Qeveria e Serbisë miraton planin për marrëveshjen

27 Maj 2013, 10:58Rajoni TEMA

Qeveria e Serbisë miratoi mbrëmë raportin e ekipit për hartimin e planit mbi zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel me Kosovën.

Po ashtu është miratuar edhe dokumenti që nuk e paragjykon statusin e Kosovës.

Në një njoftim për shtyp thuhet se kryeministri Ivica Daçiç  ka informuar kryediplomaten e BE, Catherine Ashton për këtë vendim.

Në letër thuhet se qeveria serbe beson se zbatimi i këtij plani do jetë në përputhje me interesat e serbëve në Kosovë.

Po ashtu qeveria e Serbisë beson se emërimi i komandantit të policisë në veri të Kosovë do bëhet me autorizim të bashkësisë së komunave serbe.

Në njoftim thuhet se qeveria nuk e ka miratuar dorëheqjen e drejtorit të Zyrës për Kosovën, Aleksandër Vulin./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje