosova të fitojë lirinë, pavarësinë, shtetin demokratik dhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, me SHBA-të dhe NATO-n. Qeveria e Republikës së Kosovës ndërton dhe mbështet sundimin e rendit dhe ligjit, funksionimin e pavarur dhe të paanshëm të gjyqësorit në tërësi dhe të EULEX-it dhe pret që edhe ky proces të zhvillohet mbi këto parime që mbrohen nga ne dhe bota demokratike.

Qeveria e Republikës së Kosovës beson në drejtësi dhe në pafajësinë e komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së”.

Një ditë më parë policia e EULEX-it arrestoi ish- komandantin e UÇK-së, njëherësh kryetar i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku si dhe Sahit Jasharin, Jahir Demakun, Zeqir Demakun e Hysni Thaçin. Ata akuzohen për krime lufte./ep

3 komente në “Qeveria e Kosovës: Besojmë në pafajësinë e komandantëve të UÇK-së”

  1. Luani says:

    Le të shpresojmë se edhe luftëtarët e UÇK-së në pushtet në Prishtinë besojnë në pafajësinë e kombit tonë.

    Rrypi i mban pantollonat, por birat e tij e mbajnë rrypin. Kush është heroi i vërtetë këtu?

  2. venice says:

    He more Thaq e ti HAJRO i qivet nanen KOSOVES ja shkunet edhe rrenjet,shitet qdo gje qe ju dul perpara, tashi thoni gabim ka qen privatizimi vetem ajri ka mbet pa shit,nuk di a pe shihni ju vehten qysh po ju sheh populli juve.Shterngoni fort ato fletore ne dor se po ju humbin po besoj qe sen nuk ka neto krejt bardhe jan mbrenda.

  3. Nori says:

    Valla ishalla aty i lon jam nga Kosova vet po e kan keqperdor emrin e UCK-se turp qa kan be kta hajna mire ju ka be Eulexi se krejt Shtetin e kan vjedh cdo aspekt populli vuj edhe te ju Shqipri duhet nje Eulex me ju nxon ca hajna te Sales hyhyyh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje