Guardiola-Murinjo, duel në Superkupën e Evropës

26 Maj 2013, 15:06Sport TEMA

Falë fitores në Ligën e Kampioneve një natë më parë, Bajern Mynih ka siguruar pjesëmarrjen në Superkupën e Evropës përballë Çelsit në takimin që luhet me 30 gusht në Pragë.

Duket e çuditshme, por asnjë prej dy trajnerëve që fituan dy trofetë ndërkombëtare evropianë në këtë sezon nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjen e 30 gushtit. Jup Henikes, pasi fitoi kampionati gjerman dhe Ligën e Kampioneve, do të luajë edhe finalen e Kupës së Gjermanisë me Bajernin për t’u larguar, duke i bërë vend Pep Guardiolës në pankinën e bavarezëve.

Nga ana tjetër, Rafael Benitez i dha suksesin në Europa League skuadrës së Çelsit, por që me 1 qershor do të largohet nga londinezët pasi i mbaron kontrata e tij si trajner i përkohshëm i londinezëve. Në vend të tij, në stolin e skuadrës kthehet portugezi Zhoze Murinjo, i cili do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit.

Ndaj Superkupa e Evropë do të kthehet në një nga eventimentet më të pritura të këtij sezoni, pasi përballë do të vihen dy trajnerë që në vitet e fundit kanë shkruar historinë e futbollit evropian, Zhoze Murinio dhe Pep Guardiola, rivalë të ashpër në drejtimin e Realit dhe Barçës në edicionet e kaluara. Tani të dy do të kenë mundësinë të tregojnë se mund të fitojnë edhe me skuadra të tjera, për të nisur në mënyrën më të mirë aventurat e reja të karrierës së tyre./lajmeshqip

1 komente në “Guardiola-Murinjo, duel në Superkupën e Evropës”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Do te shohim nje perballje te madhe midis GUARDIOLES-MURINJOS .
    Le te fitoje me i sakti .sido qe kjo kupe nuk ka dhe aq vlere .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje