Ekziston një lidhje e ndërsjellë midis frymës së induktuar tek studentët e universiteteve sot, dhe frymës së injektuar tek klasat sociale, politike dhe ekonomike në të ardhmen. Për pasojë, mendësia e reflektuar në brezin e sotëm universitar do të jetë edhe mendësia e atyre që do të vënë në lëvizje ingranazhet e zhvillimit të së nesërmes. Qartësisht, kur shqetësohemi për nivelin e sotëm të shkollimit nëpër universitetet shqiptare, duhet të shqetësohemi edhe për fatin e Shqipërisë të pas 10 apo 15 viteve.
Mund të shtrohen e vërtetohen argumente të pafundmë mbi këtë marrëdhënie “simbiotike” të arsimit dhe shtetit, mirëpo zgjedh të shkruaj konkretisht; shqetësimet që më lindin teksa jam përditë e më shumë dëshmitar i anomalive që ndodhin përpara syve tanë, përherë e më shpesh, frikësohem se në ndërgjegjen shoqërore po konsiderohen të zakonshme, të parëndësishme…në thelb, normale!
Po nis nga tre konstatime mbi probleme të derivuara nga keqvlerësimi, keqmenaxhimi dhe mosdëshira për t’i dhënë arsimit shqiptar dinjitet, kryesisht gjatë dekadës së fundit, ku dominon tetëvjeçari i qeverisë Berisha.
Si fillim, argumenti më gjerësisht i komentuar, një brez i tërë të diplomuarish, por të papunë. Krijimi i një sistemi arsimor te masivizuar tashme, ku prodhohen vetëm diploma e nuk shoqërohen me vende pune, s’ka sesi të jetë një fakt rastësor. Ai lidhet plotësisht me një politikë të gabuar të të konceptuarit të arsimit të lartë. “Le t’i mbushim universitetet, të prodhojmë qindra intelektualë që do të kenë nesër në duar frerët e shtetit (vështirë se besohet)… shkoqur, do mbushin zyrat e administratës së kalbur.”-kështu paraqitet thelbi mbi të cilin janë ngritur politikat arsimore në këto tetë vjet.
Fillimisht me marrjen e drejtimit të qeverisë, kryeministri Berisha, në vitin 2005 realizoi atë që kishte premtuar, masivizimin apo shtimin e kuotave të universiteteve me qëllim de juro që çdo shqiptar të mos privohej nga e drejta për tu arsimuar (kërkesë tejet legjitime në parim). Lind pyetja: “A u shqetësua ndonjë prej hartuesve të politikave mbi arsimin e lartë mbi raportet e të diplomuarve në tregun e nesërm të punës?”, thënë ndryshe: A u mendua se çfarë ineficence do të prodhohej me “katapultimin” e mijëra juristëve, ekonomistëve, e të tjera degë masive nga njëra anë, përballë “obskurantizmit” total të shifrave të studentëve në profesione të tjera? “A u vu njeri para përgjegjësisë së vet profesionale ndërsa këto anomali po kthehen në gangrenë të shoqërisë së pas 8 viteve?… Vështirë ta besoj!
Por le të shohim e analizojmë shifra. Masivizimi i universiteteve që financon shteti nuk duket të reflektohet në rritjen e financimit për të. Nga ana tjetër, qeveria e sotme ka premtuar rritje të buxhetit të arsimit sa 7 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto, mirëpo, jo vetëm që kjo nuk ka ndodhur por buxheti është ulur, nga 3.5% të PBB që ishte disa vite më parë në 2.8%. Qartazi duket se qëllimi i rritjes së numrit të studentëve në universitetet shqiptare, i nisur para 8 vjetëve, nuk ishte që të formonte individët me aftësi për t’u përballur me sfidat e së nesërmes. Qartazi, qëllimi i fshehur pas trumbetimit të kësaj politike bujare mbi të rinjtë, s’ishte thjesht mekanizëm për të prodhuar vota që do mbajnë gjallë pushtetin dhe establishmentin politiko-ekonomik të kryeministrit dhe ministrave kukull të tij.
8 vjet kaluan, një brez i tërë të diplomuarish por të papunë dhe larg kërkesave të atyre pak institucioneve private që gjenerojnë vende pune, e ka kuptuar se rrallë ka marrë një profesion për të qenë konkurrues në treg. Ky brez ka kuptuar se ka në dorë një“letër me vrimë” , jo nga ato me bono thesari fshehur në interesa, por me një vrimë të zezë kohe të humbur, energjish të harxhuara dhe parash të shpenzuara. Kurioz jam të di se sa nga ministrat e kësaj qeverie kanë lejuar që fëmijët e tyre të arsimohen në Shqipëri. Por kurioziteti nuk zgjat shumë, buzëqesh hidhur e thjesht e heq nga mendja këtë pyetje që as retorike nuk quhet.
Administrimi i keq i arsimit të lartë në Shqipëri nga kjo qeveri në 8 vjet duket se do lërë shenja gjatë në të ardhmen ekonomike të vendit, pasi mungojnë burimet njerëzore të kualifikuara dhe të interesuara për të investuar kapital kohor, energjetik e monetar për krijimin e karrierës në këtë vend. Një nga ankesat më të mëdha të kompanive të huaja që vinë në Shqipëri për të investuar është se mungojnë burimet njerëzore të kualifikuara, e ky nuk është fakt nga i cili qeveria në pushtet mund të qëndrojë e papërlyer.
Një vizion i ri duhet në arsim, një vizion që do të motivojë të gjithë sistemin e administrimit të universiteteve e ku buxheti do jepet në varësi të rezultateve shkencore dhe akademike që arrihen, si dhe suksesit të studentëve të tij në tregun e punës. Skema e financimit të universiteteve s’duhet thjesht të mbajë gjallë sallat e ftohta e shkallaret e ndotura të universiteteve, por duhet të kthehet në katalizator të zhvillimeve reale. Vetëm kështu, vetëm duke u trajtuar denjësisht, një universitet kthehet në enzimë të vrullit që duhet t’i paraprijë progresit të mbarë shtetit.
Problemi i dytë, jo pak i përfolur, lidhet me shtimin e universiteteve private të pakontrolluara, me idenë se tregu kthehet në rregullator universal të gjithçkaje. Qeveria e djathtë e Berishës krijoi kushtet që të licencoheshin një numër i konsiderueshëm universitetesh private, ku gjithashtu në parim nuk shprehem dot kundër.
Por realiteti qëndron larg parimit; shumë nga këto universitete janë demaskuar jo thjesht në tavolina, por edhe publikisht, e duket të jenë kthyer në “printuese diplomash”. Rasti i bërë mediatik i “studentit” italian e vërteton qartë dhe pastër çka citova më sipër (fama jonë ka kaluar dhe Adriatikun, imagjino ç’ndodh brenda kufijve).
Pse qeveria i lejon këto shtrembërime të shëmtuara? Ndodhin nën hundët e të gjithëve ne, janë lehtësisht të kapshme, lehtësisht të dënueshme..S’vlen nënqeshja dhe këtë herë, përgjigja është e qartë; nëse jo, po shtroj një argument përgjigje-dhënës.
Ka gjasa që nëse ti aplikon për pune në një kompani private dhe nuk ke kualifikimin e nevojshëm nuk punësohesh. Për pasojë, administrata shtetërore mbetet punëdhënësi kryesor i të diplomuarve që nuk frekuentojnë asnjë ditë “universitetin” ku janë diplomuar. Nëse jo, përse atëherë dikush harxhon me mijëra euro për t’u pajisur me një dokument me të cilin askush nuk të punëson?
Një universitet nuk mund të kthehet në “fabrikën” e biznesmenit të radhës që financon gjatë fushatave elektorale partinë që qeveris, me qëllimin e “larjes së borxhit në të thatë”- fabrikë diplomash të ligjëruara për të siguruar paratë e fushatës së radhës.
Universitetet jopublike duhet të përmbajnë në thelb iniciativa private për të krijuar institucione të arsimit të lartë, të cilat monitorohen dhe kontrollohen rrënjësisht nga shteti për plotësimin e misionit të tyre, duke ruajtur pavarësinë akademike. Ato kurrsesi nuk duhet të shndërrohen në biznese të mirëfillta ku qëllim i vetëm mbetet fitimi i pronarit të tyre.
Së fundmi, po vazhdon të mbartet nga e kaluara avantazhimi i sistemit të riprodhimit manual në vend të kritikës. Një nga funksionet kryesore të një universiteti është të formojë mbi të gjitha qytetarë që do dinë t’u përgjigjen sfidave të ardhshme të shoqërisë e demokracisë. Qenie që do dinë të reflektojnë mbi atë çka ndodh përreth, të mbajnë qëndrime dhe ta përmirësojnë atë në dobi të tyre. Studentë që konceptohen si makineri riprodhuese e jo individë me fuqi të pamasë kreative, studentë që përbuzen, përbalten dhe injorohen; kështu ka degjeneruar universiteti diplomë dhënës e sytë mbesit nga ndonjë i rrallë pedagog që vjen nga oksidenti, për të na “iluminuar” jo me shkenca bërthamore, por me liri.
Liria është thelbi i gjithçkaje frytdhënëse, i gjithçkaje kuptimplotë dhe të qëndrueshme. Sa synohet (s’po them motivohet) liria në mendim? Përsëri retorikë.
Jemi të gjithë të vetëdijshëm mbi dy standardet e kësaj qeverie joarsimdashëse. Janë prerë shirita, por sa janë ngjizur në shoqëri politika të frytshme të arsimit? Janë breza të tërë të papunësh që enden me diplomë por pa shpresë, në moshë për të punuar, por jo në kohë për të rinisur një tjetër drejtim jete; të pafundme paratë e harxhuara. Dështimi është i qartë e përgjegjësia shoqërore mbartet tek të gjithë ne!
Zgjidhja vjen me votë.
analize e perkryer. gjendja eshte skandaloze. duhet ndryshim menjehere perndryshe jemi te marre fund . arsimi ka marre tatepjeten . Bravo shkruesit
I hidhur por realiteti eshte ky.Jetjme ne nje vned ne te cilin pjesa e studenteve qe mbarojne shkollen por qe nuk lidhin kontrate me punen kapin kuota maksimale.Ashtu si shume gjera te tjera ne kete vend,duhet reformuar i teri ky sistem arsimor,fund e krye.
PO saliu ka bere ngahera ate qe ben nje njeri i etur per pushtet. Eshte nje i semure qe arsimin se do, sepse injorancen e terheq me mire per hunde, injoranca e ndjek salin, por me 23 qershor kjo duhet dhe do marre fund
E pergezoj artikullshkruesein per ate qe ka thene. Eshte i qarte
analize perfekte !
bravo Juxhin , tregon mencurine tende dhe njerzit si puna jote jan te afte ! ?
Duhet Rilindja e menjehershme , kjo gjendje eshte katastrof, shpresa e vetme eshte Rilindja e ketij vendi
Ka kohe qe me pret dhe diploma ime, sepse punesim nen qeverisjen Berisha eshte i pamundur…ndaj me 23 Qershor duhet ta rrezoj me vote Sali Berishen per me shume punesim per shqiptaret.
Berisha i masivizoi universitet shme shemtuar, u bene te gjithe me shkoll, sa nga privati , sa nga shteti nuk mbetiu kush pa diplome…Berisha realizoi moton dhe prmtimin e tij te gjithe me shkoll dhe asnje ne pune. Rilindje
Po moren komunistat pushtetin arsimi do shkaterohet! Po erdhi PS cdo gje do marri fund, Sali Berisha u beri endrren realitet mijera nxenesve!
Perpara!
Edi Rama do ta shkatroj universitetin dhe shkollen se eshte antikombetar!
ky sistem arsimimit eshte i degraduar qe nga ai fillore deri tek ai i larte. kur korigjohen provimet e matures shtetrore , korigjohen nga njerez jo profesional dhe vendose notat pa kurr fare pergjegjesije morale dhe juridike,sepse te vendosesh nje note te keqe te pa merituar do te thote te shkatrrosh te ardheme e tjetrit pa pike pergjegjsije. vitin e kaluar dergova dy posta per vllain tyim tek ministria e arsimit per te ri pare dhe per te me sjell testet e tim vellai por asnjerin prej testeve te ber prej tij nuk ma kthyen mbrapsht gje qe tregon friken qe ata kishin dhe qe tregonte se ata nuk kishin korigjuar ne menyre profesionale. mjafton vetem kjo gje e cila eshte provuar prej shume prinderve dhe nxenesve per ta rrezuar kete qeveri diktatoriale dhe aspak demokratike ,. nje qeveri e pa pergjegjshme dhe mercenare . kjo qeveri duhet te largohet me cdo kushtttttttgttttt. po nuk u largfua me vota se rrezikon ti rrembej sic ka ber deri tani do jem i pari qe do dal ne shesh per ta rrezuar ose per t’u vrar nga kjo qeveri
Kemi nje sistem arsimor totalisht te deshtuar. Gjimnazet dhe universitetet tona jane per te ardhur keq. Pasojat e ksaj politike arsimore do i ndjejme ne te ardhmen e afert.
kur flet dhe ti qe je ne privat dhe nuk shquhesh pervec se per militantizem ne tryezat rinore, c’te te themi. .. …